Tag: përmbahet

  • “Do ta ndalojmë krejtësisht”/  Rusia kërcënon WhatsApp-in, i vendos kush vendasve: Nëse nuk i përmbahet legjislacionit rus…

    “Do ta ndalojmë krejtësisht”/ Rusia kërcënon WhatsApp-in, i vendos kush vendasve: Nëse nuk i përmbahet legjislacionit rus…

    Moska deklaroi se është duke shqyrtuar mundësinë e ndalimit të shërbimit të njohur për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, me pretendimin se ai ka dështuar ta parandalojë krimin.

    Kërcënimi vjen në vazhdën e përpjekjeve të Rusisë për t`i shtyrë qytetarët e saj të kalojnë në shërbime dixhitale të mbështetura nga shteti.
    Autoritetet vendase ia kishin ndaluar që në muajin gusht përdoruesve mundësinë për të bërë thirrje në WhatsApp, si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj rrjeteve sociale në pronësi perëndimore. Kritikët janë të bindur se pas këtyre përpjekjeve fshihet në fakt një fushatë e mirëfilltë, qëllimi i së cilës është t’i detyrojë rusët të përdorin platformat vendase.
    Mbikëqyrësi rus i komunikimeve, Roskomnadzor, doli me një deklaratë ku shpjegohej se WhatsApp po përdoret për “të organizuar dhe kryer akte terroriste në vend, për të rekrutuar autorë, si dhe për mashtrime dhe krime të tjera kundër qytetarëve tanë”.
    “Nëse ai nuk i përmbahet legjislacionit rus, do të bllokohet plotësisht”, thuhet aty. Meta, gjiganti amerikan i teknologjisë që zotëron WhatsApp-in, ende nuk ka bërë asnjë koment. WhatsApp është një nga dy shërbimet më të njohura për dërgimin e mesazheve në Rusi, krahas Telegramit.

    Top Channel

  • Erdogan thotë se Hamasi është i vendosur t’i përmbahet armëpushimit në Gaza

    Erdogan thotë se Hamasi është i vendosur t’i përmbahet armëpushimit në Gaza

    Hamasi është i vendosur t’i përmbahet armëpushimit në Gaza, tha të hënën presidenti turk Rexhep Tajip Erodgan, duke shtuar se është thelbësore që kombet myslimane të luajnë një rol udhëheqës në rindërtimin e territorit palestinez.

    “Duket se Hamasi është mjaft i vendosur të përmbahet në marrëveshje”, u tha Erdogan delegatëve nga Organizata e Shteteve Islamike (OIC) të mbledhur në Stamboll për samitin e tyre vjetor të bashkëpunimit ekonomik COMCEC.

    Komentet e tij erdhën ndërsa Turqia përgatitej të priste ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë, Pakistanit dhe Indonezisë për bisedime mbi rindërtimin e Gazës, ndërsa frika rritet për armëpushimin e paqëndrueshëm të 10 tetorit.

    Bisedimet do të fillojnë rreth orës 11:00 GMT në një hotel në Stamboll, me një konferencë për shtyp disa orë më vonë.

    “Në këtë pikë, ne duhet t’u ofrojmë më shumë ndihmë humanitare njerëzve të Gazës dhe më pas të fillojmë përpjekjet e rindërtimit. Qeveria izraelite po bën gjithçka që ka në dorë për ta parandaluar këtë”, tha Erdogan.

    “Ne besojmë se plani i rindërtimit i përgatitur nga Lidhja Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik duhet të zbatohet menjëherë”, tha ai, duke iu referuar një plani të zbuluar në mars për rindërtimin e territorit të shkatërruar palestinez.

    “Është thelbësore që OIC dhe COMCEC të luajnë një rol udhëheqës në rimëkëmbjen e Gazës”, ka shtuar ai. 

  • Anglia nuk përmbahet ndaj Uellsit, 3 gola në 20 minuta (video)

    Anglia nuk përmbahet ndaj Uellsit, 3 gola në 20 minuta (video)

    9 Tetor 2025

    21:15

    Telesport

    Anglia është duke u përballur me Uellsin në “Wembley Stadium”, ndeshje miqësore. “Tre Luanët” e drejtuar nga Thomas Tuchel po udhëheqin 3-0 pas 20 minutave të para të ndeshjes.
    Morgan Rogers hapi serinë e golave pas dy minutash lojë, mesfushori i Aston Villa shënoi pas asistit të Marc Guehi. Në minutën e 11-të ishte Ollie Watkins që dyfishoi shifrat.
    Bukayo Saka trefishoi shifrat në minutën e 20-të. Sulmuesi i Arsenalit shënoi një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme brenda zonës.
    SHIKOVIDEON

  • VIDEO/ Nuk përmbahet! Anis Mehmeti shtang Anglinë me golin më të bukur të muajit, çfarë tronditje në portë

    VIDEO/ Nuk përmbahet! Anis Mehmeti shtang Anglinë me golin më të bukur të muajit, çfarë tronditje në portë

    Anis Mehmeti nuk ndalet! Futbollisti shqiptar ka realizuar edhe një gol tjetër në kampionat. Këtë herë lojtari ynë ka shënuar në humbjen 1-3 ndaj Oxford, duke gjetur golin e vetëm të ekipit të tij.Por një gol që nuk ishte aspak normal pasi Mehmeti shpalosi të gjithë potencialin e tij.
    Një gjuajtje e tmerrshme nga distanca që ndaloi në traversë dhe më pas në rrjetë tregon gjithë kualitetin e këtij njeriu. Mbetet të shihet nëse Silvinjo do ta ftojë Mehmetin për ndeshjet e tetorit pas këtyre performancave që po zhvillon me Bristol City, atje ku shënon ose asiston në çdo javë në Championship. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     

  • VIDEO/ Mirlinda Daku nuk përmbahet, tund rrjetën 2 herë në 45 minutat e para

    VIDEO/ Mirlinda Daku nuk përmbahet, tund rrjetën 2 herë në 45 minutat e para

    Mirlind Daku ka realizuar dy golat e radhës në Rusi. Rubin Kazan luajti në transfertën e Orenburg dhe ishte Daku që tundi rrjetën në minutën e 16-të dhe më pas dyfishoi shifrat po në pjesën e parë.
    Goli i Dakut zhbllokoi takimin e vlefshëm për javën e 7 të elitës ruse. Dhe sulmuesi i Kombëtares shpërtheu menjëherë në lot.

    Diçka që duket se lidhet me ndarjen nga jeta të gjyshit të tij, pasi dje postoi në rrjetet sociale për të. Daku ndërkohë është ftuar për ndeshjet e shtatorit me Kombëtaren, teksa pret të japë kontributin e tij.
    Pas dy golave të shënuar, Daku shkon në kuotën e 6 golave. Kjo shifër e regjistruar pas 7 javëve kampionat.
    (BalkanWeb)

  • Trump nuk përmbahet më: Irani dhe Izraeli nuk e dinë se çfarë ***** po bëjnë

    Trump nuk përmbahet më: Irani dhe Izraeli nuk e dinë se çfarë ***** po bëjnë

    Donald Trump

    SHBA- Që presidenti amerikan Donald Trump është i mërzitur nga prishja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, është pak të thuash. Pasi dha ultimatimet e fundit që asnjë nga dy vendet të mos lëshojë më raketa, teksa nisej për në Samitin e NATO-s nuk e kurseu as fjalorin.
    “Në thelb kemi dy vende (Izraelin dhe Iranin) që kanë luftuar kaq gjatë dhe aq fort sa nuk e dinë çfarë DREQIN po bëjnë,”-tha Trump.

    Pasi shprehu inatin e tij, iu drejtua avionit, pa iu përgjigjur më pyetjeve të gazetarëve./ZËRI

  • Video/ Nuk përmbahet demokrati Ilir Vrenozi: Tani do hamë m** deri në 2029

    Video/ Nuk përmbahet demokrati Ilir Vrenozi: Tani do hamë m** deri në 2029

    Një video e tij gjatë një proteste të PD-së së Sali Berishës u bë virale një vit më parë.
    Kur u pyet se çfarë do të bënte nëse do të fitonte sërish Rama, Ilir Vrenozi pati deklaruar se “atëhere do ha m**, si gjithmonë”.
    Dhe pas humbjes së 11 majit, ai e ka mbajtur “premtimin”.
    Vrenozi shfaqet në një video ironike, duke thënë se tani do hanë m”” deri në vitin 2029.