Tag: përkushtuar

  • Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin institucional

    Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin institucional

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, uron kreun e ri të SPAK, Klodian Braho. Përmes një deklarate, Lamallari thotë mes të tjerash se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
    Reagimi i plotë i ministrit Lamallari
    I uroj suksese z. Klodian Braho në përgjegjësinë e re si drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pavarësia e prokurorëve, integriteti, maturia, profesionalizmi dhe forcimi i bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar janë vërtet sfida të vazhdueshme të një institucioni kaq të rëndësishëm për vendim, i cili ruan dhe rrit besimin e publikut përmes forcës së parimeve dhe standardeve.
    Vlerësim gjithashtu për z. Altin Dumani për punën dhe rezultatet domethënëse gjatë drejtimit të tij.
    Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të vijojë bashkëpunimin institucional me SPAK në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
     

  • “Nuk do të jetë e lehtë, por keni mbështetjen e tonë”/ Marta Kos: Jemi të përkushtuar të sjellim Shqipërinë në BE

    “Nuk do të jetë e lehtë, por keni mbështetjen e tonë”/ Marta Kos: Jemi të përkushtuar të sjellim Shqipërinë në BE

    Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin, në konferencën për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave me BE, u shpreh se ky është një gur kilometrik për Shqipërinë. Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese dhe se është frymëzim në Ballkan.
    “Jam mirënjohëse Presidencës daneze, jemi të përkushtuar të sjellim Shqipërinë në BE. Është rezultati i qytetarëve shqiptarë për ndryshim. Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit. Çelja e grupeve kapitulluese është bërë sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. Tani është momenti për të përshpejtuar disa reforma. Hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme. Nuk do të jetë e lehtë, por ju, i dashur Edi, keni mbështetjen e gjerë publike të vendeve kandidate, punoni me të gjithë ata, me opozitën në parlament, sektorin privat; Komisioni do të vazhdojë t’ju mbështesë dhe t’ju këshillojë. Jam personalisht e përkushtuar që t’ju mbështesim,” tha Marta Kos.

  • Balluku në Athinë, takim me Mitsotakis: Shqipëria e përkushtuar për një të ardhme energjetike më të sigurt

    Balluku në Athinë, takim me Mitsotakis: Shqipëria e përkushtuar për një të ardhme energjetike më të sigurt

    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin “Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji” (P-TEC), që u zhvillua në Athinë nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillin Atlantik.
    Në qendër të diskutimeve ishin siguria dhe diversifikimi i burimeve energjetike, reduktimi i varësisë nga gazi rus në Europë, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve përmes korridoreve të reja të furnizimit.
    Në reagimin e saj, në një postim në rrjetin e saj zyrtar Facebook, ministrja Balluku theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar të kontribuojë në këto përpjekje për një të ardhme energjetike më të sigurt dhe të qëndrueshme, duke nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe investimet e përbashkëta në rajon.
    “Kryeministri Mitsotakis mbajti fjalën hapëse të takimit – Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillit Atlantik, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Energjisë së SHBA, Chris Wright dhe ministrave të Energjisë nga Europa Qendrore dhe Lindore.
    Në fokus, siguria dhe diversifikimi i burimeve energjetike, duke pasur në vëmendje uljen e ndikimit të gazit rus në Europë, por edhe bashkëpunimin mes vendeve përmes korridoreve të reja të furnizimit, duke nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe investimet e përbashkëta.
    Shqipëra mbetet e përkushtuar të kontribuojë në këto përpjekje për një të ardhme energjetike më të sigurt dhe të qëndrueshme”, shkruan Balluku.

  • Çamët janë fiset më paqësore dhe më punëtore dhe janë të përkushtuar ndaj tregtisë dhe bujqësisë

    Çamët janë fiset më paqësore dhe më punëtore dhe janë të përkushtuar ndaj tregtisë dhe bujqësisë

    Çamët janë fiset më paqësore dhe më punëtore dhe janë të përkushtuar ndaj tregtisë dhe bujqësisë. Pastërtia e racës është ruajtur më pak me skrupulozitet sesa tek fiset veriore, megjithatë ata janë kryesisht me flokë të verdhë.

    Ata vishen me shumë shkëlqim, rrobat e tyre janë të mbuluara me dantella ari dhe qëndisje, dhe mbajnë armë si bashkatdhetarët e tyre më luftarakë, pavarësisht se nuk i përdorin aq shumë ato.

    Ata banojnë në vend, që laget nga lumi Thyamis, i cili është përballë ishullit të Korfuzit, dhe rajonet përreth lumit Akeron, që shtrihen pothuajse deri në gjirin e Ambrakisë, në jug. Ata e quajnë territorin e tyre Çamëria…
    James H. Skene, 1848

  • Antetokounmpo: Dua të fitoj titullin me Milwaukee, por brenda 6-7 muajsh mund të ndryshoj ide dhe ekip

    Antetokounmpo: Dua të fitoj titullin me Milwaukee, por brenda 6-7 muajsh mund të ndryshoj ide dhe ekip

    Giannis Antetokounmpo përsëriti se ai mbetet “i lidhur” me Milwaukee Bucks, ndërsa pranoi mundësinë që kjo situatë mund të ndryshojë në varësi të mënyrës se si do të zhvillohen gjërat në muajt në vijim. Gjatë ndeshjeve parasezonale, dy herë fituesi i çmimit MVP tha: “Gjithmonë kam dashur të jem në Milwaukee, gjithmonë kam dashur të përfaqësoj qytetin, për sa kohë që kemi mundësinë të fitojmë.”
    Ai shtoi: “Nëse brenda gjashtë ose shtatë muajsh ndryshoj mendje, kjo është edhe njerëzore. Unë besoj në këtë ekip, besoj te shokët e mi të ekipit. Jam këtu për ta udhëhequr këtë ekip drejt çdo rezultati të mundshëm. Patjetër që do të jetë e vështirë. Do ta marrim ditë për ditë, por unë jam këtu. Të gjitha gjërat shtesë nuk kanë rëndësi“.
    “Mendoj se kam komunikuar me shokët e mi të ekipit, me njerëzit që i respektoj dhe i dua, se në momentin që dal në fushë, në këtë objekt, e vesh këtë fanellë. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Jam i lidhur me atë që kam përpara,” tha Antetokounmpo.
    “Mund të marrësh çfarëdo vendimi që dëshiron, por unë jam i përkushtuar. Jam i përkushtuar ndaj kësaj skuadre. Jam i përkushtuar ndaj këtyre djemve, ndaj këtij grupi, ndaj stafit tim të trajnerëve dhe ndaj vetes,” përsëriti Antetokounmpo. Greku kishte lënë të kuptohej se New York ishte i vetmi vend ku donte të luante përveç Milwaukee.

  • E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Spiropalin: Aleatët të përkushtuar për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe luftën ndaj organizatave kriminale

    E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Spiropalin: Aleatët të përkushtuar për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe luftën ndaj organizatave kriminale

    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua ditën e sotme me ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, pas kthimit të kryediplomates shqiptare nga SHBA ku mori pjesë në punimet e  Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së.

    Në një njoftim të ambasadës amerikane thuhet se aleatët e SHBA-së janë të përkushtuar në përballimin e sfidave të reja që ka sjellë koha.
    “Aleatët e përkushtuar të NATO-s sigurohen që të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e reja të kohës sonë – përfshirë shpenzimet e qëndrueshme në fushën e mbrojtjes për sigurinë afatgjatë, bashkëpunim të ngushtë për të luftuar organizatat kriminale ndërkombëtare dhe kushte të drejta ekonomike që u mundësojnë bizneseve të lulëzojnë. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi një bisedë me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në rolin e saj të ri, pas javës së nivelit të lartë të Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së”, thuhet në postimin e Ambasadës.

    Top Channel

  • Njohja e Palestinës nga disa vende Perëndimore/ Kremlini: Mbetemi të përkushtuar për një zgjidhje me 2 shtete 

    Njohja e Palestinës nga disa vende Perëndimore/ Kremlini: Mbetemi të përkushtuar për një zgjidhje me 2 shtete 

    E pyetur në lidhje me vendimin e disa vendeve perëndimore për të njohur zyrtarisht Palestinën, Rusia thotë se mbetet e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete. 
    Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është shprehur se Rusia mbetet e përkushtuar për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit në Gaza. 
    “Ne mbetemi të përkushtuar ndaj rezolutave themelore të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mbetemi të përkushtuar ndaj qëndrimit ndërkombëtar mbi mundësinë e zgjidhjes së problemit palestinezo-izraelit në bazë të një qasjeje me dy shtete”, u tha gazetarëve në Moskë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. 
    Ai shtoi: “Kjo mbetet qasja jonë dhe ne besojmë se është e vetmja mënyrë e mundshme për të gjetur një zgjidhje për këtë konflikt jashtëzakonisht kompleks dhe të gjatë, i cili tani është ndoshta në fazën e tij më akute dhe tragjike në të gjithë historinë e tij.” 
    Me sa duket, Kremlini nuk sheh asnjë kontradiktë midis përpjekjeve për një zgjidhje paqësore me dy shtete në Lindjen e Mesme dhe pushtimit të dhunshëm të Ukrainës, i cili filloi në shkurt të vitit 2022.  
    Vladimir Putin dhe Kremlini e kanë bërë të qartë vazhdimisht se nuk e njohin sovranitetin e Ukrainës ose qeverinë dhe udhëheqësin e saj të zgjedhur në mënyrë demokratike, Volodymyr Zelenskyy. 
     

  • SHBA pezulloi dialogun me Kosovën, ambasada: Duhet një partner i përkushtuar që..

    SHBA pezulloi dialogun me Kosovën, ambasada: Duhet një partner i përkushtuar që..

    Ambasada e SHBA-së në Kosovë thotë se dëshiron që të ecë përpara me qeverinë në detyrë, por shtoi se ka nevojë për një partner të përkushtuar dhe që kupton nevojën për evitimin e veprimeve destabilizuese. Kjo deklaratë vjen pak ditë pasi SHBA pezulloi pa afat dialogun strategjik me Kosovën.
    Në një përgjigje të dhënë për Kohën, ambasada tha se e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, i ka shprehur shqetësimet dhe qëndrimet e SHBA-së gjatë takimeve të rregullta që ka pasur me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Duke rikonfirmuar se SHBA-të mbeten pranë Kosovës, ambasada thekson gjithashtu se do të vlerësojnë veprimet e qeverisë në detyrë për të ndërmarrë veprime të mëtejshme.
    “SHBA-ja gjithmonë do të jetë mike e afërt e popullit të Kosovës, dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë.  Megjithatë, SHBA-ja i nxitë partnerët të punojnë në mënyrë konstruktive për ta siguruar stabilitetin dhe sigurinë.  Ne duam të ecim para me qeverinë e përkohshme, por na duhet një partner që kupton nevojën për t’i evituar veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe të mbrojë të drejtat e gjithë qytetarëve të Kosovës.  Ne do të vazhdojmë t’i vlerësojmë veprimet e qeverisë në detyrë. Nuk kemi asgjë për të shtuar në këtë pikë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës. ]Më 12 shtator, Shtetet e Bashkuara njoftuan se kishin pezulluar dialogun strategjik për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë, që sipas amerikanëve, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë për të punuar për prioritetet e përbashkëta. Ky veprim ngjalli reagime të shumta nga opozita, duke e konsideruar si një goditje të rëndë ndaj Kosovës dhe qeverisë së Kurtit.

  • Papa Leoni pret në Vatikan presidentin izraelit, Herzog: Jemi të përkushtuar për mbrojtjen e komuniteteve të krishtera në Tokën e Shenjtë

    Papa Leoni pret në Vatikan presidentin izraelit, Herzog: Jemi të përkushtuar për mbrojtjen e komuniteteve të krishtera në Tokën e Shenjtë

    Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, zhvilloi një takim me Papa Leonin, ku në qendër ishte situata e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe roli i komuniteteve fetare në ruajtjen e paqes.

    Pas bisedës, Herzog publikoi një mesazh në rrjetin X, ku theksoi angazhimin e vendit të tij për të mbrojtur të krishterët në rajon.
    “Izraeli është i përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve të krishtera në Tokën e Shenjtë. Ne dëshirojmë me padurim një ditë kur popujt e Lindjes së Mesme, Fëmijët e Abrahamit, të jetojnë së bashku në paqe, bashkëpunim dhe shpresë. Të gjithë udhëheqësit e besimit dhe vullnetit të mirë duhet të bashkohen në thirrjen për lirimin e menjëhershëm të pengjeve si një hap i parë dhe themelor drejt një të ardhmeje më të mirë për rajonin,” shkroi Herzog.
    Takimi vjen në një kohë kur konflikti mes Izraelit dhe Hamasit vijon prej gati dy vitesh, me pasoja të rënda humanitare në Rripin e Gazës.
    Vatikani ka bërë shpesh thirrje për ndalimin e luftimeve dhe hapjen e dialogut, ndërsa Papa ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së civilëve dhe vendeve të shenjta.

    Top Channel