Tag: përkohshëm

  • Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë

    Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë

    Presidenti i SHBA, Donald Trump u takua ditën e sotme me presidentin e përkohshëm të Sirisë Ahmad al-Sharaa, takimi i parë i tillë midis liderëve të dy kombeve në 25 vjet.
    Ky takim shënon një kthesë të madhe të ngjarjeve për një Siri që ende po përshtatet me jetën pas sundimit mbi 50-vjeçar, të mbërthyer nga familja Assad.
    Njerëzit në të gjithë Sirinë brohoritën në rrugë dhe hodhën fishekzjarre të martën mbrëma për të festuar, me shpresën se kombi i tyre i mbyllur nga financat globale mund t’i bashkohen ekonomisë botërore pasi ata kanë nevojë për më shumë investime.
    Trump njoftoi të martën takimin, duke thënë se SHBA-të gjithashtu do të lëvizin për të hequr sanksionet ekonomike edhe ndaj Sirisë.
    Siria edhe para luftës së saj civile shkatërruese që filloi në vitin 2011, luftoi nën një ekonomi socialiste të kontrolluar fort dhe nën sanksionet e SHBA-së si një shtet-sponsor i terrorit që nga viti 1979.
    Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe gazetarët nuk u lejuan të shihnin asgjë. Shtëpia e Bardhë nuk tha menjëherë se kush ishte në takim dhe nuk dha ndonjë detaj tjetër mbi bisedën.
    Trump tha se ai po kërkonte t’i jepte Sirisë, e cila po del nga më shumë se një dekadë e luftës brutale civile “një shans për paqe” nën al-Sharaa.
    Al-Sharaa u emërua president i përkohshëm i Sirisë në janar, një muaj pas një ofensive mahnitëse nga grupet kryengritëse të udhëhequra nga Hayat Tahrir al-Sham e al-Sharaa, ose HTS, që sulmuan Damaskun, duke i dhënë fund sundimit 54-vjeçar të familjes Assad.

  • Trump shkarkon bibliotekaren e kongresit disa orë pasi një grup pro-MAGA e akuzoi se ‘promovon tranzicionin gjinor te fëmijët’

    Trump shkarkon bibliotekaren e kongresit disa orë pasi një grup pro-MAGA e akuzoi se ‘promovon tranzicionin gjinor te fëmijët’

    Presidenti Donald Trump shkarkoi papritur bibliotekaren e kongresit, Carla Hayden, të enjten, vetëm disa orë pasi ajo u akuzua se ‘promovon tranzicionin gjinor te fëmijët’.

    Mandati i Hayden-it, e cila ishte afro-amerikania e parë në këtë post, u ndërpre para kohe pasi ajo mori një email nga administrata Trump që e informonte për përfundimin e detyrës së saj.

    Emaili, i adresuar me “Carla”, shkruante: “Në emër të Presidentit Donald J. Trump, po ju shkruaj për t’ju informuar se pozicioni juaj si bibliotekare e kongresit ndërpritet me efekt të menjëhershëm. Faleminderit për shërbimin tuaj.”

    Mandati i saj dhjetëvjeçar, i cili pritej të përfundonte vitin e ardhshëm, përfundoi pasi ajo u akuzua për promovimin e librave për fëmijë me përmbajtje “radikale” dhe materiale letrare nga autorë kundërshtarë të Trump-it, sipas Associated Press.

    American Accountability Foundation postoi të enjten në platformën X se Hayden është “woke, anti-Trump dhe promovon tranzicionin gjinor te fëmijët.”

    “Është koha ta largojmë dhe të punësojmë një tjetër për atë punë!” vazhdonte postimi.

    Shkarkimi i Hayden-it zemëroi demokratët në kongres të cilët e përshkruan vendimin si “të pamëshirshëm” dhe “të padrejtë”.

    Kreu i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, e përshkroi Hayden-in si “një bibliotekare e shquar, parimore dhe me arritje të mëdha në detyrë”.

    “Vendimi i padrejtë i Donald Trump-it për të shkarkuar dr. Hayden-in me një email të dërguar nga një militant politik i rastësishëm është një turp dhe pjesë e përpjekjes së tij të vazhdueshme për të ndaluar libra, për të zbardhur historinë amerikane dhe për ta kthyer orën pas,” tha Jeffries.

    “Biblioteka e kongresit është biblioteka e popullit. Do të ketë llogaridhënie për këtë sulm të paprecedentë ndaj mënyrës amerikane të jetës, herët a vonë.”

    Përfaqësuesja nga Connecticut-i, Rosa DeLauro, tha se Hayden u “shkarkua në mënyrë të pamëshirshme” nga Trump-i dhe kërkoi një shpjegim për këtë veprim.

    Shkarkimi i saj erdhi pas një mbrëmjeje gala të mbajtur të mërkurën, ku Sekretari i Shtetit Marco Rubio bëri shaka për marrjen e tri pozicioneve të tjera në administratën Trump si këshilltar për sigurinë kombëtare, arkivist i përkohshëm dhe drejtor i përkohshëm i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

    Ai shtoi gjithashtu se biblioteka e kongresit “do të ishte një punë e mirë” dhe më pas ia ofroi këtë rol përfaqësuesit nga Florida, Mario Diaz-Balart.

    “E dini çfarë do të ishte mirë? Biblioteka e Kongresit. Do të ishte një punë e mirë,” tha Rubio. “Bibliotekar i përkohshëm Mario Diaz-Balart. E do këtë punë?”

    Hayden, në vitin 2020, i tha CBS-it: “Personalisht, duke qenë një person me ngjyrë, kjo ka shumë rëndësi sepse njerëzit që duken si unë ndaloheshin me ligj të mësonin të lexonin. Ka shumë rëndësi që tani një person me ngjyrë drejton bibliotekën më të madhe në botë.”

    Përfaqësuesi demokrat Joe Morelle nga Nju Jorku e quajti shkarkimin e Hayden-it një “vendim injorant” që do të “ndikojë në bibliotekat e Amerikës, në interesat tona ekonomike të mbrojtura me të drejtë autori dhe në shërbimin ndaj popullit amerikan duke rrezikuar mbështetjen për Kongresin.”

    “Ky vendim është një turp absolut,” tha Morelle.

    Senatori nga New Mexico, Martin Heinrich, tha se shkarkimi ishte “një shkallë e re e sulmit të Trump-it ndaj bibliotekave të Amerikës.”

    Ndërkohë që Trump “dëshiron të ndalojë libra dhe t’u tregojë amerikanëve çfarë të lexojnë, ose të mos lexojnë fare, dr. Hayden i ka kushtuar karrierën e saj bërjes së leximit dhe ndjekjes së dijes të arritshme për të gjithë,” tha Heinrich.

    Zëvendësshefi i bibliotekës, Robert Newlen, tha se do të shërbejë si bibliotekar i përkohshëm i kongresit “deri në një njoftim të mëtejshëm.”

    Hayden ishte gjithashtu gruaja e parë që u emërua në këtë post. / Daily Mail – Syri.net

     

     

     

  • Dështon seanca konstituive në Kosovë,  Kuvendi nuk voton raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve 

    Dështon seanca konstituive në Kosovë, Kuvendi nuk voton raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve 

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
    Komisioni i përkohshëm para deputetëve paraqiti raportin dhe kërkoi që ai të votohej, me qëllim që të verifikoheshin mandatet 120 deputetëve të zgjedhur më 9 shkurt, në bazë të listës së certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Deputetët e LVV-së dhe të Nismës Socialdemokrate kanë votuar për raportin. Kundër ishin ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
    “Pesëdhjetë e dy deputetë kanë votuar për, 46 kundër dhe 11 kanë abstenuar. Në bazë të kësaj, konstatojmë se raporti i Komisionit të përkohshëm nuk kalon”, tha kryesuesi i seancës.
    Për votoi VV dhe Nisma, kundër ishin LDK, PDK dhe AAK, ndërsa Lista Serbe abstenoi.
    Kryesuesi i seancës ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike që të konsultohen, duke bërë që Kuvendi sërish të shkojë në pauzë.

  • Krijohet stimuluesi kardiak, më i vogël se një kokërr orizi

    Krijohet stimuluesi kardiak, më i vogël se një kokërr orizi

    Është më i vogël se një kokërr orizi; nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale invazive për t’u implantuar ose për t’u hequr kur nuk është më i nevojshëm, pasi është plotësisht i bikompatibueshëm dhe tretet në organizëm.

    Këto janë karakteristikat e një stimuluesi të ri të përkohshëm kardiak të zhvilluar nga studiuesit në Universitetin Northëestern, në SHBA, dhe i cili është ilustruar në Nature.

     “Ne kemi zhvilluar atë që, sipas njohurive tona, është stimuluesi më i vogël i stimulit kardiak në botë,” tha koordinatori i ekipit kërkimor John A. Rogers.

    Pajisja është projektuar posaçërisht për nevojat e pacientëve pediatrikë. “Rreth 1% e fëmijëve lindin me defekte të lindura të zemrës,” shpjegon një nga anëtarët e ekipit, kardiologu Igor Efimov. “Lajmi i mirë është se këta fëmijë kanë nevojë vetëm për stimulim të përkohshëm pas operacionit. Për rreth shtatë ditë, zemrat e shumicës së pacientëve riparohen vetë. Por ato shtatë ditë janë absolutisht kritike,” shton Efimov.

     Në këtë kontekst, stimuluesi i ri kardiak premton të jetë një përparim. Tradicionalisht, në rastin e pacientëve që kanë nevojë për stimulues kardiak të përkohshëm, përdoren elektroda të lidhura me një pajisje të jashtme që zbulon anomalitë dhe stimulon zemrën për kohën e nevojshme.

    Megjithatë, heqja e elektrodave mund të shkaktojë komplikime; Për më tepër, nuk është gjithmonë e lehtë t’i përshtatësh pajisjet me fëmijët. Pajisja e re, e vogël, megjithatë, mund të pozicionohet në zemër dhe kontrollohet nga një pajisje e jashtme, që e stimulon atë përmes pulseve të dritës infra të kuqe.

    Ai mundësohet duke përdorur lëngje trupore që “veprojnë si elektrolite përcjellëse që bashkojnë elektrikisht dy jastëkë metalikë, për të formuar baterinë,” shpjegoi Rogers. Së fundmi, “me natyrën resorbuese të pajisjes, ne eliminojmë çdo nevojë për procedura dytësore të ekstraktimit kirurgjik”, përfundon studiuesi.

    Pacemaker-i i ri, i cili mund të përdoret edhe tek të rriturit, është testuar me sukses në modelet e kafshëve dhe në zemrat e njerëzve nga donatorët e vdekur./ ANSA.

  • Kryeministri i përkohshëm i Serbisë: Jemi shumë pranë formimit të qeverisë së re, por nuk përjashtohet as mundësia e zgjedhjeve

    Kryeministri i përkohshëm i Serbisë: Jemi shumë pranë formimit të qeverisë së re, por nuk përjashtohet as mundësia e zgjedhjeve

    Millosh Vuçeviç, kryeministër i përkohshëm dhe udhëheqës i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, tha se një kryeministër i ri ka të ngjarë të formojë një qeveri deri më 18 prill, por ka ende një shans të vogël që zgjedhjet të mund të thirren.

    Në një intervistë me Prva TV, Vuçeviç tha se kryeministri i emëruar do të përballet me një detyrë të vështirë për të mbledhur një kabinet dhe për të hartuar një prezantim brenda shtatë deri në dhjetë ditë.

    “Unë besoj se jemi shumë më afër formimit të një qeverie të re, por nuk mund të përjashtoj mundësinë e zgjedhjeve. Nëse nuk jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje dhe kryeministri i emëruar nuk është në gjendje të finalizojë procesin e ngritjes së kabinetit të plotë, unë po lë një diferencë të vogël për mundësinë e atij skenari”, tha ai.

    Pas konsultimeve të enjten me presidentin serb Aleksandar Vuçiç për kryeministrin e emëruar, Vuçeviç tha se koalicioni rreth SNS beson se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja dhe se ata do të propozojnë dy kandidatë për postin e kryeministrit të caktuar.

  • PËRMBLEDHJA- Gjithë çfarë duhet të dimë për gjyqin e Marine Le Pen!

    PËRMBLEDHJA- Gjithë çfarë duhet të dimë për gjyqin e Marine Le Pen!

    Marine Le Pen

    PARIS– Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, u dënua për përvetësim të parave të Bashkimit Europian dhe u dënua duke iu ndaluar garimi për poste publike për të paktën 5 vjet. Gjykatësi gjithashtu i dha Le Pen një dënim me katër vjet burg, por 2 vjet do i kalojë me byrzyluk elektronik, ndërsa dy të tjerët iu pezulluan. Po ashtu, u dënua dhe me një gjobë prej 100,000 euro. 
    Por si arritëm këtu? Dhe çfarë është në rrezik? Për çfarë u akuzua Le Pen?
    Le Pen, partia e saj “National Rally” (RN) dhe rreth dy duzina politikanë të tjerë të partisë u akuzuan nga prokurorët për devijimin e mbi 4.1 milion euro të fondeve të Parlamentit Evropian. Paratë duheshin përdorur për të paguar stafin në Parlamentin Europian, por Le Pen e përdori për partinë në Francë. Të pandehurit thanë se paratë ishin përdorur në mënyrë legjitime.
    Çfarë do të thotë vendimi për shpresat presidenciale të Le Pen?
    Vendimi i jep një goditje masive Le Pen, e cila ka garuar tre herë në zgjedhjet presidenciale. Së fundmi, sondazhet kanë treguar se Le Pen ishte kryesuese në garë, madje RN është partia më e madhe e vetme në parlament falë mbështetjes së zgjeruar mes votuesve më të rinj. Por zakonisht në shumicën e rasteve në Francë, dënimet nuk zbatohen derisa të ketë mbaruar edhe procesi i apelimit. Megjithatë, nëse gjyqtarët aplikojnë një ekzekutim të përkohshëm – siç kanë bërë tani – dënimi fillon menjëherë. Ndalimi i përkohshëm i ekzekutimit nuk do të bëjë që Le Pen të hiqet nga vendi i saj në parlament derisa të përfundojë mandati i saj, megjithëse do ta pengojë atë të kandidojë në çdo garë të re elektorale. Ndalimi i përkohshëm pesëvjeçar i ekzekutimit do të bllokojë kandidimin e saj në zgjedhjet e vitit 2027.
    A ia ka hequr shpresat dënimi?
    Jo domosdoshmërisht. Shpresa më e mirë e Le Pen për të kandiduar është që të qëndrojë në shfuqizimin e dënimit në apel përpara zgjedhjeve të 2027. Procesi i apelimit në Francë mund të zgjasë me muaj apo edhe vite.
    Çfarë kanë thënë Le Pen dhe të tjerët për gjykimin?
    Le Pen ka akuzuar prokurorët se i caktuan “vdekjen e saj politike”, duke argumentuar se kërkesa për ekzekutim të përkohshëm ishte “krejtësisht joproporcionale”. Ajo dhe aleatët e saj pretendojnë ka nisur një gjueti shtrigash për të mbajtur “RN” larg pushtetit, duke i bërë jehonë dhe duke hequr paralelizma edhe me problemet ligjore të Donald Trump. Por nuk është vetëm Le Pen dhe aleatët e saj që kanë shprehur shqetësimin për atë që ata e shohin si tejkalim të kompetencave të gjyqësorit.  Kryeministri Francois Bayrou dhe ministri i Drejtësisë Gerald Darmanin, si dhe disa rivalë të krahut të majtë, kanë sinjalizuar “siklet” që gjyqtarët – në vend të votuesve – vendosin se kush mund të kandidojë për postin e presidentit. Kjo ka bërë që prokurorët dhe një gjyqtar të marrin kërcënime me vdekje.
    Çfarë do të bëjë “RN” tani?
    Udhëheqësit e RN kishin thënë se nuk prisnin që Le Pen të përjashtohej, por nëse kjo ndodh, atëherë presidenti 29-vjeçar i partisë, Jordan Bardella do të ishte kandidati i tyre për vitin 2027. Bardella kritikoi vendimin e gjykatës të së hënës, duke thënë: Sot nuk është vetëm Marine Le Pen ajo që u dënua padrejtësisht. Ishte demokracia franceze, ajo që u vra./ZËRI