ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës është krijuar çarje e skarpatës.
“Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.
Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.
I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e ARRSH që u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë, të mbajnë distancës e sigurisë dhe të shmangin frenimet e papritura.
Tag: përkohshëm
-

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
-

Britania e Madhe ashpërson politikat e emigracionit, statusi i refugjatit bëhet i përkohshëm
Britania e Madhe tha se do ta bëjë statusin e refugjatit të përkohshëm dhe pritja për vendosje të përhershme do të katërfishohet në 20 vjet, sipas rishikimit më të gjerë të politikës për kërkuesit e azilit në kohët moderne.
Britania e Madhe ashpërson politikat e emigracionit, statusi i refugjatit bëhet i përkohshëm, pritja për vendosje të përhershme zgjatet në 20 vite.
Qeveria laburiste ka ashpërsuar politikat e saj të imigracionit, mbi të gjitha për kalimet e paligjshme me varka të vogla nga Franca, në përpjekje për të frenuar popullaritetin në rritje të partisë populiste Reform UK, e cila ka shtyrë përpara agjendën e imigracionit.Qeveria tha se do të marrë frymëzim nga qasja e Danimarkës, një nga më të rreptat në Evropë — ku ndjenjat anti-migracionit janë rritur dhe kanë çuar në kufizime të shtuara në shumë vende — dhe e kritikuar gjerësisht nga grupet e të drejtave.
Status i përkohshëm i nënshtruar rishikimit
Si pjesë e ndryshimeve, detyrimi ligjor për të ofruar mbështetje për disa kërkues azili, përfshirë strehimin dhe pagesat javore, do të shfuqizohet, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë të lëshuar të shtunën vonë.
Departamenti, i drejtuar nga Shabana Mahmood, tha se masat do të zbatohen për kërkuesit e azilit që mund të punojnë por zgjedhin të mos e bëjnë këtë, si edhe për ata që shkelin ligjin. Ai tha se mbështetja e financuar nga taksapaguesit do të ketë përparësi për ata që kontribuojnë në ekonomi dhe komunitetet lokale.
Ministria e Brendshme tha gjithashtu se mbrojtja për refugjatët “tani do të jetë e përkohshme, rishikohet rregullisht dhe revokohet” nëse vendi i tyre i origjinës konsiderohet i sigurt.
“Sistemi ynë është veçanërisht bujar krahasuar me vende të tjera në Evropë, ku pas pesë vitesh, ju praktikisht vendoseni automatikisht në këtë vend. Ne do ta ndryshojmë këtë”, i tha Mahmood Sky News të dielën.
Ajo shtoi se, sipas ndryshimeve, statusi i një refugjati do të rishikohet çdo dy vjet e gjysmë, gjatë “një rruge shumë më të gjatë drejt vendosjes së përhershme në këtë vend prej 20 vjetësh”.
Mahmood tha se do të jepte më shumë detaje për ndryshimet të hënën, përfshirë një njoftim mbi Nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Qeveria ka thënë se dëshiron të mbetet në KEDNJ, por të ndryshojë mënyrën se si interpretohet dispozita e Nenit 8, që mbulon të drejtën për një jetë familjare.
Mahmood tha se ky nen po zbatohej “në një mënyrë që synon të pengojë largimin e atyre që, sipas rregullave tona të imigracionit, nuk do të kishin të drejtë të ishin në këtë vend”.
Qasja më e ashpër e qeverisë ka hasur kritika. Më shumë se 100 organizata bamirësie britanike i shkruan Mahmood, duke i bërë thirrje të “ndalojë fajësimin e migrantëve dhe politikat performative që shkaktojnë vetëm dëm”, duke thënë se këto hapa po nxisin racizëm dhe dhunë.
Sondazhet sugjerojnë se imigracioni ka kaluar ekonominë si shqetësimi kryesor i votuesve britanikë. Gjatë verës, protesta u mbajtën jashtë hoteleve që strehojnë azilkërkues me shpenzimet e taksapaguesve.
Në total, 109.343 persona kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar në vitin që përfundoi në mars 2025, një rritje 17% nga viti i mëparshëm dhe 6% mbi kulmin e vitit 2002 prej 103.081 kërkesash.
Mahmood tha se qeveria do të synonte të hapte më shumë rrugë “të sigurta dhe ligjore” për azilkërkuesit, pasi ajo beson se Britania duhet të luajë rolin e saj në ndihmën për ata që ikin nga rreziku.
Ministria e Brendshme tha se reformat e saj do të synonin të “përputhen dhe në disa fusha të tejkalojnë” standardet e Danimarkës dhe vendeve të tjera evropiane, ku statusi i refugjatit është i përkohshëm, mbështetja është e kushtëzuar dhe pritet integrimi në shoqëri.
Azilkërkuesit marrin leje të përkohshme qëndrimi sipas qasjes së Danimarkës, zakonisht për dy vjet, dhe ata duhet të riaplikojnë kur këto skadojnë. Ata mund të riatdhesohen nëse vendi i tyre i origjinës konsiderohet i sigurt, dhe rruga drejt shtetësisë është zgjatur gjithashtu.
Ministria e Brendshme tha se politikat më kufizuese të imigracionit të Danimarkës kishin ulur kërkesat për azil në nivelin më të ulët në 40 vjet dhe kishin rezultuar në dëbimin e 95% të aplikantëve të refuzuar.
Reformat e Danimarkës, të zbatuara ndërsa ajo mbetet nënshkruese e KEDNJ-së, kanë shkaktuar kritika të forta. Grupet e të drejtave thonë se masat krijojnë një klimë armiqësore për migrantët, minojnë mbrojtjen dhe i lënë kërkuesit e azilit në një pasiguri të zgjatur.
Këshilli i Refugjatëve të Britanisë tha në X se refugjatët nuk krahasojnë sistemet e azilit teksa ikin nga rreziku dhe se ata vijnë në MB për shkak të lidhjeve familjare, njohjes së gjuhës angleze apo lidhjeve ekzistuese që i ndihmojnë të nisin jetën e tyre të re në siguri./REL/ -

OKB heq sanksionet ndaj presidentit të përkohshëm të Sirisë
Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 11:19
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar për heqjen e sanksioneve ndaj presidentit të përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, dhe ministrit të Brendshëm, Anas Hasan Khattab, duke hapur rrugën për një kapitull të ri në politikën siriane.
Rezoluta e propozuar nga Shtetet e Bashkuara u miratua mbrëmjen e djeshme me 14 vota pro dhe një abstenim nga Kina. Të dy zyrtarët sirianë ishin më parë në listën e sanksioneve për shkak të lidhjeve të tyre të mëhershme me organizatën al-Qaeda.Delegacioni amerikan e përshkroi vendimin si një sinjal për një fillim të ri politik në Siri, një vit pas rrëzimit të Bashar al-Assad. Sipas tyre, heqja e sanksioneve synon të nxisë sigurinë, stabilitetin dhe një të ardhme politike gjithëpërfshirëse për vendin.
Përfaqësues nga Britania e Madhe, Rusia, Franca dhe Pakistani e cilësuan vendimin si një hap të rëndësishëm drejt rimëkëmbjes ekonomike dhe mbështetjes për tranzicionin politik në Siri.
Nga ana tjetër, ambasadori i Kinës, Fu Cong, kritikoi SHBA-në për mosmarrjen në konsideratë të plotë të pikëpamjeve të të gjithë anëtarëve të Këshillit, duke e akuzuar për shtyrje të axhendës së saj politike.
Ambasadori sirian në OKB, Ibrahim Abdulmalik Olabi, e përshëndeti vendimin si një shenjë të “besimit në rritje në Sirinë e re” dhe një mundësi për riintegrimin ndërkombëtar të vendit. Ministri i Jashtëm, Asaad al-Shaibani, falënderoi SHBA-në dhe “vendet mike” për mbështetjen e tyre në një postim në platformën X.
Në një zhvillim simbolik, Ahmed al-Sharaa pritet të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të hënën, në vizitën e parë të një presidenti sirian në Uashington që nga pavarësia e Sirisë në vitin 1946. -

Bashkia Vlorë zgjedh sot kryetarin e përkohshëm, 3 emra në garë, ja kush ka avantazh
Këtë të hënë, në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës, i cili në rendin e ditës do të diskutohet sot edhe vendimi për zgjedhjen e një prej nënkryetarëve të bashkisë Vlorë në rolin e kryetarit të përkohshëm të bashkisë së Vlorës deri në zgjedhjet e ardhshme në këtë bashki.
Klea Lalo, Irena Toshkallari dhe Elis Halili janë tre emrat që do të votohen sot me votë të fshehtë se kush prej tyre do të bëhet kryetar i përkohshëm.
Emri më në avantazh është Elis Halili i emëruar vetëm pak ditë më parë si nënkryetar, disa minuta para dorëheqjes së z.Dredha, i cili është përgjegjës për projektet dhe infrastrukturën momentalisht në qytet. -

Mblidhet këshilli bashkiak i Vlorës, 3 emra në garë për kryebashkiak të përkohshëm
Këtë të hënë, në orën 10:00 do të mblidhet këshilli bashkiak i Vlorës, i cili në rendin e ditës do të diskutohet sot edhe vendimi për zgjedhjen e një prej nënkryetarëve të bashkisë Vlorë në rolin e kryetarit të përkohshëm të bashkisë së Vlorës deri në zgjedhjet e ardhshme në këtë bashki.
Klea Lalo, Irena Toshkallari dhe Elis Halili janë tre emrat që do të votohen sot me votë të fshehtë se kush prej tyre do të bëhet kryetar i përkohshëm.
Prej burimeve brenda këshillit bashkiak emri më në avantazh është pikërisht Elis Halili i emëruar vetëm pak ditë më parë si nënkryetar, disa minuta para dorëheqjes së z.Dredha, i cili është përgjegjës për projektet dhe infrastrukturën momentalisht në qytet. -

Kush do të jetë kryetar i përkohshëm i Bashkisë së Vlorës? Përzgjidhet sot një nga 3 emrat
Këtë të hënë, në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës, i cili në rendin e ditës do të diskutohet sot edhe vendimi për zgjedhjen e një prej nënkryetarëve të bashkisë Vlorë në rolin e kryetarit të përkohshëm të bashkisë së Vlorës deri në zgjedhjet e ardhshme në këtë bashki.
Klea Lalo, Irena Toshkallari dhe Elis Halili janë tre emrat që do të votohen sot me votë të fshehtë se kush prej tyre do të bëhet kryetar i përkohshëm.
Burime për A2 CNN nga Këshilli Bashkiak bëjnë të ditur se emri më në avantazh është Elis Halili i emëruar vetëm pak ditë më parë si nënkryetar, disa minuta para dorëheqjes së z.Dredha, i cili është përgjegjës për projektet dhe infrastrukturën momentalisht në qytet. -

Presidenti i përkohshëm i Sirisë: Po negociojmë me Izraelin për një marrëveshje të sigurisë
Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka konfirmuar se po mbahen negociata që kanë për synim arritjen e një marrëveshjeje të sigurisë mes shtetit të tij dhe Izraelit.
Izraeli vazhdimisht ka kryer sulme në Sirinë e shkatërruar nga lufta që kur u rrëzua nga pushteti sundimtari sirian, Bashar al-Assad dhjetorin e vitit të kaluar.
Izraeli dhe Siria, që zyrtarisht janë në luftë që nga viti 1948, arritën një pakt për ndaljen e armiqësive më 1974.
Marrëveshje, që u ndërmjetësua pas luftës së vitit 1973, krijoi një zonë të sigurt në Lartësitë e Golanit nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara për të ndarë forcat izraelite dhe siriane.
“Izraeli konsideron se me rënien e regjimit, Siria është tërhequr nga marrëveshja e vitit 1974 edhe pse Siria që nga momenti i parë ka treguar përkushtimin ndaj paktit”, tha al-Sharaa në një intervistë televizive.
“Aktualisht po zhvillohen negociata për një marrëveshje të sigurisë në mënyrë që Izraeli të kthehet në pozicionit e tij para 8 dhjetorit”, tha ai për televizionin shtetëror sirian al-Ekhbariya, duke iu referuar ditës kur al-Assad u rrëzua nga pushteti.
“Negociatat nuk kanë përfunduar ende”, shtoi al-Sharaa i cili mori pushtetin pas rrëzimit të Assadit.
Presidenti i përkohshëm i Sirisë thotë se mbrojtja e druzëve është “prioritet”Muajin e kaluar, Izraeli dhe Siria mbajtën bisedime të drejtpërdrejta nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
Lartësitë e Golanit, të okupuara nga Izraeli më 1967 dhe të aneksuara më 1981, janë pika kryesore kontestuese. Aneksimi izraelit i Lartësive të Golanit nuk njihet ndërkombëtarisht.
Izraeli ka dislokuar trupa shtesë në këtë zonë pas rënies së al-Assadit dhe që atëherë ka intensifikuar sulmet ajrore në Siri, duke thënë se po synon që armët e Sirisë të mos bien në duart e ekstremistëve.
Izraeli po ashtu ka bombarduar në jug të Sirisë dhe në kryeqytet, Damask, me qëllim që, siç ka thënë, mbrojtjen e minoritetit druze, pas dhunës vdekjeprurëse që shpërtheu në provincën siriane të Suveidës, një bastion i minoritetit fetar druze.
Druzët janë minoritet i vogël por me ndikim në Siri, Izrael dhe Liban, të cilët ndjekin një fe, e cila sipas tyre është degë e Islamit. /RELTop Channel
-

Ngrihet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve, deputetët rikthehen pasdite për t’u betuar
Parlamenti ka miratuar ngritjen e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Gjatë minutave të fundit për seancën e parë parlamentare, u propozuan edhe anëtarët.
Socialisti Taulant Balla ishte ai i cili propozoi emrat, teksa në sallë demokratët po shkaktonin zhurmë.
Anëtarët e komisionit, të cilët u miratuan më pas, janë:
-Milva Ekonomi
-Olsi Komici
-Aulona Bylykbashi
-Hatixhe Konomi
-Elton Korreshi
-Arkend Balla.Top Channel
-

Usyk në ring vetëm vitin tjetër, dy kampionët e përkohshëm të botës në peshën e rëndë sfidë më 25 tetor
Sfida mes Oleksandr Usyk dhe Joseph Parker, sic dhe kishte urdhëruar WBO, nuk do të zhvillohet. Të paktën për momentin, pasi neo-zelandezi, që mban titullin e përkohshëm të kategorisë WBO, do të duelojë ndaj britanikut Fabio Wardley (19 fitore e 1 barazim në marrierë).
Kjo përballje do të zhvillohet më 25 tetor, në “O2 Arena” të Londrës. Lajmi është zyrtarizuar nga palët, duke shtuar se Usyk nuk do të rikthehet në ring këtë vit, pas një dëmtimi të ukrainasit.
Kjo detyroi stafin e Parker (36 fitore e 3 humbje), ish-kampion bote në peshën e rëndë, të gjejë një alternativë tjetër. Wardley, kampioni i përkohshëm i kategorisë WBA, kaloi një moment të vështirë me Justis Huni herën e fundit, duke marrë një fitore me një nokaut në raundin e 10-të.
Ndërsa Parker, që ka boksuar me Anthony Joshua, Dillian Whyte, Deontay Wilder, Zhiley Zhang dhe Derek Chisora gjatë karrierës së tij të gjatë, duhej të sfidonte Daniel Dubois në shkurt. Ky i fundit u tërhoq dy ditë para sdidës dhe Parker fitoi ndaj Martin Bakole.
Për Parker sfida ndaj Usyk duket se është shtyrë për në vitin 2026, pasi ukrainasi kërkoi një zgjatje të negociatave për shkak të një dëmtimi
