Tag: përkohësisht

  • Alarmi për cunami, mbyllen përkohësisht vendet turistike në Ishujt Galapagos

    Alarmi për cunami, mbyllen përkohësisht vendet turistike në Ishujt Galapagos

    Vendet turistike në Ishujt Galapagos janë mbyllur përkohësisht për shkak të alarmit për cunami.

    Sipas qeverisë ekuadoriane ekziston një probabilitet i lartë që të gjenerohet një cunami përgjatë bregdetit të vendit.
    Valët pritet të arrijnë deri në 1.5 metra lartësi, tha Instituti Oqeanografik i Forcave Detare të Ekuadorit (INOCAR) në një postim në X.
    Plazhet, zonat e mbrojtura që përfshijnë akses detar, zonat publike dhe vendet e largëta pranë vendeve që mund të godasin valët e cunamit janë mbyllur gjithashtu përkohësisht, tha Marina Ekuadoriane në një deklaratë të publikuar nga INOCAR.
    Mësimi do të mbahet online përgjatë disa pjesëve të bregdetit të Ekuadorit për shkak të rrezikut nga cunami, tha ministria e arsimit e vendit.

    Top Channel

  • Zjarret në Delvinë/ Devijohet përkohësisht trafiku në drejtim të Qafës së Muzinës

    Zjarret në Delvinë/ Devijohet përkohësisht trafiku në drejtim të Qafës së Muzinës

    Zv.Kryeministrja, Belinda Balluku përmes një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se është devijuar përkohësisht trafiku në drejtim të Qafës së Muzinës për shkak të situatës së zjarreve në Delvinë.
    Postimi i Ballukut:
    Si pasojë e rrezikut të shtuar nga rënia e zjarrit në territorin e Delvinës, Policia Rrugore devijoi përkohësisht trafikun në drejtim të Qafës së Muzinës, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
    Skuadrat e ARRSH dhe kompanisë kontraktore të mirëmbajtjes së rrugës janë në terren për menaxhimin e situatës.
    Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe i ftojmë ata të ndjekin dhe zbatojnë udhëzimet e autoriteteve që ndodhen në terren.

  • Rama ndan thënien e Thaçit nga Haga: Unë jam i privuar përkohësisht…

    Rama ndan thënien e Thaçit nga Haga: Unë jam i privuar përkohësisht…

    Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka ndarë një thënie të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
    “Unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”, thuhet në shprehjen e Thaçit.

    ““Shumë e vërtetë komandant! Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”, komentoi Rama bashkangjitur citimit të Thaçit.

  • “Jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”, Rama shpërndan shprehjen e Thaçit: Shumë e vërtetë Komandant!

    “Jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”, Rama shpërndan shprehjen e Thaçit: Shumë e vërtetë Komandant!

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një shprehje të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    Thaçi: Jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht.
    “Shumë e vërtetë Komandant, Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”, ka shkruar Rama.

    Top Channel

  • Alaska Airlines ndalon përkohësisht të gjitha fluturimet pas një ndërprerjeje të sistemit IT

    Alaska Airlines ndalon përkohësisht të gjitha fluturimet pas një ndërprerjeje të sistemit IT

    Kompania ajrore amerikane Alaska Airlines ndaloi përkohësisht të gjitha fluturimet e saj të dielën mbrëma, pas një ndërprerjeje të sistemit informatik që preku operacionet e saj në të gjithë rrjetin.

    Sipas një deklarate zyrtare nga kompania me seli në Seattle, ndërprerja ndodhi rreth orës 20:00 me orën lokale. Alaska Airlines nuk dha detaje mbi natyrën e problemit teknik.

    “Kërkuam një ndalim të përkohshëm dhe të përgjithshëm të fluturimeve për Alaska dhe Horizon Air derisa çështja të zgjidhet,” thuhej në deklaratë.

    Horizon Air, që operon si filial rajonal i Alaska Airlines, u përfshi gjithashtu në pezullimin e operacioneve.

    Pas disa orësh, fluturimet rifilluan, por kompania paralajmëroi se do të ketë vonesa dhe ndikime të mëtejshme në itineraret e saj.

    Pas incidentit, kompania është duke punuar për të rikthyer funksionimin e plotë të shërbimeve dhe për të ndihmuar pasagjerët e prekur.

  • Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

    Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

    Mbajtësja e rekordit botëror në maratonë për femra, Ruth Chepngetich, është pezulluar përkohësisht nga Njësia e Integritetit të Atletikës për praninë dhe përdorimin e një substance të ndaluar.
    Një diuretik – hidroklorotiazid (HCTZ) – u zbulua në një mostër të marrë nga atletja keniane më 14 mars, sipas një deklarate të lëshuar së fundi nga Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU). Kreu i AIU-së, Brett Clothier, e komentoi kështu situatën me kampionen keniane: “Chepngetich nuk u pezullua përkohësisht nga AIU në kohën e njoftimit, megjithatë, më 19 prill, ajo zgjodhi një pezullim të përkohshëm vullnetar ndërsa hetimi i AIU-së ishte në vazhdim.

    Në muajt ndërmjetës, AIU vazhdoi hetimin e saj dhe këtë të enjte njoftoi vendimin për pezullimin e saj të përkohshëm”. Atletja tani ka të drejtë që çështja e saj të dëgjohet në një Gjykatë Disiplinore.
    Keniania vendosi rekordin e femrave për distancën e maratonës (42.2 km) në Çikago tetorin e kaluar, duke u bërë gruaja e parë që theu barrierën e 2 orëve e 10 minutave, duke shënuar rekordin 2:09:56. Ajo garoi edhe në maratonën e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, të mbajtura në vitin 2021, por nuk arriti ta përfundonte garën. 30-vjeçarja keniane duhej të vraponte në Maratonën e Londrës në prill të këtij viti, por u tërhoq, duke thënë se nuk në formën e saj më të mirë.

  • Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

    Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

    Autoritetet kosovare i kanë mbyllur përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate gjatë një operacioni të gjerë në mbi 100 operatorë ekonomikë në të gjithë Kosovën.
    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) tha në një komunikatë të premten se inspektorët e saj, në bashkëpunim me Policinë, Administratën Tatimore dhe institucione të tjera i inspektuan 114 subjekteve ekonomike, të cilat ushtrojnë veprimtari tregtare dhe aktivitete argëtimi.
    “Kjo mbyllje është për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”, thuhet në njoftim.
    MINT theksoi se ka shqiptuar 33 masa ndëshkuese ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, pa treguar se çfarë masash saktësisht.
    Aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 114 subjekteve ekonomike, përkatësisht 67 operatorëve ekonomikë që ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi), 47 operatorë ekonomik që ushtrojnë veprimtari tregtare dhe aktivitete tjera të argëtimit, si muzikë nate, thuhet në njoftim.
    Ministria tha se Inspektorati do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe se nëse gjen shkelje do të ndërmarrë masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë. Kjo nuk është hera e parë që autoritetet ndërmarrin veprime ndëshkuese ndaj bizneseve të tilla.
    Në dhjetorin e kaluar, ato i mbyllën përkohësisht 34 qendra masazhi dhe klube nate, si dhe i arrestuan 28 të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë në mbi 100 operatorë ekonomikë në të gjithë Kosovën. REL/

  • Hungaria goditet nga stuhia dhe rrebeshet e shiut, aeroporti i Budapestit pezullon përkohësisht fluturimet

    Hungaria goditet nga stuhia dhe rrebeshet e shiut, aeroporti i Budapestit pezullon përkohësisht fluturimet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Budapestit ka pezulluar përkohësisht operacionet për shkak të dëmeve të pësuara gjatë një stuhie të fortë që goditi sot vendin, pasi pistat u mbushën me mbeturina dhe uji i shiut hyri në ndërtesën e terminalit, tha operatori i aeroportit.

    “Stuhia e fortë… preku edhe Aeroportin Ndërkombëtar Ferenc Liszt të Budapestit. Për shkak të mbeturinave në pistë, ato u mbyllën për arsye sigurie dhe operacionet e aeroportit janë pezulluar përkohësisht”, thuhet në deklaratë.

    Budapest Airport temporarily suspended operations due to storm damage on Monday as runways were covered with debris and rainwater entered a terminal building, the airport’s operator said in a statement on its Facebook page. https://t.co/qzkiMcSZr8 https://t.co/qzkiMcSZr8
    — Reuters Science News (@ReutersScience) July 7, 2025

    Administrata e aeroportit raportoi se uji hyri përmes tavanit të sallës së nisjeve të Terminalit 2A, e cila më pas u evakuua dhe të gjitha procedurat e regjistrimit u transferuan në Terminalin 2B.
    Nuk pati të lënduar nga dëmet e stuhisë, theksoi administrata e aeroportit.

    Top Channel

  • Ngrihet alarmi se mund të goditet selia e Komandës Qendrore e SHBA-së në Katar, pezullohet përkohësisht trafiku ajror

    Ngrihet alarmi se mund të goditet selia e Komandës Qendrore e SHBA-së në Katar, pezullohet përkohësisht trafiku ajror

    Katari ka pezulluar përkohësisht trafikun ajror.

    BBC ka mësuar se ekziston një “kërcënim i besueshëm” ndaj Qendrës së Operacioneve Ajrore të Koalicionit, e drejtuar nga SHBA-të, në Al-Udeid të Katarit.
    Sipas informacioneve, Katari ka mbyllur përkohësisht hapësirën e tij ajrore dhe baza ajrore ndodhet në një gjendje të lartë gatishmërie.
    Mendohet se kërcënimi vjen nga një sulm i mundshëm me raketa nga Irani.
    Al-Udeid është një bazë e madhe pranë kryeqytetit Doha dhe shërben si selia e Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom) për të gjitha operacionet ajrore në Lindjen e Mesme. Në këtë bazë shërbejnë gjithashtu edhe trupa britanike në rotacion.

    Top Channel

  • Prokurori Karim Khan jep dorëheqjen përkohësisht, shkak, hetimi për sjellje të pahijshme seksuale

    Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, ka dhënë dorëheqjen përkohësisht, ndërsa një hetim nga hetuesit e Kombeve të Bashkuara mbi sjelljen e tij të pahijshme seksuale po i afrohet fundit, thanë burime gjyqësore për Reuters të premten.

    Një deklaratë pritej më vonë të premten, duke njoftuar se Khan do të shkonte në pushim administrativ, thanë burime në zyrën e prokurorit.

    Zyra e prokurorit nuk ishte menjëherë e disponueshme për koment.

    Khan ka mohuar akuzat për sjellje të pahijshme, që iu raportuan organit drejtues të gjykatës në tetor të vitit të kaluar.

    Kur dolën akuzat kundër Khan, disa OJQ dhe anëtarë të stafit të GJPN-së, kërkuan që prokurori të jepte dorëheqjen përkohësisht për kohëzgjatjen e hetimit, por prokurori qëndroi në detyrë.

    Burimet, të cilat folën në kushte anonimiteti për të diskutuar një çështje të ndjeshme, i thanë Reuters se Khan kishte folur me hetuesit e OKB-së javën e kaluar, në atë që besohet të jetë intervista e fundit e hetimit të jashtëm mbi akuzat që filloi në dhjetor.

    Nuk është e qartë se kur do të përfundojë hetimi dhe gjithashtu cili do të jetë rezultati dhe çfarë do të thotë kjo.

    Një burim në zyrën e prokurorit tha se ishte e paqartë se kush do të merrte përsipër detyrat e Khan në GJND, e cila është goditur nga sanksionet e SHBA-së nën administratën e Presidentit Donald Trump dhe ka hetime të profilit të lartë për krime lufte në konfliktin Izrael-Hamas dhe luftën e Rusisë në Ukrainë./ Reuters.