Tag: përkohësisht

  • Super Haaland! “Përbindëshi” shënon dy gola ndaj Evertonit dhe City merr përkohësisht kreun

    Super Haaland! “Përbindëshi” shënon dy gola ndaj Evertonit dhe City merr përkohësisht kreun

    18 Tetor 2025

    18:01

    Telesport

    Manchester City sot shkëlqeu në ndeshjen në shtëpi kundër Evertonit në javën e tetë të Premier League.
    “Qyetarët” fituan 2-0, me të dy golat e shënuar nga i përhershmi Erling Haaland. City ishte totalisht dominues në fushë, me përjashtim të çerek orëshit të tretë të pjesës së parë, e cila u mbyll pa gola.
    Nico O’Reilly ishte asistmeni i golit të parë. Ai harkoi për norvegjezin, i cili shënoi me kokë në të 58′ duke u futur mes dy kundërshtarëve. Pesë minuta më vonë, Haaland e dyfishoi epërsinë me asist të Savinho (63’).
    Me këtë fitore, City merr përkohësisht kreun e klasifikimit në ishull me 16 pikë.

  • Ndalimi përkohësisht i përdorimit të monopatinave elektrike në Shqipëri, nis aksioni për bllokimin e tyre

    Ndalimi përkohësisht i përdorimit të monopatinave elektrike në Shqipëri, nis aksioni për bllokimin e tyre

    Policia ka nisur sot aksionin për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike.

    Monopatina elektrike konsiderohen si një rrezik dhe burim aksidentesh.
    Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.

    Top Channel

  • Vendimi/ Ndalohet përkohësisht përdorimi në rrugë i monopatinave elektrike

    Vendimi/ Ndalohet përkohësisht përdorimi në rrugë i monopatinave elektrike

    Ministria e Brendshme ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin në rrugë të monopatinave elektrike për shkak të shtimit të aksidenteve.
    “Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë. Gjithashtu dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën elektrike si mënyrën biznesi për dhënien me qira ditore, duhet ta kenë të qartë që të mos investojnë në këtë aktivitet.
    Lejimi gjithmonë pas përfundimit të këtij procesi do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve. Ne do të hartojnë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë. Do qartësojmë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike mund të përdoren dhe ku jo, si dhe kritere për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si kasa, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar”, tha ministrja Koçiu.

  • Nga e hëna, ndalohet përkohësisht përdorimi i monopatinave elektrike në Shqipëri. Policia nis aksionin

    Nga e hëna, ndalohet përkohësisht përdorimi i monopatinave elektrike në Shqipëri. Policia nis aksionin

    Nga e hëna policia do të nisë operacionin për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike, të cilat tanimë konsiderohen si një rrezik dhe burim aksidentesh.

    Lajmin e ka dhënë ministrja e Brendshme Albana Koçiu dhe drejtori i policisë së shtetit Ilir Proda.
    “STOP MONOPATINAVE ELEKTRIKE – Rregulla të reja për sigurinë publike. 991 raste te raportuara nga urgjencat, janë më shumë se sa mjaft për ta ndalur menjëherë këtë risi të rrezikshme në qarkullimin rrugor të qyteteve tona, deri në hartimin e një rregulloreje strikte të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare”, shkruan kryeministri Edi Rama.

    Top Channel

  • Oslo, pezullime fluturimesh pas raportimeve për dronë pranë aeroportit

    Oslo, pezullime fluturimesh pas raportimeve për dronë pranë aeroportit

    Aeroporti Gardermoen në Oslo pezulloi përkohësisht mbërritjet pasi u raportua prania e disa dronëve në afërsi, njoftoi agjencia norvegjeze e lajmeve NTB, sipas RTS.

    Policia bëri të ditur se një pilot i kompanisë “Norwegian Air” sinjalizoi se kishte parë midis tre dhe pesë dronë gjatë afrimit në pistë. Për pasojë, disa fluturime hyrëse u devijuan ose u vonuan përkohësisht.

    Megjithatë, autoritetet norvegjeze theksuan se raportimet për dronët nuk janë konfirmuar ende dhe fluturimet kanë vijuar normalisht pas incidentit.

    Ky nuk është rasti i parë i tillë: vetëm dhjetë ditë më parë, i njëjti aeroport u mbyll për disa orë për shkak të një droni, duke detyruar devijimin e të gjitha fluturimeve në aeroportet përreth.

    Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe në disa aeroporte të tjera evropiane kohët e fundit, përfshirë Kopenhagenin dhe Mynihun, duke rritur shqetësimet mbi sigurinë e udhëtimeve ajrore përballë përdorimit të paautorizuar të dronëve.

  • Erik ten Hag shkarkohet nga Leverkusen

    Erik ten Hag shkarkohet nga Leverkusen

    Humbja me Hofenheim dhe barazimi me Verder Bremen, nuk janë kaluar mirë nga klubi që bëri histori nën drejtimin e Ksabi Alonsos.

    Angazhimi këtë edicion i holandezit Ten Hag nuk dha atë që klubi gjerman priste ndaj e kanë larguar menjëherë. Në vijim skuadra e Bundesligës do të stërvitet kështu përkohësisht nga Andries Ulderink dhe Rogier Meijer.

    “Bajer Leverkusen ka ndarë rrugët me trajneri Erik Ten Hag me efekt të menjëhershëm. Stërvitjet do të drejtohen përkohësisht nga stafi ndihmës”, shkruan klubi i Bundesligës.

    Ish trajneri i Ajaks dhe Mançester Junajtid e ka mbyllur aventurën me ‘aspirinat’ me tre ndeshje zyrtare.

    Vazhdo leximin

  • “Dragoi Blu” mbyll përkohësisht plazhet në Spanjë/ Krijesa e vogël, por jashtëzakonisht e rrezikshme

    “Dragoi Blu” mbyll përkohësisht plazhet në Spanjë/ Krijesa e vogël, por jashtëzakonisht e rrezikshme

    Dragoi blu

    SPANJE- Një krijesë detare e vogël, sa një gisht i dorës, ka bërë që autoritetet në Spanjë të mbyllin përkohësisht disa plazhe, për shkak të rrezikshmërisë së saj për pushuesit.
    Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “dragoi blu”, një lloj molusku me pamje unike dhe ngjyrë blu metalike, i cili jeton zakonisht në ujërat e Oqeanit Atlantik.
    Kohët e fundit, dy ekzemplarë të kësaj krijese janë vërejtur pranë brigjeve të Guardamar del Segura, në provincën e Alicante-s, përgjatë vijës bregdetare të njohur si Costa Blanca.
    Pas konstatimit, autoritetet lokale reaguan menjëherë duke ndaluar hyrjen në det dhe duke vendosur alarmin e kuq për sigurinë në plazh.
    Megjithëse në përmasa shumë të vogla, kjo krijesë është tejet e rrezikshme. Ushqimi i saj përfshin organizma helmues, si “karavela portugeze”, dhe ajo ruan helmet e tyre në trupin e vet. Si pasojë, kontakti me lëkurën e njeriut mund të shkaktojë djegie të forta, të vjella, marrje mendsh, madje edhe reaksione alergjike serioze në raste të rralla.

  • Shërbimet postare në Europë limitojnë dërgesat drejt SHBA-së për shkak të tarifave të Trump

    Shërbimet postare në Europë limitojnë dërgesat drejt SHBA-së për shkak të tarifave të Trump

    Për shkak të shtrëngimit të rregullave doganore në SHBA, shumë zyra postare evropiane kanë njoftuar pezullimin e pakove në anën tjetër të Atlantikut, me disa përjashtime.

    Që nga e hëna, kompania postare franceze La Poste tregoi se nuk do të pranojë pako të destinuara për në SHBA, me përjashtim të atyre të dërguara nëpërmjet Chronopost ose kur bëhet fjalë për dhurata midis individëve vlera e të cilave është më pak se 100 euro.
    “Për shkak të mungesës së informacionit shtesë nga doganat amerikane mbi kushtet teknike për dërgimin e pakove në SHBA, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë përkohësisht dërgesat”, tha një zyrtar i La Poste.
    Kompania postare gjermane lëshoi ​​gjithashtu një njoftim të ngjashëm, duke shpjeguar se do të kufizojë “përkohësisht” ndjeshëm dërgesat e pakove dhe produkteve në SHBA. Duke filluar nga sot, Deutsche Post, e cila tani është riemëruar në DHL Group, do të “pezullojë përkohësisht” dërgesat standarde të pakove në SHBA.
    Ky shërbim zakonisht përdoret nga individë dhe biznese të vogla dhe ka të bëjë me pako me një peshë maksimale prej 31 kilogramësh, sqaron DHL në faqen e saj të internetit.
    Vetëm pakot e deklaruara si dhurata dhe me një vlerë maksimale prej 100 dollarësh do të pranohen, shton ajo, si dhe dërgimi i dokumenteve. Megjithatë, DHL thekson se do të zbatojë kontrolle për të shmangur parregullsitë.
    Që në prill, DHL kishte treguar se po pezullonte përkohësisht dërgesat e pakove në SHBA me vlerë më shumë se 800 euro.
    Operatorë të tjerë kombëtarë postarë në Evropë, siç janë BPost i Belgjikës, Correos i Spanjës, PostNord, rrjeti danezo-suedez dhe madje edhe Austrian Post i Austrisë, kanë zbatuar gjithashtu kufizime të ngjashme.
    Dhe lëvizja mund të përhapet pasi PostEurop, Shoqata e Operatorëve Publikë Postarë Europianë që përfaqëson operatorët publikë postarë evropianë dhe ka 52 anëtarë, paralajmëroi më 19 gusht për rrezikun e pezullimit të dërgesave të pakove në SHBA në nivel europian.
    Rregulloret e reja të SHBA-së, “të cilat ndjekin një qasje të ndryshme nga ajo e parashikuar në nivel global nga Unioni Postar Universal”, do të kenë “një ndikim të rëndësishëm në kompanitë postare në të gjithë botën dhe klientët e tyre që dërgojnë produkte nëpërmjet rrjeteve postare në Shërbimin Postar të SHBA-së”, theksoi PostEurop.
    Nëse nuk gjendet “zgjidhje” “para se rregullorja të hyjë në fuqi më 29 gusht 2025, anëtarët e PostEurop, në marrëveshje me autoritetet kombëtare kompetente, mund të detyrohen të kufizojnë ose pezullojnë përkohësisht dërgimin e mallrave nëpërmjet rrjeteve postare në Shtetet e Bashkuara”, paralajmëroi ai.
    Në fund të korrikut, administrata e presidentit të SHBA-së Donald Trump njoftoi se do t’i jepte fund përjashtimit nga taksat të ofruar për pakot e vogla që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga 29 gushti.
    Uashingtoni do të taksojë dërgesat postare me vlerë më pak se 800 dollarë, me të njëjtën normë si produktet e tjera me origjinë nga BE, përkatësisht 15%, sipas marrëveshjes tregtare të nënshkruar në fund të korrikut.

    Top Channel

  • Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, i miratohen 8 orë leje

    Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, i miratohen 8 orë leje

    Ish-ministrit Lefter Koka i është miratuar leje e kufizuar për t’u liruar nga qelia ditën e sotme nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
    Kjo leje është firmosur nga Ministri i Drejtësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe kreu i burgut të Durrësit.
    Sipas tvklan, mësohet se shkak për lejen e kufizuar është arsye familjare, pasi e ëma është sëmurë. Mësohet se ai është shoqëruar nga forca të shumta policore.
    Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, mbahet në qeli prej dhjetorit të vitit 2021 për çështjen e inceneratorëve.
    Ai u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për inceneratorin e Elbasanit.
    Ndërsa për atë të Tiranës ai është dënuar me 2 vite heqje lirie.
    Sa i përket inceneratorit të Fierit, ku Koka akuzohet sërish, çështja është në rigjykim.

  • Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr 8 orë leje

    Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr 8 orë leje

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit.
    Koka ka marrë 8 orë leje për shkak të një problemi familjar.
    Siç mësohet, Lefter Koka ka shkuar të vizitojë të ëmën që vuan nga një problem shëndetësor.
    Leja për ish-ministrin Koka është aprovuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
    Lefter Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut të Durrësit pas disa orësh.
    Ish-ministri i Mjedisit mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve.