Tag: përkohësisht

  • Interi “poker” ndaj Komos, rrëmben kreun përkohësisht

    Interi “poker” ndaj Komos, rrëmben kreun përkohësisht

    Interi ka shkatërruar Komon me rezultatin 4-0 dhe ka marrë përkohësisht kreun e Serie A. Zikaltrit kanë lënë pas zhgënjimet e ndeshjeve të fundit.
    Interi e nisi vrullshëm që në minutat e para, ku në minutën e 11-të kapiteni Lautaro Martinez zhbllokoi rezultatin. Megjithatë zikaltrit nuk arritën të shënonin më gola të tjerë në fraksionin e parë të sfidës.
    Në të dytën, Interi ndërron marsh dhe shënon edhe 3 gola të tjerë me anë të Turam në të 59-ën, Çalhanoglu në të 81-ën dhe Carlos Augusto në të 86-ën.

    Aktualisht, në javën e 14-të të Serie A, Interi udhëheq kampionatin me 30 pikë, dy më shumë se Milan e Napoli që kanë nga një ndeshje më pak.

  • Dronët rusë mbi Moldavi, mbyllet hapësira ajrore, Presidentja: Sulm brutal nga Moska

    Dronët rusë mbi Moldavi, mbyllet hapësira ajrore, Presidentja: Sulm brutal nga Moska

    Moldavia, e cila ndan një kufi tokësor me Ukrainën, mbylli përkohësisht hapësirën e saj ajrore pas një ndërhyrjeje të re me dron në territorin e saj.
    Kështu njoftoi Ministria e Mbrojtjes, me presidenten moldave që denoncoi një sulm të hapur nga Rusia.
    “Hapësira ajrore moldave u mbyll përkohësisht përafërsisht 1 orë e 10 minuta, midis orës 22:43 dhe 23:53 si një masë emergjente, pasi dy avionë pa pilot të paidentifikuar fluturuan ilegalisht mbi territorin kombëtar, duke paraqitur një kërcënim të menjëhershëm për sigurinë e aviacionit”, tha Ministria e Mbrojtjes.
    Në njoftim nënvizohej se droni i tipit Gerbera, një model rus, nuk u zbulua nga radarët moldavë, por se ndërhyrja e tyre u konfirmua nga autoritetet kufitare ukrainase.
    “Nuk u zbuluan objekte, mbeturina apo ndonjë gjë që mund të paraqiste rrezik për popullsinë dhe dy dronët lanë përfundimisht hapësirën ajrore kombëtare, duke u drejtuar thellë në territorin ukrainas”, tha Ministria e Brendshme.
    Dy avionë komercialë nga Parisi dhe Barcelona me destinacion Kishinaun u devijuan në një aeroport rumun si pasojë e incidentit. Një aeroplan tjetër që po përgatitej të ngrihej nga Kishinau u ndal përkohësisht.
    “Moldavia dënon ashpër këto veprime të paligjshme dhe të rrezikshme, të cilat kanë rrezikuar sigurinë e aviacionit civil dhe jetët njerëzore”, tha Ministria e Mbrojtjes, duke i quajtur shkeljet “akte armiqësore të frikësimit dhe destabilizimit”.
    Presidentja Maia Sandu dënoi sulmet ajrore ruse në Ukrainë gjatë natës në një postim në platformën ‘X’, duke thënë se sulmi brutal 10-orësh nuk korrespondonte me “gjuhën e diplomacisë dhe as me atë të një vendi që pretendon se po negocion paqen”.
    “Në rrugën e tyre për të vrarë civilë, dronët rusë kanë shkelur përsëri hapësirën ajrore të Moldavisë. Ne i dënojmë këto sulme dhe mbështesim Ukrainën”, shtoi ai.

  • SHBA pezullon të gjitha vendimet për azil

    SHBA pezullon të gjitha vendimet për azil

    Foto ilustruese

    SHBA- Autoritetet amerikane të imigracionit kanë ndaluar përkohësisht të gjitha vendimet rreth kërkesave për azil. Presidenti Trump e kërkoi këtë pasi dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan me armë zjarri në Uashington.
    Enti për Shtetësinë dhe Imigracionin i SHBA-së (USCIS) ka pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet për azil. Ky vendim vjen si rrjedhojë e kërkesës së Presidentit Donald Trump për një politikë më të rreptë ndaj emigracionit, pas të shtënave me armë ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington. Vendimet për azilin do të pezullohen “derisa të sigurohemi që çdo shtetas i huaj të verifikohet dhe të shqyrtohet sa më tërësisht që të jetë e mundur”, shpjegoi Drejtori i USCIS-së, Joseph Edlow.
    Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, njoftoi gjithashtu se SHBA-të kanë ndaluar përkohësisht lëshimin e vizave për të gjithë shtetasit afganë. Ai theksoi se për SHBA-në “nuk ka përparësi më të lartë, sesa mbrojtja e kombit dhe popullit tonë”.
    Ushtarja e Gardës Kombëtare vdes pas sulmit
    Të mërkurën (26.11.) u qëlluan me armë dy ushtarë të Gardës Kombëtare vetëm pak blloqe larg Shtëpisë së Bardhë. Njëra nga viktimat, një gardiste 20-vjeçare, vdiq nga plagët e marra, kurse viktima e dytë, një gardist 24-vjeçar, është në gjendje kritike, njoftoi Prokurorja e Shtetit të Uashingtonit Jeanine Pirro.
    I dyshuari për vrasje është arrestuar. Ai është nga Afganistani. 29 vjeçari kishte qenë pjesë e një “force partnere” të mbështetur nga CIA, që luftonte talebanët në Afganistan dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara si pjesë e një programi për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve pas tërheqjes ushtarake të amerikanëve nga Afganistani në vitin 2021.
    Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së Pam Bondi, tha se do të kërkojë dënimin me vdekje kundër afganit, dhe e quajti atë “përbindësh”./DW

  • SHBA-të pezullojnë të gjitha vendimet për azil

    SHBA-të pezullojnë të gjitha vendimet për azil

    Enti për Shtetësinë dhe Imigracionin i SHBA-së (USCIS) ka pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet për azil. Ky vendim vjen si rrjedhojë e kërkesës së Presidentit Donald Trump për një politikë më të rreptë ndaj emigracionit, pas të shtënave me armë ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington. Vendimet për azilin do të pezullohen “derisa të sigurohemi që çdo shtetas i huaj të verifikohet dhe të shqyrtohet sa më tërësisht që të jetë e mundur”, shpjegoi Drejtori i USCIS-së, Joseph Edlow.

    Marco Rubio, njoftoi se SHBA-të kanë ndaluar përkohësisht lëshimin e vizave për të gjithë shtetasit afganëFotografi: Dionis11930/Pond5 Images/IMAGO
    Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, njoftoi gjithashtu se SHBA-të kanë ndaluar përkohësisht lëshimin e vizave për të gjithë shtetasit afganë. Ai theksoi se për SHBA-në “nuk ka përparësi më të lartë, sesa mbrojtja e kombit dhe popullit tonë”.
    Ushtarja e Gardës Kombëtare vdes pas sulmit
    Të mërkurën (26.11.) u qëlluan me armë dy ushtarë të Gardës Kombëtare vetëm pak blloqe larg Shtëpisë së Bardhë. Njëra nga viktimat, një gardiste 20-vjeçare, vdiq nga plagët e marra, kurse viktima e dytë, një gardist 24-vjeçar, është në gjendje kritike, njoftoi Prokurorja e Shtetit të Uashingtonit Jeanine Pirro.
    I dyshuari për vrasje është arrestuar. Ai është nga Afganistani. 29 vjeçari kishte qenë pjesë e një “force partnere” të mbështetur nga CIA, që luftonte talebanët në Afganistan dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara si pjesë e një programi për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve pas tërheqjes ushtarake të amerikanëve nga Afganistani në vitin 2021.
    Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së Pam Bondi, tha se do të kërkojë dënimin me vdekje kundër afganit, dhe e quajti atë “përbindësh”./DW

  • Sërish incidente me dronë, Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore

    Sërish incidente me dronë, Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore

    Moldavia, që gjendet në kufi me Ukrainën, mbylli hapësirën e saj ajrore për një orë gjatë natës, pas inkursionit të dronëve të rinj, tha Ministria e Mbrojtjes më 29 nëntor.

    Ky shtet i vogël që gjendet në kufi me Ukrainën e shkatërruar nga lufta dhe me Rumaninë, vend anëtar të NATO-s, vazhdimisht është përballur me shkelje të hapësirës ajrore që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

    Incidenti i fundit vjen pasi Moldavia raportoi më herët këtë javë se një dron ishte rrëzuar në territorin e saj, teksa gjithsej gjashtë dronë që kishin kaluar hapësirën e saj ajrore.

    Hapësira ajrore e Moldavisë “u mbyll përkohësisht për rreth një orë e 10 minuta, mes orës 22:43 dhe 23:53, si masë emergjente, pasi dy dronë të paidentifikuar fluturuan ilegalisht mbi territorin kombëtar, duke krijuar një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e aviacionit”, tha Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë për media të shtunën.

    Ajo shtoi se dronët e tipit Gerbera nuk ishin zbuluar nga radarët e Moldavisë, por inkursioni i tyre ishte “konfirmuar nga autoritetet kufitare ukrainase”.

    “Nuk janë identifikuar objekte, copëza apo elemente që paraqesin rrezik për popullsinë dhe të dy dronët janë larguar nga hapësira ajrore kombëtare, duke u futur thellë në territorin ukrainas”, tha Ministria e Brendshme.

    Megjithatë, tha ajo, dy avionë që po vinin drejt Kishinievit nga Parisi dhe Barcelona gjatë mbylljes së hapësirës ajrore devijuan fluturimet drejt Rumanisë.
    Një tjetër aeroplan që po përgatitej të nisej nga Kishinievi u ndalua përkohësisht.

    “Moldavia i dënon fuqishëm këto veprime të paligjshme dhe të rrezikshme, të cilat vunë në rrezik sigurinë e fluturimeve civile dhe jetët njerëzore”, tha Ministria e Mbrojtjes, duke i cilësuar shkeljet si “akte armiqësore të frikësimit dhe destabilizimit”.

    Të mërkurën, Moldavia thirri ambasadorin rus në bisedë për shkak të rrëzimit të një droni, ndërsa vendosi dronin e rrëzuar para Ministrisë së Jashtme dhe i dorëzoi atij një notë proteste./REL

  • Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore për shkak të dronëve

    Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore për shkak të dronëve

    Moldavia, që gjendet në kufi me Ukrainën, mbylli hapësirën e saj ajrore për një orë gjatë natës, pas inkursionit të dronëve të rinj, tha Ministria e Mbrojtjes më 29 nëntor.
    Ky shtet i vogël që gjendet në kufi me Ukrainën e shkatërruar nga lufta dhe me Rumaninë, vend anëtar të NATO-s, vazhdimisht është përballur me shkelje të hapësirës ajrore që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
    Incidenti i fundit vjen pasi Moldavia raportoi më herët këtë javë se një dron ishte rrëzuar në territorin e saj, teksa gjithsej gjashtë dronë që kishin kaluar hapësirën e saj ajrore.

    Hapësira ajrore e Moldavisë “u mbyll përkohësisht për rreth një orë e 10 minuta, mes orës 22:43 dhe 23:53, si masë emergjente, pasi dy dronë të paidentifikuar fluturuan ilegalisht mbi territorin kombëtar, duke krijuar një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e aviacionit”, tha Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë për media të shtunën.
    Ajo shtoi se dronët e tipit Gerbera nuk ishin zbuluar nga radarët e Moldavisë, por inkursioni i tyre ishte “konfirmuar nga autoritetet kufitare ukrainase”.
    “Nuk janë identifikuar objekte, copëza apo elemente që paraqesin rrezik për popullsinë dhe të dy dronët janë larguar nga hapësira ajrore kombëtare, duke u futur thellë në territorin ukrainas”, tha Ministria e Brendshme.
    Megjithatë, tha ajo, dy avionë që po vinin drejt Kishinievit nga Parisi dhe Barcelona gjatë mbylljes së hapësirës ajrore devijuan fluturimet drejt Rumanisë.
    Një tjetër aeroplan që po përgatitej të nisej nga Kishinievi u ndalua përkohësisht.
    “Moldavia i dënon fuqishëm këto veprime të paligjshme dhe të rrezikshme, të cilat vunë në rrezik sigurinë e fluturimeve civile dhe jetët njerëzore”, tha Ministria e Mbrojtjes, duke i cilësuar shkeljet si “akte armiqësore të frikësimit dhe destabilizimit”.
    Të mërkurën, Moldavia thirri ambasadorin rus në bisedë për shkak të rrëzimit të një droni, ndërsa vendosi dronin e rrëzuar para Ministrisë së Jashtme dhe i dorëzoi atij një notë proteste.

  • Pezullimi i Ballukut “prek” Llogaranë/ Tuneli mbyllet përkohësisht, çfarë pritet të ndodhë më tej

    Pezullimi i Ballukut “prek” Llogaranë/ Tuneli mbyllet përkohësisht, çfarë pritet të ndodhë më tej

    Kalimi i mjeteve në Tunelin e Llogarasë vazhdon të jetë i ndaluar, pasi siç raportohet, për shkak të një defekti në traun e komandimit, autoritetet menaxhuese në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore kanë devijuar qarkullimin në rrugën e vjetër.
    Sipas raportimeve nga mediat lokale në Vlorë, nga reshjet intensive të shiut që vazhdojnë prej një jave, sistemi i komandimit të traut ka dalë jashtë funksionit, për shkak të prezencës së ujit në pjesën elektronike të komandimit.
    Prania e ujit në kabujt elektrik dhe në sistemin qendror, ka bërë që mekanizmi të mos jetë aktiv dhe në këto kushte, autoriteti menaxhues nuk ka qenë në gjendje të përpunojë hyrje-daljet e mjeteve.
    Për shkak të kësaj situate, qarkullimi i mjeteve është devijuar përkohësisht në rrugën e vjetër, deri në rikthimin e plotë të funksionimit teknik të tunelit. Autoritetet po punojnë për të riparuar defektin dhe pritet që një njoftim i ri të bëhet sapo të normalizohet situata.
    Tuneli i Llogarasë u hap përkohësisht për sezon veror në korrik të 2024-ës dhe më pas u mbyll në nëntor po të vitit të shkuar. Pasi mbaruan të gjitha punimet, tuneli u hap përfundimisht në maj 2025, dhe deri më tani kalimi ka qenë pa pagesë, me qëllim që të lehtësohej kalimi gjatë sezonit turistik veror. Prej Tetorit, kanë hyrë në fuqi tarifat për kalimin e mjeteve.
    100 lekë- Mjetemotorike me karakteristika motoçiklete, motorcikletë me tre rrota dhe katerçikletë.
    250 lekë- Mjete motorike me dy boshte dhe lartësi 1.30 m, e matur te boshti i pare, përfshirë autobuzë, kamionë dhe mjete të ngjashme me rimorkio
    5000 lekë- Klasa IV;Mjete motorike me katër ose me shumë boshte dhe lartësi >1.30 m, e matur te boshti i parë, përfshirë autobuzë dhe kamione me shumë rimorkio

  • “1 mijë aksidente me monopatina nga fillimi i këtij viti”/ Ministrja Koçiu: I pezulluam përkohësisht, ligj i ri për…

    “1 mijë aksidente me monopatina nga fillimi i këtij viti”/ Ministrja Koçiu: I pezulluam përkohësisht, ligj i ri për…

    “Monopatinat janë një burim aksidenti shumë i madh. Referuar shifrave të Policisë së Shtetit, janë mbi 1 mijë aksidente të ndodhura nga fillimi i këtij viti.
    Në fakt, dhe po t’i referohesh të dhënave, jo në të gjitha rastet Policia e Shtetit njoftohet për këto aksidente. Vetëm kur është njoftuar Policia, janë 1 mijë raste, nuk janë pak. Patjetër, që monopatinat janë një rrezikshmëri e madhe për të gjithë qytetarët, kështu që patjetër ne ndërhymë edhe në këtë pikë, duke i pezulluar përkohësisht dhe duke na dhënë mundësinë që ne ndërkohë të ndërtojmë një bazë ligjore ku të qartësohet dhe të standardizohet mënyra se si këto mjete motorike duhet të lëvizin dhe të qarkullojnë, duke patur parasysh edhe të gjitha standardet e sigurisë që do duhet të respektohen.
    Sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar, ka qenë kyç në luftën kundër krimit ndërkombëtar”-u shpreh Koçiu.

    Top Channel

  • Aeroporti Ndërkombëtar i Brukselit mbyllet përkohësisht pas pamjes së një droni

    Aeroporti Ndërkombëtar i Brukselit mbyllet përkohësisht pas pamjes së një droni

    Aeroporti i Brukselit u mbyll të martën në mbrëmje pasi një dron u pa duke fluturuar në zonë, sipas gazetës Le Soir.

    Shërbimi i kontrollit të trafikut ajror Skeyes konfirmoi se “për arsye sigurie” operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar Zaventem u pezulluan përkohësisht.

    Fluturimi i fundit u nis në orën 19:37 dhe i fundit u ul në orën 19:46.

    Disa avionë që udhëtonin drejt Brukselit u detyruan të ndryshonin kurs dhe u drejtuan për në aeroportin e Liezhit.

    Ky është një tjetër incident i dronëve që shfaqen në zonat pranë aeroporteve në Evropën veriore, të cilët kërcënojnë sigurinë e fluturimit dhe çojnë në anulime të fluturimeve.

  • (FOTO-VIDEO)/ Era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet përkohësisht qarkullimi

    (FOTO-VIDEO)/ Era e fortë rrëzon pemët në rrugë, bllokohet përkohësisht qarkullimi

    Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, erërat e forta kanë shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në rrugën “Martin Camaj”, pranë pallatit 8-katësh, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin. 

    Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe Policinë Bashkiake, ka ndërhyrë për pastrimin, lirimin dhe kontrollin e segmentit rrugor, duke mundësuar kalimin e sigurt të mjeteve dhe qytetarëve. 

    Qarkullimi në zonë është tashmë i rikthyer në normalitet, ndërsa monitorimi i situatës vijon.