Tag: përkeqësimi

  • Përkeqësimi i motit/ Lumi Osum del nga shtrati, pedonalja e qytetit të Beratit nën ‘pushtetin’ e ujit

    Përkeqësimi i motit/ Lumi Osum del nga shtrati, pedonalja e qytetit të Beratit nën ‘pushtetin’ e ujit

    Moti i keq i cili ka përfshirë vendin ditët e fundit ka bërë që lumi Osum të dalë nga shtrati në orët e para të mëngjesit.
    Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, pedonalja e Beratit është nën ‘pushtetin’ e ujit.
    Niveli i ujit ka arritur në 20 cm, teksa rrezikohen bizneset aty pranë.
    Forcat zjarrfikëse po punojnë për heqjen e ujit.

  • Përkeqësimi i motit, prefektja e Vlorës, thirrje strukturave: Qëndroni në gatishmëri

    Përkeqësimi i motit, prefektja e Vlorës, thirrje strukturave: Qëndroni në gatishmëri

    Komisioni i Mbrojtjes Civile në qarkun e Vlorës është mbledhur sot në Prefekturë, në një takim urgjent të thirrur për shkak të reshjeve të dendura të pritshme gjatë ditëve në vijim. Qëllimi i mbledhjes ka qenë vlerësimi i masave të marra deri tani dhe përcaktimi i detyrimeve konkrete për çdo institucion, për të garantuar reagim të shpejtë dhe të koordinuar në rast përkeqësimi të situatës.

    Prefektja e Vlorës, Evis Alushi, u ka bërë thirrje të gjitha strukturave që të qëndrojnë në gatishmëri të plotë: “Qëndroni në gatishmëri!”

    Sipas të dhënave të fundit nga Mbrojtja Civile dhe shërbimet hidrometeorologjike, njësia administrative Novoselë paraqet rrezikun më të lartë, pasi prurjet e lumit Vjosa pritet të rriten ndjeshëm, duke shtuar mundësinë që lumi të dalë nga shtrati.

    Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave po monitorojnë situatën në terren, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të shmangin zonat me risk.