Vetëm dy pikë në tri javët e para të La Liga (dy barazime dhe një humbje) janë një start shumë i keq për skuadrën e Atletico Madrid. Ekipi i drejtuar nga trajneri Diego Simeone renditet në vendin e 16-të, shumë larg kreut dhe që tani ka humbur disi terren karshi rivalëve.
Trajneri argjentinas po përjeton fillimin më të keq të sezonit që kur mori drejtimin e “colchoneros”. “Na mungon një gol që mund të thyejë situatën dhe t’i lejojë ekipit të rritet nga rastet që krijuam. Kemi vetëm dy pikë, por kam besim te lojtarët që kanë mbërritur. Me punë, do të fillojmë të mbledhim pikë“, tha Simeone.
Simeone përsëriti nevojën për të ruajtur ekuilibrin: “Ekipi është gjithmonë i pari, pastaj vijnë pikët. Është shumë e vështirë të fitosh kur luan keq. Ndonjëherë mund të ndodhë, por jo gjithmonë. Na duhen më shumë gjuajtje, më shumë qëndrueshmëri. Kemi lojtarët për ta bërë këtë; duhet kohë dhe durim“.
“Diferenca me ata që kryesojnë ka rëndësi, por nëse mendoj vetëm për këtë, harroj punën. Duhet të përmirësohemi në mbrojtje dhe në sulm, duke krijuar më shumë raste. Djemtë po punojnë mirë, duhet të vazhdojmë kështu dhe të presim ata që janë të rëndësishëm për ne. Me besim dhe vetëbesim, rezultatet do të vijnë”, tha Simeone.
Tag: përjeton
-

Simeone përjeton startin më të keq në histori me Atletico: Me besim rezultatet do të vijnë
-

VIDEO/ Julian Shehu po përjeton momentin më të mirë në karrierë, lojtari i Kombëtares tund rrjetën në Poloni
Julian Shehu është një nga lojtarët shqiptarë më në formë të momentit. Mesfushori kuqezi po përjeton çastet më të mira në karrierën e tij. Ky sezon ka nisur vrullshëm për 26-vjeçarin. Shehu ka tundur sërish rrjetën me fanellën e Vidzev Lodzit.
Futbollisti shqiptar e dërgoi topin në cepin e portës së mbrojtur nga portieri i Visla Plokut në minutën e 42-të të takimit. Goli i tij i dërgoi shifrat në ato përfundimtare 1-1. Në tre ndeshjet e para të sezonit, Julian Shehu numëron 2 gola të shënuar dhe një asist të dhënë./Sport Ekspres/ -

Plazhet e Shqipërisë në kontrast: Zbrazje në Jug, Golemi në kulm…pa ujë të pijshëm!
Vendi ynë po përjeton një sezon veror me kontraste të theksuara mes zonave turistike. Në Jug, plazhet e Drimadhës dhe Dhërmiut duken ndjeshëm më të zbrazura se zakonisht, ndërsa në Golem fluksi është në kulmin e tij, por me një problem të madh: Mungesën e ujit të pijshëm.
Pamjet e dërguara për JOQ tregojnë shezlonge bosh dhe plazhe të qeta në jug, në një periudhë kur zakonisht të gjitha vendet rezervohen javë përpara.
Ndërkohë, Golemi po përjeton një bum turistik me plazhe të tejmbushura dhe hotele që nuk arrijnë të përballojnë fluksin. Megjithatë, mungesa e ujit të pijshëm po kthehet në krizë. -

Evropa përjeton ‘ferrin’, viktima nga zjarret dhe i nxehti në Spanjë dhe Francë
Dy persona u gjetën të vdekur në rajonin e Katalonjës, në Spanjë, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën në përpjekje për të shuar një zjarr, të rënë si pasojë e temperaturave të larta.
Autoritetet lokale njoftuan se trupat e pajetë u gjetën pasi zjarrfikësit arritën të neutralizonin zjarrin e rënë në zonën Torrefeta, në afërsi të qytetit Kosko.
Ndërkohë, dy vdekje të tjera si pasojë e temperaturave përvëluese u regjistruan në Francë, ku rreth 300 personave të tjerë u erdhën në ndihmë zjarrfikësit.
Kontinenti evropian po përjeton temperatura ekstreme, një dukuri që sipas OKB-së po bëhet më e shpeshtë për shkak të ndryshimeve të klimës të shkaktuara nga dora e njeriut.
Për Spanjën dhe Francën, muaji i kaluar shënoi qershorin më të nxehtë që nga nisja e regjistrimit të të dhënave. Shërbimi meteorologjik iberik, AEMET, njoftoi se niveli i temperaturave kishte “shfarosur” rekordet e mëparshme, të verifikuara në korrik dhe gusht.
Ndërsa në Francë, zyrtarët vendas deklaruan se dy vdekjet e regjistruara ishin pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga i nxehti ekstrem.
Lajmi nga Parisi vjen teksa Franca regjistroi qershorin e dytë më të nxehtë në histori, që nga nisja e regjistrimit të temperaturave në vitin 1900. Qershori i 2025-s vjen menjëherë pas atij të 2023-shit, kur vendi përjetoi “ferrin”.
Aktualisht, 4 rajone të Francës mbeten me alarmin e kuq, që është dhe më i larti. Ato janë Aube’, Sher, Luaret dhe Jone’.
Ndërkohë, në Itali, dy punëtorë ndërtimi në provincën e Viçencës, u dërguan në spital pasi humbën ndjenjat teksa punonin. Njëri prej tyre, sipas mediave italiane, është në gjendje kome.
-

Meta nga qelia: Arsimi shqiptar po përjeton ditët më të këqija për shkak të narkoqeverisjes
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ndodhet në qeli ka reaguar në rrjetin e tij social. Meta shprehet se arsimi shqiptar po përjeton ditët më të këqija për shkak të narkoqeverisjes.
Sipas tij qeveria e Ramës e ka rrënuar arsimin dhe mësuesit janë më të keqpaguarit, si dhe shkollat po braktisen. Meta nënvizon se vetëm koalicioni PD-ASHM mund ta ndryshojë arsimin. Gjithashtu bën thirrje që të votojnë për Partinë Demokratike dhe për Ilir Metajn në qarkun Tiranë.
‘Arsimi shqiptar po përjeton ditët më të këqia të tij për shkak të narkoqeverisjes, që ka bërë gjithçka për të shembur themelet e tij dhe për të instaluar padijen dhe injorancën me qëllimin e vetëm të mbajtjes së pushtetit. Analfabetizmi qoftë i plotë, qoftë ai funksinal, pra i mijra të rinjve që marrin dëftesa por që realisht nuk kanë as njohuritë minimale është shtuar në mënyrë kritike. Qeveria e Edi Ramës e ka rrënuar arsimin, sepse e ka përbuzur gjatë tre mandateve qeverisëse. Nga premtimi i 2013-s për buxhetimin e arsimit në mesataren e BE-së, sot jemi ende në nivelin 2.4%, më i ulëti në rajon. Jemi të fundit pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Mësuesit sot janë të keqpaguar dhe shkolla po braktiset.
Mësuesia sot nuk shihet si një profesion që të garanton një jetë dinjitoze. Degët e mësuesisë tkurren me shpejtësi dhe vendi rrezikon të mbetet pa mësues brenda pak vitesh. Dhjetra shkolla mbyllen çdo fillim viti shkollor nëpër rrethe, ndërsa në Tiranë mësimi bëhet ende me turne. Nuk mbështetet kërkimi shkencor dhe nuk incentivohen talentet. Arsimi është në gjëndjen më të mjeruar që ka njohur ndonjëherë vendi. Dinjiteti i mësuesit është nëpërkëmbur nga qeveria e Edi Ramës, duke mos u vlerësuar për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e brezit të ri e duke u kthyer në një ushtar që shpërndan postimet e Kryeministrit. Një situatë e tillë dramatike mund ta ndryshojë vetëm opozita shqiptare dhe me “PD-ASHM”: Buxheti i arsimit do të dyfishohet për të shkuar në 5% të PBB. Pagat e mësuesve do të shkojnë në 1500 euro në krye të mandatit. Pagat për pedagogët do të shkojnë në 2000 euro. Numri i nxënësve në klasa do të reduktohet në 25, nga 40 që është sot në shumë shkolla. Do të dixhitalizohet thellësisht sistemi arsimor. Inovacioni do të financohet mbi mesataren e Bashkimit Europian. Do të shpërndahen kupona 250 euro për çdo fëmijë në lagjet ku mungon shkolla derisa qeveria të hapë aty shkollën e re’, shkruan ai. -

VIDEO/ Ronaldo po përjeton një rini të dytë, përmbys ndeshjen me një gol spektakolar
Cristiano Ronaldo është duke përjetuar një rini të dytë. Sulmuesi portugez ka shënuar sot dy gola të tjerë. Lojtari 40-vjeçar përmbysi ndeshjen në shifrat 2-1 përballë Al Riyadh-it.
Goli i dytë i Ronaldos ishte një kryevepër. Lojtari 5 herë fitues i Topit të Artë tundi rrjetën me anë të një goditjeje nga distanca, teksa topi ishte ende në ajër. Me dy golat e sotëm, Ronaldo ka arritur shifrën e 933 golave në karrierën e tij./Sport Ekspres/