Tag: përjetë

  • Vrau 8 të moshuar në azil, burg përjetë për infermierin

    Vrau 8 të moshuar në azil, burg përjetë për infermierin

    Gjykata e Apelit në Perugia e ka dënuar me burg përjetë ish-infermierin 62 vjeçar Leopoldo Wick, për vrasje të qëllimshme.

    Prokuroria e Ascolit e akuzoi Wick për tetë akuza për vrasje dhe katër tentativa vrasjeje kundër pacientëve të moshuar në qendrën shëndetësore përmes administrimit të paautorizuar të barnave midis janarit 2017 dhe shkurtit 2019.

    Rigjykimi i çështjes u urdhërua nga Gjykata e Kasacionit, e cila, në tetor 2024, rrëzoi vendimin e mëparshëm të lirimit nga akuzat për infermierin, të dhënë nga Gjykata e Apelit e Ankonës.

    Gjykata më parë kishte rrëzuar dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë në shkallën e parë nga Gjykata e Apelit e Maceratës.

  • Dybala përjetë te Roma, palët nisin negociatat

    Dybala përjetë te Roma, palët nisin negociatat

    Në pritje që të rikthehet në fushë, Roma po punon për rinovimin e kontratës me Paulo Dybala. Sipas Corriere dello Sport, Massara dhe Ranieri janë gati t’i ofrojnë fantazistit argjentinas një kontratë që do ta lidhte përjetë me ekipin e Romës.
    Pengesë në këtë pikë mund të jetë fakti që drejtuesit e ekipit italian kërkojnë t’i ulin pagën.

    Në muajt në vijim, palët do të nisim negociatat për të gjetur një akord.
    ()
    © BalkanWeb

  • Në burg përjetë, Aldo Bare kërkon ulje dënimi

    Në burg përjetë, Aldo Bare kërkon ulje dënimi

    Kronikë E Hënë, 15 Shtator 2025 16:44

    Aldo Bare i dënuar me burgim të përjetshëm i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesë për uljen e dënimit ndaj tij. Bare ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Lartë për uljen e dënimit të tij me 45 ditë. Kjo kërkesë vjen pas një vendimi të mëparshëm të gjykatave për masën e dënimit, ndërsa procesi pritet të shqyrtohet nga autoritetet e drejtësisë në ditët në vijim. Aldo Bare u arrestua në mars 2006 në Ankara të Turqisë dhe u ekstradua në Shqipëri në nëntor 2009. Ai ishte në arrati për më shumë se një dekadë dhe akuzohet për kryerjen e krimeve të shumta.
     

  • Diskutimet për Kodin e ri Penal/ 200 të dënuar përjetë do shkojnë drejt lirisë?

    Diskutimet për Kodin e ri Penal/ 200 të dënuar përjetë do shkojnë drejt lirisë?

    Nga Sebi Alla

    Kodi i ri Penal tashmë është një hap larg miratimit, por më parë duhet të kalojë nga “paradhoma” e Brukselit për të marrë një miratim. Ky ka qenë premtimi i Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, në prezantim e Kodit të ri Penal, një Kod që nisi si ide, e madje u tha se u ngritën edhe grupe pune që në vitin 2019, por u finalizua në mesin e kësaj vere. Në dy pikat ku priten ndryshime thelbësore është lirimi parakohe me kusht i të dënuarve përjetë dhe “zhvlerësimi” i nenit të “shpërdorimit të detyrës”, nga zyrtarë publik, duke e kaluar gati si kundravajtje penale. “Kodi aktual nuk i përgjigjet më sfidave të kohës dhe zbatimi i tij paraqet vështirësi reale për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët. Riformatimi konceptual dhe strukturor është jo vetëm i domosdoshëm, por në rrethanat ku jemi është edhe i pashmangshëm”, tha ministri Manja.

    Ekspertët

    Ai gjithashtu këtë Kod të ri nuk e cilëson si produkt qeverie, por nga grupe ekspertësh nën drejtimin e Arben Rakipit, aktualisht kreu i Shkollës së Magjistraturës. “…Autorësia do të mbetet në pronësi të grupit të punës në çdo fazë të konsultimit publik. Më pas drafti do të marrë vulën e certifikimit në Bruksel dhe vetëm atëherë ministria e Drejtësisë dhe qeveria do të vijojë me procedurat e miratimit parlamentar me shumicë të cilësuar”, theksoi Manja.

    Ndryshimet

    Por çfarë parashikon Kodi i ri Penal dhe a është si qëllim zbutja e masave të sigurisë apo dënimeve për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe gjithashtu një pikë e diskutuar shumë edhe lirimi me kusht i të dënuarve me burgim të përjetshëm për krime të rënda?

    Liri për të dënuarit përjetë?

    Nga fundi i deklaratës së tij, Arben Rakipi, ndërsa vlerësoi punën e bërë dhe nevojën sipas tij të ndryshimeve në Kodin Penal, përmendi edhe një pikë e cila lë shteg për shumë diskutime. “Ne kemi pasur në ligj disa pengesa që lidhen me lirimin parakohe me kusht sa lidhet me burgimin e përjetshëm. Ne dolëm në përfundimin që “Po”, mund të aplikojmë lirimin parakohe me kusht për dënimin me burgim të përjetshëm. Është një propozim shumë i guximshëm, debati ka qenë i fortë” tha Rakipi.

    Faktoje.al duke iu referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve zbuloi se aktualisht në burgjet e vendit janë 200 të dënuar përjetë, pjesa më e madhe e tyre të vendosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, 114 të dënuar. Nëse në Kodin e ri miratohet kjo nismë, atëherë çdo të dënuari përjetë i lind e drejta që t’i drejtohet gjykatës për lirimin e parakohshëm me kusht. Edhe pse kriteret pritet të specifikohen, ideja e lirimit të të dënuarve përjetë që kanë marrë vendim të formës së prerë për këtë masë ka hapur debate të forta. Edhe pse janë 200 të dënuar me masën ekstreme që parashikon dënimi penal, disa prej tyre janë emra të njohur të botës së krimit, ose bandave të konsideruara kriminale nga të gjithë shkallët e gjyqësorit, madje edhe nga Gjykata e Strasburgut…. “Këtu mpleksen shumë gjëra, një pjesë së cilës janë viktima, procesi i edukimit, paqja sociale, shkalla e kriminalitetit në vend. Nisur nga besimi që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë përmirësohen, nëse kushtet me të cilët vendosen edhe puna me ta është e efektshme”, tha Rakipi ndërsa justifikoi përfshirjen e këtij propozimi në Kodin e ri Penal.

    Detyra e shpërdoruar

    Në një reagim për Faktoje.al, avokati Ermal Hamataj shprehet se për ndryshimet në Kodin e Ri Penal fillimisht u thirrën grupe interesi, përfaqësues të prokurorive, dhomës së avokatëve, apo edhe të Komitetit të Helsinkit, por sipas tij jo të gjitha propozimet u morën në konsideratë. Një nga pikat ku priten ndryshime në Kodin e ri Penal është akuza e shpërdorimit të detyrës, e referuar përkatësisht në nenin 248 të Kodit Penal aktual. “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet”

    Ndryshimet

    Me ndryshimet e reja, ky nen pritet të ketë ndryshime thelbësore. “Neni që i referohet shpërdorimit të detyrës është në pragun e kundravajtjes penale. Duke ecur me këtë ndryshim, mund të shuhet si dënim penal me burgim”, tha avokati Hamataj. Në piketat e përcaktuara për ndërhyrjet në Kod të publikuara dje nga Ministria e Drejtësisë thuhet: “Shtimi i llojeve të dënimeve alternative të dënimit me burgim për vepra penale të lehta, si dhe i dënimeve plotësuese”. Pikërisht ky citim mund të kalojë veprën e “shpërdorimit të detyrës” si vepër të lehtë penale. “Kemi për herë të parë të parashikuar institutin e lajthimit (gabimit) në faktin që përbën vepër penale, si dhe listimi i pasojave të tjera që buron nga kryerja e veprës penale” citohet në një nga pikat e Kodit të ri. Pikërisht koncepti “lajthim” mund të interpretohet për zyrtarët e lartë publik në kryerjen e një veprimi ose mosveprimi që ka sjellë për pasojë shpërdorimin e detyrës.

    Të miturit, nevojë për Kodin e ri

    Një e mirë në Kodin e ri cilësohet në masë është rishikimi i dënimeve për të miturit, duke aplikuar forma të dënimeve alternative, pa masë represive siç është burgu. “Prioritizohet rehabilitimi dhe riintegrimi i të miturve të përfshirë në krim, duke harmonizuar në këtë mënyrë qëllimet dhe përcaktimet me Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, dhe ligjet e tjera për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”, thuhet në kod. Po ashtu një pikë mjaft e rëndësishme e cila aktualisht mban qindra të mitur dhe të rinj në burgje lidhet edhe me trafikimin apo përdorimin e lëndëve narkotike, duke mos bërë ndarjen specifike për sasinë dhe llojin e lëndëve narkotike.  “Përcaktimi i përgjegjësisë penale për mbajtjen e lëndëve narkotike sipas sasisë dhe llojit të lëndës”, citohet një tjetër pikë në draftin e Kodit të ri Penal.

    Kodi i ri në sesionin e ri…!

    Mëdyshjet për qëllimet e ndryshimeve në Kodin Penal janë ende, ndonëse drafti i paraqitur ka vendosur vetëm piketat ku do ndërhyhet, miratimi i tij duket më pranë, pasi të kalojë për “konsultim publik”. Për të kryer ndryshimet në Kodin Penal ose Civil, nevojiten 84 vota. Aktualisht PS ka 83 vota, ndërsa aleatja e saj jo zyrtare PSD, e deklaruar publikisht pro nismave të qeverisë, ka tre vota. Ideja për ndryshimet në Kodin e ri Penal nisën që në vitin 2019, me të njëjtët ekspertë, përfshi edhe drejtuesin Arben Rakipi, por vetëm në muajt e fundit është finalizuar. Nëse kodi i ri do të kalonte për miratim në Parlament në mandatin e kaluar, ai rrezikohej që të rrëzohej, pasi PS nuk kishte votat e mjaftueshme për të kapur shumicën e cilësuar (84 vota). Nevojiteshin votat e opozitës, e cila nuk kishte dhënë dakordësi paraprake për këto ndryshime në Kodin Penal. Tashmë gjithçka është mjaft më e lehtë për mazhorancën e cila ka votat e duhura për të miratuar Kodin e ri Penal./Faktoje.al

  • Zhdukja e Jan Prengës, burg përjetë për kopshtarin Bexhdili

    Zhdukja e Jan Prengës, burg përjetë për kopshtarin Bexhdili

    Këtë të premte, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me burgim përjetë të Festim Bexhdilit, ish-kopshtari i kompleksit në Shijak ku u dërgua pas rrëmbimit e nga ku u zhduk më pas trupi i Jan Prengës. Bexhdili u rigjykua në Apel në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë, që ktheu çështjen në Shkallën e dytë, duke prishur dënimin përjetë të dhënë me herët ndaj tij.
    Apeli u përball me dy kërkesa të ndryshme nga dy prokurorët e të njëjtës çështjeje. Një nga prokurorët kërkoi dënim me 20 vite burg, me pretendimin se Bexhdili ishte i rastësishëm në ngjarje dhe jo pjesë e grupit kriminal që rrëmbeu e zhduku më pas Jan Prengën.

    Sipas SPAK, Festim Bexhdili ka qenë në ambientet e kompleksit “Golden” kur aty është dërguar trupi i Jan Prengës dhe ka ndihmuar rrëmbyesit ta zhvendosë trupin nga një automjet në tjetrin. Po ashtu, ai dyshohet se ka ndihmuar këta persona në zhdukjen e trupit dhe ka dijeni për të, dijeni që nuk e ka ndarë me hetuesit.
    Gjatë deklarimeve të tij një gjyq, Bexhdili ka pranuar se ju është bindur personave që mbërritën në garazhin e kompleksit, për të zhvendosur trupin, si edhe t’ju ketë vënë në dispozicion një kazmë dhe lopatë, për shkak se ata ishin të armatosur.

  • Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin

    Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin

    Festim Bexhdili do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen dhe zhdukjen e Jan Pregës, në janar të vitit 2020. Ishte ky vendimi i dhënë këtë të premte, 25 korrik, nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e dhënë nga GJKKO.
    Në seancën përmbyllëse të rishqyrtimit gjyqësor të mbajtur më 11 korrik, dy prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, SPAK patën qëndrime të ndryshme për dënimin e kopshtarit.
    Dënimi i parë ndaj tij me burg përjetë nga dy shkallë të gjyqësorit u prish nga Gjykata e Lartë që argumentonte se SPAK nuk kishte prova për dijeninë e Bexhdilit mbi rrëmbimin dhe ndihma që u ka dhënë autorëve, ishte momentale.
    Bazuar në këtë qëndrim, prokurori Behar Dibra kërkoi dënimin e tij me 20 vite heqje lirie, duke argumentuar në seancë se Bexhdili ishte në kompleks për shkak se punonte aty dhe nuk mund të mbahej përgjegjës edhe për vrasjen.
    Nga ana tjetër, prokurorja Elida Kaçkini kërkoi lënien në fuqi të vendimit të dënimit me burgim të përjetshëm, duke e konsideruar Bexhdilin si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë. Sipas saj, kamerat e sigurisë tregojnë bindjen e tij ndaj autorëve të tjerë, pasi i ndihmoi në lëvizjen dhe fshehjen e trupit si edhe në pastrimin e vendit të ngjarjes.
    Për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, SPAK ka të pandehur si porositës Dritan Rexhepin dhe 6 persona të tjerë, ndërsa shkak për ngjarjen është bërë vjedhja e një sasie droge në Britani./tvklan.al
     

  • VIDEO- Lot në sallën e gjyqit! Masakroi ish të dashurën shtatzënë me thikë, dënohet me burg përjetë shqiptari, avokatët: S’e prisnim!

    VIDEO- Lot në sallën e gjyqit! Masakroi ish të dashurën shtatzënë me thikë, dënohet me burg përjetë shqiptari, avokatët: S’e prisnim!

    Bujar Fandaj

    ITALI- Burg përjetë, ky është dënimi i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Trevisos ndaj Bujar Fandajt, shqiptarit nga Kosova që vrau ish-partneres së tij, 26-vjeçarja Vanessa Ballan, e cila në atë kohë ishte shtatzënë. Mediat italiane kanë publikuar sot pamjet nga salla e gjyqit, pasi trupa gjykuese shqiptoi dënimin përjetë për 40-vjeçarin shqipar. Në sallë ishin edhe prindërit e viktimës, të cilët u përlotën nga vendimi i marrë. E ëma e viktimës nuk e përmbajti dot veten në sallën e gjyqit dhe nisi që të qante, duke prekur të gjithë të pranishmit. Ishte bashkëshorti i saj dhe avokati i tyre, ata që u kujdesën që ta qetësonin.
    Ndërsa Bujar Fandaj, edhe pse ishte në sallë nuk bëri asnjë reagim. Avokatët e tij mbrojtës, Chiara Mazzocato dhe Daria Bissoli, u shprehën të pakënaqur për atë që vendosi trupa gjykuese. 
    “Nuk e prisnim këtë lloj dënimi, duke u nisur nga supozimi se vetë prokurori publik nuk e kishte kërkuar, kështu që gjykata shkoi përtej kërkesave të prokurorit publik. Tani, natyrisht, nuk mund ta kuptojmë arsyen e këtij vendimi dhe e vetmja gjë e mundshme është të presim, të jemi në gjendje ta lexojmë dhe në atë pikë do të kuptojmë dhe vlerësojmë para së gjithash nëse është rasti të paraqesim një ankesë dhe të vlerësojmë se cilat aspekte nuk u morën në konsideratë,”- shpjeguan Chiara Mazzocato dhe Daria Bissoli.
    Por Bujar Fandaj nuk u ka thënë asgjë avokatëve të tij.
    “Ai nuk ka thënë asgjë. Ai ka heshtur, po i mendon gjërat mirë, padyshim duke e kuptuar rëndësinë dhe seriozitetin e vendimit, por ai gjithashtu po pret të kuptojë arsyetimin. Do të kemi një mundësi të flasim me të afërmit e tij, të cilët padyshim prisnin një dënim të rëndë. Ne kurrë nuk e kemi fshehur seriozitetin e situatës,”-shtuan ata. 
    Vrasja ndodhi në via Fornasette, në Spineda, një fshat i Riese Pio X. E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj, nga Bujar Fandaj, teksa raportohet se ajo e kishte denoncuar më parë autorin për përndjekje. Ballan i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj me Bujar Fandaj në verë të atij viti, ndarje e cila nuk është pranuar nga autori. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë. Vanessa ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë./ZËRI

  • I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiut i gjendet celular në qeli në burgun e Drenovës

    I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiut i gjendet celular në qeli në burgun e Drenovës

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • U vra për një Rolex e varëse floriri, si u gjetën eshtrat e 16-vjeçarit pas 7 vitesh? Burg përjetë autorit

    U vra për një Rolex e varëse floriri, si u gjetën eshtrat e 16-vjeçarit pas 7 vitesh? Burg përjetë autorit

    Eshtrat e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, që u vra në vitin 2015 nga Kristian Cenaj, për të cilin sot  Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi dënimin burg përjetë, u gjetën në vitin 2022, pas 7 vitesh!

    Familjarët kishin denoncuar rastin në polici, duke deklaruar se ditën që ka humbur kontaktet djali i tyre ka pasur me vete një orë të shtrenjtë “Rolex” si edhe disa bizhuteri, të cilat kapnin vlerën e 1 milion lekëve të rinj.
    Pas shtatë vitesh që rezultonte i zhdukur dhe familja kërkonte me dëshpërim gjendjen e tij, kafka dhe mbetjet kockore të të miturit u pikasën nga një banor, në një zonë me ferra dhe shkurre 30 metra larg rrugës që lidh Fushë-Kuqen me Adriatikun, disa ditë pasi ferrat dhe shkurret ishin përfshirë nga flakët.
    Në një intervistë për gazetaren Anila Hoxha nga sektori i ADN-së, ekspertët treguan tre vite më parë punën për ekzaminimin e eshtrave.
    “Ishte një adoleshent i zhdukur në zonën e Lezhës, kockat e tij kishin dalë në sipërfaqe nga kafshët, ekspertët na sollën mbetje kockore, ne bëmë krahasimin me familjen e tij dhe identifikimin e kockave”, tregoi Aleksandër Bushati, ekspert ADN-je.
    Ndërkohë, një vit më parë, kur Gjykata e Lezhës caktoi dënimin burg përjetë për Cenajn, avokati i familjes së viktimës, Eduart Mullaraj kërkoi zgjerim të hetimeve, pasi sipas tij në këtë krim janë të përfshirë dhe persona të tjerë.
    “Jemi të kënaqur me vendimin e marrë nga trupi gjykues. Do vazhdoj të këmbëngul për zbardhjen e kësaj të vërtete duke dalë dhe të tjerë që kanë qenë pjesë e këtij grupi për ekzekutimin e Mariglen Gjonajt. Ne po vazhdojmë edhe me hetime të tjera për të zbardhur të gjithë të vërtetën e këtij krimi”, tha avokati.

    Top Channel

  • Vrau të miturin për t’i vjedhur aksesorët me vlerë, dënohet me burg përjetë Kristian Cenaj

    Vrau të miturin për t’i vjedhur aksesorët me vlerë, dënohet me burg përjetë Kristian Cenaj

    Kristian Cenaj, i cili në vitin 2015 vrau një të mitur për t’i vjedhur aksesorët me vlerë, u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

    Cenaj u dënua për akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Në 18 maj 2015, Cenaj vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markës Rolex dhe varëse floriri, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur.
    Eshtrat e të ndjerit u gjetën në prill 2022, gjashtë vite pasi familjarët denoncuan zhdukjen e tij.

    Top Channel