Tag: përjashtimin

  • Dosjen “Partizani”, Berisha kërkon përjashtimin e gjyqtares së çështjes! Shtyhet seanca

    Dosjen “Partizani”, Berisha kërkon përjashtimin e gjyqtares së çështjes! Shtyhet seanca

    Sërish është shtyrë seanca paraprake për dosjen “Partizani”, e cila u la në 5 maj në orën 11:00.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e cila po ndjek nga afër seancën, bën me ndije se përmes avokatit Genc Gjokutaj, Sali Berisha ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes.
    Kërkesa u depozitua pak përpara se të shprehej gjyqtarja e hetimit paraprak.
    “Në këtë seancë që ishim sot na takon vetëm ne të depozitojmë kërkesë, prokurori ka një moment tjetër kur shpreh vendim në lidhje me pranimin ose rrëzimin e kërkesës sonë”, tha Gjokutaj pas seancës.

    Top Channel

  • Shtyhet dosja ‘Partizani’/ Berisha kërkon përjashtimin e gjyqtares: Ka njëanshmëri të theksuar në vendimmarrje

    Shtyhet dosja ‘Partizani’/ Berisha kërkon përjashtimin e gjyqtares: Ka njëanshmëri të theksuar në vendimmarrje

    Shtyhet për në datë 5 Maj në orën 11:30 vendimi për dosjen Partizani ku mes të tjerëve akuzohet edhe Sali Berisha. Avokati Genci Gjokutaj tha se ka kërkuar përjashtimin nga trupa të gjyqtares Fjorela Davidhi. “Sot kërkuam përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi” tha ai.
    Dosja “Partizani” lidhet me privatizimin e ish-kompleksit të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv.
    Berisha akuzohet për korrupsion në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, sepse, sipas SPAK pretendohet se ka favorizuar këtë të fundit në privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani. Hetimet për dosjen “Partizani” zgjatën 4 vite.

  • Dosja “Partizani”, seanca paraprake shtyhet për në 5 Maj

    Dosja “Partizani”, seanca paraprake shtyhet për në 5 Maj

    Është shtyrë për në 5 Maj seanca paraprake për dosjen “Partizani”. Sot avokatët mbrojtës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi.
    “Pas vendimit të gjyqtares paraprake në lidhje me papërdorshmëri, pavlefshmëritë e kërkimeve tona, ne unanimisht të gjitha subjektet e kësaj çështjeje, morëm një vendim për të kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi për njëanshmëri të theksuar në vendimmarrjen e saj. Ato janë kërkime të qarta të bazuara në ligj dhe një kaos gjyqësor, i cili pa  shpjeguar shkaqet e ligjshmërisë apo paligjshmërisë së kërkimeve tona mori një vendim të padrejtë. Sot ne depozituam në formë të shkruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi dhe sipas procedurës seanca u ndërpre sepse gjyqtarja nuk mund të marrë vendim pa u shprehur një gjyqtar tjetër në lidhje me përjashtimin e saj”, tha avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj pas seancës.
    Seanca tjetër do të zhvillohet vetëm nëse gjyqtarja Davidhi do të vijojë të jetë gjyqtare e çështjes.
    “Paraprakisht gjykata caktoi një datë duke konsideruar faktin për të mos u vonuar nëse do të rrëzohet kërkesa jonë jemi të detyruar të vijojmë me gjyqtaren Davidhi. Është në datën 5 Maj në orën 11:30”, tha Gjokutaj
    Kujtojmë se në lidhje me këtë çështje Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv”. Jamarbër Malltezi e Fatmir Bektashi akuzohen për korrupsion e pastrim parash ndërsa dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja e Andia Pustina vetëm për pastrim parash.

  • Kërkesa e Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese/ Gjykata e lartë rrëzon Berishën

    Kërkesa e Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese/ Gjykata e lartë rrëzon Berishën

    Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e kreut të PD Sali Berisha për përjashtimin e treshes gjykuese Ilir Panda, Sokol Binaj, Sander Simoni nga gjykimi i rekursit të tij për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtari Enton Dhimitri.
    Seanca ishte parashikuar të zhvillohej të martën, por Gjykata e Lartë e shtyu për në datë 22 prill. Në të njëjtën seancë, gjykata do shqyrtojë dhe rekursin e Berishës dhe të dhëndrit Jamarbër Malltezi për masën e sigurisë.

  • Kërkoi përjashtimin e trupit gjykues, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Sali Berishës

    Kërkoi përjashtimin e trupit gjykues, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Sali Berishës

    Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e kreut të PD Sali Berisha për përjashtimin e treshes gjykuese Ilir Panda, Sokol Binaj, Sander Simoni nga gjykimi i rekursit të tij për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
    Vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtari Enton Dhimitri.
    Seanca ishte parashikuar të zhvillohej të martën, por shkalla e tretë e gjysorit e shtyu për në datë 22 prill.

    Në të njëjtën seancë, gjykata  do shqyrtojë dhe rekursin e Berishës dhe të Malltezit për masën e sigurisë./

  • Kërkoi përjashtimin e trupit gjykuese që shqyrton rekursin për masën e sigurisë, Gjykata e Lartë ‘rrëzon’ Sali Berishën

    Kërkoi përjashtimin e trupit gjykuese që shqyrton rekursin për masën e sigurisë, Gjykata e Lartë ‘rrëzon’ Sali Berishën

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese që do shqyrtojë rekursin e tij kundër masës detyrim paraqitje.
    Në një shkresë drejtuar GJL, Sali Berisha kërkonte largimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.

  • Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën

    Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën

    Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese që do shqyrtojë rekursin kundër masës detyrim paraqitje.
    Berisha kërkonte largimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.
    Njëkohësisht ish-kryeministri Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë (e hëna e parë e prillit) të mos paraqitet në zbatim të masës së sigurisë, pasi do të udhëtojë drejt Strasburgut.

  • Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës

    Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës

    Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese që do shqyrtojë rekursin kundër masës detyrim paraqitje.
    Berisha kërkonte largimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.
    Njëkohësisht ish-kryeministri Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë (e hëna e parë e prillit) të mos paraqitet në zbatim të masës së sigurisë, pasi do të udhëtojë drejt Strasburgut.

  • PD kërkon përjashtimin nga lista e kandidatëve, reagon Bido: Dole bllof Doktor. Shihemi në Kuvend

    PD kërkon përjashtimin nga lista e kandidatëve, reagon Bido: Dole bllof Doktor. Shihemi në Kuvend

    PD kërkon përjashtimin nga lista e kandidatëve, reagon Bido: Dole bllof Doktor. Shihemi në Kuvend
     
    Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në qarkun Vlorë, Ardit Bido, ka reaguar pas kërkesës së Partisë Demokratike drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkohet përjashtimi i tij nga lista me pretendimin se nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave.Përmes një postimi në rrjete sociale, Bido ka publikuar dokumentin zyrtar që vërteton pezullimin e tij nga detyra më datë 12 mars, një ditë përpara regjistrimit si kandidat, duke e cilësuar pretendimin e PD-së si një përpjekje të kotë që bie ndesh me faktet.
     

     
    “Doktor, dole sërish bllof. Shihemi në Kuvendin e shqiptarëve”, shkruan Bido, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Sali Berishës, ndërsa ironizon edhe nivelin e përfaqësimit ligjor të PD-së, duke përmendur emrin e Fredi Belerit.
     
    Sipas Bidos, PD ka dalë për të dytën ditë radhazi në konferencë shtypi vetëm për të kërkuar përjashtimin e tij, nga mbi 180 kandidatë të PS-së, çka sipas tij tregon frikën e demokratëve përballë garës reale.
     
    “Ligji për nëpunësin civil është i qartë: pezullimi i titullarëve bëhet me akt të DAP. Ky akt ekziston që prej 12 marsit. Madje, unë kam deleguar edhe kompetencat, siç e kërkon ligji. Pra, nuk keni as argument ligjor dhe as moral”, shkruan Bido ndër të tjera.
     
    Ai shton se përballja e vërtetë do të ndodhë në foltoren e Parlamentit: “Do të më gjeni aty, me të vërtetat historike dhe aktuale përballë aleancës suaj të antishqiptarisë”, përfundon Bido.