Tag: përjashtimin

  • Dosja “Partizani”/Kërkuan përjashtimin e 3 gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës..

    Dosja “Partizani”/Kërkuan përjashtimin e 3 gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës..

    Gjyqtari i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Çela, ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.
    Berisha dhe Malltezi, të pandehur në dosjen “Partizani”, kërkuan që gjykimi të mos zhvillohet nga gjyqtarë të GJKKO-së, me pretendimin se ata nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri. Sipas tyre, kjo trupë është nën monitorim, përgjim dhe mbikëqyrje nga SPAK-u, institucion që, sipas mbrojtjes, përbën palë në proces.
    Më herët, relatorja e çështjes, gjyqtarja Elsa Ulliri, kishte kërkuar dorëheqjen, duke argumentuar se ka një të afërme, deputeten aktuale të PD-së, Andia Ulliri. Por kërkesa e saj u refuzua nga nënkryetari i GJKKO-së.
    Seanca e radhës për çështjen “Partizani” është caktuar të zhvillohet më 15 shtator.
    Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, kryer në bashkëpunim, ndërsa Jamarbër Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Të pandehur në këtë çështje janë gjithashtu edhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina./tvklan.al

  • Afera Partizani/ Kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

    Afera Partizani/ Kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

    Gjyqtari i GJKKO, Erjon Çela rrezon kërkesën e avokatit të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese të përberë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.
    Të pandehur për dosjen “Partizani” Berisha dhe Malltezi kërkojnë që të mos gjykohen nga gjyqtarët e GJKKO pasi sipas tyre këto gjyqtare nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri duke qenë se monitorohen, përgjohen dhe mbikëqyren nga SPAK, që sipas tyre është palë në këtë proces.
    Më herët relatores se trupit gjykues  Elsa Ulliri iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i GJKKO. Gjyqtarja kërkoi dorëheqjen me arsyetimin se ka kushërirë deputeten aktuale te PD Andia Ulliri.
    Seanca e radhës për dosjen Partizani është caktuar te zhvillohet me 15 shtator.
    Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer ne bashkëpunim ndërsa Malltezi për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Të pandehur janë marre dhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

  • Dosja “Partizani”/ Kërkuan përjashtimin e tre gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës dhe e Malltezit

    Dosja “Partizani”/ Kërkuan përjashtimin e tre gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa e Berishës dhe e Malltezit

    Gjyqtari i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Çela, ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.
    Berisha dhe Malltezi, të pandehur në dosjen “Partizani”, kërkuan që gjykimi të mos zhvillohet nga gjyqtarë të GJKKO-së, me pretendimin se ata nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri. Sipas tyre, kjo trupë është nën monitorim, përgjim dhe mbikëqyrje nga SPAK-u, institucion që, sipas mbrojtjes, përbën palë në proces.
    Më herët, relatorja e çështjes, gjyqtarja Elsa Ulliri, kishte kërkuar dorëheqjen, duke argumentuar se ka një të afërme, deputeten aktuale të PD-së, Andia Ulliri. Por kërkesa e saj u refuzua nga nënkryetari i GJKKO-së.
    Seanca e radhës për çështjen “Partizani” është caktuar të zhvillohet më 15 shtator.
    Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, kryer në bashkëpunim, ndërsa Jamarbër Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Të pandehur në këtë çështje janë gjithashtu edhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

  • Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon përjashtimin e 3 gjyqtarëve: Përgjohen nga SPAK

    Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon përjashtimin e 3 gjyqtarëve: Përgjohen nga SPAK

    Të hënën e tretë të korrikut, ish-kryeministri Sali Berisha, kishte punë edhe me SPAK–un, ku duhet të paraqitej në zbatim të masës së sigurisë, edhe me Gjykatën e Posaçme, ku zhvillohej seanca e dytë e dosjes “Partizani”.
    Lideri demokrat kaloi dy herë veç pragun e SPAK, ndërsa nuk shkoi në gjyqin ku akuzohet për “korrupsion”, duke ia lënë në dorë përfaqësimin avokatëve. Berisha shënjestroi kreun e Strukturës së Posaçme, Altin Dumani, që sipas tij, kishte regjistruar pa emër hetimin e dy kallëzimeve kundër gjyqtares Irena Gjoka.
    “Se po të hapej me emër, Irena Gjoka nuk mund të rrinte asnjë ditë të vetme në sistemin e drejtësisë. Ajo ka kryer një seri veprash, ka mashtruar, është përzënë dhe është e dënuar me burg. Ka fshehur, falsifikuar. Edhe ajo që, nuk them se në rrafshin ligjor, por moral, që pasi i mori burrin, shkoi edhe mori edhe 60 mln lekë shpërblim”, tha kryedemokrati.
    Berisha tha se nuk kishte kundërshti për treshen e gjyqtarëve të dosjes “Partizani”, që do të shqyrtojnë akuzat ndaj tij, dhëndrit Jamarbër Malltezi dhe gjashtë të bashkëpandehurve, por shprehur rezerva për pavarësinë e gjyqtarëve të posaçëm.
    Ndërkohë, në seancën që kishte nisur teksa ish-kryeministri fliste para SPAK, avokatët e tij kërkuan përjashtimin e të tre anëtarëve të trupit gjykues.
    “Gjithë gjyqtarët e kësaj gjykate nuk gëzojnë statusin e gjykatës së pavarur e të paanshme, për shkak se kjo është një gjykatë që është nën vëzhgimin, përgjimin, frekuent telefonik të gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre, pa garanci juridike, pa garanci procedurale, thjeshtë me konstatim, me një mendim të një oficeri të BKH dhe SPAK. Pra njëra nga palët në proces, ka në kontroll gjykatën”, tha Gjokutaj.
    Për këtë shkak, avokatët e Berishës kërkuan një trupë të përbërë jo nga gjyqtarë të posaçëm, por nga gjyqtarët e gjykatave të juridiksionit të zakonshëm. Përveç kërkesës së avokatëve të Berishës, avokati i një prej shoqërive tregtare, të pandehura në proces, kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, gjykata vendosi të ndërpresë dhe shtyjë seancën për më 15 shtator.

  • Shtyhet gjyqi për dosjen ‘Partizani’, mbrojtja kërkon përjashtimin e gjyqtarëve, ja kur do të mbahet seanca e radhës

    Shtyhet gjyqi për dosjen ‘Partizani’, mbrojtja kërkon përjashtimin e gjyqtarëve, ja kur do të mbahet seanca e radhës

    Është shtyrë procesi gjyqësor për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, të përfshirë në dosjen “Partizani”.

    Seanca e ardhshme do të mbahet më 15 shtator.
    Mbrojtja kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese. Avokati Genc Gjokutaj nga seanca ka thënë se ‘Gjyqtarët nuk ofrojnë gjykim të paanshëm pasi janë nën vëzhgim nga SPAK. Kemi një kërkesë për të përjashtuar treshen gjykuese nga procesi’.
    Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë për korrupsion e pastrim parash.
    Seanca e parë, më 30 qershor, u shty për mungesë të Berishës, i cili tha se nuk kishte marrë fletëthirrjen, si dhe mungesës së biznesmenit Fatmir Bektashit, për arsye shëndetësore.
     

  • Mbledhja në KAS, Logu: Prania e Rusmajlit cënon procesin, është Këshilltar i Presidentit

    Mbledhja në KAS, Logu: Prania e Rusmajlit cënon procesin, është Këshilltar i Presidentit

    Marash Logu

    TIRANË- Marash Logu, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në mbledhjen e zhvilluar në Kolegjin Zgjedhor pas ankimimeve të depozituara nga koalicioni Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka ngritur si shqetësim praninë e Ilirjan Rusmajlit. Sipas Logut, prania e Rusmajlit ka cënuar paanshmërinë e procesit të ankimimit.
    “Prania e Rusmajlit në KAS cenoi parimin e paanshmërisë, ne kemi kërkuar përjashtimin e këtij anëtari, pasi për shkak të pozicionit që mban si Këshilltar i Presidentit, vendimet e mëparshme që ka marrë, apo fjalëve drejtuar përfaqësuesit të ankimuesve, mendojmë ishte në shkelje të paanshmërisë. Vetë ky anëtar ka shkruar vendimmarrjen për përjashtimin e tij. Ai as nuk duhet të ishte i pranishëm, as të merrte vendim, as të shkruante vendimin për kërkesën tonë për përjashtimin e tij,”- tha Logu.
    Të njëjtin ankimim, Logu ka paraqitur edhe në mbledhjen ku u diskutua për rinumërimin e votave të kandidatëve të Opozitës. Sot në mbledhjen e zhvilluar në Kolegjin Zgjedhor u rrëzuan ankimimet e PD-ASHM për qarkun e Kukësit, Lezhës dhe Gjirokastrës. Ndërkohë që pritet vendimi për Korçën./ZËRI

  • SYRI TV/ PD kërkon përjashtimin e Rusmailit në KAS: Rusmaili, edhe këshilltar i Begajt

    SYRI TV/ PD kërkon përjashtimin e Rusmailit në KAS: Rusmaili, edhe këshilltar i Begajt

    Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e Ilir Rusmailit nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, me argumentin se ai mban njëkohësisht edhe postin e këshilltarit të Presidentit Bajram Begaj.

    Përfaqësuesi i opozitës, Marash Logu, e cilësoi këtë një përfshirje të drejtpërdrejtë të Presidentit në procesin zgjedhor, duke kërkuar përjashtimin e Rusmailit nga vendimmarrja, duke iu referuar edhe gjetjeve të raportit të OSBE-ODIHR mbi bashkimin e shtetit me Partinë Socialiste në këto zgjedhje.
    Pavarësisht fakteve, KAS e rrëzoi kërkesën, me pretendimin se nuk janë përmbushur kushtet për shkelje ligjore.

    Ndërkohë, në këtë seancë, PD paraqiti të gjitha provat për problematikat dhe shkeljet zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit në Shkodër — nga përdorimi i administratës dhe burimeve publike, deri te blerja e votave përmes grupeve kriminale.
    Debate pati edhe për manipulimin e votës së diasporës, sidomos në shtetin e Greqisë.
    Pas provave dhe problematikave të ngritura nga përfaqësuesi ligjor i PD-së, KAS vendosi të shtyjë për në një seancë tjetër vendimmarrjen për shpalljen ose jo të pavlefshmërisë së zgjedhjeve në të gjithë zonën zgjedhore të qarkut Shkodër.

     

  • PD kërkon përjashtimin e Rusmalit, KAS e rrëzon (DOKUMENTI)

    PD kërkon përjashtimin e Rusmalit, KAS e rrëzon (DOKUMENTI)

    Ilir Rusmaili

    TIRANË-Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka kërkuar përjashtimin e anëtarit të PS Ilir Rusmaili ndërsa po shqyrtohet ankimimi i bërë për rezultatin zgjedhor në Shkodër. Por, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar ankesën e Partisë Demokratike për të përjashtuar anëtarin e kësaj trupe.
    “KAS pasi shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga pala ankuese e rrëzoi këtë pasi nuk jemi në kushtet e parashikuara nga neni 130 i kodës së procedurës administrative”,- tha relatori i çështjes, Ervin Lako.
    Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu ka depozituar në Komisionin Qëndror të zgjedhjeve, kërkesën ku thuhet se Rusmali është në kushte njëanshmërie për shkak të pozicionit të tij në presidencë. Sipas PD, prania e tij në KAS, teksa ushtron edhe detyrën e këshilltarit ligjor të Bajram Begajt, paraqet një sërë problematikash të natyrës kushtetuese dhe ligjore, duke filluar nga fakti se ndërhyrja e institucionit të presidentit, bie ndesh me nenin 86 të kushtetutës.
    “Ky anëtar, sipas dokumentit, për shkak të funksionit zyrtar që mban pranë Presidentit të Republikës, si dhe vendimmarrjeve të ndërmjetme lidhur me ankimet tona të mëparshme, ashtu edhe fjalëve edhe shprehjeve që ka përdorur në raport me përfaqësuesin ligjor të ankuesit, vlerësojmë se është në kushte njëanshmërie dhe si i tillë duhet të përjashtohet nga shqyrtimi i kërkesë ankimore, objekt shqyrtimi ne këtë procedurë administrative”,-thuhet në kërkesën e PD dorëzuar në KAS.
    Edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes kabinetit të tij, në procesin e administrimit të zgjedhjeve.
    Duke ju referuar rastit të anëtarit të KAS Ilirjan Rusmali, që rezulton njëkohësisht të jetë edhe Këshilltar Ligjor i Presidentit të Republikës, Bardhi sqaron ne një shkrese të tre ditëve me parë se angazhimi i Kabinetit të Presidentit në procesin e administrimit të zgjedhjeve nënkupton që Institucioni i Presidentit të Republikës po cenon rëndë parimin e neutralitetit dhe përfaqësimit të unitetit të popullit.

    Akuzat nga opozita erdhën në mbledhjen e KAS, ku po diskutohej për Kukësin.Demokratët pretendojnë parregullsi të shumta, duke dorëzuar pothuajse të njëjtën dinamikë provash si në rastet e tjera. Anëtari i KAS, Ilir Rusmali debatoi me juristin e PD-së Marash Logu, që kërkoi pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Dibër. Logu kërkoi hapjen e kutive te KZAZ 18 në Bulqizë, pasi nga pamjet filmike kanë konstatuar parregullsi, ndërsa anëtari i KAS tha se pamjet nuk vihen bruto në dispozicion. Debati agravoi edhe në ofendime mes tyre, ku Logu u shpreh se do të kërkonte përjashtimin e antëtarit të KAS, madje e akuzoi për konflikt interesi.
    Gjithsesi, duket se argumentet e PD-së nuk janë marrë për bazë nga anëtarët e tjerë të KAS. PD-ja pritet që të vijojë të kërkojë përjashtimin e Ilirjan Rusmalit për të gjitha kërkesat ankimore të saj./ZËRI
    Dokumenta bashkëngjitur

  • KAS rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin e Rusmajlit

    KAS rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin e Rusmajlit

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot një ankesë të Partisë Demokratike për të përjashtuar anëtarin e kësaj trupe, Ilirjan Rusmajli nga shqyrtimet e kërkesave të saj për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.
    “KAS pasi shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga pala ankuese e rrëzoi këtë pasi nuk jemi në kushtet e parashikuara nga neni 130 i kodës së procedurës administrative”, tha relatori i çështjes, Ervin Lako.
    Çfarë ndodhi në seancën në KAS?
    Opozita kërkoi përjashtimin e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ilirjan Rusmajli nga shqyrtimi i kërkesave të saj për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.
    Argumenti i përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Marash Logu, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishte se kërkojnë një proces të “paanshëm”, por Rusmajli është këshilltar i Presidentit Bajram Begaj.
    “Ne i kemi kërkuar Presidentit të Republikës që të heqë dorë nga procesi zgjedhor përmes kabinetit të tij. Pastaj se çfarë bën Presidenti i Republikës është puna e tij. Do të vazhdojë ai të shkelë Kushtetutën le të vazhdojë ta bëjë. Thënë këtë gjë nuk e pengon aspak kërkesën që kemi në këtë proces kur ne me të drejtë kërkojmë që të zhvillohet proces i rregullt ligjor, ku një prej elementëve kryesorë është paanshmëria”, tha Logu.
    PD-ja do të vijojë të kërkojë përjashtimin e Rusmajlit për të gjitha kërkesat ankimore të saj.

  • PD kërkon përjashtimin e Ilir Rusmalit nga shqyrtimi i ankesave për 11 Majin

    PD kërkon përjashtimin e Ilir Rusmalit nga shqyrtimi i ankesave për 11 Majin

    Partia Demokratike do të kërkojë përjashtimin e Ilir Rusmalit nga shqyrtimi i të gjitha kërkesave që ka bërë PD në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit në qarqet e vendit.
    Sipas PD-së, Rusmali, ka konflikt interesi dhe nuk garanton paanshmwrinw e procesit, ka votuar pak ditë më parë për të mos i dhënë PD-së procesverbalet e qendrave të votimit për Kukësin dhe ka përsëritur sjelljet e një njeriu pa etikë.
    Në seancën e mesditës së sotme, ku po shqyrtohej ankesa e PD-së për shpalljen e pavlefshme të votimit në qarkun e Dibrës, gjithashtu Ilir Rusmali ka ofenduar përfaqësuesin ligjor të PD-së, Marash Logu. Shkak u bë një mosmarrëveshje për procedurën e hapjes së kutive me përfaqësuesin e PD, Logu.
    Gjatë debatit, Rusmali është shprehur: “Ti je djalë i ri dhe gabon vazhdimisht. Ishte e qartë kërkesa ime. Fodullin mos e bëj në institucion.”
    Ndërsa Marash Logu, menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar duke kërkuar procedurialisht përjashtimin e Rusmalit nga shqyrtimi i të gjitha kërkesave të PD-së në KAS:
    “Kërkoj procedurialisht që Rusmali të përjashtohet nga shqyrtimi i të gjithë kërkesave që ka bërë PD se nuk garanton paanshmëri në këtë proces. Ka dhe konflikt interesi. Në këtë moment t’i ndërpritet fjala e të mos përfshihet në procedurë. Këto fjalë ‘fodullëk’ t’i mbajë për vete, e kërko falje e ruaj etikën.”
    Kërkesa për përjashtimin e Ilir Rusmalit pritet të dorëzohet zyrtarisht pranë KAS në orët në vijim.
    Ndërkohë, Partia Demokratike kundërshtoi sot tabelat përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve për qarkun Dibër, duke kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara më 11 maj.
    Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, paraqiti në KAS prova dhe fakte që sipas tij dëshmojnë se “shteti u shkri në një me partinë” dhe se “administrata dhe resurset shtetërore u përdorën për të blerë zgjedhjet në këtë qark”.
    PD kërkon gjithashtu të administrohen të dhënat e kryqëzuara nga pajisja PAY dhe të dhënat nga DHL për shpërndarjen e votës së diasporës.