Tag: përjashtimin

  • PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga punimet e Kuvendit për fyerje, socialistët e rrëzojnë: Ka kërkuar falje publike në seancë

    PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga punimet e Kuvendit për fyerje, socialistët e rrëzojnë: Ka kërkuar falje publike në seancë

    Partia Demokratike kërkoi përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, pas debatit të ashpër të zhvilluar në seancën e fundit plenare. 
    Opozita pretendoi se Balla u ishte drejtuar deputetëve të PD me fjalë fyese nga foltorja e Kuvendit, duke përdorur termat si “po lehin”, “rraca e tyre”, “ta tregoj unë ty”, “gënjeshtar”. 
    Por kërkesa e opozitës u hodh poshtë nga shumica socialiste në Sekretariatin te Etikës, e cila e konsideroi çështjen “të mbyllur” pas ndjesës publike të Ballës. 
    Demokratët e cilësojnë vendimin e Etikës si një standard të dyfishtë dhe mbrojtje politike ndaj eksponentëve të PS-së, pasi po sot u vendos përjashtimi i liderit të PD, Sali Berisha me 10 ditë, për deklaratat ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato. 

  • Mblidhet sot Komisioni i Etikës: PS kërkon përjashtimin e Berishës, PD të Ballës

    Mblidhet sot Komisioni i Etikës: PS kërkon përjashtimin e Berishës, PD të Ballës

    Sekretariati i Etikës do të mblidhet këtë të hënë në orën 14:00 për marrë vendimin lidhur me kërkesën e socialistëve për përjashtimin nga Kuvendi deri në 60 ditë të kreu të PD-së, Sali Berisha.
    PS të premten kanë dërguar një kërkesë zyrtare ku kërkojnë përjashtimin e Berishës nga Kuvendi pas deklaratave të tij ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. Ata i kanë cilësuar këto deklarata sulm ndaj Gonzatos dhe se Berisha duhet të japë llogari.
    Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë edhe kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e Taulant Ballës. PD në kërkesë shprehen se Balla ofendoi dhe përdori gjuhë kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.

  • Sot mblidhet ‘Etika’ për ofendimin e Berishës ndaj Gonzatos, PS kërkon përjashtimin deri në 2 muaj

    Sot mblidhet ‘Etika’ për ofendimin e Berishës ndaj Gonzatos, PS kërkon përjashtimin deri në 2 muaj

    Sekretariati i Etikës do të vendosë sot në 14:00 për përjashtimin deri në 60 ditë të Sali Berishës nga Kuvendi, ‘ndëshkimi’ i parë për kreun e demokratëve që nga nisja e punimeve të Kuvendit në shtator.
    Socialistët kërkuan zyrtarisht të premten, me firmë të 12 deputetëve, ndëshkimin e kreut të PD-së me përjashtim nga jeta parlamentare, pas deklaratës me nota ofenduese të bërë në drejtim të ambasadorit të BE në vendin tonë Silvio Gonzato, pasi ky i fundit kishte bërë thirrje të votohej si pjesë e përafrimit me legjislacionin e BE, ligji për Barazinë Gjinore.
    Kjo deklaratë u dënua edhe nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, nga Marta Kos te reagimi i Komisionit Europian ndërsa solli edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama që përmes një statusi në X pati edhe një kërkim falje në drejtim të Ambasadorit Gonzato.
    Por, Berisha duket se i ka paraprirë vendimmarrjes së Komisionit të Etikës. Skenari për t’u përjashtuar nga dhjetë në 60 ditë solli propozimin e tij për ngritjen e një çadre para godinës së kryeministrisë.
    Të hënën Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë edhe kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e Taulant Ballës, që sipas tyre ofendoi dhe përdori gjuhë kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.
    Por, nisur nga numrat kjo kërkesë e PD pritet të rrëzohet, pasi anëtarët socialistë janë shumicë në komision.

  • Berisha dhe Balla “kokë më kokë” te “Etika”, të hënën vendoset për përjashtimin e tyre nga Kuvendi

    Berisha dhe Balla “kokë më kokë” te “Etika”, të hënën vendoset për përjashtimin e tyre nga Kuvendi

    sali berisha-taulant balla

    TIRANË- Sekretariati i Etikës do të mblidhet të hënë për të vendosur për vendosur mbi kërkesën e socialistëve për përjashtimin e kryedemokratit Sali Berisha. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar një kërkesë zyrtare për marrjen e masës disiplinore ndaj kryedemokratit Sali Berisha, pas deklaratave publike të bëra në seancën plenare të 6 nëntorit 2025.
    Sipas socialistëve, Berisha u shpreh në mënyrë fyese dhe denigruese ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke diskutuar mbi përkatësinë e tij seksuale, pasi ky i fundit kishte bërë thirrje të votohej si pjesë e përafrimit me legjislacionin e BE, ligji për Barazinë Gjinore.

    Me firmën e 12 deputetëve, socialistët kërkojnë ndëshkimin e Berishës që të përjashtohet nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare deri në 60 ditë. Në kërkesë, argumentohet se veprimet e Berishës cenojnë jo vetëm dinjitetin personal të përfaqësuesit diplomatik, por edhe imazhin institucional të Kuvendit të Shqipërisë, duke shkelur parimet e etikës parlamentare të përcaktuara në Kodin e Sjelljes dhe në Rregulloren e Kuvendit.
    Nga ana tjetër, grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon përjashtimin e Taulant Ballës, për 10 ditë nga seancat plenare. Kërkesë e cila, gjithashtu do të shqyrtohet të hënën nga Sekretariati i Etikës, por nisur nga numrat kjo kërkesë e PD pritet të rrëzohet, pasi anëtarët socialistë janë shumicë në komision./ZËRI

  • Deklaratat për Gonzaton, të Hënën mblidhet ‘Etika’/ PS kërkon përjashtimin e Berishës deri në 2 muaj

    Deklaratat për Gonzaton, të Hënën mblidhet ‘Etika’/ PS kërkon përjashtimin e Berishës deri në 2 muaj

    Sekretariati i Etikës do të vendosë të hënën për përjashtimin deri në 60 ditë të Sali Berishës nga Kuvendi, ‘ndëshkimi’ i parë për kreun e demokratëve që nga nisja e punimeve të Kuvendit në shtator.
    Socialistët kërkuan zyrtarisht të premten, me firmë të 12 deputetëve, ndëshkimin e kreut të PD-së me përjashtim nga jeta parlamentare, pas deklaratës me nota ofenduese të bërë në drejtim të ambasadorit të BE në vendin tonë Silvio Gonzato, pasi ky i fundit kishte bërë thirrje të votohej si pjesë e përafrimit me legjislacionin e BE, ligji për Barazinë Gjinore.
    Kjo deklaratë u dënua edhe nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, nga Marta Kos te reagimi i Komisionit Europian ndërsa solli edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama që përmes një statusi në X pati edhe një kërkim falje në drejtim të Ambasadorit Gonzato.
    Por, Berisha duket se i ka paraprirë vendimmarrjes së Komisionit të Etikës. Skenari për t’u përjashtuar nga dhjetë në 60 ditë solli propozimin e tij për ngritjen e një çadre para godinës së kryeministrisë.
    Të hënën Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë edhe kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e Taulant Ballës, që sipas tyre ofendoi dhe përdori gjuhë kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.
    Por, nisur nga numrat kjo kërkesë e PD pritet të rrëzohet, pasi anëtarët socialistë janë shumicë në komision.

  • Sulmet ndaj Gonzatos, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi deri në 60 ditë

    Sulmet ndaj Gonzatos, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi deri në 60 ditë

    Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga punimet e Kuvendit, deri në 60 ditë.
    Kërkesa vjen pas sulmeve që kreu i PD i bëri ambasadorit të BE, Silvio Gonzato.
    “Kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Sali Berisha, sipas parashikimeve të nenit 65/1, “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë. Thirrjen e mbledhjes së Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore.”, thuhet ndër të tjera në shkresën e grupit parlamentar socialist.
    Ende pa nisur seanca e djeshme, Sali Berisha i parapriu diskutimeve për projektligjin, teksa për Gonzaton tha se nuk mund t’ia impononte orientimet e veta personale shoqërisë shqiptare.
    “Zotëri ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare, edhe në statusin tënd ti je binar”, tha Berisha.
    Sulmi nxiti reagime të mëdha, deri edhe në Bruksel. Vetë Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e quajti deklaratën të papranueshme.
    “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkroi Kos.
    Në mungesë të një reagimi nga Berisha, kërkesën e faljes e bëri vetë kryeministri Rama, duke shpërndarë edhe deklaratën e komisioneres.
    “Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët”, shkroi Rama.
    Sa për Berishën, kreu i PD nuk u tërhoq, madje deklaratave i qëndroi edhe brenda sallës së Kuvendit.
    “Nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori, por kam shprehur mendimet e mia këtu, siç do ju shpreh haptas në çdo rast”,- tha Berisha.

  • PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

    PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

    Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Sekretariatin e Etikës për përjashtimin e deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla nga punimet e Kuvendit për një periudhë 10-ditore.
    Sipas PD-së, gjatë seancës parlamentare të 6 nëntorit, Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.
    “Në seancën e datës 06.11.2025, në shkelje të plotë të etikës dhe gjuhës parlamentare, gjatë diskutimit të tij në foltoren e Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ndërkohë që fliste për miratimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, ndërmori një sulm me fyerje dhe gjuhë joparlamentare drejtuar deputetëve të opozitës.
    Gjuha joparlamentare dhe fyese, që përfshinë fjalë “lehni”, “rraca e këtyre”, “ta tregoj unë ty”, “gënjeshtar”, etj., gjatë fjalës për kalendarin dhe programin, është shkelje disiplinore sipas nenit 65/1, pika 1, shkronja “a”.” – thuhet ndër të tjera në kërkesën e PD.

  • PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi pas fyerjes së Gonzatos, PD ‘dhëmbë për dhëmbë’: Balla na tha ‘rraca e këtyre’

    PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi pas fyerjes së Gonzatos, PD ‘dhëmbë për dhëmbë’: Balla na tha ‘rraca e këtyre’

    sali berisha dhe taulant balla

    TIRANË- Debatet e forta të zhvilluara dje në Kuvend, ku u diskutua dhe kaloi në votim projektligji për barazinë gjinore, kanë prodhuar dy kërkesa për përjashtimin e deputetëve nga seanca. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar një kërkesë zyrtare për marrjen e masës disiplinore ndaj kryedemokratit Sali Berisha, pas deklaratave publike të bëra në seancën plenare të 6 nëntorit 2025.
    Sipas socialistëve, Berisha u shpreh në mënyrë fyese dhe denigruese ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke diskutuar mbi përkatësinë e tij seksuale.
    Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, grupi socialist vlerëson se veprimet e Berishës cenojnë jo vetëm dinjitetin personal të përfaqësuesit diplomatik, por edhe imazhin institucional të Kuvendit të Shqipërisë, duke shkelur parimet e etikës parlamentare të përcaktuara në Kodin e Sjelljes dhe në Rregulloren e Kuvendit.

    Ata kërkojnë që Berisha të përjashtohet nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare deri në 60 ditë. Nga ana tjetër, grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon përjashtimin e Taulant Ballës, për 10 ditë nga seancat plenare.
    Sipas PD, gjuha e përdorur nga Ball aka qenë joparlamentare dhe fyese, që përfshinëte fjalë “lehni”, “rraca e këtyre”, “ta tregoj unë ty”, “gënjeshtar”, etj., gjatë fjalës për kalendarin dhe programin, është shkelje disiplinore sipas nenit 65/1, pika 1, shkronja “a”.
    “Kjo sjellje e deputetit Taulant Balla është e përsëritur seancë pas seance, dhe mbetet në cdo rast i pa ndëshkuar. Fyerja dhe kërcënimi ndaj deputetëve të opozitës është i papranueshëm dhe duhet të shoqërohet me masën disiplinore përjashtimin me 10 ditë nga seanca plenare dhe komisionet parlamentare” thuhet në kërkesën e PD-së./ZËRI

  • Sulmi ndaj ambasadorit Gonzato, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi për 30 ditë

    Sulmi ndaj ambasadorit Gonzato, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi për 30 ditë

    Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë.
    Kjo kërkesë vjen pas deklaratës që Berisha bëri sot në kuvend për qëndrimin e ambasadorit Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore.Lexo edhe :Related Posts
    “Zoti kryetar ju informoj që i jemi drejtuar Komisionit të Etikës për të kërkuar përjashtimin për 30 ditë të deputetit Sali Berisha. Bazuar në nenin 10, ndalimi i ngacmimit seksual, deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale që prek dinjitetin e cilit do, bazuar në nenin 65 fraksion 1, masa disiplinore përjashtim nga pjesëmarrja nga komisione dhe seanca plenare”, tha Taulant Balla në Kuvend.

    Çfarë deklaroi Berisha në Kuvend?
    “Qytetarë dhe qytetare, sillet në emër të direktivave të BE-së. Ekspertë të shquar kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE-së, në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit. I kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE-së kërkojnë një gjë të tillë. Cila direktivë u thotë shqiptarëve se janë direktiva të tilla, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE-së, pasi ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016.”
    /vizionplus.tv

  • Deklaratat për ambasadorin Gonzato, PS kërkon masë drastike për Berishën

    Deklaratat për ambasadorin Gonzato, PS kërkon masë drastike për Berishën

    Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë. Kërkesë vjen pas deklaratës që Berisha bëri sot për qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore, duke theksuar se ambasadori e kishte agjendë personale.
    “Zoti kryetar ju informoj që i jemi drejtuar Komisionit të Etikës për të kërkuar përjashtimin për 30 ditë të deputetit Sali Berisha”, tha Taulant Balla.
    “Bazuar në nenin 10, ndalimi i ngacmimit seksual, deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale që prek dinjitetin e cilit do, bazuar në nenin 65 fraksion 1, masa disiplinore përjashtim nga pjesëmarrja nga komisione dhe seanca plenare.
    Zoti kryetar ju informoj që i jemi drejtuar komisionit të etikës për të kërkuar përjashtimin për 30 ditë të deputetit Sali Berisha”, tha Taulant Balla.