Tag: periudha

  • ​Pasojat e Jugosllavisë komuniste dhe trashëgimia ilire, flet profesor, Jahja Drançolli

    ​Pasojat e Jugosllavisë komuniste dhe trashëgimia ilire, flet profesor, Jahja Drançolli

    Kosova E Diel, 23 Nëntor 2025 16:03
    Albanologu dhe historiani Jahja Drançolli thekson se periudha e Jugosllavisë komuniste dhe reduktimi i trojeve ilire ka lënë pasoja në politikën e sotme.
    Drançolli në një intervistë për KosovaPress, reflekton mbi ndikimin e periudhës së Jugosllavisë komuniste dhe trashëgiminë e Ilirëve në formimin e historisë dhe politikës së Kosovës.

    Ai nënvizon se pasojat e kufijve të krijuar në atë periudhë janë ende të pranishme në politikën e sotme.

    Drançolli thotë se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, por kufiri i Ilirisë ka qenë më i gjerë në të kaluarën dhe është ngushtuar me kohën. Kufiri i Ilirisë shtrihej nga Italia, Venediku dhe bregdeti deri në Greqinë e sotme, dhe në veri deri në lumenjtë Sava e Danub.

    “Të gjitha periudhat janë aktuale, sidomos tërheqë vëmendjen periudha e Antikitetit edhe periudha Mesjetare me gjithë atë, periudha e shoqërisë bashkëkohore ose periudha e Jugosllavisë komuniste është shumë aktuale për arsye se pjesa në atë kohë Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë komuniste, e cila krijoji telashe kufitare, e këto telashe kufitare që janë paraqitur aty në politikën e ditës së Jugosllavisë komuniste, pothuajse janë aktuale sot e gjithë ditën,” tha ai.
    Profesori Jahja Drançolli përkujton se territori i Ilirisë në Ballkan ka qenë dukshëm më i madh, por ka pësuar tkurrje si pasojë e pushtimeve.
    “Është me rëndësi për arsye se dihet që shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe kjo tregon se ne jemi ndër popujt më të pranishëm në Evropë që mund ta ketë komoditet ta studiojë historinë dhe kufijtë e vet prej Antikitetit deri në ditët e sotme. Ne e dimë që në Evropë gjatë Mesjetës ka pasur lëvizje të ndryshme veri-jug, lindje-perëndim, perëndim-lindje etj.
    Ndërsa ilirët kanë qëndruar në hapësirat e veta edhe gjatë historisë, natyrisht janë rrudhur aq tepër sa që kanë mbetur në këtë hapësirë shumë të ngushtë. Për ndryshe, kufiri i Ilirisë ka qenë prej Italisë Venedikut të sotëm duke ndjekur vijën bregdetare deri në Greqinë e sotme dhe në veri deri në Savë dhe Danub”, tha ai. /KP/

  • Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ-ja vendos 12 ditë fushatë

    Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ-ja vendos 12 ditë fushatë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të zgjasë 12 ditë, nga 17 dhjetori deri më 28 dhjetor, ditë kjo kur do të mbahet votimi dhe njëkohësisht do të ketë heshtje zgjedhore.
    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, bëri me dije datat për aplikimin e vëzhguesve dhe certifikimin e subjekteve politike. Ai tha se periudha e aplikimit për vëzhgues fillon më 5 dhjetor dhe përfundon më 20 dhjetor.
    “Partitë politike të regjistruara të deklarohen për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve në periudhën kohore prej 24 nëntorit, deri më datën 30 nëntor. Periudha e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike do të jetë nga data 24 nëntor deri më datën 30 nëntor, ky proces është ndryshe nga proceset tjera, është i ndarë në dy faza, bëhet fjalë për certifikimin e subjekteve politike dhe certifikimin e listave të kandidatëve të partive politike, ashtu siç e parasheh edhe ligji, pra janë dy afate të ndryshme.
    Dhe çështja e listës së kandidatëve të subjekteve politike të certifikuara realizohet prej datës 24 nëntor deri më datën 7 dhjetor. Tërheqja e shortit bëhet më 8 dhjetor. KQZ merr vendimin për emërimin e anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore më 26 nëntor dhe periudha e shërbimit të votuesve për ndërrimin e qendrave të votimit fillon prej datës 26 nëntor deri më datën 6 dhjetor… Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës fillon më datën 26 nëntor dhe përfundon më datën 6 dhjetor.
    Periudha e votimit përmes postës fillon më 12 dhjetor dhe përfundon më datën 27 dhjetor të këtij viti. Dhe fushata zgjedhore që është e rëndësishme për subjektet politike dhe për gjithë vëzhguesit e mediat fillon më datën 17 dhjetor dhe përfundon më 28 dhjetor, pra është 12 ditë fushatë për subjektet politike”, tha Elshani.
    Në mbledhjen e sotme të KQZ-së janë certifikuar gjithashtu rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale, ndërsa kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi fituesit e kryetarëve të komunave.
    Elshani reagoi për rezultatin në Mitrovicën e Jugut, megjithatë potencoi se do të votojnë pro miratimit të rezultateve. Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë kundër certifikimit të rezultateve për kuvendet komunale, ku Lista Serbe ka shumicë votash.
    Radoniqi theksoi se jashtë listës së certifikimit mbetet komuna e Istogut, ku çështja është kthyer në rivendosje në PZAP.

  • Raporti tronditës i KLSH: Pacientët 6 muaj pa kimio, mjekët e luftojnë kancerin me protokolle të 2014-s

    Raporti tronditës i KLSH: Pacientët 6 muaj pa kimio, mjekët e luftojnë kancerin me protokolle të 2014-s

    Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për barnat Onkologjike në QSUT, ka zbuluar fakte tronditëse për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale në Spitalin Onkologjik. Sipas auditimit, shumë pacientë kanë mbetur pa kimioterapi për periudha deri në 6 muaj, për shkak të mungesës së barnave dhe dështimit të sistemit të furnizimit.
    Në disa raste, thuhet ne raportin me rreth 200 faqe, pacientët kanë qëndruar me muaj pa marrë asnjë dozë kimioterapie, ndërsa qindra të tjerë kanë marrë trajtimin me ndërprerje, jashtë çdo protokolli mjekësor. “Mungesat kanë qenë të përsëritura, dhe në disa kontrata furnizimi, periudha pa ilaçe ka zgjatur deri në 6 muaj”, shkruhet ne dokumentin e KLSH. Gjatë verifikimeve në Farmacinë Qendrore ne QSUT, janë gjetur gjithashtu periudha të gjata ku stoku i barnave ka qenë zero, si në magazinën qendrore të spitalit, ashtu edhe në farmacinë që furnizon direkt pavionet e onkologjisë.
    “U evidentuan raste kur gjendja ka qenë 0 për periudha më të gjata se 1 javë, duke riskuar trajtimin e pacientëve,” – thotë raporti.Kontrolli i Lartë i Shtetit shkon edhe më tej, duke theksuar se pjesa më e madhe e protokolleve mjekësore që përdoren sot në Onkologjik janë të vjetra më shumë se një dekadë. “Një pjesë e konsiderueshme e protokolleve të praktikës klinike në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ datojnë prej vitit 2014, me mungesë përditësimesh sistematike gjatë kësaj periudhe,” – citon KLSH.
    Sipas ekspertëve të auditimit, përdorimi i udhëzimeve të vjetra ul cilësinë e trajtimit dhe mund të çojë në përdorimin e terapive të tejkaluara, të cilat nuk janë më në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të krijojë një grup pune për përditësimin urgjent të protokolleve mjekësore dhe për garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me barna, duke theksuar se mungesat e përsëritura “kanë vënë në rrezik jetën e pacientëve”. BW

  • Gjëra që nuk i keni “ditur” për Pablo Picasson/ A e “vjedhi” Mona Lizën, pse ishte nxënës i tmerrshëm…

    Gjëra që nuk i keni “ditur” për Pablo Picasson/ A e “vjedhi” Mona Lizën, pse ishte nxënës i tmerrshëm…

    Pablo Ruiz Picasso lindi në 25 tetor 1881 në Málaga, Ishte piktor, projektues grafik dhe skulptor spanjoll.

    Konsiderohet si njëri nga artistët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ka punuar më shumë se 15.000 piktura, vizatime, grafika, plastika dhe qeramika dhe bashkë me Georges Braque themeloi Kubizmin.

    Rreth 51 vjet më parë, më 8 prill të vitit 1973, në Mougins të Francës, vdiq piktori spanjoll Pablo Picasso, pionier i kubizmit, duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë.

    Veprat e tij më të shquara janë “Zonjushat e Avinjonit” dhe ” Guernika “. Shpesh herë punët e Pikasos kategorizohen në periudha, emrat e të cilave janë bërë edhe objekt debatesh.

    Periudhat më të pranueshme janë: periudha blu 1901-1904, periudha rozë 1905-1907, periudha e influencës afrikane 1908-1909, periudha e kubizmit analitik 1909-1912 dhe e kubizmit sintetik 1912-1919.

    Pasi studioi për arte në Madrid bëri udhëtimin e parë në Paris në vitin 1900, në kryeqendrën e artit botëror. Atje banoi me Max Jacob një gazetar dhe poet që e ndihmoi të mësonte frëngjisht. Përgjithësisht Pikaso punonte natën dhe flinte ditën.

    Ishte një kohë varfërie dhe të ftohti dhe shumë prej punëve të tij u dogjën për të ngrohur sado pak dhomën. Një vit më vonë, së bashku me mikun e tij themeloi gazetën “Arte Joven” në Madrid.

    Edicioni i parë u ilustrua i gjithi prej tij, prej asaj dite nisi t’i nënshkruante veprat e tij vetëm “Picasso”.

    Në vitet e para të shekullit të 20-të e ndante jetën mes Parisit dhe Barcelonës, kur nisi edhe një marrëdhënie me Fernande Olivier, me të cilën u bë objekt i shumë faqeve rozë në gazetat e kohës.

    Pasi fitoi famë dhe pak pasuri, Picasso e la Olivier për Marcelle Humbert, të cilën ai e thërriste Eva.

    Dashurinë për të ai e shprehu në shumë prej veprave të tij kubiste. Miqtë e tij të asaj kohe ishin André Breton, Guillaume Apollinaire dhe Gertrude Stein. U martua dy herë dhe pati katër fëmijë me tre gra. Në 1918 u martua me balerinën Olga Kholhlova, e cila e integroi piktorin në shoqërinë e lartë.

    Por jeta e tyre ishte një luftë e vazhdueshme, jeta e lartë që dëshironte Olga binte ndesh me jetën boheme të piktorit. Gjatë kësaj kohe pati edhe një lidhje të fshehtë me 17- vjeçaren Maria Therese Walter.

    Gjithsesi qëndruan ligjërisht të martuar deri në vdekjen e balerinës në vitin 1955. Fotografja dhe piktorja Dora Maar ishte gjithashtu një shoqe dhe e dashur konstante e Picassos.

    Pas çlirimit të Francës pati një tjetër lidhje me një studente të re arti Françoise Gillot, me të cilën pati dy fëmijë.

    Ajo u nda prej tij për tradhti. Më tej pati të tjera të dashura edhe pse në një moshë të thyer. Gjatë luftërave ai mbajti një qëndrim neutral, duke refuzuar të luftojë në njërën, apo tjetrën anë.

    Edhe pse nuk e komentonte asnjëherë një gjë të tillë, e grishte ideja e të qenurit pacifist.

    Në vitin 1948, Picasso u bë mik me Ibrahim Kodrën, pikërisht në këtë temë në “Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës”, në të cilën të dy së bashku kryen një hulumtim të thellë artistik.

    ObserverKult ju sjell disa fakte interesante për të:

    1- Ai lindi “më herët“

    Pablo Picasso ishte një foshnje tepër e dobët kur lindi, sa mamia mendoi se mos kishte lindur para kohe. Ajo e la në tavolinë që të kujdesej nëna e tij.

    Ishte xhaxhai i tij që i vuri emrin Don Salvador, që e shpëtoi. Ai thotë: “Doktorët në atë kohë i thanë se nuk do të mbijetonte, por ai ia doli shumë mirë. I fryva duhan në fytyrë dhe menjëherë ai reagoi”.

    2- Fjala e parë: laps

    Picasso duket se ka lindur artist. Fjala e parë ishte laps, “piz”, shkurtimi në spanjisht. Babai i tij, Ruiz, një profesor arti dhe artist, e arsimoi në këtë fushë duke filluar nga mosha 7-vjeçare.

    Ruiz u zotua se do të hiqte dorë nga piktura, pasi në moshën 13-vjeçare, Pikaso ia kishte kaluar për mjeshtëri.

    3- Vizatimi i parë i Pablos

    Në moshën 9-vjeçare, Pikaso përfundoi pikturën e parë, “Le Picador”, një burrë që kalëronte një dem. Piktura e parë në moshë madhore quhet “First Communion, ku portretizohet babai, nëna dhe motra e vogël, të gjunjëzuar në altar. Picasso ishte 15 vjeç kur e përfundoi.

    4- Picasso ishte nxënës i tmerrshëm

    Për këtë nuk ka dyshim, Picasso ishte brilant, nga ana artistike. Ai ishte shumë vite më para se shokët e klasës, edhe pse ishin katër ose pesë vite më të vjetër se ai. Por Picasso shpesh sillej keq dhe dënohej. Atë e nxirrnin nga klasa dhe e linin të ulur në stol në fund të klasës.

    5- Puna e parë e Pablo Picassos

    Ai e nënshkroi kontratën e parë në Paris me një shitës arti, Pere Menach, i cili ra dakord ta paguante 150 franka në muaj (750 dollarë sot).

    6- A e grabiti Picasso Mona Lizën?

    Në të vërtetë, jo, por në vitin 1911, kur Mona Liza u grabit nga muzeu i Luvrit, policia mori shokun e Picassos, poetin Guillaume Apollinare, në polici. Apollinaire i vuri gishtin Picassos si të dyshuar, kështu policia e mori në pyetje edhe atë. Të dy më vonë u liruan.

    7-Kubizmi: Plot me kuba të vegjël

    Në vitin 1009, Picasso dhe artisti francez, Georges Braque, themeluan lëvizjen e artit, kubizmin. Në të vërtetë, ishte kritiku francez i artit, Louis Vauxcelles, që fillimisht e quajti “kuba të çuditshëm”, pasi vuri re se Picasso dhe Braque pikturonin piktura “plot me kube të vegjël.

    8- Makina e Picassos

    Kjo nuk është me saktësi makina e tij, por e ka një histori. Para disa vitesh, mekaniku Andy Saunders nga Dorset, Angli, e konvertoi makinën e tij “Citroen 2CV” në një vepër arti të frymëzuar nga Pablo Picasso. Saunders e quajti makinën “Picasso’s Citroen”, sepse dukej më e bukur nga sa ishte fillimisht.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “NËSE GJELI KËNDON NË MBRËMJE- VDES NJË MIK”/ JA DISA BESTYTNI SHQIPTARE PËR MIQTË…

  • Po kalon periudhë të vështirë, bëj testin që tregon nëse duhet t’i drejtohesh një psikologu!

    Po kalon periudhë të vështirë, bëj testin që tregon nëse duhet t’i drejtohesh një psikologu!

    Të gjithë kalojmë periudha të vështira, por si ta kuptosh nëse ajo që po përjeton është kalimtare, apo ka ardhur koha të kërkosh ndihmë profesionale?

    Psikoterapia nuk është vetëm për raste ekstreme është një hap drejt mirëqenies mendore, qetësisë dhe kuptimit të vetes. Më poshtë gjendet një test i thjeshtë vetëvlerësimi. Për çdo pyetje, zgjidh njërën nga alternativat. Në fund, lexo interpretimin në bazë të përgjigjeve.

    Testi: A duhet të flas me një psikolog?

    Si i përballon ndjesitë e trishtimit apo ankthit?
    A) Shpejt më kalojnë, me pak reflektim
    B) Më shoqërojnë për disa ditë
    C) Më pushtojnë vazhdimisht dhe ndikojnë në përditshmërinë time

    Si është gjumi yt?
    A) Fle mirë dhe zgjohem i/e pushuar
    B) Kam net të vështira disa herë në javë
    C) Kam kohë që nuk fle rehat dhe ndihem vazhdimisht i/e lodhur

    Si ndihesh në përballje me sfida të zakonshme?
    A) I përballoj me besim dhe fleksibilitet
    B) Ndihem herë pas here i/e mbingarkuar
    C) Çdo sfidë më duket si një mur i pakapërcyeshëm

    A ke ndjesinë se nuk je më vetvetja?
    A) Jo, ndihem në balancë
    B) Ndonjëherë kam periudha që nuk më njoh
    C) Prej kohësh kam humbur lidhjen me veten dhe me atë që më bënte mirë

    Si janë marrëdhëniet e tua me të tjerët?
    A) Të shëndetshme dhe të qarta
    B) Kam hasur disa vështirësi kohët e fundit
    C) Jam tërhequr nga të gjithë dhe ndihem i/e izoluar

    Rezultatet
    • Shumica A: Aktualisht duket se po menaxhon mirë sfidat. Është gjithmonë mirë të kujdesesh për veten, por nuk ka shenja shqetësuese të theksuara.
    • Shumica B: Je në një fazë delikate. Mund të përfitosh shumë nga një bisedë me një psikolog për të kuptuar më mirë veten dhe për të parandaluar agravimin e stresit.
    • Shumica C: Shumë prej simptomave që po përjeton janë sinjal i qartë që duhet të kërkosh ndihmë profesionale. Të kujdesesh për shëndetin mendor është një hap kurajoz dhe i shëndetshëm.

  • Paraqitja grafike e spirales krolonologjike të zhvillimit të jetës në tokë ç’prej 4.5 bilion vjet më parë deri në 2 milion-11.500 vjet më parë

    Paraqitja grafike e spirales krolonologjike të zhvillimit të jetës në tokë ç’prej 4.5 bilion vjet më parë deri në 2 milion-11.500 vjet më parë

    Jahja Drancolli

    Paraqitja grafike e spirales krolonologjike të zhvillimit të jetës në tokë ç’prej 4.5 bilion vjet më parë deri në 2 milion-11.500 vjet më parë, periudhë kjo e fundit gjeologjike e cila në shkencë quhet periudha e Kuartarit (Quartus)!

    Periudha e Kuartarit ndahet në Pleistocen (diluvium) dhe Holocen (aluvium). Pleistoceni zgjati afro 2 milion vjet, ndërsa Holoceni zgjati vetëm 11,500 vjet, dhe vazhdon edhe sot. Karakteristika themelore e Kuartarit është rënia e ndjeshme e temperaturës mesatare vjetore të Tokës, e cila ka bërë që zonat e akullta të kontinenteve të ngrihen, veçanërisht në hemisferën veriore.

    Masat e akullit kanë përfshinirë jo vetëm rajonet e Arktikut të ditëve të sotme, por edhe Europën veriore (vendet baltike, Rusia, Polonia dhe Gjermania veriore), Amerika e Veriut dhe Siberia. Në pjesë të tjera të hemisferës veriore, akullnajat kanë goditur malet e larta si, Alpet, Pirrinët, Alpet shqiptare, Durmitorin, etj. Mbetjet e materialit të kësaj kohe të krijuar nga shtresat e akullit janë ruajtur në zonat e ngrira.

    Gjatë kësaj periudhe të gjatë kanë ndodhur migrime të mëdha të organizmave, zhdukja apo përshtatja e tyre me rrethanat e reja ishin të zakonshme. Vetëm në zona më të ngrohta, veçanërisht në tropikët, jeta rrodhi vazhdimisht pa shqetësime të mëdha. Ngjarja më domethënëse e periudhës së Kuartarit ishte padyshim shfaqja e njeriut.

    Pleistoceni si një tërësi përkon me periudhën arkeologjike të Paleolitit (ose periudha e Vjetër e Gurit). Ndërsa kalimi nga Pleistocenit në periudhën Holocene, 11. 500 vjet më parë, në kuptimin arkeologjik shënohet më periudhën e Mesolitit (ose periudha Mesme e Guri).

    Gjatë periudhës së Holocenit, civilizimi njerëzor ishte në gjendje të zhvillohej për shkak të klimës relativisht të qëndrueshme. Në këtë epokë njerëzit do të merren me bujqësi për të krijuar vendbanime të cilat çuan në rritjen e popullsisë. Megjithatë, diferencimet etnike do të paraqitën shumë më vonë të kushtëzuar sidomos nga fenomeni kulturor dhe gjeografik.

  • Zgjedhje të parakohshme në vjeshtë për vetëm 3 bashki, Klosi: Synojmë fitoren

    Zgjedhje të parakohshme në vjeshtë për vetëm 3 bashki, Klosi: Synojmë fitoren

    Pa kaluar mirë 11 Maji, në vjeshtë do të ketë zgjedhje, por të parakohshme në vetëm 3 bashkitë e vendit. Qytetarët e Matit, Beratit dhe Tepelenës do të thirren për herë të dytë para kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, pasi të vjetrit u bënë deputetë.
    Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi thotë se vjeshta është periudha e përshtatshme për ta kryer procesin zgjedhor në bashkitë e mbetura pa kryetar.

    ”Të tre bashkitë padyshim duhet të shkojnë në zgjedhje edhe besoj periudha e përcaktuar në kod pra vjeshta, është periudha e përshtatshme për ta kryer këtë proces. Tre bashkitë të cilat janë në garë pas dorëheqjes së tre kryetarëve, janë në planet organizative të PS-ës dhe shkojmë për t’i fituar të treja bashkitë.
    Kemi filluar, të paktën në Mat për përzgjedhjen e kandidaturave, për rifreskimin e strukturës elektorale, por besoj edhe Berati dhe Tepelena. Pasi të shpallet data nga presidenti ne do të jemi të gatshëm të garojmë dhe t’i fitojmë të treja bashkitë”, deklaroi Klosi.

  • Zgjedhje të reja në tre bashki në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

    Zgjedhje të reja në tre bashki në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

    Vjeshta nuk do të jete vetëm stina e krijimit të qeverisë së re por edhe stina e një procesi të dytë zgjedhor. Qytetarët e Matit, Beratit dhe Tepelenës do të thirren për herë të dytë para kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, pasi të vjetrit u bënë deputetë.
    Sekretar i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, deklaroi se vjeshta është periudha e përshtatshme për ta kryer procesin zgjedhor në bashkitë e mbetura pa kryetar.
    “Të tre bashkitë padyshim duhet të shkojnë në zgjedhje edhe besoj periudha e përcaktuar në kod pra vjeshta, është periudha e përshtatshme për ta kryer këtë proces”, tha Klosi.
    Ende pa u vulosur vota e 11 majit, Partia Socialiste është në përgatitje të garës së dytë elektorale për 2025-ën. Të njëjtën gjë nuk mund të themi për Partinë Demokratike që është në betejë për të vërtetuar se zgjedhjet parlamentare ishin një farsë elektorale.
    “Tre bashkitë të cilat janë në garë pas dorëheqjes së tre kryetarëve, janë në planet organizative të PS-ës dhe shkojmë për t’i fituar të treja bashkitë.
    Kemi filluar, të paktën në Mat për përzgjedhjen e kandidaturave, për rifreskimin e strukturës elektorale, por besoj edhe Berati dhe Tepelena.
    Pasi të shpallet data nga presidenti ne do të jemi të gatshëm të garojmë dhe t’i fitojmë të treja bashkitë”, deklaroi Klosi.

  • Pastrimi dhe largimi i mbetjeve në Sarandë, 1.3 milionë euro për shërbimin

    Pastrimi dhe largimi i mbetjeve në Sarandë, 1.3 milionë euro për shërbimin

    Pastrimi i qytetit dhe largimi i mbetjeve në qytetin turistik të Sarandës parashikohet t’i kushtojë bashkisë 1.3 milionë euro për 12 muaj.Kjo e fundit çeli një procedurë prokurimi duke vendosur kushte për kontraktorët lidhur me shërbimet që duhet të kryejnë, si dhe oraret në të cilat duhet të bëhet kjo duke pasur parasysh edhe sezonin.Konkretisht shërbimi është i ndarë në dy periudha tetor-maj dhe qershor-shtator duke mbajtur parasysh pikërisht edhe sezonin turistik.“Në mënyrë që të realizojmë nevojat e territorit me shërbimin e pastrimit, duke patur parasysh specifikat që ka bashkia Sarande shërbimet janë organizuar dhe llogaritur për dy periudha. Periudha e parë është ajo që përfshin kryerjen e shërbimit gjatë muajve tetor – maj dhe periudha e dytë qershor – shtator” thuhet në specifikimet e bashkisë.Lidhur me oraret e shërbimit Bashkia specifikon se grafikët për largimin e mbeturinave që do të paraqiten për miratim, duhet të përgatiten në mënyrë që të gjitha punimet të kryhen brenda orëve të natës, duke filluar jo më parë se ora 19.00, me qëllim që në orën 7.00 zona e kontraktuar të jetë krejtësisht e pastër.“Ndryshimet në orarin e operimit dhe përfundimit të shërbimit në zonë, do të pranohen vetëm për shkak të pamundësisë objektive të kryerjes së shërbimit të parashikuar si dhe në rastet e ndryshimit të orarit për rrugët tregtare, por gjithmonë pasi të jenë verifikuar dhe miratuar zyrtarisht nga autoriteti kontratues, ndryshimet në Grafikun e Punimeve”, thuhet në dokument.Bashkia që në këtë rast është autoriteti kontraktor nënvizon se ka parashikuar paraprakisht të gjitha pikat e grumbullimit të mbetjeve për vendosjen e 471 kontejnerëve me volum 1.1 m3, brenda zonës së kontraktuar dhe 50 kontejnerëve plastike 0.25 m3, 60 kontejner 0.05 m3 si dhe 350 kontejnerë metalikë 0.25 m3. Operatori i shërbimit duhet të kryejë shërbimin e plotë të parashikuar në metodologji, 471 zbrazje kontejnerësh/ditë.Kompania që do të lidhë kontratën pas përfundimit të procedurave të prokurimit do të duhet që përveç mbledhjes grumbullimit dhe transportit të mbetjeve në landfillin e Bajkalit të kujdeset gjithashtu për fshirjen e rrugëve të qytetit si dhe larjen e rrugëve dhe shesheve.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.