Tag: perime

  • SYRI TV/ Finalja e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës, ‘Fruta Perime’ do jetë në Junior Eurovision

    SYRI TV/ Finalja e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës, ‘Fruta Perime’ do jetë në Junior Eurovision

    Kënga “Fruta Perime”, interpretuar nga Kroni Pula dhe kompozuar nga Adrian Hila, u shpall fituese e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision 2025.

    Çmimi special “Kujtim Alija” iu dorëzua skenografit Adnan Kastrati për krijimin e një atmosfere magjike në skenë.

    Kënga “Fruta Perime”, e interpretuar nga Kroni Pula dhe me muzikë, tekst dhe orkestrim nga Adrian Hila, është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë. Kjo këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision 2025.

    Dy emra të njohur të muzikës shqiptare, Robert Radoja dhe Inva Mula, në rolin e anëtarëve të jurisë, vlerësuan nivelin artistik dhe përkushtimin e lartë të të gjithë pjesëmarrësve.

    Pas përfundimit të natës finale, organizatorët ndanë emocionet dhe reflektimet mbi përvojën e këtij edicioni dhe punën e fëmijëve që e bënë të mundur këtë festival.

  • Ja metoda se si t’i eleminoni pesticidet nga frutat dhe perimet

    Ja metoda se si t’i eleminoni pesticidet nga frutat dhe perimet

    Çdo ditë, miliona njerëz në mbarë botën bëjnë përpjekje të vetëdijshme për të ngrënë më shëndetshëm, duke mbushur shportat me fruta dhe perime të freskëta, shpesh të zgjedhura me kujdes si bio, lokale apo sezonale. Por, edhe pas këtij kujdesi të admirueshëm, një rrezik i padukshëm qëndron mbi tryezën tonë: pesticidet.

    Shpëlarja me ujë të ftohtë, edhe pse një hap bazë në higjienën e ushqimit, nuk është gjithmonë e mjaftueshme. Mbetjet kimike në sipërfaqen e frutave dhe perimeve shpesh janë të projektuar për t’i rezistuar ujit, pikërisht që të mos lahen nga shiu kur janë ende në fushë. Kjo do të thotë se edhe pas një shpëlarjeje të zakonshme, një pjesë e konsiderueshme e pesticideve mbetet.

    Zgjidhja? E gjeni tashmë në kuzhinën tuaj. Uthulla, një përbërës i thjeshtë, i lirë dhe natyral,  mund të jetë mjeti më efektiv që keni në dispozicion për të larguar mbetjet e pesticideve nga produktet e freskëta.

    Sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, zhytja e frutave dhe perimeve në një tretësirë prej 1 pjese uthull (e bardhë ose molle) dhe 3 pjesë ujë për 15-20 minuta ndihmon në tretjen e përbërjeve kimike që ndryshe do të ngeleshin në ushqim.

    Pas këtij procesi, rekomandohet t’i shpëlani produktet nën ujë të bollshëm, duke përdorur një furçë të butë për të pastruar çdo zonë me strukturë të ashpër apo të çarë. Ky veprim i thjeshtë mund të ulë ndjeshëm ekspozimin ndaj substancave potencialisht të dëmshme, pa ndikuar aspak në shijen apo cilësinë e ushqimit.

    Kjo metodë është veçanërisht e dobishme për ato fruta dhe perime që konsumohen me gjithë lëkurën: mollët, dardhat, rrushi, qershitë, domatet, kastravecat dhe luleshtrydhet janë në krye të listës. Po ashtu, edhe gjethet e gjelbra si sallata ose spinaqi mund të përfitojnë nga kjo pastrim i thellë, me kusht që të trajtohen me kujdes.

    Nga ana tjetër, produktet që qërohen, si bananet, avokadot apo qepët, kanë më pak risk – megjithatë, nuk ka asnjë të keqe që edhe ato të lahen në këtë mënyrë për një pastrim më të plotë.

    Në një kohë kur konsumatorët kërkojnë gjithnjë e më shumë alternativa të natyrshme dhe të sigurta për jetën e përditshme, kthimi te uthulla si zgjidhje tradicionale për pastrimin e ushqimeve është një zgjedhje e mençur. E përballueshme, e lehtë për t’u përdorur dhe pa efekte anësore, kjo metodë përfaqëson një hap të thjeshtë drejt një diete më të pastër dhe më të sigurt. Syri.net-newsbomb.gr.

  • Turli me Perime të Stinës – Shumë Vlera dhe Shije në një Pjatë

    Turli me Perime të Stinës – Shumë Vlera dhe Shije në një Pjatë

    Turlia me perime është një ushqim i lehtë, i shijshëm, i veçantë dhe i thjeshtë në gatim.

    Turlia përmbledh në një gatim të vetëm perime nga më të ndryshmet, barishte, erëza dhe shije të shumfishta.
    Ajo shijon mrekullisht shumë në verë, ashtu si edhe në stinët e tjera duke u shoqëruar me sallata të freskëta, turshi, oriz ose me kos.
    Turlia tradicionale përmban perime si bamjet, kungujt, patëllxhanët, karrotat  dhe sipas preferencave edhe mish.
    Mishi i viçit ose i qengjit  i japin një vlerë të shtuar turlisë, por nuk janë të domosdoshëm.
    Turlia është një ushqim që i shkon për shtat edhe shijes së vegjetarianëve.
    Turlia është një gatim plot me vlera shëndetësore nëse gatuhet siç duhet.
    Duke qenë se njeriu duhet të konsumojë të paktën 4 racione me perime në ditë, turlia plotëson nevojat tona për perime, barishte, erëza të cilat plotësojnë nevojat e organizmit për vitamina dhe minerale.
    Disa nuk e imagjinojnë turlinë pa mish, ndërsa në shumë vende të Ballkanit ajo gatuhet kryesisht me perime.
    Më poshtë do të gjeni një recetë autentike shqiptare të turlisë me perime.
    Përgatitja e Turlisë Verore
    Përbërësit
    (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona. Nëse preferoni ta përgatisni edhe me mish duke shtuar 4-5 thela mishi).

    1,5 kg perime të ndryshme sipas dëshirës (patëllxhanë, kungulleshka, bamje, mashurka, patate, bizele, speca, karrota etj)
    2 filxhanë kafeje vaj ulliri
    2 kokrra qepë mesatare
    3 kokrra domate mesatare
    kripë e piper
    1 tufë majdanoz
    4-5 thelpinj hudhër (sipas preferencës)

    Përgatitja
    Turlia ka nevojë për të paktën 3 ose më tepër lloje perimesh.
    AgroWeb.org ju rekomandon të përdorni patëllxhanë, speca, kungulleshka, patate, karrota, bizele e të tjera.
    Lajini perimet e përzgjedhura me ujë të bollshëm.
    Patëllxhanët qërojini sipas dëshirës dhe mbajini në pak ujë me kripë për t’u hequr hidhësinë.
    Bamjeve duhet t’u pastroni bishtin dhe t’i lini pak në ujë me kripë ose ujë me uthull që t’u zbutet pushi.
    Karrotat duhet t’i lani dhe t’i qëroni hollë sepse të gjitha vlerat e saj ndodhen në pjesën e poshtme të lëkurës.
    Qërojini qepët dhe prijini hollë.
    Qëroni patatet dhe prijini në kubikë.
    Specat jeshilë ose të kuqë prijini në shiritë të hollë.
    Kungulleshkat pastrojini dhe qërojini sipas dëshirës dhe prijini në katrorë ose formën tuaj të preferuar.
    Domatet lahen dhe u hiqet cipa duke i zhytur në ujë të ngrohtë.
    Më pas kalojini në rende.
    Të gjitha perimet nëse dëshironi, kavërdisen më parë lehtë me vaj ulliri dhe lihen mënjanë.
    Më pas në një tenxhere tjetër hidhni dy lugë vaj ulliri dhe kavërdisni qepën në një temperaturë mesatare.
    Pasi qepët të jenë zbutur dhe të kenë marrë një nuancë të lehtë kafe, hidhen domatet e qëruara nga cipa dhe kripën. (Nëse do ta përgatisni me mish, atëherë mishin kaurdiseni pas qepëve e më tej vijoni procesin e gatimit).
    Merrni një tenxhere me fund të gjerë, dhe vendosni një shtresë me feta domate.
    Më pas shtoni perimet e kavërdisura sipas rradhës: speca, patëllxhanë, karrota, kungulleshka, bamje dhe patatet.
    Shtoni lëng mishi ose ujë, mbulojeni tenxheren me kapak dhe vendoseni të ziejë në zjarr të ngadaltë.
    10 minuta përpara heqjes nga zjarri shtoni thelpinjtë e grirë të hudhrës, koprën dhe majdanozin.
    Sipas preferencës mund të shtoni edhe piper djegës ose piper të zi.
    Shënim: Turlia mund të përgatitet edhe në tavë balte.
    Perimet e kavërdisura vendosen në rreshta, mbushen me salcë dhe piqen në furrë./AgroWeb.org

  • Kajota – Vlerat e Rralla të Perimes Dardhë

    Kajota – Vlerat e Rralla të Perimes Dardhë

    A keni vënë re në tregjet shqiptare një perime të re që ngjan si një dardhë por ka shijen e kungullit?

    Kjo perime mban emrin Kajota, por ndryshe njihet edhe si perimja dardhë. Në treg e gjeni me emra si Patate Deti apo Kungull me Gjemba. Kjo perime është pjesë e familjes botanike që përfshin edhe trangullin dhe kungujt.
    Bima e kësaj perimeje kërkon një tokë të lagësht por me një sistem kullimi të mirë dhe një mot të ngrohtë.
    Në habitatin e tyre natyral, kjo bimë hardhi arrin edhe të kapërcejë pemët e larta dhe të rritet krah tyre.
    Nëpër ferma, rritja e bimës së Kajotës është më e kontrolluar. Hardhitë e kajotës çelin lule të bardha të vogla që pllenohen nga bletët.
    Perimet dardhë piqen dhe janë gati për t’u mbledhur 30 ditë pas pllenimit. Çdo bimë mund të prodhojë deri në 150 kokrra në një stinë.
    Kokrrat e kajotës kanë një ngjyrë të gjelbër të çelët ose të verdhë. Në disa raste, lëkura e tyre është e lëmuar dhe në disa raste me gjemba.
    Tuli i Kajotës është i bardhë dhe përmban një bërthamë të bardhë në formë vezore. Shija e kajotës është relativisht e ëmbël, madje mund të krahasohet me kungullin.
    Vlerat shëndetësore të Kajotës

    – Ashtu si edhe kungulli, Kajota është një nga perimet që përmbajnë pak kalori: 16 kalori në 100 gramë. Kjo perime nuk përmban yndyrna të ngopura apo kolesterol. Megjithatë ajo është e pasur me fibër dietike, minerale dhe vitamina.
    Duke qenë se është një perime me pak kalori dhe e pasur me fibër, rekomandohet shpesh për ata që duan të ulin nivelin e kolesterolit dhe të mbajnë peshën nën kontroll.
    – Kajota është një burim i pasur i kompleksit të vitaminës B, dhe folatit. Në 100 gramë të kësaj perime gjeni 23% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminave. Ndikimi dhe roli i folatit para dhe gjatë shtatzanisë është i jashtëzakonshëm.
    – Dardhat Kajote janë një burim i mirë i vitaminës C dhe i kompleksit të vitaminës B si thiamina, riboflavina, dhe minerale si hekuri, mangani, fosfori, zinku dhe bakri.
    Përzgjedhja e kajotës dhe ruajtja
    Zgjidhni gjithmonë kokrrat e një madhësie mesatare, me ngjyrë të freskët si ajo e mollës jeshile dhe të forta.
    Kokrrat me një përmasë të madhe kanë lëkurë dhe tul më të fortë që nuk shijon shumë.
    Shmangni furnizimet me kokrra të vjetra dhe kini kujdes për lëkurën e kajotës që ajo mos të jetë e nxirë, e gërvishtur, e çarë.
    Në shtëpi, ruajini në një qese letre në frigorifer për deri në 3 javë. Kokrrat e mëdha dhe ato të vjetra prishen shpejt, ndaj nuk duhet t’i konsumoni me vonesë.
    Përgatitja dhe servirja
    Kajotat mund të përdoren në sallata të ndryshme siç është ajo e lakrës.
    Lajeni kajotën mirë me ujë të bollshëm. Fërkojeni nëse lëkura është shumë e ndotur. Prisni bishtin dhe fundin e saj.
    Nëse keni kokrra të freksëta dhe të vogla nuk duhet hequr lëkura, por kokrrat e mëdha duhen qëruar.
    Në momentin e qërimit, kokrrat e mëdha lëshojnë një lëng që mund të shkaktojë irritimin e lëkurës. Mbani doreza dhe përdorni ujë të rrjedhshëm.
    Priteni dardhën në copa dhe shtojeni në sallatat që kombinohen me lakër, panxhar, pastinak, fruta deti, kërpudha, qepë, misër, djathë dhe fruta./AgroWeb.org 

  • Mungesa e këtyre ushqimeve nxit shfaqjen e sëmundjeve

    Mungesa e këtyre ushqimeve nxit shfaqjen e sëmundjeve

    Konsumi i frutave dhe perimeve për mbrojtjen e organizmit nga inflamacioni apo sulmet e jashtme është gjithnjë një hap i mirë. Të gjitha frutat dhe perimet janë të shëndetshme për mirëqenien tonë fizike dhe mendore.
    Një studim i publikuar në revistën mjekësore Immunity, zbuloi se njerëzit që konsumojnë më shumë lakra, lulelakër e lakra të vogla, ose siç quhen lakra Brukseli, janë më të mbrojtur. Një regjim ushqimor që nuk përfshin këto perime e bën njeriun një shënjestër më të lehtë të kësaj sëmundjeje.
    Studiuesit kanë qenë gjithnjë të vetëdijshëm për rolin e perimeve të tilla kundër inflamacionit. Por zbulimi i këtij mekanizmi mbrojtës është diçka e re. Njerëzit që nuk konsumojnë këto perime, preken më lehtë nga inflamacioni i zorrëve, i cili përbën pikënisjen e sëmundjeve të këqija.

    Më shumë perime në ushqimin tuaj
    Shkencëtarët thonë se konsumi i perimeve të lartpërmendura është i këshillueshëm për njerëzit e predispozuar të preken nga sëmundjet tumorale.
    Ato duhet të jenë prioritet sepse shmangin këto sëmundje që në gjenezë, pra duke penguar formimin e inflamacionit në stomak dhe në gjithë trupin. Këto perime i bëjnë mirë organizmit dhe shmangin një sërë sëmundjesh të tjera. Këtu përfshihet artriti, disa lloje tumoresh, diabeti, sëmundjet e zemrës e të tjera.
    Perimet në fjalë e mbrojnë organizmin edhe nga sëmundjet e trurit që janë të lidhura me inflamacionin në stomak. Perimet e familjes botanike Brassica përfshijnë brokolin, lulelakrën, lakrat e vogla, lakrën e shumë barishte të egra.
    Vlerat e tyre qëndrojnë të paprekura nëse i gatuani të pjekura ose të kavërdisura shumë lehtë me pak vaj ulliri dhe kripë.

  • Brokoli – Vlerat më të Forta i Përfitoni Nëse e Hani të Pagatuar

    Brokoli – Vlerat më të Forta i Përfitoni Nëse e Hani të Pagatuar

    Brokoli është një ndër perimet të pasura me vlera të fuqishme ushqyese. Por shpesh mënyra e konsumimit të saj, në formën e gatuar bën që shumë vlera ushqyese të kësaj perimeje të humabsin.

    Shumë minerale, vitamina dhe vlera të tjera humbasin gjatë gatimit, vlera të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin e organizmit.
    Sa më shumë ujë të përdorni për gatimin e brokolit aq më shumë vitamina të kësaj perimeje do të humbasin.
    Rekomandimi i shumë dietologëve është që brokolit të konsumohen të gatuara shumë pak ose aspak.
    Në rastin e fundit, lulet e brokolit pastrohen mirë, ndahen në pjesëza të vogla, marinohen me vaj ulliri, kripë e lëng limoni dhe konsumohen në formën e sallatës.
    Në këtë rast bëni kujdes që të konsumoni jo sasi të mëdha të tyre veçanërisht për personat që kanë probleme me stomakun dhe tretjen.
    Vlerat që përfiton organizmi
    Brokoli është një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë.
    Bëhet fjalë për një perime miqësore me stomakun, të lirë në çmim por shumë të pasur në vlera dhe shije.
    Brokoli është i pasur edhe me fibër të tretshme që nxjerr kolesterolin e keq jashtë trupit.
    Kjo perime shërben edhe si antioksidant duke qenë se ka nivele të larta e të përqendruara të vitaminës C dhe flavonoidëve që përmirësojnë funksionet e kësaj vitamine.
    AgroWeb.org ju tregon se tek brokoli gjeni edhe luteinë, zeaksanthinë, beta karoten dhe shumë antioksidantë të tjerë të fuqishëm.
    Imunitet i fortë, shëndet i fortë
    Brokoli është i pasur me mineralet alkalinë dhe si çdo perime tjetër e ndihmon organizmin të ulë nivelet e dëmshme të aciditetit dhe e pastron atë nga toksinat.
    Proçesi i detoksifikimit mbështetet nga substanca si glukorafanina, glukonasturtina dhe glukobrasicina, të cilat aktivizojnë, neutralizojnë dhe eliminojnë ndotësit e dëmshëm të organizmit.
    Për më tepër, brokoli përmban isothiocinates që mbajnë nën kontroll proçesin e detoksifikimit në nivel gjenetik.
    Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës. Kjo perime e gjelbër bën mrekulli për zemrën.
    Vlerat anti-inflamatore të brokolit e bëjnë atë të rëndësishëm për mbrojtjen e enëve të gjakut nga problemet që shkaktohen nga sëmundjet kronike që kanë lidhje me sheqerin e gjakut.
    Nëse e keni të vështirë ta konsumoni të pagatuar, mundohuni ta gatuani sa më pak, në mënyrë që të maksimizoni potencialin e tij ushqyes. Mjafton ta gatuani për një kohë shumë të shkurtër me avull./AgroWeb.org

  • Mungesa e këtyre ushqimeve nxit shfaqjen e sëmundjeve të këqija

    Mungesa e këtyre ushqimeve nxit shfaqjen e sëmundjeve të këqija

    Konsumi i frutave dhe perimeve për mbrojtjen e organizmit nga inflamacioni apo sulmet e jashtme është gjithnjë një hap i mirë.
    Të gjitha frutat dhe perimet janë të shëndetshme për mirëqenien tonë fizike dhe mendore.

    Por, sipas të dhënave të AgroWeb.org, disa perime në veçanti janë më të mira për trupin dhe kundër tumoreve veçanërisht të zorrës.
    Një studim i publikuar në revistën mjekësore Immunity, zbuloi se njerëzit që konsumojnë më shumë lakra, lulelakër e lakra të vogla, ose siç quhen lakra Brukseli, janë më të mbrojtur.
    Një regjim ushqimor që nuk përfshin këto perime e bën njeriun një shënjestër më të lehtë të kësaj sëmundjeje.
    Sipas studiuesve, të cilave u referohet AgroWeb.org, metabolizimi i këtyre perimeve shoqërohet me formimin e një substance. Kjo substancë pengon zhvillimin e tumoreve në trup.
    Studiuesit kanë qenë gjithnjë të vetëdijshëm për rolin e perimeve të tilla kundër inflamacionit. Por zbulimi i këtij mekanizmi mbrojtës është diçka e re.
    Njerëzit që nuk konsumojnë këto perime, preken më lehtë nga inflamacioni i zorrëve, i cili përbën pikënisjen e sëmundjeve të këqija.
    Më Shumë Perime në ushqimin tuaj
    Shkencëtarët thonë se konsumi i perimeve të lartpërmendura është i këshillueshëm për njerëzit e predispozuar të preken nga sëmundjet tumorale.
    Ato duhet të jenë prioritet sepse shmangin këto sëmundje që në gjenezë, pra duke penguar formimin e inflamacionit në stomak dhe në gjithë trupin.
    Këto perime i bëjnë mirë organizmit dhe shmangin një sërë sëmundjesh të tjera. Këtu përfshihet artriti, disa lloje tumoresh, diabeti, sëmundjet e zemrës e të tjera.
    Perimet në fjalë e mbrojnë organizmin edhe nga sëmundjet e trurit që janë të lidhura me inflamacionin në stomak. Perimet e familjes botanike Brassica përfshijnë brokolin, lulelakrën, lakrat e vogla, lakrën e shumë barishte të egra.
    Vlerat e tyre qëndrojnë të paprekura nëse i gatuani të pjekura ose të kavërdisura shumë lehtë me pak vaj ulliri dhe kripë.

  • Si ndikon veza në dietën tuaj

    Si ndikon veza në dietën tuaj

    Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e tepërt.
    Veza e zier ndihmon metabolizmin që të jetë më i shpejtë dhe kështu digjni më shumë yndyrë. Gjithçka që ju duhet është të keni vezë dhe disa perime e fruta, si dhe të pini deri në tetë gota ujë.
    Mund ta provoni për dy javë dhe të shihni vërtet sesa kilogramë do të humbisni.

    Java e parë
    E Hëna: Mëngjesi, dy vezë të ziera dhe një portokall apo qitro;
    Dreka, dy feta me bukë integrale dhe frutat që dëshironi;
    Darka, një fileto pule dhe sallatë me perime të freskëta.
    E Marta: Mëngjesi, dy vezë të ziera dhe një portokall apo qitro;
    Dreka, një fileto pule dhe sallatë me perime të gjelbra;
    Darka, dy vezë të ziera një portokall dhe sallatë me perime.
    E Mërkura: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme;
    Dreka, 1 domate, 1 fetë me bukë integrale dhe djathë pa yndyrë;
    Darka, një fileto pule dhe sallatë me perime të freskëta.
    E Enjte: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme,
    Dreka, fruta;
    Darka, fileto pule dhe sallatë e plotë me perime të freskëta.
    E Premte: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme;
    Dreka, dy vezë të ziera dhe perime të gatuara në avull,
    Darka, peshk skare dhe sallatë.
    E Shtunë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme;
    Dreka, fruta;
    Darka, fileto pule dhe perime të gatuara në avull.
    E Diela: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme,
    Dreka, fileto pule, sallatë me domate dhe perime të gatuara në avull;
    Darka, perime të gatuara në avull.
    Java e dytë
    E Hënë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme; Dreka, fileto pule dhe sallatë, Darka, dy vezë, sallatë dhe një portokall.
    E Martë: Mëngjesi, njësoj si ditët e mëparshme, Dreka, dy vezë dhe perime të gatuara me avull; Darka, peshk dhe pak sallatë.
    E Mërkurë: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, njësoj si e hëna; Darka, njësoj si e hëna.
    E Enjte: njësoj si ditët e tjera; Dreka, dy vezë të ziera, perime të gatuara në avull dhe djathë pa yndyrë; Darka, fileto pule dhe sallatë.
    E Premte: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, sallatë me peshk ton; Darka, dy vezë dhe sallatë.
    E Shtunë: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, fileto pule dhe sallatë; Darka, fruta.
    E Diela: Mëngjesi, njësoj si ditët e tjera; Dreka, fileto pule dhe perime të gatuara në avull; Darka, njësoj si dreka.

  • Këto fruta nuk ju ndihmojnë të humbni peshë

    Këto fruta nuk ju ndihmojnë të humbni peshë

    Të gjithë thonë se frutat dhe perimet janë të mira për trupin. Ato kanë vitamina, fibra dhe përbërës të tjerë të dobishëm për një sistem të fortë imunitar.
    Por çfarë nëse mësoni se disa fruta dhe perime mund të mos jenë aq të mira për trupin tuaj, veçanërisht nëse konsumoni sasi të mëdha ndërsa përpiqeni të humbni peshë.
    Bananet janë të pasura me kalium, i cili është shumë i mirë për trupin e njeriut, por përmbajnë edhe shumë niseshte. E njëjta gjë vlen edhe për bizelet e gjelbra. Pra, në vend të kësaj, nëse doni të humbni peshë, shmangni bananet dhe bizelet dhe përpiquni të hani perime që nuk përmbajnë niseshte. Provoni perime jeshile, kërpudha, panxhar dhe shparg.

    Kokosi i dashur në fakt mund të zëvendësojë një ëmbëlsirë të mirë, në vend të disa frutave. Dhe kjo për shkak se ato përmbajnë yndyra të ngopura që mund të rrisin kolesterolin. Dhe as mos mendoni të hani qershi. Pse përmbajtja e sheqerit është kaq e lartë?

  • Si të ushqehemi shëndetshëm edhe kur kemi pak kohë ose pak dëshirë për të gatuar

    Si të ushqehemi shëndetshëm edhe kur kemi pak kohë ose pak dëshirë për të gatuar

    Kur ke pak kohë – dhe ndoshta edhe pak dëshirë – të gatuash, të ushqyerit shëndetshëm mund të duket një mision i pamundur. Kështu, shpesh përfundojmë duke improvizuar me ç’të kemi: disa biskota të kripura me djathë, një banane e kapur në nxitim, apo ndonjë sallatë gjigante që nuk të mbush. Nuk është ndonjë tragjedi, nëse ndodh herë pas here. Por kur kjo kthehet në rutinë, është problem.

    Nuk është çështje të gatuash shumë, por të gatuash më mirë. Dhe jo, të ushqehesh shëndetshëm nuk do të thotë të sakrifikosh, të mërzitesh apo të hash pjata pa shije. Me disa truke të thjeshta, mund të përgatisësh vakte të plota, të shijshme dhe të lehta edhe në ditët më të zëna. Ja 5 strategji konkrete për ta arritur këtë:

    1. Planifiko vetëm 2 ose 3 vakte kyçe

    Nuk ke nevojë për një menu të detajuar javore. Mjafton të mendosh përpara për 2 ose 3 vakte që do të jenë “baza” e javës. Kjo të ndihmon të blesh me mendje dhe të shmangësh pyetjen klasike: “Çfarë do ha tani?”.

    Për shembull, përgatit paraprakisht pak grurë të pjekur, perime dhe disa bishtajore (si qiqrat apo fasulet) – qoftë të gatuara, qoftë të konservuara. Brenda 15 minutash mund të krijosh një pjatë të balancuar dhe ushqyese.

    2. Bëj miqësi me ngrirjen

    Nuk ka pse të nënkuptojë që do hash gjithmonë ushqime të gatshme të blera. Mund të përgatitësh vetë racione shtesë dhe t’i ngrish në porcione individuale: supe, qofte me perime, salca me thjerrëza apo salca të tjera të bëra vetë. Kur vjen në shtëpi e lodhur, mjafton t’i nxehësh. Kështu kontrollon përbërësit, kursen kohë dhe shmang mbetjet ushqimore.

    3. Baza të gatshme proteike: investim i zgjuar

    Nëse nuk ke kohë të gatuash nga e para çdo mbrëmje, mbaj gjithmonë diçka të gatshme me proteina në frigorifer: tofu i tymosur, vezë të ziera, hummus, skumbri në kavanoz, apo gjoks pule i gatuar më parë.

    Mjafton të ndërrosh vetëm garniturën: një perime tjetër, një drith i plotë, apo një salcë e shijshme. Kështu ke shumëllojshmëri pa qenë nevoja të gatuash gjithçka nga fillimi. Proteinat ndihmojnë të ndihesh i ngopur dhe të ruash energjinë gjatë ditës.

    4. Rregulli i 3 përbërësve (për ditët kur nuk ke as ide)

    Kur ke vetëm 10 minuta dhe aspak frymëzim, zbato rregullin e thjeshtë: zgjidh nga një karbohidrat, një proteinë dhe një perime – dhe kombinoji sipas dëshirës.

    Disa shembuj të shpejtë:

    Cous cous + qiqra + kungull i skuqur
    Bukë integrale + rikota + domate qershi
    Oriz + vezë e rrahur + karota të grira

    Nuk do të jetë ndoshta vakt për Instagram, por do të jetë i balancuar dhe i pasur me lëndë ushqyese – pa ndezur as të gjitha sobat.

    5. Vaktet e ftohta nuk janë domosdoshmërisht të mërzitshme

    Një vakt i ftohtë mund të jetë i plotë dhe shumë i shijshëm. Harro sallatat pa shije – mendo për pjata të pasura e të ngjyrosura: me drithëra të plota, perime të stinës, fara, yndyrna të shëndetshme (vaj ulliri ekstra i virgjër, avokado, arra) dhe një burim proteinash.

    Për të rritur shijen, përgatit paraprakisht 1–2 salca të thjeshta: tahini, kos me limon dhe mustardë, apo vaj ulliri me barishte. Mjaftojnë 30 sekonda për të ndryshuar krejt shijen e një pjate: sa më i ngjyrosur të jetë ushqimi, aq më i plotë është për trupin tënd.

    Me pak organizim dhe ide të zgjuara, të ushqehesh shëndetshëm nuk është më barrë, por kënaqësi.