Tag: perime

  • Barbunjat, 5 arsye pse duhet t’i konsumoni shpesh këtë periudhë

    Barbunjat, 5 arsye pse duhet t’i konsumoni shpesh këtë periudhë

    Bishtaja, mashkura, barbunja… sido që t’i quani, këto të fundit duhet të jenë pjesë e regjim tuaj ushqimor , pasi janë një burim i mirë i vitaminave A, C, dhe K, fibrave etj.
    Kjo perime e familjes së bishtajoreve është një nga ushqimet më të pasura me antioksidantë dhe flavanoidë. Më poshtë do të lexoni të gjitha përfitimet shëndetësore të barbunjave:

    Shëndeti i kockave

    Niveli i ulët i vitaminës K është i lidhur me një rrezik më të lartë të frakturës së kockave. Marrja e sasisë së duhur të vitaminës K mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të kockave duke përmirësuar thithjen e kalciumit dhe uljen e sekretimit urinar të kalciumit. Vetëm 1 gotë me barbunja jeshile siguron 14.4 mikrogramë vitaminë K, ose rreth 20% të kërkesës ditore dhe 4% të nevojës ditore të një individi për kalcium.

    Parandalimi i shumimit të qelizave të këqija

    Bishtjat e gjelbra kanë përmbajtje të lartë antioksidantësh , gjë që ndihmon në luftimin e radikalëve të lira në trup, përgjegjës për shumë sëmundje. Gjithashtu, disa lëndë ushqyese që gjenden me shumicë tek bishtajat kanë fuqinë të veprojnë kundër qelizave kancerogjene. Luteina, një nga llojet e antioksidantëve të njohur si carotenoids, është i pranishëm në sasi të mëdha tek kjo perime. Individët që konsumojnë sasi të larta të luteinës kanë një rrezik më të ulët të kancerit të zorrës së trashë, gjirit, mushkërive dhe qafës së mitrës. Vitamina C, e cila është gjithashtu një vitaminë antikancerogjene përdoret në doza të mëdha, për të trajtuar kancerin. Vetëm 1 kupë me këto bishtaja plotëson mbi një të katërtën e sasisë së rekomanduar ditor për vitaminë C. Gjithashtu, sasia e vitaminës K e gjendur tek bishtajat, siguron mbi gjysmën e sasisë së rekomanduar për këtë vitaminë në ditë.

    Diabeti

    Bishtajat jeshile kanë treguar se ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të diabetit. Disa studime kanë rapotuar një ndikim hipoglikemik tek pacientët me diabet. Rregullatorët natyralë të diabetit nuk janë të zakonshëm, prandaj lidhja e mashurkave me parandalimin e hershëm të diabetit është një lajm i mirë.

    Shëndeti i syve

    Disa karotenoide specifike që janë të pranishme në këto bishtaja mund të ndihmojnë në parandalimin e degjenerimit makular, që është një rënie në funksionin dhe shikimin e syve. Zeaxanthin dhe lutein luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e çdo problemi me sytë.

    Sëmundjet e zemrës

    Bishtajat mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës për shkak të niveleve të larta të flavonoideve , antioksidantë polifenikë që më së shpeshti gjenden në perimet dhe frutat. Kjo perime përmban nivele të larta të flavonoideve me veti të fuqishme anti-inflamatore dhe parandalon mpiksjen e gjakut në venat dhe arteriet.

  • I ka mbijetuar kancerit të gjirit, Covid-19 dhe shumë peripecive të tjera, njihuni me 101-vjeçaren që kalon dy orë në palestër

    I ka mbijetuar kancerit të gjirit, Covid-19 dhe shumë peripecive të tjera, njihuni me 101-vjeçaren që kalon dy orë në palestër

    Një 101-vjeçare që kalon dy orë në ditë në palestër ka ndarë sekretet e saj të jetëgjatësisë. Është fjala për Inaxi Lasa, e cila i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, kancerit të gjirit, dy frakturave të legenit, operacionit të glaukomës, degjenerimit makular dhe shtrimit në spital për shkak të Covid-19 kur ishte 98 vjeçe.
    “Çdo ditë luftoj me osteoartritin”, ka treguar Lasa që numëron 130 mijë ndjekës në “Instagram” dhe “TikTok” e që cilësohet si një frymëzim.

    101-vjeçarja, e cila vjen nga Beasain pranë Bilbaos, Spanjë, nuk humbet asnjë ditë ushtrimesh. Shpesh ajo shkon së bashku me djalin e saj 63-vjeçar, Inaku.

    Udhëtimi i saj në fitnes filloi kur kujdestari i saj pësoi një dëmtim dhe i kaloi një kartë anëtarësimi në palestër.

    “Fillova të shkoj në palestër kur isha 94 vjeçe, por isha shumë aktive edhe më parë. Tani në dimër, zgjohem në orën 8 të mëngjesit dhe dal për një shëtitje, nëse nuk bie shi. Pastaj shkon në palestër me djalin tim. Ne kalojmë dy orë duke bërë stërvitje, nuk bëjmë kardio në palestër”, tha e moshuara, raporton “Mirror”.
    Inaxi ka treguar se stërvitja e bën të ndihet gjallë dhe i bën shumë mirë për mendjen.
    “Në fillim, kisha dy trajnerë personalë, por tani që i kam mësuar ushtrimet, mund t’i bëj vetë. Meqenëse shikimi im nuk është i mirë, djali më ndihmon. Ushtrimet janë gjëja më e mirë që një person i moshuar mund të bëjë për shëndetin e tij”, ka thënë 101-vjeçarja, e cila ka shtuar:
    “Është ilaçi më i mirë për jetëgjatësinë”.
    Por jo vetëm kaq, pasi Inaxi mban një dietë me perime të freskëta dhe shpendë të furnizuara në vend. Ajo ia atribuon arritjen e saj mbresëlënëse të moshës 101 vjeç një diete të pasur me vaj ulliri dhe perime, si dhe përjashton dy përbërës të zakonshëm.
    “Ne jetojmë në fshat dhe kemi shumë fruta dhe perime. Hamë mish të bardhë, megjithëse më parë hanim mish viçi. Mezi hamë miell ose sheqer. Ndonjë ushqim për të jetuar më gjatë? Do të thoja vaj ulliri dhe perime. Të jesh aktiv është më e mira, por dieta është gjithashtu e rëndësishme”, ka treguar influencuesja e moshuar.
    Inaxi, e cila e kaloi karrierën e saj në bujqësi shtoi:
    “Më pëlqen shumë që jam shembull për njerëzit e tjerë. Të paktën kjo është ajo që më thonë kur më shkruajnë”.

  • Disa vakte të shijshme dhe të shëndetshme që mund t’i merrni me vete në punë

    Disa vakte të shijshme dhe të shëndetshme që mund t’i merrni me vete në punë

    Sa herë e keni menduar fjalinë “çfarë do ha sot për drekë në punë”? Dhe sa herë të tjera jeni menduar që në darkën paraardhëse se çfarë do t’u jepni me vete fëmijëve për të ngrënë në shkollë? Në këto kohëra ku obeziteti tashmë është kthyer në një problem real, të gjithë e ndjejmë nevojën e të ushqyerit shëndetshëm.

    Me poshtë ju tregoj disa ide të ushqimeve të shëndetshme take-away, të cilat mund t’i konsumoni gjatë vaktit të ndërmjetëm (dhe jo vetëm) në punë ose në shkollë.

    1. ORIZI.

    Është një prej ushqimeve më të thjeshta e njëkohësisht më të mira për t’u gatuar e konsumuar gjatë vaktit të ndërmjetëm e jo vetëm. I zierë, i skuqur me pak vaj ulliri ekstra të virgjër, sushi apo risotto, orizi i shoqëruar edhe me perime bio, djathë ose fileto pule, është zgjidhja juaj e fillimit të javës sidomos, duke qenë se ofron një energji maksimale për organizmin

    2. VEZA.

    Jo vetëm ka një përmbajtje proteinike fantastike, por mund të gatuhet e të merret kaq lehtësisht me vete, sa që të gjithë nuk mund t’i thoni “jo”. Vezë e skuqur lehtë me pak vaj ulliri ekstra të virgjër, e zierë pak ose mesatarisht, e pjekur në furrë me djathë që në mëngjes, është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për t’u konsumuar në punë ose në shkollë në mesjavë, kur lodhja ka filluar të bëjë punën e saj. Është kaq e mirë, e thjeshtë dhe… e shendetshme (sidomos e shoqëruar me pak perime të freskëta, të ziera ose të pjekura lehtë, sipas dëshirës).

    3. PASTA.

    Më mirë, më lirë, më shëndetshëm (sigurisht që në masën dhe me përbërësit shoqërues të duhur)… vetëm PASTA! E zierë “al dente”, me pak vaj ulliri ekstra të virgjër, me gjalpë me përqindje të ulët në yndyrë, të pjekura në furrë me perime, ose thjeshtë me djathë (ose kos me përqindje të ulët në yndyrë sipas dëshirës) janë ushqimi më i përshtatshëm për t’u bërë miku juaj i përditshëm. Çfarë të shtoj më tepër? Pasta mbetet pasta: dashuri më vete!

    4. BUKË INTEGRALE.

    Në fakt nuk dëshiroj t’a quaj “sandwich”, sepse 2 feta të zakonshme buke integrale, të cilat mund t’i shoqëroni me perime të freskëta si: sallatë jeshile, lakër e bardhë ose e kuqe, fileto pule e hollë, djathë sipas dëshirës apo legume të ziera ose të pjekura, bizele, fasule, misër, etj, do të ishin thjesht “2 feta buke të mbushura me energji”. Ideale për të enjten e të premten, apo jo?

    5. PATATE.

    Amidoni i patateve është një përbërës që jo vetëm kombinohet në mënyrë perfekte e të shëndetshme me çdo lloj perime, por edhe përshpejto ndjesinë e ngopjes, duke bërë që të rritet kohëzgjatja ndërmjet vakteve të ditës. Ju mund t’i merrni ato me vete të përgatitura në mënyra të ndryshme të thjeshta e të shpejta, si: të ziera, të pjekura, të shoqëruara me perime, djathë, vaj ulliri ekstra të virgjër, legume, etj. Super!

    6. PERIME.

    Sigurisht! Perime të të gjitha llojeve, të përgatitura në mënyra të ndryshme, si: të freskëta, të ziera, të pjekura, me pak djathë, me pak vaj ulliri ekstra të virgjër, në sallatë, në shoqërim për pastën apo orizin, etj, perimet thjesht janë fantastike, të shëndetshme… dhe më kryesorja… të zgjidhin punë shpejt e shpejt!

    7. FRUTA.

    Nuk mund të mungonin! Konsumoni sa të dëshironi dhe ato që dëshironi dhe do t’i dashuroni! Të freskëta, për shoqërim sallate, në lëngje të shtrydhura (që në darkë dhe i vendosni në frigorifer për të nesërmen), në vend të ëmbëlsirës, frutat nuk do ju zhgënjejnë kurrë dhe mbi të gjitha, do ju zgjidhin punë me shpejtësi!

    8. PULË.

    Po, e kam për mishin e pulës, sigurisht! Mishi më i lehtë për t’u përgatitur, zierë, i pjekur, për të shoqëruar perimet, bukën integrale, apo sallatën, është më i miri e më i shëndetshmi (sidomos mishi i bardhë).

    9. QUMËSHT.

    Praktikisht personalisht prej vitesh tashmë është kaq i domosdoshëm për mua, sa që nuk mund të kaloj dot asnjë ditë pa konsumuar qoftë edhe një gotë me qumësht. I pasur me proteina, kalium, kalçium, fosfor, vitaminë B12, vitaminë D3, etj, një gotë qumësht me vete na ndihmon kaq shumë në ditët e punës, sa asnjë ushqim tjetër.

    10. ÇOKOLLATA.

    Menduat se çokollata është e dëmshme? Shëndosh? Absolutisht që jo Çokollata e zezë, sidomos ajo 70%, por edhe çokollata me përqindje të ulët qumështi, nëse konsumohet me porcione të vogla në fund të vaktit të ndërmjetëm, do ju bëjë veçse më energjikë! Por… çdo gjë në masën e duhur… dhe konsumojeni gjatë fundjavës nëse jeni në punë, jeni në sezon provimesh ose ju duhet të mbaroni punë të tjera shtesë.

    SHËNIM: Të konsumosh gjëra të shëndetshme, nuk do të thotë të llogarisësh kaloritë. Do të thotë të kujdesesh për veten dhe shëndetin e organizmit tënd. Mundohuni të merrni me vete ushqim nga shtëpia në punë ose shkollë. Dhe mos harroni: më mirë pak buke me djathë e domate, sesa sufllaqe.

  • Çmimet e ushqimeve 3 herë më shumë se norma e BE! Ja qarqet më të varfra në Shqipëri

    Çmimet e ushqimeve 3 herë më shumë se norma e BE! Ja qarqet më të varfra në Shqipëri

    Shtrenjtimi i ushqimeve po u kushton shumë familjeve shqiptare të cilat shpenzojnë afro 40% të të ardhurave të tyre për bukë, perime, produkte mishi e bulmet. Raporti i INSTAT tregon familjet në vend shpenzojnë më pak para për shëndet dhe arsim.
    ***
    Për të blerë bukë, mish, bulmet, perime dhe produkte të tjera, një familje shqiptare me mesatarisht 3.1 anëtarë, duhet të shpenzojë të paktën 36,879 lekë në muaj.
    Për shkak të çmimeve të larta, ushqimet ‘rrëmbejnë’ 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, gati 3 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian.
    Në raportin e Institutit të Statistikave brenda kategorisë së ushqimeve, fatura më e lartë vjen nga perimet.
    Si paradoks, Shqipëria vend bujqësor në 75% të bashkive në vend, e me synim fuqizim të eksportit të këtyre produkteve, rezervon çmime të kripura për qytetarët. 7,154 lekë në muaj është mesatarja që shpenzon një familje për t’u furnizuar me perime thotë INSTAT.
    Në vend të dytë pas perimeve, janë produktet e mishit, që marrin 18.9% të buxhetit që shkon për ushqime ose 6,970 lekë/muaj.
    Shpenzimet për mish janë në rritje të lehtë në raport me vitin 2023, pasi për shkak të tkurrjes së numrit të bagëtive në Shqipëri, çmimi i mishit është rritur ndjeshëm. Një kilogram mish viçi kushton gati 1300 lekë, dhe po në të njëjtat vlera luhatet edhe mishi i qengjit apo kecit.
    Pas ushqimeve, shpenzimet më të mëdha të shqiptarëve janë për pagesën e ujit, dritave dhe qirave me 9.6% të totalit të shpenzimeve ose mesatarisht 9 mijë lekë në muaj.
    Vjet një familje shqiptare harxhoi më pak për shëndetin vetëm 3,535 lekë në muaj, ndjekur nga arsimi me 3,070 lekë dhe argëtimi me 2,419 lekë në muaj.
    Në total përgjatë vitit 2024 thotë INSTAT shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje ishin 93,042 lekë, ose 1,5 % më shumë se në vitin 2023.
    I vetmi qark që e tejkalon nivelin mesatar të shpenzimeve është Tirana, ku një familje shpenzon në muaj mesatarisht 108.588 lekë, ndjekur nga Korça me 91.418 lekë dhe Durrësi me 90.218 lekë.
    Qarqet më të varfra rezultojnë Dibra me 75,883 lekë në muaj dhe Kukësi me 75,048 lekë shpenzime mujore për konsum për familje.
    SHPENZIMET MUJORE TË FAMILJEVE
    Viti 2022      88,367 lekë
    Viti 2023      91,675 lekë
    Viti 2024     93,042 lekë
    SHPENZIMET MUJORE PËR USHQIME
    Perime                7,154 lekë/muaj
    Mish                   6,970 lekë/muaj
    Bukë-drithëra     5,679 lekë/muaj
    SHPENZIMET PËR USHQIME
    Viti 2022      35.083 lekë/muaj
    Viti 2023      36.349 lekë/muaj
    Viti 2024      36.879 lekë/muaj
    Shpenzimet sipas kategorive
    Shëndeti  3,535 lekë/muaj
    Arsimi     3,070 lekë/muaj
    Argëtimi 2,419 lekë/muaj

  • Skandal/ Kapen sërish perime me pesticide nga Shqipëria, Kroacia bllokon 8 mijë kg speca të kuq djegës të Divjakës

    Skandal/ Kapen sërish perime me pesticide nga Shqipëria, Kroacia bllokon 8 mijë kg speca të kuq djegës të Divjakës

    8000 kg speca nga Divjaka janë bllokuar sot nga autoritetet e Kroacisë.
    Bëhet me dije se kjo sasi speci i kuq djegës e madhe është bllokuar pasi ka rezultuar me tre preprarate bujqësore të ndaluara. Mësohet se sasia e ndaluar do të asgjësohet në Kroaci.
    Kjo nuk është hera e parë që perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë dhe Sllovenisë bllokohen për shkak të përmbajtjes së pesticideve, ku rasti i fundit ishte një muaj më parë.

  • Kapen sërish perime me pesticide nga Shqipëria, Kroacia bllokon 8 mijë kg speca të kuq djegës të Divjakës

    Kapen sërish perime me pesticide nga Shqipëria, Kroacia bllokon 8 mijë kg speca të kuq djegës të Divjakës

    8000 kg speca nga Divjaka janë bllokuar sot nga autoritetet e Kroacisë.

    Gazetarja e Top Channel Rudina Muça mëson se kjo sasi speci i kuq djegës e madhe është bllokuar pasi ka rezultuar me tre preprarate bujqësore të ndaluara.
    Mësohet se sasia e ndaluar do të asgjësohet në Kroaci.
    Kjo nuk është hera e parë që perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë dhe Sllovenisë bllokohen për shkak të përmbajtjes së pesticideve, ku rasti i fundit ishte një muaj më parë.

    Top Channel

  • Kapen sërish perime me pesticide/ Kroacia bllokon 8 mijë kg spec-djegës të Divjakës

    Kapen sërish perime me pesticide/ Kroacia bllokon 8 mijë kg spec-djegës të Divjakës

    Një sasi prej 8000 kg speca nga Divjaka janë bllokuar këtë të mërkurë nga autoritetet e Kroacisë.

    Kjo sasi speci është bllokuar pasi ka rezultuar me tre preprarate bujqësore të ndaluara.

    Mësohet se sasia e ndaluar do të asgjësohet në Kroaci.

    Kjo nuk është hera e parë që perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë dhe Sllovenisë bllokohen për shkak të përmbajtjes së pesticideve, ku rasti i fundit ishte një muaj më parë.

  • Kroacia kthen domatet shqiptare me pesticide. Prokuroria firmos disa urdhër-arreste, edhe për dy inspektorë të AKU-së

    Kroacia kthen domatet shqiptare me pesticide. Prokuroria firmos disa urdhër-arreste, edhe për dy inspektorë të AKU-së

    Pas kthimit nga Kroacia të sasive të mëdha me domate, të cilat dyshohet se nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore, Prokuroria e Beratit ka ndërmarrë masa të menjëhershme duke firmosur urdhër-arreste për tre persona të përfshirë në këtë rast.
    Njoftimi i policisë:

    Berat/ Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, operacioni “Again”.
    Prodhoi dhe eksportoi drejt shtetit Kroat, perime me nivel të lartë preparati “Chlorfenapyr”, si dhe me fatura fiktive blerjeje, vihet në pranga administratori i subjektit.
    Në pranga dhe dy inspektorë të AKU Berat, pasi gjatë kontrollit që kanë kryer në këtë subjekt, kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.
    Sekuestrohen perime të ndryshme të cilat dyshohet të jenë të kontaminuara me sasi preparati.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, pas informacioneve të marra se në një subjekt grumbulloheshin dhe eksportoheshin perime, për të cilat kishte paligjshmëri në eksportim, organizuan punën dhe finalizuan operacionin “Again”.
    Gjatë operacionit u vunë në pranga 3 shtetas, konkretisht:
    -M. Q., 40 vjeç, banues në Kuçovë, administrator i subjektit të grumbullimit dhe eksportimit të perimeve. Ky shtetas kishte prodhuar dhe më pas kishte eksportuar drejt shtetit Kroat, 8 tonë domate të cilat pas analizave të kryera kishin rezultuar me përbërje të lartë të preparatit “Chlorefenapyr”, dhe ishin asgjësuar nga autoritetet kroate. Gjithashtu, për të shmangur përgjegjësisë ligjore ky shtetas ka përdorur fatura fiktive blerjeje nga fermerë të tjerë;
    -R. L., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe G. L., 25 vjeçe, banuese në Berat, të dy inspektorë të AKU Berat, pasi kanë kryer kontrolle në këtë subjekt dhe praktikat e mbajtura kanë rezultuar të plotësuara në mënyrë fiktive, duke mos bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga shtetasi M. Q., duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati.
    Nga kontrolli i ushtruar në magazinën e shtetasit M. Q., u sekustruan perime të ndryshme dhe u morën mostra për analiza, pasi dyshohet se mund të jenë me përbërje të lartë preparatesh.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

  • Denaj: Eksportet e fruta-perimeve u rritën me 10%

    Denaj: Eksportet e fruta-perimeve u rritën me 10%

    Gjatë periudhës janar-qershor eksportet e fruta-perimeve u rritën me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një vit më parë. Lajmin e bëri të ditur dje ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cila theksoi se 169 042 tonë  fruta dhe perime cilësore e të freskëta u eksportuan gjatë këtyre muajve.
    “Tokat shqiptare janë kthyer në burim prodhimesh cilësore Made in Albania që garantojnë furnizim të qëndrueshëm, si dhe afirmojnë vendin tonë si një konkurrent dinjitoz në tregjet elitare botërore, duke reflektuar përkushtimin dhe fuqizimin e fermerëve tanë”, u shpreh ministrja.
    Konkretisht në 6-mujorin e parë të këtij viti u eksportuan 169 042 tonë fruta dhe perime, ndërsa në 6-mujorin e parë të 2024 u eksportuan 153 987 ton fruta perime.

  • Të hash çdo ditë të njëjtën gjë! Ja çfarë i ndodh organizmit

    Të hash çdo ditë të njëjtën gjë! Ja çfarë i ndodh organizmit

    Ka shumë njerëz në Shqipëri por edhe jashtë saj që preferojnë të hanë të njëjtin ushqim çdo ditë të jetës.

    Mund ta quajmë fiksim ose sekret të jetëgjatësisë.

    Fundja sa njerëz të moshës së tretë në Shqipëri e pranojnë me krenari se kanë ngrënë fasule çdo ditë.

    Për shumë nga brezat e gjyshërve tanë, përzgjedhja ushqimore ka qenë dhe mbetet diçka automatike, e fiksuar në shije dhe në orar.

    Në mos te fasulet, fiksimi kalon tek veza, gjiza, buka me gjalpë e me çaj ose reçeli çdo ditë, në ditët e sotme ushqimi i shpejtë është shndërruar gjithashtu në një ushqim që konsumohet përditë.

    A është e shëndetshme të hahet e njëjta gjë çdo ditë?

    Ky regjim monotonie ka avantazhet dhe disavantazhet e tij.

    Avantazhet e ushqimeve të përsëritura
    Preferoni vaktet e përsëritura por të pasura me fruta, perime, proteina, drithëra dhe yndyrna të shëndetshme?

    Atëherë jeni në rrugë të mbarë.

    Për më tepër, ju meritoni përgëzime që i jeni përmbajtur një regjimi strikt por të pasur me të gjitha vlerat dhe ushqyesit.

    Të pasurit e një regjimi përsëritës por të balancuar ushqimor është një mënyrë shumë e shëndetshme e të jetuarit.

    Është më mirë të hash gjëra të tilla të përsëritura se sa të ndalosh disa herë në javë në Fast Food-in e parë në lagje.

    Ekspertët mendojnë se më mirë të hahen pak ushqime por cilësore, se sa shumë ushqime por të shpejta, kalorike dhe pa ushqyes.

    Disavantazhet e ushqyerjes së përsëritur
    Nga ana tjetër, ndonëse ju mendoni se i keni vënë punët në vijë duke ngrënë të njëjtat ushqime të shëndetshme çdo ditë, duhet të ndryshoni.

    Dietologët shpjegojnë se ju mund të hani rregullisht ushqimet tuaja të preferuara.

    Megjithatë sipas tyre nuk do të merrni dot ushqyesit e nevojshëm duke ngrënë të njëjtat gjëra çdo ditë.

    Sekreti është tek larmia
    Larmia është thelbësore për një ushqyerje të shëndetshme dhe të ekulibruar, thonë ekspertët e AgroWeb.org

    Një regjim i larmishëm ushqimor ndihmon metabolizmin dhe e mban trupin në formë.

    Përzgjedhja e ushqimeve është shumë e rëndësishme.

    Studimet thonë që njerëzit që zgjedhin të hanë fruta, perime, drithëra, peshk dhe produkte të bylmetit rrezikohen më pak nga sëmundje vdekjeprurëse.

    Sigurisht që ndjekja e një regjimi të tillë është shumë më e lehtë në teori se në praktikë.

    Me këtë ritëm paksa të çmendur jetese, është e vështirë të gjesh kohë që të konsumosh vetëm ushqime të shëndetshme.

    Ata që duan, mund të gjejnë kohën dhe të ushqehen shëndetshëm duke ngrënë tërshërë në mëngjes ose perime në drekë.

    Ju mund të përmirësoni repertorin e recetave të shëndetshme edhe gjatë fundjavave.

    Gatimet mund t’i fusni në frigorifer dhe mund t’i konsumoni të hënën ose të martën.

    Mjafton të keni dëshirë për tu ushqyer shëndetshëm dhe mund t’ia dilni./AgroWeb.org