Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet sot në orën 10:00, pas urdhrit të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Në rend të ditës për këtë seancë janë projektvendimi “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” si dhe projektvendimi “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
Ditën e hënë, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku u miratua lista e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe lista e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.
Në lidhje me dy pikat e rendit të ditës, ishin depozituar propozime vetëm nga grupi parlamentar i Partisë Socialise dhe çështja i kaloi për miratim seancës plenare.
Në seancën plenare të 16 shtatorit, Kuvendi miratoi ndryshimet e propozuara nga mazhoranca në rregulloren e parlamentit, me 79 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Ndryshimet, ndër të tjera parashikojnë kalimin e Kuvendit me 11 komisione parlamentare të përhershme. Vendimi u kundërshtua nga opozita, e cila ka paralajmëruar se do ta çojë në Kushtetuese. Sipas opozitës, ndryshimi në rregulloren e Kuvendit nuk duhej kaluar me procedurë të përshpejtuar, por me procedurë normale paralamentare dhe me dakordësinë e pakicës në Kuvend.
Lista e 11 komisioneve të përhershme të Kuvendit:
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
Ndërsa seanca e fundit plenare, ajo e datës 18 shtator u mbyll për 25 minuta pas tensioneve dhe dhunës së deputetëve të opozitës.
Gjatë seancës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi që të kalohej menjëherë ne procesin e votimit për shkak se opozita pengoi fjalën e kryeministrit Edi Rama, për prezantimin e programit qeverisës dhe përbërjen e qeverisë.
Projektvendimi “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”, u miratua me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Tag: përhershme
-

Përbërja e komisioneve të përhershme, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare
-

Kuvendi miraton kryesitë e komisioneve parlamentare, opozita nuk dorëzon emrat
Pasditen e sotme është zhvilluar seanca plenare për miratimin e projektvendimit për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit.
Projektvendimi për 11 komisionet e përhershme parlamentare u miratua me 77 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim.
vijon… -

‘Arkitektura’ parlamentare e propozuar nga Edi Rama; antiligjore dhe autoritariste
Legjislatura e XI parlamentare e dalë nga zgjedhjet e 11 majit nisi punimet të premten me një seancë konstituese, ku u betuan 140 deputetët e Kuvendit: 83 të Partisë Socialiste që merr mandatin e katërt qeverisës, 50 të Partisë Demokratike me aleatët, 3 të Partisë Socialdemokrate dhe 4 deputetë nga partitë e reja.
Puna parlamentare është e ndarë mes angazhimit të deputetëve në komisionet e përhershme, ku shqyrtohen nismat ligjore, dhe seancave plenare, ku votohet për to. Por me nisjen e këtij sesioni të ri, “arkitektura parlamentare” e organizimit të komisioneve pritet të ndryshojë sipas sugjerimeve të bëra nga kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje partie.
Të enjten, duke folur para Asamblesë së Partisë Socialiste të mbledhur për të mësuar emrat e kabinetit të ri qeveritar, Rama parashtroi edhe idenë e tij për parlamentin, duke propozuar riemërtimin e komisioneve të përhershme parlamentare, shtimin e numrit të tyre dhe ngritjen e dy komisioneve të posaçme: për rishikimin e reformës territoriale, për të cilën vetëm një vit më parë PS kishte votuar kundër si të panevojshme, dhe një tjetër komision për reformën zgjedhore.
Rama i cilësoi emrat aktualë të komisioneve të përhershme si “antikë” dhe propozoi riorganizim të tyre në përgjegjësi, numër anëtarësh dhe riemërtim, me justifikimin se kjo do t’i shërbejë procesit të negociatave me BE-në.
Në këtë kuadër, ai propozoi që komisioni i përkohshëm i drejtuar nga Fatmir Xhafaj gjatë legjislaturës së kaluar të kthehet në një komision të përhershëm, i emërtuar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, i cili sipas tij do të mbikëqyrë procesin e negociatave dhe do të shqyrtojë nismat ligjore të ardhura nga qytetarët.
Në “arkitekturën e re” të ideuar nga kryeministri përfshihet edhe një arkitekturë fizike e godinës së Kuvendit: praktikisht një godinë e re për seancat plenare dhe modernizimi teknologjik i saj.
“Thënë të gjitha këto, institucioni i Kuvendit të Shqipërisë si i tërë duhet të ngrihet në një nivel tjetër funksionimi dhe menaxhimi”, konkludoi Rama.
Ai i quajti këto “sugjerime” dhe ia mvishte propozimet një “grupi pune”, por për juristë dhe aktivistë të shoqërisë civile, kjo sjellje është antiligjore dhe autoritariste, pasi merr atribute që i takojnë vetëm Kuvendit.
Erida Skëndaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i tha BIRN-it se: “Interpretimi sistematik dhe harmonik i legjislacionit tonë, bazuar edhe në parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të çon në konkluzionin se çdo ndryshim që vjen apo propozohet në numrin e komisioneve parlamentare dhe përbërjen e tyre duhet të iniciohet nga organi që e ka këtë tagër – Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”.
“Propozime të tilla, si ai për ndryshimin e numrit të komisioneve parlamentare dhe të deputetëve jashtë debatit parlamentar, në formacione dhe struktura politike ku qëllimi kryesor duhej të ishte prezantimi i programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave një ditë para se të propozoheshin në seancën e parë plenare të legjislaturës së re, reflektojnë elementë autoritarë që perceptohen si përqendrim i pushteteve tek ekzekutivi, duke dobësuar dy pushtetet e tjera”, konstaton ajo.
Në këtë kontekst, Skëndaj i quan propozimet e Ramës “të dëmshme për demokracinë funksionale dhe parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar dhe funksionon shteti i së drejtës në vendin tonë”.
Edhe avokati Marash Logu i cilëson këto propozime si në kundërshtim me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe praktikën e mëparshme parlamentare.
“‘Sugjerime’ të tilla, të bëra në mënyrë të njëanshme, dëmtojnë frymën e bashkëjetesës demokratike, konsensusit dhe bashkëpunimit parlamentar. Ato dëmtojnë edhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë, pasi përjashtojnë opozitën nga ky proces duke i hequr drejtimin e komisionit parlamentar për integrimin europian”, i tha ai BIRN-it.
Sipas Logut, Rregullorja e Kuvendit e ka të përcaktuar qartë procesin se si emërohen apo strukturohen komisionet parlamentare: propozimet për ndryshime bëhen me shkrim nga një ose më shumë deputetë, u njoftohen të gjithë deputetëve dhe më pas shqyrtohen nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i përbërë nga 10 deputetë me përfaqësim të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës.
“Kjo barazi ka pasur për qëllim që çdo ndryshim në rregulloren e Kuvendit të mos bëhet në mënyrë të njëanshme nga shumica parlamentare, por të arrijë konsensus ndërmjet palëve”, thotë ai, duke shtuar se “rregullorja është akti që garanton bashkëjetesën demokratike ndërmjet palëve politike në Kuvend dhe në këtë kuptim ajo nuk mund të shndërrohet në një instrument të mazhorancës për të kufizuar hapësirën demokratike të partive opozitare”.
Nga ana tjetër, Skëndaj sugjeron që ndryshime të tilla, përveçse të inkurajohen të kenë një debat sa më gjithëpërfshirës dhe konsensual politik midis forcave të ndryshme të përfaqësuara në Kuvend, duhet edhe t’i nënshtrohen një procesi konsultativ transparent dhe publik, me aktorë të shoqërisë civile dhe ekspertë të pavarur të së drejtës parlamentare.
Struktura aktuale me 8 komisione të përhershme parlamentare – 5 të drejtuara nga mazhoranca dhe 3 nga opozita, funksionon prej vitit 2004, kur u miratua Rregullorja e Kuvendit, ndërsa ideja e Ramës është për 11 komisione të përhershme në raportin 7 me 4 në drejtimin e tyre.
/reporter.al/ -

BIRN: ‘Arkitektura’ parlamentare e propozuar nga Edi Rama; antiligjore dhe autoritariste

Struktura aktuale me 8 komisione të përhershme parlamentare – 5 të drejtuara nga mazhoranca dhe 3 nga opozita, funksionon prej vitit 2004, kur u miratua Rregullorja e Kuvendit, ndërsa ideja e Ramës është për 11 komisione të përhershme në raportin 7 me 4 në drejtimin e tyre./BIRN -

Alarmi i ekspertëve: ‘Arkitektura’ parlamentare e propozuar nga Edi Rama është antikushtetuese dhe autokratike
Kryeministri propozon riorganizimin e komisioneve parlamentare dhe zgjerimin e tyre, por juristë dhe aktivistë të shoqërisë civile paralajmërojnë se nisma është në kundërshtim me Kushtetutën dhe rrezikon të përqendrojë pushtetin në ekzekutiv.
Nga Blerina Gjoka, BIRN
Legjislatura e XI parlamentare e dalë nga zgjedhjet e 11 majit nisi punimet të premten me një seancë konstituese, ku u betuan 140 deputetët e Kuvendit: 83 të Partisë Socialiste që merr mandatin e katërt qeverisës, 50 të Partisë Demokratike me aleatët, 3 të Partisë Socialdemokrate dhe 4 deputetë nga partitë e reja.
Puna parlamentare është e ndarë mes angazhimit të deputetëve në komisionet e përhershme, ku shqyrtohen nismat ligjore, dhe seancave plenare, ku votohet për to. Por me nisjen e këtij sesioni të ri, “arkitektura parlamentare” e organizimit të komisioneve pritet të ndryshojë sipas sugjerimeve të bëra nga kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje partie.
Të enjten, duke folur para Asamblesë së Partisë Socialiste të mbledhur për të mësuar emrat e kabinetit të ri qeveritar, Rama parashtroi edhe idenë e tij për parlamentin, duke propozuar riemërtimin e komisioneve të përhershme parlamentare, shtimin e numrit të tyre dhe ngritjen e dy komisioneve të posaçme: për rishikimin e reformës territoriale, për të cilën vetëm një vit më parë PS kishte votuar kundër si të panevojshme, dhe një tjetër komision për reformën zgjedhore.
Rama i cilësoi emrat aktualë të komisioneve të përhershme si “antikë” dhe propozoi riorganizim të tyre në përgjegjësi, numër anëtarësh dhe riemërtim, me justifikimin se kjo do t’i shërbejë procesit të negociatave me BE-në.
Në këtë kuadër, ai propozoi që komisioni i përkohshëm i drejtuar nga Fatmir Xhafaj gjatë legjislaturës së kaluar të kthehet në një komision të përhershëm, i emërtuar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, i cili sipas tij do të mbikëqyrë procesin e negociatave dhe do të shqyrtojë nismat ligjore të ardhura nga qytetarët.
Në “arkitekturën e re” të ideuar nga kryeministri përfshihet edhe një arkitekturë fizike e godinës së Kuvendit: praktikisht një godinë e re për seancat plenare dhe modernizimi teknologjik i saj.
“Thënë të gjitha këto, institucioni i Kuvendit të Shqipërisë si i tërë duhet të ngrihet në një nivel tjetër funksionimi dhe menaxhimi”, konkludoi Rama.
Ai i quajti këto “sugjerime” dhe ia mvishte propozimet një “grupi pune”, por për juristë dhe aktivistë të shoqërisë civile, kjo sjellje është antiligjore dhe autoritariste, pasi merr atribute që i takojnë vetëm Kuvendit.
Erida Skëndaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i tha BIRN-it se: “Interpretimi sistematik dhe harmonik i legjislacionit tonë, bazuar edhe në parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të çon në konkluzionin se çdo ndryshim që vjen apo propozohet në numrin e komisioneve parlamentare dhe përbërjen e tyre duhet të iniciohet nga organi që e ka këtë tagër – Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”.
“Propozime të tilla, si ai për ndryshimin e numrit të komisioneve parlamentare dhe të deputetëve jashtë debatit parlamentar, në formacione dhe struktura politike ku qëllimi kryesor duhej të ishte prezantimi i programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave një ditë para se të propozoheshin në seancën e parë plenare të legjislaturës së re, reflektojnë elementë autoritarë që perceptohen si përqendrim i pushteteve tek ekzekutivi, duke dobësuar dy pushtetet e tjera”, konstaton ajo.
Në këtë kontekst, Skëndaj i quan propozimet e Ramës “të dëmshme për demokracinë funksionale dhe parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar dhe funksionon shteti i së drejtës në vendin tonë”.
Edhe avokati Marash Logu i cilëson këto propozime si në kundërshtim me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe praktikën e mëparshme parlamentare.
“‘Sugjerime’ të tilla, të bëra në mënyrë të njëanshme, dëmtojnë frymën e bashkëjetesës demokratike, konsensusit dhe bashkëpunimit parlamentar. Ato dëmtojnë edhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë, pasi përjashtojnë opozitën nga ky proces duke i hequr drejtimin e komisionit parlamentar për integrimin europian”, i tha ai BIRN-it.
Sipas Logut, Rregullorja e Kuvendit e ka të përcaktuar qartë procesin se si emërohen apo strukturohen komisionet parlamentare: propozimet për ndryshime bëhen me shkrim nga një ose më shumë deputetë, u njoftohen të gjithë deputetëve dhe më pas shqyrtohen nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i përbërë nga 10 deputetë me përfaqësim të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës.
“Kjo barazi ka pasur për qëllim që çdo ndryshim në rregulloren e Kuvendit të mos bëhet në mënyrë të njëanshme nga shumica parlamentare, por të arrijë konsensus ndërmjet palëve”, thotë ai, duke shtuar se “rregullorja është akti që garanton bashkëjetesën demokratike ndërmjet palëve politike në Kuvend dhe në këtë kuptim ajo nuk mund të shndërrohet në një instrument të mazhorancës për të kufizuar hapësirën demokratike të partive opozitare”.
Nga ana tjetër, Skëndaj sugjeron që ndryshime të tilla, përveçse të inkurajohen të kenë një debat sa më gjithëpërfshirës dhe konsensual politik midis forcave të ndryshme të përfaqësuara në Kuvend, duhet edhe t’i nënshtrohen një procesi konsultativ transparent dhe publik, me aktorë të shoqërisë civile dhe ekspertë të pavarur të së drejtës parlamentare.
Struktura aktuale me 8 komisione të përhershme parlamentare – 5 të drejtuara nga mazhoranca dhe 3 nga opozita, funksionon prej vitit 2004, kur u miratua Rregullorja e Kuvendit, ndërsa ideja e Ramës është për 11 komisione të përhershme në raportin 7 me 4 në drejtimin e tyre.
-

Ristrukturimi në Kuvend, shtohen tre komisione të përhershme parlamentare. PS do drejtojë 7, opozita do ketë kryetarë në katër komisione
Legjislatura e re në Parlament do të nisë me një ristrukturim të komisioneve të përhershme. Tashmë nuk do të jenë më 8 komisione të përhershme, por 11, nga të cilat shtatë do t’i drejtojë maxhoranca dhe katër opozita.
Kryeministri Rama tha se shumica do të ketë drejtimin në komisionin e Ekonomisë, komisionin e Ligjeve apo edhe Komisionin e ri të formuar nga shkrirja e komisionit të Jashtëm dhe atij të Integrimit.
Ndërkohë që opozita do të ketë drejtimin e katër komisioneve, atij të Edukimit, Shëndetësisë, të Drejtat e Njeriut dhe Kulturës.
Komisionet e reja të përhershme parlamentare
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat- e drejton PS
Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike- e drejton PS
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- e drejton PS
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet- e drejton opozita
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- e drejton opozita
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm- e drejton PS
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik- e drejton opozita
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural- e drejton PS
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën- e drejton opozita
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme- e drejton PS
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale- e drejton PSTop Channel
-

Shtohen tre komisione të përhershme parlamentare. PS do drejtojë 7, opozita do ketë kryetarin në katër komisione
Legjislatura e re në Parlament do të nisë me një ristrukturim të komisioneve të përhershme. Tashmë nuk do të jenë më 8 komisione të përhershme, por 11, nga të cilat shtatë do t’i drejtojë maxhoranca dhe katër opozita.
Kryeministri Rama tha se shumica do të ketë drejtimin në komisionin e Ekonomisë, komisionin e Ligjeve apo edhe Komisionin e ri të formuar nga shkrirja e komisionit të Jashtëm dhe atij të Integrimit.Ndërkohë që opozita do të ketë drejtimin e katër komisioneve, atij të Edukimit, Shëndetësisë, të Drejtat e Njeriut dhe Kulturës.
Komisionet e reja të përhershme parlamentare
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat- e drejton PS
Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike- e drejton PS
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- e drejton PS
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet- e drejton opozita
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- e drejton opozita
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm- e drejton PS
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik- e drejton opozita
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural- e drejton PS
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën- e drejton opozita
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme- e drejton PS
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale- e drejton PS -

Chelsea shet përfundimisht Armando Brojën, sulmuesi kuqezi kalon te Burnley për 23 mln euro
Armando Broja do largohet nga Chelsea në mënyrë të përhershme. Sulmuesi i Kombëtares ka dhënë dakordësinë dhe do bashkohet me Burnleyn, po në Premier Leaguen angleze të futbollit. 23-vjeçari ka dy vite pa shënuar gol (mes disa huazimeve dhe disa dëmtimeve), por kjo nuk e ka penguar Burnleyn që të vlerësojë aftësitë e sulmuesit që është formuar në akademinë e Chelsea.
Gazetari Fabrizio Romano tregon se Broja është pajtuar me këtë lëvizje të përhershme dhe gjatë orëve që vijnë ai do udhëtojë për në klubin e ri, ku pas vizitave mjekësore do hedhë firmën në një kontratë afatgjatë. Burnley do paguajë 20 milionë paund (afro 23 milionë euro) për të patur shërbimet e Brojës. Kontrata e dakordësuar mes palëve do jetë katër vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe me një tjetër vit.Screenshot 469
Edhe pse ka kontratë deri në 2028 me Chelsea, dëmtimet bënë që Broja të humbiste muaj të shumtë për rikuperimin dhe huazimet te Fulham apo Everton nuk ishin aq të suksesshme.
Nga ana e vet, Chelsea disa ditë më parë e vlerësoi Brojën 25 milionë euro, shumë që duket se është dakordësuar për t’u paguar nga Burnley. Kështu, sulmuesi i Kombëtares gjen një përvojë të re po në Premier League.
Edhe pse pas tij ishin PSV, Stuttgart apo Leipzig, Broja zgjodhi të bënte një lëvizje të përhershme dhe të mbetej në Premier League.
(BalkanWeb) -

‘Nuk ka asgjë të përhershme, përveç ndryshimit’
Thënie nga Herakliti:
Njeriu bëhet më së shumti vetvetja kur arrin seriozitetin e një fëmije që është duke lozur.
Askush nuk mund ta kalojë të njëjtin lum dy herë, sepse ai rrjedh, dhe nuk është i njëjti lumë, dhe ai vetë ndryshon, nuk është më i njëjti njeri.
Nuk ka asgjë të përhershme, përveç ndryshimit.
Koha është një lojë që fëmijët e luajnë bukur.
Bollëku i informacionit nuk garanton urtësinë te njeriu.
Karakteri yt o njeri, është fati yt!
Është nëpërmjet ndryshimit që ne gjejmë qëllimin.
Shpirti është pikturuar me ngjyrat e mendimeve të tij.
Heshtja, shëron.
Çfarë është ndarë do të bashkohet, dhe çfarë është bashkuar do të shpërthejë.
Të zgjuarit ndajnë të njëjtën botë, ndërsa të fjeturit janë secili në botën e vet.
Rruga për t’u ngjitur dhe rruga për të zbritur është një dhe e njëjta.
Të gjitha gjërat vijnë në ekzistencë si konflikt midis dy të kundërtave.
Sytë dhe veshët janë dëshmitarë të këqinj për njeriun me shpirt barbar.
Historia është një fëmijë që bën kështjella prej rëre në breg të detit, ndërsa ai fëmija është gjithë madhështia e pushtetit të njeriut.
Nuk është asnjëherë tepër vonë për të kërkuar një botë të re.
Zjarri jeton për shkak të vdekjes së Tokës, ajri jeton për shkak të vdekjes së zjarrit, uji jeton prej vdekjes së ajrit, dhe Toka jeton prej vdekjes së ujit.
Natyrës i pëlqen të fshihet.
Njerëzit duhet t’i mbrojnë ligjet ashtu siç mbrohen muret e qytetit.
-

Ekspozimi ndaj ‘kimikateve’ para lindjes rrit rrezikun e presionit të lartë të gjakut në adoleshencë
“Kimikatet e përhershme” mund të kenë ndikimin e tyre në shëndetin tonë që para se të lindim, sugjeron një studim i ri.
Substancat per- dhe polifluoroalkil, ose PFAS, janë një grup kimikatesh që përdoren në produktet e përditshme si paketimi i ushqimit dhe enët e gatimit që nuk ngjitin. Ato njihen si “kimikate të përhershme”, sepse nuk degradohen lehtë dhe mund të grumbullohen në mjedis – dhe në trupin tonë.
Shkencëtarët kanë zbuluar PFAS në gjakun, qumështin e gjirit, spermën, mëlçinë dhe madje edhe në trurin e njerëzve. Ata dyshojnë se këto kimikate dëmtojnë shëndetin e njeriut, me studime që i lidhin ato me kolesterol më të lartë, disa lloje kanceri dhe probleme të fertilitetit, ndër të tjera.
Hulumtimi i ri i shton kësaj liste një tjetër ndërlikim: tensionin e lartë të gjakut gjatë adoleshencës.
Analiza ndoqi më shumë se 1,000 fëmijë në SHBA. Ajo përdori plazmën e nënës të mbledhur menjëherë pas lindjes së tyre për të identifikuar nivelin e ekspozimit të tyre prenatal ndaj PFAS, dhe e përputhi atë me të dhënat e mjekëve deri në ditëlindjen e tyre të 18-të.
Ekspozimi prenatal ndaj PFAS ishte i lidhur me një rrezik më të lartë të zhvillimit të presionit të lartë të gjakut më vonë në fëmijëri, veçanërisht në vitet e adoleshencës, sipas studimit të botuar në Journal of the American Heart Association.
Gjetjet tregojnë se “këto kimikate të përhershme mund të kenë efekte afatgjata dhe potencialisht të dëmshme, që mund të bëhen të dukshme vetëm vite pas lindjes”, tha në një deklaratë Zeyu Li, autori kryesor i studimit dhe studiues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA.
Rreziku i presionit të lartë të gjakut ishte edhe më i lartë për djemtë dhe fëmijët me ngjyrë me nivele më të larta të PFAS në lindje, zbuloi studimi.
Në një surprizë për studiuesit, një grusht kimikatesh të përhershme ishin në fakt të lidhura me presionin më të ulët diastolik të gjakut, ose numrin më të ulët, në fëmijërinë e hershme, megjithëse kjo ndryshoi kur ata hynë në vitet e adoleshencës.
Vështirë të matet përgjithmonë ndikimi i kimikateve
Provat mbi efektet shëndetësore të PFAS kanë qenë të përziera deri më tani.
Ndërsa studiuesit besojnë se këto kimikate paraqesin rreziqe, është e vështirë të përcaktohet ndikimi i tyre i saktë, sepse ka mijëra PFAS që mund të bashkëveprojnë në mënyra të ndryshme dhe sepse ekspozimi i njerëzve ndryshon me kalimin e kohës.
Megjithatë, Li tha se studimi i fundit nënvizon nevojën që studiuesit të ndjekin shëndetin e njerëzve dhe nivelet e tyre të PFAS gjatë një periudhe të gjatë kohore, nga fëmijëria e hershme deri në adoleshencë dhe më tej.
Ndërkohë, Mingyu Zhang, autori kryesor i studimit dhe profesor asistent në Shkollën Mjekësore të Harvardit, tha se nevojiten mbrojtje më të forta mjedisore për të mbrojtur njerëzit nga PFAS-të, duke qenë se ato janë aq të kudondodhura sa njerëzit nuk mund ta kufizojnë ekspozimin e tyre në mënyrë kuptimplote vetë.
Kjo mund të përfshijë heqjen graduale përgjithmonë të kimikateve nga produktet e konsumit dhe në mjediset industriale, tha ai, si dhe mbikëqyrje dhe kufizime më të mira për PFAS në sistemet e ujit./ Euronews.