Në korrik banka e Shqipërisë vendosi të lehtësojë kërkesat për kapital ndaj bankave nëse financojnë një projekt infrastrukturor madhor. Nëse më parë një kredi për këtë qëllim konsiderohej me rrezik 100%, me rregulloren e korrikut ky kusht u ul në 50%, duke u dhënë mundësi bankave që të mbajë mënjanë më pak kapital rregullator për këtë kredi.
Por kjo lehtësi për FMN-në, nuk është në linjë me standardet ndërkombëtare, ndaj duhen rishikuar lehtësimet.
“Lehtësimet e fundit në nivelet e rrezikut në kuadër të mjaftueshmërisë së kapitalit dhe ekspozimeve të mëdha të bankave për kreditë që mbështesin infrastrukturën strategjike të transportit nuk janë plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe duhet të rishqyrtohen, pasi rregullimet prudenciale duhet të bazohen në rrezik dhe të mos përdoren për të inkurajuar huadhënien në sektorë specifikë. Sigurimi i stafit dhe burimeve të mjaftueshme do të jetë çelësi për një kalim të qetë në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar”, thuhet në deklaratën e FMN-së.
Gjithashtu, FMN kërkon që kufizimi i kredive për blerje pasurish të paluajtshme të jetë i përhershëm.
“Aktivizimi së fundmi i masave ndaj kredimarrësit për kreditë e reja për pasuri të paluajtshme rezidenciale mbush një boshllëk të mëparshëm dhe duhet të bëhet një mjet i përhershëm”, thotë FMN.
Kufizimi me disa tavane sipas monedhës në të cilën kërkohet kredia nisi të zbatohet nga 1 korriku i këtij viti, dhe parashikohet të rishikohet pas 2 vitesh. Në varësi të ekspozimit të bankave ndaj këtij sektori, kushtet mund të lehtësohen, shtrëngohen ose mbeten po të njëjtat në fuqi.
Monitorim të kujdesshëm FMN kërkon edhe ndaj ekspozimit të bankave ndaj huamarrësve të mëdhenj apo ndaj të kredive në valutë.
Kredia për biznesin e madh konsiderohet me risk pasi vlera e borxhit është e madhe dhe nëse të ardhurat bien, është shumë më e vështirë të përballohen pagesat e kësteve. Pra sa më e madhe shuma aq më i madh rreziku në rast se biznesi nuk arrin të prodhojë mjaftueshëm fitim për ta shlyer.
Kurse kredia në valutë është e ekspozuar direkt ndaj kursit të këmbimit, një forcim i papritur i valutave ndaj lekut mund ti bëjë më të kushtueshme kreditë në monedhë të huaj.
Tag: përhershëm
-

FMN kërkesë BSH: Shtrëngoni kushtet e kreditimit të PPP-ve! Kufizimi i kredisë për blerje banese duhet i përhershëm
-

Britania po ashpërson ligjet e azilit, statusi i përhershëm vetëm pas dy dekadash
Britania planifikon të kryejë reformën më të madhe të politikës së saj të azilit në kohët moderne, duke e bërë statusin e refugjatit të përkohshëm dhe duke katërfishuar pritjen për vendbanim të përhershëm në 20 vjet. Qeveria laburiste e konsideron sistemin aktual si “të thyer”, një situatë që ka nxitur mbështetjen për partitë e djathta.
Pas një vere me protesta jashtë hoteleve që strehojnë azilkërkues, një demonstratë masive kundër imigracionit në Londër dhe kritika të vazhdueshme nga partia e djathtë Reform UK, ministrja e Brendshme Shabana Mahmood njoftoi masa për të ndaluar kalimet e paligjshme me varka të vogla nga Franca dhe për të kthyer refugjatët në vendet e tyre kur të jetë e sigurt.
“Ne kemi një sistem jashtë kontrollit,” tha Mahmood për BBC. “Është i padrejtë dhe po ushtron presion të madh mbi komunitetet. Është e rëndësishme të rivendosim rendin dhe kontrollin në këtë sistem, që të ruajmë besimin publik në ekzistencën e një sistemi azili.”
Plani i qeverisë, që do të prezantohet të hënën, ka dy shtylla kryesore. Së pari, nuk do të ketë më “rrugë automatike” drejt statusit të vendosur pas pesë vjetësh qëndrimi. Statusi i refugjatit do të rishikohet çdo dy vjet e gjysmë gjatë një periudhe 20-vjeçare përpara se të mund të aplikohet për vendbanim të përhershëm.
Mahmood tha se kjo masë do të përmbysë “supozimin e vjetër të brezave” se strehimi për refugjatët çon shpejt në vendbanim të përhershëm “dhe të gjitha të drejtat që vijnë me të.” “Nëse vendi juaj bëhet i sigurt gjatë kësaj periudhe… do të ktheheni,” theksoi ajo. Edhe ata që vijnë ligjërisht do të përballen me një rrugë 10-vjeçare drejt vendbanimit, dyfishin e kohës aktuale.
Së dyti, heqja e mbështetjes për ata që mund të punojnë por zgjedhin të mos e bëjnë. Strehimi dhe ndihmat javore do të hiqen për ata që kanë të drejtë të punojnë dhe mund të mbështesin veten por zgjedhin të mos e bëjnë. Ata që shkelin ligjin do të humbasin gjithashtu mbështetjen.
“Nuk është e drejtë që qytetarët britanikë dhe banorët afatgjatë të ndjekin një grup rregullash, ndërsa një grup tjetër, që gjithashtu ka të drejtë të punojë, t’i shpëtojë zbatimit të tyre,” tha Mahmood.Modeli danez dhe reagimet politike
Politika e re është frymëzuar nga qasja e Danimarkës, një nga më të ashpra në Europë. Por Britania pritet të shkojë edhe më tej: rruga e re 20-vjeçare do ta bëjë kohën e pritjes më të gjatë në Europë, krahasuar me procesin 8-vjeçar të Danimarkës.
Që nga fitorja e madhe në zgjedhjet e vitit 2024, Partia Laburiste ka tentuar të krijojë një balancë mes përballimit të emigracionit të paligjshëm dhe ruajtjes së mbështetjes nga votuesit progresistë që favorizojnë një qasje më humane.
Të dyja palët ndihen të zhgënjyera: votuesit e djathtë mbështesin masat më drastike të propozuara nga Nigel Farage, lideri i Reform UK, ndërsa shumë të majtë janë alarmuar nga retorika e ashpër e Laburistëve.
Mahmood, vetë bijë emigrantësh nga Kashmiri pakistanez, tha se e refuzon “idenë se përballja me këtë problem është një angazhim me pikëpamjet e ekstremit të djathtë.”
“Ky është një mision moral për mua, sepse shoh që emigracioni i paligjshëm po copëton vendin tonë. Po ndan komunitetet. Njerëzit shohin presion të madh dhe një sistem të thyer, ku rregullat shkelen dhe abuzohet pa pasoja,” tha ajo.Mahmood kritikoi qeverinë konservatore për humbje kohe dhe fondesh publike në përpjekjet e dështuara për të luftuar imigracionin e paligjshëm. Ligji për deportimin e azilkërkuesve në Ruandë kushtoi 700 milionë paund dhe rezultoi me vetëm katër persona të depërtuar, të gjithë vullnetarë.
Në një shenjë të ashpërsimit të debatit për emigracionin, partitë e tjera kryesore nuk e kritikuan fuqishëm planin e Laburistëve. Ish-ministri konservator Chris Philp tha se partia e tij do ta mbështesë nëse është “i arsyeshëm”, por shtoi se nuk është “mjaftueshëm radikal.”
-

Silvinjo: Me Serbinë, ndeshje për tu shijuar. E ardhmja? Nuk jemi të përhershëm
Trajneri Silvinjo u shpreh se lojtarët janë të qetë në prag të ndeshjes me Serbinë. Sipas tij, është një takim që duhet shijuar.
I pyetur për të ardhmen, tekniku kuqezi theksoi se ndihet i lumtur për punën në Shqipëri, ndërsa shtoi se asnjë trajner apo lojtar nuk është i përhershëm.
“Te gjithë jemi mësuar me presionin në këtë profesion. Kam pasur edhe eksperienca nga karriera ime. E rëndësishme është që jemi në këtë moment dhe që fituam me Letoninë. Kush fiton nesër afrohet drejt “play off”. Jemi të qetë dhe mendoj se do të jetë një ndeshje për t’u shijuar.
Për të ardhmen time mendoj unë. Kam pasur një rrugëtim timin në karrierë. Mund të them se jam i lumtur për punën time në Shqipëri. Nuk jemi të përhershëm dhe nuk i dihet si është e ardhmja e një trajneri apo një lojtari. Serbia është një kundërshtar i fortë. Faza ofensive ka një lloj cinizmi, ku i shfrytëzojnë shumë mirë hapësirat”, tha Silvinjo. -

Lideri i Hamasit deklaron fundin e luftës në Gaza: Armëpushimi do të jetë i përhershëm
Zyrtari i Hamasit, Khalil Al-Hayya
HAMAS-Khalil al-Hayya, kreu i ekipit negociator të Hamasit, ka thënë se grupi ka marrë garanci nga SHBA-të dhe ndërmjetësit se një marrëveshje mbi fazën e parë të një marrëveshjeje armëpushimi do të thotë se lufta në Gaza “ka përfunduar plotësisht”. Mediat e huaja raportojnë se Al-Hayya u shpreh se pjesa fillestare e marrëveshjes do të shihte shkëmbimin e robërve dhe tërheqjen e Izraelit nga pjesë të Gazës.
“Sot njoftojmë se është arritur marrëveshja për t’i dhënë fund luftës dhe agresionit kundër popullit tonë dhe për të filluar zbatimin e një armëpushimi të përhershëm dhe tërheqjen e forcave pushtuese,”-u shpreh kreu i Hamas.Një tjetër zyrtar i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, tha në Egjipt se asnjë palestinez nuk do të pranojë çarmatimin dhe theksoi se populli ka nevojë për armë dhe rezistencë për të mbrojtur veten. Ndërkohë Donald Trump planifikon të niset për në Lindjen e Mesme të dielën, u tha presidenti amerikan gazetarëve gjatë një takimi me kryeministrin finlandez Alexander Stubb në Zyrën Ovale./ZËRI
-

Hamasi shpall fundin e luftës dhe armëpushimin e përhershëm, detaje mbi marrëveshjen e paqes
Përfaqësuesi i lartë i Hamasit, Khalil Al-Hayya, shpalli sot zyrtarisht fundin e luftës në Rripin e Gazës dhe fillimin e një armëpushimi të përhershëm, duke konfirmuar kështu marrëveshjen e Fazës së Parë të mbështetur nga SHBA.
Në një fjalim televiziv, Al-Hayya theksoi se grupi ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjetësit arabë dhe Turqia se konflikti në Gaza ka përfunduar përgjithmonë.
Pikat kryesore të marrëveshjes
Shefi i Hamasit në mërgim bëri të ditur se marrëveshja e arritur përfshin disa elemente kyçe, të cilat pritet të lehtësojnë menjëherë situatën humanitare dhe të shënojnë hapat e parë drejt paqes:
Shpallja zyrtare e ndërprerjes së luftimeve dhe hyrja në fuqi e një armëpushimi të përhershëm.Marrëveshja parashikon lirimin nga Izraeli të të gjitha grave dhe fëmijëve palestinezë që mbahen të burgosur.
Pika kufitare e Rafahut do të hapet në të dyja drejtimet, duke lejuar lëvizjen e njerëzve dhe hyrjen e ndihmave humanitare.
Kjo shpallje vjen pas marrëveshjes së arritur me Izraelin për shkëmbimin e pengjeve kundrejt të burgosurve dhe për ndërprerjen e luftimeve, duke shënuar kthesën më të madhe në konfliktin dyvjeçar. Tani pritet një reagim zyrtar nga qeveria izraelite lidhur me shpalljen e armëpushimit të përhershëm. -

Mblidhet komisioni i përhershëm i arteve, një konferencë mbarëkombëtare për muzikën shqiptare
Nga Julia Vrapi
Muzika shqiptare si krijimtari, interpretim dhe edukim artistik do të jenë pjesë e një konferencë mbarëkombëtare. Konferenca mbi muzikën shqiptare pritet që të trajtojë një sërë çështjesh, ndërsa është edhe një nga veprimtaritë e rëndësishme në vijim. Kjo konferencë është një iniciativë e komisionit të përhershëm të arteve pranë Akademia e Shkencave. Këto ditë komisioni i përhershëm i arteve, nën drejtimin e kryetarit akademik Vasil S. Tole, zhvilloi një mbledhje me pjesëmarrjen e anëtarëve Altin Basha, Suzana Varvarica-Kuka, akademik Stefan Çapaliku, Belfjore Qose, Namik Dokle, Arben Llozi, Denis Bizhga dhe Abigeila Voshtina. Gjatë takimit, anëtarët e komisionit të përhershëm të arteve u njohën me programin e konferencës mbarëkombëtare të muzikës “Muzika shqiptare si krijimtari, interpretim dhe edukim artistik”.
ASH shprehet se veprimtaria që është një iniciativë e komisionit të përhershëm të arteve do të zhvillohet në kuadër të muajit të letërsisë dhe arteve dhe organizohet në bashkëpunim me Qendrën e Studimit të Arteve, Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Prishtinës, Liceun Artistik “Jordan Misja”, Orkestrën Simfonike të RTSH-së, AKKSHI-n, ASCAL-in dhe Qendrën e Kulturës dhe Botimeve të Mbrojtjes. Një tjetër pikë e rëndësishme e mbledhjes sipas akademisë, ishte pasurimi i Komisionit të Përhershëm të Arteve me anëtarë të rinj. “Gjithashtu, u diskutua për përfshirjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm, veçanërisht shqiptarë të suksesshëm jashtë vendit, në fusha, si: muzika, letërsia, kinematografia dhe artet pamore. Komisioni shprehu miratimin për emrat e propozuar dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe promovimit të talenteve shqiptare”, thuhet nga ASH. Komisioni i përhershëm i arteve pranë ASH u krijua në vitin 2024 dhe mbledhja këto ditë erdhi në vijim dhe të atyre më parë, që kanë bërë anëtarët e tij.
Krijimi i komisionit për artet
Pas bashkimit të instituteve të albanologjisë me Akademinë e Shkencave, ky komision u dedikohet vetëm arteve shqiptare. Kryesia e ASH në shkurt 20204 vendosi ngritjen e komisioneve të reja të përhershme, ku një prej tyre është dhe komisioni i arteve. Komisioni ka për detyrë të bashkëpunojë me seksionet në realizimin e aktiviteteve të programuara nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë; të ndjekë posaçërisht zhvillimet në shkencë e kërkim shkencor brenda dhe jashtë vendit, në fushën përkatëse, me qëllim dhënien e mendimeve dhe paraqitjen e propozimeve të argumentuara, për përcaktimin e drejtë të zhvillimit, evidentimin e problematikave, ngritjen e njësive të kërkim-studimit apo komisioneve të posaçme. Komisioni i arteve në ASH ka për detyrë të hartojë raporte, oponenca apo ekspertiza të kërkuara pranë kryesisë apo seksionit; të propozojë organizimin e aktiviteteve shkencore, etj. Në datën 12 korrik 2024 u mbajt dhe mbledhja e parë e komisionit të përhershëm të arteve pranë Akademisë së Shkencave.
-

Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe, kërkon armëpushim të përhershëm në Gaza
Papa Leoni XIV ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Gjithashtu ka bërë thirrje që Izraeli të ndalojë sulmet, dhe operacionin për zhvendosjen me forcë të palestinezëve në Gaza.
“Lutem që të arrihet një armëpushim i përhershëm të lehtësohet hyrja e ndihmës humanitare dhe të respektohet plotësisht ligji humanitar”, ka thënë ai gjatë një interviste në Vatikan.
Palestinezët në Gaza, sipas raportimeve nga mediat po përgatiten për një ofensivë të zgjeruar nga Izraeli në disa nga zonat më të populluara të territorit, përfshirë Qytetin e Gazës, ku është dokumentuar dhe shpallur zi buke.
-

Prag Parlamenti, ‘ethe’ mes socialistëve! Rama pret e përcjell ministrat, shtohen Komisionet, ‘Xhafaj’ bëhet i përhershëm
Delina Ibrahimaj dhe Ervin Mete
TIRANË-Teksa pak ditë ndajnë nga fillimi i Parlamentit të ri, ende nuk ka asnjë zhvillim për ekipin që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Në dyert e kryeministrisë u panë sot ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, ish-ministri i Financave, Ervin Mete e më vonë edhe ministri i Financave, Petrit Malaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Nga zyrat e qeverisë u pa duke dalë edhe biznesmeni dhe politikani, Begjet Pacolli. Pas ikjes së tij, u larguan edhe ministrat e kabinetit. Në fokus mendohet të jetë përgatitja e Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila pritet të jetë forumi më i rëndësishëm politik i PS-së për këtë periudhë, por asnjë detaj nuk u zbulua nga takimet me dyer të mbylluara.Por nga ana tjetër zhvillime pati rreth Komisioneve parlamentare. Rama ka zhvilluar takime edhe me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, kryetarin aktual të grupit socialist, Niko Peleshi, dhe ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ku u vendos që Kuvendi i ri të ketë 11 komisione.
Komisioni aktual i Veprimtarisë Prodhuese do të ndahet në tri komisione, Komisioni për Bujqësinë, Komisioni për energjinë dhe Komisioni për Infrastrukturën, Mjedisin dhe Digjitalizimin. 7 komisione do të drejtohen nga PS, ndërsa 4 nga PD. Po ashtu komisioni Xhafaj do të jetë i përhershëm. Komisioni “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian” pritet të kthehet në një komision të përhershëm, ku do të përfshihen opozita dhe mazhoranca.
Në ditët në vijiim, pritet që kryeministri Edi Rama të mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së, që zakonisht e thirr në ditët e fundit të gushtit, për të shpallur qeverinë e re. Me nisjen e Kuvendit, brenda 10 ditësh, Edi Rama duhet të paraqesë në Kuvend programin qeverisës dhe kabinetin e ri, që kalojnë për miratim me 71 vota. Pas votimit në Kuvend, qeveria bën betimin përpara Presidentit të Republikës. Brenda 20 shtatorit, vendi do të ketë Kuvendin dhe qeverinë e re. Kush do të jenë ata, do të duhet të presim edhe pak./ZËRI -

BE: Llakët gjysmë–të përhershëm për thonj ndalohen që nga shtatori
Nga 1 shtatori 2025, TPO, produkti që fshihet prapa thonjve gjysmë – të përhershëm nuk do të mund të shitet më. Për më tepër, tani është vendosur nga inspektorati shëndetësor që produktet që përmbajnë TPO, të cilat ishin në qarkullim, nuk mund të përdoren më as nga sallonet profesionale të thonjve. Ky ndalim i TPO është pasojë e klasifikimit të ri të tij si CMR kategori 1B, toksik për riprodhim, transmeton KultPlus.
Ky klasifikim është përcaktuar nga rregullorja evropiane CLP (Klasifikimi, Etiketimi dhe Paketimi), e cila klasifikon kimikatet sipas rrezikut më të lartë, pavarësisht përdorimit të tyre.
Nuk do të ketë më prodhim, shitje apo përdorim. Drejtoria e Përgjithshme e Konkurrencës, Konsumatorëve dhe Sanksioneve për Mashtrime (DGCCRF) ka shpallur një ndalim të plotë. Madje edhe stoqet e mbajtura tashmë në sallone duhet të hidhen menjëherë.
Deri tani, TPO ishte sekreti i ruajtur mirë i aplikimit perfekt: tharje e shpejtë, shkëlqim i lartë, qëndrueshmëri e patëmetë për javë të tëra… Por pas këtij shkëlqimi, fshihej ana e errët. E publikuar në maj 2025, rregullorja evropiane “Omnibus VII” vendos një goditje radikale ndaj substancave kancerogjene, mutagjene ose toksike në kozmetikë.
Nga shtatori, të gjitha produktet që përmbajnë TPO do të tërhiqen nga tregu dhe do të ndalohen nga përdorimi, madje edhe nga profesionistët./KultPlus.com
-

SKEMA- Shqipëria do aplikojë model të ngjashëm me Kroacinë për punonjësit e përhershëm
Foto ilustruese
TIRANË- Strategjia e turizmit e miratuar së fundmi parashikon një qasje të re sa i takon rritjes së qëndrueshmërisë së stafit të kualifikuar që punon në këtë sektor por jo vetëm.
Në një kornizë më të detajuar se dokumenti fillestar, qeveria pranon se për këtë do të punohet me të gjithë palët për të gjetur një zgjidhje mbi atë që quhet punësim i përhershëm sezonal. Modeli do të jetë i ngjashëm me skemën e Kroacisë por duke ju përshtatur kushteve që ka vendi ynë.
“Një kusht paraprak për zbatimin e suksesshëm të kësaj mase është zhvillimi i një kuadri të qartë legjislativ që përcakton udhëzimet dhe rregulloret sipas së cilave do të administrohet kjo masë. Ky kuadër duhet të fokusohet te punonjësit sezonalë në industrinë e turizmit, duke siguruar që ata të marrin kompensim të përshtatshëm kur nuk janë duke punuar në mënyrë aktive, si dhe duhet të stimulojë punëdhënësit që të mbajnë forcën e tyre punëtore për sezonet pasuese. Duke ndjekur një qasje të ngjashme me “Skemën e Punonjësve të Përhershëm Sezonalë të Kroacisë,” Shqipëria mund të rrisë sigurinë në punë për punonjësit sezonalë dhe të ruajë një forcë punëtore të kualifikuar për industritë sezonale,”- thuhet në strategji.
Qeveria pranon se ndonëse kjo masë fokusohet kryesisht te punonjësit në sektorin e turizmit dhe hotelerisë, ekziston mundësia që mbështetja financiare të shtrihet edhe për punonjësit e tjerë sezonalë gjatë periudhave të tyre të pushimit.
“Shtrirja e mbështetjes financiare do të siguronte një forcë punëtore të nevojshme për punëdhënësit në industri të ndryshme që përballen me ulje të ngarkesës së punës për shkak të natyrës sezonale të bizneseve të tyre” nënvizon dokumenti.
Por cilat janë në fakt veçoritë kryesore të kësaj nisme që do të materializohet me një kuadër specifik:
– Përcaktimi i qartë i grupeve të synuara dhe përfituesve të mbuluar nga kjo masë (punëmarrësit dhe punëdhënësit); – Përcaktimi i periudhës minimale që duhet të punojnë punonjësit pa ndërprerje, për të njëjtin punëdhënës, për t’u kualifikuar për këtë masë (për shembull, të paktën gjashtë muaj dhe të paktën një sezon); – Identifikimi i llojeve të punëdhënësve dhe aktiviteteve ekonomike që kualifikohen për subvencione, si p.sh., bizneset që përballen me ulje të volumit të punës gjatë sezoneve jashtë pikut, për shkak të natyrës sezonale të veprimtarive të tyre; – Përcaktimi i kohëzgjatjes maksimale të masës, pra për sa kohë do të ofrohet mbështetje financiare (për shembull, deri në gjashtë muaj pas përfundimit të sezonit); – Specifikimi i kostos për përfitimet dhe sigurimet shëndetësore edhe pas përfundimit të sezonit që do të mbulohen nga qeveria në vend të punëdhënësit gjatë kohëzgjatjes së masës; – Përcaktimi i shumës së ndihmës ekonomike që do të marrin punonjësit, e llogaritur në bazë të përfitimeve nga papunësia, si dhe i përqindjes së pagës mesatare të mbuluar gjatë periudhës së masës; – Përcaktimi i qartë i detyrimeve të përfituesve, si p.sh., të garantojnë ripunësimin e punonjësve të përhershëm sezonalë në sezonin pasues pas përfundimit të masës dhe mbajtja e të njëjtit numër të punonjësve të dhënë në datën e dorëzimit të aplikimit për një periudhë të caktuar./Monitor