Tag: përgjithshme

  • Italia në grevë të përgjithshme në solidaritet me popullin palestinez

    Italia në grevë të përgjithshme në solidaritet me popullin palestinez

    “Sindikatat autonome bazë” të Italisë po bëjnë sot grevë në të gjithë sektorët e transportit publik dhe privat, në një shfaqje solidariteti me popullin palestinez.

    Kjo është një grevë e përgjithshme “kundër gjenocidit në Palestinë dhe furnizimit me armë të Izraelit” dhe kundër “një ekonomie të bazuar në luftë dhe rritjes së shpenzimeve ushtarake”.
    Lëvizja greviste përfshin, ndër të tjera, sektorin e arsimit, transportin publik, shoferët e taksive, punëtorët në kompanitë e transportit detar dhe punëtorët e portit.
    “Sindikatat bazë” italiane njoftuan se marshime dhe tubime janë planifikuar në gjithsej tetëdhjetë qytete dhe qyteza të vendit, nga Roma në Gjenova, Firence, Milano dhe Bari. Organizatorët presin “një pjesëmarrje veçanërisht masive të punëtorëve”. Të premten e kaluar, anëtarët e sindikatës italiane të qendrës së majtë Cgil hynë në grevë, duke kërkuar gjithmonë një ndërprerje të menjëhershme të masakrës në Gaza.

    Top Channel

  • Asambleja e OKB-së, Begaj e Spiropali nisen drejt SHBA-së

    Asambleja e OKB-së, Begaj e Spiropali nisen drejt SHBA-së

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj niset per në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të zhvillohet në Nju-Jork në datat 22-27 shtator 2025.
    Gjatë kësaj jave, Kreu i Shtetit do të mbajë fjalën e tij në debatin e përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.
    Agjenda e Presidentit Begaj përfshin, gjithashtu, pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe.
    Kreu i Shtetit do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së.
    Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj do të jenë edhe takimet me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vizita në shkollat ku fëmijët e Diasporës mësojnë gjuhën amtare.
    AGJENDA E MINISTRES
    Nderkaq, edhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali është nisur drejt Nju-Jorkut (SHBA), për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme do të jetë e pranishme në hapjen e debatit të përgjithshëm në Asamblenë e OKB me mesazhin: “Më mirë së bashku: 80 vite dhe më shumë për paqe, zhvillim dhe të drejtat e njeriut”.
    Me ftesë të presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Annalena Baerbock, Spiropali do të marrë pjesë në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB.
    Spiropali do të përfaqësojë Shqipërinë në disa takime të rëndësishme shumëpalëshe e bilaterale, ku në qendër të diskutimeve janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut.
    Duke u mbështetur në rolin e saj aktiv në organizmat e OKB-së, Shqipëria do vijojë të avokojë për diplomaci shumëpalëshe gjithëpërfshirëse, si e vetmja rrugë drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për sfidat globale.

  • Asambleja e Përgjithshme e OKB-së/ Presidenti Begaj niset sot drejt SHBA, zbardhet axhenda

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së/ Presidenti Begaj niset sot drejt SHBA, zbardhet axhenda

    Presidenti Bajram Begaj, do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të zhvillohet në Nju Jork në datat 22 – 27 shtator 2025.
    Gjatë kësaj jave, Kreu i Shtetit do të mbajë fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.
    Axhenda e Presidentit Begaj përfshin, gjithashtu, pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe. Kreu i Shtetit do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së.
    Pjesë e axhendës së Presidentit Begaj do të jenë edhe takimet me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vizita në shkollat ku fëmijët e Diasporës mësojnë gjuhën amtare.

  • Donald Trump zgjedh ish-konkurrenten e konkursit të bukurisë në postin e prokurorit të lartë

    Donald Trump zgjedh ish-konkurrenten e konkursit të bukurisë në postin e prokurorit të lartë

    Donald Trump njoftoi emërimin e ish-avokates së tij, Lindsay Halligan , si prokurore e SHBA-së për Distriktin Lindor të Virxhinias, duke e shoqëruar vendimin e tij me presion online mbi Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-së Pam Bondi për të ndjekur një qasje më të vendosur kundër zyrtarëve të lartë që ai i konsideron kundërshtarë të tij politikë.

    Njoftimi u bë nëpërmjet një postimi nga presidenti i SHBA-së në platformën Truth Social, ku ai vlerësoi Pam Bondi për punën e saj, por theksoi se Virxhinia ka nevojë për një “prokurore të ashpër”.
    “Pam Boddy po bën një punë të shkëlqyer si prokurore e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara. Ajo është shumë e kujdesshme, shumë e zgjuar, e do vendin tonë, por i duhet një prokurore e fortë në Distriktin Lindor të Virxhinias, si zgjedhja ime, Lindsay Halligan, për të çuar përpara çështjet”, shkroi ai.

    It is my honor to appoint Lindsey Halligan, who has been serving as Special Assistant to the President at the White House, as United States Attorney for the Eastern District of Virginia. Lindsey is a tough, smart, and loyal attorney, who has worked with me for a long time,…
    — Trump Truth Social Posts On X (@TrumpTruthOnX) September 21, 2025

    White House official Lindsey Halligan: “While slavery is obviously a horrible aspect of our nation’s history, you can’t really talk about slavery honestly unless you also talk about hope and progress … we need to stop focusing so much on the lack of progress.” pic.twitter.com/aKPbaRFkwq
    — Aaron Rupar (@atrupar) August 21, 2025

    Halligan, një ish-asistente speciale e Trump dhe një ish-avokate e të drejtave civile, kishte qenë avokatja e tij mbrojtëse pas bastisjes në Mar-a-Lago për dokumente të klasifikuara. Ajo më parë kishte garuar dy herë në konkursin e bukurisë Miss Colorado, duke arritur në gjysmëfinale në vitin 2009 dhe duke përfunduar e treta vitin pasardhës.
    Nuk është ende e qartë nëse ajo do të marrë përkohësisht detyrën e prokurores në Virxhinian lindore, përpara se emërimi i saj të miratohet nga Senati.
    Vendimi i Trump vjen pas dorëheqjes së Eric Seibert, një ish-oficer policie dhe prokuror veteran i cili kishte hedhur poshtë mundësinë e ndjekjes penale të Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, duke gjykuar se nuk kishte prova të mjaftueshme. Seibert kishte shprehur gjithashtu rezerva nëse kishte prova të mjaftueshme për të ngritur akuza kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, me hetimin që lidhej me fushatën zgjedhore të vitit 2016.
    Në një postim të mëparshëm, të interpretuar si presion i drejtpërdrejtë ndaj Bodhit, Trump kishte kërkuar emërimin e Halligan, duke shkruar: “Nuk mund të presim më gjatë, po na shkatërrojnë reputacionin dhe besueshmërinë. Jam akuzuar dy herë dhe jam paditur pesë herë, për asgjë. Drejtësia duhet të vihet në vend, tani.”
    Pak para njoftimit zyrtar të presidentit republikan, Mary “Maggie” Cleary, këshilltare ligjore në Departamentin e Drejtësisë, i kishte njoftuar kolegët e saj me anë të emailit se do të merrte pozicionin, një zhvillim që duket se është përmbysur në minutën e fundit.

    Top Channel

  • 80 vjetori i OKB, Spiropali niset drejt Nju Jorkut për Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

    80 vjetori i OKB, Spiropali niset drejt Nju Jorkut për Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali është nisur drejt Nju Jorkut të SHBA-ve për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme do të jetë e pranishme në hapjen e debatit të përgjithshëm në Asamblenë e OKB me mesazhin “Më mirë sëbashku: 80 vite dhe më shumë për paqe, zhvillim dhe të drejtat e njeriut”.

    Me ftesë të Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Znj. Annalena Baerbock, Spiropali do të marrë pjesë në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB.

    Spiropali do të përfaqësojë Shqipërinë në disa takime të rëndësishme shumëpalëshe e bilaterale, ku në qendër të diskutimeve janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut.

    Duke u mbështetur në rolin e saj aktiv në organizmat e OKB-së, Shqipëria do vijojë të avokojë për diplomaci shumëpalëshe gjithëpërfshirëse, si e vetmja rrugë drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për sfidat globale.

  • Ata që luajnë këtë sport popullor kanë më shumë gjasa të preken nga demenca

    Ata që luajnë këtë sport popullor kanë më shumë gjasa të preken nga demenca

    Një studim i Universitetit të Auckland-it ka zbuluar se meshkujt që kanë luajtur regbi në nivele të larta në Zelandën e Re kanë 22% më shumë gjasa të zhvillojnë Alzheimer ose demencë më vonë në jetë, krahasuar me popullatën e përgjithshme.

    Ekipi analizoi të dhënat shëndetësore të gati 13,000 lojtarëve që konkurruan mes viteve 1950–2000 dhe i krahasoi me 2.4 milionë burra të së njëjtës moshë dhe etni. Në një ndjekje 35-vjeçare, 52 për 1000 burra në popullatën e përgjithshme u prekën nga sëmundje neurodegjenerative, ndërsa tek lojtarët shifra u rrit në 65 për 1000, një shtesë prej 13 rastesh.

    Studimi tregoi se rreziku ishte më i madh për lojtarët profesionistë dhe ndërkombëtarë sesa për ata provincialë, si dhe për lojtarët e prapavijës, ku rreziku rritej sa më gjatë dhe më shpesh të luanin. Ndërsa lojtarët e vijës së parë nuk shfaqën të njëjtin model.

    Sëmundjet shfaqeshin kryesisht pas moshës 70 vjeç. Autorët theksuan se rezultatet përputhen me gjetje të ngjashme nga SHBA-ja, Skocia dhe Italia, duke forcuar lidhjen mes sporteve me përplasje dhe dëmtimeve të trurit në moshë të vonë.

    Sipas dr. Stephanie D’Souzës, kjo sugjeron një marrëdhënie të tipit “dozë–përgjigje”, ku si kohëzgjatja ashtu edhe intensiteti i lojës ndikojnë në rrezik. Diferencat sipas pozicioneve tregojnë se edhe natyra e kontaktit luan rol.

    Studiuesit rekomandojnë kufizimin e ekspozimit të lojtarëve ndaj goditjeve në kokë, menaxhimin aktiv të tronditjeve dhe transparencë për rreziqet dhe përfitimet e pjesëmarrjes në sporte si regbia. / Scitech Daily – Syri.net

  • Zgjidhet ngërçi, hapet gara për drejtorët e departamenteve në Polici

    Zgjidhet ngërçi, hapet gara për drejtorët e departamenteve në Polici

    Kronikë E Mërkurë, 17 Shtator 2025 15:27
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda është vënë në lëvizje për të kryer disa punë, peng i një ngërçi njëvjeçar. Me ndryshimin e ministrit të Brendshëm, edhe në strukturën drejtuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të ketë emra të rinj për drejtorët e departamenteve.
    Sipas ligjit të ri për Policinë e Shtetit që u miratua një vit më parë, drejtori i përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve do të zgjidheshin me konkurs. Por gara për drejtorët e departamenteve në drejtorinë e Përgjithshme nuk u zhvillua dhe mbeti pezull, për arsye ende të paqarta. Edhe pse drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike Rebani Jaupi dha dorëheqjen që në muajin korrik, ende nuk kemi një drejtor të ri për këtë departament. E njëjta situatë ndodhi edhe me drejtorin për Kufirin dhe Migracionin.

    Gara do të hapet dhe do të kemi një ristrukturim të kupolës drejtuese në drejtorinë e Përgjithshme. Gara për çdo drejtues departamenti do të zgjasë një muaj, ku aplikantët do të vlerësohen me pikë nga një komision i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

    Konkursi do të zhvillohet për drejtorin e departamentit për Policinë Kriminale, për Marrëdhëniet ndërkombëtare, për Migracionin dhe kufirin, për Rendin dhe Sigurinë publike dhe për drejtuesin e departamentit të IT. Ligji i ri për Policinë e përcakton qartë se pas garës, emrat fitues për drejtor departamenti në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë i propozohen ministrit nga drejtori i përgjithshëm. Ministri i Brendshëm është ai që hedh firmën i fundit.

  • Korrupsioni në burgun e Lushnjes, pezullohen nga detyra drejtori dhe nëndrejtori

    Korrupsioni në burgun e Lushnjes, pezullohen nga detyra drejtori dhe nëndrejtori

    Pas publikimit të një videoje mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në burgun e Lushnjës, Irekli Leka, shfaqet duke marrë para në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin dhe nëndrejtorin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë.
    Po ashtu është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion.
    Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:
    Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë, Irekli Leka, u filmua duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë menjëherë masa administrative dhe disiplinore.
    Me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i institucionit si dhe është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion pasiv.
    Pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe nën koordinimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë të mundur arrestimin e punonjësit të dyshuar brenda 30 minutash nga transmetimi i materialit filmik.
    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon median për angazhimin e saj në zbardhjen e rasteve të abuzimit me detyrën dhe thekson angazhimin e palëkundur për të garantuar integritetin, transparencën dhe zbatimin me përpikëri të ligjit në çdo hallkë të sistemit penitenciar.

  • Arrestohet Shefi i Regjimit të Brendshëm në burgun e Lushnjës/ I dyshuar për korrupsion (EMRI)

    Arrestohet Shefi i Regjimit të Brendshëm në burgun e Lushnjës/ I dyshuar për korrupsion (EMRI)

    Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, në bashkëpunim me Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zhvilluar një operacion të suksesshëm që çoi në arrestimin e shtetasit Irakli Leka, me detyrë Shef i Regjimit të Brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë.
    Sipas njoftimit zyrtar, Leka dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
    Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:
    Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë, Irekli Leka, u filmua duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë menjëherë masa administrative dhe disiplinore.
    Me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i institucionit si dhe është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion pasiv.
    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe nën koordinimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë të mundur arrestimin e punonjësit të dyshuar brenda 30 minutash nga transmetimi i materialit filmik.
    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon median për angazhimin e saj në zbardhjen e rasteve të abuzimit me detyrën dhe thekson angazhimin e palëkundur për të garantuar integritetin, transparencën dhe zbatimin me përpikëri të ligjit në çdo hallkë të sistemit penitenciar.

  • Korrupsioni në Burgun e Lushnjes, pezullohet drejtori dhe nëndrejtori i IEVP-së, përjashtohet Irakli Leka

    Korrupsioni në Burgun e Lushnjes, pezullohet drejtori dhe nëndrejtori i IEVP-së, përjashtohet Irakli Leka

    pamjet e denoncimit

    TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka përjashtuar nga detyra Irakli Lekën, pasi merrte rryshfet për t’iu dhënë leje të burgosurve që të dilnin nga qelia për disa ditë. Leka, i cili mbante postin e Shefit të Regjimit të Brendshëm në burgun e Lushnjes, u denoncua me zë dhe figurë në emisionin Stop, se merrte 700 euro nga një i burgosur, për ti dhënë atij 5 ditë leje për të dalë nga qelia. Po ashtu drejtoria e Burgjeve njofton se me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i institucionit si dhe është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion pasiv.
    “Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë, Irekli Leka, u filmua duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë menjëherë masa administrative dhe disiplinore.
    Me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i institucionit si dhe është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion pasiv.
    Pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe nën koordinimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë të mundur arrestimin e punonjësit të dyshuar brenda 30 minutash nga transmetimi i materialit filmik.
    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon median për angazhimin e saj në zbardhjen e rasteve të abuzimit me detyrën dhe thekson angazhimin e palëkundur për të garantuar integritetin, transparencën dhe zbatimin me përpikëri të ligjit në çdo hallkë të sistemit penitenciar”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

    Në bashkëpunim me SPAK, u bë e mundur arrestimi i Lekës, vetëm pas 30 minutash nga transmetimi i emisionit./ZËRI