Tag: përgjithshme

  • FSHF nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH – refuzohet e drejta themelore e anëtarit për të propozuar çështje në rendin e ditës

    FSHF nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH – refuzohet e drejta themelore e anëtarit për të propozuar çështje në rendin e ditës

    Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), që do të zhvillohet më datë 23 prill 2025. Kjo vendimmarrje është pasojë e refuzimit të hapur nga ana e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH për të përfshirë në rendin e ditës një kërkesë zyrtare të FSHF-së, të paraqitur më 28 mars 2025, në përputhje me të drejtën që Statuti i KOKSH-it njeh çdo anëtari të tij.
    Kërkesa e FSHF kishte për qëllim shprehjen e qëndrimit të Asamblesë së Përgjithshme mbi zbatimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin (CAS), i cili e ka shpallur të pavlefshëm vendimmarrjen e mëparshme të KOKSH, mekanizmat e saj zgjedhor dhe ka renditur shkelje të qarta të të drejtave të FSHF si anëtar. Kjo vendimmarrje duhet të zbatohet detyrimisht nga KOKSH për ta kthyer strukturën Statutore të KOKSH brenda kornizës së ligjit.
    Për fat të keq, drejtuesit aktualë të KOKSH kanë vendosur të injorojnë, jo vetëm vendimin e gjykatës sportive ndërkombëtare me prestigjioze si CAS, por edhe të drejtat themelore të një anëtari për të kërkuar përfshirjen e një çështjeje në rendin e ditës. Ky akt zhduk çdo iluzion mbi funksionimin demokratik të KOKSH dhe tregon se drejtimi i tij aktual po ndjek një rrugë të izoluar dhe autoritare, në kundërshtim me frymën olimpike dhe Kartën Olimpike.
    Kjo dhe vendimmarrjet e tjera te KOKSH-it janë kundërshtuar nga FSHF vetëm me qëllimin e restaurimit të proceseve ligjore brenda kësaj organizate dhe kjo është konfirmuar në nivel ndërkombëtar.
    Kështu do të ndodhi edhe në të ardhmen, sepse kërkesat tona janë vetëm në interes të ligjshmërisë dhe demokratizimit të një organizate.
    Mirëpo drejtuesit e KOKSH-it nuk kanë asnjë interes të zbatojnë ligjin dhe vendimet e Gjykatave dhe mbajnë në një frymë shtrëngimi anëtarët që mbahen me paratë publike, që administron KOKSH dhe nuk i lejojnë të ushtrojnë liritë e tyre të organizimit. Ata kanë vetëm shqetësimin të përdorin kohën në detyrë për të thelluar paligjshmëritë që i mundëson të ushtrojnë disa ofiqe në dëm të interesave të mjedisit sportiv.
    Nuk mund të ketë kuptim pjesëmarrja në një asamble kur anëtarët nuk lejohen të shprehen, nuk u njihet mundësia për të diskutuar çështje me karakter kaq të rëndësishëm dhe nuk u garantohen të drejtat e pjesëmarrjes. Në një organizatë ku një anëtar ka më pak të drejta sesa një drejtues i zgjedhur, atëherë vetë kuptimi i demokracisë institucionale është i cënuar.
    FSHF do të vazhdojë betejën e saj ligjore dhe institucionale për të garantuar ligjshmërinë dhe për të rikthyer funksionimin normal dhe të rregullt të KOKSH. Ashtu si para 4 vjetësh, kur paralajmëruam këtë vendimmarrje, sërish gjithçka që po kryhet është e kundërligjshme, por për drejtuesit e KOKSH, ka rëndësi vetëm qëndrimi në detyrë.
    Ne do të mbetemi gjithmonë në mbështetje të parimeve të transparencës, të drejtës, dhe respektimit të çdo anëtari në mënyrë të barabartë.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • E FUNDIT/ Po injorohet vendimi i CAS-it, FSHF nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH-it

    E FUNDIT/ Po injorohet vendimi i CAS-it, FSHF nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH-it

    Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), që do të zhvillohet më datë 23 prill 2025. Kjo vendimmarrje është pasojë e refuzimit të hapur nga ana e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH për të përfshirë në rendin e ditës një kërkesë zyrtare të FSHF-së, të paraqitur më 28 mars 2025, në përputhje me të drejtën që Statuti i KOKSH-it njeh çdo anëtari të tij.
    Kërkesa e FSHF kishte për qëllim shprehjen e qëndrimit të Asamblesë së Përgjithshme mbi zbatimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin (CAS), i cili e ka shpallur të pavlefshëm vendimmarrjen e mëparshme të KOKSH, mekanizmat e saj zgjedhor dhe ka renditur shkelje të qarta të të drejtave të FSHF si anëtar. Kjo vendimmarrje duhet të zbatohet detyrimisht nga KOKSH për ta kthyer strukturën Statutore të KOKSH brenda kornizës së ligjit.
    Për fat të keq, drejtuesit aktualë të KOKSH kanë vendosur të injorojnë, jo vetëm vendimin e gjykatës sportive ndërkombëtare me prestigjioze si CAS, por edhe të drejtat themelore të një anëtari për të kërkuar përfshirjen e një çështjeje në rendin e ditës. Ky akt zhduk çdo iluzion mbi funksionimin demokratik të KOKSH dhe tregon se drejtimi i tij aktual po ndjek një rrugë të izoluar dhe autoritare, në kundërshtim me frymën olimpike dhe Kartën Olimpike.
    Kjo dhe vendimmarrjet e tjera te KOKSH-it janë kundërshtuar nga FSHF vetëm me qëllimin e restaurimit të proceseve ligjore brenda kësaj organizate dhe kjo është konfirmuar në nivel ndërkombëtar.
    Kështu do të ndodhi edhe në të ardhmen, sepse kërkesat tona janë vetëm në interes të ligjshmërisë dhe demokratizimit të një organizate.
    Mirëpo drejtuesit e KOKSH-it nuk kanë asnjë interes të zbatojnë ligjin dhe vendimet e Gjykatave dhe mbajnë në një frymë shtrëngimi anëtarët që mbahen me paratë publike, që administron KOKSH dhe nuk i lejojnë të ushtrojnë liritë e tyre të organizimit. Ata kanë vetëm shqetësimin të përdorin kohën në detyrë për të thelluar paligjshmëritë që i mundëson të ushtrojnë disa ofiqe në dëm të interesave të mjedisit sportiv.
    Nuk mund të ketë kuptim pjesëmarrja në një asamble kur anëtarët nuk lejohen të shprehen, nuk u njihet mundësia për të diskutuar çështje me karakter kaq të rëndësishëm dhe nuk u garantohen të drejtat e pjesëmarrjes. Në një organizatë ku një anëtar ka më pak të drejta sesa një drejtues i zgjedhur, atëherë vetë kuptimi i demokracisë institucionale është i cënuar.
    FSHF do të vazhdojë betejën e saj ligjore dhe institucionale për të garantuar ligjshmërinë dhe për të rikthyer funksionimin normal dhe të rregullt të KOKSH. Ashtu si para 4 vjetësh, kur paralajmëruam këtë vendimmarrje, sërish gjithçka që po kryhet është e kundërligjshme, por për drejtuesit e KOKSH, ka rëndësi vetëm qëndrimi në detyrë.
    Ne do të mbetemi gjithmonë në mbështetje të parimeve të transparencës, të drejtës, dhe respektimit të çdo anëtari në mënyrë të barabartë.

  • FSHF nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH, shkaku…

    FSHF nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH, shkaku…

    Vazhdo leximin

  • Votimet nën lupë/ SPAK, KQZ dhe Prokuroria në një zyrë për të kapur shkeljet

    Votimet nën lupë/ SPAK, KQZ dhe Prokuroria në një zyrë për të kapur shkeljet

    Që nga 11 prilli, kur zyrtarisht nisi fushata zgjedhore, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është ngritur një zyrë e përbashkët e KQZ, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

    Prej të shtunës në këtë zyrë janë vendosur oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët punojnë bashkë me zyrën e KQZ për monitorimin e fushatës online apo në media.
    Në ditët në vijim do të ulen aty edhe Prokurorë të SPAK dhe të Prokurorisë së Përgjithshme.  Salla operative ka ekrane televizivë dhe monitorë të ambienteve në mbarë vendin ku janë ngritur struktura për qëllime votimi.
    Zyra është produkt i marrëveshjes mes Celibashit, Dumanit dhe Çelës për luftimin e krimeve zgjedhore.
    Kjo zyrë kryqëzon informacionet që mund të vijnë në KQZ nga stafi i saj në terren, me ankesat e partive apo kandidatëve, apo të dhënat që gjenden në rrjetet sociale, të cilat i kalojnë menjëherë prokurorëve sipas kompetencës përkatëse më qëllim luftimin e paligjshmërisë në kohë reale.

  • Hapet në KQZ zyra për krimin zgjedhor

    Hapet në KQZ zyra për krimin zgjedhor

    Në ambientet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është hapur zyra për krimin zgjedhor.Sipas Klan News, tashmë kjo zyrë është funksionale nga ku pritet që të shtohet edhe stafi nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK.
    Ndërkohë një përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme është i pranishëm në këto orët e para të hapjes së kësaj zyre në ambientet e KQZ, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes KQZ, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK për të hetuar krimet zgjedhore.Do të ketë një vëmendje më të shtuar gjatë fushatës zgjedhore, pro edhe gjatë ditës së votimit për të shmangur çdo parregullësi apo çdo veprim që mund të konsiderohet krim zgjedhor.
    Tashmë një staf i dedikuar do të jetë në funksion të qytetarëve dhe çdo denocimi të mundshëm që ata do të bëjnë.
    Ka edhe një sistem në faqen zyrtare të SPAK për të raportuar çdo parregullësi që evidentohet.

  • Krimet elektorale, OSBE trajnon prokurorët: Prioritet blerja e votës dhe intimidimi i zgjedhësve

    Krimet elektorale, OSBE trajnon prokurorët: Prioritet blerja e votës dhe intimidimi i zgjedhësve

    Gjatë një tryeze për forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore, organizuar nga OSBE dhe Prokuroria e Përgjithshme, ambasadori i prezencës së OBSE, Michel Tarran theksoi se fenomene si shitblerja e votës apo keqpërdorimi i administratës e deri tek frikësimi i votuesve vijojnë të jenë element shqetësues të cilët institucionet përkatëse hetuese duhet ti kenë në vëmendje në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    “Raportet e ODHIR-it te zgjedhjet 2021, dhe 2023 tregojnë se në veçanti fenomene si shitblerja e  votës, frikësimi i votuese apo keqpërdorimi i administratës vijojnë të jenë shumë shqetësuese. Vlerësoj bashkëpunimin e SPAK, KQZ dhe policisë e Prokurorisë së Përgjithshme janë gur themeli për të parandaluar krimin zgjedhor.”
    Në krah të ambasadorit, ishte Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela sipas të cilit të gjitha institucionet përgjegjëse për hetimin e krimit zgjedhor kanë kapacitet e duhura dhe angazhimin maksimal ndërinstitucional për të arritur rezultate në parandalimin dhe marrjen e masave për krimet zgjedhore.
    “Shkëmbimi i eksperiencave, diskutimi për prioritetet në hetimin e krimeve zgjedhore, por dhe njohja e prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore me fenomenet për parregullsitë që vihen re gjatë procesit zgjedhor, vlerësimin e tyre në një pjesë të rasteve si shkelje të ligjit që përbën vepër penale, do të jetë risi jo vetëm në ndërgjegjësimin e prokurorëve dhe oficerëve të policisë për atë që ndodh gjatë procesit zgjedhor por do t’i bëjë ata edhe më të ndjeshëm për të kuptuar rëndësinë e rolit tonë gjatë këtij procesi, kemi bashkëpunim institucional me KQZ i kemi dhe në zyra nëpër prokuroritë e rretheve qe bashkëpunimi të jetë i shpejtë.”
    Policia ka konstatuar në terren shkelje të ligjit nga partitë politike pohoi zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë Sokol Bizhga, teksa theksoi se askush nuk do ti shpëtojë procedimit nga uniformat blu.
    “Jemi duke ndjekur me vëmendje aktorët politik apo njerëz të tjerë duhet të jenë më të kujdesshëm në respektimin e ligjit pasi policia ka evidentuar disa raste jo të rënda në shkelje të ligjit por i kemi evidentuar. Ne nuk do hezitojmë të procedojmë gjithkënd, por edhe aktorët politik të jenë më të kujdesshëm me mbështetësit e tyre në terren. Kemi polici të certifikuar, kemi më shumë cilësi.”
    Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u kujdes të theksonte se bashkëpunimi mes prokurorisë së përgjithshme, SPAK dhe KQZ nuk është fasade.
    “E kuptoj që për dikë ka spektizicizëm. Dikush e ka cilësuar si shfaqje apo show te institucionet për pak opinion publik, por nuk është. Kështu ditët dhe javët në vijim do të shihni se sa serioz është ky bashkëpunim.”
    Mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK është nënshkruar edhe një protokoll i Koordinimit dhe Bashkëpunimit për hetimin e Krimeve Zgjedhore.

  • Prokurorët ‘në luftën’ kundër krimeve në zgjedhje, plani mes OSBE, SPAK dhe KQZ

    Prokurorët ‘në luftën’ kundër krimeve në zgjedhje, plani mes OSBE, SPAK dhe KQZ

    Prezenca e OSBE-së dhe Prokuroria e Përgjithshme zhvilluan këtë të enjte, një tryezë teknike për forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore. Në të ishin të pranishëm prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore, Policia e Shtetit dhe organizata të njohura të shoqërisë civile.
    Ambasadori Michel Tarran, mbajti fjalën hyrëse, ndërsa mbajtën fjalën e tyre edhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
    Në fjalën e tij, prokurori Çela tha se kjo tryezë është një hap tjetër i bashkëpunimit të gjatë e cilësor. Ai tha se prokuroria e përgjithshme, Policia e Shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bashkëpunojnë për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.
    Sipas tij pika kulmore ishte dhe protokolli i koordinimit që u arrit mes prokurorisë së Përgjithshme, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Posaçme, që mundëson që raportimet për shkeljet gjatë procesit zgjedhor të filtrohen cilësisht për të pasur një reagim në kohën e duhur
    “Në muajt fundit e vitit e kaluar vlerësuam se duhet të koordinonim masat institucionale që lidhen me procesin zgjedhor, për shkak edhe të kompetencave të ndryshme lëndore ishte nevoja e një bashkërendimi mes dy institucioneve për të bërë një mbulim tërësor të gjithë fenomeneve kriminale që lidhen me procesin zgjedhor. Strategjia e prokurorisë së posaçme në lidhje me krimet zgjedhore u pasua nga një udhëzim i përgjithshëm nga ana e prokurorisë së përgjithshme që ka të bëjë me krijimin e sesioneve të posaçme, të përkohshme për hetimin e krimeve zgjedhore.
    Kjo kërkon përfshirjen në këtë organizim edhe të policisë së shtetit me të cilët arritëm një marrëveshje, si dhe me Komisionin Qendor të Zgjedhjeve. Pika kulmore ishte dhe protokolli i koordinimit që u arrit mes prokurorisë së Përgjithshme, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Posaçme, që mundëson që raportimet për shkeljet gjatë procesit zgjedhor të filtrohen cilësisht për të pasur një reagim në kohën e duhur”,-tha Olsian Çela.
    Fjalën në takim e mbajti edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga, ai tha se marrëveshja për bashkëpunimin lidhur me krimet zgjedhore do të jetë deri në 25 maj.
    Bizhga tha se në zgjedhjet e 2023 nuk ka pasur asnjë incident me të përfshirë punonjës të policisë së shtetit dhe me të njëjtin hap do të vijojë edhe në zgjedhjet e 11 majit 2025.
    “Ne nuk do hezitojmë për të proceduar gjithkënd që shkel ligjin. Aktorët politik duhet të jenë më të kujdesshëm me mbështetësit e tyre në terren. Organizimi i policisë për zgjedhjet mendoj se është më i mirë se vitet e kaluar”,-tha Bizhga.
    Kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se ky bashkëpunim do të jetë me dobi dhe ditët dhe javët në vijim do të shikohet angazhimi i vërtetë dhe i përgjegjshëm i tre institucioneve.
    Ai bëri gjithashtu një thirrje drejtuar partive politike dhe organizatave civile që të adresojnë të gjitha shqetësimet dhe problematikat që shikojnë në lidhje me procesin zgjedhor.
    “Është me rëndësi që çdo shqetësim të adresohet në mënyrë të përshtatshme. Retorikat negative dhe qasjet vetëm mediatike jo vetëm nuk e ndihmojnë procesin, por japin edhe efektin e kundërt”,-tha Celibashi.

  • Greqi: Grevë e Përgjithshme njëzet e katër orëshe më 9 prill

    Greqi: Grevë e Përgjithshme njëzet e katër orëshe më 9 prill

    Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve Grekë (GSEE) dhe ADEDY shpallën një grevë të përgjithshme 24-orëshe më 9 prill, në të cilën marrin pjesë federata, sindikata dhe shoqata të sektorit privat dhe publik, duke kërkuar, ndër të tjera, rritje pagash, Marrëveshje Kolektive të Punës, rivendosjen e Sektorit të 13-të dhe 14-të dhe masat e punimeve në sektorin e 14-të të strehimit për të adresuar pagat e sektorit publik.

    Duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në grevë, GSEE ka caktuar tubimin e saj qendror për mëngjesin e së mërkurës, 9 prill, në orën 11:00, në sheshin Klafthmonos në Athinë, mitingu i grevës së ADEDY do të zhvillohet në Syntagma, jashtë Ministrisë së Financave, në orën 10:30 dhe mitingu i grevës së PAME do të zhvillohet në orën 10:00 në Propylaia, në Selanik, në të njëjtën orë: Propylaia: Statuja e Venizellos, ndërsa në të njëjtën kohë bën thirrje për pjesëmarrje në mitingjet e tjera të grevës në të gjitha qytetet.

    Në veçanti, GSEE u bën thirrje të gjithë punëtorëve, të papunëve, pensionistëve, të rinjve dhe të rejave në vend që të marrin pjesë masivisht në Grevën e Përgjithshme 24-orëshe të 9 Prillit, si dhe në protestat në qytetet kryesore të vendit.

    Konfederata kërkon që paga minimale të përcaktohet jo me vendime të qeverisë, por me marrëveshje kolektive të lira. Kërkon gjithashtu Marrëveshje Kolektive të Punës dhe politika energjetike për të luftuar përpikmërinë dhe krizën e strehimit.

    Kërkesat kryesore të ADEDY-t janë që të merren masa ndaj saktësisë dhe për të adresuar krizën e banesave, të bëhen menjëherë rritje reale të pagave në Sektorin Publik dhe qeveria të ligjësojë rikthimin e pagave 13 dhe 14 në Sektorin Publik.

    Kërkesat  kryesore janë :

    -Paga minimale dhe ditore nga Kontrata e Përgjithshme Kolektive Kombëtare e Punës me marrëveshje kolektive falas.

    -Zgjerimi automatik i Marrëveshjeve Kolektive Sektoriale të Punës, në mënyrë që ato të mbulojnë në mënyrë universale punonjësit e sektorit.

    -Rikthimi i parimit të Marrëveshjes Kolektive më të favorshme të Punës dhe efekti prapaveprues në marrëveshjen para memorandumit.

    -Strehim të përballueshëm për të gjithë dhe mbrojtje e përhershme dhe efektive e vendbanimit parësor.

    -Aksioni i sindikatës së lirë.

    -Masat e shëndetit dhe sigurisë, si dhe regjistrimi dhe publikimi i të dhënave për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale.

    -Masat për të trajtuar ngacmimet dhe dhunën seksuale në punë.

    -Sistemi i drejtë i taksave dhe lehtësim për punonjësit dhe pensionistët

  • Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin/ Hasani: Ditë historike për komunitetin shqiptar në Mal të Zi

    Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin/ Hasani: Ditë historike për komunitetin shqiptar në Mal të Zi

    Ditën e sotme është inaguruar në Ulqin, Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë.Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë ministri Igli Hasani dhe homologu malazez Ervin Ibrahimović.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Hasani tha se kjo është një tjetër dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë ndaj shqiptarëve kudo që jetojnë.“Sot në Ulqin inauguruam Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë — një ditë historike për komunitetin shqiptar në Mal të Zi.
    Një tjetër dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë ndaj shqiptarëve kudo që jetojnë dhe e marrëdhënieve të veçanta Shqipëri–Mal i Zi”, shkruan Hasani.

  • Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme në Kuvend për krimin: 2361 persona të përgjuar në 2024! Bien rastet e narkotikëve, por rritet krimi kibernetik

    Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme në Kuvend për krimin: 2361 persona të përgjuar në 2024! Bien rastet e narkotikëve, por rritet krimi kibernetik

    Vjedhjet janë tashmë një fenomen serioz i shoqërisë shqiptare. Një raport i Prokurorisë së përgjithshme dorëzuar në Kuvend, dëshmon se 62% e atyre që janë përfshirë në një vepër penale gjatë vitit 2024, ishin pikërisht hajdutëri, kryesisht raste të vjedhjeve banale të sendeve me vlerë të ulët.
    Pesha e krimeve në fushën e lëndëve narkotike është vetëm 10% e totalit. Pjesë e 5 veprave penale dominuese është edhe shkatërrimi i pronës, kryesisht me lëndë plasëse, cenimi i rendit dhe krimi kibernetik.
    Prokurorët e rretheve kanë përgjuar 2361 telefona, me qëllim hetimet për krimet kundër personit, lëndët narkotike dhe vjedhjet e mashtrimet. Qytetet me koefiçentin më të lartë të kriminalitetit, janë Saranda, Vlora e Gjirokastra. Kurse zonat më të qeta e të pastra nga fijet e krimit gjatë 2024-ës ishin Dibra dhe Berati.
    Prokuroria e Përgjithshme ka analizuar edhe tendencat e krimit, ku ka nënvizuar se ka një rënie të rasteve të drogës. Nga ana tjetër janë rritur krimet kundër jetës, dhe falsifikimi i monedhave e pastrimi i parave.
    Të varfrit, më pak të arsimuarit dhe gjinia mashkullore janë sipas raportit më të përfshirët në vepra penale.