Tag: përgjithshëm

  • Pas hetimit nga SPAK rikthehet në punë, por i diskriminuar/ Bashkia Patosit e izolon dhe e ul në detyrë

    Pas hetimit nga SPAK rikthehet në punë, por i diskriminuar/ Bashkia Patosit e izolon dhe e ul në detyrë

    Që prej 2011 i punësuar në administratë lokale, por dosja e SPAK-ut për shpërdorim detyre i kushtoi shqiptarit me iniciale SH.B qetësinë në punë edhe pas përfundimit të hetimeve.

    Vendimi i gjykatës së posaçme të shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar i caktoi pezullimin nga detyra në mars, e rreth 7 muaj më vonë vendosi shuarjen e masës së sigurisë duke e rikthyer në shtator në punë.
    Por rimarrja e detyrës e përballi fierakun, sipas dokumentit denoncues të siguruar nga Top Channel, çdo ditë me një ambient diskriminues.
    Një punonjës i bashkisë Patos, në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm është ankuar pranë komisionerit kundër diskriminimit me pretendimin se është trajtuar në mënyrë të diferencuar dhe të pabarabartë në punë, nga kryetari i Bashkisë Fation Duro, për shkak se është marr i pandehur nga SPAK.
    “Kryetari i Bashkisë Patos i ka shmangur të gjitha funksionet që unë duhet të ushtroja si Sekretar i Përgjithshëm dhe deri tani detyrat e realizuara nga unë në cilësinë e sekretarit janë zero, pasi qëllimisht nuk më është ngarkuar asnjë detyrë.
    Të gjithë nëpunësit e Bashkisë më shmangen dhe nuk raportojnë tek unë sipas ligjit. Që nga data 26 shtator, në mbledhjet që Kryetari i Bashkisë ka organizuar periodikisht në sallën e mbledhjeve me drejtuesit e administratës së Bashkisë, unë nuk jam njoftuar dhe nuk kam marr pjesë në asnjë prej tyre”.
    Ai rendit një sërë problematikash që nga momenti i rifillimit të punës si ndryshimi i zyrës, miratimi i një page më të ulët krahasuar edhe me vartësit e tij, mospërfshirja në grupet e Whatsapp të punës apo në komisionet e rekrutimit e ristrukturimit të strukturës së bashkisë, duke e bërë të ndihet i izoluar, i veçuar, madje edhe i anashkaluar për ushtrimin efektiv të funksioneve si sekretar i përgjithshëm, me arsyetimin se diskriminimi ndaj tij ka ardhur prej gjendjes shoqërore.
    “Zyra ku unë ushtroja funksionet përpara pezullimit është në katin e dytë të godinës, kat në të cilin ndodhen zyrat e drejtuesve të Bashkisë. Aktualisht zyra ku jam vendosur është në katin e tretë, ndërkohë që zyra ku isha para ka akoma emërtimin ‘Sekretari i Përgjithshëm’, edhe pse unë nuk jam më në atë zyrë. Pagat e reja të propozuara nga ekzekutivi i Bashkisë janë të miratuara me rritje për të gjithë nëpunësit civil.
    Duket qartë që në përcaktimin e pagës sime ka një diskriminim të theksuar, pasi ka një trajtim të paktën me 25% deri në 29% më i ulët. Ajo që bien në sy është se unë si nëpunësi më i lartë drejtues kam pagën më të ulët se vartësit e mi, që janë drejtorët e drejtorive , të cilët janë nivel i mesëm drejtues. Paga ime është shumë afër pagës së përgjegjësit të sektorit që është niveli i ulët drejtues”.
    Komisioneri në një vendim të 2025 vlerëson se Bashkia Patos ka paragjykuar gjendjen gjyqësore të ankuesit, duke cënuar parimin kushtetues të prezumimit të pafajësisë.
    Gjatë shqyrtimit të ankesës nëpërmjet shkëmbimit shkresor, por gjithashtu edhe zhvillimit të një seance dëgjimore ku u përballën palët, komisioneri krijoi bindjen se Bashkia nuk ka zbatuar të njëjtin trend në rritjen e pagave, nuk ka respektuar hierarkinë e funksioneve dhe ka shkelur dinjitetin e ankuesit.
    Ndërsa në lidhje me ankesën e pengimit të ushtrimit të detyrës, argumentit të bashkisë se mosushtrimi i përgjegjesive ka qënë zgjedhje e tij”, komisioneri kundër diskriminimit shpjegon se mosangazhimi, përjashtimi, mospërfshirja e ankuesit në ushtrimin e funksionit si sekretar i përgjithshëm është veprim që bie ndesh me ligjin.
    Veprimet e punëdhënësit vlerëson më tej, kanë cënuar jo vetëm të drejtën individuale për punë, por edhe interesin publik, përderisa ankuesi paguhet nga taksapaguesit shqiptar. Për këto arsye, komisioneri vendosi konstatimin e diskriminimit në formën e shqetësimit, për shkak të gjendjes gjyqësore të sekretarit të Bashkisë Patos.

    Top Channel

  • AKEP miraton tarifa të reja që do të paguhen nga operatorët e komunikimeve elektronike

    AKEP miraton tarifa të reja që do të paguhen nga operatorët e komunikimeve elektronike

    Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar tarifat e reja që do të paguhen nga operatorët e tregut, për disa shërbime të parashikuara në ligjin e ri “Për komunikimet elektronike”, që u miratua vitin e kaluar.Ligji i ri përmban një sërë përcaktimesh të reja në lidhje me buxhetin dhe financimin e AKEP si dhe parime për tarifat që paguajnë sipërmarrësit për të mbuluar kostot administrative të AKEP, me qëllim për të kryer funksionet e tij rregullatore dhe mbikëqyrëse.Sipas nenit 26 të ligjit të ri, para fillimit të aktivitetit, çdo sipërmarrës njofton AKEP sipas një formulari të miratuar. Për ushtrimin e të drejtave, që rrjedhin nga autorizimi i përgjithshëm, sipërmarrësi i autorizuar nuk ka nevojë për marrjen e një vendimi apo akti administrativ të posaçëm nga AKEP.Ligji parashikon që AKEP i regjistron operatorët ose ofruesit e shërbimeve në bazën e të dhënave elektronike brenda shtatë ditëve nga marrja e njoftimit dhe njofton regjistrimin e tyre me shkrim. AKEP më tej miraton me rregullore formën dhe përmbajtjen e njoftimit, dokumentacionin mbështetës dhe konfirmimin e regjistrimit.Çertifikata e Konfirmimit të Njoftimit/Regjistrimit do të lëshohet për çdo sipërmarrës, pas njoftimit dhe regjistrimit në Regjistrin e Autorizimit të Përgjithshëm, sipas Nenit 27 të Ligjit “Për komunikimet Elektronike”. Për shërbimin, AKEP do të aplikojë një tarifë prej 50 mijë lekësh. Tarifa do aplikohet vetëm një herë për regjistrimin e parë të sipërmarrësit në regjistrin e ri të Autorizimit të Përgjithshëm.Ndërsa lëshimi i Certifikatës së Konfirmimit të Ndryshimeve të të dhënave në regjistrin e autorizimit të përgjithshëm do të ketë një tarifë prej 20 mijë lekësh. Certifikata do të lëshohet në rastet e njoftimit nga sipërmarrësi të ndryshimeve të ndodhura në informacionin e dhënë fillestar ose atë pararendës.Një shërbim i tretë i parashikuar në rregulloren e re do të jetë lëshimi i Deklaratës ose Certifikatës së Konfirmimit për lehtësimin e ushtrimit të të drejtave për instalimin e faciliteteve dhe interkoneksion, mbështetur në nenin 33 të ligjit të ri “Për komunikimet elektronike”. Sipas ligjit, certifikata e konfirmimit detajon rrethanat në të cilat çdo sipërmarrës që ofron rrjete ose shërbime të komunikimeve elektronike, sipas autorizimit të përgjithshëm ka të drejtë tëinstalojë facilitetet, të negociojë për interkoneksion ose të marrë akses e interkoneksion, me qëllim lehtësimin e ushtrimit të këtyre të drejtave gjatë aplikimit pranë niveleve të tjera të qeverisjes ose te sipërmarrësit e tjerë. Ky dokument do të ketë gjithashtu një tarifë prej 50 mijë lekësh.AKEP konsideron se tarifat/pagesat administrative të mësipërme janë në përputhje me parimet e ligjit të ri “Për komunikimet elektronike, pasi ato synojnë të mbulojnë kostot administrative shtesë të AKEP në lidhje me regjistrimin për herë të parë të sipërmarrësve në regjistrin e ri të Autorizimit të Përgjithshëm dhe punën rregullatore për përgatitjen dhe zbatimin e akteve nënligjore.Gjithashtu, AKEP vlerëson se ato janë transparente dhe proporcionale, për të minimizuar kostot administrative shtesë të AKEP për shqyrtimin e çdo njoftimi për herë të parë sipas regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm si dhe cdo ndryshimi të mëvonshëm në njoftimin nga sipërmarresi përkatës.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Haxhiu:Pas Këshillit të Përgjithshëm, LVV do propozojë Kurtin për kryeministër

    Haxhiu:Pas Këshillit të Përgjithshëm, LVV do propozojë Kurtin për kryeministër

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se partia e saj do ta dërgojë tek presidentja Vjosa Osmani emrin e Albin Kurtit për kryeministër, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm që sipas saj do të mbahet së shpejti.Kjo deklaratë vjen pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të thirrur nga kryetari Dimal Basha për shkak të mungesës së kuorumit. Në mbledhje munguan nënkryetarët nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.Haxhiu tha për mediat se Kuvendi ka legjitimitet dhe kapacitet për të ushtruar mandatin e vet dhe se nënkryetarët e zgjedhur së bashku me shumicën e deputetëve mund të zhvillojnë punën e Kuvendit.“Ne do të mbajmë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku do të votojmë mandatarin dhe pastaj kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm, Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e kryeministrit Kurti tek presidentja Osmani. Presim që presidentja të veprojë në këtë drejtim për funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës,” deklaroi Haxhiu.Ajo shtoi se “koha e lojërave apo pazareve politike ka përfunduar” dhe akuzoi opozitën për veprime kundër individëve të caktuar të LVV-së dhe jo për Listën Serbe, duke theksuar gjithashtu se disa institucione të sigurisë janë të informuara për aktivitetet e Listës Serbe, por nuk kanë vepruar.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se partia e saj do ta dërgojë tek presidentja Vjosa Osmani emrin e Albin Kurtit për kryeministër, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm që sipas saj do të mbahet së shpejti.Kjo deklaratë vjen pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të thirrur nga kryetari Dimal Basha për shkak të mungesës së kuorumit. Në mbledhje munguan nënkryetarët nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.Haxhiu tha për mediat se Kuvendi ka legjitimitet dhe kapacitet për të ushtruar mandatin e vet dhe se nënkryetarët e zgjedhur së bashku me shumicën e deputetëve mund të zhvillojnë punën e Kuvendit.“Ne do të mbajmë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku do të votojmë mandatarin dhe pastaj kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm, Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e kryeministrit Kurti tek presidentja Osmani. Presim që presidentja të veprojë në këtë drejtim për funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës,” deklaroi Haxhiu.Ajo shtoi se “koha e lojërave apo pazareve politike ka përfunduar” dhe akuzoi opozitën për veprime kundër individëve të caktuar të LVV-së dhe jo për Listën Serbe, duke theksuar gjithashtu se disa institucione të sigurisë janë të informuara për aktivitetet e Listës Serbe, por nuk kanë vepruar.

  • “Bota duhet të veprojë”, Zelensky kërkon mbështetjen e OKB-së pas sulmit rus

    “Bota duhet të veprojë”, Zelensky kërkon mbështetjen e OKB-së pas sulmit rus

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkruar në rrjetin social “X” se ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, lidhur me sulmin e madh rus që goditi Ukrainën gjatë natës.
    “Jam mirënjohës për fjalët e tij ngushëlluese dhe solidaritetin me familjet ukrainase që humbën të dashurit e tyre. Ishte një nga sulmet më të mëdha të Rusisë”, shkruan Zelensky.
    Ai thekson nevojën për masa urgjente që të ndalet vrasja e civilëve dhe shtoi se Ukraina është e gatshme për një takim në nivel liderësh, ku mund të trajtohen të gjitha çështjet më të rëndësishme.
    Megjithatë, sipas tij, Rusia vazhdon të vendosë kushte të reja dhe të vijojë agresionin.
    “Bota duhet të rivendosë fuqinë e ligjit ndërkombëtar dhe respektin për parimet e Kartës së OKB-së”, shkruan Zelensky.
    Zelensky po ashtu falënderon Sekretarin e Përgjithshëm për mbështetjen ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës.
    “Biseduam edhe për përgatitjet për seancën e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku Ukraina do të organizojë evente të rëndësishme. Presim që Sekretari i Përgjithshëm të jetë prezent në këto aktivitete“, përfundon Presidenti ukrainas.

    Kujtojmë se sulmi rus me raketa mbi Kiev, gjatë natës së 28 gushtit, shkaktoi të paktën 18 viktima. Mes të vrarëve janë edhe katër fëmijë, ndërsa të plagosurit janë me dhjetëra.
    Sulmet dëmtuan gjithashtu ndërtesat e Këshillit Britanik dhe të misionit të BE-së.

  • Polonia rrit shpenzimet e mbrojtjes, ja sa % e buxhetit të përgjithshëm do t’i akreditohet sigurisë së vendit

    Polonia rrit shpenzimet e mbrojtjes, ja sa % e buxhetit të përgjithshëm do t’i akreditohet sigurisë së vendit

    Polonia do ta rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes në 4.8% të atij të përgjithshëm deri në vitin 2026, njoftoi sot ministri i financave, duke prezantuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

    Vendi, i cili është fqinj me Ukrainën, Bjellorusinë dhe Rusinë, ka rritur buxhetin e saj të mbrojtjes për shumë vite, i cili këtë vit arriti në 4.7% të buxhetit tw përgjithshëm.
    Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon shpenzimin e “një shume rekord prej 200 miliardë zloty”, ose 46.87 miliardë euro, për mbrojtjen, tha ministri, Andrzej Domanski.
    Duke pasur frikë nga kërcënimi rus, Varshava ka modernizuar forcat e saj të armatosura për disa vite, duke lidhur kontrata armësh me vlerë shumë miliardë zloty, kryesisht me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.
    Në vitin 2024, qeveria njoftoi një program prej 2.3 miliardë eurosh për të forcuar krahun e saj lindor.

    Top Channel

  • Kërcënoi gjyqtarin e Lushnjes, ekstradohet nga Italia ‘ish-kandidati’ për Drejtor Policie (Emri)

    Kërcënoi gjyqtarin e Lushnjes, ekstradohet nga Italia ‘ish-kandidati’ për Drejtor Policie (Emri)

    Është ekstraduar nga Italia, në Shqipëri Hajrulla Xhivini, 42 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
    Xhivini, emri i të cilit ishte përfshirë më parë edhe në listën e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, akuzohet për kanosje të përsëritur ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative Lushnjë, E. L., si dhe për veprime të turpshme dhe protestë para Gjykatës së Lartë gjatë shkurtit 2024.
    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, i kishte caktuar Xhivinit masën e sigurisë “Arrest në burg”.
    Njoftimi:
    Interpol Tirana Vijon bashkëpunimi me homologët, në kuadër të operacionit “The ëanted”, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve të kapur jashtë vendit. -Ekstradohet nga Italia, një shtetas i cili gjatë muajit shkurt 2024, kanosi në mënyrë të përsëritur, për shkak të detyrës, gjyqtarin e Gjykatës Administrative Lushnjë. -Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i kërkuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
    1-Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The ëanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia, të shtetasit H. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë.
    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shtetasi H. Xh. akuzohet se gjatë muajit shkurt 2024, ka kanosur në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet celularit, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., gjyqtar i Gjykatës Administrative Lushnjë, si dhe ka protestuar para Gjykatës së Lartë.
    2-Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit me homologët gjermanë, u finalizua ekstradimi nga Gjermania, i shtetasit shqiptar B. S., 34 vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shtetasi B. S. akuzohet për shitje të dozave të kokainës, në qytetin e Pogradecit. Shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

  • 10 muaj në qeli, Ilir Meta fajëson Monika Kryemadhin dhe kushërinjtë e saj për akuzat, ish-presidenti zbulon…

    10 muaj në qeli, Ilir Meta fajëson Monika Kryemadhin dhe kushërinjtë e saj për akuzat, ish-presidenti zbulon…

    Ilir Meta po vuan muajin e dhjetë pas hekurave, por ish-presidenti shfaqet i palëkundur në pafajësinë e tij. Ai ka refuzuar kategorikisht gjykimin e shkurtuar, duke deklaruar se nuk do të kërkojë ulje dënimi, por një proces të plotë e transparent, duke sfiduar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe akuzat ndaj tij. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, zbuloi dje gjatë një konference për shtyp, krah sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, se Presidenti i PL, Ilir Meta do të përballet drejtpërdrejt me dëshmitarët, duke i parë ata në sy.
    Në një kthesë të fortë, kreu i PL fajëson hapur ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi dhe kushërinjtë e saj për akuzat që e kanë futur pas hekurave. Sipas Metës, karta e përdorur për veprimet e dyshimta nuk ka qenë kurrë në dijeninë e tij. “Nuk do të pranojmë gjykim të shkurtuar, s’është në interesin tonë. Do të zhvillohet gjyq i zakonshëm. Ilir Meta do të jetë në sallë përballë dëshmitarëve, do i shohë në sy. Do i shihni dhe çfarë dëshmitarët do të dëshmojnë kundër Metës, që të dëgjojë dhe SPAK.
    Meta nuk mban përgjegjësi për ish-bashkëshorten dhe kushërinjtë e saj. Karta ka qenë e saj, Meta nuk ka patur asnjë dijeni”, deklaroi avokati Cakrani. Por ky qëndrim pritet të ndezë akoma më shumë tensionin mes dy figurave politike që dikur ndanin jo vetëm jetën private, por edhe skenën publike. Tashmë, të gjitha sytë janë nga procesi gjyqësor që mund të sjellë zhvillime të bujshme. Nëse akuzat bien mbi Kryemadhin, pasojat politike do të jenë tronditëse për të dhe madje ajo rrezikon burgun.
    Arrestimi i Metës, avokati: Presidenti i PL u rrëmbye nga policia
    Po ashtu, avokati Kujtim Cakrani, ka folur edhe në lidhje me ndalimin e ish-Presidentit Ilir Meta, duke iu referuar një raporti të Avokatit të Popullit që ka hetuar çështjen menjëherë pas publikimit të videos së ndalimit në media. Sipas Cakranit, raporti në fjalë është rezultat i një hetimi gjashtëmujor dhe përfshin rekomandime të qarta për Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, lidhur me shkeljet në procedurën e ndalimit. “Unë do të ndalesha së pari te hetimi administrativ që ka kryer Avokati i Popullit menjëherë pasi ka parë në media videon se si është rrëmbyer ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
    Avokati i Popullit ka zhvilluar një hetim gjashtëmujor dhe para disa ditësh, na ka vënë në dispozicion edhe rekomandimet, pra, gjetjet që ai ka konstatuar dhe rekomandimet që i ka bërë Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, lidhur me mënyrën e arrestimit. Pa dyshim që në këtë raport, Avokati i Popullit shprehet me gjuhë juridike dhe nuk mund të thotë se ka ndodhur një “rrëmbim”, por e cilëson si një mënyrë të padrejtë ligjore arrestimi. Sepse, nëse do të përdorte termin “rrëmbim”, kjo do të ishte fatale, prandaj ai është kujdesur që të qëndrojë brenda kornizës juridike.
    Nuk e di nëse ju si media, e dispononi këtë raport, i cili është rreth 25 faqe, dhe në hetimet që ka kryer Avokati i Popullit është treguar shterues, që nga momenti i arrestimit e deri më sot. Për të ardhur keq është përgjigjja që Policia e Shtetit ka kthyer në këtë raport, si dhe drejtori i përgjithshëm, i cili në këtë shkresë i është përgjigjur pyetjeve të Avokatit të Popullit me tentativa për ta mashtruar jo vetëm atë, por edhe opinionin publik. Që nga momenti kur policia është urdhëruar nga prokuroria për të ekzekutuar vendimin e datës 20 tetor 2024, Policia e Shtetit, si asnjëherë më parë ka mobilizuar forcat e policisë kriminale dhe mënyra se si është organizuar ky operacion ka qenë totalisht represive. Sikur të kishim të bënim me një bandit apo organizatë terroriste. Policia ka angazhuar struktura të saj të paidentifikuara, si të ishte fjala për ndonjë person të rrezikshëm me precedentë kriminalë, jo për një ish-president.
    Po flasim për nivele që i kalojnë edhe standardet e një shteti me prirje autoritare. Policia, e cila duhej të paraqitej me urdhrin e ekzekutimit dhe me letrën e të drejtave që parashikon Kodi dhe Kushtetuta, nuk e ka bërë një gjë të tillë. Kanë vepruar vetëm me uniformë policie, pa u identifikuar me emër, numër policie, apo pa prezantuar urdhrin e ekzekutimit të lëshuar nga gjykata. Në këto kushte, Ilir Meta, duke marrë parasysh edhe raste të tjera ku qytetarë janë rrëmbyer nga persona me uniformë policie, nuk ka reaguar ndaj tyre, për arsye se nuk i është vënë në dispozicion as urdhri i ekzekutimit dhe as letra e të drejtave”, nënvizoi dje avokat Cakrani.
    Blushi: Dumani intimidues dëshmitarësh, Braimllarit i dha ‘teserën’ e PS
    Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi hodhi akuza ndaj SPAK dhe kreut të saj, Altin Dumani. Sipas tij, Meta po mbahet në qeli për shkak të politizimit të SPAK dhe shantazhit që Prokuroria a e Posaçme ushtron ndaj gjyqësorit. Blushi theksoi se hetimi për Metën u urdhërua nga tribuna e Asamblesë së PS-së, duke thënë se deri më tani nuk është zbuluar asnjë provë që implikon Ilir Metën, edhe pse në fakt SPAK ka kopsitur dosjen dhe tashmë e ka marrë të pandehur.
    “Presidenti i PL, prej 10 muajsh ndodhet në burg, jo për shkak të ligjit, por të politizimit ekstrem të SPAK dhe shantazhit institucional që SPAK ushtron mbi GJKKO përmes përgjimit të gjyqtarëve dhe familjarëve duke cenuar pavarësinë e tyre në vendimmarrje. Nuk është zbuluar dhe paraqitur asnjë provë reale ligjore që të vërtetojë ndonjë veprim të paligjshëm të Metës. Pretendimi që është rënduar pozita e Metës, është mashtrim, pozita e tij është lehtësuar për shkak se nga dita e rrëmbimit ka rënë kauza e lobimit dhe ndërkohë edhe akuzat e tjera janë zhbërë. Është rënduar pozita e prokurorëve të SPAK, vlen të theksohet se i gjithë ky proces farsë i urdhëruar nga tribuna e asamblesë së PS, me hetime që kanë zgjatur mbi 6 vite, kanë nxjerrë në dritë të vërtetat e vetme, zero fakte penale, zero lekë të përfituara në shkelje të ligjin, zero pasuri të paluajtshëm të metës, zero dëshmitarë realë, se të fabrikuar ka plot dhe me mundësitë kriminale të Ramës mund të prodhohen pa fund të tillë”, deklaroi ai dje gjatë konferencës për mediat, krah avokat Kujtim Cakranit.
    Më tej Z. Blushi u ndal edhe tek argumentet se përse Meta u la në qeli, pasi sipas SPAK e GJKKO ka rrezik të intimidojë dëshmitarët. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Blushi u shpreh se nuk ka asnjë dëshmitar të PL që e fajëson Metën, ndërsa akuza hodhi ndaj kreu të SPAK dhe Endrit Braimllarit që iu bashkua PS. “Dumani që flet për intimidim, mund të akuzohet si intimidues dëshmitarësh meqë një prej tyre i hyri në zyrë me teserën e PL dhe doli me teserën e PS madje edhe kandidat për deputet i Ramës në zgjedhjet parlamentare. Meta s’ka fuqi intimduese ndaj askujt. S’ka dëshmitar të PL që e fajëson Metën apo që e bën atë përgjegjës në raport me ligjin, manipulimi për të zbatuar porosinë e Ramës që donte Metën të izoluar në ekstremen, duke e keqpërdor SPAK si vegël”, nënvizoi Blushi.

  • Ndarja nga jeta e ish-futbollistit 42-vjeçar, gruaja e tij akuza të forta ndaj spitalit: Çdo gjë shkoi gabim

    Ndarja nga jeta e ish-futbollistit 42-vjeçar, gruaja e tij akuza të forta ndaj spitalit: Çdo gjë shkoi gabim

    Gruaja e ish-futbollistit 42-vjeçar brazilian, Ricardo Da Costa, hedh akuza për spitalin e Përgjithshëm të Santorinit, aty ku i shoqi ndërroi jetë. Siç shprehet ajo, vdekja e tij mund të ishte shmangur, pasi pretendon se ka pasur gabime në “Spitalin e Përgjithshëm Santorini” ku ai u shtrua.
    Duke folur për STAR, Orelia Argyriadou tha se burri i saj u shtrua në Spitalin e Përgjithshëm të Santorinit më 19 gusht dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në stomak. Pas operacionit, ai ndjeu shqetësim të fortë dhe pati vështirësi në frymëmarrje për tre ditë. Mjekët thanë se kjo ishte për shkak të ngjitjes së zorrëve dhe vazhduan me një ndërhyrje të dytë kirurgjikale.
    Madje ata e informuan gruan e 42-vjeçarit se kishin kryer një bllokim dhe njëkohësisht kishin trajtuar me sukses apendisitin. Megjithatë, ata i thanë asaj, meqenëse kishte aspiratë pulmonare, se Da Costa do të duhej të transferohej në Athinë për mbështetje respiratore.
    Megjithatë, disa orë më vonë ajo u informua se burri i saj kishte pësuar një atak në zemër ndërsa ishte planifikuar të transportohej në aeroportin e Santorinit. Në deklaratat e bëra për Star, gruaja e ish-futbollistit deklaroi: Nuk u bë një vlerësim i saktë. Nëse do të ishte bërë një vlerësim i saktë, ata do ta kishin gjetur problemin kryesor që në fillim dhe ne nuk do të kishim bërë një operacion të dytë. Ata nuk e panë që në fillim. Apendiciti nuk zhduket nga një ditë në tjetrën. Edhe personi më pa përvojë e di këtë. Jo, jo, është gjithçka gabim, gjithçka gabim që në fillim!

  • Profil/ Me origjinë nga Zagoria, kush ishte Artur Zheji, djali i eruditit të shquar Petro Zheji dhe aktores Besa Imami

    Profil/ Me origjinë nga Zagoria, kush ishte Artur Zheji, djali i eruditit të shquar Petro Zheji dhe aktores Besa Imami

    Gazetaria shqiptare ka humbur një nga personalitetet e saj më të shquara. Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Artur Zheji, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 63-vjeçare.
    Humbja e tij e papritur ka ndodhur në Sarandë, ndërsa ai ishte duke drekuar me familjen. Rreth orës 16:10, ambulanca e Spitalit Rajonal të Sarandës është njoftuar nga familjarët për një problem shëndetësor që kishte shfaqur gazetari. Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak. Ai ndërroi jetë gjatë transportit me ambulancë drejt spitalit.
    Një karrierë e pasur në shërbim të medias
    Artur Zheji njihej si një nga penat më të spikatura të gazetarisë shqiptare, i specializuar në analizë dhe opinion. Me një veprimtari të pasur, ai shërbeu në funksione drejtuese në disa media, duke kulmuar me postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.
    Përmes shkrimeve të tij si editorialist, analizave politike dhe drejtimit të programeve televizive, ai la një gjurmë të pashlyeshme në fushën e medias, duke u bërë një zë i rëndësishëm për debatin publik në vend.
    Zheji la pas dy vajza dhe një djalë, së bashku me bashkëshorten e tij. Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe median shqiptare në përgjithësi.

  • Manovra e Ramës, si “shpëtojnë” ministrat nga hedhja e firmave, ja ndryshimet që kërkohen në administratë

    Manovra e Ramës, si “shpëtojnë” ministrat nga hedhja e firmave, ja ndryshimet që kërkohen në administratë

    Ministrat pritet të lehtësohen nga barra e përgjegjësisë dhe firmat shkresore, pasi drejtuesit e drejtorive të sektorëve të ndryshëm do t’iu delegohet vendimmarrja. Projektligji për ndryshime në funksionimin e administratës shtetërore kërkon të transformojë përgjegjësinë për vendimmarrjen në aparatin e ministrisë dhe institucionet e varësisë, drejt drejtorive, përveç rasteve kur ka përjashtime ligjore apo kur ministri apo sekretari i përgjithshëm vendos shprehimisht me shkrese të mbajë përgjegjësinë vetë. “Objektiv është transferimi i vendimmarrjes në nivelin menaxherial të mesëm të institucionit, shoqëruar me rritjen e përgjegjësisë dhe lehtësimin e barrës së shtuar mbi pozicionet e ministrit apo sekretarit të përgjithshëm. Qëllimi i propozimit është përmirësimi e përgjithshëm i punës së institucioneve, rritja e efiçencës, në veçanti i cilësisë së vendimmarrjes, përgjegjësisë për këtë vendimmarrje, por edhe i cilësisë së kontrollit hierarkik.
    Nëpunësi i ngarkuar i drejtorisë do të realizojë punën përgatitore dhe do të propozojë vendimmarrjen, drejtori përkatës do ta marrë vendimin, duke miratuar vendimin e propozuar apo marrë një vendim ndryshe”-Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Administrata publike pritet gjithashtu të riorganizohet dhe të rris llogaridhënien për institucionet e varësisë, si një kërkesë thelbësore e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Tipologjia institucionale ka nevojë për ndërhyrje, shpjegohet në projektligj, ku thuhet se po ndiqen praktikat ndërkombëtare në bazë të përafrimit ligjor me BE; të cilat në analizat për Shqipërinë sugjerojnë mosraportimin në Parlament të Autoriteteve rregullatore të pavarura.  Kështu nga tre trupa joministrore, propozohet të mbeten dy lloje, në kategorinë e parë do të mbajnë institucionet e varësisë së bashku me agjencitë aktuale autonome, ndërsa në të dytën do të ketë rikonceptim tërësor për Autoritetet dhe Entet Rregullatore, të cilat do të bëhen pjesë e ekzekutivit, e do të kalojnë në monitorim të punës nga Ministritë.
    “Mbajtja e autoriteteve rregullatore jashtë mbikëqyrjes së qeverisë, sjell problematika në zbatimin e parimit të ndarjes së pushteteve, fragmentarizmin e aftësisë/përgjegjësisë së qeverisë për hartimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe vakum në sistemin e përgjegjësisë e llogaridhënies qeveritare”. Gjithashtu në dokumentin e Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike, që është në konsultim publik kërkohen kufizime për institucionet në varësi të kryeministrit, sepse mospasja ka sjell mbingarkesë. “Një nga objektivat e projektligjit është lehtësimi i Qendrës së qeverisjes nga institucionet në varësi të drejtëpëdrejtë të Kryeministrit që duhet ose mund të kalojnë në varësi të ministrive përgjegjëse”.