Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mori pjesë në edicionin e 14-të të Konventës së Shefave të Policisë Evropiane (EPCC), mbajtur në selinë qendrore të Europolit në Hagë, Holandë.
Eventi mblodhi së bashku mbi 400 shefa policie dhe zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit nga 53 vende dhe 13 organizata ndërkombëtare, për të diskutuar sfidat më të mprehta të sigurisë me të cilat përballet sot Evropa.
Fokusi i këtij edicioni të EPCC-së ishte i përqendruar në dy kërcënime emergjente:
Pastrimi i parave përmes kriptovalutave.
Rekrutimi i të miturve përmes hapësirave online.
Gjatë diskutimeve u theksua nevoja për:
Shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, për të gjurmuar dhe sekuestruar asetet kriminale përtej kufijve;
Përdorimin e mjeteve të specializuara për analizën e kriptovalutave dhe teknologjive blockchain;
Rritjen e investimeve në trajnim për hetuesit digjitalë;
Trajtimin e pastrimit të parave si vepër penale më vete, për të përshpejtuar ndjekjet penale;
Forcimin e partneriteteve publik-privat, për një ndarje më efektive të informacionit;
Zhvillimin e fushatave ndërgjegjësuese për mbrojtjen e të miturve online, përfshirë bashkëpunimin me shkollat dhe ofrimin e udhëzimeve etike në hapësirat digjitale;
Vendosjen e detyrimeve rregullatore për platformat sociale, për të parandaluar përmbajtje të dëmshme dhe për të garantuar bashkëpunim me autoritetet kur është e nevojshme;
Zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, të mbështetur nga inteligjenca artificiale dhe shkenca e të dhënave, për identifikimin më të shpejtë të rrjeteve kriminale.
Në panelin tematik “Ndiqni Paranë”, ekspertët diskutuan mënyrat se si krimi i organizuar, krimi kibernetik dhe financimi i terrorizmit po përfitojnë nga shërbimet financiare digjitale, përfshirë IBAN-et virtuale, platformat e decentralizuara të financave (DeFi), asetet kripto dhe teknologjitë fintech.
Edicioni i 14-të i EPCC ofroi edhe njëherë një platformë të rëndësishme për bashkëpunim strategjik, shkëmbim informacioni dhe koordinim të përbashkët në përballje me sfidat e reja të sigurisë që përfshijnë të gjithë hapësirën evropiane.
Tag: përgjithshëm
-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në Konventën Evropiane të Policisë: Fokus tek…
-

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Begaj, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku ka shkruar se diskutimi u përqëndrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Po ashtu Begaj ka shkruar se i shprehu mirënjohje Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për udhëheqjen e tij gjatë këtyre kohërave sfiduese për Organizatën dhe për multilateralizmin.
Ishte kënaqësi të takohesha përsëri me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, @antonieguterres, në margjinat e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Diskutimi ynë miqësor u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. I shpreha mirënjohje Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për udhëheqjen e tij gjatë këtyre kohërave sfiduese për Organizatën dhe për multilateralizmin”, ka shkruar Begaj në rrjetin social ‘X’. -

Presidenti Begaj takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së: Shqipëria rol aktiv në ruajtjen e paqes dhe sigurisë
Presidenti i vendit, Bajram Begaj, është ritakuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Biseda miqësore u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
I shpreha mirënjohjen Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për lidershipin e tij gjatë këtyre kohëve sfiduese për Organizatën dhe multilateralizmin”, shkruan Begaj.Top Channel
-

Begaj takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së: Shqipëria rol aktiv në ruajtjen e paqes dhe sigurisë
Presidenti i vendit, Bajram Begaj, është ritakuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Biseda miqësore u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
I shpreha mirënjohjen Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për lidershipin e tij gjatë këtyre kohëve sfiduese për Organizatën dhe multilateralizmin”, shkruan Begaj. -

Begaj takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, çfarë u diskutua mes tyre
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Takimi i tyre erdhi përgjatë punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj ndan foton zyrtare mes tij dhe Guterres
“Kënaqësi të ritakohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Biseda miqësore u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
I shpreha mirënjohjen Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për lidershipin e tij gjatë këtyre kohëve sfiduese për Organizatën dhe multilateralizmin“, shkruan President Begaj në rrjete sociale. -

Presidenti Begaj në New York/ Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së: Shqipëria, rol në ruajtjen e paqes,…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është takuar në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u diskutua mbi kontributin aktiv të Shqipërisë në çështjet globale. Presidenti Begaj theksoi angazhimin e vendit për paqe, siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut. Ai gjithashtu vlerësoi udhëheqjen e Guterres në këto kohë të vështira për multilateralizmin.
Postimi i presidentit të Republikës, Bajram Begaj:
Ishte kënaqësi të takohesha sërish me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, @antonioguterres, në kuadër të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Diskutimi ynë miqësor u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, përparimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Shpreha mirënjohjen time ndaj Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për lidershipin e tij gjatë këtyre kohërave sfiduese për Organizatën dhe për multilateralizmin. -

Thellohet afera Rama-McGonigal/ Gazeta amerikane: Ja sa mln USD përfitoi familja Biden në një vit nga kompania kineze
Afera Rama-McGonigal vazhdon të jetë lajm kryesor në mediat ndërkombëtare, sidomos në gazetat amerikane. Ndërkohë që Edi Rama nuk shkoi dot në SHBA për vizitë, këto media theksojnë se familja Biden është e implikuar në dimensionin kinez të kësaj afere, e cila është theksuar së fundmi nga një raport i Inspektorit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë në SHBA. Kujtojmë se Edi Rama është i lidhur me kompaninë kineze përmes këshilltarit të tij, Dorian Duçka. Kjo kompani ka paguar fluturimet luksoze të Edi Ramës në Azi dhe një ekspozitë personale në Hong Kong.
Një ish-zyrtar i FBI-së, i cili aktualisht po vuan dënimin me burg, ka lajmëruar drejtuesin e një kompanie kineze të lidhur me familjen Biden për një hetim të madh federal ndaj familjes Biden, sipas një raporti të inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë. Charles McGonigal, zyrtari i lartë i kundërzbulimit i FBI-së në Nju Jork, kishte rrjedhur detaje nga hetimi i zyrës ndaj China Energy Fund Committee (CEFC) te drejtuesi i saj i lartë Patrick Ho, i cili u dënua në gjykatë federale për ryshfet ndaj zyrtarëve afrikanë në vitin 2019.
Këto detaje dëmtuese u zbuluan për herë të parë më 2 shtator nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë dhe janë pjesë e një serie rastesh shumë dëmtuese të sigurisë së brendshme për seksionin e kundërzbulimit të FBI-së, siç theksohet në këtë raport. Djali i ish-presidentit Joe Biden, Hunter, dhe vëllai James Biden morën 4.8 milion dollarë nga CEFC në 2017 dhe 2018, sipas një hetimi të Kongresit.
Hunter Biden e kishte përshkruar njëherë Ho, nënkryetarin e CEFC, si klientin e tij dhe “kreun e shërbimit sekret të Kinës”, sipas një hetimi të Dhomës së Përfaqësuesve për familjen Biden. McGonigal u dënua në 2023 me gjashtë vite e gjysmë burg për shkelje relativisht të vogla, si fshehja e fakteve materiale ndaj hetuesve dhe shkeljen e ligjeve ekonomike, si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.
Krimi i tij kishte të bënte me bashkëpunimin me një oligark rus për të shmangur sanksionet e SHBA-së, raportoi korrespondenti i sigurisë Bill Gertz për Washington Times. Megjithatë, FBI kurrë nuk zbuloi publikisht se McGonigal kishte rrjedhur detaje nga hetimi i zyrës ndaj CEFC te drejtuesi i saj i lartë Patrick Ho. Sipas raportit të Inspektorit të Përgjithshëm, FBI-ja intervistoi një agjent të pensionuar të Shërbimit Sekret, që punonte si hetues privat, i cili i tha FBI-së se James Biden i kishte kërkuar në 2017 të zbulonte nëse ekzistonte një urdhër arresti për Ho.
Me gjuhë të koduar, raporti thoshte se McGonigal ishte përgjegjës për një hetim të FBI-së ndaj CEFC dhe i tha një zyrtari shqiptar që punonte për kompaninë kineze në qershor 2017 “diçka në kuptimin ‘ne po i hetojmë ata’ ose ‘ne po shkojmë pas tyre,’ ” sipas zyrtarit shqiptar, i cili u identifikua vetëm si “Personi B,” gjatë një marrje në pyetje të vitit 2022. -

Trump takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, në fokus zgjidhja e luftës në Ukrainë dhe në Gaza
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në selinë e OKB-së në Nju Jork.
Sekretari i Përgjithshëm i uroi mirëseardhjen presidentit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara dhe kujtoi “kontributin e gjatë dhe dinamik” të Shteteve të Bashkuara në mbështetjen e Organizatës dhe shprehu “mirënjohje për këtë mbështetje që nga themelimi i OKB-së”.
Ata diskutuan zhvillimet aktuale ndërkombëtare, me theks të veçantë në luftën në Ukrainë.Trump meets with UN Secretary-General Guterres.pic.twitter.com/z9Q0V2AiKl
— Clash Report (@clashreport) September 23, 2025Sekretari i Përgjithshëm pranoi “përpjekjet e Presidentit Trump për të zgjidhur konfliktet në të gjithë botën” dhe shprehu “gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të punuar me Shtetet e Bashkuara në ndjekje të paqes”.
Top Channel
-

Një figurë e re në drejtësinë e Elbasanit/ Emërohet zv.kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë (Emri)
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve ka zgjedhur Elis Dinen në postin e Zëvendës Kryetarit të kwsaj gjykate.
Dine vjen në këtë detyrë me një përvojë të konsiderueshme në sistemin gjyqësor dhe angazhim të vazhdueshëm në përmbushjen e parimeve të drejtësisë, integritetit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
Kolegët e tij në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i uruan suksese në ushtrimin e përgjegjësive të reja dhe garantimin e një administrimi gjyqësor transparent, efikas dhe të pavarur. -

Asambleja e OKB-së, Begaj dhe Spiropali drejt SHBA. Çfarë pritet në sesionin e 80?
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Ministrja e Punëve të Jashtme janë nisur sot, 21 shtator, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Begaj do të jetë Kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në New York në datat 22-27 shtator 2025.
Gjatë kësaj jave, Kreu i Shtetit do të mbajë fjalën e tij në debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.
Agjenda e Presidentit Begaj përfshin, gjithashtu, pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe. Kreu i Shtetit do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së.
Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj do të jenë edhe takimet me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vizita në shkollat ku fëmijët e Diasporës mësojnë gjuhën amtare.
Edhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme do të jetë e pranishme në hapjen e debatit të përgjithshëm në Asamblenë e OKB. Po ashtu, ajo do të marrë pjesë në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB.
Duke u mbështetur në rolin e saj aktiv në organizmat e OKB-së, Shqipëria do vijojë të avokojë për diplomaci shumëpalëshe gjithëpërfshirëse, si e vetmja rrugë drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për sfidat globale.
Çfarë pritet në sesionin e 80-të të Asamblesë
Seanca e 80-të do të hapet nën moton “Better Together: 80 years and more for peace, development and human rights”. Kjo vë theksin te bashkëpunimi global për paqe, zhvillim të qëndrueshëm dhe të drejta njerëzore.
Presidentja e Asamblesë, Annalena Baerbock ka bërë thirrje që OKB të reformohet dhe të adaptohet ndaj krizave të tanishme, konfliktet, pabarazitë, kriza klimatike, dhe sfidat teknologjike si inteligjenca artificiale.
Në fokus është gjithashtu iniciativë e quajtur UN80, e propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm Guterres, për të përmirësuar efikasitetin e OKB-së, për ta modernizuar dhe për ta bërë më fleksibël dhe përgjegjëse në përballimin e sfidave globale.
Do të diskutohet për luftërat dhe konfliktet e vazhdueshme, Gaza dhe Ukraina. Po ashtu, emergjencat humanitare dhe kriza e refugjatëve, financimi për zhvillim (SDG-të), mbrojtja e të drejtave të njeriut, dhe roli i multilateralizmit.
Një tjetër element i rëndësishëm është reduktimi i financave për disa projekte të OKB-së, mungesa e kontributeve prej disa vendeve dhe sfida për mbajtjen e operacioneve paqeprurëse dhe të shërbimeve humanitare.
Anëtarët do të angazhohen gjithashtu në takime dypalëshe dhe aktivitete sipas temave të ndryshme, ku pritet të diskutohet bashkëpunimi ndërkombëtar, zhvillimi dhe strategjitë për të përballuar të ardhmen.