Tag: përgjithshëm

  • Vrasja e gjyqtarit në sallën e Apelit/ “Akt tepër i rëndë”, Prokuroria e Përgjithshme: Të forcohet siguria e magjistratëve, kemi nisur hetimet për ngjarjen

    Vrasja e gjyqtarit në sallën e Apelit/ “Akt tepër i rëndë”, Prokuroria e Përgjithshme: Të forcohet siguria e magjistratëve, kemi nisur hetimet për ngjarjen

    Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar për vrasjen e  gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e Gjykatës së Apelit. 

    Në një deklaratë publike, Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson si shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, “e cila përveç se ka sjellë humbjen e jetës së një njeriu dhe plagosjen e dy të tjerëve, në të njëjtën kohë ka cenuar thelbësisht funksionimin e shtetit ligjor”.
    “Prokurori i Përgjithshëm i përcjell ngushëllimet familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe bën thirrje që të gjithë të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për forcimin e sigurisë së magjistratëve në të gjitha aspektet.
    Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë të ngjarjes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit”, thuhet në deklaratë.
     
    Top Channel

  • “Kemi nisur hetimet për ngjarjen”, Prokuroria e Përgjithshme: Të forcohet siguria e magjistratëve

    “Kemi nisur hetimet për ngjarjen”, Prokuroria e Përgjithshme: Të forcohet siguria e magjistratëve

    Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë.
    Në një deklaratë për mediat, thuhet se Prokuroria e Përgjithshme e cilëson këtë akt si një ngjarje tejet të rëndë, e cila përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj funksionimit të shtetit ligjor dhe rendit demokratik.
    “Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson si shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, e cila përveç se ka sjellë humbjen e jetës së një njeriu dhe plagosjen e dy të tjerëve, në të njëjtën kohë ka cenuar thelbësisht funksionimin e shtetit ligjor.
    Prokurori i Përgjithshmëm i përcjell ngushëllimet familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe bën thirrje që të gjithë të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për forcimin e sigurisë së magjistrateve në të gjitha aspektet.
    Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë të ngjarjes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

  • Bashkia e Fierit në pritje të drejtueseve të rinj, sot zyrtarizohen emrat e nënkryetareve dhe Sekretarit të Përgjithshëm

    Bashkia e Fierit në pritje të drejtueseve të rinj, sot zyrtarizohen emrat e nënkryetareve dhe Sekretarit të Përgjithshëm

    Sot zyrtarizohen emrat e nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm në Bashkinë e Fierit.

    Reforma në burimet njerëzore dhe niveleve drejtuese në bashkinë e Fierit është në fazën përmbyllëse. Sot drejtuesja politike e Qarkut te Fierit dhe njëherazi zv-kryeministrja, Belinda Balluku, pritet të prezantojë katër nënkryetarët e rinj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të bashkisë së Fierit.
    Mes emrave që pritet të marrin drejtimin e bashkisë në postin e nënkryetarit, janë zyrtarë dhe politikanë që nuk kanë qenë më herët pjesë e administratës vendore si Nusret Avdullai, Mirela Pitushi ish deputetë të PS, dhe Mariglen Hoxha, kandidat për deputet. Erald Qirio është aktualisht administrator i Njësisë Administrative Qëndër dhe pritet të emërohet nënkryetar i bashkisë së Fierit.
    Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është emëruar Niko Neço( ish-drejtor prokurimesh në Bashkinë e Fierit. Më herët qarkulloi edhe emri i ish-Prefektit Fier, Lefter Shehaj ne postin e n/kryetarit, por Shehaj nuk ka pranuar për arsye angazhimesh te tjera personale.
    Me strukturën e re tashmë bashkia do të “blindohet” me katër nënkryetarë dhe një Sekretar të Përgjithshëm për të cilin thuhet se do të këtë shumë kompetenca në vendimmarrjet e bashkisë.

    Top Channel

  • Bashkia e Fierit në pritje të drejtuesve të rinj. Sot zyrtarizohen emrat e nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm

    Bashkia e Fierit në pritje të drejtuesve të rinj. Sot zyrtarizohen emrat e nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm

    Reforma në burimet njerëzore dhe niveleve drejtuese në bashkinë e Fierit është në fazën përmbyllëse. Sot drejtuesja politike e qarkut të Fierit dhe njëherazi zv-kryeministrja, Belinda Balluku, pritet të prezantojë katër nënkryetarët e rinj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë së Fierit.
    Mes emrave që pritet të emërohen nënkryetarë të bashkisë, janë zyrtarë dhe politikanë që nuk kanë qenë më herët pjesë e administratës vendore, sikurse janë dy ish-deputetët socialist Nusret Avdullai, dhe Mirela Pitushi, si dhe kandidati për deputetë, Mariglen Hoxha.
    Erald Qirio është aktualisht administrator i Njësisë Administrative Qendër dhe pritet të emërohet nënkryetar i bashkisë së Fierit.
    Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është emëruar Niko Neço, ish-drejtor prokurimesh në Bashkinë e Fierit. Me strukturën e re, bashkia do të “blindohet” me katër nënkryetarë dhe një Sekretar të Përgjithshëm.

  • Bashkia e Fierit ndryshon drejtuesit, katër nënkryetarë dhe Sekretari i Përgjithshëm pritet të prezantohen sot

    Bashkia e Fierit ndryshon drejtuesit, katër nënkryetarë dhe Sekretari i Përgjithshëm pritet të prezantohen sot

    Bashkia e Fierit në pritje të drejtuesëve të rinj. Sot zyrtarizohen emrat e nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm.
    Reforma në burimet njerëzore dhe niveleve drejtuese në Bashkinë e Fierit është në fazën përmbyllëse.
    Sot drejtuesja politike e Qarkut te Fierit dhe njëherazi zv-kryeministrja, Belinda Balluku, pritet të prezantojë katër nënkryetarët e rinj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të bashkisë së Fierit.
    Mes emrave që pritet të marrin drejtimin e bashkisë në postin e nënkryetarit, janë zyrtarë dhe politikanë që nuk kanë qenë më herët pjesë e administratës vendore si Nusret Avdullai, Mirela Pitushi ish deputetë të PS dhe Mariglen Hoxha, kandidat për deputet. Erald Qirio është aktualisht administrator i Njësisë Adm Qendër dhe pritet të emërohet nënkryetar i bashkisë së Fierit.
    Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është emëruar Niko Neço( ish-drejtor prokurimesh në Bashkinë e Fierit. Më herët qarkulloi edhe emri i ish-Prefektit Fier Lefter Shehaj ne postin e n/kryetarit por Shehaj nuk ka pranuar për arsye angazhimesh të tjera personale.
    Me strukturën e re tashme bashkia do të “blindohet” me katër nënkryetarë dhe një Sekretar të Përgjithshëm për të cilin thuhet se do të ketë shumë kompetenca në vendimmarrjet e bashkisë.

  • SYRI TV/ Gjykata e Apelit dënon 12 vite burg Francesco Becchetti! Arbitrazhi i njohu biznesmenit dëmin mbi 100 milion euro

    SYRI TV/ Gjykata e Apelit dënon 12 vite burg Francesco Becchetti! Arbitrazhi i njohu biznesmenit dëmin mbi 100 milion euro

    Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco Bechetti, të cilit, në bashkim të dënimeve, iu zbritën 5 vite nga vendimi i Shkallës së Parë që e kishte dënuar me 17 vite. Vendimi vjen pas një procesi hetimor dhe gjyqësor prej 11 vitesh. Teksa drejtësia shqiptare e shpall fajtor për 4 vepra penale, Gjykata e Arbitrazhit i njeh atij dëmin ekonomik prej mbi 100 milionë euro. Dëmi i shkaktuar shtetit përfshin edhe bllokimin e disa aseteve me vlerë, si masë kompensimi ndaj biznesmenit.

    Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka dënuar me 12 vite burg Francesco Bechettin, duke zbatuar nenin 55 të Kodit Penal, që parashikon bashkimin e dënimeve. Treshja gjyqësore që mori vendimin përbëhej nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, të cilët ndryshuan pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë për një pjesë të dënimit.

    Apeli uli në 12 vite burg edhe dënimin për Mauro De Renzis, bashkëpunëtor i Bechettit, i cili në Shkallën e Parë ishte dënuar me 16 vite. Për pjesën tjetër të të pandehurve, u la në fuqi i njëjti vendim.

    Ndërkohë, Gjykata ka vendosur që 4 kompanitë e sekuestruara të Bechettit — konkretisht “Energji” sh.p.k., “Cable System” sh.p.k., “400 KV” sh.p.k. dhe “Agon Set” sh.p.k. — t’i kalojnë shtetit shqiptar.

    Qeveria shqiptare e akuzon Bechettin për katër vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

    Kujtojmë se saga e sherrit personal të Edi Ramës me Francesco Bechettin përfundoi me një fund të hidhur për qytetarët shqiptarë. Biznesmeni italian ka ekzekutuar gjobën 110 milionë euro të Arbitrazhit në Belgjikë, duke marrë të gjitha paratë e hapësirës ajrore të Shqipërisë, të cilat mbaheshin të bllokuara në llogarinë e Eurocontrol-it që prej dhjetorit të vitit 2020.

    Por, përveç Edi Ramës, ky dëm ka edhe dy bashkëautorë të tjerë. I pari është Erion Veliaj, i cili, sipas raportimeve, dërgonte SMS kërcënuese pasi gazetarët e Agon Channel filmuan dasmën e tij në Kalanë e Gjirokastrës. Bashkëautori i dytë është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, i cili, gjatë një dreke në një restorant të Tiranës, e kërcënoi Bechettin me mesazhe me përmbajtje mafioze.

  • Pushohet nga puna sekretari i bashkisë Patos pas ankesës për diskriminim, Beqiraj: Më hodhën në rrugë

    Pushohet nga puna sekretari i bashkisë Patos pas ankesës për diskriminim, Beqiraj: Më hodhën në rrugë

    Ankesa pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi i kushtoi vendin e punës Shkëlqim Beqirajt.

    Ai pretendon se është pushuar nga detyra si sekretar i përgjithshëm në Bashkinë Patos, pasi ka ngritur shqetësimin se ishte përballur me izolim dhe trajtim të pabarabartë në institucion.
    Në një intervistë për Top Channel ish nëpunësi i Bashkisë së Patosit hedh dyshim se ‘shkarkimi rrufe’ lidhet me denoncimin; një goditje e radhës që thotë se do të vijojë ta ndjek në rrugë ligjore.
     “Menjëherë sa jam ankuar, unë jam pushuar nga puna prej kryetarit të Bashkisë, të cilën po ashtu e kam ankimuar dhe do vazhdoj për dëmshpërblim moral. Të hidhesh në mes të katër rrugëve pa një shkak, pa një arsye, normalisht do ndihesh stres…shikon vështrimet e njerëzve. Por veç diskriminimit, janë edhe mungesa e të ardhurave, familja duhet mbajtur”, tha ish-sekretari i përgjithshëm i bashkisë Patos.
    Kjo sagë vështirësish për Shkëlqimin nisi pasi u mor i pandehur nga SPAK-u; ku u pezullua fillimisht në mars me vendim të Gjykatës së Posaçme për shpërdorim detyre, por në shtator u rikthye në punë pasi masa e sigurisë u shua.
    Pas rimarrjes së detyrës, Shkëlqimi u ankua  se ishte lënë pa funksione, i përjashtuar nga mbledhjet, i izoluar nga kolegët dhe me një pagë më të ulët se vartësit e tij.
    Komisioneri kundër Diskriminimit i dha të drejtë duke konstatuar se Bashkia Patos kishte shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë, kishte cenuar dinjitetin e sekretarit të përgjithshëm dhe e kishte trajtuar atë në mënyrë diskriminuese.
    “Mua më anashkaluan nga të gjitha funksionet, më hoqën zyrat, punonjësit e tjerë as nuk më flisnin në korridor. Nuk më fliste askush, nuk  më raportonte askush, për mbledhjet nuk njoftohesha. Kryetari nuk pranonte ballafaqim. Nuk mund ta ndanin ata isha i fajshëm apo i pafajshëm. Jam paragjykuar pavarësisht se procesi nuk kishte përfunduar!”, u shpreh Beqiraj.
    Shkëlqimi shfaqet i palëkundur në betejën ligjore. Ai quan padrejtësinë më të madhe thellimin e diskriminimit me pushimin nga puna, për të cilën ka ngritur padi kundër bashkisë së patosit.
    “Javën tjetër në datë 18 kam seancë në Gjykatën Administrative të Lushnjës për pavlefshmëri absolute të pushimit nga puna, pasi nuk është respektuar procedura e jemi në kushtet e diskriminimit. Kërkoj vetëm drejtësi! Nuk mund të trajtohesha në atë formë, kur ligji edhe nëse do isha fajtor nga Gjykata, ligji për shërbimin civil e ka parashikuar si ndërpriten marrëdhëniet e punës. Të zbatohej ligji. Jam i bindur të vazhdoj deri në fund, deri sa të fitoj të drejtën në çdo instancë”, përfundon Beqiraj.
     
    Top Channel

  • Forcimi i bashkëpunimit me organizatat policore dhe ato të zbatimit të ligjit, domosdoshmëri për të luftuar krimet globale.

    Forcimi i bashkëpunimit me organizatat policore dhe ato të zbatimit të ligjit, domosdoshmëri për të luftuar krimet globale.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, gjatë ditëve të Konventës së Shefave të Policisë Evropiane (EPCC) të vitit 2025, që u mbajt në Holandë, zhvilloi një sërë takimesh me delegacionet pjesëmarrëse në këtë konventë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Pas takimit të frytshëm me Drejtoreshën e Europolit, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, u takua me delegacionin amerikan në Europol, që kryesohej nga znj. Julia P. Sweeney, Zëvendës Ndihmëse Sekretare dhe Ndihmës Drejtore e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë për Operacionet; me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kolumbiane; me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Spanjolle; me Drejtorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe me përfaqësues të Policisë Japoneze. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Gjatë takimeve, Drejtor Proda u fokusua te forcimi i bashkëpunimit për shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe pa rezerva, si dhe te intensifikimi i operacioneve kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar. Ai njohu delegacionin amerikan dhe homologët me prioritetet e tij në drejtimin e Policisë së Shtetit, duke theksuar se një nga objektivat kryesorë është thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtar me partnerët strategjikë, policitë homologe dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, si mundësia më e mirë për sukses ndaj sfidave me të cilat përballen strukturat policore në të gjithë botën.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Proda: “Policia e Shtetit shqiptar, kohët e fundit, ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe besueshmëri përgjatë qindra operacioneve të zhvilluara me partnerët dhe në koordinim nga Europol, Interpol dhe organizatat e tjera ligjzbatuese që merren me çështjet policore. Te Policia e Shtetit shqiptar do të gjeni përherë dëshirë për bashkëpunim dhe angazhim maksimal për të shtuar skuadrat e përbashkëta hetimore dhe ato operacionale, sepse vetëm duke bashkëpunuar pa rezerva, ne i bëjmë një shërbim të madh dhe të vyer qytetarëve dhe sundimit të ligjit.”Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Zyrtarët amerikanë dhe përfaqësuesit e delegacioneve falënderuan Drejtorin e Përgjithshëm Ilir Proda për gatishmërinë dhe angazhimin e tij personal për një bashkëpunim pa rezerva mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ata e siguruan se edhe në të ardhmen ky bashkëpunim do të thellohet, pasi tashmë Policia e Shtetit ka fituar besueshmërinë e partnerëve dhe ka treguar profesionalizëm e angazhim maksimal në operacionet dhe hetimet e përbashkëta, sepse krimet janë globale dhe është domosdoshmëri bashkëpunimi.

    Gjithashtu, gjatë takimeve, Drejtor Proda theksoi se është një mundësi e mirë, në interes të forcimit të bashkëpunimit dhe të zbatimit të ligjit, që Europol të koordinojë operacionet dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet policive të vendeve anëtare të BE-së, në luftën kundër migracionit të paligjshëm, me qëllim identifikimin dhe goditjen e grupeve kriminale, kudo që ato ushtrojnë aktivitetin e tyre.

  • Sekretari i bashkisë Patos pushohet nga puna se u ankua tek Komisioneri

    Sekretari i bashkisë Patos pushohet nga puna se u ankua tek Komisioneri

    Ankesa pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi i kushtoi vendin e punës Shkëlqim Beqirajt. Ai pretendon se është pushuar nga detyra si sekretar i përgjithshëm në Bashkinë Patos, pasi ka ngritur shqetësimin se ishte përballur me izolim dhe trajtim të pabarabartë në institucion.
    Në një intervistë për Top Channel ish nëpunësi i Bashkisë së Patosit hedh dyshim se ‘shkarkimi rrufe’ lidhet me denoncimin; një goditje e radhës që thotë se do të vijojë ta ndjek në rrugë ligjore.
    Menjëherë sa jam ankuar, unë jam pushuar nga puna prej kryetarit të Bashkisë, të cilën po ashtu e kam ankimuar dhe do vazhdoj për dëmshpërblim moral. Të hidhesh në mes të katër rrugëve pa një shkak, pa një arsye, normalisht do ndihesh stres…shikon vështrimet e njerëzve. Por veç diskriminimit, janë edhe mungesa e të ardhurave, familja duhet mbajtur”, tha ish-sekretari i përgjithshëm i bashkisë Patos.
    Kjo sagë vështirësish për Shkëlqimin nisi pasi u mor i pandehur nga SPAK-u; ku u pezullua fillimisht në mars me vendim të Gjykatës së Posaçme për shpërdorim detyre, por në shtator u rikthye në punë pasi masa e sigurisë u shua.
    Pas rimarrjes së detyrës, Shkëlqimi u ankua  se ishte lënë pa funksione, i përjashtuar nga mbledhjet, i izoluar nga kolegët dhe me një pagë më të ulët se vartësit e tij.
    Komisioneri kundër Diskriminimit i dha të drejtë duke konstatuar se Bashkia Patos kishte shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë, kishte cenuar dinjitetin e sekretarit të përgjithshëm dhe e kishte trajtuar atë në mënyrë diskriminuese.
    “Mua më anashkaluan nga të gjitha funksionet, më hoqën zyrat, punonjësit e tjerë as nuk më flisnin në korridor. Nuk më fliste askush, nuk  më raportonte askush, për mbledhjet nuk njoftohesha. Kryetari nuk pranonte ballafaqim. Nuk mund ta ndanin ata isha i fajshëm apo i pafajshëm. Jam paragjykuar pavarësisht se procesi nuk kishte përfunduar!”, u shpreh Beqiraj.
    Shkëlqimi shfaqet i palëkundur në betejën ligjore. Ai quan padrejtësinë më të madhe thellimin e diskriminimit me pushimin nga puna, për të cilën ka ngritur padi kundër bashkisë së patosit.
    “Javën tjetër në datë 18 kam seancë në Gjykatën Administrative të Lushnjës për pavlefshmëri absolute të pushimit nga puna, pasi nuk është respektuar procedura e jemi në kushtet e diskriminimit. Kërkoj vetëm drejtësi! Nuk mund të trajtohesha në atë formë, kur ligji edhe nëse do isha fajtor nga Gjykata, ligji për shërbimin civil e ka parashikuar si ndërpriten marrëdhëniet e punës. Të zbatohej ligji. Jam i bindur të vazhdoj deri në fund, deri sa të fitoj të drejtën në çdo instancë”, përfundon Beqiraj.
     gijotina.com/

  • Diskriminim dhe shkarkim/ Pushohet nga puna pas ankesës sekretari i bashkisë patos, komisioneri për mbrojtjen i dha të drejtë

    Diskriminim dhe shkarkim/ Pushohet nga puna pas ankesës sekretari i bashkisë patos, komisioneri për mbrojtjen i dha të drejtë