Në VKM qartësohet se detyrat kryesore të Komitetit janë hartimi dhe rishikimi i politikave dhe strategjive kombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit.
Këshilli i Ministrave ka miratuar përbërjen dhe detyrat e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit, i cili kryesohet nga Koordinatori Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit dhe përfshin përfaqësues të Forcave të Armatosura, ministrive kyçe, autoriteteve publike dhe institucioneve të emergjencës.
Në VKM qartësohet se detyrat kryesore të Komitetit janë hartimi dhe rishikimi i politikave dhe strategjive kombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit.
Po ashtu, detyrë thelbësore e Komitetit është bashkëpunimi me autoritetet civile, ushtarake dhe organizatat ndërkombëtare për operacione efektive SAR.
VKM:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 4/1, të ligjit nr.10435, datë 23.6.2011, “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit (SAR) në Republikën e Shqipërisë në rast aksidentesh ajrore dhe detare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
1. Përcaktimin e përbërjes dhe të detyrave të Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit (në vijim Komiteti).
2. Komiteti kryesohet nga Koordinatori Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit dhe ka në përbërje këta anëtarë:
a) Komandantin e Forcës Ajrore;
b) Komandantin e Forcës Detare;
c) Komandantin e Forcës Tokësore;
ç) Kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit;
d) Një përfaqësues të nivelit të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme;
dh) Një përfaqësues të nivelit të lartë drejtues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë;
e) Një përfaqësues të nivelit të lartë drejtues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale;
ë) Një përfaqësues të nivelit të lartë drejtues nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme;
f) Drejtorin e Përgjithshëm të Albcontrol-it;
g) Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Doganave dhe një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me funksion menaxherial dhe teknik të fushës në Departamentin Operativo-Hetimor;
gj) Drejtorin e Përgjithshëm të Rezervave Materiale të Shtetit;
h) Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
i) Drejtorin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore;
j) Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
k) Drejtorin ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil;
l) Drejtorin e Përgjithshëm të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin;
ll) Drejtorin e Përgjithshëm të Autoriteti Kombëtar të Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil;
m) Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare;
n) Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit;
nj) Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq Shqiptar.
3. Komiteti kryen këto detyra:
a) Planifikon dhe zhvillon politika kombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit;
b) Harton politika dhe strategji në fushën e kërkim-shpëtimit;
c) Rishikon politikat dhe strategjitë në fushën e kërkim-shpëtimit;
ç) Bashkëpunon me autoritetet dhe organizatat civile apo ushtarake për zhvillimin me efektivitet të politikave e të strategjive të shërbimit të kërkim-shpëtimit (SAR);
d) Monitoron zbatimin e politikave e të strategjive, me qëllim rritjen e efektivitetit të përgjithshëm dhe efikasitetin e shërbimeve SAR;
dh) Promovon politikat dhe programet e sigurisë për të ndihmuar qytetarët të shmangin ose të përballen me situatat në rastet e aksidenteve ajrore e detare;
e) Zhvillon kërkimet për planet, politikat, manualet, kërkesat dhe standardet e kërkim-shpëtimit;
ë) Orienton politika për trajnimin dhe aftësimin e personelit të përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit;
f) Bashkëpunon me organizata dhe agjenci ndërkombëtare për zhvillimin e politikave dhe aktiviteteve të përbashkëta në fushën e kërkim-shpëtimit.
4. Me qëllim përmbushjen e detyrave, të përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi, kryetari i Komitetit cakton mbledhjet e rregullta periodike, jo më pak se 2 (dy) herë në vit dhe të jashtëzakonshme, sipas rastit në ngjarje madhore, në rast operacionesh masive për aksidentet ajrore e detare.
5. Me miratimin e anëtarëve të Komitetit, sipas nevojës, në mbledhjet e Komitetit ftohen ekspertë të fushës për të dhënë kontributin e tyre në situata të veçanta.
6. Sekretar teknik i Komitetit caktohet një përfaqësues nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit.
7. Sekretari teknik i Komitetit kryen këto detyra:
a) Siguron organizimin dhe funksionimin efikas të Komitetit;
b) Siguron mbështetjen teknike për zhvillimin e takimeve dhe të proceseve të lidhura me funksionimin e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit;
c) Siguron përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve të agjendës përkatëse për mbledhjen e Komitetit, 5 (pesë) ditë pune përpara takimit;
ç) Bashkërendon veprimtarinë midis agjencive dhe institucioneve të përfshira në Komitet;
d) Përditëson situatën dhe siguron informacion të saktë për operacionet e kërkim-shpëtimit;
dh) Bën dokumentimin e aktivitetit dhe të takimeve të Komitetit.
8. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes dhe Komiteti Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Tag: përgjithshëm
-

Qeveria miraton VKM-në për Komitetin Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit, ja detyrat kryesore
-

‘Mungon metodologjia’, Prokurori i Përgjithshëm ngre alarmin për Kodin e ri Penal: S’ka asnjë argument
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Prokurori i Përgjithshëm, Olsi Çela, shprehu rezerva mbi mënyrën se si po hartohet Kodi i ri Penal, duke theksuar se mungon metodologjia dhe analiza e nevojave reale të shoqërisë.
“Unë sot nuk kam një informacion alakitim për problemet që ka Kodi Penal. Në mungesë të metodologjisë, nuk shoh reflektim të nevojave të shoqërisë për ndryshimet e kodit. Asnjë sot nuk është në gjendje të përcaktojë, veç dy argumente që kodi është I 95 që nuk është argument, dhe integrimi evropian.
Ka pasur nevojë për risistemim dhe përmirësim ku është e mundur por jo të ndryshosh bazat. E kam të pamundur të bëj vështrim kritik të draftit me funksion përmirësim sepse duhet të ngre grup pune, sepse s’kemi as kohë as kapacitet”, tha Olsi Çela. -

Raporti mbi kriminalitetin në vend, Prokurori i përgjithshëm raporton në Kuvend: 2159 persona të përgjuar në 2024, 933 me autorizim nga gjykata
Po zhvillohet sot mbledhja e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Në seancën dëgjimore, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raporton mbi gjendjen e kriminalitetit, për vitin 2024.
Gjatë fjalës së tij, kryeprokurori u shpreh se në 2024, janë shqyrtuar 61167 materiale, 47576 procedime penale.
“Tirana me procedimet më të larta, Dibra dhe Kukësi me numrin me të ulët të procedimeve”, u shpreh ai.
Ndërkohë Prokurori Çela deklaroi se se gjatë 2024, 2159 persona të përgjuar, nga të cilët 933 me autorizim nga gjykata.
“Gjatë 2024 janë ekzekutuar 933 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake dhe 538 autorizime dhe urdhra të prokurorit. Është mundësuar interceptimi për 2361 pajisje fundore në përdorim të 2159 personave të dyshuar si të përfshirë ne vepra penale”, tha ai.
Top Channel
-

Prokurori i Përgjithshëm kundër Kodit të ri Penal: Është i dobët, s’ka asnjë argument! Po ndryshohet vetëm se është i 1995…
Në komisionin e Ligjeve, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka debatuar me deputetin e PS, Damian Gjiknuri. Ai është pyetur për Kodin e Ri Penal, ndërsa është shprehur kundër tij.
Sipas Çelës, ndryshimet janë të dobëta në konceptin teknik dhe me frymë agresive. Sipas tij, ky Kod Penal po ndryshohet vetëm sepse është që prej vitit 1995.
Olsian Çela: Unë sot nuk kam një informacion për problemet që ka Kodi Penal. Në mungesë të metodologjisë, nuk shoh reflektim të nevojave të shoqërisë për ndryshimet e kodit.
Asnjë sot nuk është në gjendje të përcaktojë, veç dy argumente që kodi është I 995 që nuk është argument, dhe integrimi evropian. Ka pasur nevojë për risistemim dhe përmirësim ku është e mundur por jo të ndryshosh bazat.
E kam të pamundur të bëj vështrim kritik të draftit me funksion përmirësim sepse duhet të ngre grup pune, sepse s’kemi as kohë as kapacitet.
Nuk jemi pyetur për Kodin e Ri Penal. Është i dobët në konceptim teknik, frymë regresive. Si erdhëm në këtë pikë?
-

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela prezanton raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për 2024-ën
Prokurori i Përgjithshëm, Osli Çela prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve mbi gjendjen e kriminalitetit, për vitin 2024. Më fillim të fjalës së tij, ai tha se viti 2024, ashtu si dhe paraardhësi, vijoi të ishte mjaft kompleks për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar.
I RAPORTIT VJETOR TË PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM
“MBI GJENDJEN E KRIMINALITETIT PËR VITIN 2024”
Viti 2024, ashtu si dhe paraardhësi, vijoi të ishte mjaft kompleks për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet, pavarësisht ngarkesës, bashkëpunimi dhe koordinimi shumë i mirë institucional me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit, si dhe intensifikimi e përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar, dhanë rezultate në punën hetimore, zbatimin dhe përmirësimin e drejtësisë penale, siç do të shihet në këtë raport.
Treguesit kryesorë sipas fazave të procedimit penal
Treguesit e hetimeve paraprake, pesha dhe tendencat e tyre
Gjatë vitit 2024, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61167 materiale në shqyrtim[2] që përbën një rritje prej 10,52 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur gjithsej 47576 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,79 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat: 24956 janë procedime penale të regjistruara, 22441 janë procedime penale të mbartura dhe 179 janë procedime penale të rifilluara.
Numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me rreth 35,5% të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi;
Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2024 është 1037, ndërsa në vitin 2023 koeficienti i kriminalitetit ka qenë 872. Në vitin 2024, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Sarandë.
Sa i përket tendencave të kriminalitetit, procedimet për veprat penale kundër pastrimit të parave, tregojnë rritjen më të lartë prej gati 59 %, ato për falsifikim të monedhave dhe letrave me vlerë 48 %, krimet në fushën e doganave afër 40 % si dhe veprat penale në lidhje me veprimtaritë bankare dhe financiare mbi 33 %. Këto të dhëna, nisur nga karakteristikat e veprave penale, evidentojnë forcim të ndjekjes penale ndaj veprimtarive kriminale që prekin sigurinë ekonomike të vendit, si dhe forcim të bashkëpunimit institucional dhe të sistemit të mbikëqyrjes e kontrollit.
Ndërkohë ka një rritje të procedimeve të regjistruara edhe për krimet kundër jetës të kryera me dashje me 21,72 %, për veprat kundër lirisë së personit 30,59 %, për krimet seksuale gati 30%, për veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit pothuaj 29 %, për veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes rreth 18 %. Rritja e numrit të procedimeve në këto fusha, dikton nevojën për ndërhyrje të koordinuara për forcimin e mekanizmave ligjorë dhe socialë të parandalimit, si dhe nevojën për të garantuar mbrojtjen efektive të kategorive vulnerabël të shoqërisë.
II.Eficenca në përfundimin e ndjekjes penale dhe e kërkesave në gjykatë
Eficenca në hetimet hetimet paraprake dhe ndjekjen penale
Gjatë vitit 2024 janë përfunduar 24591 çështje që përbën rritje prej 5 % të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2023, prej të cilave: 36,72 % janë dërguar për gjykim (janë dërguar në gjykatë 9030 çështje me akuzë ndaj 10759 të pandehurve), 33,89 % janë pushuar, 26,91 % janë pezulluar. Ka një tendencë të rritjes së çështjeve të pushuara në krahasim me vitin paraardhës për shkak të zbatimit të ligjit për amnistinë.
Janë paraqitur në gjykatë 13062 kërkesa lidhur me masat e sigurimit personal. Nga ana tjetër, të dhënat statistikore mbi kërkesat e prokurorëve për caktimin e masave të sigurimit tregojnë se për vitin 2024, për rreth 60 % të të pandehurve të regjistruar (ose për rreth 34 % të personave në hetim) është kërkuar caktimi i një mase sigurimi shtrënguese. Ndërkohë, rezulton se afërsisht 59.5% e kërkesave lidhet me caktimin e një mase sigurimi me arrest, masa këto të kërkuara për pothuaj 36% të të pandehurve regjistruar (ose rreth 20% të personave në hetim). Në vitin 2023, është kërkuar caktimi i një mase sigurimi shtrënguese për mbi 55 % të të pandehurve të regjistruar (ose 32% të personave në hetim). Ndërkohë, rezulton se rreth 59,3% e kërkesave lidhet me caktimin e një mase sigurimi me arrest, masë e kërkuar për 32,8 % të të pandehurve regjistruar (ose për 19 % të të personave në hetim).
Vetëm në 31 raste është kërkuar masa e garancisë pasurore, ndërkohë që është kërkuar arresti në burg ndaj 3078 personave dhe detyrimi për paraqitje ndaj 2611 personave. Nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm, në frymën e vendimit të GJEDNJ (Hysa k. Shqipërisë), u miratua në muajin korrik 2024 një udhëzim i përgjithshëm në lidhje me masat e sigurimit, nisur nga nevoja për një përdorim më të kujdesshëm dhe proporcional të tyre, sidomos në lidhje me “arrestin në burg”, dhe një aplikim më të gjerë të masave të tjera. Megjithë këtë udhëzim, nuk konstatohet ende një reflektim nga ana e prokurorëve, edhe pse çështja është trajtuar gjerësisht edhe në të gjitha analizat vjetore, por gjithsesi prirjet për ndryshimin e mundshëm të tendencës priten të duken me qartë në vitin 2025 për shkak të kohës relativisht të shkurtër në 2024.
Sa i përket kërkesave për miratim të urdhrit penal, vazhdoi një tendencë në ulje, me vetëm 91 të tilla, ndërsa u rritën ndjeshëm kërkesat për miratimin e marrëveshjeve të fajësisë dhe gjykimit të drejtpërdrejtë, përkatësisht 183 dhe 333 raste.
Eficenca në kërkesat për gjykim dhe përfaqësimin e çështjes/akuzës në gjykatë
Gjatë vitit 2024 nga prokuroritë pranë gjykatës të shkallës së parë është ngritur dhe përfaqësuar akuza në gjykatë në emër të shtetit shqiptar për 9052 procedime penale me 10781 të pandehur.
Në lidhje me vendimet e gjykatës, nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2024 janë dënuar 10001 të pandehur që krahasuar me vitin 2023 përbën rritje rritje 37,87 % të numrit të pandehurve të dënuar dhe për 265 të pandehur është dhënë vendim për deklarimin të pafajshëm. Gjatë vitit 2024 janë ekzekutuar 5201 vendime, ndërsa kanë mbetur pa u ekzekutuar 1090 vendime. Numri i vendimeve sipas llojit të tyre të mbetura pa ekzekutuar është 298 vendime me burgim, 220 vendime për dënime me gjobë dhe 572 dënime alternative.
Efektiviteti i ndjekjes penale për disa grupvepra penale me tendencë në rritje ose në ulje sipas shtrirjes gjeografike, në vitin 2024
3.1 Evidentohet se në vitin 2024 janë filluar kryesisht 155 procedime penale që përbën rritje 12,32 % të numrit të procedimeve të filluara kryesisht krahasuar me vitin 2023. Rritja e numrit të çështjeve të filluara kryesisht është kërkesë e vazhdueshme, e cila pavarësisht se nuk është ende në nivelin e duhur nga viti në vit ka pësuar rritje. Një nga arsyet kryesore vijon të mbetet mbingarkesa e cila kufizon prokurorët në ushtrimin e këtij diskrecioni ligjor.
Prokurorët në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore në Policinë e Shtetit dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, për vitin 2024 kanë kryer hetime proaktive dhe/ose me përdorim të mjeteve të posaçme të hetimit, në kuadrin e 405 procedimeve penale. Ky proces i ka shërbyer si parandalimit dhe/ose ndërprerjes së mëtejshme të veprimtarisë kriminale, ashtu dhe goditjes/finalizimit me arrestimin në flagrancë apo ndalimin e 354 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetencë të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm.
Në shifra të përgjithshme, gjatë vitit 2024 janë ekzekutuar 933 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake dhe 538 autorizime dhe urdhra të prokurorit. Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 2361 pajisje fundore në përdorim të 2159 personave të dyshuar si të përfshirë në vepra penale.
Hetimi gjithëpërfshirës i kryer nga prokurorët e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm në kuadër të hetimit dhe ndjekjes penale për vepra në kompetencë lëndore të tyre, si dhe vlerësimi i të dhënave/indicieve të përftuara nga përdorimi i mjeteve të posaçme të hetimit, ka çuar në zbulimin e veprave penale të kryera në kuadër të krimit të organizuar dhe veprave penale të korrupsionit, në kompetencë lëndore të Prokurorisë së Posaçme. Të dhënat statistikore tregojnë se për vitin 2024, në zbatim Kodit të Procedurës Penale dhe të Aktit të Koordinimit Institucional, datë 15.12.2020 “Për rritjen e eficiencës nëpërmjet, bashkërendimit të Prokurorisë së Përgjithshme me Prokurorinë e Posaçme”, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë transferuar 67 procedime/referime penale, prej të cilave në Prokurorinë e Posaçme janë pranuar 61 procedime/referime ose 91,04 % e procedimeve të transferuara për grup vepra kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ose të lidhura me detyrën, në kompetencë lëndore të asaj prokurorie.
3.2 Referuar të dhënave statistikore të vitit 2024, për grupveprat penale të korrupsionit dhe ato që lidhen me detyrën[3] në kompetencë të juridiksionit të përgjithshëm, janë regjistruar 569 procedime me 160 të pandehur dhe 157 procedime me 234 të pandehur janë dërguar për gjykim, Gjithashtu vihet re një rritje prej 4,84% të të pandehurve të dënuar për 2024, krahasuar me vitin 2023
Prokurorët kanë rritur rolin aktiv për veprat penale të korrupsionit dhe ato që lidhen me detyrën duke filluar kryesisht 19 procedime penale dhe në kryerjen e hetime proaktive, në 34 procedime penale. Ky proces ka çuar në arrestimin në flagrancë apo ndalimin e 25 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetencë të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm.
Nga 61 referime/procedime penale të transferuara nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe të pranuara nga Prokuroria e Posaçme, janë regjistruar 39 procedime penale për vepra që lidhen me korrupsionin në nivele të larta ose vepra penale që lidhen me detyrën.
3.3 Të dhënat statistikore për vitin 2024 tregojnë progres në hetimin dhe ndjekjen penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 287 dhe 287/b të Kodit Penal, ku rezulton se janë regjistruar 251 procedime penale dhe 14 të pandehur. Ndërkohë 17 procedime me 33 të pandehur u dërguan për gjykim dhe 19 të pandehur rezultojnë të dënuar, Në këtë periudhë vetëm për veprën penale të pastrimit të parave sipas nenit 287 të Kodit Penal, 13 procedime me 21 të pandehur janë dërguar për gjykim.
3.4 Në zbatim të nenit 3/1 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, në kuadrin e procedimeve/hetimeve pasurore, për vitin 2024 në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm janë regjistruar 185 verifikime pasurore. Ndërkohë në kuadrin e hetimit dhe ushtrimit të ndjekjes penale për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” sipas nenit 287 të Kodit Penal si dhe në zbatim të nenit 36 të Kodit Penal dhe neneve 274 dhe/ose 210, 190 e vijues të Kodit të Procedurës Penale dhe në zbatim të ligjit nr. 10192/2009, pas kërkesave të prokurorëve gjykata ka vendosur konfiskimin e pasurive/aseteve kriminale në total, në kuadrin e 14 çështjeve dhe sekuestrime pasurie/asete kriminale në kuadrin e 35 çështjeve.
Nga një analizë e kryer mbi të dhënat e përcjella nga prokuroritë dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara gjatë vitit 2024, rezultojnë mbi 234 pasuri të sekuestruara në total me vlerë të përcaktuar[4] mbi 290 milion lekë dhe 48 milion euro, ndër të cilat 125 pasuri tokë truall/arë dhe ndërtime me sipërfaqe mbi 314,679 m² dhe vlerë mbi 280 milion lekë dhe 37 milion euro, 62 pasuri të luajtshme rreth 1 milion euro dhe 67 llogari bankare mbi 10 milion euro.
Treguesit e konfiskimeve gjatë vitit 2024, dëshmojnë për mbi 89 pasuri të konfiskuara, me vlerë mbi 163 milion lekë, ndër të cilat 79 pasuri tokë truall/arë dhe ndërtime me sipërfaqe mbi 20,542 m² dhe vlerë mbi 90 milion lekë, 3 pasuri të luajtshme, 4 llogari bankare, 1 shoqëri tregtare, 1 titull pronësie dhe para kesh.
3.5 Referuar të dhënave statistikore, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, ka një tendencë rritje për vitin 2024, pasi janë regjistruar 1656 procedime penale, me 1238 të pandehur ose me rritje 18,62 % të procedimeve dhe rritje 14,84 % të të pandehurve të regjistruar krahasuar me vitin 2023. Janë dërguar për gjykim 1124 procedime me 1194 të pandehur, ose me rritje prej 12,85 % të procedimeve dhe rritje 13,93 % e të pandehurve të dërguar për gjykim, në krahasim me vitin 2023.
Efektiviteti i ndjekjes penale në kryerjen e hetimeve dhe ndjekjen për veprën penale të dhunës në familje në vitin 2024 është i lartë, ku evidentohet se kemi një rritje prej 12,85 % të procedimeve të dërguara për gjykim krahasuar me vitin 2023, ndërkohë që raporti i çështjeve të dërguara në gjyq është shumë më i lartë krahasuar me ato të pushuara (79,45 % dërguar gjyqit dhe 20,55 % të pushuara).
Lidhur me ashpërsimin e politikës penale për veprën penale “Dhuna në familje” sipas nenit 130/a i Kodit Penal, të dhënat statistikore evidentojnë se kërkesat e prokurorit lidhur me masat e sigurimit janë të ashpra, ku 88,86 % janë kërkesa për masa sigurimi me arrest, që përbën rritje në krahasim me vitin 2023 ku kërkesat për arrest ishin në masën 87,35 %.
Sa i përket arsyeve të rritjes së numrit të procedimeve, është e vështirë të përcaktohet nëse kjo ka ardhur nga një tendencë e rritjes së fenomeneve të dhunës në përgjithësi, apo nga një rritje e ndërgjegjësimit të viktimave si dhe e besimit të tyre tek sistemi i drejtësisë për të denoncuar rastet.
3.6 Një tendencë shqetësuese rritjeje është konstatuar tek krimet me dashje kundër jetës. Koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë për këto grupvepra në vitin 2024 është 14,7, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 10,5. Numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për krime kundër jetës të kryera me dashje është në Tiranë, regjistruar përkatësisht rreth 30 % e totalit, Korçë 12 %, Durrës 10 %, Fier dhe Lezhë 8 %, Elbasan 6%, Vlorë 5%, ndërsa vërehet se numri më i ulët i procedimeve të regjistruara është në Dibër, me rreth 1 %.
Ka një rritje të ndjeshme të vrasjeve me dashje. Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” për vitin 2024 është 12,46 %, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 4,83 %. Në vitin 2024 janë regjistruar 44 procedime për këtë vepër, që përbëjnë një rritje prej 3,14 herë krahasuar me 14 procedime të regjistruara në vitin 2023.
Tendencë të fortë rritje ka pasur edhe vepra penale e “vrasjes me paramendim”, pasi janë regjistruar 31 procedime penale që krahasuar me 15 procedime të regjistruara në vitin 2023, që përbën një rritje prej 2 herë.
III. Bashkëpunimi ndërkombëtar
Prokuroria e Përgjithshme ka vijuar punën për rritjen e eficencës në bashkëpunimin me autoritetet gjyqësore të huaja në fushën penale. Theksojmë këtu intensifikimin e kontakteve me autoritetet belge dhe holandeze për goditjen e kriminalitetit, me theksin tek pastrimi i produkteve të veprës penale dhe krimet e rënda. Në këtë kuadër, në muajin nëntor 2024, Prokurori i Përgjithshëm nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Prokuroren e Përgjithshme të Mbretërisë së Belgjikës në këto fusha.
Të dhënat kryesore të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar të administruara në sistemin elektronik IMPRO për vitin 2024 tregojnë rritje të numrit të ekstradimeve nga Shqipëria për jashtë vendit me 38 % (nga 99 në 137), rritje të numrit të letërporosive nga jashtë me 39 % ( nga 431 në 599), rritje të numrit të letërporosive për jashtë me 10 % (nga 491 në 539), rritje të njohjeve të vendimeve penale të ardhura nga jashtë me 6 % (nga 33 në 35). Vlen të theksohet se megjithë vështirësitë që kemi hasur për shkak të vakancave të theksuara në organikë, përqindja e ekzekutimit të letërporosive nga ana jonë është dukshëm me lartë se ai i autoriteteve të huaja (36.5% / 23.2%), çka tregon për prioritetin që ka pasur për prokurorinë bashkëpunimi ndërkombëtar.
Gjithashtu vlerësojmë të theksojmë rëndësinë që kanë pasur ndryshimet legjislative të viteve të fundit, përfshirë edhe marrëveshjet dypalëshe të ekstradimit. Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje dypalëshe ekstradimi (në të cilat parashikohet ekstradimi i shtetasve respektivë) me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Spanjën dhe Kosovën. Vlen të përmendim se në zbatim të marrëveshjes dypalëshe aktualisht kemi 20 praktika aktive të transferimit të të dënuarve nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri.
Prokurori i Përgjithshëm në cilësinë e përfaqësuesit të autoritetit kompetent[5] ka vijuar zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Eurojust, nëpërmjet veprimtarisë të Prokurorit Ndërlidhës të Shqipërisë në Eurojust, Referuar të dhënave nga Zyra e Prokurorit Ndërlidhës Shqiptar në Eurojust, në vitin 2024, volumi i çështjeve të ndjekura në Eurojust ishte 247 çështje, 5% më lart se në 2023. Zyra Shqiptare në Eurojust mbështeti krijimin dhe vijimin e 24 skuadrave të përbashkëta hetimore, ku 6 skuadra hetimore janë krijuar gjatë vitit 2024, Autoritetet shqiptare kanë marrë pjesë në 3 Qendra Koordinimi të Ditëve të Aksionit dhe 19 mbledhje të koordinuara bilaterale dhe multilaterale.
Dekriminalizimi
Gjatë vitit 2024 nga Sektori i Dekriminalizimit është ndjekur procesi i verifikimit të thelluar të të dhënave të vetëdeklaruara në formular, në zbatim të ligjit nr. 138/2015, për 132 subjekte. Nga 72 kërkesa të reja, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 64 procese për verifikim të thelluar në zbatim të ligjit nr. 138/2015. Këto procese, sipas organeve kompetente që kanë kërkuar verifikimin e thelluar të të dhënave të vetëdeklaruara në formularë nga subjektet, për vitin 2024, ju përkasin, 61 kërkesave të bëra nga Departamenti Administratës Publike, 2 të bëra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe 1 nga KLGJ. Gjatë vitit 2024 janë përfunduar 77 procese për verifikim të thelluar nga të cilat 39 vendime janë procese të regjistruara gjatë vitit 2024 dhe 38 vendime janë procese të mbartura nga vitet 2017 – 2023.
Nga rastet për të cilat ka përfunduar procesi i verifikimit të thelluar në vitin 2023 dhe miratuar rezultati, mbështetur në nenet 69, 74 e 76 të Kodit të Procedurës Penale, për 13 persona, materiali është kaluar për kompetencë në prokuroritë përkatëse, si të dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Personat që kanë rezultuar të kenë plotësuar formularin e vetëdeklarimit me të dhëna të rreme, ju përkasin kërkesave për verifikim të ardhura si vijon:
6 nga Departamenti i Administratës Publike;7 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Zbatimi i hartës së re gjyqësore dhe përmirësimi i infrastrukturës për rritjen e eficiencës në prokurori
Në kuadrin e hartës së re gjyqësore, Prokuroria e Përgjithshme ka vazhduar koordinimin me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Ministrinë e Drejtësisë për zgjidhjen e çështjeve në drejtim të infrastrukturës. Nga ana jonë janë planifikuar disa masa që për realizimin e tyre kërkojnë angazhim ndërinstitucional. Ka përfunduar detyra e projektimit në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorinë Tiranë, për ndërtimin e një godine të re akomodimi për të gjitha institucionet e sipërcituara. Së bashku më Këshillin e Lartë Gjyqësor i kemi drejtuar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për sigurimin e një sheshi ndërtimi, në mënyrë që të vijohet me hartimin e projektit, por si çështja e terrenit dhe e financimit mbeten ende të pazgjidhura, ndërkohë që nevoja për marrjen e masave konkrete është tejet urgjente. Gjatë vitit 2024 përfundoi me sukses rikonstruksioni i Prokurorisë Dibër, që ofron tashmë hapësira të mjaftueshme për ushtrimin normal të aktivitetit. Gjatë vitit 2025 do të përfundojnë investimet në prokuroritë Fier, Gjirokastër, Vlorë dhe Durrës, ku janë zgjeruar ambientet në këto prokurori në zbatim të marrëveshjes me KLGJ dhe Ministrinë e Drejtësisë. Edhe pas këtyre masave, problem do të vijojnë të mbeten Prokuroria Durrës dhe ajo Sarandë, ku ambjentet ekzistuese janë të pamjaftueshme nëse do të plotësoheshin organikat.
Problem urgjent që mbetet për t’u zgjidhur është ai që lidhet me arkivat, ku situata vazhdon të rëndohet, edhe pse nga ana jonë janë marrë masa administrative në këtë drejtim. Vlerësoj se ka nevojë për ndërhyrje ligjore në lidhje me përcaktimin e saktë të periudhës së ruajtjes së dosjeve penale, sipas praktikave më të mira evropiane, si dhe për marrjen e masave ndërinstitucionale adeguate për sigurim të infrastrukturës që do të mundësojë ruajtjen e tyre.
Sa i përket sistemit të menaxhimit të çështjeve, në vitin 2025 do të nisë puna për ngritjen e tij me fonde të BE, proces i cili do të përfundojë në vitin 2028. Në këtë kuadër, ka vijuar punën grupi i ekspertëve mbështetës për sistemin e qendërzuar të çështjeve për të siguruar mbështetje dhe koordinim sa më efektiv të prokurorisë për realizimin e këtij projekti, duke bashkërenduar punën me Qendrën e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë.
Objektivat
Me synim përmbushjen e misionit kushtetues dhe ligjor të prokurorisë, rritjen e mëtejshme të efektivitetit të ndjekjes penale, ngritjes dhe përfaqësimit të akuzës në gjyq, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit në procesin penal, prioritetet tona institucionale janë:
Ndjekja me efikasitet dhe efiçencë e rekomandimeve në luftën ndaj kriminalitetit duke u fokusuar në mirëfunksionimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të prokurorisë, si dhe në koordinimin dhe bashkërendimin institucional me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, në drejtimet më poshtë:Rritjen e efektivitetit në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve sipas kompetencave që ligji parashikon, me qëllim garantimin e zhvillimit të një procesi të lirë dhe ligjor të zgjedhjeve;vijimin e punës së nisur në zbatim të memorandumit të bashkëpunimit dhe udhëzimit të përgjithshëm nr. 10/2020, për rritjen më tej të efektivitetit në hetimet, ndjekjen penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjykatë për veprat penale të pastrimit të produkteve kriminale, krimet financiare dhe hetimet pasurore për sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale, me fokus të veçantë veprat penale në fushën e taksave dhe tatimeve;rritjen e efikasitetit dhe eficencës në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve kundër jetës dhe lirisë së personit, duke u fokusuar në përmirësimin e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe përdorimin efikas të burimeve teknike e njerëzore;rritjen e efikasitetit dhe eficencës në hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale të kryera ndaj gazetarëve përmes një qasje proaktive dhe përmirësimit të koordinimit dhe bashkëpunimit me Policinë e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese;vijimi i koordinimit dhe bashkëpunimit efikas të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm me Prokurorinë e Posaçme, në drejtim hetimit dhe ndjekjes penale të veprave penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.Vijimi i punës për forcimin e kapaciteteve institucionale për rritjen e eficiencës në veprimtarinë hetimore dhe administrative.Të vijojë rritja më tej e veprimtarisë mbikëqyrëse për zbatimin e udhëzimeve të përgjithshme të detyrueshme dhe e bashkëpunimit me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë në drejtim të koordinimit të aktiviteteve, shkëmbimit të informacionit, identifikimit të shkeljeve disiplinore apo etike dhe problemeve të performancës së zyrave të prokurorive.Të vijojë rritja më tej e efiçencës së bashkërendimit dhe koordinimit me Komisionin e Policisë Gjyqësore dhe me agjencitë ligjzbatuese të përfshira, për forcimin e kapaciteteve profesionale të oficerëve të policisë gjyqësore në strukturat përkatëse të shërbimeve dhe seksioneve të policisë gjyqësore.Të vijojë sigurimin e bashkëpunimit për krijimin e sistemit të ri të menaxhimit të çështjes.Përdorimi me efektivitet i fondeve buxhetore për përmirësimin e infrastrukturës në prokurori me qëllim sigurimin e aksesit të shtetasve në prokurori, nëpërmjet garantimit të standardeve për intervistimin e miturve dhe viktimave të krimit, si dhe aksesueshmëri për personat me aftësi të kufizuara.Rritja e bashkëpunimit dhe transparencës në marrëdhëniet me publikun dhe median, në funksion të informimit të publikut, forcimit të besimit te prokuroria dhe nxitjes së raportimit të krimit.Vijimin e angazhimit në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian me përmbushjen e detyrimeve institucionale në luftën kundër kriminalitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
[1] Në zbatim të pikës 2 të Manualit të Monitorimit Vjetor dhe Periodik të miratuar me vendimin nr.134/2018 të Kuvendit të Shqipërisë, paraqesim raportin përmbledhës të Raportit Vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm “Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024”
[2] Tek kjo shifër e materialeve të trajtuara/shqyrtuara përfshihen: procedimet e mbartura; procedimet e reja të regjistruara gjatë vitit 2024 për veprat penale të parashikuara në Kodin Penal dhe Kodin Penal Ushtarak; procedimet e rifilluara gjatë vitit 2024; si dhe vendimet e mosfillimit të marra gjatë vitit 2024.
[3] Përfshirë në analizë neni 248 të Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”.
[4] Për një pjesë të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara përcaktimi i vlerës është ende në proces.
[5] Shih, “Marrëveshjen për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe EUROJUST”, të ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 113/2018, në nenin 4 pika 1 parashikon: “1.Autoriteti kompetent i Republikës së Shqipërisë për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje është Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë.” -

Certifikohen 415 kursantë të Patrullës së Përgjithshme, Proda:Uniforma është nder dhe përgjegjësi, shërbeni me krenari
415 kursantë të Patrullës së Përgjithshme u certifikuan sot në një ceremoni zyrtare në Akademinë e Sigurisë, në prani të Ministres së Punëve të Brendshme, znj. Taulanta Koçiu, përfaqësuesve të institucioneve dhe misioneve partnere, si dhe familjarëve të efektivëve të rinj.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mbajti një fjalë përshëndetëse, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për vetë kursantët, por edhe për Policinë e Shtetit në tërësi. Ai i cilësoi të rinjtë si një brez të ri shprese për një polici më afër qytetarit, më profesionale dhe më të drejtë.
Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda:
E nderuar Ministre e Punëve të Brendshme, znj. Koçiu,
Të nderuar përfaqësues të misioneve që asistoni Policinë e Shtetit,
I nderuar Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore z. Merkaj,
I nderuar Rektor i Akademisë, pedagogë dhe lektorë,
Të nderuar familjarë,
Të dashur kolegë të rinj që sot certifikoheni;
Sot padyshim është një ditë e veçantë për Policinë e Shtetit, për Akademinë e Sigurisë, por mbi të gjitha, sot është dita juaj.
Një ditë që shënon fundin e një etape të rëndësishme përgatitjeje dhe fillimin e një rrugëtimi të ri, në shërbim të qytetarëve dhe të vendit.
Ju keni zgjedhur një profesion të vështirë, por fisnik. Keni zgjedhur të shërbeni, të mbroni, si dhe të garantoni rendin dhe sigurinë.
Ky është një mision që kërkon ndershmëri, guxim, përkushtim dhe humanizëm.
Uniforma që do të mbani veshur është simbol përgjegjësie dhe nderi. Kujtoni gjithmonë që për këtë uniformë kanë dhënë jetën qindra dëshmorë të Policisë dhe të atdheut!
Mos harroni kurrë, qytetarët janë të parët, silluni me ta me respekt dhe me maturi, si dhe përmbushni çdo detyrë me ndershmëri dhe profesionalizëm!
Qytetarët presin shumë nga ju, si brezi i ri i Policisë së Shtetit, ata presin të shohin një polici më afër tyre, më njerëzore, më profesionale dhe më të drejtë.
Nga ana tjeter organizata vetë, pret që përmes punës suaj të përditshme, të forcohet akoma më shumë besimi te Policia e Shtetit.
Në çdo situatë, busulla juaj është ligji, jo zgjidhjet personale.
Punoni me pasion dhe përulësi!
Respektoni hierarkinë, bashkëpunoni me kolegët dhe mos harroni se çdo veprim i juaji është pasqyra e imazhit të institucionit tonë.
Jam i bindur që ju do të jeni shembull i korrektesës, i respektit dhe i vendosmërisë, për ta bërë Policinë e Shtetit çdo ditë e më të mirë, më të besuar dhe më moderne.
Si Drejtor i Përgjithshëm, do të jem pranë çdo punonjësi të ndershëm e të përkushtuar të Policisë së Shtetit, por po me aq vendosmeri do të qëndroj kundër kujtdo që abuzon me detyrën ose cenon uniformën dhe besimin e qytetarëve.
Urime për certifikimin tuaj dhe mirë se vini në familjen e madhe të Policisë së Shtetit!
Ta nderoni uniformën që do të vishni dhe t’i shërbeni me krenari flamurit dhe atdheut!
Suksese të gjithëve! -

Përfundon mandati i Mimoza Kaçit, kërkohet drejtor i ri për AMF-në
Posti i Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare do të jetë vakant duke filluar nga muaji tetor, pas përfundimit të mandatit të titullarit ekzistues, Mimoza Kaçi.Mimoza Kaçi u emërua për herë të dytë në Bordin e AMF-së, në vitin 2020, në detyrën e Nëndrejtorit Ekzekutiv. Më pas, në fund të vitit 2023, ajo u emërua Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive, për të përfunduar mandatin e ish-anëtarit, Ervin Mete.Për Mimoza Kaçin, mandati aktual ishte i dyti në Bordin e AMF-së. Ligji “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare” parashikon që anëtarët e Bordit të AMF-së kanë të drejtë rizgjedhjeje vetëm njëherë.Ligji i lejon anëtarit të Bordit të qëndrojë në detyrë deri në tre muaj pas përfundimit të mandatit. Me përfundimin e afatit tremujor, anëtari që i ka përfunduar mandati nuk mund të qëndrojë më në detyrë. Në rastin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, kompetencat i kalojnë përkohësisht Nëndrejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Aktualisht, ky pozicion mbahet nga Merita Gurabardhi.Sipas ligjit, kandidatura për anëtarin e Bordit që mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF-së miratohet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave. Kryeministria bëri në muajin korrik shpalljen publike për aplikim për kandidatët e interesuar. Afati për paraqitjen e aplikimeve ishte data 29 gusht, por deri tani Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar zyrtarisht një kandidaturë për t’ia propozuar Kuvendit të Shqipërisë.Ligji kërkon që kandidati për Anëtar i Bordit të AMF-së të ketë përfunduar ciklin e plotë të studimeve universitare në fushat ekonomike, juridike ose të lidhur me shkencën e aktuarëve dhe të ketë përvojë profesionale të paktën 7-vjeçare, nga të cilat, të paktën 5 vjet në financë-kontabilitet, administrim i shoqërive tregtare, këshillim ligjor i shoqërive tregtare, hartim legjislacioni, shkencë e aktuarëve ose sigurime shoqërore dhe pensione.Parashikimet e ligjit organik të AMF e kufizojnë ndjeshëm spektrin e kandidatëve potencialë që mund të jenë anëtarë Bordi të AMF, duke përfshirë edhe pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Sipas ligjit, nuk mund të jenë anëtarë të Bordit të Autoritetit persona, të cilët në tre vitet e fundit kanë qenë ortakë, aksionarë, apo anëtarë të organeve drejtuese të subjekteve të mbikëqyrura; kanë lidhje familjare me personat e parashikuar në shkronjën “a” të këtij paragrafi; në tre vitet e fundit kanë qenë punonjës me kohë të pjesshme apo të plotë në subjektet e mbikëqyrura./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

FOTO/ Atentati ndaj zyrtarit të BDI-së, ky është i plagosuri. Mori katër plumba në trup, gjendja shëndetësore…
Ky që shihni më lart është i plagosuri, i cili ishte shënjestra e të shtënave në Kumanovë gjatë kësaj të marte.
Ai u qëllua me katër plumba, në pjesë të ndryshme të trupit, teksa ndodhej në rrugën “Dimitrija Tucakovic”. Ai është jashtë rrezikut për jetën.
Pas kryerjes së ekzaminimeve në Spitalin e Përgjithshëm, ai është dërguar në Shkup, informoi drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stosevski.
“Personi është pranuar me katër plagë nga arma e zjarrit në zonën e parakrahut të majtë dhe gjurit të djathtë. Të gjitha ekzaminimet janë kryer nga ana jonë – rëntgen, kompjuterik. Personi është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në klinikat në Shkup me një automjet nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës”, tha drejtori Stosevski. -

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Prokurori i Përgjithshëm: Ngjarje e rëndë që cenon shtetin ligjor
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri dhe dy persona të tjerë mbetën të plagosur.
Në deklaratën për mediat, Prokurori i Përgjithshëm e cilësoi këtë akt si një ngjarje shumë të rëndë, e cila përveç humbjes së jetës dhe plagosjeve, cënon thellësisht funksionimin e shtetit ligjor dhe integritetin e sistemit të drejtësisë.
Ai shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gjyqtarit Kalaja, ndërsa u bëri thirrje të gjitha institucioneve dhe shoqërisë që të ndërgjegjësohen për rëndësinë e garantimit të sigurisë së magjistratëve në çdo aspekt.
Po ashtu, Prokurori i Përgjithshëm ka urdhëruar Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, që të kryejë një hetim të shpejtë, të plotë dhe të thelluar mbi ngjarjen, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik dhe në radhët e sistemit të drejtësisë, ndërsa kërkesat për masa të rrepta sigurie për gjyqtarët dhe prokurorët janë shtuar ndjeshëm. -

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Prokurori i Përgjithshëm: Cënim thelbësor i shtetit ligjor
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.
Prokurori Çela e cilëson këtë ngjarje si shumë të rëndë, jo vetëm për pasojat njerëzore, por edhe për cënimin e thelbshëm të funksionimit të shtetit ligjor dhe të institucioneve të drejtësisë.
Reagimi i plotë:Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson si shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, e cila përveç se ka sjellë humbjen e jetës së një njeriu dhe plagosjen e dy të tjerëve, në të njëjtën kohë ka cenuar thelbësisht funksionimin e shtetit ligjor.
Prokurori i Përgjithshmëm i përcjell ngushëllimet familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe bën thirrje që të gjithë të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për forcimin e sigurisë së magjistrateve në të gjitha aspektet.
Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë të ngjarjes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.