Tag: përgjithshëm

  • Arjan Ndoja – Prokurorit të Përgjithshëm: Kriminaliteti është rritur me 30%, po shkojmë drejt një sistemi hakmarrës

    Arjan Ndoja – Prokurorit të Përgjithshëm: Kriminaliteti është rritur me 30%, po shkojmë drejt një sistemi hakmarrës

    Deputeti Arjan Ndoja ka reaguar pas raportimit të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela në Kuvend, duke ngritur disa shqetësime që, sipas tij kanë interes publik.

    Në fjalën e tij, Ndoja theksoi se në një vend ku shpopullimi po rritet ndjeshëm, kriminaliteti është shtuar me 30 deri në 32 për qind, çka, sipas tij, tregon ose për një rritje të efikasitetit të organeve ligjzbatuese, ose për përkeqësim të situatës kriminale si pasojë e politikave qeverisëse.

    Ai vlerësoi qëndrimin e Çelës për mënyrën e hartimit të Kodit të ri Penal, por paralajmëroi se vendi po shkon “nga parimi i humanizmit drejt një karakteri hakmarrës”, duke reflektuar një klimë të dhunshme që po prek çdo segment të shoqërisë.

    Ndoja u ndal edhe te kushtet e punës për magjistratët, duke theksuar se prokurorët dhe gjyqtarët nuk mund të presin deri në vitin 2030 për përmirësim të kushteve nga qeveria.
    Sipas tij, reformat në drejtësi duhet të shërbejnë për qytetarët dhe jo të pengohen nga mungesa e mbështetjes institucionale.

    Arjan Ndoja: I nderuar Prokurori i Përgjithshëm, ju faleminderit për raportimin.

    Nga pyetjet e mia, më dolën disa përgjigje që kanë shumë interes për publikun.

    E para në një vend ku shpopullimi ka arritur në nivele shumë të larta, është rritur kriminaliteti me 30-32%, që është shumë skandaloze dhe këtë duhet ta dinë shqiptarët.

    Pra, ose kemi rritje të efikasitetit të organeve ligjzbatuese, ose kemi rritje të krimit për shkak të kësaj politike qeverisëse që po udhëheq vendin.

    E dyta, falënderoj që ke mbajtur një qëndrim korrekt për mënyrën e hartimit të Kodit të ri Penal. Pra nga parimi i humanizmit ne po shkojmë drejt karakterit hakmarrës. Pra psikologjia e dhunës për të kapur çdo segment e sektor të shoqërisë me qëllim që mbretërimi të jetë i qetë përgjatë këtij kalvari të gjatë dhimbjesh që po kalon shtetit dhe popullsia shqiptare me këtë sistem qeverisës.

    E treta, më vjen mirë që edhe qëndrimi juaj në lidhje me kushtet e punës së magjistratëve shkon në koherencë me realitetin, nevojat e magjistratëve. E vetja pjesë që nuk dakordësohem është se, prokurorët shqiptarë nuk mund të presin vitin 2030 deri sa të ju plotësohen kushtet nga qeveria. Pra nëse ne bëjmë një reformë, duam që kjo reformë të shkojë në favor të qytetarëve.

    Nëse nuk i krijojnë kushte, institucioneve, solemnitet prokurorëve, gjyqtarëve kjo e bë të pamundur ushtrimin e të drejtave të tyre.

    E fundit edhe për kolegët, ju sot jeni vetëm lajmëtar, pasqyrues i statistikave të prokurorive të rretheve. Pra ju nuk kemi asnjë kompentencë, siç e tha pak më parë edhe kryetari i PD, ju sot ne mund të ju sugjerojmë vetëm krijimin e udhëzimeve të cilat nuk kanë karakter detyrues, por vetëm orientim për qytetarët.

    Kjo është baza ligjore, kompetencat që ju kemi dhënë.

  • Kryeprokurori në Kuvend: Pastrimi i parave në Shqipëri patjetër që është një fenomen i dukshëm! 10.001 dënime gjatë 2024-ës

    Kryeprokurori në Kuvend: Pastrimi i parave në Shqipëri patjetër që është një fenomen i dukshëm! 10.001 dënime gjatë 2024-ës

    Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela prezantoi sot në Kuvend “Raportin përmbledhës mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024”,

    Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në sallë, pohoi se pastrimi i parave në Shqipëri patjetër që është një fenomen i dukshëm.

    Ai theksuar sfidat e vazhdueshme për sistemin e drejtësisë dhe për shkak të numrit të ulët të prokurorëve pas procesit të rivlerësimit kalimtar.

    Çela tha se “gjatë vitit 2024 janë trajtuar 61.167 materiale në shqyrtim, një rritje prej 10,52% krahasuar me 2023. Janë ndjekur gjithsej 47.576 procedime penale, nga të cilat 24.956 janë regjistruar për herë të parë.

    Sipas tij, numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me rreth 35,5% të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi. Ndërsa rritja më e lartë e procedimeve është regjistruar për pastrim parash me 59% të rasteve, falsifikim monedhash 48%, krime doganore 40% dhe veprimtari bankare/financiare 33%, duke reflektuar përpjekjet për të forcuar sigurinë ekonomike”.

    Gjithashtu, vijoi ai, gjatë vitit të kaluar evidentohet një rritje e veprave penale kundër jetës +21,7%, lirisë së personit +30,6%, krimeve seksuale +30%, veprave kundër moralit +29% dhe krimeve kundër fëmijëve, martesës dhe familjes +18%.

    Sa i përket efikasitetit në ndjekjen penale, Prokurori i Përgjithshëm bëri të ditur se, janë përfunduar 24.591 çështje, ku 36,7% janë dërguar në gjykatë, 33,9% janë pushuar dhe 26,9% janë pezulluar. Për rreth 60% të të pandehurve është kërkuar masa sigurimi shtrënguese, ndërkohë që “arresti në burg” ka qenë masa më e përdorur.

    Ai vuri në dukje se, gjithashtu ka patur një rritje të përdorimit të marrëveshjeve të fajësisë dhe gjykimit të drejtpërdrejtë, me 183 dhe 333 raste përkatësisht.

    Prokurori i Përgjithshëm theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe profesionalizmi i prokurorëve, kanë dhënë rezultate pozitive në përmirësimin e drejtësisë penale, pavarësisht sfidave strukturore të sistemit.

    “Gjatë vitit 2024, prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë ngritën akuza për 9052 procedime penale ndaj 10.781 të pandehurve. Në total, u dënuan 10.001 persona, një rritje prej 37,87% krahasuar me 2023, ndërsa 265 persona u shpallën të pafajshëm. Janë ekzekutuar 5201 vendime, ndërsa 1090 kanë mbetur pa u ekzekutuar, përfshirë 298 burgime, 220 gjoba dhe 572 dënime alternative”, u shpreh Çela, teksa nënvizoi se, prokurorët kanë zhvilluar hetime proaktive në 405 procedime penale, duke rezultuar në arrestimin ose ndalimin e 354 personave.

    Sipas tij, 67 procedime janë transferuar te Prokuroria e Posaçme për krim të organizuar dhe korrupsion, prej të cilave 61 janë pranuar, duke reflektuar bashkëpunimin efektiv ndërinstitucional.

    Referuar Raportit 2024, Çela tha se, ka një rritje të ndjekjes penale dhe një fokus të veçantë te krimi ekonomik, krimi i organizuar dhe korrupsioni.

    “Gjatë vitit 2024, prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm regjistruan 569 procedime për korrupsion dhe detyrë me 160 të pandehur, ndërsa 157 procedime me 234 të pandehur u dërguan për gjykim, duke shënuar rritje prej 4,84% krahasuar me 2023. Janë kryer hetime proaktive dhe arrestime të 25 personave të dyshuar për korrupsion dhe krime të lidhura me detyrën. Nga 61 procedime të transferuara te Prokuroria e Posaçme, 39 u regjistruan për korrupsion në nivele të larta”, theksoi Çela.

    Ai vuri në dukje se për veprën penale të pastrimit të parave janë kryer 190 hetime, me 234 pasuri të sekuestruara vlerësuar mbi 290 milionë lekë dhe 48 milionë euro, ndërsa janë konfiskuar 89 pasuri kriminale me vlerë mbi 163 milionë lekë.

    Prokurori i Përgjithshëm tha se, rritje ka pasur edhe te dhuna në familje, me 1656 procedime dhe 1238 të pandehur, si dhe te krimet kundër jetës, ku numri i vrasjeve me dashje është trefishuar krahasuar me vitin 2023.

    Sa i takon intensifikimit të bashkëpunimit me autoritetet gjyqësore të huaja, Çela veçoi bashkëpunimin me Belgjikën dhe Holandën, për luftën ndaj pastrimit të parave dhe krimeve të rënda.

    “Ekstradimet nga Shqipëria u rritën 38%, letërporositë nga jashtë 39%, ndërsa njohjet e vendimeve penale të huaja u rritën 6%. Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Spanjën dhe Kosovën, dhe aktualisht ka 20 transferime aktive të të dënuarve nga Mbretëria e Bashkuar”, tha ai, ndërsa vuri në dukje se, “në fushën e dekriminalizimit, janë kryer verifikime të thelluara për 132 subjekte, me 64 procese të reja, ku 13 raste u referuan për dyshim për falsifikim dokumentesh”.

    Çela u ndal edhe tek investimet për përmirësimin e infrastrukturës në sistemin e drejtësisë.

    “Jemi duke përfunduar rikonstruksionin e Prokurorisë Dibër dhe duke planifikuar zgjerime në Fier, Gjirokastër, Vlorë dhe Durrës. Problematike mbeten ambientet e Durrësit dhe Sarandës dhe ruajtja e arkivave. Nga viti 2025 do të nisë ngritja e sistemit të menaxhimit të çështjeve me mbështetje të BE, i cili pritet të përfundojë në 2028”, u shpreh ai.

    Prokurori i Përgjithshëm deklaroi gjatë fjalës së tij se, “Prokuroria ka shpallur prioritet forcimin e kapaciteteve të saj, koordinimin me agjencitë ligjzbatuese dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, për të ndjekur penalisht krimet e rënda, korrupsionin dhe pastrimin e parave”.

    Synohet gjithashtu përmirësimi i infrastrukturës, transparenca dhe respektimi i të drejtave të qytetarëve, si dhe avancimi në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, u shpreh Çela.

  • Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Irena Gjoka? Ja si përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm

    Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Irena Gjoka? Ja si përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çelaj, tha se periudha e verifikimit të çështjes së gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, nuk ka afat.
    “Gjykata e Posaçme rezulton e dënuar në Greqi. Po, përbën vepër penale deklarimi i të dhënave të rreme në formularin e dekriminalizimit. Ne rezultatin e verifikimit ia dërgojmë atij që e ka kërkuar. Procesi i verifikimit nuk ka afat, zgjatet sa herë që është e nevojshme. Ligji na ngarkon të bëjmë verifikim të plotë. Në rastin në fjalë çështja lidhet me kthimin e përgjigjeve ndaj letërporosive, që nuk janë në dorën tonë”, tha Çelaj gjatë raportimit në Parlament.

  • KLGJ cakton 42 gjyqtarë të rinj pas tre muajsh pritje, ndarja sipas gjykatave

    KLGJ cakton 42 gjyqtarë të rinj pas tre muajsh pritje, ndarja sipas gjykatave

    Pas një pritjeje tre mujore, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar dje 42 gjyqtarë të rinj në 11 gjykata të vendit, në një përpjekje për të mbushur boshllëqet e mëdha që ka shkaktuar vettingu në sistemin gjyqësor shqiptar. Emërimet janë bërë që më 31 korrik, por vetëm sot është bërë shpërndarja konkrete, ndërsa ceremonia e betimit pritet të zhvillohet nesër. Gjyqtarët e rinj janë shpërndarë në qytetet Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Sarandë, Shkodër, Vlorë dhe Lushnjë. Numri më i lartë i emërimeve është në Elbasan dhe Fier me nga 7 gjyqtarë secila.
    Gjykata Administrative e Lushnjës përfiton gjithashtu 7 magjistratë, ndërsa qytete të tjera si Saranda, Gjirokastra dhe Kukësi marrin vetëm nga 1 ose 2 gjyqtarë. Pavarësisht këtij përforcimi të pjesshëm, bilanci mbetet i zymtë. Aktualisht, vetëm 307 gjyqtarë janë efektivisht në detyrë nga 417 që kërkohen sipas organikës. Situata më alarmante është në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, që duhet të ketë 78 gjyqtarë, por edhe pas këtyre emërimeve, mbeten ende 67 vende bosh në të gjithë sistemin. Përballë një sistemi drejtësie që funksionon me më pak se 70% të kapacitetit, këto emërime janë vetëm një hap i vonuar drejt rikuperimit. Nëse mungesat nuk mbushen me ritme më të shpejta, qytetarët do të vazhdojnë të përballen me vonesa të pajustifikueshme në marrjen e drejtësisë.
    Emrat e emëruar

    Ilva Hamzaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
    Enxhi Konini në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
    Denis Frroku në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
    Artur Prenga në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
    Dorina Dedja në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
    Embro Ahmetaj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
    Klaudio Gica në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
    Bruno Hoxha në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
    Etien Isak në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;
    Drenica Demiraj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
    Lorela Kadra në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
    Enea Sheqi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
    Ilda Shebegu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
    Renata Kocaqi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;
    Artili Mandro në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
    Elisabeta Nezaj (Muja) në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
    Migena Kosta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
    Artenis Hysi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
    Majlinda Myftaraj në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
    Elidjana Bregu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
    Taulant Liço në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
    Valentina Halilaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
    Bora Shaholli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
    Migena Kurti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
    Kejsi Kosta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
    Eueda Toska në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;
    Alfred Vokrri në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
    Elkida Olldashi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
    Emiljano Hajna në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;
    Zamira Lila në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
    Ketjona Kaçupi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
    Albert Spahiu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
    Ermira Shkreta në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
    Jola Sado në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
    Laida Dyrmishi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
    Ferdi Grapshi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;
    Suzana Cena në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;
    Elarinda Xhindi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
    Gentjan Sallahu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
    Donald Kota në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë;
    Arnaldo Biçoku në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër;
    Romena Qamo në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

  • KLGJ emëron 42 gjyqtarë të rinj

    KLGJ emëron 42 gjyqtarë të rinj

    Kronikë E Mërkurë, 22 Tetor 2025 17:36
    Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët i bashkohen sistemit gjyqësor. KLGJ i ka shpërndarë gjyqtarët e rinj në 11 gjykata në qytetet e Beratit, Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit dhe Lezhës.
    Emërimi i tyre si gjyqtarë u krye më 31 korrik, ndërsa caktimi konkret në gjykata është bërë sot, pas gati tre muajsh. Këshilli do të organizojë nesër ceremoninë e betimit të 42 gjyqtarëve të rinj, të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2022-2025.

    Shpërndarja e gjyqtarëve është si në vijim: tre në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat; shtatë në gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan; shtatë në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier; dy në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër; dy në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

    Po ashtu dy gjyqtarë u caktuan në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës; katër në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë; një në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë; pesë në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër; dy në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë; shtatë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.

  • KLGJ cakton në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, shpërndarja në 11 Gjykata! Nesër pritet betimi

    KLGJ cakton në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, shpërndarja në 11 Gjykata! Nesër pritet betimi

    Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët janë shpërndarë në 11 në Gjykata. KLGJ i ka shpërndarë gjyqtarët e rinj në gjykatat në qytetet e Beratit, Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit dhe Lezhës. 

    Emërimi i tyre si gjyqtarë u krye më 31 korrik, ndërsa caktimi konkret në gjykata është bërë sot, pas gati tre muajsh. Ceremonia e betimit të tyre pritet të zhvillohet ditën e nesërme. 

    Njoftimi i KLGJ: 

    ‘Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ miratoi të mërkurën projekt-vendimet për caktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, që përfunduan Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2024-2025. Emërimi i tyre si magjistratë gjyqtarë u krye më 31 korrik, por caktimi në detyrë është bërë vetëm sot, pas gati 3 muajsh. Ceremonia e betimit pritet të bëhet nesër. 

    Shpërndarja e gjyqtarëve është si më poshtë: i) tre pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat; ii) shtatë pozicione e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, iii) shtatë pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier; iv) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër; v) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. vi) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;vii) katër pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;viii)një pozicion në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë; ix) pesë pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër; x) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë; xi) shtatë pozicione në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë’, thuhet në njoftim. 

    Prej vettingut, gjykatave në vend që sipas organikës duhet të kishin 417 gjyqtarë kanë vetëm 308 gjyqtarë të emëruar, nga të cilët janë efektivisht në detyrë 265. Në situatë më dramatike shfaqet Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, që duhet të ketë në përbërje 78 gjyqtarë. Me caktimin e magjistratëve të rinj, numri i gjyqtarëve efiktivisht në detyrë shkon në 307, ndërsa i të emëruarve shkon 350. Mbeten ende edhe 67 vende vakante në gjykata. 

    Shpërndarja e magjistratëve në 11 gjykata 

    -3 në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat 

    -7 në Elbasan 

    -7 në Fier 

    -2 në Gjirokastër 

    -2 në Korçë 

    -2 në Kukës

    -4 në Lezhë 

    -1 në Sarandë 

    -5 në Shkodër 

    2 në Vlorë 

    -7 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë. 

  • KLGJ emëron 42 magjistratë të rinj, shtohen gjyqtarët në 11 qarqe

    KLGJ emëron 42 magjistratë të rinj, shtohen gjyqtarët në 11 qarqe

    KLGJ miratoi këtë të mërkurë projekt-vendimet për caktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, të cilët përfunduan me sukses Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2024-2025.
    Pas gati tre muajsh nga emërimi formal më 31 korrik, magjistratët marrin detyrën nëpër gjykatat e nivelit të parë në 11 qarqe të vendit, në një përpjekje për të adresuar mungesën e theksuar të gjyqtarëve në sistemin drejtësor shqiptar.
    Ceremonia zyrtare e betimit pritet të zhvillohet të enjten.
    Njoftimi i KLGJ:
    Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ miratoi të mërkurën projekt-vendimet për caktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, që përfunduan Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2024-2025. Emërimi i tyre si magjistratë gjyqtarë u krye më 31 korrik, por caktimi në detyrë është bërë vetëm sot, pas gati 3 muajsh. Ceremonia e betimit pritet të bëhet nesër.
    Shpërndarja e gjyqtarëve është si më poshtë: i) tre pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat; ii) shtatë pozicione e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, iii) shtatë pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier; iv) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër; v) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
    vi) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës; vii) katër pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë; viii)një pozicion në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë; ix) pesë pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër; x) dy pozicione në Gjykatën e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë; xi) shtatë pozicione në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.
    Prej vettingut, gjykatave në vend që sipas organikës duhet të kishin 417 gjyqtarë kanë vetëm 308 gjyqtarë të emëruar, nga të cilët janë efektivisht në detyrë 265. Në situatë më dramatike shfaqet Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, që duhet të ketë në përbërje 78 gjyqtarë. Me caktimin e magjistratëve të rinj, numri i gjyqtarëve efiktivisht në detyrë shkon në 307, ndërsa i të emëruarve shkon 350. Mbeten ende edhe 67 vende vakante në gjykata.
    Shpërndarja e magjistratëve në 11 gjykata-3 në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat-7 në Elbasan-7 në Fier-2 në Gjirokastër-2 në Korçë·2 në Kukës-4 në Lezhë-1 në Sarandë-5 në Shkodër2 në Vlorë-7 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë.

  • Operacioni “FAST”, Gjykata e Elbasanit cakton masat e sigurisë për 14 të ndaluarit

    Operacioni “FAST”, Gjykata e Elbasanit cakton masat e sigurisë për 14 të ndaluarit

    Sot, më datë 17 tetor 2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal për 14 persona të ndaluar në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”.
    Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja znj. Megi Strakosha, pasi shqyrtoi çështjen në themel, vendosi si më poshtë:
    Masa “Arrest në burg”, sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale, u caktua për 5 persona:
    – S.M.
    – A.K.
    – M.S.
    – E.Ç.
    – E.D.
    Masa “Arrest në shtëpi”, me afat 60-ditor, u caktua për shtetasin E.T., sipas nenit 237 të K.Pr.Penale.
    Masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të K.Pr.Penale, u caktua për 8 persona:
    – H.M.
    – E.C.
    – T.Z.
    – B.M.
    – B.H.
    – J.M.
    – A.D.
    – (për E.T. në kuadër të një mase shtesë)
    Afatet e paraqitjes së tyre në organet e policisë gjyqësore janë të ndryshme, nga një herë në muaj deri në dy herë në muaj, në përputhje me vendimin gjyqësor.
    Për të miturin J.Z., gjykata vlerësoi të paligjshëm arrestimin në flagrancë dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij, raporton për Klan News, gazetari Fatos Salliu.
    Gjithashtu, u urdhërua lirimi i menjëhershëm i personave ndaj të cilëve nuk është caktuar masa “arrest në burg” apo “arrest në shtëpi”, nëse nuk mbahen për shkak të ndonjë procedimi tjetër penal.
    Për zbatimin e vendimit ngarkohen Policia Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
    Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të tij.

  • Vendimi/ Qeveria miraton përbërjen dhe detyrat e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit

    Vendimi/ Qeveria miraton përbërjen dhe detyrat e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit

    Këshilli i Ministrave ka miratuar përbërjen dhe detyrat e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit, i cili kryesohet nga Koordinatori Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit dhe përfshin përfaqësues të Forcave të Armatosura, ministrive kyçe, autoriteteve publike dhe institucioneve të emergjencës. 

    Në VKM qartësohet se detyrat kryesore të Komitetit janë hartimi dhe rishikimi i politikave dhe strategjive kombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit. 

    Po ashtu, detyrë thelbësore e Komitetit është bashkëpunimi me autoritetet civile, ushtarake dhe organizatat ndërkombëtare për operacione efektive SAR. 

    Mbledhjet e Komitetit do të zhvillohen të paktën dy herë në vit dhe sipas nevojës në raste emergjencash. Sekretari Teknik siguron organizimin dhe mbështetjen teknike për funksionimin e Komitetit. 

    VKM:  

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 4/1, të ligjit nr.10435, datë 23.6.2011, “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit (SAR) në Republikën e Shqipërisë në rast aksidentesh ajrore dhe detare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave 

    V E N D O S I: 

    1. Përcaktimin e përbërjes dhe të detyrave të Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit (në vijim Komiteti).
    2. Komiteti kryesohet nga Koordinatori Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit dhe ka në përbërje këta anëtarë
    3. a) Komandantin e Forcës Ajrore;
    4. b) Komandantin e Forcës Detare;
    5. c) Komandantin e Forcës Tokësore;

     ç) Kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit; 

    d) Një përfaqësues të nivelit të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme;

    dh) Një përfaqësues të nivelit të lartë drejtues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë;

    e) Një përfaqësues të nivelit të lartë drejtues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale;

    ë) Një përfaqësues të nivelit të lartë drejtues nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme; 

    f) Drejtorin e Përgjithshëm tëAlbcontrol-it;

    g) Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Doganave dhe një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me funksionmenaxherialdhe teknik të fushës në Departamentin Operativo-Hetimor; 

    gj)  Drejtorin e Përgjithshëm të Rezervave Materiale të Shtetit;

    h) Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;

    i)   Drejtorin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore;

    j)   Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;

    k)   Drejtorin ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil;

    l)   Drejtorin e Përgjithshëm të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin;

    ll)   Drejtorin e Përgjithshëm të Autoriteti Kombëtar të Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil;

    m) Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare;

    n)  Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit;

    nj) Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq Shqiptar.

    Komiteti kryen këto detyra:

    a) Planifikon dhe zhvillon politika kombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit;

    b) Harton politika dhe strategji në fushën e kërkim-shpëtimit;

    c) Rishikon politikat dhe strategjitë në fushën e kërkim-shpëtimit;

    ç) Bashkëpunon me autoritetet dhe organizatat civile apo ushtarake për zhvillimin me efektivitet të politikave e të strategjive të shërbimit të kërkim-shpëtimit (SAR); 

    d) Monitoron zbatimin e politikave e të strategjive, me qëllim rritjen e efektivitetit të përgjithshëm dhe efikasitetin e shërbimeve SAR;

    dh) Promovon politikat dhe programet e sigurisë për të ndihmuar qytetarët të shmangin ose të përballen me situatat në rastet e aksidenteve ajrore e detare;

    e) Zhvillon kërkimet për planet, politikat, manualet, kërkesat dhe standardet e kërkim-shpëtimit;

    ë) Orienton politika për trajnimin dhe aftësimin e personelit të përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit; 

    f) Bashkëpunon me organizata dhe agjenci ndërkombëtare për zhvillimin e politikave dhe aktiviteteve të përbashkëta në fushën e kërkim-shpëtimit.

    1. Me qëllim përmbushjen e detyrave, të përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi, kryetari i Komitetit cakton mbledhjet e rregullta periodike, jo më pak se 2 (dy) herë në vit dhe të jashtëzakonshme, sipas rastit në ngjarje madhore, në rast operacionesh masive për aksidentet ajrore e detare.
    2. Me miratimin e anëtarëve të Komitetit, sipas nevojës, në mbledhjet e Komitetit ftohen ekspertë të fushës për të dhënë kontributin e tyre në situata të veçanta.
    3. Sekretar teknik i Komitetit caktohet një përfaqësues nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit.
    4. Sekretari teknik i Komitetit kryen këto detyra:
    5. a) Siguron organizimin dhe funksionimin efikas të Komitetit;
    6. b) Siguron mbështetjen teknike për zhvillimin e takimeve dhe të proceseve të lidhura me funksionimin e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit;
    7. c) Siguron përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve të agjendës përkatëse për mbledhjen e Komitetit, 5 (pesë) ditë pune përpara takimit;

    ç) Bashkërendon veprimtarinë midis agjencive dhe institucioneve të përfshira në Komitet; 

    1. d) Përditëson situatën dhe siguron informacion të saktë për operacionet e kërkim-shpëtimit;
    2. dh) Bën dokumentimin e aktivitetit dhe të takimeve të Komitetit.
    3. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes dhe Komiteti Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit për zbatimin e këtij vendimi.

         Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

  • “Represiv!”/ BIRN: Prokurori i Përgjithshëm rrëzon draftin për Kodin e ri Penal

    “Represiv!”/ BIRN: Prokurori i Përgjithshëm rrëzon draftin për Kodin e ri Penal

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, kritikoi draft-kodin e ri Penal të inicuar nga Ministria e Drejtësisë, duke e quajtur represiv në përmbatje dhe joserioz në hartim.
    Duke raportuar të martën para Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Çela, tha se Kodi Penal në fuqi mund të ketë pasur nevojë për përmirësime, por jo ndryshim të bazave të tij, duke e gjetur të pabazuar argumentin e përdorur nga nismëtarët se kodi në fuqi është i vjetëruar pasi është miratuar nga viti 1995
    “Fryma është represive, përderisa shtohen dispozita dhe norma që bëjnë të dënueshme sjellje të caktuara shoqërore. Tani pyetja është; kjo është ideja e hartuesit, apo kjo është një politikë që u ngarkua nga qeveria, Ministria e Drejtësisë apo Komisioni i Ligjeve, si erdhëm në këtë pikë?”- argumentoi Çela para deputetëve.
    Sipas Çelës, nuk mund të kalohet nga një kod me rreth 400 nene në një kod me mbi 900 nene se duket sikur në shoqërinë shqiptare paska pasur një paligjshmëri të madhe dhe shumë veprime që kanë qenë të padënuara, do të dënohen.
    Më tej kryeprokurori argumentoi se ka një problem në konceptimin e draftit.
    “Nuk jemi në gjendje të rishkruajmë normat, kjo është e pamundur. Duhet të kishte një dokument të politikës mbi të cilën të ndërtohej akti,” tha ai.
    Sipas tij, ka munguar përcaktimi i drejtë i metodologjisë se si do të organizohej puna në përgatitjen e draftit, duhej të përcaktoheshin nevojat para se të niste puna për draftin.
    Ai i cilësoi të padobishme tryezat e konsultimeve nëpër rrethe me prokurorët, duke shtuar se kjo ishte përgjegjësi institucionale që ka nevojë për metodologji dhe jo tryeza.
    “Nëse duam të bëjmë diçka serioze duhet ngritur një grup ekspertësh dhe t’i bëjmë një vlerësim, pa qenë ata që e kanë bërë se janë të njëanshëm në vlerësim,” propozoi më tej ai.
    Drafti i një kodi të ri penal që u bë publik në verë nga qeveria si një punë e ekspertëve të drejtësisë, ndërsa drejtori i Shkollës së Magistraturës, ish-kryeprokurori Arben Rakipi, mori në mbrojtje hartimin e neneve në dokument, të cilat u kundërshtuan menjëherë nga shoqëria civile.
    Ky draft ndër të tjera u kritikua sepse kriminalizon shpifjen dhe zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë.
    Organizatat e lirisë së medias kërkuan ndryshimin e dispozitave që lidhen me shpifjen duke shprehur shqetësim se ato cënojnë lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe bien në kundërshtim me standardet europiane./ BIRN