Tag: përgjithshëm

  • Gara e 11 Majit/ PD thirrje KQZ-së: Përjashto nga lista e PS-së drejtorin e Arkivës, Ardit Bido

    Gara e 11 Majit/ PD thirrje KQZ-së: Përjashto nga lista e PS-së drejtorin e Arkivës, Ardit Bido

    Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka denoncuar sot se Ardit Bido, pjesë e listave të PD-së për zgjedhjet e 11 Majit bën fushatë për deputet duke qenë ende në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave.
    “Ardit Bido, i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, prej 12 Marsit kandidon tashmë si deputet i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, në zgjedhjet e 11 Majit.
    Me anë të udhërit nr.207, datë 12 Mars 2025, Ardit Bido, urdhëron zëvendësdrejtorin në ngarkimin e përkohshëm në detyrë, pra zëvendësimin e titullarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, për shkak të mungesës me arsye të tij, me përjashtim të kompetencave të ngarkuara te drejtues të tjerë me urdhra të posaçëm përgjatë vitit 2025.
    Ngarkimi i përkohshëm në detyrë, zëvendësimi do të ushtrohet nga data 12 Mars 2025 deri në kthimin në detyrë të titullarit, pra titullari vazhdon ta mbajë funksionin e tij. Ndërkohë Kodi Zgjedhor në nenin 63 subjektet zgjedhore dhe kandidatët pika 4/g citon:
    Përveç kushteve të parashikuara në pikën 3, nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen pa hequr dorë më parë nga detyra:g) zyrtarët e lartë të administratës shtetërore të përcaktuar me ligj.
    Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, i cili konsiderohet zyrtar i lartë sipas kuptimit që i jep ligji shqiptar.
    Ky status buron nga:
    Ligj nr. 9154, datë 6.11.2003 “PËR ARKIVAT” i ndryshuar, neni 10 dhe neni 12;Ligj nr.152/2013 “Për Shërbimin Civil” i ndryshuar, neni 19 pika 4;3.Ligj nr.9049, datë 10.04.2003 Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa nëpunësve Publikë, neni 3.
    ndodhet gjithashtu në kushtet e mundësisë së shkeljes së nenit 91 të Kodit Zgjedhor për ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore duke përfituar nga përdorimi i aseteve, çdo burim njerëzor i institucionit për qëllime zgjedhore, si dhe ushtrojë presion ndaj tyre për këtë qëllim.
    Në këto kushte, Partia Demokratike kërkon nga KQZ të heqë nga kandidimi Ardit Bidon si kandidat të konfirmuar të PS , por i pa dorëhequr me vetëdije” tha ajo.

  • Ndërhyrjet në sistemin TIMS, Prokuroria mbyll hetimet për ish-drejtorin e IT, zbulohet si…

    Ndërhyrjet në sistemin TIMS, Prokuroria mbyll hetimet për ish-drejtorin e IT, zbulohet si…

    Njoftimi nga Prokuroria e Tiranës
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq të pandehurin E.Muça, aktualisht me masë sigurimi ‘Arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘Hyrje e paautorizuar kompjuterike’.

    Prokuroria bën me dije se nga tërësia e veprimeve hetimore për çështjen rezultoi se Muça, në lidhje me procedurat e backup dhe ekstraktimin e të dhënave, nuk ka informuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nuk ka një informacion, memo informuese, plan veprimi për problematikat e konstatuara dhe veprimet e ndërmarra për rregullimin e tyre.
    Muça ka urdhëruar punonjësit për hapjen e portave USB. Veprimet janë kryer prej tij deri në orët e vona të natës dhe në godinë janë futur persona të paautorizuar për të asistuar në procesin e back up, konkretisht shtetasi K. M; jo pjesë e stafit, shpeshherë ka hyrë me pinin personal të një punonjësi tjetër jo prezent.
    Gjithashtu, vërtetohet qartësisht lidhja midis pajisjes hard disk të sekuestruar me kompjuterin e identifikuar të lidhur me serverat; lidhje e realizuar për të mundësuar kryerjen e një procesi back up manual, duke eksportuar të dhëna në hard disk.
    Proces, i cili nuk ka pse të kryhet pasi vetë sistemi automatikisht bën dy back-up-e, për më tepër në pajisjen hard disk të sekuestruar evidentohen gjurmë të procesit të back up. Sa më sipër, hyrja e paautorizuar kompjuterike është realizuar. Pas hapjes së portave USB, procesi i back up ka filluar, vijuar, por nuk është përfunduar plotësisht.
    Lidhur me veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilin gjithashtu është regjistruar procedimi penal nr.5404/2023 është vendosur ndarja e çështjes.