Tag: përgjithshëm

  • Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Duam një Ballkan të qetë dhe të qëndrueshëm

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Duam një Ballkan të qetë dhe të qëndrueshëm

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në fjalën e tij para Samitit dyditor që po mbahet në Bruksel, tha se duan një Ballkan Perëndimor i qetë dhe i qëndrueshëm mbetet në fokus.  ”Është një nga çështje që jemi fokusuar të gjithë. Siç edhe e dini, unë kam qenë në Sarajevë dhe në Prishtinë, së fundmi kisha edhe diskutime edhe me presidentin e Serbisë këtu në Bruksel. Kështu ne si NATO, jemi goxha të involvuar dhe duam të sigurohemi që Ballkani Perëndimor të jetë stabël dhe i sigurt bashkë edhe me pesë aleatët tanë: Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Kroacinë dhe Shqipërinë”.
     

  • SPAK: Hakerat tentuan të hyjnë në adresat e e-maileve të prokurorëve, nuk kanë hyrë dot në dosjet hetimore

    SPAK: Hakerat tentuan të hyjnë në adresat e e-maileve të prokurorëve, nuk kanë hyrë dot në dosjet hetimore

    SPAK ka reaguar këtë të enjte me një njoftim zyrtar në lidhje me hakerimin e e-maile-ve të disa prokurorëve të kësaj strukture.
    Sipas SPAK më datën 12 mars 2025 u mor informacion për një tentativë të paligjshme për të ndërhyrë në adresat e e-maileve të prokurorëve.
    Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se ndërhyrja ka prekur vetëm disa adresa e-mail dhe jo sistemin e përgjithshëm të IT-së, ndërsa po ashtu tentativat për të marrë akses në dosjet hetimore dhe për të depërtuar në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë, Altin Dumani, kanë dështuar.
    Njoftimi i plotë i SPAK:
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm.
    Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacënuar.
    Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit.
    Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore.
    Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.
    Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë.
    Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.
    Prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato.
    Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet.
    Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin e brendshëm administrativ, i cili konfirmoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar.
    Njëkohësisht, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemeve i përgjithshëm i IT-së të institucionit.
    Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.
    SPAK siguron publikun dhe të gjitha palët e interesuara se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet, të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së institucionit.
    Hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal.

  • Arritën të hyjnë në e-mailin e Altin Dumanit? SPAK: Në sistemin e përgjithshëm të IT-së…

    Arritën të hyjnë në e-mailin e Altin Dumanit? SPAK: Në sistemin e përgjithshëm të IT-së…

    Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit.
    Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore.
    Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

    Top Channel

  • Dosje të vjedhura nga SPAK? Lala nxjerr detaje: Sekretari i Përgjithshëm i një ministrie shpërndante materialet

    Dosje të vjedhura nga SPAK? Lala nxjerr detaje: Sekretari i Përgjithshëm i një ministrie shpërndante materialet

    Gazetarja Klodiana Lala ka treguar disa detaje në lidhje me hakerimin e sistemit të SPAK. E ftuar mbremjen e djeshme ne nje emision televiziv, Lala tha se në lidhje me këtë rast është thirrur në SPAK edhe një Sekretar i Përgjithshëm i një ministrie që dyshohet se ka bërë shpërndarje materialesh të prokurorisë. Po ashtu Lala theksoi se prokurorët kanë bërë kontrolle në zyrën dhe banesën e një ish-zyrtari të lartë.
    “Është thirrur edhe një Sekretar i Përgjithshëm i një ministrie që po ashtu ka bërë shpërndarje materialesh të SPAK-ut. I është këqyrur telefoni dhe janë marrë të dhënat. Është bërë kontroll në banesën dhe në zyrën e një ish-zyrtari të lartë ta saktësoj i cili ka shërbyer në disa poste kryesore dhe kyçe në administratën shqiptare. Në këndvështrimin tim dy personat e arrestuar mendoj që janë thjesht një pjesë e hallkës ose njerëzit që janë pjesa e fundit e gjithë kësaj.
    Unë mendoj që aty bëhet fjalë për një skemë mafioze që sigurisht ka një mendje shumë të thellë dhe që kjo çështje do të ishte për shantazh jo vetëm të njerëzve të politikës, por edhe ndaj njerëzve të biznesit, sigurisht që ndaj atyre materialeve mund të përdoreshin për gjobvënie, shantazh në prag të fushatës zgjedhore, mund të përdoreshin për të dëmtuar reputacionin e SPAK-ut, për të dëmtuar prokurorë të caktuar”, tha Lala.

  • Dosje të vjedhura nga SPAK? Lala: Sekretari i Përgjithshëm i një ministrie shpërndante materialet

    Dosje të vjedhura nga SPAK? Lala: Sekretari i Përgjithshëm i një ministrie shpërndante materialet

    Gazetarja Klodiana Lala ka treguar disa detaje në lidhje me hakerimin e sistemit të SPAK. E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tha se në lidhje me këtë rast është thirrur në SPAK edhe një Sekretar i Përgjithshëm i një ministrie që dyshohet se ka bërë shpërndarje materialesh të prokurorisë. Po ashtu Lala theksoi se prokurorët kanë bërë kontrolle në zyrën dhe banesën e një ish-zyrtari të lartë.

    “Është thirrur edhe një Sekretar i Përgjithshëm i një ministrie që po ashtu ka bërë shpërndarje materialesh të SPAK-ut. I është këqyrur telefoni dhe janë marrë të dhënat. Është bërë kontroll në banesën dhe në zyrën e një ish-zyrtari të lartë ta saktësoj i cili ka shërbyer në disa poste kryesore dhe kyçe në administratën shqiptare. Në këndvështrimin tim dy personat e arrestuar mendoj që janë thjesht një pjesë e hallkës ose njerëzit që janë pjesa e fundit e gjithë kësaj. Unë mendoj që aty bëhet fjalë për një skemë mafioze që sigurisht ka një mendje shumë të thellë dhe që kjo çështje do të ishte për shantazh jo vetëm të njerëzve të politikës, por edhe ndaj njerëzve të biznesit, sigurisht që ndaj atyre materialeve mund të përdoreshin për gjobvënie, shantazh në prag të fushatës zgjedhore, mund të përdoreshin për të dëmtuar reputacionin e SPAK-ut, për të dëmtuar prokurorë të caktuar”, tha Lala.

  • Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci! Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Aleatët vendosin në mënyrë individuale

    Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci! Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Aleatët vendosin në mënyrë individuale

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka shpjeguar se si udhëheqës i Aleancës së Atlantikut të Veriut nuk do të japë komente mbi marrëveshjen e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, ai theksoi se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është një shqetësim i madh për NATO-n, dhe për këtë arsye Aleanca është e pranishme në Kosovë me forcat e KFOR-it.
    Rutte theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis pesë aleatëve të NATO-s në rajon – Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Sllovenisë – për të siguruar stabilitetin. Ai gjithashtu nënvizoi se autorët e sulmit në Banjskë dhe ata që sulmuan pjesëtarët e KFOR-it në veri të Kosovës në vitin 2023 duhet të përballen me drejtësinë, dhe se kjo është përgjegjësi e autoriteteve serbe.
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se duhet të bëhen përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur stabilitetin e situatës në Kosovë. Ai shtoi se situata e sigurisë është monitoruar nga NATO sistematikisht që nga vitin 1999 dhe se gjendja është përmirësuar, duke bërë thirrje që kjo tendencë të vazhdojë. Rutte gjithashtu përmendi se ka diskutuar për këto çështje edhe me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, si gjatë bisedave telefonike, ashtu edhe gjatë një takimi në Bruksel.

  • Rihapet gara për Drejtor të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues i RTSH rrëzon procedurat e 6 janarit

    Rihapet gara për Drejtor të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues i RTSH rrëzon procedurat e 6 janarit

    Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vendosi me të gjitha votat e anëtarëve prezentë të rrëzojë procedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, një procedurë e pezulluar më 30 janar pas kërkesës së Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
    Në mbledhjen e së martës, Këshilli Drejtues vendosi po ashtu të rihapë garën me procedurat që e rinisin atë nga e para.
    Deri në datën 15 prill, të interesuarit do të duhet të paraqesin pranë Radio Televizionit Shqiptar dokumentet e kërkuara sipas procedurave ligjore, që mund të gjenden në faqen zyrtare të RTSH. Më pas, në një mbledhje të dytë, Këshilli Drejtues do t’i shqyrtojë ato.
    “… të miratojë sot hapjen e garës së konkurrimit për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit publik Shqiptar. Të interesuar do të kenë afat nga nesër deri në datën 15 prill 2025, brenda orarit zyrtar, për të dorëzuar dokumentacionin sipas kritereve të përcaktuara”, u shpreh kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli.
    Anëtarët e vlerësuan menaxhimin e deritanishëm në këtë periudhë tranzicioni të institucionit. Një pikë tjetër e rëndësishme e mbledhjes ishte miratimi i projektbuxhetit të RTSH.

  • Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit: Bota të ndjekë shembullin e Shqipërisë për tolerancën ndërfetare

    Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit: Bota të ndjekë shembullin e Shqipërisë për tolerancën ndërfetare

    Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit, Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa mori pjesë në faljen e namazit në sheshin Skënderbej në Tiranë.
    Ai në një deklaratë për mediat vlerësoi vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, duke theksuar se ky shembull duhet që ndiqet nga e gjitha bota.
    “Sot e dimë shumë mirë se kemi konflikte në të katër anët e botës, që herë pas here burojnë nga divergjenca apo mendime të ndryshme, qasjeve të ndryshme që mund të jenë fetare, kulturore, politike dhe të tjera. Ndaj bota ka nevojë që të ndjekë shembullin e mrekullueshëm që jep shoqëria shqiptare nëpërmjet vlerave të saj, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare. Vlerat që përmendëm, vlerat e bashkëjetesës, neve në mbarë botën, si bashkëbesimtarë të vëllezërve dhe motrave shqiptarë, na bëjnë të lumtur, të gëzuar dhe mundohemi që t’i promovojmë ato. Mundohemi t’i reklamojmë ato kudo jemi. Prandaj kam edhe një thirrje së fundmi, që këto vlera të mrekullueshme që ju keni dhe manifestoni me shoqërinë tuaj, të bëjmë të pamundurën që të përhapen edhe te brezat dhe brezi i ri, në mënyrë që edhe ai të ecë në hapat e brezave të mëparshëm.
    Ta dini që gjithashtu udhëheqja që keni, përsa i përket vlerave dhe shumllojshmërisë, bashkëjetesës fetare, është udhëheqje pothuajse e përkryer, e mrekullueshme, që ofron maksimumin e shërbimit të saj, që këto vlera të transmetohen, promovohen dhe konservohen te brezat e rinj.”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit.

  • Konglomerati më i madh i luksit në botë: Kush janë dhe me çfarë merren

    Konglomerati më i madh i luksit në botë: Kush janë dhe me çfarë merren

    Trashëgimtari i tij ende nuk është caktuar. Madje nuk dihet as nëse, një ditë, roli i numrit një të konglomeratit më të madh të luksit në botë, i cili është i lidhur fort me pronarin Bernard Arnault (sot 76 vjeç dhe ende shumë larg dëshirës për të dalë në pension), do të kalojë në duart e njërit prej pesë fëmijëve të tij. Apo ndoshta, në krye të LVMH-së do të vijë një menaxher jashtë familjes.

    Ajo që dihet me siguri është se, një herë në muaj, në numrin 22 të Avenue Montaigne, klani Arnault mblidhet për drekë. Rreth një tavoline në katin e fundit të selisë së grupit, disa hapa larg Champs-Élysées, patriarku diskuton për të tashmen dhe të ardhmen e shtëpive të modës së bashku me pesë fëmijët e tij. Dy të parët, Delphine dhe Antoine, kanë lindur nga martesa me Anne Dewavrin; tre të fundit, pra Alexandre, Frédéric dhe Jean, janë fryt i martesës me pianisten kanadeze Hélène Mercier. Të gjithë, përveç më të voglit (vetëm për arsye moshe), janë gjithashtu anëtarë të Bordit të Drejtorëve të LVMH-së dhe mbajnë pozicione të rëndësishme në kompanitë e grupit.

    “Formimi im në biznes filloi kur isha 9 vjeç, gjatë mëngjesit”, ka pohuar i treti nga fëmijët, Alexandre, sipas asaj që ka raportuar New York Times, duke dhënë një pasqyrë të qartë të disiplinës dhe rreptësisë me të cilën ai dhe vëllezërit e tij janë rritur. Ndërmjet studimeve në shkollat më të njohura, mësimeve të pianos dhe testeve të vazhdueshme për të përmirësuar aftësitë matematikore, që i ati i vinte zakonisht çdo mbrëmje para darkës, të gjithë fëmijët e Arnault janë edukuar që të marrin një rol drejtues në biznesin familjar.

    “E shoh veten si një ambasador të trashëgimisë dhe kulturës franceze. Ajo që krijojmë është emblematike. Është e lidhur me Versajën, me Maria Antonuanetën”, ka deklaruar patriarku, i cili, përveçse ka ndryshuar statutin për të zhvendosur kufirin e moshës për CEO-n nga 80 në 85 vjeç, ka strukturuar kompaninë në mënyrë që fëmijët e tij të mos mund të shesin aksionet e tyre për 30 vjet. Kontrolli i LVMH-së është kështu i mbyllur në duart e Arnault-ve deri në vitin 2052. Po me çfarë merren sot pesë trashëgimtarët?

    Delphine Arnault

    Lindur në vitin 1975, e vetmja grua mes pesë trashëgimtarëve, Delphine që nga shkurti 2023 është presidente dhe CEO e Christian Dior Couture. Pasi ka ndjekur studimet në EDHEC Business School në Lille dhe në London School of Economics, ajo bëri hapat e parë në botën e punës te McKinsey, për të hyrë më pas në LVMH duke punuar pranë John Galliano-s. Në vitin 2001 ajo iu bashkua Dior-it, ku, pas shtatë vitesh, mori postin e zëvendësdrejtoreshës së përgjithshme ekzekutive, një pozicion që e mbajti deri në vitin 2013, kur u emërua zëvendësdrejtoreshëe përgjithshme ekzekutive e Louis Vuitton. Dy vite më parë, ajo u bë drejtuese e markës më të rëndësishme të grupit.

    Antoine Arnault

    47 vjeç, Antoine është fëmija i dytë i Bernard Arnault. Që nga viti 2024 ai është president i Berluti, një rol që nga viti 2013 e mban edhe për Loro Piana. Njëkohësisht, ai është edhe drejtor i imazhit dhe mjedisit në LVMH. Më parë ka mbajtur disa pozita në rritje te Louis Vuitton, ku u bashkua në vitin 2000, deri sa u bë drejtor komunikimi (2007-2011). Sa i përket formimit të tij, Antoine ka marrë një diplomë në HEC Paris (École des HautesÉtudes Commerciales), një nga shkollat më prestigjioze të biznesit në Francë, si dhe një master në administrim biznesi në INSEAD.

    Alexandre Arnault

    Vetëm 33 vjeç, në shkurtin e kaluar Alexandre u emërua zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Moët Hennessy, divizioni i verërave dhe pijeve alkoolike i LVMH-së. Pas diplomimit në Inxhinieri Informatike në Télécom ParisTech dhe marrjes së një Masteri në Kërkim dhe Inovacion në École Polytechnique, nga viti 2015 deri në 2016 ai u mor me investimet e grupit, duke luajtur një rol kyç në blerjen e Rimowa (për 800 milionë euro). Për markën e valixheve ai mbajti postin e drejtorit të përgjithshëm, për të kaluar më pas në vitin 2021 në drejtimin e Tiffany & Co. Megjithëse shumë i ri, me një karrierë të spikatur, Alexandre mund të bëhet së shpejti pjesë e bordit të drejtuesve të Moncler, nëse asambleja e aksionarëve e planifikuar për 16 prill miraton bordin e ri.

    Frédéric Arnault

    I lindur në vitin 1995, Frédéric u emërua drejtor i përgjithshëm i Loro Piana vetëm disa ditë më parë. Deri tani, djali i katërt i Bernard Arnault ishte përqendruar kryesisht te orët, duke qenë drejtor i përgjithshëm i divizionit të orëve, që përfshin markat Hublot, Zenith dhe TAG Heuer (këtë të fundit e drejtoi si drejtor i përgjithshëm nga viti 2020). Pas diplomimit për Matematikë të Aplikuar dhe të Llogaritshme në École Polytechnique (të cilën e ka ndjekur edhe babai i tij), ai bëri hapat e parë në botën e punës fillimisht te McKinsey, e më pas te Facebook (tani Meta) në departamentin e inteligjencës artificiale. Tani, nga IA-ja, ai ka kaluar te kashmiri.

    Jean Arnault

    Më i riu mes trashëgimtarëve, Jean (i lindur në vitin 1998), është i vetmi që ende nuk ka një vend në bordin e LVMH. Kjo zgjedhje ka të bëjë thjesht me moshën dhe nuk lidhet me ndonjë mungesë besimi nga ana e babait. Përkundrazi. Që nga viti 2022, ai mban postin e drejtorit të orëve për Louis Vuitton, një markë për të cilën ka punuar edhe si drejtor marketingu dhe zhvillimi për orët, si dhe më parë si asistent shitjesh (një përvojë e shkurtër, e realizuar në vitin 2017, siç tregon profili i tij në LinkedIn).

    Sa i përket formimit të tij, Jean Arnault ka marrë një Master në Inxhinieri Mekanike në Imperial College London dhe ka studiuar Matematikë Financiare në Massachusetts Institute ofTechnology (MIT). Një karrierë e ndritur, që është vetëm në fillimet e saj. / Soldout Service – Syri.net

  • “Mban ende postin si Drejtor i Arkivave”, PD i kërkon KQZ përjashtimin e Ardit Bidos nga lista e PS

    “Mban ende postin si Drejtor i Arkivave”, PD i kërkon KQZ përjashtimin e Ardit Bidos nga lista e PS

    Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ-së që të përjashtojë nga lista e PS Ardit Bidon, i cili sipas tyre mban ende detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave.

    Ardit Bido, i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, prej 12 Marsit kandidon tashmë si deputet i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, në zgjedhjet e 11 Majit, thekson në deklaratë zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli.
    “Me anë të udhërit nr.207, datë 12 Mars 2025, Ardit Bido, urdhëron zëvendësdrejtorin në ngarkimin e përkohshëm në detyrë, pra zëvendësimin e titullarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, për shkak të mungesës me arsye të tij, me përjashtim të kompetencave të ngarkuara te drejtues të tjerë me urdhra të posaçëm përgjatë vitit 2025.
    Ngarkimi i përkohshëm në detyrë, zëvendësimi do të ushtrohet nga data 12 Mars 2025 deri në kthimin në detyrë të titullarit, pra titullari vazhdon ta mbajë funksionin e tij.
    Ndërkohë Kodi Zgjedhor në nenin 63 subjektet zgjedhore dhe kandidatët pika 4/g citon:
    4. Përveç kushteve të parashikuara në pikën 3, nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen pa hequr dorë më parë nga detyra:
    g) zyrtarët e lartë të administratës shtetërore të përcaktuar me ligj.Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, i cili konsiderohet zyrtar i lartë sipas kuptimit që i jep ligji shqiptar.
    Ky status buron nga:1. Ligj nr. 9154, datë 6.11.2003 “PËR ARKIVAT” i ndryshuar, neni 10 dhe neni 12;2. Ligj nr.152/2013 “Për Shërbimin Civil” i ndryshuar, neni 19 pika 4;3.Ligj nr.9049, datë 10.04.2003 Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa nëpunësve Publikë, neni 3.
    Ndodhet gjithashtu në kushtet e mundësisë së shkeljes së nenit 91 të Kodit Zgjedhor për ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore duke përfituar nga përdorimi i aseteve, çdo burim njerëzor i institucionit për qëllime zgjedhore, si dhe ushtrojë presion ndaj tyre për këtë qëllim.
    Në këto kushte, Partia Demokratike kërkon nga KQZ të heqë nga kandidimi Ardit Bidon si kandidat të konfirmuar të PS , por i pa dorëhequr me vetëdije”, tha ajo.

    Top Channel