Tag: përgjithshëm

  • Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së: Gaza është bërë tokë e dëshpërimit

    Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së: Gaza është bërë tokë e dëshpërimit

    Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini tha se Rripi i Gazës është kthyer në një tokë dëshpërimi nën sulmet intensive izraelite.
    “Sa kohë do të duhet që fjalët boshe të dënimit të kthehen në veprim për të hequr rrethimin, për të rivendosur armëpushimin dhe për të shpëtuar atë që ka mbetur nga njerëzimi?”, tha Lazzarini në X.
    Ai theksoi se uria po thellohet dhe se kjo është bërë qëllimisht ndërsa Gaza është bërë një vend i dëshpërimit.

    Komisioneri Lazzarini tha se dy milionë njerëz, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, i nënshtrohen dënimit kolektiv. Ai tërhoqi vëmendjen për faktin se të plagosurit, pacientët dhe të moshuarit janë të privuar nga furnizimet dhe kujdesi mjekësor.
    Lazzarini shtoi se organizatat e ndihmave humanitare janë të gatshme të ofrojnë ndihma për palestinezët në Gaza. Sipas tij, kjo përfshin rreth 3.000 kamionë me ndihma të UNRWA-së.
    “Ndihma humanitare po përdoret si mjet pazaresh dhe armë lufte. Rrethimi duhet hequr, ndihma humanitare duhet të vazhdojë, të burgosurit duhet të lirohen dhe duhet të rivendoset armëpushimi”, thuhet në deklaratë.

  • Zgjedhjet, gjobitet sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

    Zgjedhjet, gjobitet sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesat ankimore nr. 9 me objekt “Ankim kundër vendimit të KSHZ për pushimin e hetimit administrativ për denoncimin nr. 52 me denoncues KSHH dhe të denoncuar Bashkia Durrës” dhe nr. 10 , me objekt “Ankim kundër vendimit të KSHZ, për pushimin e hetimit administrativ për denoncimin nr. 51 me denoncues KSHH dhe të denoncuar Bashkia Tiranë”.
    Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesave ankimore. U shqyrtua në seancë publike kërkesa e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve me nr. 3 dhe objekt “Propozim për vendosje sanksioni administrativ, “Për shqyrtimin administrative bazuar në denoncimin nr.24 ID, datë 21.02.2025, të regjistrit të denoncimeve, te Koalicioni Për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara/KRIIK”.

    Në përfundim, KAS pranoi kërkesën e KSHZ, rikualifikoi referencën ligjore për shkeljen, dhe vendosi sanksionin administrativ në masën 3 000 lekë, ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, në detyrë në kohën kur është kryer shkelja.
    U shqyrtua edhe kërkesa nr. 4 e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve regjistruar me objekt “Propozim për vendosje sanksioni administrativ”, në zbatim të vendimit nr. 438 “Për shqyrtimin administrativ” bazuar në denoncimin nr. 55 ID, të regjistrit të denoncimeve, të Qendrës “Qëndresa Qytetare”.
    KAS pranoi kërkesën e KSHZ, rikualifikoi referencën ligjore për shkeljen dhe vendosi sanksionin administrativ në masën 3 000 lekë, ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, në detyrë në kohën kur është kryer shkelja.

  • Gara për drejtorin e përgjithshëm, Këshilli Drejtues i RTSH cakton datën e dëgjesave për kandidatët

    Gara për drejtorin e përgjithshëm, Këshilli Drejtues i RTSH cakton datën e dëgjesave për kandidatët

    Në zbatim të neneve 102, pika 3 dhe 104 të Ligjit nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të Statutit të Radio Televizionit Shqiptar, si dhe të Rregullores për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, Këshilli Drejtues, me vendimin nr. 15, datë 18.04.2025, vendosi të kualifikojë për fazën e dëgjimit të platformës zhvilluese 12 kandidatë, që kanë paraqitur dokumentacionin e plotë dhe përmbushin kriteret e përcaktuara në thirrjen publike.

    Flamur Buçpapaj
    Kliton Rama
    Zoje Jakaj (Marashi)
    Jetmir Shpuza
    Laureta Roshi
    Ermal Hoxha
    Eni Vasili
    Harrila Koçi
    Engjëllush Musai
    Mimoza Haxhiaj
    Elton Metaj
    Enrik Mehmeti

    Faza e dëgjimit do të zhvillohet në një seancë publike, ditën e mërkurë, më datë 23 prill 2025, duke filluar nga ora 11:00, në Sallën e Mbledhjeve, pranë ambienteve të Radio Televizionit Shqiptar, Rr. Ismail Qemali, Nr. 11, Tiranë.
    Secili kandidat do të ketë në dispozicion:

    15 (pesëmbëdhjetë) minuta për paraqitjen e platformës;
    15 (pesëmbëdhjetë) minuta për pyetje dhe përgjigje me anëtarët e Këshillit Drejtues.

    Pjesëmarrja e publikut dhe përfaqësuesve të medies në këtë proces është e mirëpritur, në respekt të parimit të transparencës dhe procesit të drejtë të përzgjedhjes. /rtsh.al/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Kryeprokurorja e Durrësit pret në takim kreun e SPAK, zbardhen detaje nga diskutimi

    Kryeprokurorja e Durrësit pret në takim kreun e SPAK, zbardhen detaje nga diskutimi

    Në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, drejtuesja Suela Beluli, zhvilloi një takim pune me kreun e SPAK, Altin Dumani.
    Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të lartë të DVP Durrës dhe prokurorëve dhe oficerëve të caktuar në Seksionin e Posaçëm të Përkohshëm Kundër Krimit Zgjedhor të Prokurorisë Durrës.
    Ky takim, u organizua në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të SPAK “Mbi komunikimin e ndërsjelltë efikas dhe bashkëpunimin reciprok lidhur me hetimet mbi vepra penale gjatë periudhës zgjedhore të zgjedhjeve të Kuvendit të Shqipërisë 2025”.
    Palët diskutuan rëndësinë e reagimit të shpejtë, koordinimit efektiv dhe ndarjes së informacionit ndërmjet institucioneve, me qëllim identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo veprimi që cenon integritetin e votës së lirë të qytetarëve.

    Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, prokurorëve dhe hetuesve të Prokurorisë së Posaçme do t’u vihen në dispozicion ambiente në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.
    Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jenë të pranishëm në terren dhe të gatshëm për të marrë çdo kallëzim apo informacion nga qytetarët në lidhje me veprimtari të dyshuara penale që lidhen me zgjedhjet. Prania e tyre është një garanci shtesë për transparencën dhe seriozitetin me të cilin institucionet po e trajtojnë këtë proces, ndaj Prokuroria inkurajon çdo qytetar që të bashkëpunojë dhe të raportojë çdo përpjekje që synon të cenojë votën e lirë.
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës riafirmon angazhimin e saj për të bashkëpunuar ngushtësisht me të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm ligjor për të mbrojtur të drejtën e votës dhe integritetin e procesit zgjedhor.

  • Kryeprokurorja e Durrësit pret në takim kreun e SPAK, Altin Dumanin. Flitet për parandalimin e krimeve zgjedhore

    Kryeprokurorja e Durrësit pret në takim kreun e SPAK, Altin Dumanin. Flitet për parandalimin e krimeve zgjedhore

    Në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, drejtuesja Suela Beluli, zhvilloi një takim pune me kreun e SPAK, Altin Dumani. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të lartë të DVP Durrës dhe prokurorëve dhe oficerëve të caktuar në Seksionin e Posaçëm të Përkohshëm Kundër Krimit Zgjedhor të Prokurorisë Durrës.
    Ky takim u organizua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të SPAK ”Mbi komunikimin e ndërsjelltë efikas dhe bashkëpunimin reciprok lidhur me hetimet mbi vepra penale gjatë periudhës zgjedhore të zgjedhjeve të Kuvendit të Shqipërisë 2025”.

    Palët diskutuan rëndësinë e reagimit të shpejtë, koordinimit efektiv dhe ndarjes së informacionit ndërmjet institucioneve, me qëllim identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo veprimi që cenon integritetin e votës së lirë të qytetarëve. Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, prokurorëve dhe hetuesve të Prokurorisë së Posaçme do t’u vihen në dispozicion ambiente në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.
    Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jenë të pranishëm në terren dhe të gatshëm për të marrë çdo kallëzim apo informacion nga qytetarët në lidhje me veprimtari të dyshuara penale që lidhen me zgjedhjet. Prania e tyre është një garanci shtesë për transparencën dhe seriozitetin me të cilin institucionet po e trajtojnë këtë proces, ndaj Prokuroria inkurajon çdo qytetar që të bashkëpunojë dhe të raportojë çdo përpjekje që synon të cenojë votën e lirë.
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës riafirmon angazhimin për të bashkëpunuar ngushtësisht me të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm ligjor për të mbrojtur të drejtën e votës dhe integritetin e procesit zgjedhor.

  • Zyrtarisht kandidat për drejtor i përgjithshëm i RTSH-së, Jetmir Shpuza: Uroj që gara të jetë e ndershme

    Zyrtarisht kandidat për drejtor i përgjithshëm i RTSH-së, Jetmir Shpuza: Uroj që gara të jetë e ndershme

    Jetmir Shpuza ka bërë me dije se është pjesë e garës si kandidat për drejtor i përgjithshëm i RTSH-së. Ai thekson se shpreson që gara të jetë e ndershme. ”RTSH-ja ka gati 8 muaj pa titullar, si një tren i ndalur në stacion në pritje të urdhërit të lëvizjes. Unë kësaj gare i kam hyrë, sepse për mua ky institucion është pasion, është emocion, është mision, është ambicje, është sfidë, është familje”.
    Mesazhi i plotë

    Jam zyrtarisht kandidat për drejtor i përgjithshëm i RTSH-së! Historia e këtyre muajve të garës për kreun e RTSH-së është një thriller i vërtetë me përplasje, votime, ballafaqime, ndërhyrje pa fund, intriga,lobingje dhe interesa politike e jashtë politike, Komisioni i Medias, shkrirja e Këshillit Drejtues, zgjedhja e Këshillit të ri… Gara ndaloi pikërisht në momentin kur unë u kualifikova ndër dy kandidaturat që do shkonin në Këshill për dëgjesën.
    RTSH-ja ka gati 8 muaj pa titullar, si një tren i ndalur në stacion në pritje të urdhërit të lëvizjes. Unë kësaj gare i kam hyrë, sepse për mua ky institucion është pasion, është emocion, është mision, është ambicje, është sfidë, është familje.
    Nga konkurrentët e janarit isha i vetmi që plotësoja kushtin e nenit 10, pika ç të statutit të RTSH-së (për mbi 5 vjet pozicione menaxhimi në media, teknologji komunikimi dhe digjitale, shkenca komunikimi). Unë besoj se kam projektin më të mirë për të drejtuar RTSH-në!
    E njoh atë institucion nga brenda, njoh përpjekjet e dhjetra apo qindra profesionistëve nga dita në ditë, njoh të sotmen dhe të kaluarën e tij, kam parë përparime dhe stopime në rrugën drejt qëllimit.
    Lufta ime është për ta kthyer televizionin publik shqiptar (RTSH) në median e dashur të shqiptarëve. Paula Kreger, presidentja dhe CEO e PBS, televizionit publik të SHBA, thotë se “Televizioni publik vazhdon të shërbejë si një fener i medias dhe nxitëse për miliona amerikanë”.
    Dhe pse të mos jetë RTSH-ja një fener i medias dhe një nxitëse për publikun shqiptar? Sot po i sillen re të zeza mbi krye RTSH-së dhe ne duhet ta ndalim shtërngatën, të projektojmë ringritjen. Uroj që gara të jetë e ndershme dhe të respektohen rregullat e vendosura në ligj dhe në statutin e RTSH-së.

  • Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i AMP Berat/ Ja për çfarë u akuzua Sulejmani

    Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i AMP Berat/ Ja për çfarë u akuzua Sulejmani

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat u caktua masa e sigurimit ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasin Florian Sulejmani me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Nga rrethanat e faktit dhe tërësia e akteve të administruara deri në këtë fazë të hetimit, u çmua se plotësohen kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për caktimin e masave të sigurimit personal me karakter ndalues të parashikuara në nenet 228, 229 dhe 242 të K.Pr.Penale.
    Kjo masë u mor në kuadër të procedimit penal nr.613/1 të vitit 2025, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’.
    Po kështu, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës. Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit. Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit. Nën udhëheqjen e parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë dhe detyrën ekskluzive të Prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale, nga ana prokurorisë po vazhdojnë të kryhen veprime hetimore për të pasur një hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

  • Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Emri)

    Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Emri)

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policor, Florian Sulejmani. Sulejmani akuzohet për shpërdorim detyre.
    Vendimi
    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat u caktua masa e sigurimit ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasin Florian Sulejmani, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
    Kjo masë u mor në kuadër të procedimit penal nr.613/1 të vitit 2025, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
    Nga rrethanat e faktit dhe tërësia e akteve të administruara deri në këtë fazë të hetimit, u çmua se plotësohen kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për caktimin e masave të sigurimit personal me karakter ndalues të parashikuara në nenet 228, 229 dhe 242 të K.Pr.Penale.
    Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’.
    Po kështu, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës. Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit. Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit.
    Nën udhëheqjen e parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë dhe detyrën ekskluzive të Prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale, nga ana prokurorisë po vazhdojnë të kryhen veprime hetimore për të pasur një hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

  • Bashkëpunim në rehabilitimin dhe kushtet e…/ Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve takim me ambasadorin turk në Tiranë

    Bashkëpunim në rehabilitimin dhe kushtet e…/ Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve takim me ambasadorin turk në Tiranë

    Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, priti në një takim zyrtar ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e sistemit penitenciar. Takimi u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe u përqendrua në mundësitë konkrete të angazhimit të shtetit turk në mbështetje të sistemit penitenciar shqiptar.
    Drejtori Qose kërkoi përfshirje të ekspertizës turke në fushat e trajnimeve, proceseve rehabilituese dhe integruese të të dënuarve, si dhe mbështetje të veçantë për Institucionin e Mjekësisë së Posaçme në Lezhë, ku qëndrojnë 480 shtetas (pacientë) që kanë një vendim gjykate me masë mjekësore. Kjo përbën një sfidë reale për sistemin tonë,” u shpreh Qose, duke nënvizuar se nevojat për përmirësimin dhe mbështetjen e këtij target grupi janë prioritet i vazhdueshëm për sistemin. Ai theksoi gjithashtu nevojën për organizimin e vizitave studimore për stafin e burgjeve shqiptare në institucionet homologe turke.
    Nga ana e tij, ambasadori Atay vlerësoi mikpritjen e Drejtorit të Përgjithshëm Klevis Qose dhe shprehu gatishmërinë për të kontribuar me projekte konkrete në funksion të përforcimit të sistemit penitenciar shqiptar. “Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Shqipërinë, si në planin ndërinstitucional, ashtu edhe në atë politik. Dua të konfirmoj se, në cilësinë e ambasadorit, jam i gatshëm të mbështes thellimin e bashkëpunimit,” tha Atay.
    Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve shqiptare me ato turke në çështje si ekstradimi i shtetasve turq dhe shkëmbimi i informacionit: “Ju jam mirënjohës për gjithë mbështetjen që i keni dhënë institucionit tonë në proceset e ekstradimit dhe për bashkëpunimin në fushën e shkëmbimit të informacionit.” Ambasadori bëri me dije gjithashtu se në muajin korrik pritet të realizohet vizita e Ministrit të Drejtësisë së Turqisë në Shqipëri, ku do të zhvillohet një agjendë dypalëshe. Kjo është një mundësi shumë e mirë që kërkesat tuaja t’i përcillen drejtpërdrejt palës turke. Ne do t’ju qëndrojmë pranë deri në realizimin e tyre,” tha Atay.

  • Mbyllet çështja Llalla në Gjykatën e Lartë! Pranohet heqja dorë nga rekursi e ish-prokurorit të Përgjithshëm

    Mbyllet çështja Llalla në Gjykatën e Lartë! Pranohet heqja dorë nga rekursi e ish-prokurorit të Përgjithshëm

    Gjykata e Lartë ka pranuar heqjen dorë nga rekursi të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

    Ndaj tij, mbetet në fuqi dënimi me dy vite burg, pesë vite heqje e të drejtës për të mbajtur funksione publike.
    Ish-funksionari i lartë i drejtësisë u gjet fajtor për fshehje pasurie.

    Top Channel