Tag: përgjithshëm

  • SYRI TV/ Çela: Mungojnë 35% e prokurorëve, ngarkesa e lartë, duhet zgjidhje urgjente për godinën e re

    SYRI TV/ Çela: Mungojnë 35% e prokurorëve, ngarkesa e lartë, duhet zgjidhje urgjente për godinën e re

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, prezantoi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin për vitin 2024, ku evidentoi, ndër të tjera, problematikat e shkaktuara nga mungesa e theksuar e prokurorëve. Ai theksoi se 35% e organikës është bosh, duke sjellë vonesa në hetimin e dosjeve penale.

    Çela përmendi gjithashtu problemet që lidhen me infrastrukturën, si gjendja e disa godinave të prokurorive në qendër dhe në rrethe. Po ashtu, ai iu përgjigj interesit për përpjekjet në drejtim të parandalimit dhe ndëshkimit të krimeve zgjedhore.

    Në fjalën e tij para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm raportoi mbi punën e organit hetimor përgjatë vitit 2024. Ai ngriti shqetësimin për numrin e ulët të prokurorëve dhe ngarkesën e lartë që rëndon mbi ata që ushtrojnë detyrën.

    Pas mbledhjes së KLP-së, Çela iu përgjigj interesit të gazetarëve mbi veprimet që po ndërmerren nga organet e zbatimit të ligjit për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore.

    Ai bëri të ditur se gjatë vitit 2024, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë trajtuar 61.091 materiale kallëzuese, që përbën një rritje prej 10,5% në krahasim me vitin 2023.

    Kryeprokurori ngriti gjithashtu shqetësimin për zvarritjen e vendimmarrjes në lidhje me ndarjen e hapësirave dhe financimin për ndërtimin e godinave të disa institucioneve të drejtësisë në Tiranë. Sipas tij, kjo çështje mbetet ende e pazgjidhur, pavarësisht nevojës urgjente që ajo paraqet

  • A përballen prokurorët me presione? Ja si përgjigjet Olsian Çela

    A përballen prokurorët me presione? Ja si përgjigjet Olsian Çela

    I pyetur nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë lidhur me presionin politik apo mediatik ndaj prokurorëve, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, tha se prokurorët e juridiksionit të përgjithshëm nuk përballen me problematika të ngjashme me ato të SPAK-ut. Ai theksoi se sot prokurorët gëzojnë mbrojtje të plotë ligjore, fizike dhe institucionale për të ushtruar funksionin e tyre në mënyrë të pavarur, edhe në kushte presioni.

    “Nuk përballen, nuk kanë atë problematika të cështjeve të ngjashme me ato që ka SPAK. Megjithatë do ju jap një përgjigje, se një çështje e tille është ngritur edhe në Komisionin e Ligjeve vjet. Sot prokurorët kanë një nivel mbrojtje në të gjitha aspektet pikërisht për të ushtruar siç duhet funksionet e tyre edhe në kushtet e presionit të çfarëdollojshëm. Kjo mbrojte është ligjore, fizike dhe përmes trajtimit që i bëhet prokurorit në pikëpamje të elementëve të tjerë që kanë pjesë e statusit të trajtimit të prokurorit. Puna jonë është punë që natyrshëm do përballet me çështje të kësaj natyre, e rëndësishme është mënyra se si ne reagojmë. Unë besoj që pavarësisht se çfarë ndodh, prokurori duhet të ushtrojë funksionet e tyre në mënyrën që u kërkohet, qoftë nga Kushtetuta dhe nga ligji. Mekanizmat e tjerë kanë qenë funksion, reagimet e  KLP për çdo rast”, tha Olsian Çela.

  • “Arkiva kërkon zgjidhje urgjente”, Prokurori i Përgjithshëm raporton në KLP: Të mbikëqyret disiplina në punë e oficerëve gjyqësorë, ka ankesa nga qytetarët

    “Arkiva kërkon zgjidhje urgjente”, Prokurori i Përgjithshëm raporton në KLP: Të mbikëqyret disiplina në punë e oficerëve gjyqësorë, ka ankesa nga qytetarët

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela po raporton këtë të martë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

    “Në funksion të ruajtjes së nivelit të efektivitetit në veprimtarinë administrative e funksionale të prokurorive, garantimin e paanshmërisë dhe shpërndarjen e ekuilibruar të volumit të punës me urdhrat nr. 18, datë 30.01.2024 dhe nr. 19, datë 30.01.2024, të Prokurorit të Përgjithshëm, janë caktuar strukturat organike të prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
     Në vitin 2024 numri faktik i prokurorëve në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm ka qenë 209. Ky tregues evidenton strukturën faktike me 65 % të prokurorëve kundrejt numrit organik prej 321 prokurorësh dhe mungesën e 35 % të numrit të prokurorëve. Në këtë vështrim, gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas niveleve të prokurorive ka qenë: 185  prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 98 prokurorë më pak krahasuar me numrin organik (65 % e strukturës organike); 11 prokurorë në prokurorinë pranë Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ose 9 prokuror më pak krahasuar me numrin organik (55 % e strukturës organike) dhe 11 prokurorë dhe 2 ndihmës magjistratë në Prokurorinë e Përgjithshme ose 7 prokurorë më pak se numri organik (61 % e strukturës organike)”, theksoi ai.
    “Në kuadrin e mbikëqyrjes së zbatimit të udhëzimeve të përgjithshme dhe kujdesit për ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore të prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm u ka kërkuar periodikisht informacione drejtuesve të prokurorive me juridiksion të përgjithshëm për masat e marra në zbatim të kompetencave ligjore të tyre, nëse kanë nxjerrë udhëzime të përgjithshme për të lehtësuar zbatimin e udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm, për kërkimin e informacionit për ecurinë e procedimeve dhe/ose për nxjerrjen e udhëzimeve jo të detyrueshme për prokurorët lidhur me çështje konkrete, apo nxjerrjen e urdhrave për policinë gjyqësore lidhur me ushtrimin e funksioneve të tyre. Ndërkohë, në mënyrë të vazhdueshme janë zhvilluar analiza bazuar në informacionin statistikor që merret periodikisht nga prokuroritë dhe administrohet nga Prokuroria e Përgjithshme.
    Për sa më sipër, vërehet se drejtuesit kanë marrë masa për njohjen me udhëzimet e Prokurorit të Përgjithshëm, organizimin e mbledhjeve me qëllim diskutimin e tyre, nxjerrjen e udhëzimeve dhe urdhrave me qëllim lehtësimin e zbatimit të tyre ose orientimin për zbatimin e drejtpërdrejtë nga prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore.
    Ndërkaq nga ana tjetër, në veprimtarinë e drejtuesve konstatohet nxjerrja e një numri relativisht të ulët udhëzimesh jo të detyrueshme për çështje konkrete dhe kërkesash për informacion për ecurinë e çështjeve dhe veprimtarinë e punës së seksioneve.
    Po kështu, treguesit lidhur me rolin aktiv të prokurorit sa i përket rritjes së hetimeve kryesisht, hetimeve paralele financiare, hetimeve proaktive me rezultate efektive hetimore, tërheqin vemendjen për nevojën e forcimit dhe shtimit të kapaciteteve, rritjen e bashkëpunimit efektiv me organet e tjera ligjzbatuese dhe angazhimin më të lartë nga ana e prokurorëve. Plotësimi i organikave ne prokurorë të rinj në 2025 besojmë se do kontribuojë pozitivisht në këtë drejtim.
    Edhe gjatë vitit 2024, megjithë përpjekjet e bëra prej tyre, konstatohet e njëjta problematikë në koordinimin efikas me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në kuadër të kërkesave për informacion dhe mbështetjes me të dhëna të sakta e të plota.
    Një tjetër problem mbetet mbikëqyrja e ngarkesës, performancës dhe disiplinës në punë  e oficerëve të policisë gjyqësore, ku duhet tërhequr vëmendja e drejtuesve dhe prokurorëve për të ushtruar aktivisht dhe në mënyrë të vazhdueshme autoritetin drejtues dhe kontrollues mbi policinë gjyqësore në përputhje me kompetencat e dhëna nga ligji.
    Nisur edhe nga ankesat e qytetarëve apo raporte të institucioneve/organizatave monitoruese të të drejtave të njeriut, rezulton se duhet përmirësuar cilësia e komunikimit me qytetarët në drejtim të dhënies së informacionit të kërkuar prej tyre në kuadër të hetimeve penale.
    Në një pjesë të prokurorive ka nevojë për një aplikim më efikas të Udhëzimit të Përgjithshëm nr. 15/2020 dhe Memorandumit të Bashkëpunimit me Policinë e Shtetit mbi trajtimin e njoftimit të viktimës akuzuese sipas nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale dhe referimeve të tjera që dukshëm nuk përmbajnë elementë të një vepre penale, që ndikon në uljen e ngarkesës së punës. Janë 5910 materiale që u arkivuan gjatë vitit që kaloi mbështetur në këtë udhëzim, që përbën pothuaj 10 % të totalit të materialeve të trajtuara nga prokurorët në vitin 2024.
    Në kuadrin e hartës së re gjyqësore, Prokuroria e Përgjithshme ka vazhduar koordinimin me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Ministrinë e Drejtësisë për zgjidhjen e çështjeve në drejtim të infrastrukturës. Nga ana jonë janë planifikuar disa masa që për realizimin e tyre kërkojnë angazhim ndërinstitucional. Ka përfunduar detyra e projektimit në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorinë Tiranë, për ndërtimin e një godine të re akomodimi për të gjitha institucionet e sipërcituara.
    Së bashku më Këshillin e Lartë Gjyqësor i kemi drejtuar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për sigurimin e një sheshi ndërtimi, në mënyrë që të vijohet me hartimin e projektit, por si çështja e terrenit dhe e financimit mbeten ende të pazgjidhura, ndërkohë që nevoja për marrjen e masave konkrete është tejet urgjente. Gjatë vitit 2024 përfundoi me sukses rikonstruksioni i Prokurorisë Dibër, që ofron tashmë hapësira të mjaftueshme për ushtrimin normal të aktivitetit. Gjatë vitit 2025 do të përfundojnë investimet në prokuroritë Fier, Gjirokastër, Vlorë dhe Durrës, ku janë zgjeruar ambientet në këto prokurori në zbatim të marrëveshjes me KLGJ dhe Ministrinë e Drejtësisë. Edhe pas këtyre masave, problem do të vijojnë të mbeten Prokuroria Durrës dhe ajo Sarandë, ku ambientet ekzistuese janë të pamjaftueshme nëse do të plotësoheshin organikat.
    Problem urgjent që mbetet për t’u zgjidhur është ai që lidhet me arkivat, ku situata vazhdon të rëndohet, edhe pse nga ana jonë janë marrë masa administrative në këtë drejtim, duke kthyer në hapësira arkivore një pjesë të godinave të prokurorive që pushuan së vijuari aktivitetin për shkak të hartës së re gjyqësore, por edhe përmes seleksionimit të materialeve me vlerë arkivore në përputhje me kuadrin ligjor përkatës, duke punuar ngushtësisht me prokuroritë e rretheve gjyqësore në këtë drejtim. Vlerësoj se ka nevojë për ndërhyrje ligjore në lidhje me përcaktimin e saktë të periudhës së ruajtjes së dosjeve penale, sipas praktikave më të mira evropiane, si dhe për marrjen e masave ndërinstitucionale adeguate për  sigurim të infrastrukturës që do të mundësojë ruajtjen e tyre.
    Prokuroria e Përgjithshme e konsideron me rëndësi të veçantë për rritjen e efektivitetit së punës, ngritjen dhe funksionimin e sistemit të menaxhimit të çështjeve.
    Sistemi i ri i Menaxhimit të Çështjeve në prokurori, po mbështetet nga Bashkimi Evropian. Për këtë qëllim, Prokurori i Përgjithshëm me urdhrin nr. 04 datë 04.01.2024 ngriti grupin e punës me ekspertë prokurorë nga të gjithë nivelet e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm, me qëllim për sigurimin e mbështetjes së nevojshme në krijimin e sistemit të ri të menaxhimit të çështjeve. Në muajin tetor 2024 është nënshkruar marrëveshja midis BE-së dhe UNOPS-it për implementimin e sistemit CAMS dhe komponentëve të tjerë që lidhen me këtë sistem. Gjatë vitit 2024 janë zhvilluar disa takime me përfaqësues të UNOPS dhe grupit të punës. Në takimin e zhvilluar në datë 05.11.2024 u prezantuan fazat dhe afatet e projektit, duke nisur kështu formalizimi i bashkëpunimit dhe punës për ndërtimin dhe implementimin e këtij sistemi të rëndësishëm. Prokuroria e Përgjithshme ka siguruar angazhim të plotë për të adresuar të gjitha nevojat për një sistem efikas dhe mbështetje në plotësimin e kërkesave të tjera të nevojshme për implementimin e projektit.
    Sa i përket bashkëpunimit me Qendrën e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, edhe gjatë vitit 2024 është vijuar me hartimin e udhërrëfyesit për ngritjen e sistemeve elektronike të sistemit të drejtësisë. Grupi ndërinstitucional i punës ka zhvilluar takime periodike mujore për këtë qëllim dhe pritet finalizimi dhe miratimi i tij brenda vitit 2025.
    Gjejmë me vend të përmendim këtu se nga strukturat e Prokurorisë së Përgjithshme u punua në drejtim të zhvillimit teknologjik të sistemit e-PRESTO duke synuar zgjidhjen në mënyrë efektive të problematikave teknike të mëparshme për të garantuar maksimalisht saktësinë dhe plotësinë e statistikave të gjeneruara nga sistemi, si dhe zhvillimin e rubrikave/referencave të tij në përputhje me standardet ndërkombëtare të MONEYVAL.  Sistemi u përfundua në përputhje me kërkesat funksionale dhe mundëson gjenerimin e të dhënave, hedhja e të cilave do të ndiqet me kujdes e prioritet të veçantë për shkak të rëndësisë që ka për procesin e Raundit të VI-të të vlerësimit të Shqipërisë që nis në vitin 2025”, shtoi Çela.

    Top Channel

  • Olsian Çela raporton në KLP: Kishim fluks çështjesh dhe numër të vogël prokurorësh

    Olsian Çela raporton në KLP: Kishim fluks çështjesh dhe numër të vogël prokurorësh

    Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po raporton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në lidhje me punën e bërë gjatë vitit 2024.
    Ai u shpreh se 2024 ishte një vit jo i lehtë për shkak të numrit të ulët të prokurorëve dhe ngarkesës së madhe.
    Megjithatë ka vlerësuar se koordinimi institucional me SPAK dhe policinë dhanë rezultat në zbatimin e drejtësisë penale.
    Pjesë nga fjala e Prokurorit të Përgjithshëm:
    Viti 2024 ishte një vit me vështirësi jo të pakta për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet, pavarësisht ngarkesës, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi shumë i mirë institucional me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit, e më tej intensifikimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar, dhanë rezultate në punën hetimore, zbatimin dhe përmirësimin e drejtësisë penale,

    Gjatë vitit 2024 vlerësoj se janë arritur rezultate në një sërë objektivash në fokusin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme, kjo në sajë edhe të masave administrative dhe procedurale institucionale, siç janë miratimi i udhëzimeve të përgjithshme dhe planeve të veprimit për të vijuar unifikimin e veprimtarisë së prokurorive me juridiksion të përgjithshëm dhe mbikëqyrja e zbatimit tyre. Kujdes i veçantë i është kushtuar vijimit të zbatimit të akteve të përbashkëta me institucione e agjenci ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe miratimit të marrëveshjeve të reja për të rritur efektivitetin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Kështu, ndër këto masa veçojmë:
    – Ndjekjen e rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë nëpërmjet detajimit në planin e veprimit– Ndjekjen e rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave “Për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2024” nëpërmjet, miratimit dhe zbatimit të udhëzimit të përgjithshëm si dhe të planit të veprimit me aktivitete të qarta për zbatimin e rekomandimeve prioritare.– Ndjekjen e objektivave prioritare institucionale në luftën kundër kriminalitetit, ku fokus të veçantë në vitin 2024 mori konsolidimi i procesit hetimor nëpërmjet një kuadri ligjor sa më të plotë e në përputhje me standardet ndërkombëtare, vijimi i punës për zbatimin e udhëzimeve të përgjithshme, vijimi i punës për digjitalizimin, hetimi efektiv dhe krijimi i një baze të dhënash të rasteve të pastrimit të parave, monitorimi i veprimtarisë së policisë gjyqësore, bashkërendimi me institucione të drejtësisë dhe ato ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, forcimi i kapaciteteve institucionale, etj;– Përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit, ku Prokuroria e Përgjithshme ka siguruar pjesëmarrje aktive në nivel drejtues dhe teknik në takimet periodike, ka kontribuar me informacion analitik mbi zhvillimet institucionale në luftën ndaj kriminalitetit dhe mbrojtjen e drejtave të njeriut për hartimin e Progres Raportit të Shqipërisë, për Nënkomitetin e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë, Udhërrëfyesit të shtetit të së Drejtës, si dhe ka vijuar bashkëpunimin dinamik me ministritë përgjegjëse për kapitujt 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” dhe 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”;– Një kontribut i rëndësishëm i institucionit tonë ka qenë ai në kuadër të hartimit e ndjekjes periodike të ecurisë së masave të strategjive ndërsektoriale dhe planeve të tyre të veprimit si: Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit, Strategjisë së Drejtësisë për të Mitur, Strategjisë Kundër Krimit të Organizuar dhe planit të veprimit kundër trafikimit të personave, Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, etj.
    Kuadri nënligjor 2024
    Udhëzime të përgjithshme dhe akte me rëndësi në aspektin organizativ dhe funksional të miratuara në vitin 2024 përmendim:– Udhëzimi i Përgjithshëm nr. 6/2024 “Për hetimin dhe ndjekjen penale efektive të veprave penale kundër trafikimit të personave– Udhëzimi i Përgjithshëm nr. 7/2024 “Për masat e sigurimit”, nëpërmjet të cilit u dhanë drejtime të qarta për prokurorët e prokurorive pranë gjykatave me juridiksion të përgjithshëm për zbatimin e standardeve ligjore që balancojnë nevojën për siguri të personit dhe publikut dhe efektivitetin e ndjekjes penale, me domosdoshmërinë për të respektuar të drejtat e njeriut. Po kështu u udhëzua mbi masa alternative, diligjencë në hetim e monitorim të afateve. Në këtë udhëzim ju dha një rëndësi e posaçme reagimit proaktiv në rastet e konstatimit të dhunës në paraburgim ku u udhëzua regjistrimi i procedimeve ex officio dhe hetim i paanshëm;– Udhëzim i Përgjithshëm nr. 4/2024, “Për zbatimin e ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’”,– Udhëzim i Përgjithshëm nr. 5/2024 “Për rekomandimet prioritare në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2024 në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm”;– Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë dhe Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës, nënshkruar në datën 7.11.2024, e cila zëvendëson marrëveshjen e mëparshme të bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë dhe Prokurorisë Federale të Belgjikës, të nënshkruar në Bruksel më 10 maj 2011 dhe ka si qëllim rritjen e bashkëpunimit ekzistues në nivel strukturor, për të përmirësuar mirëkuptimin e ndërsjellë të palëve përmes shkëmbimit të informacionit për sistemet ligjore, praktikat e mira të njëri-tjetrit dhe për të nxitur bashkëpunimin e drejtpërdrejtë ndërmjet të dy institucioneve brenda fushës përkatëse të kompetencës, për çështjet penale të krimeve të rënda, trafikimin e paligjshëm dhe pastrimin e parave. Në frymën e kësaj marrëveshjeje është rënë dakord të monitorohet në vazhdimësi ekzekutimi i kërkesave për ndihmë juridike;– Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme “Për ekspertimin e farërave dhe fidanëve të rinj të bimëve narkotike të sekuestruara”, datë 01.03.2024 nëpërmjet së cilës përcaktohet mënyra e bashkëpunimit mes organeve përgjegjëse për kryerjen e ekspertimit të farërave dhe fidanëve të rinj, të bimëve të dyshuara narkotike duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen nga çdo dëmtim apo abuzim në administrimin e tyre;– Qarkore nr. 1355 prot., datë 22.10.2024 përmes së cilës udhëzohet trajtimi nga prokurorët i sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave si prioritet, duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së medias;– Qarkore nr. 207, datë 07.02.2024 dhe nr. 122/1, datë 26.07.2024, ku trajtohen problematikat e konstatuara në vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe udhëzohen prokurorët për marrjen e masave për sigurimin e standardeve procedurale për procesin e rregullt ligjor;– Qarkore nr. 862/1 prot., datë 18.07.2024 përmes së cilës është kërkuar hetim i plotë e i gjithanshëm për aksidentet rrugore dhe atyre të lidhura me rrjetin elektrik dhe janë dhënë orientime për mjetet e kërkimit të provës të nevojshme për ushtrimin efektiv të ndjekjes penale por edhe interesave/përgjegjësive të tjera që lindin nga këto çështje për viktimën, palët apo organin shtetëror të përfshirë;– Qarkore nr. 645/1 prot., datë 30.07.2024 përmes së cilës janë përcjellë për zbatim në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm rekomandimet e Komitetit të OKB-së për Eleminimin e Diskriminimit Racor ku është kërkuar trajtimi me kujdes i materialeve referuese në këtë fushë dhe sigurimi i të drejtave të viktimave;– Qarkore nr. 1398/1 prot., datë 04.12.2024 përmes së cilës kërkohet marrja e masave për të garantuar të drejtën e viktimës për informacion për gjendjen e procedimit, disponimin mbi kërkesat e palëve dhe garantimin e plotshmërisë së hetimeve dhe respektimit të afateve procedurale, në përputhje me kuadrin normativ në këtë fushë, si dhe me rekomandimet për përmbushjen e rolit të prokurorit në lidhje me të drejtat e viktimave dhe dëshmitarëve në procesin penal;– Qarkore nr. 622/1 prot., datë 12.12.2024 “Mbi vonesat në ushtrimin e ndjekjes penale”, ku kërkohet nga drejtuesit, prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore organizim efiçent i punës dhe rritje e diligjencës në hetim, me qëllim kryerjen e hetimeve të plota, sigurimin e kohëzgjatjes së arsyeshme të procesit dhe shmangien e vonesave që rrezikojnë të çojnë në parashkrimin e ndjekjes penale.

  • LIVE/ Rama në Vlorë: Brenda një dekade rritëm 2.5 herë PBB, synojmë ta çojmë në 35 miliardë euro deri në 2030!

    LIVE/ Rama në Vlorë: Brenda një dekade rritëm 2.5 herë PBB, synojmë ta çojmë në 35 miliardë euro deri në 2030!

    Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të dielë një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë.
    “Jam shumë i inkurajuar nga fakti që këtu në Vlorë po hedhim bazat e një procesi dhe të një rruge në thelb, duke arritur që të krijojmë mundësinë ndërveprimi dhe shpresoj bashkëpunimi mes aktorëve të shoqërisë, duke kapërcyer ato gardhet politike që shpesh herë bëhen shkak i mungesës së shfrytëzimit të të gjitha energjive në funksion të qëllimeve të përbashkëta. Dua të shfrytëzoj këtë rast sot për të bërë një prezantim të shkurtër lidhur me momentin e vendit dhe Vlorës që besoj ia vlen të ndahen me ju dhe me të tjerët përmes ekranit, pasi ka një gjë që nuk ndodh në përgjithësi në nivelin e informimit të shoqërisë dhe komuniteteve tona dhe shpesh herë ia bëj pyetje vetes si mund t’i dinë njerëzit ato që ndodhin jashtë rrethit të tyre të vogël dhe që lidhen qoftë edhe drejtpërdrejt me ta.
    Nëse i referohesh mediave, ekraneve, portaleve, jo vetëm që nuk gjen shumë arsye për të kuptuar zhvillimin e përgjithshëm të vendit, përkundrazi gjen shumë arsye për të krijuar një perceptim komplet të ndryshëm nga realiteti i vendit. Prandaj, në këtë fazë të fundit drejt 11 majit vendosa që këtu nga Vlora të nis me një prezantim të fakteve, duke nisur nga një pasqyrë e përgjithshme e zhvillimit ekonomik të shoqërisë.
    Këtu kemi prodhimin e përgjithshëm kombëtar apo prodhimin e përgjithshëm bruto dhe ja ku ka qenë niveli i prodhimit të brendshëm të vendit, 2.5 herë më i lartë në vetëm një dekadë, dhe ja ku është edhe ambicia dhe projekti ynë për 2030, duke pasur parasysh të gjitha dinamikat e zhvillimit”,-tha Rama.

    “Secila në momentin kur ne kemi marrë detyrën dhe deri vitin e kaluar shqipëria ka nivelin më të lartë të rritjes së prodhimit të përgjithshëm në rajon., Burim i kësaj tabele është FMN dhe jo qeveria shqiptare. Nëse nëq rajon prodhimi i përgjithshëm. Këtu kemi të ardhurat për frymë kur ne morëm detyrën, këta janë sot trefish. Projeksioni i bërë me ekspertët e ministrisë së Financave, 15 mijë euro për frymë në Shqipërinë 2030.
    Këtu jemi te tregu i punës, në nivelin më të ulët historik sot. Dua të bëj një shpjegim të shkurtër, se medemek papunësia ka rënë se ka rënë popullsia. Nuk ka rënë me 1 mln siç predikon propaganda negative ndaj Shqipërisë, dhe këtë e tregon edhe Censusi i bërë, sot Shqipëria është 2.4 ndërkohë që në 2012, ka qenë 2.8. Kjo lidhet me forcat e punës, përqindje e papunësisë bazuar në forcat e punës dhe nëse shohim raportet e forcave të punës, jemi në këtë nivel papunësie. Synimi është që në Shëipërinë 2030 nivelin e papunësisë ta kemi në mesataren e BE, 6%.
    322 euro ka qenë mesatarja kur morëm detyrën, sot është 848 euro. Kemi rritjen e pagës minimale, jemi në 400 euro dhe praktikisht me 400 eurot jemi në vendin e tretë në rajon, në janar do të shkojmë 500 euro pagën minimale dhe projeksioni ynë për Shqipërinë 2030 është të mos ketë pagë minimale nën 650 euro. Këtu jemi te inflacioni dhe kemi një tabelë të inflacionit, që ka lidhje me çmimet në rajon, kur gjatë krizës, patëm nivelin më të ulët të inflacionit se të tjerët, por edhe këtu si kudo çmimet”,-tha Rama.

  • Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH-së

    Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH-së

    Gazetarja dhe moderatorja e njohur Eni Vasili, është zgjidhur Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH. Eni Vasili, u zgjodh nga votimi i dytë i Këshillit Drejtues të RTSH-së duke marrë shtatë vota.
    Mandati i drejtorit të Përgjithshëm të RTSH është 5-vjeçar.
    Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së u mbajt diten e djeshme, por asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur drejtues i RTSH-së.

    Sot, e premte, votimi i dytë u mbajt mes tre kandidatëve më të votuar nga dje, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.
    Eni Vasili, rezultoi më e votuara duke marrë 3/5 e votave të nevojshme, për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i transmetuesit publik.
    Votimi:
    Emrat dhe votat:
    Eni Vasili – 5 Vota
    Xhoi Jakaj – 2 Vota
    Engjëll Musai – 2 Vota
    Ermal Hoxha – 1 Votë
    Flamur Buçpapaj – 1 Votë
    Votimi i ditës së premte
    Eni Vasili – 7 vota

  • SPAK ‘zbarkon’ në Prokurorinë e Korçës/ Koordinimi i hetimeve, në fushën e zgjedhjeve

    SPAK ‘zbarkon’ në Prokurorinë e Korçës/ Koordinimi i hetimeve, në fushën e zgjedhjeve

    Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, u zhvillua një takim pune mes drejtuesjes së prokurorisë, drejtorit të DVP-së Korçë dhe përfaqësues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
    Në Prokurorinë e Korçës zhvillohet takim ndërinstitucional në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit të hetimeve për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Ky takim, organizohet në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të SPAK “Mbi komunikimin e ndërsjelltë efikas dhe bashkëpunimin reciprok lidhur me hetimet mbi vepra penale gjatë periudhës zgjedhore të zgjedhjeve të Kuvendit të Shqipërisë 2025”.
    Palët diskutuan rëndësinë e reagimit të shpejtë, koordinimit efektiv dhe ndarjes së informacionit ndërmjet institucioneve, me qëllim identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo veprimi që cenon integritetin e votës së lirë të qytetarëve. Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, prokurorëve dhe hetuesve të Prokurorisë së Posaçme do t’u vihen në dispozicion ambiente në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë.
    Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jenë të pranishëm në terren dhe të gatshëm për të marrë çdo kallëzim apo informacion nga qytetarët në lidhje me veprimtari të dyshuara penale që lidhen me zgjedhjet. Prania e tyre është një garanci shtesë për transparencën dhe seriozitetin me të cilin institucionet po e trajtojnë këtë proces, ndaj Prokuroria inkurajon çdo qytetar që të bashkëpunojë dhe të raportojë çdo përpjekje që synon të cenojë votën e lirë.

  • Me shumicë të cilësuar votash, Eni Vasili zgjidhet në krye të RTSH

    Me shumicë të cilësuar votash, Eni Vasili zgjidhet në krye të RTSH

    Këshilli Drejtues i RTSH zgjodhi të premten Eni Vasilin për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, me shumicë të cilësuar prej 7 votash, një prej të cilave e ka marrë nga opozita.

    Nëpërmjet votimit të fshehtë, Vasili u votua nga 7 anëtarë të Këshillit. 3 vota shkuan për Zoje Jakaj (Marashi) dhe 1 votë për kandidatin Engjëllush Musai. Të tre kandidatët arritën të kalojnë në seancën e dytë, pasi një ditë më parë nuk u përmbushën kushtet statutore të votimit.
    “Votimi i dytë për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar rezulton të jetë i suksesshëm, pasi arrin të realizojë nevojën statutore të Radio Televizonit Publik Shqiptar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm prej 3/5 të anëtarëve të Këshillit Drejtues. Kandidatja Eni Vasili zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar me 7 vota. Suksese zonja Vasili!” u shpreh kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli.
    Në bazë të statutit të RTSH, Vasili pritet ta ushtrojë detyrën në 5 vitet që vijnë.
    Procedura e paligjshme e zgjedhjes së drejtorit të ri të RTSH-së të ndërmarrë në fillim të këtij viti, bëri që Parlamenti të votonte për shkrirjen e Këshillit të vjetër drejtues.
    Më 27 janar 2025, Këshilli Drejtues zhvilloi një votim të fshehtë për përzgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së. Nga 10 kandidatë fillestarë, pesë u skualifikuan për mungesë dokumentacioni, ndërsa tre të tjerë u përjashtuan në këtë fazë. Në garë mbetën vetëm Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza.​
    Pas akuzave për shkelje të procedurave dhe mungesë transparence, Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Median kërkoi pezullimin e procesit. Si rezultat, Këshilli Drejtues vendosi të pezullojë procesin deri pas një seance dëgjimore në Komision.
    Më pas Kuvendi ndërmori iniciativën për ta shkrirë Këshillin Drejtues, duke votuar emrat e 11 anëtarëve të rinj.

    Top Channel

  • Eni Vasili zgjidhet drejtore e përgjithshme e RTSH, në votimin e dytë merr 7 vota në anëtarëve të Këshillit Drejtues

    Eni Vasili zgjidhet drejtore e përgjithshme e RTSH, në votimin e dytë merr 7 vota në anëtarëve të Këshillit Drejtues

    Këshilli Drejtues i RTSH zgjodhi të premten znj. Eni Vasili për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.
    Nëpërmjet votimit të fshehtë, znj. Vasili u votua nga 7 anëtarë të Këshillit. 3 vota shkuan për znj. Zoje Jakaj (Marashi) dhe 1 votë për kandidatin Engjëllush Musai. Të tre kandidatët arritën të kalojnë në seancën e dytë të votimit, pasi një ditë më parë nuk u përmbushën kushtet statutore të votimit.
    “Votimi i dytë për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar rezulton të jetë i suksesshëm, pasi arrin të realizojë nevojën statutore të Radio Televizonit Publik Shqiptar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm prej 3/5 të anëtarëve të Këshillit Drejtues. Kandidatja Eni Vasili zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar me 7 vota. Suksese zonja Vasili!” u shpreh kryetari i Këshillit Drejtues, z. Fatjon Hoxhalli.
    Në bazë të statutit të RTSH, znj. Vasili pritet ta ushtrojë detyrën në 5 vitet që vijnë. Gazetarja dhe moderatorja e njohur e emisionit “OPEN”, me një karrierë të gjatë në lëmin e gazetarisë, do e drejtojë RTSH me një mandat 5-vjeçar.
    Ajo ishte një ndër 12 kandidatët fillestarë që paraqitën platformat dhe vizionin e tyre për medien publike. /rtsh.al/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Gazetarja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

    Gazetarja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

    Eni Vasili do të jetë Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar. Gazetarja dhe moderatorja e njohur u zgjodh nga votimi i dytë i Këshillit Drejtues të RTSH-së duke marrë shtatë vota.

    Mandati i drejtorit të Përgjithshëm të RTSH është 5-vjeçar. Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së u mbajt ditën e djeshme, por asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të institucionit.

    Votimi i dytë u zhvillua këtë të premte, ku në garë ishin tre kandidatët më të votuar nga procesi i parë, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.

    Eni Vasili rezultoi më e votuara mes tyre duke marrë 3/5 e votave të nevojshme për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm.

    Stylish GIF