Tag: përgjithshëm

  • Banda e Belinda Ballukut, ja si kanë shtrirë tentakulat në qeveri dhe administratë, grupi merrte komanda dhe urdhra…

    Banda e Belinda Ballukut, ja si kanë shtrirë tentakulat në qeveri dhe administratë, grupi merrte komanda dhe urdhra…

    Në kulmin e krizave politike dhe ekonomike, tabloja e administratës shqiptare duket se po errësohet nga një strukturë e fuqishme që dyshohet se vepron nën komandën e zv/kryeministres Belinda Balluku. Mësohet se shumë sektorë kyç të shtetit, nga energjia te infrastruktura, nga diplomacia te policia, madje biznesi, shfaqin shenja të ndikimit të një rrethi të koordinuar që konsiderohet si “struktura informale e Ballukut”. Thuhet se ky rrjet funksionon me disiplinën e një grupi të organizuar, ku vendimet kalojnë në hierarki të qarta dhe ku prioritet i jepet kontrollit mbi tenderat, kontratat dhe burimet publike (pasuritë publike). Në qendër të kësaj skeme të dyshuar qëndron Belinda Balluku, figura që kritikat opozitare e shfaqin si drejtuesen e një mekanizmi të përhapur ngado në shtet. Kjo panoramë ka ndezur alarmin se administrata mund të jetë shndërruar në një mjet të centralizuar ndikimi, i cili sipas denoncimeve, drejtohet nga pak emra, por me tentakula të gjera e të heshtura.
    Nga ministritë në diplomaci, zinxhiri që drejtohet nga Balluku
    Sipas burimeve të brendshme, rreth Ballukut përmenden ministra si Pirro Vengu dhe Petrit Malaj, të cilët janë pjesë e blloku të përqendruar ndikimi. Më tej vijojnë figura teknike si Maksim Et’hemaj në Aviacionin Civil, Eda Vengu në bordin e aviacionit dhe Florion Serjani në strukturat e Infrastrukturës, që luajnë role kyçe në vendimet e sektorëve strategjikë dhe dyshohet se bëjnë lojën e Ballukut. Por diplomacia nuk mbetet jashtë kësaj harte. Emra si Ermal Kaleci në Katar dhe Erlis Hereni në Misionin e OKB-së thuhet se kanë pasur bashkëpunime të hershme me strukturat ku Balluku ka pasur ndikim dhe sot që flasim ata vijojnë të jenë “ushtarë” të saj. Në nivel rajonal dhe lokal, Admir Malaj në Portin e Sarandës dhe Skënder Hitaj në Policinë e Fierit përmenden si pjesë e emërimeve që përputhen me orbitën e saj politike. Në listën e gjatë të institucioneve ku raportohet ndikim përfshihen KESH, ARRSH, OST, Albpetrol, OSHEE, DPSHTR, Tatimet, Hekurudha Shqiptare, AKUM, KAYO, Identitek dhe dhjetëra struktura të tjera që mbajnë drejtues të lidhur me emra të përmendur në raportime. Ndërkohë emra si Erald Elezi, Gentian Gjyli, Evis Berberi, Artan Sako dhe të tjerë dalin shpesh në analizat kritike si hallka të një rrjeti që përshkon shtetin vertikalisht.
    Dyshimet për kontrollin e tenderave
    Por denoncimet publike, sidomos nga zona e Fierit, theksojnë se një grup deputetësh si Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Caushi e të tjerë, raportohet se qëndrojnë si mbështetje politike e zv/kryeministres Belinda Balluku. Po ashtu, edhe ish-ministrja Anila Denaj, ministri i Financave, Petri Malaj, ai i Mbrojtjes, Pirro Vengu, por edhe emra të tjerë drejtorësh të lartë dhe biznesmenësh, lidhen me sektorë ku tenderat dhe koncesionet kanë qenë shpesh në qendër të debatit publik, mes tyre edhe çështje të mëdha si Bankers, Limioni dhe kontratat e pastrimit.
    Personazhe të tjerë, si biznesmeni Arbër Abazi, i përmendur gjerësisht në median politike për lidhje familjare dhe profesionale me Ballukun, dyshohet se kanë rol në ndërthurjen mes biznesit dhe institucioneve që burojnë nga ky rrjet i dyshuar. Madje të njëjtat burime flasin për një sistem ku vendimet teknike, financiare dhe administrative qarkullojnë brenda një grupi të ngushtë njerëzish, duke krijuar një strukturë vendimmarrjeje të centralizuar që shumë e quajnë “bërthama e Ballukut”. Kjo skemë dhe qasje ka krijuar bindjen tek kritikët se tenderat dhe kontratat e mëdha mund të jenë transformuar në instrumente kontrolli politik dhe ekonomik për rrjetin që rrethon figurën e saj.
    Shteti i paralel apo strukturë politike?
    Por edhe pse organet kompetente nuk kanë provuar asnjë nga këto pretendime, panorama e krijuar nga raportimet, analizat dhe burimet e shumta është dramatike dhe shqetësuese. Një numër kaq i madh emrash, institucioneve, agjencish dhe sektorësh që lidhen me një personazh të vetëm politik i ka bërë analistët të flasin për një “arkitekturë të dyshuar ndikimi”, që mund të ketë kapur vendimmarrjen shtetërore. Në shumë studime politike, kjo strukturë përshkruhet si një formë e “shtetit paralel”, ku pushteti nuk shpërndahet nëpër institucione, por mblidhet në një epiqendër të vetme. Sipas kritikëve, nëse ky rrjet vazhdon të zgjerohet pa transparencë, rreziku i kapjes së shtetit nga një grup i centralizuar mbetet real dhe gjithnjë e më i pranishëm. Në të gjitha rrëfimet, denoncimet dhe analizat, një emër mbetet qendra gravitacionale e kësaj strukture të dyshuar: Belinda Balluku, figura që shfaqet kudo ku lëviz administrata, ekonomia dhe infrastruktura e vendit. Pra e gjithë kjo panoramë dhe investigim, tregon se banda e Belinda Ballukut, ka shtrirë tentakulat në qeveri dhe administratë, ku grupi merrte (merr) komanda dhe urdhra nga zv/kryeministrja, ndërkohë që veprimtaria e tyre ngjan si grup i strukturuar në shërbim të dyshit të Ramës. Më poshtë po pasqyrojmë një pjesë të emrave “VIP” që dyshohet janë nën komandën e zv/kryeministres, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
    LISTA E PLOTË E EMRAVE (Sipas kategorive që përmende)

    MINISTRIA / MINISTRAT

    Belinda Balluku, zv/kryeministre/ ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës
    Pirro Vengu, ministër i Mbrojtës
    Petrit Malaj, ministër i Financave
    Besfort Lamallari, ministër i Drejtësisë
    Andis Salla, ministër i Bujqësisë

    ADMINISTRATA / AGJENCITË / DREJTORITË

    Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve – Ilir Binaj
    KESH – Erald Elezi
    ARRSH – Gentian Gjyli
    OSHEE – Enea Karakaçi
    OSSH – , Blendian Dalipi
    Hekurudha Shqiptare – Ergys Verdho
    Drejtori i DPSHTR- Kreshnik Bajraktar
    AKUM – Flaurs Shoshi
    AMBU – Anilan Shehu
    KAYO – Ardi Veliu
    Identitek – Freskida Halilaj
    Ermal Nufi – Zv/ Sekretar i Përgjithshëm- Këshilli i Ministrave
    Viola Haxhiademi – Sekretar i Përgjithshëm tek Ministria e Infrastrukturës
    Kledia Ngjela – Sekretar i Përgjithshëm tek Ministria e Brendshme
    Besjan Beja – Sekretar i Përgjithshëm tek Ministria e Financave
    Lavdrim Sahitaj – Sekretar i Përgjithshëm tek Ministria e Shëndetësisë
    Risena Xhaja – Drejtore, Agjencia e Pronave të Konfiskuara
    Maksim Et’hemaj – Drejtor Ekzekutiv i Aviacionit Civil
    Eda Vengu – Anëtare e Bordit të Aviacionit Civil
    Florion Serjani – Kabineti i Ballukut
    Skender Hitaj – Drejtor i Policisë, Qarku Fier
    Insidor Rexhepi – Drejtor i Përgjithshëm i Antikorrupsionit
    Jonaid Myzyri – ish-kreu i KPP Prokurimeve

    DIPLOMACIA

    Ermal Kaleci – Konsull / Chargé d’Affaires në Katar
    Erlis Hereni – Zv/Ambasador në Misionin e OKB-së, Neë York

    DREJTORË & INSTITUCIONE TË TJERA

    Admir Malaj – Drejtor i Portit Sarandë
    Evis Berberi – ish-drejtor i ARRSH
    Ervin Hoxha – (vëllai i drejtorit të OSHEE, Qarku Tiranë)

    DEPUTETËT E LIDHUR ME BALLUKUN

    Agron Malaj
    Ervin Hoxha
    Anila Denaj
    Kiduina Zaka
    Erjo Mile
    Ana Nako
    Ceno Klosi
    Klevis Jahaj
    Asfloral Haxhiu
    Antoneta Dhima
    Elton Korreshi
    Zegjine Caushi
    Dhimitër Kruti

    BIZNES / INDIVIDË ME LIDHJE NË MEDIA

    Arbër Abazi – biznesmen
    Artan Sako – biznesmen (vëlla i ish-kreut të Gardës, aktualisht kryetar i Bashkisë Tepelenë)
    Ilir Shtufi- Biznesmen

  • Ushtria izraelite njofton se ka eliminuar shefin e shtabit të përgjithshëm të Hezbollahut në Bejrut

    Ushtria izraelite njofton se ka eliminuar shefin e shtabit të përgjithshëm të Hezbollahut në Bejrut

    Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë Haitham Ali Tabatabai, të cilin e prezantoi si “shefin e shtabit të përgjithshëm” të Hezbollahit, gjatë një sulmi ndaj një pallati shumëkatësh në një lagje jugore të Bejrutit.

    Në njoftimin zyrtar thuhet se ushtria izraelite “goditi në zonën e Bejrutit dhe eliminoi terroristin Haitham Ali Tabatabai, shef i shtabit të përgjithshëm të Hezbollahit”, duke e përshkruar atë si “figurë kyçe dhe veterane” të organizatës shiite libaneze.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, të paktën pesë persona u vranë gjatë sulmit.

    Më herët, Hezbollah kishte njoftuar se një “personalitet i rezistencës” kundër Izraelit ishte vrarë në sulmin izraelit të ditës së sotme.

    Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, u bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “të ndërhyjë me seriozitet dhe vendosmëri për t’i dhënë fund sulmeve izraelite ndaj Libanit”, duke theksuar se vendi i tij po respekton armëpushimin.

  • “Do vrisnin Prokurorin e Përgjithshëm të Brukselit!”/ Mafia shqiptare nën hetim për komplot, 8 të arrestuar

    “Do vrisnin Prokurorin e Përgjithshëm të Brukselit!”/ Mafia shqiptare nën hetim për komplot, 8 të arrestuar

    Tetë persona nga bota e drogës dhe mafias shqiptare janë arrestuar në lidhje me një komplot për të vrarë prokurorin e përgjithshëm të Brukselit, thanë prokurorët belgë. 
    Arrestimet u kryen të martën (sot, 18 nëntor), pas bastisjeve në 18 lokale, kryesisht në kryeqytetin belg. 
    “Në korrik 2025, prokuroria u informua nga policia e Brukselit për një komplot për të vrarë prokurorin e përgjithshëm të Brukselit. Të dyshuarit kryesorë duket se kanë një precedent të rëndë kriminal të lidhur me trafikun e organizuar të drogës dhe mund të jenë aktivë brenda mafies kriminale shqiptare”, tha prokuroria belge. 
    Brukseli është përfshirë vitet e fundit nga dhuna e lidhur me bandat e drogës dhe zyrtarët kanë thënë se më shumë se 100 nga rrjetet kriminale më të rrezikshme të Evropës janë aktive në Belgjikë. 
    Shkurtin e kaluar, autoritetet u detyruan të mbyllnin stacionet e metrosë në kryeqytet, ndërsa ndoqën dy të dyshuar pas një incidenti me të shtëna që përfshinte trafikantë droge. 

  • Vuçiç “mund të dalë huq” me prishjen e Shtabit të Përgjithshëm, ja tre arsye pse projekti mund të dështojë

    Vuçiç “mund të dalë huq” me prishjen e Shtabit të Përgjithshëm, ja tre arsye pse projekti mund të dështojë

    Marsela SHYTIA
    Duke miratuar ligjin special për prishjen e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, qeveria serbe ka hapur një front të ri të rezistencës politike dhe shoqërore. Ky projekt, i mbështetur nga investime të huaja dhe të lidhura me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump, është një hap që ka nxitur një reagim të fortë nga profesionistët, studentët dhe opozita. Pasi ligji kaloi në parlament, ky vendim ka tri arsye kryesore pse mund “t’i thyejë dhëmbët qeverisë serbe”. Së pariai ka shkaktuar dyshime për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion. Po ashtu ka përfshirë interesa të jashtme që mund të interpretohen si përpjekje për të afruar regjimin serb me administratën amerikane si dhe ka nxitur një valë protestash dhe kundërshtish që mund ta bëjnë projektin të pamundur për t’u realizuar pa pasoja të rënda politike dhe shoqërore.
    Falsifikimi i dokumenteve
    Një aspekt kyç i projektit është falsifikimi i dokumenteve që mundësuan heqjen e mbrojtjes për kompleksin e Shtabit të Përgjithshëm. Goran Vasiç, drejtor në detyrë i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, ka pranuar në Prokurori se ka falsifikuar dokumente për të mundësuar heqjen e statusit të mbrojtur të këtij kompleksi. Ky veprim ka shkaktuar shqetësime të mëdha ligjore, pasi dokumentet që përdorën si bazë për ndryshimin e statusit të kompleksit janë vënë në dyshim nga arkitektët dhe ekspertët. Miljan Salata, një arkitekt i njohur, shprehet se kjo është një formë e legalizuar e grabitjes: “Ajo që po bëhet tani me lex specialis është grabitje e legalizuar. Në fakt, është retroaktive, legalizimi i diçkaje që ishte e paligjshme në fillim.” Ky veprim ka sjellë shqetësime edhe brenda qarqeve ligjore, duke e konsideruar si një abuzim të dukshëm me ligjin.
    Qëllimi i vërtetë
    Një tjetër shtysë për këtë projekt është dyshimi se regjimi i Aleksandër Vuçiç po përdor këtë mundësi për të forcuar lidhjet me administratën amerikane përmes investitorëve të lidhur me Donald Trump. Ky fakt ka ngritur pyetje për mundësinë e përdorimit të projektit për të siguruar mbështetje politike dhe financiare nga SHBA. Siç thotë avokati Jovan Rajiç, ky ligj i veçantë është një shembull i përpjekjes për të anashkaluar procedurat ligjore standarde, duke përdorur shumicën parlamentare për të miratuar një ligj që i shërben interesave të caktuara: “Ata kanë shumicën parlamentare dhe mund të zgjidhin çdo paligjshmëri dhe ngatërresën e tyre ligjore duke miratuar lex specialis, i cili vlen vetëm për një projekt specifik.” Ky zhvillim ka krijuar dyshime të forta se ligji është më shumë një mjet politik sesa një zgjidhje urbanistike.
    Rezistenca e qytetarëve
    Reagimi i fortë nga qytetarët, studentët dhe profesionistët ka bërë që ky projekt të shndërrohet në një minë politike. Studentët e Universitetit të Beogradit dhe organizatat profesionale, të tilla si Shoqata e Arkitektëve të Serbisë dhe Akademia e Shkencave të Inxhinierisë, kanë ngritur një rezistencë të fortë. Ata kanë organizuar protesta dhe kanë kërkuar që Shtabi i Përgjithshëm të ruhet si një aset kulturor dhe të mos kalojë në duar private. Siç thekson Nikola Jovanoviç, drejtor i Qendrës për Vetëqeverisje Lokale, ky rast është një pikë kthese për shoqërinë serbe: “Ky projekt është emblematik dhe do të thoja vendimtar, sepse të gjithë aktorët përkatës u shprehën kundër shndërrimit të tij në hotel.” Protestat, si ajo e studentëve me moton “Ne jemi një mur i gjallë,” kanë treguar se ky është një moment kritik për të gjithë shoqërinë, dhe se qeveria nuk mund të kalojë përpara me këtë projekt pa i marrë parasysh këto reagime të fuqishme.

  • Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit paraqitet në SPAK, çfarë dihet deri më tani

    Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit paraqitet në SPAK, çfarë dihet deri më tani

    Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur këtë të enjte në SPAK. 
    Nga pamjet shihet teksa ish-kryepolici futet brenda ambienteve të prokurorisë së posaçme.
    Deri më tani nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në organin e akuzës. 

  • Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit paraqitet në SPAK

    Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit paraqitet në SPAK

    Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK.

    Ende nuk dihet se përse është thirrur në organin e akuzës ish kreu i Policisë.

    Top Channel

  • BBC drejt faljes publike për Trumpin, për të shmangur padinë 1 miliard dollarëshe

    BBC drejt faljes publike për Trumpin, për të shmangur padinë 1 miliard dollarëshe

    BBC po përgatitet t’i kërkojë falje drejtpërdrejt Presidentit Donald Trump për të shmangur kërcënimin e tij me një padi prej 1 miliard dollarësh.

    Transmetuesi publik britanik po punon për të dërguar një kërkim-falje personale, pasi pranoi se kishte lënë përshtypjen se Trump kishte bërë një “thirrje të drejtpërdrejtë për veprime të dhunshme” në një episod të programit Panorama vitin e kaluar. Më vonë doli në pah se dy pjesë të fjalimit të tij, mbajtur para trazirave në Kapitol më 6 janar 2021, ishin të ndërthurura gabimisht.
    Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, deklaroi të mërkurën se “BBC është një makinë propagande e majtë që, për fat të keq, financohet nga taksapaguesit britanikë”. Ajo e quajti episodin “një shembull klasik të lajmeve të rreme” dhe shtoi:“E shohim këtë në SHBA gjatë gjithë kohës dhe tani edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Këshilltari ligjor i jashtëm i presidentit ka ngritur një padi kundër BBC-së. Nëse do të kërkojnë falje apo jo, kjo varet prej tyre.”
    Kryetari i BBC-së, Samir Shah, i tha ministrave të hënën se “BBC-ja do të donte të kërkonte falje për atë gabim gjykimi”. Një burim pranë transmetuesit bëri të ditur se pritet që ky mesazh t’i përcillet personalisht Trumpit, i cili i ka dhënë BBC-së afat deri nesër për t’iu përgjigjur letrës ligjore që përmend “dëmin dërrmues financiar dhe të reputacionit” të shkaktuar nga programi.
    Shah njoftoi gjithashtu se ka nisur një kërkim të plotë për pasardhësin e Tim Davie, drejtorit të përgjithshëm që dha dorëheqjen pas incidentit. Ai tha se bordi i BBC-së po punon “24 orë në ditë, 7 ditë në javë” për të gjetur drejtuesin e duhur që do të ndihmojë korporatën të përballojë një nga krizat më të mëdha në vitet e fundit.
    Zyrtarë të lartë të BBC-së thanë se procesi i emërimit të drejtorit të ri mund të zgjasë me muaj dhe se kandidati i ri mund të fillojë punën në shtator, nëse zgjidhet dikush nga jashtë. Shah i përshkroi sfidat e postit si “të mëdha”, duke shtuar:“Pse do ta pranonte dikush me reputacion të madh këtë punë, nëse përballet me sulme të tilla? Po kërkojmë shumë nga drejtori ynë i përgjithshëm.”
    Në një mbledhje të bordit të hënën, anëtarët joekzekutivë ranë dakord se zgjedhja e CEO-së së re është “vendimi më i rëndësishëm” për BBC-në. Burime të brendshme thanë se kandidatët me përvojë në gazetari do të kishin avantazh, megjithëse të tjerë theksuan se roli i drejtuesit të përgjithshëm duhet të përfshijë gjithë korporatën, jo vetëm sektorin e lajmeve.
    Shumica e kandidatëve të favorizuar janë gra — dhe nëse njëra prej tyre do të zgjidhet, do të jetë gruaja e parë në 103 vjet histori të BBC-së. Ndër kandidatët përmenden Jay Hunt (ekzekutive e Apple dhe ish-redaktore e BBC News), Charlotte Moore (ish-drejtoreshë përmbajtjeje e BBC-së), Alexandra Mahon (ish-drejtoreshë e Channel 4), dhe Jane Turton (drejtoreshë ekzekutive e All3Media).Emra të tjerë të përmendur janë George Osborne, ish-kancelar dhe ish-redaktor i Evening Standard, Carolyn McCall (CEO e ITV), dhe Kevin Bakhurst, aktualisht drejtor i RTÉ në Irlandë.
    Dokumente të brendshme tregojnë se BBC ka filluar planifikimin për trashëgiminë e Davie-t që në shtator 2024, por ekspertët vlerësojnë se korporata nuk ka zhvilluar një grup të fortë kandidatësh të brendshëm.Një analist mediatik komentoi: “Kur je drejtor i përgjithshëm i BBC-së, e di që çdo moment mund të ndodhë diçka që të rrëzon, prandaj duhet të ndërtosh një ekip të fortë për ta pasuar postin. Ata nuk e kanë bërë këtë.”
    BBC po shqyrton gjithashtu emërimin e një zëvendësdrejtori të përgjithshëm për të ndarë ngarkesën e drejtimit. Sir Peter Bazalgette, ish-kryetar i ITV, tha se një pozicion i tillë “ndoshta do të ndihmonte”.Jonathan Munro, zëvendësdrejtor i BBC News, është ndër ata që besohet se kanë sugjeruar nevojën për një figurë të tillë në hierarki.

    Top Channel

  • ‘Drejtori i Policisë të zgjidhet nga Parlamenti’, propozimi i ekspertit Softa: Të kthehet Xhandarmëria

    ‘Drejtori i Policisë të zgjidhet nga Parlamenti’, propozimi i ekspertit Softa: Të kthehet Xhandarmëria

    Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, është shprehur se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të zgjidhet nga Parlamenti.
    Komentet Softa i bëri në një studio televizive, ku analizoi atentatin e ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Sheqeri.
    Softa tha se drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të ngrihet në nivelin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Avokatit të Popullit.
    Ai shtoi gjithashtu se në Shqipëri duhet të vendoset edhe Xhandarmëria, e cila do të funksionojë krahas Policisë së Shtetit.
    “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të marrë votat në Parlament, të arrijë në nivelin e Prokurorit të Përgjithshëm, të Avokatit të Popullit dhe disa nivele të tjera, sepse është më mirë. Strategjia në luftën kundër krimit i takon të gjitha palëve, spektrit politik. Shumë vende të BE-së, trafikun e brendshëm e kanë Policia Bashkiake.
    E liron Policinë e Shtetit nga kjo punë. Nëse Policinë e kemi lodhur dhe tejlodhur, sepse ata janë heronj për këtë punë… Nëse kjo nuk mund të rrisë numrin e numrit të punonjësve të Policisë, atëherë të shkojmë prap te një model europian, të kalojmë të Xhandarmëria.
    Nga Ministria e Brendshme të varet Policia dhe nga Ministria e Mbrojtjes të varet Xhandarmëria. Njëra është jetë kazerme, tjetra është më civile. E kanë gjithë vendet e BE-së”, tha mes të tjerash Softa.

  • “Nëse bie zjarri te ne, ju bie edhe ju”, sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese-deputetëve: Na duhen 2 mln lekë…

    “Nëse bie zjarri te ne, ju bie edhe ju”, sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese-deputetëve: Na duhen 2 mln lekë…

    sekretari i gjykates kushtetuese

    TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandile, nga Komisioni i Ligjeve bëri një kërkesë të drejtpërdrejtë për shtesë buxheti, duke kërkuar 2 milionë lekë për mbrojtjen nga zjarri, një kërkesë që, sipas tij, përsëritet për të tretin vit radhazi.
    “Nëse bie zjarri te ne, bie edhe tek ju,” tha me ironi ai, duke theksuar se godina është e amortizuar dhe sistemi i mbrojtjes nga zjarri ka nevojë urgjente për përmirësim.
    “Do u lutesha Ministrisë së Financës që të jetë më bashkëpunuese sa i përket kërkesave tona. Duke pasur dhe rritje të vendimeve, kërkesave, mendoj që sjell… pra pakësimi i buxhetit nuk është në dinjitetin e Gjykatës Kushtetuese të shtrijë dorën. Po flasim për zërin investim dhe për sa i përket situatës së krijuar, ashtu sa i përket dhe sigurisë kibernetike, ku kemi kërkuar shtesa në lidhje me serverin që kemi instaluar.
    Duke qenë se kemi shtuar në strukturë një drejtori shtesë prej 5 vetash, ajo e marrëdhënieve për studimet, gjithashtu është i disati vit që kërkojmë fond minimal prej 2 mln lekë për mbrojtjen nga zjarri, është i treti vit që e kërkoj edhe për shkak të amortizimit të ndërtesës. Se meqë jemi komshinj  po na ra zjarri neve, ju bie dhe juve“, u shpreh Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.

  • Redaktuan keq fjalimin e Trumpit, dorëheqjet në BBC shkaktojnë reagime të forta/ Drejtoresha: Mohoj anshmërinë institucionale

    Redaktuan keq fjalimin e Trumpit, dorëheqjet në BBC shkaktojnë reagime të forta/ Drejtoresha: Mohoj anshmërinë institucionale

    Kreu i BBC-së Samir Shah pritet t’i kërkojë ndjesë përmes një deklarate me shkrim sot një komisioni të parlamentit britani, mes skandalit që ka përfshirë gjigantin mediatik, e që solli dorëheqjen e drejtorit të tij të përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoreshës ekzekutive, Deborah Turness.

    Shkak i tërmetit që përfshiu BBC-në u bënë kritikat se një dokumentar i saj ka mashtruar shikuesit sepse kishte redaktuar një fjalim të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
    “Dua t’ju informoj se kam vendosur të largohem nga BBC pas 20 vitesh. Ky është vendimi im i vetëm dhe i jam shumë mirënjohës kryetarit dhe bordit për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe unanime gjatë gjithë mandatit tim, përfshirë ditët e fundit. Po punoj me bordin për kohën e saktë për të mundësuar një tranzicion të qetë te pasardhësi im në muajt në vijim”, tha Davie në një deklaratë, ku shtonte se “ BBC nuk është perfekte dhe ne duhet të jemi gjithmonë të hapur, transparentë dhe të përgjegjshëm”.
    “Në përgjithësi, BBC po performon mirë, por janë bërë disa gabime dhe si Drejtor i Përgjithshëm duhet të marr përgjegjësinë përfundimtare”, u shpreh ai.
    Samir Shah e cilësoi këtë një ditë të trishtë për median e njohur, ndërsa e përshëndeti Davie si një drejtor të përgjithshëm të jashtëzakonshëm, që i kushtoi BBC-së dy dekada të jetës së tij. BBC është kritikuar ashpër kohët e fundit, pas një sërë akuzash se nuk ka arritur të ruajë neutralitetin politik në raportimet e saj, duke përfshirë mbulimin e ngjarjeve që lidhen me Trumpin.
    Drejtoresha në largim e Lajmeve në BBC, Deborah Turness, deklaroi këtë mëngjes se korporata “nuk është e anshme institucionalisht”, teksa mbërriti në ndërtesën e BBC-së pas dorëheqjes së saj dhe të Drejtorit të Përgjithshëm Tim Davie mbrëmjen e kaluar.
    Dorëheqjet e dy drejtuesve të lartë kanë shkaktuar valë reagimesh nga figura të njohura të medias dhe politikës britanike, të cilët ndahen në qëndrime të kundërta mbi shkakun dhe pasojat e krizës.
    Daily Telegraph kishte raportuar më herët për një memo të brendshme, të shkruar nga një ish-këshilltar i etikës në agjenci, në të cilën dokumentoheshin një sërë gabimesh, përfshirë mënyrën se si ishte redaktuar një fjalim i Trump më 6 janar 2021. Dokumenti nënkuptonte se emisioni ikonik Panorama kishte ngjitur bashkë dy pjesë të fjalimit të Trump, duke e berë të dukej sikur nxiste trazirat e atij viti në Kongresin amerikan.
    Në fjalimin e tij, Trump thoshte: Do të shkojmë drejt Kapitolit dhe do të brohorasim për senatorët, kongresmenët dhe gratë tona të guximshme.” Ndërkohë, në montazhin e Panoramas ai shfaqej duke thënë: “Do të shkojmë drejt Kapitolit… dhe unë do të jem atje me ju. Dhe do të luftojmë. Do të luftojmë fort.”

    Top Channel