Tag: përgjithshëm

  • Takimi për kartelet dhe krimin e organizuar/ Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së takim me kreun e SPAK dhe ministrin e Brendshëm

    Takimi për kartelet dhe krimin e organizuar/ Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së takim me kreun e SPAK dhe ministrin e Brendshëm

    Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë, Stephen Fields.

    Gjatë vizitës Fields, u takua me të Ngarkuarën me Punë, Nancy VanHorn, kreun e SPAK, Altin Dumanin, ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, ku u diskutua për kartelet dhe krimin e organizuar.
    “Ambasada e ShBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj. Gjatë vizitës së tij, Z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë.
    Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm. Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë. Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.”, shprehet ambasada e SHBA.

    Top Channel

  • Operacioni “Ura”, lihen në burg Genti Ndërjaku dhe Ervis Deti, do ekstradohen në Itali

    Operacioni “Ura”, lihen në burg Genti Ndërjaku dhe Ervis Deti, do ekstradohen në Itali

    Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e autoriteteve italiane për nisjen e procedurave të ekstradimit për Genti Ndërjakun (i njohur edhe si Ekil Ndërjaku) dhe Ervis Detin, të arrestuar gjatë operacionit “Ura”, i cili synonte goditjen e një organizate kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.
    Pas kërkesës së prokurorit Endrit Bimi, gjykata vendosi masën e arrestit në burg për të dy të arrestuarit deri në mbërritjen e dokumentacionit për ekstradim nga autoritetet italiane.
    Për më tepër, Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencë dhe e kaloi çështjen në Gjykatën e Durrësit, e cila do të merret me vendimmarrjen për ekstradimin e tyre, pasi dy të arrestuarit janë banorë të këtij qyteti.
    NJOFTIM PËR SHTYP
    Referuar interesit të shfaqur nga disa gazetarë, komunikohet informacioni zyrtar në vijim:
    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, sot më datë 22.05.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, në praninë e palëve ndërgjyqëse, kërkesën e paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, për shtetasit: G. N. alias E. N. dhe E.D, kërkesën me objekt: “Për miratimin e arrestimit të përkohshëm për qëllime ekstradimi dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”.
    Gjykata pasi administroi provat shkresore, shqyrtoi ato në tërësi, si dëgjoi konkluzionet përfundimtare
    PËR KËTO ARSYE;
    Gjykata duke u bazuar në nenet 493 e vijues të K.Pr.Penale
    V E N D O S I:
    1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit për qëllime ekstradimi të shtetasve G. N. (alias E. N.), i biri i . dhe i ., lindur më .dhe E. D., i biri i B. dhe i N., lindur më . të kryer nga policia gjyqësore në bazë të “Procesverbal për arrestin ndërkombëtar 21.05.2025 ora 10:00”.
    2. Caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personave në kërkim G. N. (alias E. N.) dhe E. D.
    3. Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
    4. Ky vendim t’i njoftohet menjëherë Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.
    5. Urdhërohet prokurori dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
    6. Kundra këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
    U shpall në Tiranë, sot më datë 22.05.2025. (

  • Prokurori i Përgjithshëm italian: Krim që i kalon kufijtë, nga Ballkani deri në Amerikën e Jugut!

    Prokurori i Përgjithshëm italian: Krim që i kalon kufijtë, nga Ballkani deri në Amerikën e Jugut!

    Prokurori i Përgjithshëm i Italisë, Michele Carbone, foli sot në një konferencë për mediat lidhur me operacionin e përbashkët Shqipëri-Itali kundër trafikut ndërkombëtarë të drogës.
    Ai tha se bëhet fjalë për një grup kriminal që kalon përtej kufijve të dy vendeve dhe që arrin deri në Amerikën e Jugut.
    Michele Carbone: “Jam shumë i gëzuar, është hera e parë që vij në Tiranë. Është një krim ndërkombëtar mes lëndëve narkotike veçanërisht për lëndët narkotike, i kalon kufijtë ndërkombëtar dhe ka kontakte përtej Italisë dhe Shqipërisë. Flasim për kontakte në Evropën e Veriut, Amerikën e Jugut, Ballkan dhe vende të tjera.
    Nëse rezultatet e djeshme u realizuan është sepse ka pasur një punë skuadre. Ka parë si aktorë jo vetëm policinë gjyqësore por edhe kolegët e policisë shqiptare. Rezultate të rëndësishme që mund të arrihen vetëm me anë të një loje skuadre. Falënderoj gjithë aktorët që bashkëpunuan”

  • I akuzuar për drogë në Itali, Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Budllën

    I akuzuar për drogë në Itali, Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Budllën

    Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit për Kreshnik Budllën.
    Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Durrësit që i caktoi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për qëllime ekstradimi drejt Italisë.
    Ndërkohë Budlla më herët fitoj betejën me GJKKO pasi arriti të provonte se kodi i Sky Ecc nuk ishte përdorur prej tij por prej të vëllait.
    “Prishjen e vendimit nr.748 (30-2025-2387) datë 24.03.2025 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe lënien ne fuqi të vendimit nr.(11-2024-23) 8 datë 07.01.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
    Të njoftohet Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi”,-thuhet në njoftim.

  • I akuzuar për trafik droge në Spanjë, Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Budllën

    I akuzuar për trafik droge në Spanjë, Gjykata e Lartë liron nga burgu Kreshnik Budllën

    Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit për Kreshnik Budllën.

    Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Durrësit që i caktoi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për qëllime ekstradimi drejt Italisë, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
    Ndërkohë Budlla më herët fitoi betejën me GJKKO pasi arriti të provonte se kodi i Sky Ecc nuk ishte përdorur prej tij, por prej të vëllait.
    Prishjen e vendimit nr.748 (30-2025-2387) datë 24.03.2025 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe lënien ne fuqi të vendimit nr.(11-2024-23) 8 datë 07.01.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
    Të njoftohet Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi”, sipas vendimit.

    Top Channel

  • Sfidat e sigurisë në rajon/ Rama takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

    Sfidat e sigurisë në rajon/ Rama takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

    Kryeministri Edi Rama mirëpriti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte këtë të premte.

    Rama në një postim thekson se gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO.

    Top Channel

  • Rama pret në Kryeministri Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, kreu i qeverisë zbulon detaje nga diskutimi me Rutte

    Rama pret në Kryeministri Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, kreu i qeverisë zbulon detaje nga diskutimi me Rutte

    Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili ka mbërritur në vendin tonë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian. Kreu i qeverisë u shpreh se gjatë takimit, ku pjesë ishin edhe delegacionet përkatëse, diskutuan me Mark Rutte mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO.
    “📍Kryeministria – Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO 🇦🇱🌍🕊️”, shkroi Rama.

  • Kryeministri pret Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

    Kryeministri pret Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

    “Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”- shkruan Edi Rama.

  • FOTO/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte mbërrin në Tiranë për Samitin e Europës

    FOTO/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte mbërrin në Tiranë për Samitin e Europës

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka mbërritur në Shqipëri, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet nesër në Tiranë. Rutte është pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. ”Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, është një dëshmi e qartë e rolit të shtuar të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe e angazhimit tonë për paqe, siguri dhe bashkëpunim euroatlantik”,-shkruan Vengu.

  • A është vënë në pikëpyetje projekti i dhëndrit të Trumpit në Beograd pas pranimit të falsifikimit?

    A është vënë në pikëpyetje projekti i dhëndrit të Trumpit në Beograd pas pranimit të falsifikimit?

    Foto ilustruese

    SERBI- Dy ditë pas arrestimit të kreut të Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve në Serbi, publiku u informua për një pranim fajësie që po ndërlikon planet e dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, për investime në kryeqytetin serb. Goran Vasiq, ushtrues detyre i drejtorit të institucionit përgjegjës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ka pranuar se në nëntor të vitit 2024 ka falsifikuar një nënshkrim në dokumentacionin me të cilin Qeveria e Serbisë hoqi statusin e mbrojtjes kulturore nga ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, në qendër të Beogradit.
    Bëhet fjalë si për rrënojat e godinës që u bombardua dy herë nga Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në vitin 1999, ashtu edhe për pjesët e padëmtuara të saj.
    Me këtë dokument të falsifikuar, u krijua baza ligjore për t’ia shitur objektin kompanisë së Jared Kushnerit.
    Si drejtues i kompanisë private amerikane Affinity Global Development, Kushner njoftoi, pas blerjes, planet për ndërtimin e një hoteli luksoz dhe të një kompleksi banesor afarist në Beograd.
    Kompania ka plane të ngjashme edhe në Shqipëri, duke e bërë kështu Ballkanin kyç në strategjinë e saj të investimeve.Që nga ardhja në pushtet e partisë së presidentit Aleksandar Vuçiq para 13 vjetësh, pamja e Beogradit, sidomos në qendër, ka ndryshuar ndjeshëm. Rrokaqiejt e shumtë, kryesisht nga kompani të huaja, kanë ngushtuar infrastrukturën rrugore, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin urban dhe jetën e përditshme në qytet.
    Siç pritej, aktivistët dhe një pjesë e opinionit profesional reaguan kundër ndryshimit të pronësisë mbi ish-ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm.
    “Është ende herët për të festuar”, tha arkitekti Milan Salata, anëtar i grupit të ekspertëve për mbrojtjen e kësaj ndërtese.
    “Ky është rezultat i një presioni të madh publik – nga ekspertët, institucionet që refuzuan të bashkëpunojnë, deri te studentët që nisën protesta dhe tribuna publike”, tha Salata për Radion Evropa e Lirë (REL).
    Kompania e Kushnerit nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it nëse arrestimi i Vasiqit ndikon në projektin e tyre, ndonëse ideja për kompleksin është publikuar në faqen zyrtare. Kompania i tha gazetës amerikane The New York Times se ishte njoftuar për arrestimin përmes mediave, dhe se fati i projektit është tashmë i pasigurt.
    Nga kompania thanë se do ta analizojnë situatën dhe do të marrin vendime të mëtejshme.
    As Qeveria e Serbisë nuk ka reaguar, sikurse as presidenti Vuçiq, i cili në dy muajt e fundit ka pritur në Beograd djalin e Donald Trumpit.
    Pse u arrestua Goran Vasiq?
    Prokuroria për Krimin e Organizuar e Serbisë njoftoi më 14 maj se e ka marrë në pyetje të dyshuarin Goran Vasiq, i cili e ka pranuar fajësinë. Sipas prokurorisë, Vasiq kishte hartuar një propozim të falsifikuar, pa përfshirjen e ekspertëve të konservimit, dhe ia kishte përcjellë Qeverisë përmes Ministrisë së Kulturës. Më 14 nëntor 2024, Qeveria serbe vendosi të heqë statusin e mbrojtjes kulturore për ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave dhe atë të Ministrisë së Mbrojtjes, duke i fshirë nga regjistri i monumenteve. Sipas prokurorisë, kjo solli dëm për trashëgiminë kulturore të Serbisë, që Vasiq ishte i obliguar ta mbronte.
    Ai u emërua drejtor në fund të qershorit 2024, pas dorëheqjes së Dubravka Gjukanoviqit, e cila kishte refuzuar t’ia hiqte mbrojtjen kompleksit. Edhe drejtoresha e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Beogradit, Ollivera Vuçkoviq, bëri të njëjtën gjë. Pesë muaj më vonë, Qeveria hoqi ndërtesat nga regjistri. Punonjësit e Institutit dërguan një letër proteste, duke theksuar se vendimi ishte marrë jashtë çdo procedure ligjore. Arkitekti Salata shpjegon se objekti është vepra e vetme në Serbi e arkitektit modernist, Nikola Dobroviq, dhe për më tepër një kujtim i bombardimeve të vitit 1999 – prandaj vendimi për fshirjen e mbrojtjes është i pavlefshëm.
    Hapja e procedurave dhe ndërlikimi me projektin e Kushnerit
    Organizata Evropa Nostra Serbia kërkoi nga Qeveria ta anulojë vendimin për heqjen e statusit të mbrojtjes për ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm, pas zhvillimeve të fundit dhe dyshimeve për falsifikim. Instituti RERI (Instituti Rregullator për Energji të Qëndrueshme dhe Mjedis) e ka çuar çështjen për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, ndaras nga procesi penal kundër Vasiqit.
    Avokati Jovan Rajiq deklaroi për REL-in se kanë marrë konfirmim nga vetë institucioni që nuk e kanë hartuar dokumentin mbi të cilin bazohej vendimi i Qeverisë.
    “Duhet të ndalen negociatat me investitorin dhe të pritet vendimi përfundimtar nga autoritetet kompetente”, theksoi ai.
    Shtabi i Përgjithshëm ndër shtatë monumentet më të rrezikuara në Evropë
    Në mars 2025, organizata Evropa Nostra e përfshiu kompleksin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë. Vizita e parë zyrtare e një misioni ekspertësh pritet në gjysmën e dytë të qershorit, ku do të zhvillohen takime me institucionet përgjegjëse për fatin e kësaj ndërtese, tha Vesna Marjanoviq nga dega serbe e organizatës.
    Në këtë listë janë përfshirë gjithashtu: Manastiri Arakelots në Armeni, Kalaja e Niborgut në Danimarkë, Kalaja Monemvazia në Greqi, Sinagoga e Madhe në Orla (Poloni), pishina Valhala në Gëteborg (Suedi) dhe Victoria Tower Garden në Londër (Britani).
    Kush e nënshkroi marrëveshjen?
    Arkitekti Milan Salata vlerëson se në procesin që po zhvillohet kundër drejtorit të Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve në Serbi, duhet të hetohen edhe aktorë të tjerë – para së gjithash nga pushteti ekzekutiv. Megjithatë, ai shton se gjithçka po duket sikur do të përfundojë me një “kurban” nga vetë fusha profesionale.
    “Këtu janë të përfshirë drejtpërdrejt persona që kanë nënshkruar kontrata me investitorin amerikan – para së gjithash kam parasysh ish-ministrin e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq. Po ashtu, është edhe ish-ministri i Kulturës, i cili në këtë rast do të jetë drejtpërdrejt përgjegjës nëse vërtetohet fajësia dhe anulohet vendimi për heqjen e mbrojtjes ndaj ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm. Atëherë shtrohet pyetja: kush brenda Qeverisë kishte kompetencën për të marrë një vendim të tillë ligjor”, shprehet Salata.
    Kontrata për revitalizimin e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm u nënshkrua në mes të majit 2024 nga atëherë ministri i Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Serbisë, Goran Vesiq, me kompaninë e Kushnerit, Affinity Global Development. Sipas asaj kontrate, e cila ende nuk është bërë publike, Serbia ia jep me qira për 99 vjet truallin e kompleksit. Më 18 mars, The New York Times raportoi se vlera e investimit është 500 milionë dollarë dhe se, sipas propozimit të kontratës, shteti serb do të përfitonte 22 për qind të fitimit.
    Vesiq, në një deklaratë, ka thënë se investitori, sipas marrëveshjes, ka detyrimin të ndërtojë edhe një kompleks memorial në të njëjtën parcelë, kushtuar të gjitha viktimave të bombardimeve të NATO-s të vitit 1999. Goran Vesiq nuk iu përgjigj thirrjes së Radios Evropa e Lirë për të komentuar këtë temë. Ai është tërhequr pothuajse tërësisht nga skena publike pas nëntorit të kaluar, kur u ndalua dhe më pas u lirua shkurt pas një tragjedie në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona pas shembjes së një pjese të çatisë në Stacionin Hekurudhor të sapo rinovuar.
    Gjatë kohës së atij projekti, që u realizua nga një investitor kinez, Vesiq ishte ministër i Ndërtimtarisë./REL