Tag: përgjithshëm

  • Shqiperi-Greqi, arrihet marreveshja, zgjatet me dy orë orari i kalimit të kamionëve

    Shqiperi-Greqi, arrihet marreveshja, zgjatet me dy orë orari i kalimit të kamionëve

    Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Doganore Shqiptare, Z. Genti Gazheli u prit në një takim zyrtar në Athinë nga Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Doganore Greke, Z. Dimitrios Bourikos.Gjatë takimit të nivelit të lartë bilateral, drejtuesit e Administratave Doganore të Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë theksuan frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe përkushtimit për të rritur marrëdhëniet doganore, promovimin e lehtësimit të tregtisë dhe adresimin e sfidave të përbashkëta të menaxhimit të kufijve.Të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin pozitiv në katër pikat doganore tokësore që lidhin dy vendet tona, teksa konfirmuan progresin e bërë sa i përket bashkëpunimit doganor dhe praktikave më të mira në kuadër të shkëmbimit të informacionit.Gjatë këtij takimi u ra dakord për të zhvilluar më tej iniciativat e koordinuara të menaxhimit të kufirit, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin midis shërbimeve doganore.Gjatë takimit palët pranuan nevojën për të përditësuar marrëveshjet e orarit të punës bazuar në flukset aktuale tregtare, ku u ra dakord për një zgjatje 2-orëshe të kohës së operacionit kufitar për kamionët bosh, veçanërisht në pikat kufitare të e Kakavijës dhe Kapshticës si dhe për një zgjatje me 1 orë të operacionit kufitar në pikën kufitare të Qafë Botës.Të dy delegacionet riafirmuan angazhimin e tyre ndaj nismës së Korsive të Gjelbra të CEFTA-s. Greqia ndau përvojën e saj me Maqedoninë e Veriut në lidhje me zbatimin e SEED dhe shprehu gatishmërinë për të përsëritur modelin me Shqipërinë.Po ashtu u dakordësua nënshkrimi i një Memorandumi Mirëkuptimi për krijimin e një korsie të gjelbër në Pikën Kufitare Kakavijë, bazuar në integrimin e aplikacionit SEED.Një pikë e rëndësishme e diskutimeve gjatë këtij takimi ishte zbatimi i teknologjive doganore digjitale, duke përfshirë sistemet Single Window dhe përpunimin pa letër. Pala greke prezantoi progresin në projektin TALOS, pjesë e Sistemit të Integruar të Kufijve Digjitalë të Doganave Helene dhe mirëpriti interesin shqiptar për bashkëpunimin teknologjik.Të dyja administratat shprehën interes për të përafruar strategjitë digjitale për të rritur ndërveprueshmërinë dhe efikasitetin. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal në avancimin e modernizimit dhe sigurisë doganore.Në përfundim të takimit Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Doganore Shqiptare, Z. Genti Gazheli dhe Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Doganore Greke, Z. Dimitrios Bourikos shprehën vlerësimin e tyre për dialogun konstruktiv dhe të orientuar drejt rezultateve.Ata riafirmuan angazhimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit dypalësh doganor në mbështetje të lehtësimit të tregtisë, sigurisë dhe integrimit rajonal.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Gjykata e Sarandës komunikatë për media në lidhje me shitësin e k0kainës ndaj 15-vjeçares

    Gjykata e Sarandës komunikatë për media në lidhje me shitësin e k0kainës ndaj 15-vjeçares

    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, duke u nisur nga interesimi i medias, në kuadër të transparencës informon sa më poshtë:
     
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, më datë 27.05.2025, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt “Verifikimin e kushteve dhe kritereve të masës së sigurimit “arrest në burg” caktuar në mungesë, ndaj personit nën hetim O.L”.
     
    Më datë 28.5.2025, në përfundim të gjykimit brenda afatit ligjor, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, (gjyqtari i hetimeve paraprake) ka vendosur:
     
    1 – Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për verifikimin e kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës së sigurimit.

    2 – Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin nr.108 datë 18.5.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ndaj personit nën hetim O.L.

    3- Ngarkohet policia gjyqësore të zbatojë menjëherë këtë vendim.

    Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridikisionit të Përgjithshëm brenda pesë ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi merren zyrtarisht të pandehur, SPAK mbyll hetimet për pastrim parash, korrupsion dhe…

    Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi merren zyrtarisht të pandehur, SPAK mbyll hetimet për pastrim parash, korrupsion dhe…

    Elmas Bogdani
    Shtatë muaj pas arrestimit, ish-presidenti Ilir Meta tashmë është marrë zyrtarisht i pandehur. Kreut të PL i janë komunikuar ditën e djeshme nga SPAK akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Me të njëjtat akuza Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë të pandehur edhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Akuzat i janë komunikuar nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, prokurorët e dosjes e cila përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
    Nëse Meta dhe Kryemadhi shpallen fajtor për të tre akuzat, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ata rrezikojnë deri në 30 vite burg në total, por praktikisht mund të dënohen me një dënim të bashkuar deri në 15 vite burg, sipas praktikës së bashkimit të dënimeve në Kodin Penal. Pastrimi i parave: 5 deri në 15 vjet burg (nëse provohet në rrethana të rënda). Korrupsioni: 4 deri në 12 vjet burg. Fshehja e pasurisë: deri në 3 vjet burg ose gjobë. Pra, Meta rrezikon një dënim të rëndë afatgjatë, në varësi të vendimit përfundimtar të gjykatës dhe provave të SPAK.
    Reagimi i Metës
    Lajmi për ndryshimin e statusit penal në përballje me drejtësinë bëri që kreu i PL të kishte komunikimin e tij të parë me mediat përmes telefonit të avokatit, ku nuk harroi të sulmonte SPAK, ndërsa e quajti një organizatë në shërbim të verbër të Ramës. Kreu i PL-së hodhi akuza të forta edhe për tradhti e komplot nga brenda PL-së të një personi (nuk ia përmend emrin), që i ka shitur listën me 12 mijë votues të tij tek patronazhistët e PS-së, sepse sipas tij, donte të bëhej Sekretar i Përgjithshëm në vend të Tedi Blushit. Duket se Meta i referohet Endrit Braimllarit, i cili iu bashkua PS, ndonëse nuk e përmend me emër. “Çuditërisht askush nuk është paraqitur të më shoqërojë, kam edhe hallin e avokatit tim që po humbet kohën kot.
    Mezi po pres të shkoj që t’i uroj për 83 mandatet që i dhanë me Task Forcën e tyre kundër opozitës, por edhe me Task-Forcën për të mos vepruar kundër terroristëve elektoralë. Ata po presin nga Edi Rama që të jenë të përjetshëm, të përjetshëm sepse nuk i kuptojnë dot krimet intelektuale që bën Rama, si inceneratori që nuk ekziston. Nuk kam kurrë ndër mend të kërkoj as mbylljen me procedurë, mezi po pres sallën e gjyqit ku do jeni ju, ku do ketë gazetarë ndërkombëtarë, të shikojmë edhe faktet edhe provat, e çfarë është kjo organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës. Pjesë e një votimi antikushtetues me 69 vota të një prokurori të përgjithshëm, të Arta Markut, zgjodhi atë në mënyrë të paligjshme dhe pastaj zgjodhi këta. Nuk do të ketë kurrë kërkesë nga Ilir Meta për mbyllje me procedurë, ashtu sikurse nuk ka pasur as në të kaluarën. Ky është një proces që do fitohet ashtu siç i ka fituar presidenti Ilir Meta të gjitha proceset hetimore që bëri parlamenti kundër tij me 120 kartona si President i Republikës.
    Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan Ilir Metën, që u rrëmbye në mënyrë terroriste, me vetëdije, me blindat e Altin Dumanit dhe të kolegëve të tij. I falenderoj të gjithë ata shokë dhe miq që punuan, por që u tradhtuan nga një maskara që me porosinë time dhe këtë e di sekretari i Përgjithshëm i PL, i cili dorëzoi listën me 12 mijë vetash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit që votonin Ilir Metën, duke ia dorëzuar patronazhistëve, sepse priste që të bëhej sekretar i përgjithshëm në vend të Tedi Blushit, në bashkëpunim edhe me bashkëpunëtorët e tjerë”, tha Meta.
    Deklaratat e ashpra të avokatit të Metës
    Edhe më i ashpër ishte vetë avokati i ri i Metës, Kujtim Cakrani. “Iu komunikua akuza, do bëjmë kërkimet tona. Do kërkojmë të kryhen disa veprime procedurale. Nuk ka patur ndryshim nga materiali që është paraqitur për të tre akuzat, korrupsioni pasiv, pastrim parash dhe fshehja e pasurisë. Kishte qëndrim, sepse akuzat nuk qëndrojnë, janë shpjeguar edhe gjatë fazës hetimore, edhe kur është marrë në pyetje. Hetimet u përfunduan pas zgjedhjeve dhe jemi në këtë moment, pikërisht në momentin që përfunduan zgjedhjet, për të hequr vëmendjen. Pasi të lexojmë materialet, njihemi edhe me aktet, sepse janë fashikuj të tërë, duhen kohë për t’i studiuar. Meta i ka dhënë shpjegimet para se të merrej masa e arrestit.
    Çështja është e montuar, i drejton autokrati të gjitha veprimet, i ka drejtuar të gjitha veprimet ndaj Metës. Janë persona të tjerë që mbajnë përgjegjësi për lobimet, emrat do dalin, kjo çështje nuk përfundon këtu, do thirren ato persona që ka ngritur kartonët edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Do jetë procesi i shekullit, kjo gjykatë vendos çfarë kërkon prokuroria. Është qëndrim i Metës, ju keni qenë dëshmitar të rrëmbimi të Metës. Nuk pati veprim nga Policia që të verifikonin këta banditë që rrethuan rrugën dhe e arrestuan në atë mënyrë. Nuk ka asnjë hetim. Meta është regjistruar si person hetim më 10 qershor, dhe është arrestuar më 21 tetor, plot 5 muaj më pas. Pse duhet arrestuar Meta, se u lirua Berisha dhe u arrestua Meta. Të dy jashtë nuk mund të rrinin jashtë për zgjedhje”, tha ai.
    Qëndrimi i Kryemadhit
    2 orë në SPAK qëndroi dje dhe Monika Kryemadhi, e cila edhe ajo foli për përballje në gjyq. Kryemadhi sulmoi SPAK dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa shtoi se ka frikë vetëm nga drejtësia hyjnore dhe jo ajo njerëzore. “Unë ua kam thënë që në janar nuk them asnjë fjalë aty. Shihemi në gjyq, sepse u firmos e gjithë kjo. Içik muhabet s’do bënim me, ca u bë me zgjedhjet apo kush do të kandidojë për prokuror e BKH? Aty prokuror e BKH është Edi Rama. Sfidat për mua janë me opinionin publik dhe zotin, drejtësia njerëzore është një moment dhe drejtësia hyjnore është ajo që duhet të kemi frikë. Duhet me jetuar fort. Çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen, asnjëri nuk e di”, u shpreh Kryemadhi.

  • U mor i pandehur/ Meta komunikon live nga qelia me gazetarët në SPAK, zbulon dhe ‘tradhtarin’ e 11 Majit

    U mor i pandehur/ Meta komunikon live nga qelia me gazetarët në SPAK, zbulon dhe ‘tradhtarin’ e 11 Majit

    Ilir Meta

    TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u mor i pandehur nga SPAK, ka komunikuar në telefon nga qelia me gazetarët, të cilët ndodheshin në ambjentet e Prokurorisë, gjatë kohës që avokati i tij ishte në pritje të kounikimit të akuzave për çështjen CEZ-DIA dhe për lobimin në SHBA.
    Meta u shpreh se askush nuk kishte shkuar për ta shoqëruar në ambjentet e SPAK. ku do të njihej me akuzat. Kreu i PL u shpreh se nuk do të kërkojë mbylljen e procesit, ndërsa theksoi se mezi pret të paraqitet në sallën e gjyqit. Meta shprehet se do e fitojë këtë proces hetimor ashtu sikurse ka fituar shumë të tjerë.
    Ilir Meta: Në 15:12 mos gaboj dhe çuditërish akush nuk është paraqitur që të më shoqërojë për atje dhe kam dhe hallin e avokatit tim zotit Cakrani që po humbet kohën kot. Mezi po pres që të shkoj dhe që t’i uroj 83 mandate që i dhanë me Task-Forcën e tyre kundër opozitës, por njëkohësisht edhe me Task-Forcën e tyre për të mos vepruar kundë terroristëve elektoralë të Edi Ramës, në këmbim të mandatit që ata presin nga Edi Rama që të jenë të përjetshëm. Ata po presin nga Edi Ramën që të jenë të përjetshëm, të përjetshëm sepse nuk i kuptojnë dot krimet intelektuale që bën Rama, si inceneratori që nuk ekziston. Nuk kam kurrë ndër mend të kërkoj as mbylljen me procedurë, mezi po pres sallën e gjyqit ku do jeni ju, ku do ketë gazetarë ndërkombëtarë, të shikojmë edhe faktet edhe provat, e çfarë është kjo organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës. Pjesë e një votimi antikushtetues me 69 vota të një prokurori të përgjithshëm, të Arta Markut, zgjodhi atë në mënyrë të paligjshme dhe pastaj zgjodhi këta. Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan Ilir Metën, që u rrëmbye në mënyrë terroriste, me vetëdije, me blindat e e Altin Dumanit dhe të kolegëve të tij.
    Gjatë komunikimit me gazetarët Meta është pyetur edhe për faktin se nuk arriti të zgjidhej deputet, ku deklaroi se brenda partisë kishte pasur një tradhtar që i kishte dorëzuar PS-së listën me votuesit e tij.
    I falenderoj të gjithë ata shokë dhe miq që punuan, por që u tradhtuan nga një maskara që me porosinë time dhe këtë e di sekretari i Përgjithshëm i PL, i cili dorëzoi listën me 12 mijë vetash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit që votonin Ilir Metën, duke ia dorëzuar patronazhistëve, sepse priste që të bëhej sekretar i përgjithshëm në vend të Tedi Blushit, në bashkëpunim edhe me bashkëpunëtorët e tjerë.

  • Ambasada e SHBA nxjerr “porositë” e prokurores Pam Bondi: Eleminoni kartelet dhe krimin e organizuar

    Ambasada e SHBA nxjerr “porositë” e prokurores Pam Bondi: Eleminoni kartelet dhe krimin e organizuar

    PAMJE NGA TAKIMI

    TIRANË-Ambasada e SHBA në Tiranë ka përcjellë porositë e Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi për eliminimin e karteleve, krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm. Gjatë vizitës së Ndihmës Drejtorit të ICITAP, Stephen Fields, u zhvilluan takime me drejtues të lartë të institucioneve të rendit dhe drejtësisë në vend.
    SHBA e quan krimin e organizuar shqiptar “kartel”, duke e vendosur në të njëjtin nivel me rrjete ndërkombëtare kriminale. Gjithashtu, 340,000 dollarë në pajisje u dhuruan për burgjet shqiptare.
    POSTIMI I PLOTË:
    Ambasada e ShBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj. Gjatë vizitës së tij, Z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë. Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm. Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë. Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.

    /ZËRI

  • Prokurori i Përgjithshëm i Trump: Të eleminohen kartelet dhe krimi i organizuar në Shqipëri

    Prokurori i Përgjithshëm i Trump: Të eleminohen kartelet dhe krimi i organizuar në Shqipëri

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale vizitën zyrtare të Ndihmës Drejtorit të ICITAP të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Stephen Fields, i cili qëndroi në Shqipëri nga 19 deri më 23 maj.
    Sipas Ambasadës, gjatë vizitës së tij, z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, si dhe me zyrtarë të tjerë të ambasadës dhe drejtues të institucioneve të zbatimit të ligjit në vend, për të theksuar partneritetin e fortë mes SHBA dhe Shqipërisë. Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA në luftën kundër karteleve, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracionit të paligjshëm.
    Ambasada bën të ditur se gjatë qëndrimit në Tiranë, z. Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe zyrtarë të tjerë.

    Gjithashtu, përmes ICITAP dhe bashkëpunimit me Byronë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit, janë dorëzuar pajisje amerikane në vlerë prej 340,000 dollarësh për burgjet shqiptare. Në përmbyllje të vizitës, u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimit të Ekselencës dhe akreditimi i parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.

    Postimi i plotë i Ambasadës: 
    Ambasada e SHBA-së në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj. Gjatë vizitës së tij, Z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë.
    Fields përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm.
    Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë.
    Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.
     

  • Zyrtari i lartë i ICITAP vizitë 5 ditore në Tiranë: Luftë karteleve, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracionit të paligjshëm

    Zyrtari i lartë i ICITAP vizitë 5 ditore në Tiranë: Luftë karteleve, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracionit të paligjshëm

    Ndihmësdrejtori i ICITAP në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, Stephen Fields vizitoi për pesë ditë me radhë Shqipërinë, ku u takua me krerë të lartë të institucioneve ligjzbatuese në vendin tonë dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, përmes një postimi në Facebook, shkruan se ”Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm”.
    Takime u zhvilluan me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, kreun e SPAK, Altin Dumani, drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose, kryepolicin Ilir Proda, drejtorin e AMP, Florian Sulejmani.

    Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.
    Postimi i plotë
    Ambasada e ShBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj. Gjatë vizitës së tij, Z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë.
    Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm.
    Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë.
    Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.

  • Krimi i organizuar/ Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së në tryezë me Dumanin

    Krimi i organizuar/ Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së në tryezë me Dumanin

    Ambasada e SHBA-së në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj. Gjatë vizitës së tij, Z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë.
    Fields përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm.
    Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë.
    Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.
     

  • Kartelet dhe krimi i organizuar/ Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së takim me kreun e SPAK dhe ministrin e Brendshëm

    Kartelet dhe krimi i organizuar/ Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së takim me kreun e SPAK dhe ministrin e Brendshëm

    Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë, Stephen Fields.

    Gjatë vizitës Fields, u takua me të Ngarkuarën me Punë, Nancy VanHorn, kreun e SPAK, Altin Dumanin, ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, ku u diskutua për kartelet dhe krimin e organizuar.
    “Ambasada e ShBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj. Gjatë vizitës së tij, Z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë.
    Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm. Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë. Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.”, shprehet ambasada e SHBA.

     

  • Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën

    Drejtori i Departamentit të Drejtësisë së SHBA takim me Dumanin, Prodën dhe Hoxhën

    Ambasada e ShBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj.
    Gjatë vizitës së tij, Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë.
    Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm.
    Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë.
    Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit.
    Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.