Tag: përgjithshëm

  • Sekretari i përgjithshëm i OKB: SHBA kanë ndërmarrë një përshkallëzim të rrezikshëm

    Sekretari i përgjithshëm i OKB: SHBA kanë ndërmarrë një përshkallëzim të rrezikshëm

    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka reaguar pas sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.
    Guterres është shprehur i alarmuar siç ka thënë ai nga përdorimi i forcës nga SHBA-të, duke e cilësuar këtë si një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve në një rajon tashmë të brishtë.
    “Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon që tashmë të brishtë dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit – me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën”, shkroi Guterres.
    Guterres bëri thirrje për shtensionim të situatës dhe respektimin e obligimeve sipas Kartës së OKB-së, duke theksuar se “nuk ka zgjidhje ushtarake” dhe se “rruga e vetme përpara është diplomacia”.
    “Në këtë orë të rrezikshme, është jetike të shmanget një spirale kaosi. Nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja rrugë përpara është diplomacia. E vetmja shpresë është paqja”, tha Guterres.

  • Qeveria “zgjidh qesen”, ja kush përfiton nga rritja e pagës

    Qeveria “zgjidh qesen”, ja kush përfiton nga rritja e pagës

    Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat e tjera mbi pagë për zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e disa institucioneve të administratës publike.
    Ndryshimet e propozuara nga zëvendëskryeministri synojnë përditësimin dhe përmirësimin e kuadrit rregullator të pagave në shërbimin civil.
    Vendimi i ri përfshin ndryshime specifike si zëvendësimi i tabelave që janë pjesë përbërëse e vendimit fillestar, zëvendësohet me një lidhje të re me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet vendimit të fundit. Kjo do të thotë se struktura e pagave dhe kategorizimet e institucioneve apo pozicioneve mund të jenë ri dizajnuar.
    SHTESAT MBI PAGË
    Vendimi i qeverisë parashikon rritje page për sekretarët dhe zëvendëssekretarët e përgjithshëm. Vendoset një shtesë mujore prej 65,000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekësh për nëpunësit në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm” dhe “Zëvendëssekretar i Përgjithshëm”.
    Kjo paraqet një rritje të ndjeshme në shtesën mbi pagë për këto pozicione kyçe drejtuese. Po ashtu, në vendimin e ri bëhet edhe një saktësim i pozicionit “koordinator”. Është ndryshuar edhe një nënndarje për të përcaktuar qartë pozicionin e “koordinatorit” brenda njësive të menaxhimit pranë sekretarit të përgjithshëm dhe zëvendëssekretarit të përgjithshëm.
    Ky saktësim mund të ndikojë në kategorizimin dhe përcaktimin e pagës për këto role. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2025 do të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për këtë vit.
    Këto efekte do të fillojnë nga momenti i emërimit të nëpunësve/punonjësve në pozicionet e prekura nga këto ndryshime. Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhurat e një pjese të konsiderueshme të stafit drejtues dhe nëpunësve civilë në administratën publike shqiptare.
    PREMTIMET
    Rritja e pagave dhe pensioneve ka qenë kali i betejës me të cilin erdhi Kryeministri Rama gjatë fushatës së tij elektorale. Madje, ka përmendur edhe profesione të tilla si mësues, punonjës të administratës, mjekë, ushtarakë dhe punonjës të policisë.
    “Pagat e mësuesve, punonjëse të administratës, mjekëve, ushtarakëve, të punonjësve të policisë do të rriten më tutje dhe për një arsye tjetër: sepse krijohen dy reagime. Një reagim është po pse pagat dhe jo pensionet?
    Po pse vetëm ata që punojnë në shtet? Kur shteti rrit pagat, sektori privat ndjek mbrapa. Ne kemi arritur që për nivele të caktuara të jemi konkurrues me bankat dhe ne kemi nevojë për njerëz shumë të përgatitur, sidomos për shkak të negociatave. E dyta, çdo pagë që rritet është një lajm i mirë edhe për perspektivën e pensioneve, sepse rriten të ardhurat nga sigurimet dhe kur shteti bëhet nxitës për pagat e privatit merr edhe nga pagat e privatit dhe shton në Fondin e Sigurimeve dhe sot e kemi shumë më solid seç e kishim”, – deklaroi kryeministri gjatë një takimi me mësues në muajin mars të këtij viti.
    Paga mesatare pritet të shkojë 1 mijë euro në muaj në sektorin privat e publik bashkë, ndërsa për pagën minimale të cilin Rama zotohet të jetë 500 euro brenda mandatit të katërt, do të ketë lehtësi për sipërmarrësit.

  • Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

    Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

    Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat e tjera mbi pagë për zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e disa institucioneve të administratës publike. Ndryshimet e propozuara nga zëvendëskryeministri synojnë përditësimin dhe përmirësimin e kuadrit rregullator të pagave në shërbimin civil.
    Vendimi i ri përfshin ndryshime specifike si zëvendësimi i tabelave që janë pjesë përbërëse e vendimit fillestar, zëvendësohet me një lidhje të re me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet vendimit të fundit. Kjo do të thotë se struktura e pagave dhe kategorizimet e institucioneve apo pozicioneve mund të jenë ri dizajnuar.
    SHTESAT MBI PAGË
    Vendimi i qeverisë parashikon rritje page për sekretarët dhe zëvendëssekretarët e përgjithshëm. Vendoset një shtesë mujore prej 65,000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekësh për nëpunësit në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm” dhe “Zëvendëssekretar i Përgjithshëm”.
    Kjo paraqet një rritje të ndjeshme në shtesën mbi pagë për këto pozicione kyçe drejtuese. Po ashtu, në vendimin e ri bëhet edhe një saktësim i pozicionit “koordinator”. Është ndryshuar edhe një nënndarje për të përcaktuar qartë pozicionin e “koordinatorit” brenda njësive të menaxhimit pranë sekretarit të përgjithshëm dhe zëvendëssekretarit të përgjithshëm.
    Ky saktësim mund të ndikojë në kategorizimin dhe përcaktimin e pagës për këto role. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2025 do të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për këtë vit.
    Këto efekte do të fillojnë nga momenti i emërimit të nëpunësve/punonjësve në pozicionet e prekura nga këto ndryshime. Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhurat e një pjese të konsiderueshme të stafit drejtues dhe nëpunësve civilë në administratën publike shqiptare.
    PREMTIMET
    Rritja e pagave dhe pensioneve ka qenë kali i betejës me të cilin erdhi Kryeministri Rama gjatë fushatës së tij elektorale. Madje, ka përmendur edhe profesione të tilla si mësues, punonjës të administratës, mjekë, ushtarakë dhe punonjës të policisë.
    “Pagat e mësuesve, punonjëse të administratës, mjekëve, ushtarakëve, të punonjësve të policisë do të rriten më tutje dhe për një arsye tjetër: sepse krijohen dy reagime. Një reagim është po pse pagat dhe jo pensionet?
    Po pse vetëm ata që punojnë në shtet? Kur shteti rrit pagat, sektori privat ndjek mbrapa. Ne kemi arritur që për nivele të caktuara të jemi konkurrues me bankat dhe ne kemi nevojë për njerëz shumë të përgatitur, sidomos për shkak të negociatave. E dyta, çdo pagë që rritet është një lajm i mirë edhe për perspektivën e pensioneve, sepse rriten të ardhurat nga sigurimet dhe kur shteti bëhet nxitës për pagat e privatit merr edhe nga pagat e privatit dhe shton në Fondin e Sigurimeve dhe sot e kemi shumë më solid seç e kishim”, – deklaroi kryeministri gjatë një takimi me mësues në muajin mars të këtij viti.
    Paga mesatare pritet të shkojë 1 mijë euro në muaj në sektorin privat e publik bashkë, ndërsa për pagën minimale të cilin Rama zotohet të jetë 500 euro brenda mandatit të katërt, do të ketë lehtësi për sipërmarrësit.(Gazeta Panorama)

  • Incidenti ku u dëmtua turisti belg, Gjykata lë të lirë administratorin e vendbazimit të mjeteve ujore

    Incidenti ku u dëmtua turisti belg, Gjykata lë të lirë administratorin e vendbazimit të mjeteve ujore

    Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë administratorin e vendbazimit të mjeteve ujore në Shkëmbin e Kavajës, ku pak ditë më parë u regjistrua incidenti detar ku u lëndua turisti belg.
    Turpi Gjykues pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve të pranishme në seancë dhe më pas ka marrë vendim për ta lënë të lirë shtetasin nën hetim Skerdilaid Xhameta.
    Ndërkohë kundër këtij vendimi lejohet ankimim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të gjykatës.
    Vendimi i Gjykatës:
    1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
    2. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim S. Xh.
    3. Caktimin ndaj personit nën hetim S.Xh. masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, të parashikuar nga neni 289/1 K.Penal
    4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim S. Xh. nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet i paraburgosur për ndonjë vepër tjetër penale.
    5. Urdhërohet personi nën hetim S.Xh.të paraqitet pranë policisë gjyqësore të martën e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 10:00 minuta.
    6. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Durrës dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
    7. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) diteve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të gjykatës.
    U shpall në Durrës, me datë 19.06.2025

  • Rinumërimi i votave, Kikia: Asnjë ndryshim në rezultatin e përgjithshëm! Kuvendi i ri do jetë si ai i vjetri, i zhurmshëm

    Rinumërimi i votave, Kikia: Asnjë ndryshim në rezultatin e përgjithshëm! Kuvendi i ri do jetë si ai i vjetri, i zhurmshëm

    Për analistin dhe gazetarin Mentor Kikia rinumërimi i votave nuk do të sjell asnjë ndryshim në rezulatain e përgjithshëm të zgjedhjve të 11 majit.
    I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ , ai tha se edhe nëse do të ketë ndonjë lëvizje mandatesh, sipas tij ato do të mbeten brenda të njëjtit subjekt politik.
     ‘Kjo është hera e parë që bëhet një gjë e tillë në rang republike, Tirana dhe Fieri janë dy qarqet me numrin më ta madh të votave. Është një risi në praktikën tonë elektorale sepse më parë janë bërë edhe protesta për të kërkuar rinumërim të votave. Unë mendoj se do të korrigjohet ndonjë shifër plus minus 100 aty 50 këtu, mund të jenë edhe vota që me apo pa dashje kanë shkuar nga njëri kandidatë tek tjetri. Unë mendoj se nuk do të ketë asnjë lloj ndryshimi në rezultatin e përgjithshëm. Madje edhe nëse do të ketë ndryshim mandati do të jetë brenda subjektit politikë.
    Kauza e opozitës nuk është ngritur për votat që kandidatët i kanë marr njëri-tjetrit. Berisha ka thënë që PD po denoncon për përdorimin e administratës në zgjedhje, vendimet e qeverisë për të falur gjoba dhe nuk është për votën që ka kaluar nga njëri-kandidatë tek tjetri brenda partisë’, tha ai.
    Një koment e pati edhe për nisjen e legjislaturës së re të Kuvendit në shtator.
    ‘Kuvendi do të jetë ai i përhershmi, i zhurshëm, me 30 deputet që dinë të shkruan dhe marrin pjesë në diskutime dhe pjesa tjetër është material mbushës që ngre vetëm kartonin. S’do të ketë asnjë ndryshim. Konfliktualiti politikë do të jetë edhe më i lartë sepse kemi një opozitë që nuk njeh zgjedhjet dhe që nuk ka thënë se nuk  do të mungojë në kuvend. Pra do të kemi një nervozizëm më të lartë për shkak të situatës post zgjedhore’, tha ai.

  • Olsian Çela: Jemi në rrugën e duhur për harmonizimin me BE

    Olsian Çela: Jemi në rrugën e duhur për harmonizimin me BE

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u shpreh se Shqipëria do të nënshkruajë sot me Malin e Zi një memorandum mirëkuptimi që do të japë efekt pozitiv dypalësh në drejtim të veprimit të koordinuar rajonal në çështjet e drejtësisë.
    Nga Forumi Konsultativ i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë, Çela tha se ky aktivitet do të shërbejë pozitivisht në drejtim të kryerjes së një bilanci të deritanishëm në drejtim të evidentimit të problemeve dhe asaj që mund të bëhet më mirë.

    Gjatë fjalës së tij, Çela theksoi se duhet përcaktuar qartë trajektorja që do të përshkruhet në drejtim të bashkëpunimit rajonal sa i takon çështjeve të drejtësisë.
    “Për Shqipërinë dhe jo vetëm, arritjet e deritanishme përbëjnë një progres të dukshëm që do të thotë që sistemet tona të drejtësisë janë në rrugën e duhur të standardizimit dhe harmonizimit në rrugën drejt BE-së”, pohoi Çela.
    Prokurori i Përgjithshëm Çela u shpreh se nga ky forum, konfirmohet vullneti institucional në drejtim të kontributit të procesit të integrimit të vendit.
    “Jemi të vetëdijshëm që puna jonë edhe në raportin rajonal lidhet ngushtë me këtë proces, ndërsa ky projekt ka hedhur themelet drejt një integrimi më të fortë dhe të sigurt dhe më afër familjes evropiane”, tha Çela.
     

  • Kryeprokurori Çela: Sistemet e drejtësisë shqiptare, në rrugën e duhur të harmonizimit me standardet e BE-së

    Kryeprokurori Çela: Sistemet e drejtësisë shqiptare, në rrugën e duhur të harmonizimit me standardet e BE-së

    Thelbësore është të vendosim objektiva realiste. Kështu u shpreh sot Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, gjatë Forumit Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor.
    Ai theksoi se sistemet e drejtësisë shqiptare “janë në rrugën e duhur të harmonizimit me standardet e Bashkimit Europian”.
    “Shpresoj që dita e sotme të vlejë pozitivisht duke përcaktuar qartë trajektoren që duam të përshkrojmë në vijimin e bashkëpunimit rajonal”, tha Çela.
    Sipas Çelës kjo inciativë ka rezultuar të jetë e dobishme.
    “Falë këtij projekti kemi parë përmirësime konkrete në funksion të bashkëpunimit rajonal, krejt e paimagjinueshme disa vite më parë”, theksoi ai në fjalën e tij.
    Prokurori i Përgjithshëm e vuri theksin ndër të tjera te sfidat me krimet në fushën kibernetike dhe përdorimi i teknologjisë si dhe i kriptomonedhave në veprimtari kriminale, të cilat sipas tij kërkojnë përgjigje efikase.
    “Ka nevojë për një koordinim më të mirë së pari mes të gjitha agjencive ligjzbatuese në rrafshin kombëtar në mënyrë që të harmonizohen aktivitet hetimore dhe ritmi i tyre në raport me vendet e tjera që do të punohet”, theksoi Çela.
    Ai bëri me dije se ditën e sotme do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi me Malin e Zi.
    “Është shenjë e një angazhimi serioz dhe afatgjatë që ndërsa do të krijojë dinamika të reja në bashkëpunimin dypalësh do japë efekte pozitive në drejtim të konsolidimit të veprimit të koordinuar në planin rajonal”, tha Prokurori i Përgjithshëm.

  • Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës (Emri)

    Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës (Emri)

    Disa ditë pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, këtë të diel, është emëruar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës.
    Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është emëruar Simon Zereci, me gradën Drejtues i Lartë dhe që mbante funksionin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës.
    Simon Zereci që prej vitit 2013 ka mbajtur funksionin e rëndësishëm të Komandantit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës.
    Kush është Simon Zereci
    Simon Zereci ka përfunduar shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe më pas ka ndjekur studimet e larta në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në specialitetin “Gjithëarmësh”.
    Karrierën ushtarake e nisi në vitin 1986 në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, fillimisht si Komandant Toge në Repartin Ushtarak Zadrimë, më pas si Shef Stërvitjeje e të tjerë. Në vitin 1988 iu bashkua Gardës së Republikës, ku shërbeu në një sërë funksionesh, si: Komandant Toge; Specialist për Ruajtjen Fizike në Drejtorinë e Sigurisë së Personaliteteve të Larta Shtetërore; Komanant Toge në Kompaninë Operative; Zëvendëskomandant i Kompanisë Operative; Përgjegjës i grupit të shoqërimit të Ministrit të Rendit Publik; Oficer shoqërues pranë Zyrës për Mbrojtjen e Personaliteteve; Shoqërues në grupin mbështetës në Degën e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore; Komandant Grupi në Njësinë Speciale; e të tjerë.
    Gjatë karrierës së tij të gjatë ushtarake, është dalluar për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë, duke rrezikuar edhe jetën në krye të detyrës. Në shtator të vitit 1998 është plagosur gjatë shërbimit, teksa mbante funksionin e Zëvendëskomandantit të Kompanisë Operative.
    Zereci ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit në fushën e sigurisë, si: kurs për mbrojtjen e personaliteteve (VIP) në Egjipt; trajnim për sigurimin e personaliteteve të larta shtetërore me instruktorë amerikanë; program ndërkombëtar sigurie i zhvilluar nga specialistë të sigurisë amerikane; trajnim në teknikat e avancuara të vetëmbrojtjes “Krav Maga Maor”, e të tjerë.
    Në vitin 2020 mori gradën Kolonel, e cila me sistemin e ri të gradave u konvertua në Drejtues i Parë. Ndërsa grada Drejtues i Lartë iu dha kur me urdhër të Ministrit të Brendshëm, u emërua Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Gardës.

  • Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

    Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

    Ushtria ukrainase ka bërë të ditur se sot ka goditur sistemet raketore ruse në rajonin Bryansk, të cilat po përgatiteshin të sulmonin vendin, të enjten (5 qershor).
    Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës kë bërë të ditur se Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me Shërbimin e Sigurisë dhe elementë të tjerë të Forcave të Mbrojtjes, nisën një sulm me raketa ndaj një njësie të Forcave Raketore Ruse në rajonin e Bryansk.
    “Një raketë ruse shpërtheu dhe dy të tjera me shumë gjasa u dëmtuan”, tha shtabi i përgjithshëm nëpërmjet aplikacionit të mesazheve Telegram.
    Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës publikoi një video që tregon një raketë që godet një vijë pyjore në rajonin që kufizohet me Ukrainën dhe Bjellorusinë.
    Ata shtuan se kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka gjasa të ishte shënjestra e sulmit që po përgatitej nga njësia në rajonin e Bryansk
    Sipas raportimit të Ukrinform, mësohet se një njësi e Brigadës së 26-të të Raketave u përpoq të niste një sulm ndaj njërit prej vendbanimeve ukrainase, me shumë mundësi Kievit, nga zona e Klintsy në rajonin e Bryansk, thuhet në raport.
    “Falë zbulimit efektiv dhe si rezultat i përpjekjeve të koordinuara, objektivat u goditën me sukses. Një raketë lëshuese ruse shpërtheu dhe dy të tjera me shumë gjasa u dëmtuan. Vlerësimi i dëmit ende nuk është përditësuar.Përpjekja efektive dhe në kohë i lejoi Ukrainës të shmangte viktimat midis popullatës civile”, theksoi Shtabi i Përgjithshëm.
    Më herrët Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës kreu një Operacion unik “Rrjeti i Merimangës”, duke lëshuar tufa dronësh të vegjël të futur më parë në Rusi në katër aeroporte ruse që strehonin bombardues strategjikë. Si rezultat, u goditën 41 avionë luftarakë strategjikë rusë, duke përfshirë modele të tilla si A-50, Tu-95, Tu-22 M3 dhe Tu-160.
    Qendra e koordinimit të operacionit special ndodhej afër njërës prej zyrave rajonale të FSB-së.
    SBU-ja goditi gjithashtu së fundmi Urën e Krimesë në atë që duket të jetë një sulm i tretë, këtë herë duke synuar mbështetjet nënujore.

  • Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte: Të përgatitemi për luftë!

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte: Të përgatitemi për luftë!

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka bërë të ditur nga Brukseli domosdoshmërinë që vendet e aleancës veri-atlantike të rrisin shpenzimet për mbrojtjen. “Siç ju e dini, të përgatitemi për luftë, të shpenzojmë më shumë dhe kur ju mund të jeni gati për të luftuar ju nuk do të sulmoheni”, tha Rutte.