Tag: përgjithshëm

  • Drejtori i Policisë, Proda pret homologun çek: Bashkëpunim i bazuar në profesionalizëm e besueshmëri

    Drejtori i Policisë, Proda pret homologun çek: Bashkëpunim i bazuar në profesionalizëm e besueshmëri

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim Presidentin e policisë çeke, gjenerallejtnant Martin Vondrašk, të shoqëruar nga zëvendëspresidenti i policisë çeke, drejtues të lartë të Presidiumit të kësaj policie dhe nga oficeri ndërlidhës i policisë çeke.
    Qëllimi i takimit ishte intensifikimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe rendit publik, por edhe në menaxhimin e burimeve njerëzore, si dhe në luftën kundër krimeve kibernetike. Proda gjatë fjalës së tij, e konsideroi historik bashkëpunimin me policinë çeke si dhe një aset të çmuar për përmirësimin e kapaciteteve policore, garantimin e sigurisë së qytetarëve pasi nga Çekia ka një numër të madh vizitorësh e turistësh që vijnë në Shqipëri, si dhe përballimin e sfidave të kohës.

    Proda falënderoi ish-oficerin e kontaktit të policisë çeke, Adriatik Shino, për punën e shkëlqyer ndër vite, që ka sjellë dhe këtë rritje të bashkëpunimit dhe besimit. Proda ka garantuar homologun e tij se Policia e Shtetit është shumë e vendosur për të thelluar bashkëpunimin me policinë çeke në drejtim të shkëmbimit të eksperiencave, hetimeve të përbashkëta në fushën e krimit kibernetik, përdorimit të mjeteve të avancuara dhe trajnimeve të oficerëve sipas standardeve europiane.
    Gjenerallejtnant Vondrašk falënderoi drejtorin e Përgjithshëm, Proda për krijimin e një klime bashkëpunimi pa barriera, që ka sjellë një dëshirë dhe iniciativë të vetë drejtuesve të policisë çeke për të bashkëpunuar me kolegët e policisë shqiptare. Më tej, gjenerali vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit si modelin më të mirë në Ballkanin Perëndimor, si dhe shprehu gatishmërinë për ta çuar më tej, duke kontribuar te sektorë të ndryshëm të policisë, si ai kundër krimeve kibernetike, i Sallës së Komandimit dhe ai i Policisë Rrugore.
    Në fund të takimit, gjenerallejtnant Vondrašk ftoi Drejtorin e Përgjithshëm, Ilir Proda për një vizitë në Çeki, për të diskutuar për mundësitë e policisë çeke për ta mbështetur Policinë e Shtetit me projekte në fushat me interes të përbashkët.

  • Drejtori i Përgjithshëm i MZSH: Bashkitë nuk janë bashkëpunuese, problem uniformat e zjarrfikësve

    Drejtori i Përgjithshëm i MZSH: Bashkitë nuk janë bashkëpunuese, problem uniformat e zjarrfikësve

    Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Arben Cara ka kritikuar pushtetin lokal për moskrijimin e lehtësirave infrastrukturore për ekipet zjarrfikëse.
    “Strukturat e MZSH-së po përballen me probleme përsa i përket infrastrukturës. Po shohim reagim jo shumë të volitshëm nga ana e kryetarëve të bashkisë. Çdo vit dërgojmë shkresa për zbatim të ligjeve të vitit 2015; 139 dhe 152. Lind e drejta që çdo kryetar bashkie të merret me infrastrukturën për krijimin e kushtet që forcat operacionale të ndërhyjnë. Ka mangësi të theksuar në këtë drejtim dhe jo vetëm”.
    Ai ka kritikuar edhe mospajisjen siç duhet me uniforma të duhura dhe pajisjet e nevojshme të efektiveve të reparteve te mbrojtjes kundër zjarrit.
    “Por edhe në kompletimin me pajisje sa i përket zjarrfikësve. Uniforma jo vetëm që është detyrim ligjor dhe duhet bërë me zbatim të një VKM që ne e kemi dërguar kohë më parë, por përtej tjetërsimit ose bërjes së një uniforme që dikush e bën të kuqe e dikush të verdhë dhe asnjë nga zjarrfkësit nuk përfaqësojnë siç duhet shtetin shqiptar dhe nuk është uniforma e duhur që ta mbrojë atë në rast fatkeqësie dhe kjo na bën të reflektojmë”.

  • Malaj dhe Gazheli në skanerin e Portit të Durrësit, reduktim i ndjeshëm i kohës së pritjes për operatorët ekonomikë

    Malaj dhe Gazheli në skanerin e Portit të Durrësit, reduktim i ndjeshëm i kohës së pritjes për operatorët ekonomikë

    Ministri i Financave, Petrit Malaj së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli zhvilluan një vizitë inspektuese pranë skanerit të Portit të Durrësit, ku gjatë tre muajve të fundit, falë masave të marra është shënuar një ulje e ndjeshme e numrit të skanimeve. Ky zhvillim ka sjellë lehtësim të dukshëm të procesit për operatorët ekonomikë dhe është mirëpritur nga shoqëritë e transportit, të cilat kanë vlerësuar reduktimin e kohës së pritjes dhe trajtimin më efikas të fluksit. Drejtor i Përgjithshëm i “S2 Albania”, Agron Jaku bëri të ditur se masat shtesë e kanë lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e transportit si për turizmin, ashtu edhe për mjetet e tjera.
    “Aktualisht kemi rreth 200 skanime në ditë dhe i gjithë procesi, nga hyrja në dalje, zgjat vetëm 3 minuta”, theksoi ai. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, vuri në dukje se rritja e volumeve të mallrave ka sjellë edhe rritje të ritmit të zhdoganimeve. “Në çdo vit, Porti i Durrësit përpunon rreth 15% të volumit total të import–eksporteve, duke qenë pika më e rëndësishme kufitare në këtë drejtim. Kemi arritur të ulim kohën e përpunimit dhe qëndrimit në port, si dhe të reduktojmë me mbi 10% kohën e skanimit për subjektet që e përdorin si pikë hyrëse dhe dalëse”, tha ai.

    Nga ana e tij, ministri i Financave, Petrit Malaj, nënvizoi se këto masa të domosdoshme shkojnë drejt modernizimit të administratës doganore dhe përputhjes së proceseve të punës me standardet e Bashkimit Europian. “Një doganë e shpejtë, transparente dhe e besueshme është thelbësore për të arritur objektivat tona dhe për t’u afruar më shpejt me standardet e BE-së”, shtoi Malaj.

    Ky përmirësim është rezultat i marrëveshjes së firmosur në muajin prill, e cila garanton një qasje të koordinuar mes Doganës dhe Policisë së Shtetit, me kontrolle të targetuara vetëm mbi bazën e riskut. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, po punohet për të reduktuar edhe më tej numrin e skanimeve, duke siguruar balancën e duhur mes sigurisë dhe lehtësive për biznesin.

  • Merr mandatin e dytë, Begaj dekreton Arben Kingjin Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

    Merr mandatin e dytë, Begaj dekreton Arben Kingjin Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

    Sot më 11 gusht, në një ceremoni zyrtare, Presidenti Begaj, dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për një mandat të dytë.
    “Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe vijoi me leximin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, njoftoi zyra për shtyp e Presidencës.
    Pas leximit të dekretit, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë.
    Në ceremoninë e betimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm mori pjesë Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe komandantët e forcave dhe strukturave të tjera të Forcave të Armatosura.
    Kush është Arben Kingji
    Gjenerallejtënant Arben Kingji ka lindur në Kukës, më 22 dhjetor 1970. Pas mbarimit të Akademisë Ushtarake “Skënderbej” dhe titullimit oficer, ai u emërua komandant toge në Repartin Ushtarak 9001. Në Turqi, kreu Kursin Bazë Komando në vitin 1993 dhe Kursin Bazë të Forcave Speciale në vitin 1999.
    Gjenerallejtënant Kingji ka shërbyer në detyra të ndryshme duke përfshirë komandant toge; instruktor taktik; drejtues i Grupit VII Special në Batalionin Komando; shef i S-3 i Batalionit Forcave Speciale; zëvendëskomandant i Batalionit të Forcave Speciale; oficer shtabi për trajnim dhe vlerësim në Komandën e Bashkuar; komandant i Batalionit III në Forcën Tokësore; komandant i Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm; komandant i Batalionit të Policisë Ushtarake; atashe ushtarak në Rumani.
    Në shtator 2020, u promovua me gradën madhore gjeneral brigade me dekret të presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe në 02 tetor 2020 u emërua komandant i Forcës Tokësore.
    Në 02 gusht të vitit 2022, gjenerallejtënant Kingji mori detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
    Në 27 nëntor 2024, me dekret të presidentit të RSH u promovua në gradën më të lartë madhore gjenerallejtënant.
    Ai ka shërbyer në katër misione jashtë vendit: tre në Afganistan (2003; 2009; 2012) dhe një në Irak (2006), si komandant kontingjenti në të gjitha misionet.
    Gjenerallejtënant Kingji ka kryer përfunduar të gjitha kurset institucionale të oficerit të karrierës, si dhe ka kryer një sërë kualifikimesh të tjera si: Kursin e Standardeve të NATO-s; Kursi i Trajnimit CIMIC; Kurs Orientimi për Kontrollin e Armëve; Kursi i Mbrojtjes dhe Sigurisë Personale.
    Përgjatë karrierës së tij mbi 39-vjeçare ushtarake është vlerësuar me medalje të ndryshme si: Medalja për Shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes; Medalja e Shërbimit; Medaljen e Shërbimit të Merituar dhënë nga SHBA; Medalja NATO-ISAF; Medalja e Shërbimit Ndërkombëtar dhënë nga Ministria e Mbrojtjes; Medalja e Karrierës; Medalje për Shërbime të Veçanta, si dhe Medalja e Artë e Shqiponjës e dhënë nga presidenti i Republikës së Shqipërisë në vitin 2003.
    Gjenerallejtënant Kingji flet gjuhën angleze dhe turke. Ai është i martuar me dy fëmijë.

  • Begaj dekreton Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA për një mandat të dytë

    Begaj dekreton Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA për një mandat të dytë

    Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për një mandat të dytë.
    Dekretimi është kryer në një ceremoni zyrtare, e cila nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe vijoi me leximin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”
    Gjeneral Lejtnant Arben Kingji, pas leximit të dekretit bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë.
    Në ceremoninë e betimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm mori pjesë Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Zëvendës-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe komandantët e forcave dhe strukturave të tjera të Forcave të Armatosura.

     
     
     

  • Presidenti Begaj dekreton Arben Kingjin për mandatin e dytë si Shef i Shtabit të FA

    Presidenti Begaj dekreton Arben Kingjin për mandatin e dytë si Shef i Shtabit të FA

    Në një ceremoni zyrtare, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për një mandat të dytë.
    Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe vijoi me leximin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

    Pas leximit të dekretit, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë.

    Në ceremoninë e betimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm mori pjesë Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe komandantët e forcave dhe strukturave të tjera të Forcave të Armatosura.

  • Presidenti Begaj dekreton Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA për një mandat të dytë

    Presidenti Begaj dekreton Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA për një mandat të dytë

    Sot, në një ceremoni zyrtare, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për një mandat të dytë.
    Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe vijoi me leximin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
    Pas leximit të dekretit, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë. Në ceremoninë e betimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm mori pjesë Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe komandantët e forcave dhe strukturave të tjera të Forcave të Armatosura.

  • Ukraina çliron një fshat në kufi me Rusinë

    Ukraina çliron një fshat në kufi me Rusinë

    Forcat ukrainase çliruan fshatin Bezsalivka në kufirin shtetëror me Rusinë në Sumy Oblast, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

    Deklarata e Shtabit të Përgjithshëm vjen ndërsa Rusia vazhdon të përpiqet të përparojë më thellë në Sumy Oblast më shumë se dy muaj pasi hapi një front të ri në verilindje.
    Shtabi i Përgjithshëm tha se “eliminoi” 18 ushtarë rusë në operacion.

    Regjimenti i 33-të Sulmues dhe Batalioni i 24-të Sulmues morën pjesë në operacionin për çlirimin e fshatit, sipas Shtabit të Përgjithshëm.
    Pas tërheqjes së forcave ukrainase nga territori i mbajtur në Oblastin fqinj të Kurskut të Rusisë i marrë gjatë inkursionit të papritur ndërkufitar të Kievit në verën e vitit 2024, zonat kufitare kanë parë një rritje të luftimeve.

  • 41 vite shërbim dhe karrierë/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë, i akordon “Certifikatë Karriere” kryekomisarit

    41 vite shërbim dhe karrierë/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë, i akordon “Certifikatë Karriere” kryekomisarit

    Pas 41 viteve shërbim, me një karrierë që ka përfshirë sektorë të rëndësishëm si Policia Shkencore, Hetimi i Krimit dhe për shumë vite në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, kryekomisar Zarka përmbylli me dinjitet një rrugëtim të gjatë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar profesionalizmi, ndershmërie dhe përkushtimi.
    Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u zhvillua sot ceremonia e daljes në pension të kryekomisar Janaq Zarkës, një prej figurave më të respektuara dhe me kontribute të çmuara në strukturat e Policisë së Shtetit.
    Për këtë kontribut, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i dorëzoi Certifikatën e Karrierës, si vlerësim simbolik për dekada shërbimi shembullor. Në fjalën e tij, Proda vlerësoi 41 vitet e shërbimit me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm.
    “Prania e kaq shumë kolegëve, familjarëve dhe miqve sot në këtë sallë është dëshmi se Kryekomisar Janaqi nuk ka ndërtuar vetëm një karrierë, por një trashëgimi vlerash që do të kujtohet. Jam i sigurt se ai do të ishte gati të shërbente edhe 41 vite të tjera, por ky është cikli i jetës. Rëndësi ka që ta përmbyllësh me nder, ashtu siç po bën ti sot. Si Drejtor i Përgjithshëm, e konsideroj një nder të veçantë t’i dorëzoj këtë certifikatë, e cila është vetëm një pikë uji në detin e kontributeve që ke dhënë për Policinë e Shtetit”, u shpreh Proda.
    Ndërsa drejtori i DVP Vlorë, Elidon Çela vlerësoi se kryekomisar Janaq Zarka është një nga figurat që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Policinë e Vlorës.
    “I qetë, profesionist dhe i përkushtuar, ai ka qenë për shumë prej nesh një shembull në çdo aspekt, në sjellje, në mënyrën si e ka trajtuar detyrën, por mbi të gjitha në dinjitetin me të cilin e ka përfaqësuar uniformën blu”, shtoi ai.
    Në përshëndetjen e tij, kryekomisar Zarka falënderoi drejtuesit dhe kolegët për vlerësimin.
    “Policia ka qenë jo vetëm vendi im i punës, por edhe familja ime e dytë. Jam krenar për gjithçka kam dhënë, dhe më shumë për atë që kam mësuar gjatë këtij rrugëtimi”, u shpreh ai.

  • C. League: Dinamo, Ballkani dhe Egnatia në raundin e tretë, penalltitë ndëshkojnë Prishtinën

    C. League: Dinamo, Ballkani dhe Egnatia në raundin e tretë, penalltitë ndëshkojnë Prishtinën

    31 Korrik 2025

    23:03

    Telesport

    Dinamo, Ballkani dhe Egnatia janë kualifikuar në raundin e tretë të Conference League pasi kanë mundur eliminuar respektivisht Atletic Escaldes, Floriana-n dhe Dinamo Minsk.
    Dinamo e Ilir Dajës ka barazuar 1-1 në shtëpi me ekipin nga Andorra dhe është kualifikuar për më tej në kompeticionin europian me rezultatin e përgjithshëm 3-1, falë fitores 2-1 të marrë në transfertë.
    I njëjti rezultat edhe për Ballkanin e Orges Shehit, që është kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 4-2 kundër maltezëve të Floriana-s.
    Egnatia ka fituar 1-0 kundër Dinamo Minsk dhe është kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 3-0.
    Për herë të parë në histori, Egnatia arrin të kaloj një turn në Kupat e Europës.
    Eliminohet Prishtina, e mundur me penallti nga irlandezoveriorët e Larne.