Tag: përgjithshëm

  • Meta dhe Berisha nën hetim nga SPAK, Flamur Noka dhe Tedi Blushi dy orë “kokë më kokë” në selinë blu, gati aksioni…

    Meta dhe Berisha nën hetim nga SPAK, Flamur Noka dhe Tedi Blushi dy orë “kokë më kokë” në selinë blu, gati aksioni…

    Teksa kryetari i Partisë Demokratike , Sali Berisha dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po hetohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, dhe ai i PL, Tedi Blushi, kanë zhvilluar dje në selinw blu një takim “kokë më kokë” që ka zgjatur rreth 2 orë. Takimi, që zgjati mbi dy orë. Ky takim u paraqit si “strategjik” për aksionin e ri opozitar në shtator. Por burime nga selia e demokratëve bëjnë me dije se Noka dhe Blushi diskutuan “rrugën e përbashkët” që do ndjekin në terren dhe në Kuvend. Në tavolinë ishin edhe idetë për protesta të reja kombëtare, të cilat, sipas tyre,  do shërbejnë si presion ndaj qeverisë.
    Por ironia e hidhur mbetet e njëjta: nëse sesionin e kaluar opozita dogji Kuvendin, përplasi karriget dhe krijoi kaos në sallë, rezultati ishte sërish një disfatë e plotë në zgjedhje. Këtë herë loja duket më e butë: opozita nuk njeh zgjedhjet, por mandatet i mban me kujdes, sepse secili deputet përfiton afro 3 mijë euro në muaj. Kështu, ndërsa për publikun flitet për “kauzë” dhe “luftë politike”, për ta realiteti është një tjetër, mandati nuk lëshohet, kolltuku është i shtrenjtë dhe rroga është më e sigurt se çdo protestë. Në vjeshtë pritet një tjetër sezon deklaratash të forta e protestash “të mëdha”, por shqiptarët e kanë parë këtë film edhe më parë; zhurmë, tym e retorikë pa fund, për një opozitë që duket se lufton më shumë për të ruajtur karrigen e Saliut sesa për të ndryshuar realitetin.
    Detajet
    Ndërkohë “Newsbomb.al” bëri me dije ditën e djeshme se kontaktoi me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, pas lajmit se të dy zhvilluan dje një takim “kokë më kokë” në selinë blu për më shumë se dy orë. Flamur Noka në një prononcim për Newsbomb.al, u shpreh se ka diskutuar me Tedi Blushin për një aksion që nuk do të ndalet. Noka u shpreh se në fokus të diskutimit ishte rakordimi i grupeve parlamentare dhe se si do të zhvillohet aksioni në parlament, por pa dhënë shumë detaje konkrete. Noka theksoi se farsa elektorale siç i quan ai zgjedhjet e 11 Majit, nuk do të njihen dhe beteja do të jetë kudo dhe në çdo formë. Ndërsa Tedi Blushi u tregua më i rezervuar duke thënë se nuk do që të bëjë publike detajet e takimit dhe cili do të jetë aksioni që do të ndërmarrë opozita.
    Tedi Blushi u shpreh se do të vazhdojë bisedimet me Flamur Nokën dhe aktorë të tjerë të opozitës në lidhje me aksionin që pritet të nisë në shtator. Ndërkaq kampi rozë është në ankth në pritje të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste. Tashmë e bërë traditë në fund gushti, është koha kur Edi Rama pritet të formojë qeverinë e re e ndërsa të gjithë së bashku janë në pritje të dekretit të Presidentit Bajram Begaj për të thirrur mbledhjen e parë të legjislaturës XI. Sipas Kushtetutës, Presidenti e thërret Kuvendin jo më vonë se 10 ditë nga përfundimi i mandatit të legjislaturës aktuale. Me shumë gjasë, seanca e parë do të jetë më 10 shtator 2025.

  • “Lehtësohen ministrat, firmat te drejtorët”/ Ja ndryshimet që kërkohen në administratë

    “Lehtësohen ministrat, firmat te drejtorët”/ Ja ndryshimet që kërkohen në administratë

    Ministrat pritet të lehtësohen nga barra e përgjegjësisë dhe firmat shkresore, pasi drejtuesit e drejtorive të sektorëve të ndryshëm do t’iu delegohet vendimmarrja.

    Projektligji për ndryshime në funksionimin e administratës shtetërore kërkon të transformojë përgjegjësinë për vendimmarrjen në aparatin e ministrisë dhe institucionet e varësisë, drejt drejtorive, përveç rasteve kur ka përjashtime ligjore apo kur ministri apo sekretari i përgjithshëm vendos shprehimisht me shkrese të mbajë përgjegjësinë vetë.
    “Objektiv është transferimi i vendimmarrjes në nivelin menaxherial të mesëm të institucionit, shoqëruar me rritjen e përgjegjësisë dhe lehtësimin e barrës së shtuar mbi pozicionet e ministrit apo sekretarit të përgjithshëm. Qëllimi i propozimit është përmirësimi e përgjithshëm i punës së institucioneve, rritja e efiçencës, në veçanti i cilësisë së vendimmarrjes, përgjegjësisë për këtë vendimmarrje, por edhe i cilësisë së kontrollit hierarkik. Nëpunësi i ngarkuar i drejtorisë do të realizojë punën përgatitore dhe do të propozojë vendimmarrjen, drejtori përkatës do ta marrë vendimin, duke miratuar vendimin e propozuar apo marrë një vendim ndryshe”-Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
    Administrata publike pritet gjithashtu të riorganizohet dhe të rris llogaridhënien për institucionet e varësisë, si një kërkesë thelbësore e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Tipologjia institucionale ka nevojë për ndërhyrje, shpjegohet në projektligj, ku thuhet se po ndiqen praktikat ndërkombëtare në bazë të përafrimit ligjor me BE; të cilat në analizat për Shqipërinë sugjerojnë mosraportimin në Parlament të Autoriteteve rregullatore të pavarura.  Kështu nga tre trupa joministrore, propozohet të mbeten dy lloje, në kategorinë e parë do të mbajnë institucionet e varësisë së bashku me agjencitë aktuale autonome, ndërsa në të dytën do të ketë rikonceptim tërësor për Autoritetet dhe Entet Rregullatore, të cilat do të bëhen pjesë e ekzekutivit, e do të kalojnë në monitorim të punës nga Ministritë.
    ‘Mbajtja e autoriteteve rregullatore jashtë mbikëqyrjes së qeverisë, sjell problematika në zbatimin e parimit të ndarjes së pushteteve, fragmentarizmin e aftësisë/përgjegjësisë së qeverisë për hartimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe vakum në sistemin e përgjegjësisë e llogaridhënies qeveritare”.
    Gjithashtu në dokumentin e Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike, që është në konsultim publik kërkohen kufizime për institucionet në varësi të kryeministrit, sepse mospasja ka sjell mbingarkesë.
    “Një nga objektivat e projektligjit është lehtësimi i Qendrës së qeverisjes nga institucionet në varësi të drejtpëdrejtë të Kryeministrit që duhet ose mund të kalojnë në varësi të ministrive përgjegjëse”.

    Top Channel

  • Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici

    Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici

    Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t.
    Sipas tyre, kontaktin e fundit me ish-zv/drejtori e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit e kanë pasur mesditën e kësaj të mërkure teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia.
    Më pas familja është interesuar pranë uniformave blu kanë mësuar se familjari i tyre nuk është ndaluar nga policia dhe menjëherë ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij.
    Për këtë rast policia është duke hetuar në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes.
    Më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK në lidhje me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

  • Ligj i ri për administratën! Ministrat me të njëjtat kompetenca, por ju hiqet detyrimi për firmat e shkresave

    Ligj i ri për administratën! Ministrat me të njëjtat kompetenca, por ju hiqet detyrimi për firmat e shkresave

    Ministrat pritet të lehtësohen nga barra e përgjegjësisë dhe firmat shkresore, pasi drejtuesit e drejtorive të sektorëve të ndryshëm do t’iu delegohet vendimmarrja.
    Projektligji për ndryshime në funksionimin e administratës shtetërore kërkon të transformojë përgjegjësinë për vendimmarrjen në aparatin e ministrisë dhe institucionet e varësisë, drejt drejtorive, përveç rasteve kur ka përjashtime ligjore apo kur ministri apo sekretari i përgjithshëm vendos shprehimisht me shkrese të mbajë përgjegjësinë vetë.
    “Objektiv është transferimi i vendimmarrjes në nivelin menaxherial të mesëm të institucionit, shoqëruar me rritjen e përgjegjësisë dhe lehtësimin e barrës së shtuar mbi pozicionet e ministrit apo sekretarit të përgjithshëm. Qëllimi i propozimit është përmirësimi e përgjithshëm i punës së institucioneve, rritja e efiçencës, në veçanti i cilësisë së vendimmarrjes, përgjegjësisë për këtë vendimmarrje, por edhe i cilësisë së kontrollit hierarkik. Nëpunësi i ngarkuar i drejtorisë do të realizojë punën përgatitore dhe do të propozojë vendimmarrjen, drejtori përkatës do ta marrë vendimin, duke miratuar vendimin e propozuar apo marrë një vendim ndryshe”-Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
    Administrata publike pritet gjithashtu të riorganizohet dhe të rris llogaridhënien për institucionet e varësisë, si një kërkesë thelbësore e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Tipologjia institucionale ka nevojë për ndërhyrje, shpjegohet në projektligj, ku thuhet se po ndiqen praktikat ndërkombëtare në bazë të përafrimit ligjor me BE; të cilat në analizat për Shqipërinë sugjerojnë mosraportimin në Parlament të Autoriteteve rregullatore të pavarura. Kështu nga tre trupa joministrore, propozohet të mbeten dy lloje, në kategorinë e parë do të mbajnë institucionet e varësisë së bashku me agjencitë aktuale autonome, ndërsa në të dytën do të ketë rikonceptim tërësor për Autoritetet dhe Entet Rregullatore, të cilat do të bëhen pjesë e ekzekutivit, e do të kalojnë në monitorim të punës nga Ministritë.
    ‘Mbajtja e autoriteteve rregullatore jashtë mbikëqyrjes së qeverisë, sjell problematika në zbatimin e parimit të ndarjes së pushteteve, fragmentarizmin e aftësisë/përgjegjësisë së qeverisë për hartimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe vakum në sistemin e përgjegjësisë e llogaridhënies qeveritare”.
    Gjithashtu në dokumentin e Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike, që është në konsultim publik kërkohen kufizime për institucionet në varësi të kryeministrit, sepse mospasja ka sjell mbingarkesë.
    “Një nga objektivat e projektligjit është lehtësimi i Qendrës së qeverisjes nga institucionet në varësi të drejtpëdrejtë të Kryeministrit që duhet ose mund të kalojnë në varësi të ministrive përgjegjëse”.

  • Familja denoncon zhdukjen e Daniel Shimës, ish-zv.drejtor i Përgjithshëm i AKSHI-t

    Familja denoncon zhdukjen e Daniel Shimës, ish-zv.drejtor i Përgjithshëm i AKSHI-t

    Familja e Daniel Shimes, ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka denoncuar në Komisariatin nr.1 në Tiranë humbjen e kontakteve me të..
    Burime nga policia bëjnë me dije se për ngjarjen kanë nisur verifikimet dhe se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku mendohet se ai është parë për herë të fundit.
    Shima është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) lidhur me hetimet mbi tenderat e zhvilluar në AKSHI gjatë periudhës së drejtimit të tij.
    Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa familja kërkon sqarim urgjent mbi fatin e tij.

  • Aksioni, Noka dhe Blushi takohen në selinë blu

    Aksioni, Noka dhe Blushi takohen në selinë blu

    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka këtë të mërkurë është takuar me numrin dy të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
    Takimi është zhvilluar në selinë e PD, ku mësohet në fokus ka qenë aksioni opozitar dhe nisja e sesionit të ri parlamentar.

    Biseda mes dy sekretarëve të përgjithshëm është fokusuar te koordinimi i aksionit të opozitës, ku fokusi është te denoncimi i asaj që e quajnë farsë zgjedhore.

  • Nisja e parlamentit të ri, Blushi  në zyrën e Nokës për të koordinuar hapat

    Nisja e parlamentit të ri, Blushi në zyrën e Nokës për të koordinuar hapat

    Në selinë e Partisë Demokratike është zhvilluar sot një takim mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.

    Takimi, që mësohet se zgjati mbi dy orë, u përqendrua tek aksioni opozitar i paralajmëruar për muajin shtator, si në Kuvend ashtu edhe në terren.

    Burime bëjnë të ditur se në qendër të diskutimeve kanë qenë lëvizjet e përbashkëta të opozitës, koordinimi mes PD-së dhe PL-së, si dhe masat që do të ndërmerren në kuadër të nismave parlamentare.

    Gjithashtu, është folur edhe për mundësinë e rinisjes së protestave kombëtare, të cila janë paralajmëruar më herët edhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha.

     

  • Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s

    Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s

    Mark Rutte

    BRUKSEL- Samiti i NATO-s i vitit 2026 do të mbahet në kryeqytetin turk, Ankara, më 7-8 korrik, njoftoi të martën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
    “Dua të falënderoj Turqinë për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm. Turqia ka qenë një aleate e fortë e NATO-s për më shumë se 70 vjet, duke dhënë kontribute të paçmuara në sigurinë tonë të përbashkët”, citohet të ketë thënë Rutte në faqen e internetit të organizatës.
    “Në Samitin tonë të ardhshëm, udhëheqësit do të vazhdojnë ta bëjnë NATO-n një Aleancë më të fortë, më të drejtë dhe më vdekjeprurëse, të gatshme për t’iu përgjigjur sfidave kritike për sigurinë tonë”, deklaroi gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm.
    Brukseli kujtoi se Turqia po pret një samit të NATO-s për herë të dytë, pas atij në Stamboll në vitin 2004.
    Samiti i këtij viti u prit në qershor në Hagë, Holandë, dhe në të, vendet anëtare të NATO-s u zotuan të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre deri në vitin 2035./ZËRI

  • Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Territori ukrainas nuk u diskutua sot, të ndodhë në takimin trepalësh

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Territori ukrainas nuk u diskutua sot, të ndodhë në takimin trepalësh

    Liderët e mbledhur sot në Shtëpinë e Bardhë nuk diskutuan për rishikimin e kufijve të Ukrainës, pasi kjo është një çështje që i takon Presidentit Volodymyr Zelensky ta trajtojë në një takim të mundshëm trepalësh që përfshin Rusinë, tha Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

    “Nuk e kemi diskutuar këtë sot”, tha ai për Fox Neës kur u pyet për këtë çështje.
    “Të gjithë janë të qartë, përfshirë [Presidentin amerikan Donald Trump], që kur bëhet fjalë për territorin, është presidenti ukrainas ai që duhet ta diskutojë këtë në takimin trepalësh dhe ndoshta në bisedime të mëtejshme me Vladimir Putinin nga Rusia.”
    Sipas Rutte, sot mes liderëve ekzistonte mirëkuptimi se për çdo diskutim rreth territoreve, duhet të ketë garanci sigurie. Ai shtoi se çdo vend në koalicion duhet të pajtohet për kuptimin dhe përmbajtjen e këtyre garancive.

    Top Channel

  • Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Oferta e Trump për garanci sigurie përparim në bisedimet për paqe

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Oferta e Trump për garanci sigurie përparim në bisedimet për paqe

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën përbën një “përparim” të rëndësishëm drejt një marrëveshjeje të mundshme paqeje për vendin.
    “Fakti që ju keni thënë ‘Jam i gatshëm të marr pjesë në ofrimin e garancive të sigurisë’ është një hap i madh përpara, është vërtet një përparim dhe bën gjithë ndryshimin. Prandaj, faleminderit për këtë,” u shpreh Rutte drejtuar Trump-it gjatë takimit shumëpalësh në Shtëpinë e Bardhë, ku ishin të pranishëm edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderë evropianë.
    Duke folur më herët në Zyrën Ovale, krah për krah me Zelensky-n, Trump nuk e përjashtoi mundësinë që SHBA të dërgojë trupa në Ukrainë për të ndihmuar në ruajtjen e një marrëveshjeje të mundshme paqeje. “Do t’ju lajmërojmë për këtë, ndoshta më vonë gjatë ditës,” tha Trump.
    Rutte falënderoi gjithashtu presidentin amerikan për “thyerjen e ngërçit” dhe për suksesin në sjelljen e presidentit rus Vladimir Putin në tryezën e bisedimeve për paqe.