Tag: përgjimet

  • Përgjimet, emri surprizë/ Ja kë kërkon Veliaj t’i shkojë në burg

    Përgjimet, emri surprizë/ Ja kë kërkon Veliaj t’i shkojë në burg

    Përgjimet, emri surprizë/ Ja kë kërkon Veliaj t’i shkojë në burg

    Ajo që po konstatohet nga përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është tronditëse.

    Gjithçka që kemi pasqyruar deri më tani, që do të vijojë deri në publikimin e plotë të përgjimeve ndaj Veliajt, tregon se si media, deputetë, gazetarë, televizione janë në shërbim të Veliajt për sulmet e ashpra ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve pas arrestimit të tij.

    Në materialet e siguruara nga CNA, rezulton se kryebashkiaku kërkonte me ngulm një ushtrim presioni dhe një fushatë mediatike të përditshme, pasi vendimi që pritej të merrej në Apelin e GJKKO-së ishte mjaft i rëndësishëm dhe vendimtar për lirinë e tij, pasi nga ajo seancë varej nëse Veliaj do të dilte nga burgu apo do të vazhdonte të qëndronte në qeli.

    Pamë se si Veliaj kishte urdhëruar që miqtë e tij deputetë të ushtronin presion ndaj institucioneve të drejtësisë, KLP-së dhe ILD-së.Tani është momenti për të zbuluar një tjetër detaj, se cilët janë emrat surprizë që dalin në përgjime që duket se janë të preferuarit e Veliajt për t’i takuar në burg.

    Në përgjimet e siguruara nga CNA, në faqen 76 në komunikimet e datës 3 mars 2025, Veliaj në një bisedë me Ajola Xoxën, por që më pas ndërhyn vëllai i tij, Arbër Veliaj, i kërkon këtij të fundit që të flasë me Klevisin e Burgjeve, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, (që dyshohet të jetë Sara Goxhaj) çdokush tjetër, por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. Veliaj u thotë se ka porosi për të dhënë.

    “Në orën 20:08, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të komunikimit të tyre, ndërhyn Arbri. Erioni i kërkon Arbrit që të flasë me Klevisin e Burgjeve, numrin e të cilit duhet ta ketë Admiri, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, çdokush tjetër, por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. I thotë se ka porosi për të dhënë, dhe se në takim mund të shkojnë edhe përfaqësues të feve. Në komunikim, Erioni i thotë nëse po merren me ‘gjërat’ apo e kanë harruar fare. Arbri e vë në dijeni se çdo ditë po merren. Erion Veliaj i kërkon Arbrit që të merret me median, pasi duhet mbajtur ai presioni (duke nënkuptuar fushatën mediatike). Në fund të komunikimit, Erion Veliaj i kërkon që t’i dërgojë për të lexuar materialin e Ilir Yzeirit, lajme të tjera të portaleve, ato që janë pikante”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.Përgjimet, emri surprizë/ Ja kë kërkon Veliaj t’i

    Të lëmë mënjanë emrat e tjerë, si Gogu, Mero apo Sara që qartazi janë përkrahës të Veliajt, por emri surprizë, le ta quajmë kështu, është Ylli Manjani, i cili është shfaqur krah opozitës, por duket se ka ndryshuar kahun 180 gradë.

    Manjani prej kohësh ka ndryshuar kahun.

    Duket se pasi i ka kërkuar kreut të PD-së, Sali Berisha, një vend të sigurt për listat në zgjedhjet e 11 majit dhe kreu i opozitës e ka refuzuar Manjani ka ndryshuar 180 gradë qëndrimin e tij.

    Kujtojmë se CNA ka raportuar më herët se Manjani kishte zbutur tonet ndaj kryeministri Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliajt.

    Manjani kishte filluar tashmë e këshillonte kryeministrin Rama dhe janë në një linjë të njëjtë në lidhje me arrestimet dhe SPAK-un për faktin se pse ka masa kaq të forta represive.

    CNA gjithashtu raportoi dhe për një ofertë që Rama i ka bërë Ylli Manjanit, ofertë e cila është shqyrtuar prej tij e më shumë sesa refuzim duket se Manjani nuk plotëson kriteret ligjore.

    Oferta që Edi Rama i ka bërë Ylli Manjanit është ajo e marrjes së drejtimit të ILD-së, por avokati analist, i cili është edhe mbrojtësi ligjor i grupit kriminal të Pëllumb Gjokës, në fakt, nuk ka thënë as po, as jo, sepse problematika thelbësore e saj është mosplotësimi i kritereve nga ana e Manjanit./ CNA

  • Përgjimet e Erion Veliajt në qeli, Berisha: Makbethiane, i fusin thika njëri-tjetrit!

    Përgjimet e Erion Veliajt në qeli, Berisha: Makbethiane, i fusin thika njëri-tjetrit!

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar përgjimet në qeli që i janë bërë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.Në një konferencë për media, Berisha tha se kemi të bëjmë me “njerëz të inkriminuar që i fusin thikat njëri-tjetrit”.
    Nëse Veliajt po i organizohen kurthe nga ministra, Berisha thotë se kjo është makbethiane.“Del mirfilltazi një shpellë intrigantësh, njerëz të inkriminuar që i fusin thika njëri-tjetrit. Erion Veliaj është aty ku është për krime të rënda, s’ka diskutim. Por Erion Veliaj duhet të jetë me organizatë kriminale familjare dhe bashkiake, të dyja.
    Por që me Erion Veliajt, ti organizohen kurthe nga ministra, kjo është makbethiane. Lëre që e regjistroi në të gjitha anët dhe pastaj Usluziu (Ulsi Manja), e morët vesh kush është Olsi? Është Ulsiu. Absolutisht po. Është Ulsiu. Olsi i Altin Hajrit, i dy kostumeve, merrja pak masën se u tregua burrë i mirë, merrja masën për dy kostume. Burime më informojmë se nuk bëhet fjalë as për Olsi Çelën dhe as Ols Dadon, por për Ulsiun, ja me çfarë malli kemi të bëjmë.
    Përgjimet që i bënë Veliajt dhe SMS e tij tregojnë që kemi të bëjmë me një grup mafioz në pushtet që s’kanë rregulla e norma”, u shpreh Berisha.

  • “Shpellë intrigantësh që i fusin thika njëri-tjetrit”/ Berisha për përgjimet e Veliajt: Olsi i Altin Hajrit është Ulsiu

    “Shpellë intrigantësh që i fusin thika njëri-tjetrit”/ Berisha për përgjimet e Veliajt: Olsi i Altin Hajrit është Ulsiu

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me përgjimet e fundit që përfshijnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ku përmendet edhe emri i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, duke i akuzuar ata për lidhje me krime të rënda.
    Gjatë një prononcimi nga selia blu, Berisha e përshkroi situatën si një “shpellë intrigantësh” dhe “njerëz të inkriminuar që i fusin thika njëri-tjetrit.” Ai theksoi se Veliaj është “aty ku është për krime të rënda,” duke aluduar se ai është i përfshirë në aktivitete kriminale, si në nivelin familjar ashtu edhe në atë bashkiak. Berisha tha se është shqetësuese që ndaj Erion Veliajt organizohen kurthe me ndihmën e ministrave, duke e cilësuar këtë situatë si “makbethiane.”
    “Pak të themi, por është makbethiane,” shtoi Berisha, duke nënkuptuar se regjistrimet e bërë tregojnë një skenar të komplikuar dhe të errët. Ai i referohet Ulsi Manjës si “Uluzi,” duke bërë një lidhje mes tij dhe situatave të përfshira.
    “Tani burime 100% të sigurta më informojnë se nuk bëhet fjalë as për Olsi Çelën, as për Olsi Dadon, po për Uluzi çfarë t’i thuash. Përgjimet ndaj Veliajt tregojnë se kemi të bëjmë me një grup mafioz me pushtet që nuk kanë asnjë rregull, ligj apo normë”, përfundoi ai.

  • Përgjimet në burg/ Kush e tradhëtoi Erion Veliajn?

    Përgjimet në burg/ Kush e tradhëtoi Erion Veliajn?

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Zbardhen përgjimet e Veliajt për Carlo Bollinon e jo vetem

    Zbardhen përgjimet e Veliajt për Carlo Bollinon e jo vetem

    Zbardhen përgjimet e Veliajt për Carlo Bollinon e jo vetem

    CNA ka siguruar përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në qelinë e tij nga burgu i Durrësit.

    CNA ka zbardhur detaje në lidhje me fushatën mediatike dhe se si Erion Veliaj ka urdhëruar vëllanë e tij Arbër Veliajn që të merret me mediat.

    Në përgjime përmendet dhe botuesi Carlo Bollino, ku thuhet se Arbër Veliaj orientohet nga Veliaj që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh.

    Detaje nga përgjimet ku përmendet emri i Carlo Bollinos dhe emisioni që është për Veliajn dhe faktin se duhet të shpërndahet edhe në mediat e tjera.

    “Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e Karlos, por Erioni e pyet “Po Albën, s’ke as Albën as Karlon?”. Ajola i përgjigjet se numrin e Albës e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e Karlos mund t’ia japë edhe Renato.Zbardhen DETAJET/ Ja përgjimet e Veliajt për Carlo BollinonNë orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë.Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon se “kta shokët tanë” i kanë thënë që nesër do të zhvillohet konferenca me gazetarë. Erion Veliaj e orienton që takimi me gazetarët të bëhet me gazetarë normal, nga Top Channel, Report Tv, Tema, pa njoftim për shtyp që mos të vijnë gazetarët e Syrit apo MCN-ja. Erioni po kështu, i thotë që ata të bëjnë pyetje normale.Në orën 16:22, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, dhe kjo e fundit i thotë se ka folur dhe i ka thënë që po e bëjnë gati AI (inteligjencë artificiale). I kanë marrë përgjigjet dhe po e bëjnë gati. Po kështu, Ajola i tregon se e ka pyetur nëse do që të japë intervistë, por i ka thënë jo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Erioni, të rrijë sa më larg (nënkupton intervistës).Në orën 18:05, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e”Ditës”, sepse Geri Kokalari ka bërë një super intervistë te Report Tv, e kërkon që t’i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do e publikojnë dy-tre gazeta, edhe Tema ndoshta. I kërkon që për këtë të bisedojë me Meron dhe Albin.Në orën 18:07, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku ky i fundit i tregon se “shokët tanë” i kanë thënë që intervistën (konferencën) ta bëjnë me të gjithë gazetarët, dhe për pyetjet që nuk duan të përgjigjen, do thotë se nuk flasin dot në këto momente. Më pas, Erion Veliaj i tregon Arbrit në lidhje me intervistën e Geri Kokalarit te Report Tv dhe i kërkon ta lidhë me Temën dhe Ditën (Gazeta), që t’i japin vëmëndje, pasi Shqiptarja do e bëjë patjetër.Zbardhen DETAJET/ Ja përgjimet e Veliajt për Carlo BollinonNë orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e Geri Kokalarit të shpërndahet sot te Gazeta Dita, Tema dhe Shqiptarja, sigurisht edhe për gazetat nesër. Po kështu, i thotë se është mirë që edhe Amerikanët(avokatët amerikanë) të informohen se çfarë po ndodh në mënyrë sistematike. Kjo gjë, thotë Erioni, duhet të jetë në përditshmëri, “daily tasks”.Në orën 20:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet nëse amerikanët (avokatët) e arrijnë datën 11 (data e zhvillimit të seancës së Apelit). Arbrit i tregon se po mundohet të lidhet me ta dhe me shumë gjasa do të jenë në Shqipëri. Erion Veliaj i kërkon gjithashtu që ata të bëjnë një intervistë te Top-i. Ndërkohë, Arbri e njofton edhe në lidhje me konferencën e avokatëve, e cila është lënë të bëhet të nesërmen në orën 14:00, “off camera” “on record”, që gazetarët t’i prodhojnë vetë lajmet. Arbri i tregon se takimi do të quhet “takim informative me avokatët e familjes Veliaj”. Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon që “duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi’. “three days to freedom”. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjëra?”Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që “Thuaji ktyre qe ta shperndajne sa me shume edhe ta mbajne presionin se keto kater dite jane vendimtare” “Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve.” “Kshuqë është “vital”. Këto katër ditë janë vendimtare”, thuhet në përgjimet e siguruar nga CNA.Zbardhen DETAJET/ Ja përgjimet e Veliajt për Carlo Bollinon

    Më tej CNA zbulon të tjera detaje ku theksohet se lajmi i bërë nga Ilir Yzeiri ku sulmohen prokurorët e SPAK është pasqyruar dhe në faqen e medias online që i përket Carlo Bollinos.

    “Angazhimi i vëllait të tij, shtetasit Arbër Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa, shtetasve Alban dhe Renato, për organizimin e fushatës mediatike, postimin kohë televizive dhe postime të ndryshme në media në rrjete sociale, marrje Online si Tema, Shqiptarja.com apo edhe portale të tjera. Vihet re, se shtetasi nën hetim Erjon Veliaj, por edhe bashkëbiseduesit e tij, drejtohen nga një person që përmendet në komunikime si “Redaktori”.Nga komunikimet konstatohet se, shtetasi Arbër Veliaj orientohet nga shtetasi nën hetim që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh. Ka diskutime në lidhje me kohën televizive te Top-i, e më konkretisht në emisionin Top Story të gazetares Grida Duma, si dhe për mbështetjen që merret nga ana e TV Klan, Report Tv, për publikimin e lajmeve në favor të tij, por dhe sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme.Zbardhen DETAJET/ Ja përgjimet e Veliajt për Carlo Bollinon

    Po kështu, sipas bisedave të transkriptuara konstatohet se shtetasi Erion Veliaj përcakton edhe editorialin në disa media, ku kërkon orë të caktuara për publikimin e statuseve të tij, me qëllim që ky lajm të përsëritet edhe në kohë televizive/lajme të mëvonshme. Rasti i publikimit të një artikulli të gazetarit Ilir Yzeiri është ilustrim i plotë i sa më sipër.Në lidhje me këtë, rezulton se në faqen e medias online “Shqiptarja.com” është publikuar një artikull me titull “Ilir Yzeiri: Përse Dado Bani dhe Samet Gurguri duhet të…”. Artikulli është publikuar në date 03.03.2025, ora 11:35Zbardhen DETAJET/ Ja përgjimet e Veliajt për Carlo Bollinon

    Në përmbajtje të artikullit, lir Yzeirit bën një analizë kritike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke ngritur akuza të forta për ndikimet politike dhe korruptive që ndodhin brenda strukturave të drejtësisë”, thuhet në dosje e përgjimeve të siguruar nga CNA.

  • Përgjimet/ ‘Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i ndyrë’, Veliaj shpërthen ndaj ministrit

    Përgjimet/ ‘Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i ndyrë’, Veliaj shpërthen ndaj ministrit

    Përgjimet/ ‘Do ta mbys me thonj, qelbësirë, katundar i ndyrë’, Veliaj shpërthen ndaj ministrit

    Media sapo ka publikuar një nga përgjimet “e nxehta” të Veliajt, i cili i kërkon bashkëshortes së tij Ajola Xoxës dhe vëllait të tij Arbër Veliaj që të flasin me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, që të mos transferohet në një IEVP tjetër dhe të shmangë kontrollet që i bëjnë në dhomat e paraburgimit.

    mandatit te prokurorit Ols Dado dhe gasja ge ai ka ndaj institucionevekrijon premisa ge tenderhyje ne to dhe ti perdore ne funksion te gellimeve tëtijPerpjekjet e shtetasit nen hetim Erion Veliaj te Ministrili Dretesise, ne mênyre ge e mos transferohet ne lEVP jeter due te shpanget nga kontrollet ge i bähen ne dhomad e paraturgimit. Fer kite gid, shtetasi nen hetim bisedon me bashk&s hortendhe vüllain e tij, qe te angazhojne te johurit, miqte, shoket, shielasit Mero dheGent Sula, te cilät duhet te kerkojne te Ministri i Drejtesise kete gie. Gjithashtunga permbajja e komunikimeve te perguara perfiohet eche aje e chine erendesishme ge ka te beje me marredhenien mes dy personave nen hetim lErionVeliaj dhe Gent Sula. 4. Shume flagrante ishte nderhytia e pe hetuarit ne procesin hetimor duke orientuar deshmitaret e thirrur nga organi prodedues. INe kete rast i hetuari Veliaj i körkonbashkäshortes seij Ajola qe tainkurajoje Greta Domin dhe po kgsitu, ne

    Për këtë ka kërkuar nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj që të angazhojnë të gjithë të njohurit dhe miqtë, shtetasit Mero dhe G.S. që t’ia kërkojnë këtë gjë Ministrit të Drejtësisë.

    Përpjekjet e shtetasit nën hetim Erjon Veliaj te ministri i Drejtësisë, në mënyrë që të mos transferohet në IEVP tjetër dhe të shmanget nga kontrollet që i bëhen në dhomat e paraburgimit. Për këtë gjë, shtetasi nën hetim bisedon me bashkëshorten dhe vëllain e tij, që të angazhojnë të njohurit, miqtë, shokët, shtetasit Mero dhe G.S, të cilët duhet të kërkojnë te ministri i Drejtësisë këtë gjë.

    Gjithashtu nga përmbajtja e komunikimeve të përgjuara përftohet edhe një e dhënë e rëndësishme që ka të bëjë me marrëdhënien mes dy personave nën hetim Erion Veliaj dhe G.S.”, thuhet në përgjimet.

    Ndër të tjera, Veliaj shpërthen ndaj ministrit Ulsi Manja, duke e quajtur qelbësirë, pasi sipas tij i kanë bërë zbor në burg dhe e kanë lënë me njerëz që kanë 100 vite burg duke i rrezikuar jetën dhe nuk do t’ia falë dhe “do ta mbysë me thonj”.

    “I kërkon që të merret me Ministrin e Drejtësisë, pasi sipas tij i kanë bërë zbor në burg, dhe nuk e pranon këtë sjellje duke e lënë me njerëz që kanë 100 vite burg, dhe se i ka rrezikuar jetën. Ajola i tregon se me të kanë folur të gjithë. Në lidhje me Ministrin e Drejtësisë, Erion Veliaj shprehet se i ka rrezikuar jetën, nuk do ta falë dhe do ta mbysë me thonj. I tregon se në lidhje me transferimin e pritshëm, punonjësit në IEVP, i kanë treguar e-mailin e dërguar prej tij, ku gjenden shtatë emrat për transferim. Ministrit të Drejtësisë i drejtohet me fjalët “Qelbësirë” dhe nuk ka për tía falur. Më të njëjtin fjalor flet edhe për Prokurorin Ols Dado, madje në bisedë me Ajolën i shprehet: “Le ta dëgjojnë të gjithë, qelbësirë, atij s’kam për t’ia fal, as Ols Dados, por sidomos Ulsi Qelbësirës…” Biseda e Erion Veliajt me Ajolën vazhdon ku ai flet sërisht për Ministrin e Drejtësisë, të cilin e quan qelbësirë, katunar i ndyrë, i ndyrë, i cili sipas tij e ka futur në burg dhe e ka vënë në gjumë, e nuk pranon që t’i bëhen kontrolle”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

  • Doli në përgjimet e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO lë në qeli ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

    Doli në përgjimet e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO lë në qeli ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

    Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për liri të ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu.
    Ish-gjyqtarja, që qëndron në qeli prej nëntorit 2024 kërkoi zbutje të masës “arrest në burg” për arsye shëndetësore.
    Fetah u izolua në qeli pas dyshimeve për “korrupsion” dhe favorizim të anëtarëve të një organizate kriminale të drejtuar nga Suel Çela.
    Në përgjimet e siguruara nga SPAK, rezultonte se Fetahu dhe vajza e saj mbanin lidhje me grupin kriminal të Suel Çelës, të cilëve u kishin bërë edhe favore në këmbim të parave e dhuratave.
    Masa “arrest në burg” ndaj saj u dha në një kohë që ish-gjyqtarja vuante një masë tjetër “arrest në shtëpi” për llogari të hetimit të SPAK ndaj vëllezërve Çopja.