Tag: përgjimet

  • Kurti konfirmon përgjimet ilegale të takimeve në Bruksel nga zyrtarë të lartë serbë

    Kurti konfirmon përgjimet ilegale të takimeve në Bruksel nga zyrtarë të lartë serbë

    Kosova E Premte, 1 Gusht 2025 21:57
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka konfirmuar përgjimet e kryera nga zyrtarë të lartë serbë brenda takimeve në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Kurti tha se ky veprim shfaq një formë të re të qasjes minuese dhe sabotuese të Serbisë.
    Në emisionin “Five” të televizionit Dukagjini, janë publikuar këtë javë përgjime që Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, kishte bërë në takimin e datës 17 shtator 2020 në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

    ”Rasti i fundit ku dëshmohet audioincizimi ilegal dhe i fshehtë i bisedave në Bruksel, është rast jashtëzakonisht serioz që shpërfaqë në një formë që nuk e kemi hasur më herët të qasjes sistematike, destruktive, minuese dhe sabotuese të Serbisë, në raport me palët, ndërmjetësuesin dhe vet procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli”.

    Kurti shtoi se Serbia po vazhdon të punojë për destablizimin e Kosovës, ndërkaq tha që organet e sigurisë janë duke iu kundërvënë sukseshëm.

  • Ekstradohet sot nga Dubai/ Si e zbuluan përgjimet në SKY Denis Brajoviç, ekzekutoi në 2020-ën Gjin Ndojin: M’u bllokua arma se doja t’i…

    Ekstradohet sot nga Dubai/ Si e zbuluan përgjimet në SKY Denis Brajoviç, ekzekutoi në 2020-ën Gjin Ndojin: M’u bllokua arma se doja t’i…

    Denis Brajoviç, i kërkuar në Shqipëri për vrasje, do të ekstradohet në vendin tonë sot, një vit pasi u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Brajoviç akuzohet se ka ekzekutuar Gjin Ndojin, në 9 gusht të vitit 2020.
    Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes, Brajoviç komunikoi me me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin.
    Në bisedën me Bajrin, ai tregoi se iu bllokua arma, pasi donte “t’ia grinte kokën”, pasi para vrasjes Gjin Ndoji i kishte thënë diçka.
    Ndërsa Martinaj, në bisedën e bërë në aplikacionin ‘Sky ECC’, e pyeti atentatorin nëse ngjarja është transmetuar në televizion.

    Top Channel

  • ‘I ka plasur cipa’/ Adriana Kalaja: SPAK po fortifikon pushetin e Edi Ramës! Altin Dumani zbaton porositë…

    ‘I ka plasur cipa’/ Adriana Kalaja: SPAK po fortifikon pushetin e Edi Ramës! Altin Dumani zbaton porositë…

    E ftuar në SYRI TV me Bled Markun, kryetarja e Gjykatës në PD, Adriana Kalaja ka folur për zhvillimet e fundit politike në lidhje me marrjen në hetim nga SPAK të kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, që në tetor 2024 dhe publikimin e këtij fakti gati 8 muaj më vonë, vetëm pas zhvillimit të farsës elektorale të 11 majit.

    Kalaja theksoi se SPAK i ka plasur cipa, pasi të gjitha faktet tregojnë se po fortifikon pushtetin e Edi Ramës dhe Altin Dumani vetëm zbaton porositë e tij.

    ‘Këto të gjitha, duke përfshirë edhe arrestimet e fundit, asgjë nuk është produkt apo meritë e SPAK. Çdo gjë vjen e gatshme nga institucionet partnere, nga përgjimet e SKY EnchroChat, nga përgjimet të tjera’, u shpreh Kalaja.

    Kalaja: Tashmë SPAK i ka plasur cipa. Çdo gjë që po bëhet sot po bëhet në mënyrë të hapur. Është një institucion që çdo gjë që e bën e bën për të fortifikuar pushtetin e Edi Ramës. Ju e mbani mend se si i fitoi mandatet në Qarkun Durrës në 2021, kur Rama ishte drejtues politik dhe i listës së deputetëve. Pasi u përdor Lefter Koka, u detyrua që pas zgjedhjeve, ku mori mbi 25 mijë vota bashkë me të tjerë deputetë të arrestuar, ndërkohë që gjatë gjithë kësaj periudhe, ministra të ndryshëm , ish-ministra, kryetarë dhe ish-kryetarë bashkish, sëmureshin, jepnin dorëheqjen pastaj arrestoheshin ose merreshin persona nën hetim.

    Kjo tregon  minimalisht dhënien e informacionit nga Altin Dumani dhe ‘Dumanët’ e tjerë, duke informuar Edi Ramën që porosia jote i nderuar kryeministër sot u mbarua.

    Këto të gjitha, duke përfshirë edhe arrestimet e fundit, asgjë nuk është produkt apo meritë e SPAK. Çdo gjë vjen e gatshme nga institucionet partnere, nga përgjimet e SKY EnchroChat, nga përgjimet të tjera. 

  • Përgjimet e “urës” së drogës, në pikat kufitare kalohej jo vetëm ngarkesa, por edhe trafikantë

    Përgjimet e “urës” së drogës, në pikat kufitare kalohej jo vetëm ngarkesa, por edhe trafikantë

    Dosja voluminoze e Prokurorisë së Posaçme dhe Antimafias Italiane që ka publikuar A2 CNN, nxjerr në pah influencën që trafikantët kishin në Pikat Doganore, jo vetëm për të kaluar lëndë narkotike drejt Italisë, por edhe persona që nuk dispononin dokumentacione përkatëse.
    Sipas dosjes hetimore, i dyshuari Pirro Çapi, i identifikuar edhe si Spiro kishte një rol kyç në organizimin, financimin dhe koordinimin mes lidhjeve sesi funksiononte transporti i drogës në rrugë tokësore nga Turqia, më pas kalimi në Kosovë, në Shqipëri e më pas nëpërmjet portit të Durrësit drejt Italisë. Kalimi i lëndës narkotike bëhej nëpërmjet kamionëve që Çapi kishte në pronësi.
    Një tjetër episod në dosje, zbulohet teksa Naim Beluli, efektiv kufiri në portin e Durrësit, ka kaluar në mënyrë të paligjshëm trafikantin Edison Çukaj, pasi nuk zotëronte dokumentacion të rregullt. Ndërhurja në këtë rast është bërë nga Ervis Deti.
    Në dosjen e zbardhur evidentohet se për trafikun ndërkombëtar të drogës, bosët e grupeve Adi Çoba, Erigels Presi, por edhe Gertin Aliu kishin pika të forta kontakti nëpër porte. Nga përgjimet telefonike dhe vëzhgimet rezulton se Gertin Aliu i cili merrej me dërgimin e lëndës narkotike ndihmohej shpesh nga operatorët portualë që e mbanin drogën me vete për të shmangur kontrollet dhe për t’ia dorëzuar më pas shoferëve të kamionëve.
    Një pjesë të mirë të informacioneve në lidhje me grupin e drejtuar nga Xhevdet Troplini, i njohur si Poja, e ka dhënë edhe i penduari Nuredin Dumani, i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë. “Xhevdet Troplini, me nofkën Poja, është më i rëndësishmi. Më pas vjen nipi i tij, djali i motrës, Visi i Pojës dhe djali, Fatmir Troplini”, thotë Dumani në dëshminë e tij.
    Bashkëpunëtori i drejtësisë tregon se kishte kontakte personalisht me të akuzuarit dhe se ata i kishin treguar se mund ta fusnin drogën në zonën e Kalabrisë pasi kishin kontakte atje. Nga operacioni i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve italiane u lëshuan 52 urdhër arreste, ku u vunë në pranga 42 persona ndërsa 10 të tjerë mes tyre krerët e grupit kriminalë janë ende në kërkim.
    Të premten në Gjykatën e Posaçme dolën për verifikimi mase 14 prej tyre. Pas një seance maratonë për gati 11 orë, gjyqtarja la në fuqi masat arrest në burg për 11 të ndaluarit e operacionit “Ura”, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në disa shtete të botës. Masë më e butë, ajo e detyrim paraqitje u caktua për avokatin Armand Tragaj, për Ervis Detin dhe Bexhet Memën.

  • “Tre copë du, amon o vlla”, operacioni URA, zbardhen përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit

    “Tre copë du, amon o vlla”, operacioni URA, zbardhen përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit

    Në dosjen e SPAK janë zbardhur përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit, të cilët komunikojnë lidhur me një sasi lënde narkotike rreth 2 kg kokainë.
    Përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi.
    Në biseda ata bisedojnë për shitjen e lëndës narkotike në formë çokollate, ndërsa bëjnë pazare edhe në lidhje me ngarkesa që priten të dorëzohen.
    Madje “mburrin” edhe klientë potencialë të cilët blejnë sasi të mëdha droge në një kohë të shkurtër
    Pjesë nga dosja:
    0810G3—Ku janë këto…Po ajo kafja ça është? Çokollatë? …Vlla sa do për kët çokollatën…komercale…
    HIIQJ2—3.5…. ty do të lej tre mij e treqind….që mos ta kuptojë ai çmimin prandaj ta shkrujta me shkronja…
    0810G3—Se jam me këtë këtu… O vlla për të bardhën, se do mbyllen dhe rrugët mund t’ma bish sot?…60 ka cash sot ky vlla, për 5 ditë të jap tjerat në dorë, vlla më beso është njeri korrekt….E mbyllim gjithë 5 dit vlla është njeri korrekt vecc të jetë e mirë… Rri i qet vlla….
    H1IQJ2—-s’kam ca boj…
    0810G3—3 cop du….Ok vlla amon….Me ket jam..
    H1IQJ2—xke e “il autista” e ka varëse..
    0810G3—Ok…. Vlla mos ti dalim fjalës…
    H1IQJ2—po ca ka me i dal fjalës…
    0810G3—Erdh për të zezë në kalabringlla…Se e kemi për çdo gjo….Po… Vlla…5 në javë…Do shofim për rrugën… Vlla…Ok…nesër a pret…
    H1IQJ2—nesër e ke aty…
    0810G3- Prz vlla kam një tjetër merr 10 bukë në javë…Me një dorë….Të bardhë…..Se mi tregoi…. Vetëm me lekë vlla…Të rujt zoti vlla….
    H1IQJ2- do 2 dhe ke 60 ne dore…
    0810G3- Me sjell po pate munci….Po nesër sa të vin vlla… Ok… Mi le tre…. Vlla… Ok…
    H1IQJ2- A kupton vllain….
    0810G3—Vlla…..Po prz…2… Ok nesër… Ok vlla ti e din…..Se ky e di për 3 buk….Ok….

  • Përgjimet/ “O nëna ime!” Pritësi italian lumturohet për drogën që i dërgojnë shqiptarët

    Përgjimet/ “O nëna ime!” Pritësi italian lumturohet për drogën që i dërgojnë shqiptarët

    Një rrjet kriminal i trafikut të drogës është shkatërruar nga autoritetet shqiptare me ato italiane, duke goditur një prej grupeve më të fuqishme, sipas SPAK.
    Hetimet kanë dokumentuar mbi 40 episode të trafikut të lëndëve narkotike, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 7 milionë euro. Përmes dekriptimit të komunikimeve në platformën SkyECC, është zbardhur skema e plotë e veprimtarisë kriminale.
    Nga përgjimet e SPAK për dosjen Ura,  është bërë e mundur dokumentimi i trafikut ndërkombëtar të drogës nga anëtarët e një grupi të rëndësishëm kriminal në Shqipëri.
    Nga operacioni i përbashkët i SPAK me Prokurorinë e Barit u lëshuan 52 masa sigurie, nga të cilat janë ekzekutuar 42.
    Në një episod, ku protagonist është i shumëkërkuari Ervis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, ai trafikon 8 kg kokainë nga Gjermania për në Itali, pas porosisë që i bën Adi Çoba.

    Nga bisedat e kryera në SKY ECC, Çoba bie dakord me çmimin që ka vendosur Doçi, duke pranuar se malli që do t’i dërgohet është i cilësisë së parë.
    Në një përgjim, pritësi italian, i identifikuar si Angelo Zanzarelli, është regjistruar të përgëzojë furnitorët për mallin: “Ohoho, nëna ime, çfarë copash, si tha shoku, ahaha, si akull, ahaha…”.
    Sipas SPAK, droga është dërguar në Itali nga Gjermania në gusht të vitit 2020 dhe bisedat përfshijnë drejtpërdrejt të akuzuarit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

  • Përgjimet/ Shkullaku: Veliaj tregoi se ka fuqi që të ndikojë tek hetimet

    Përgjimet/ Shkullaku: Veliaj tregoi se ka fuqi që të ndikojë tek hetimet

    Përgjimet/ Shkullaku: Veliaj tregoi se ka fuqi që të ndikojë tek hetimet

    Gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar se Erion Veliaj edhe nga burgu jep porosi se si të ndikohet në çështjen e tij, se si të ndikohet tek dëshmitarët.

    Shkullaku u shpreh se, Veliaj e ka treguar se e ka këtë pushtet, kur i dërgon porosi Fatmir Xhafajt dhe Klotilda Bashkës që të flasin deputetët, pas deklaratës së bërë nga KLP-ja, që i dilte kundër akuzave që bënte kryebashkiaku nga burg, për prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes.

    ‘Këtu nuk bëhet fjalë për akuzën ndaj Erion Veliajt, por këtu janë ca përgjime si argument shtesë se, pse ky njeri duhet të vazhdojë me të njejtën masë, sepse gjyqi ka qenë për rivlerësimin e masës së arrestit.

    Çështja është se tek ky rivlerësimin i masës së sigurisë, prokurorët kanë dërguar materiale se, ne herën e parë kishim fakte se ky njeri i ka dërguar mesazhe policit gjyqësor të BKH-së.

    Ky njeri ka përdorur pushtetin e vet për të ndikuar mbi dëshmitarët, duke qenë i lirë ky mund të ndikojë në proces.Tani çfarë ndodh. Nëse ti do dëgjosh se, ai thotë në telefon, që thojini kryetares së Komisionit të Ligjeve në Parlamentin e Shqipërisë, që të takojë atë dëshmitaren dhe ajo shkon e i merr telefonin dëshmitares. Klotilda Bushka kështu ka qenë.

    Kur i thotë Fatmir Xhafës, që i thuaj deputetëve që ke aty, se ata e kanë votuar atë KLP që të merren një çikë me këtë punë. Dhe ai kur të shkojë të kapë dëshmitarin dhe ta kapin e ta rrafin.

    Unë them se, ka precedent sepse Erion Veliaj ka dërguar kryetaren e komisionit të ligjeve dhe i ka rrëmbyer telefonin dëshmitares, bashkë me Ajola Xoxën ja kanë zhdukur telefonin dhe i kanë dhënë një tjetër telefon dhe i kanë thënë, kur të shkosh në SPAK thuaj këtë e këtë.

    Edhe ne nuk kemi thënë, se kur e la Rama jashtë listës dhe kjo është deputete, nuk është e listës së Veliajt, kjo është e pavarur, por shoqe e Ajolës.

    Klotilda Bushka dhe Fatmir Xhafaj janë njerëzit e Erion Veliajt.

    Erion Veliajt me përgjimet që ka aty brenda dhe porositë që jep, ndikon në proces. Ai thotë stisni një histori sikur më ka kërkuar 2 mln euro gjyqtari apo prokurori dhe kjo histori stiset dhe del në treg, sigurisht që kjo histori ndikon.

    Fillon e hapet një hetim për prokurorin, gjyqtarin është e vërtetë, nuk është e vërtetë.

    Erion Veliaj, numri dy i PS-së e ka treguar se e ka pasur fuqinë për të ndikuar në proces apo tek dëshmitarët’, tha gjatë bisedës në SYRI TV, gazetari Armand Shkullaku.

  • ‘Thuaj Ramës se për kokën e Veliajt duan 2 mln euro ose ikën për …’/ Fundo nxjerr përgjimet: Dokumentet rrodhën ditën e gjyqit, i përfshirë dhe Xhafaj

    ‘Thuaj Ramës se për kokën e Veliajt duan 2 mln euro ose ikën për …’/ Fundo nxjerr përgjimet: Dokumentet rrodhën ditën e gjyqit, i përfshirë dhe Xhafaj

    Gazetari Elvi Fundo ka publikuar të tjera detaje dhe përgjime të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj nga qelia në Durrës, në komunikimet që ka pasur me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

    Përmes një lidhje me skype në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv nën moderimin e Flavio Qarri, gazetari Fundi ka hedhur më shumë dritë rreth ‘dëshmitarëve’ të sajuar nga Veliaj nga burgu, që kanë përhapur informacione se për kokën e tij kërkohej dy milionë euro.

    ‘Shkruaji Edi Ramës, që për kokën e Erionit kanë kërkuar 2 milionë euro ose koka e tij do ikë për l…’, lexoi ndër të tjera gazetari Fundo nga përgjimet e bëra publike në media të Veliajt me bashkëshorten e tij.

    ‘Dje kanë dalë me një version të ri, se këto përgjime s’janë asgjë, janë normale. Tani do dalin me versionin se përgjimet i nxori Saliu… Ja ku i kemi, urdhëro…origjinale. Më 7 mars, Veliaj i kërkon Ajolës që të bisedojë me Meron…të tregojë pa dhënë shumë detaje se sa është kërkuar për kokën e tij. E shpik, për të krijuar skenare që dikush të japë para për kokën e tij. Alban Dokushi, Isuf Berberi dhe Myslym Murrizi, dhe ky ka deklaruar se s’di asgjë. Alban Dokushi e ka thirrur SPAK e thotë s’jam në dijeni të asgjëje. Këta janë të frikshme, e kupton se cfarë sajojnë këto në burg. I thotë Ajolës, flit me Edi Ramën se për kokën e Erionit janë kërkuar 2 mln euro, o i paguaj ose të marrë pagesën që e ka bërë dikush tjetër. I thotë t’i shkruajë Edit dhe për këtë gjë t’i shkruajë arbrit të vogël. Shkruaji Edi Ramës, që për kokën e Erionit kanë kërkuar 2 mln euro ose koka e tij do ikë për lesh’, u shpreh Fundo.

    Ndër të tjera, gazetari Fundo ka bërë publike se si Karlo Bollino dhe Mero Baze kanë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në media, të cilët kanë shpërndarë me qëllim lajme dhe informacione përmes rrjedhjes së dokumenteve të dosjes hetimore të Veliajt, me qëllim që të tërhiqej vëmendja nga gjyqi dhe vendimi që do të merrej ndaj kryebashkiakut të Tiranës në Apelin e GJKKO.

    ‘Këta janë këllira mediatike, janë pjesë e një grupi strukturuar kriminal në media. Këto rrjedhje informacioni kanë ardhur në tel tim, ditën e gjyqit të Veliajt. S’kanë ardhur këto dokumente as në dt 2 prill, por kur në gjykatën e apelit zhvillohet gjyqi i Veliajt dhe paraqiteshin këto prova. Më kanë nisur materiale në telefonin tim. I pashë dhe thashë janë në ‘spin’. Më dërgoheshin dokumente që të tërhiqej vëmendja nga çështja dhe vendimi i Erion Veliajt. Kur prokurorët i kanë dhënë përgjimet në tavolinë Veliajt dhe i është përmendur emri i Bollinos dhe Mero Bazes, Veliaj ka reaguar, e ka thënë që i ka miq. Më mirë ata se sa t’i shes përgjimet te Elvi Fundo. Në atë kohë unë kisha nxjerrë dosjen e gjykatësit të Erjon Banit. Duan në çdo moment, në çdo shkrim që bëjnë të më atashojnë mua në SPAK, kur të gjitha dokumentet janë me vulë gjykate. Janë vendime. Dhe këta kanë dalë më 7 versione, që të gjejnë kush i ka nxjerrë dokumentet. Merren me intriga, që për mua kanë qenë shumë e rrezikshme, çështje mafioze, grup i strukturuar kriminal që ka nxjerrë disa dokumente për të pasur qasje në to, për t’i publikuar që pastaj SPAK të na vinte nën akuzë për rrjedhjen e tyre. Të peshkoheshim, fatmirësisht e pashë me qetësi. Zoti na ruajti që s’i publikova për shkak të ngarkesës’, theksoi gazetari.

    Ndër të tjera, Fundo shprehet se pas këtyre përgjimeve, qëndron një person i 3, që sipas tij ka pasur dosjet, dhe ky person thekson gazetari ka lidhje të ngushta me socialistin Fatmir Xhafaj.

    ‘Personi i 3 që ka pasur dosjet Dritan Palnikaj, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë. Nipi i Agim Ismalit, krahut të djathtë të Famtir Xhafajt. Kishin hapur një studio investigimi private. Kanë vjedhur akte, që s’janë dosje hetimore. Kanë mbledhur dokumente për t’i përdorur për gjoba e shantazh. Skema është e zbuluar, intriga e tyre ka rënë bosh. Truri i këtyre është Fatmir Xhafajt. Te rrjedhja e informacioneve dhe përpunimi i informacionit për mua kemi të bëjmë jo vetëm me një grup të strukturuar kriminal, një lëvizje mafioze, që përfshin politikanë, zyrtarë të lartë të shtetit, dosje hetimore për të goditur SPAK. Sjellja e dokumenteve te mua, apo Basir Çollaku dhe njerëzve të lidhur me opozitën ka pasur një qëllim, se si ka mundësi që i kanë marrë gazetarët që përfaqësojnë opozitën. Jam i gatshëm ta çoj tel në SPAK, por ftoj Bollinon e Mero Bazen të çojmë tel në SPAK dhe të shikojmë kush janë këta burrat. Që këta që sulmojnë  e reagojmë, Bollino është bërë miliarder, me tendera e para publike. Mero Baze nga një njeri me këmishë të grisur është kthyer në pronar hotelesh e sulltan të jugut, shpërndan tendera në jug. Të zezat e mia i mbulojnë dot të zezat që i kanë bërë këta Shqipërisë?’, u shpreh gazetari Elvi Fundo.

  • PËRGJIMET E BURGUT/ “E pagoi 300 milionë lekë” – Ardit Gjebrea në shërbim të Erion Veliajt

    PËRGJIMET E BURGUT/ “E pagoi 300 milionë lekë” – Ardit Gjebrea në shërbim të Erion Veliajt

    Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 i akuzuar nga SPAK për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe “pastrim të produkteve të veprave penale”.Ajo që pasoi arrestimin ishte një dezinformim dhe propagandë e skajshme me statuse e shkrime denigruese për gjyqtarët dhe prokurorët nga vetë Veliaj dhe njerëzit pranë tij, tashmë e vërtetuar nga përgjimet e publikuara nga CNA se ishin iniciuar nga kryebashkiaku i Tiranës nga qelia e praraburgimit.

    Ditët pas arrestimit shumë personazhe publikë postuan në rrjetet e tyre sociale statuse inkurajuese, shumë prej tyre morën pjesë dhe në protestat para SPAK-ut, e cila ishte një skandal për nga mënyra sesi nuk u menaxhua nga Policia e Shtetit, duke vënë në rrezik edhe jetën e prokurorëve, gjyqtarëve dhe hetuesve. 

    pjesë e këtij skandali u bënë Çiljeta Xhilaga, Roland Hysi, të cilët u fokusuan nga kamerat.

    Disa e shpallën dhe transformues të kryeqytetit siç ishte rasti i këngëtarit dhe moderatorit Ardit Gjebrea, i cili në një story në “Instagram” shoqruar me një foto me Veliajn shkroi:

    “Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq, si mundet që nuk e bërtasin punën tënde, e sa shpejt harruan (me qëllim) që Tiranës ju fute me themel për ta ndryshuar, për të mirën e përditshmërisë tonë?!

    Një ditë do të të kërkojnë, dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dhe familjen. Ti duhej të vazhdoje të ishe aty, në punë, për të gjithë ne!

    Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty!

    # kambesimtekti #jamerion”

    Në dukje ky ishte një postim i një miku për mikun, por nëse gërvisht pak mbi këtë pëlhurë nuk është kështu.

    Rikujtojmë që në dosjen hetimore të SPAK për Veliajn të zbardhur nga gjyqtari Erion Bani ishin të gjitha transaksionet që bashkëshortja e tij Ajola Xoxa kishte kryer te artistët përmes OJF-ve në pronësi të saj dhe familjarëve të afërt.

    CNA investigoi pagesat klienteliste që Veliaj kishte bërë për VIP-at e kryeqytetit dhe të gjithë rezultonin të kishin marrë shuma të majme nga Klea Huta, media “Dritare” e Rudina Xhungës, Elhaida Dani Ardit Gjebrea etj.

    Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, të pasqyruara në Open Spending Data, rezulton se Ardit Gjerbrea ka marrë para plot 6 herë nga Bashkia e Tiranës një total prej 300 milionë lekë.

    “Në datën 19.12.2022 Bashkia Tiranë i ka dhënë 8,000,000 lekë Shoqatës Jon Music për festivalin Kënga Magjike 2022.

    Një tjetër pagesë që ka marrë nga Bashkia e Tiranës është në 03.12.2021, me vlerë 705,880 lekë nga Jon Music sërish për Festivalin Kënga Magjike.Në datë 11.10.2021 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 6,289,998 lekë për festivalin Kënga Magjike 2021.

    Në datë 03.02.2020 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 2,700,000 lekë. Një tjetër transaksion është bërë nga Bashkia Tiranë për Jon Music në datën 31.01.2020 me vlerë 4,300,000 lekë.

    Po ashtu në datën 29.01.2019 Jon Music ka marrë 7,975,000 lekë nga Bashkia e Tiranës”.

    Si të mos mjaftonte ky skandal në përgjimet e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit mbi të cilat u ngrit dhe akuza e tretë ajo e “futjes së sendeve të palejuara në qelitë e paraburgimit” përmendet dhe një personazh me emrin Ardit që nëse bën lidhjen mes fakteve të çon te këngëtari dhe moderatori Ardit Gjebrea.

    Në përgjimet e zbardhura nga CNA në bisedën e kryer në orën 21:29, teksa Ajola bisedon me Veliajn, ndërhyn Arditi.

    Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje, pa ofendime, pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim.

    “I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se: ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë.

    Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit)”.

    Arditi merr përsipër dhe pjesën motivuese për “mikun” e tij duke e ngushëlluar me frazën “të mendojë sikur është në Big Brother”. Ndoshta do të justifikojë 300 milionë lekët.

    Arditi thotë se ‘mikeshës’ i ka thënë që t’i tregojë ‘lalit’ që të mendojë sikur është në ‘Big Brother’”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

    Arditi si në filmat thriller futet dhe më thellë duke shkuar deri te personazhi më misterioz në këto përgjime që është “Redaktori” apo siç i drejtohet Arbian Maznikut “Arbri i madh”.

    “Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t’i bëjë një mesazh redaktorit, por sipas Arbrit të Madh duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten.

    Gjatë komunikimit, Arditi tregon se po i bën një mesazh, ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë. 

    I tregon se nëse është i zënë për takim, t’i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga redaktori”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.al

  • “Informacioni është tendencioz”, Maks Haxhia: Ja kush i nxori përgjimet e Erion Veliajt

    “Informacioni është tendencioz”, Maks Haxhia: Ja kush i nxori përgjimet e Erion Veliajt

    Maks Haxhia

    TIRANË- Avokati Maks Haxhia, njëherësh kryetar i Dhomës së Avokatisë ka komentuar çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. I ftuar në emisionin “Dekalog”, avokati Haxhia tha se informacioni që Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dhënë mediave është i mangët, por edhe tendencioz.
    Ndërsa lidhur me përgjimet e fundit, Haxhia thotë se janë nxjerrë nga hakerat dhe më pas janë shpërndarë.
    “Deri tani, SPAK ka përdorur taktikën e informimit nëpërmjet medias. Por, informacioni që kanë dhënë mediat është i përgjysmuar. Media ka informuar opinionin publik lidhur me këtë çështje, por informacioni është i mangët dhe tendencioz. Një shembull është përmendja e shumës prej 700 mijë eurosh, të cilat janë donacione për një organizatë jo fitimprurëse. Ky informacion është i mangët, sepse nuk përcaktohet për sa vjet janë këto shuma; në fakt, janë për 7 vjet. E dyta, nuk thuhet sa prej tyre janë nga fondi i Bashkisë. E treta, nuk thuhet ku kanë shkuar këto para, të cilat në fakt janë dërguar për aktivitete kulturore të përqendruara në kryeqytet, dhe nuk thuhet që të gjitha këto transferime parash janë kryer nëpërmjet rrugëve bankare.
    Gjithashtu, nuk thuhet sa u kanë mbetur. Harabel-it i kanë mbetur 21 mijë euro, nga të cilat, duke zbritur tatimet, 17 mijë euro janë pagesa për stafin. Pra, nëse do të informosh, duhet të informosh saktë, ose të mos jepet informacion i tillë, ku përmendet korrupsioni, sepse opinioni publik, kur dëgjon fjalën “korrupsion”, ndikohet. Mediat shqiptare kanë akses në SPAK por e vërteta është se media e jep informacionin në bazë të interesave të veta. Lidhur me përgjimet e fundit ku Erion Veliaj është përgjuar në qelinë e tij nga burgu, ato janë nxjerrë nga hakerat, është hakuar sistemi, nuk ka dalë dikush nga SPAK. Janë marrë masa, por duhet të merren masa edhe më të forta me aparatura sigurie,”- u shpreh avokati Maks Haxhia.