Tag: përgjigjur

  • VIDEO/ KLSH: Qeveria ka paguar 40.5 miliardë lekë kredi të kompanive që nuk kanë paguar bankat

    VIDEO/ KLSH: Qeveria ka paguar 40.5 miliardë lekë kredi të kompanive që nuk kanë paguar bankat

    Qeveria shqiptare në vitin 2024 ka paguar interesat e kredive për disa kompani private për të cilat ka dalë garant. Ky fakt është evidentuar nga kreu i KLSH, Alfred Shehu në Komisionin për Nismat Qytetare. Sipas Shehut, një pjesë e kompanive që kanë investuar në turizëm, infrastrukturë nuk iu janë përgjigjur bankave dhe qeveria shqiptare është detyruar të paguajë kreditë në një vlerë prej 40.5 miliardë lekësh

    Nga SYRI TV

    Qeveria shqiptare ka paguar rreth 40.5 miliardë lekë në vitin 2024 interesa të kredive që kompani të ndryshme të cilat kanë investuar në energji dhe infrastrukturë dhe nuk iu janë përgjigjur bankave.

    Këtë fakt e ka evidentuar kreu i KLSH, Alfred Shehu në Komisionin për Nismat Qytetare. Sipas Shehut, qeveria është garante e këtyre kreditorëve dhe në momentin që ato nuk janë përgjigjur bankave detyrimi është paguar nga shteti.

    Në analizën e buxhetit të vitit 2024, kreu i KLSH vuri në dukje se disa prokurorime të qeverisë shqiptare janë zhvilluar me vlera më të larta se fondet në dispozicion dhe se buxheti është ndryshuar disa herë nëpërmjet akteve normative.

  • A e kontaktuan zyrtarët shqiptarë pas atentatit? Ranucci: Mora mesazhe nga…

    A e kontaktuan zyrtarët shqiptarë pas atentatit? Ranucci: Mora mesazhe nga…

    Gazetari investigativ i Rai-t, Sigfrido Ranucci në lidhje live në një emision televiziv ka zbuluar se kush i ka shkruar pas antentatit. Gazetari theksoi se ka marrë mesazhe dhe telefonata të shumta të cilat nuk ka mundur t’iu përgjigjet të gjithave.
    Ai theksoi se kryeministrja italiane, Georgia Meloni e ka telefonuar dhe e falenderoi për solidaritetin. Ai shtoi se edhe kolegë nga Shqipëria i kanë shkruar dhe se ka shumë mesazhe për të parë se kush i ka shkruar.
    “Unë kam pasur telefonin e mbushur me telefonata dhe mesazhe. Te gjithëve dua t’iu kërkoj falje që nuk iu jam përgjigjur. Kryeministrja me ka telefonuar në atë moment isha në prokurori dhe nuk i jam përgjigjur.
    Nuk e dija se ishte ajo se nuk e kisha numrin e saj. Jam përgjigjur pak me vone dhe e falënderoj për solidarizimin. Tani do të shoh mesazhet që kam marr, kush më ka shkruar, kush ka ndarë solidaritet me mua. Kam marr disa mesazhe nga disa kolegë nga Shqipëria”, tha ai.

  • Reagimi i fortë nga Katari: S’ka viktima apo të plagosur, rezervojmë të drejtën për t’u përgjigjur

    Reagimi i fortë nga Katari: S’ka viktima apo të plagosur, rezervojmë të drejtën për t’u përgjigjur

    Katar sulmin iranian ndaj bazës ajrore amerikane Al-Udeid, e quan një shkelje flagrante të sovranitetit të vendit dhe të hapësirës ajrore, si edhe një shkelje të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara.
    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, theksoi se ”Shteti i Katarit i rezervon vetes të drejtën për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt në mënyrë proporcionale me natyrën dhe përmasat e kësaj agresioni të hapur, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

    Autoritetet e Katarit konfirmuan se sulmi iranian është kapur me sukses nga mbrojtja ajrore dhe nuk ka asnjë viktimë apo të plagosur.

  • Dash Sula: Dyshoj që PD më ka vjedhur kamerat, nuk kam ndihmuar Sara Milen, atë ditë kisha shumë punë

    Dash Sula: Dyshoj që PD më ka vjedhur kamerat, nuk kam ndihmuar Sara Milen, atë ditë kisha shumë punë

    Dash Sula

    TIRANË- Deputeti demokrat, Dash Sula i është përgjigjur akuzave se gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ai mbështeti kandidaten socialiste në listën e hapur, Sara Mile. Akuzave i është përgjigjur gjatë një interviste për “A2 CNN”, ku u shpreh se as ai dhe as persona të tjerë në familjen e tij (siç pretendohet i biri) nuk kanë pasur kontakt me tashmë deputeten socialiste. Por nuk e lë më kaq! Sula pretendon se njerëz pranë Partisë Demokratike e kanë monitoruar gjatë fushatës për ta kompromentuar. Dhe për këtë ngre një akuzë, ose pretendim.
    Sipas tij, persona të panjohur i kanë hequr disa kamera sigurie nga bizneset e tij, për motive ende të paqarta. Si një ish-prokuror, ka vendosur që të hetojë vetë për ngjarjen.
    “Po të tregoj një deat të sotëm që syri ma ka kapur pas një muaji e ca. Tek biznesi i familjes time, në parkimin e biznesit të familjes time mungonin 3 kamera sigurie. Në një analizë që bëra me bashkëshorten dhe fëmijët e tij, nxorra 2 hipoteza, ishte ajo e një hajduti, dhe…
    Arrita në konkluzionin se bie hipoteza e hajdutit dhe përfundimisht që mbetet për të verifikuar por po e them publikisht, se edhe njerëz të BKH apo PD ta thonë se nuk kam frikë dhe turp, sepse nuk kam bërë gjë. Unë jam mbyllur tek puna dhe familja ime. Nuk kam bërë kurrë një ditë të vetme fushatë. Të nxjerrin një qytetar për të parë nëse kam bërë një telefonatë. Njerëz të PD kanë monitoruar mua dhe familjen për të më kompromentuar. Edhe SPAK apo BKH t’i bëjnë publike. Unë do vazhdoj të hetoj. Nuk më tremb askush, nuk kam frikë askënd. Ka vetëm një rrugë të më marrin jetën mua për të shpëtuar nga qëndrimet e mia politike,”- tha Sula.
    Tashmë mbetemi në pritje të mbylljes së “hetimeve”./ZËRI

  • Protestat në SHBA/ Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

    Protestat në SHBA/ Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

    Përplasjet e mbrëmshme midis protestuesve dhe oficerëve të imigracionit erdhën pas konfrontimeve të ngjashme një ditë më parë në qendër të Los Anxhelosit, ku policia e Los Anxhelosit u përball me demonstruesit.

    Duke iu përgjigjur trazirave të së premtes në mbrëmje, drejtori në detyrë i Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave (ICE) i quan ngjarjet “të tmerrshme”.
    “Oficerët tanë të guximshëm ishin shumë më të pakët në numër, pasi mbi 1,000 protestues rrethuan dhe sulmuan një ndërtesë federale”, tha Todd Lyons në një deklaratë.
    Ai gjithashtu sugjeron që policia e Los Anxhelosit ishte e ngadaltë në reagim, duke thënë se “u deshën më shumë se dy orë që Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit për t’u përgjigjur, pavarësisht se u thirr disa herë”.
    Lyons kritikon gjithashtu kryetaren e bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass, duke argumentuar se ajo ka marrë “anën e kaosit dhe mungesës së ligjit mbi zbatimin e ligjit”.

    Top Channel

  • Zyrtare, Igli Tare nis aventurën te Milan

    Zyrtare, Igli Tare nis aventurën te Milan

    Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit.
    Sipas raportimeve të fundit të “Tuttomercatoweb”, ish-futbollisti shqiptar sapo ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta lidhë atë me klubin kuqezi.
    Konkretisht, Tare ka nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare me opsion për një sezon të tretë me një pagë prej 800 mijë eurosh në vit. Njoftimi zyrtar nga Milani do të mbërrijë në orët e ardhshme, por para mediave do të prezantohet ditën e hënë.
    Kuqezinjtë kanë bërë një lëvizje shumë të rëndësishme në nivelin e menaxhimit në funksion të sezonit të ardhshëm, i cili në mendjet e pronarëve dhe tifozëve duhet të shënojë rinisjen e projektit.
    Ditët e fundit, vetë Tare, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kontaktet e tij me klubin, ishte përgjigjur si më poshtë: “Epo, Milani është një objektiv për të gjithë. Të punoja për një klub historik dhe të njohur si ky do të ishte një nder. Gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj vendin tim dhe në të njëjtën kohë të jem një shembull për shumë italianë, jam gjysmë italian, kam punuar këtu për gjysmën e jetës sime, kam një pasaportë italiane dhe e mbaj me krenari. Jam shumë mirënjohës ndaj jush”.

  • Dy javë para zgjedhjeve, ja cili është politikani më i pëlqyer nga shqiptarët

    Dy javë para zgjedhjeve, ja cili është politikani më i pëlqyer nga shqiptarët

    Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi.
    Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë.
    Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e katërt zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 10 Prill – 21 Prill 2025.
    Matjet e katërta politike të Barometrit Euronews-Albania në nivel vendi për zgjedhjet e 11 Majit sjellin pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive dhe koalicioneve të cilat konkurrojnë në zgjedhjet e 11 Majit.
    Edi Rama në matjen e katërt të Barometrit Euronews-Albania ka 49.4% mendim pozitiv dhe 45.4% mendim negativ.
    Agron Shehaj renditet i dyti me 37.3% që kanë mendim pozitiv, 36.3% që kanë mendim negativ për të dhe 26.4% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
    Adriatik Lapaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 35.1%, 34.5% mendim negativ dhe 30.4% janë përgjigjur nuk e di.
    Më pas vjen Sali Berisha, 33.5% mendim pozitiv për të dhe 61.5% mendim negativ.
    Arlind Qori 24% mendim pozitiv, 34.7% mendim negativ dhe 41.3% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
    Dashamir Shehi ka 23.1 % mendim pozitiv, mendim negativ 44.8 % dhe 32.1% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
    Tom Doshi ka 20.2% mendim pozitiv, 51.4% mendim negativ dhe 28.4% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
    Elena Kocaqi ka 14.9% mendim pozitiv, 21.2% mendim negativ dhe 63.9% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
    Lulzim Basha 9.7% mendim pozitiv, 80.6% mendim negativ dhe 9.7% janë përgjigjur nuk e di.
    Kreshnik Osmani ka 5.4% mendim pozitiv, 24.3% mendim negativ dhe 70.3% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
    Edmond Stojku ka 4.5% mendim pozitiv, 22.5% mendim negativ dhe 73% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

  • Zgjedhjet afrojnë/ Ja kush janë politikanët më të pëlqyer në prag të zgjedhjeve

    Zgjedhjet afrojnë/ Ja kush janë politikanët më të pëlqyer në prag të zgjedhjeve

    Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barometri  ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë.
    Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e katërt zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 10 Prill – 21 Prill 2025.

    Matjet e katërta politike të Barometrit  në nivel vendi për zgjedhjet e 11 Majit sjellin pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive dhe koalicioneve të cilat konkurrojnë në zgjedhjet e 11 Majit.
    Edi Rama në matjen e katërt të Barometrit Euronews-Albania ka 49.4% mendim pozitiv dhe 45.4% mendim negativ.

    Agron Shehaj renditet i dyti me 37.3% që kanë mendim pozitiv, 36.3% që kanë mendim negativ për të dhe 26.4% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
    Adriatik Lapaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 35.1%, 34.5% mendim negativ dhe 30.4% janë përgjigjur nuk e di.
    Më pas vjen Sali Berisha, 33.5% mendim pozitiv për të dhe 61.5% mendim negativ.
    Arlind Qori 24% mendim pozitiv, 34.7% mendim negativ dhe 41.3% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
    Dashamir Shehi ka 23.1 % mendim pozitiv, mendim negativ 44.8 % dhe 32.1% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
    Tom Doshi ka 20.2% mendim pozitiv, 51.4% mendim negativ dhe 28.4% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
    Elena Kocaqi ka 14.9% mendim pozitiv, 21.2% mendim negativ dhe 63.9% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
    Lulzim Basha 9.7% mendim pozitiv, 80.6% mendim negativ dhe 9.7% janë përgjigjur nuk e di.
    Kreshnik Osmani ka 5.4% mendim pozitiv, 24.3% mendim negativ dhe 70.3% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.
    Edmond Stojku ka 4.5% mendim pozitiv, 22.5% mendim negativ dhe 73% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.