Tag: përgjigjja

  • A e mbështet skuadra? Përgjigjja e Alonso është e prerë: Jemi të gjithë në të njëjtën barkë

    A e mbështet skuadra? Përgjigjja e Alonso është e prerë: Jemi të gjithë në të njëjtën barkë

    9 Dhjetor 2025

    13:53

    Alfred Lleshi

    Janë ditë të tensionuara te Real Madridi, pas humbjes së bujshme në shtëpi ndaj Celta dhe rezultateve të fundit nën pritshmëri. Xabi Alonso ka përfunduar në qendër të kritikave, ndeshja e së mërkurës mbrëma kundër Manchester Cityt të Guardiolës vlen jo vetëm tri pikë, por edhe stolin e tij.
    “Kjo është një skuadër, jemi të gjithë në të njëjtën barkë. Kur je trajner i Real Madridit, duhet të jesh gati t’i përballosh këto situata me qetësi dhe përgjegjësi, – shpjegoi trajneri i ‘Los Blancos’ në konferencë për shtyp. – Celta është pas nesh, sot ekziston vetëm City. Në futboll gjërat mund të ndryshojnë shpejt”.
    Alonso minimizoi zërat për shkarkim të tij: “Fokusimi im është në fushë, te Manchester City. Jam i përqendruar vetëm te kjo. Jemi mentalisht të përgatitur për gjithçka që na pret. Skuadra është e bashkuar dhe e bindur se mund të fitojë. Për t’ia arritur duhet të luajmë një ndeshje të mirë, me ritëm të lartë dhe intensitet”. I pyetur nëse skuadra është me të, përgjigjja e tij ishte e prerë: “Po”.

  • Erdogan: Përgjigjja e Hamasit, hap i rëndësishëm drejt paqes në Gaza

    Erdogan: Përgjigjja e Hamasit, hap i rëndësishëm drejt paqes në Gaza

    Presidenti i Turqisë, Rexhep tajip Erdgogan, ka reagur për herë të parë për përgjigjen e Hamasit ndaj planit të Trump, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për paqen e përhershme në Gaza.
    Erdogan u zotua se Turqia do të vijojë të përpjekjet për të siguruar sipas tij rezultatin më të favorshëm për palestinezët.
    “Përgjigjja e Hamasit ndaj planit për zbatimin e armëpushimit në Gaza përbën një hap konstruktiv dhe të rëndësishëm drejt arritjes së paqes së përhershme.
    Izraeli duhet të ndalojë menjëherë të gjitha sulmet e tij dhe të respektojë planin e armëpushimit.
    Duhet të merren pa vonesë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gaza dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme.
    Kjo gjenocid, kjo pamje e turpshme që ka lënduar thellë ndërgjegjen globale, duhet të marrë fund tani.
    Si Turqi, do të vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që negociatat të përfundojnë me rezultatin më të favorshëm për popullin palestinez dhe që zgjidhja me dy shtete, e mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare, të vihet në zbatim,” shkroi Erdogan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

  • Deco zbulon prapaskenën e merkatos: Man. City donte yllin tonë të skuadrës, por përgjigjja ishte “jo”

    Deco zbulon prapaskenën e merkatos: Man. City donte yllin tonë të skuadrës, por përgjigjja ishte “jo”

    1 Tetor 2025

    18:16

    Telesport

    Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zbuluar një prapaskenë të merkatos së verës. Man. City është interesuar për mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, Jules Kunde, por katalanasit kanë kthyer direkt përgjigje negative.
    “Manchester City pyeti nëse Jules Kounde ishte në shitje… dhe përgjigjja jonë e menjëhershme ishte “jo”. Nuk pati asnjë ofertë zyrtare apo negociata, duke qenë se refuzuam që në fillim”, tregon Deco.
    Kujtojmë që Koundes rinovoji vetëm pak kohë më parë me Barcelonën deri në vitin 2030. Francezi u transferua nga Sevilla te katalanasit në vitin 2022 për 50 milionë euro dhe sot është një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij.

  • Cili lojtar e ka bërë më të mirë si trajner? Përgjigjja e Mourinhos i befason të gjithë…

    Cili lojtar e ka bërë më të mirë si trajner? Përgjigjja e Mourinhos i befason të gjithë…

    20 Gusht 2025

    9:35

    Alfred Lleshi

    José Mourinho ka drejtuar disa nga klubet më të mëdha në botë dhe, për rrjedhojë, edhe shumë prej yjeve të futbollit, përfshirë Cristiano Ronaldon te Real Madridi. Gjithsesi, një futbollist që nuk ka pasur kurrë mundësinë ta ketë nën urdhrat e tij është Lionel Messi.
    Megjithatë, trajneri aktual i Fenerbahçes nuk hezitoi ta përmendte pikërisht argjentinasin, kur u pyet në intervistën e fundit se cili lojtar e ka bërë më të mirë si trajner gjatë karrierës së tij. “Sa herë luaja kundër Messit, më detyronte të mendoja shumë, – u shpreh portugezi me humorin e tij karakteristik.

    – GOAT? Është e padrejtë kur diskutohet për këtë, është diçka që nuk më pëlqen. Brezi i ri mund të dijë shumë gjëra, por nuk njeh Pelé, Eusébio apo Beckenbauer dhe pastaj krahasojnë futbollin e asaj kohe me futbollin e sotëm. Ka disa detaje që mund të duken komike si për shembull, 40 vite më parë, kur luhej në shi, pesha e topit shkonte gati 10 kg, ndërsa sot ai fluturon”.

  • Analiza e CNN/ Kjo ishte përgjigjja e Evropës ndaj Putinit

    Analiza e CNN/ Kjo ishte përgjigjja e Evropës ndaj Putinit

    Duke qëndruar me Presidentin Donald Trump në Alaska të premten, Presidenti Vladimir Putin i paralajmëroi Ukrainën dhe kombet evropiane të mos “shkelin rrugën” në atë që ai e quajti përparim të rëndësishëm.

    Kjo ishte një përpjekje klasike për të përçarë aleancën perëndimore. Takimi i së hënës në Shtëpinë e Bardhë ishte përgjigjja e Evropës.
    U ndje jehona historike dhe prekëse të tubimeve të mëdha aleate që i dhanë fund Luftës së Dytë Botërore.
    Udhëheqësit evropianë lanë gjithçka për të nxituar në Uashington, sepse ishin të alarmuar nga ajo që ndodhi në Alaska, gjë që përforcoi dyshimet e tyre në lidhje me qëndrueshmërinë e një presidenti amerikan, i cili e ka qortuar shpesh NATO-n.
    Por kjo ishte mënyra se si supozohet të funksionojë Perëndimi.
    Çdo udhëheqës evropian të cilit Trump i kërkoi të fliste trajtoi një çështje të veçantë. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se samiti trepalësh i propozuar nga Trump me Putinin dhe Zelenskyn duhet të ketë një vend të katërt – për Evropën. Kancelari gjerman Friedrich Merz nxiti armëpushimin që Putini e ka refuzuar, me pëlqimin e Trump. Kryeministri britanik Keir Starmer ngriti rëndësinë e garancive të sigurisë për Ukrainën, të modeluara sipas klauzolës së mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s.
    Ishte një shfaqje e jashtëzakonshme uniteti nga udhëheqës që përfshinin spektrin ideologjik, nga centristët liberalë si Macron deri te kryeministrja populiste konservatore italiane Giorgia Meloni. Britania e braktisur nga BE-ja qëndroi e vendosur me partnerët e saj përtej ujit. Miqtë e Trump ishin thellësisht të përgatitur dhe shfaqën sinergji që një bllok i larmishëm pothuajse kurrë nuk e arrin.
    Miqtë e Trump thanë se ai kishte shkuar më larg se kushdo me përpjekjet e tij për paqe. Ata po përpiqeshin të ndërtonin një arsyetim politik dhe madje emocional që një president i lakueshëm të qëndronte i angazhuar në planin afatgjatë për një paqe vërtet të drejtë, në vend të asaj që dëshiron Putini.
    Asnjë nga këto nuk do të kapërcejë shumë dallime në dukje të papajtueshme midis Rusisë dhe Ukrainës.
    Por mund të jeni të sigurt se Putini po shikonte.

    Top Channel

  • “A do të vish te Galatasaray?” Përgjigjja e Calhanoglu shqetëson Interin: “Të shpresojmë…”

    “A do të vish te Galatasaray?” Përgjigjja e Calhanoglu shqetëson Interin: “Të shpresojmë…”

    Hakan Calhanoglu dhe Interi, një lidhje vërtet e veçantë, që ndoshta është drejt përfundimit. Turku, që mbërriti katër vite më parë nga Milani si lojtar i lirë, krijoi menjëherë një lidhje shumë të fortë me tifozët dhe ambientin zikaltër, por tani, pas largimit të Simone Inzaghit, ekziston rreziku që rrugët të ndahen.
    Nga Turqia ka ardhur lajmi për një thirrje të mundshme që numri 20 iu ka drejtuar drejtuesve zikaltër, përmes së cilës ka kërkuar të shitet te Galatasaray. Këto janë fjalët që thuhet se ka thënë 31-vjeçari:
    “Erdha tek Interi falas në vitin 2021, kur lashë Milanin. Dhashë më të mirën time për katër vite, por tani dua ta vazhdoj karrierën time te Galata. Do të doja që klubi të tregonte mirënjohjen e duhur, duke më lënë të kthehem në shtëpi”.
    Kjo nuk është e gjitha, sepse mesfushori i lindur më 1994, i cili u largua nga Shtetet e Bashkuara pasi ekzaminimet treguan një shqetësim në muskujt soleo të këmbës së djathtë, është parë në një dasmë në Stamboll.
    Ajo që i shqetëson edhe më shumë tifozët e Interit është përgjigjja që ai i dha një gazetari të “Le Marca Sports”, i cili e pyeti nëse do të shkonte te Galatasaray: “Të shpresojmë”. Me pak fjalë, historia mes Calhanoglu dhe zikaltërve duket se ka mbërritur vërtet në fund.
     

  • Ten Hag apo Xavi, kush do të jetë pasuesi i Xabi Alonso?

    Ten Hag apo Xavi, kush do të jetë pasuesi i Xabi Alonso?

    1 Maj 2025

    17:08

    Telesport

    Erik ten Hag apo Xavi, cili është trajner më i zoti? Përgjigjja është relative, por mes tyre ka një garë të ethshme.
    Bayer Leverkusen në qershor do të kërkojë për një trajner të ri dhe po mendon pikërisht këto emra. Edhe pse ka një akord zyrtar me Alonson deri në vitin 2026, spanjolli pritet të marrë drejtimin e Real Madridit.
    Kicker rapoton se “Aspirinat” kanë interes për ish-trajnerin e Mancheste rUnited, por edhe për Xavi, i cili më parë ka punuar në Katar dhe te Barcelona.