Tag: përgjigjet

  • “Po përdorim TikTok-un me VPN”/ Rama i përgjigjet komentuesve në rrjete sociale: Trup i madh, kujdes se…

    “Po përdorim TikTok-un me VPN”/ Rama i përgjigjet komentuesve në rrjete sociale: Trup i madh, kujdes se…

    Komentuesi: Po përdorim VPN, për TikTok-un
    Rama: Përdorimi i Tik Tok me VPN një turp i madh. Duhet shumë kujdes sepse është i hapur për marrjen në kohë reale të të dhënave. Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët paswordin apo të dhënat. Por çështja këtu nuk është çështje Hitlerit, por është çështja Tik Tik në mënyrën si shërbehet në Shqipëri është shumë i rrezikshëm.

    Top Channel

  • Rama publikon episodin e 9 të “Zgjimi i Lulit”: O lule, lu… e unë për ty, po ti…

    Rama publikon episodin e 9 të “Zgjimi i Lulit”: O lule, lu… e unë për ty, po ti…

    Kryeministri Edi Rama, pas një pauze të shkurtër, i është kthyer ‘serialit’ me video-dissing virtual për Lulzim Bashën, duke i përcjellë mesazh, ironizuar dhe përgjigjur pas deklaratave të fundit dhe video-postimeve në Facebook të kreut të KEA-s.
    Basha edhe sot e sulmoi Ramën nga Njësia nr. 8 ku prezantoi ‘armikun’ e kryeministrit Pëllumb Seferi, duke i thënë që të përgjigjet se “ku i ka shokët’.
    ‘Unë për ty, po ti…!’, i përgjigjet Rama mes të tjerash kryetarit të Demokratëve Euroatlantikë me ironi.
    Kryeministri kishte gjetur për sfond si përgjigje të thirrjeve të Bashës:
    “O Rameee, o Rame…”, kolonën zanore të këngës arbëreshe “O lule, lu… e unë për ty, po ti…”.

  • “Nuk u bënë socialistë”/ Rama i pergjigjet komenteve: Ja cila është arsyeja pse mu bashkuan të rinjtë e FRPD në betejë

    “Nuk u bënë socialistë”/ Rama i pergjigjet komenteve: Ja cila është arsyeja pse mu bashkuan të rinjtë e FRPD në betejë

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar me serinë “Sy m’sy” ku bashkëbisedon me qytetarët.
    Komentuesi: Pse na i more edhe ata të FRPD?
    Edi Rama: Nuk i mora. Bëhet fjalë për një grup shumë interesant dhe pozitiv vajzash e djemsh të FRPD Vlorë dhe për dikë që ishte zv kryetare e FRPD në shkallë kombëtare. Ka krijuar një impakt. Ata nuk u bënë socialistë, por janë pozicionuar për të dhënë mesazhin për arsyet e tyre. Ata do të bëjnë fushatën e tyre jo me PS por më vete. Do të mbështesin mua dhe PS si rrjedhojë, por duke e kërkuar votën e demokratëve dhe të të tjerëve për të mos humbur asnjë minutë në rrugën e anëtarësimit dhe për të marrë pasaportën europiane për Shqipërinë. Ja pse u bënë me mua në këtë betejë. Nëse rrugët do të na qëndrojnë të bashkuar pas kësaj kjo mbetet për t’u parë.

  • Kryeministri Rama u përgjigjet komentuesve te “Sy m’sy”

    Kryeministri Rama u përgjigjet komentuesve te “Sy m’sy”

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish me përgjigjet e tij për komentuesit te rubrika “Sy m’sy” në rrjetet sociale.
    Në nisje të komunikimit, Rama u ndal te pretendimet e kreut të PD Sali Berisha, se programi “Shqipëria 2030” i prezantuar të shtunën nga kryeministri, ishte i vjedhur nga programi i PD.

    “Kopjimi i programit është çështja më qesharake në botë, thua se bëhet djalë për ndonjë kod atomik apo kasaforte të ndonjë sekreti. Kodi i Da Vincit. O Zot. Megjithëse u qajnë hallin pensionistëve, nuk japin kontributin e tyre për Fondin e Sigurimeve Shoqërore, deri këtu është niveli i banalitetit dhe hipokrizisë dhe krijesave kënetore”, tha Rama.
    Një tjetër komentues e pyet: Pse na i more edhe ata të FRPD?
    “Nuk i mora. Bëhet fjalë për një grup shumë interesant dhe pozitiv vajzash e djemsh të FRPD-së Vlorë dhe për dikë që ishte zv.kryetare e FRPD-së në shkallë kombëtare. Ka krijuar një impakt. Ata nuk u bënë socialistë, por janë pozicionuar për të dhënë mesazhin për arsyet e tyre. Ata do të bëjnë fushatën e tyre jo me PS por më vete. Do të më mbështesin mua dhe PS si rrjedhojë, por duke kërkuar votën e demokratëve dhe të të tjerëve për të mos humbur asnjë minutë në rrugën e anëtarësimit dhe për të marrë pasaportën europiane për Shqipërinë. Ja pse u bënë me mua në këtë betejë. Nëse rrugët do të na qëndrojnë të bashkuar pas kësaj, kjo mbetet për t’u parë”, ishte përgjigja e Ramës.
    Gjithashtu Kryeministri ka falënderuar sot shqiptarët të cilët jetojnë në Greqi dhe morën pjesë në takimet e organizuar në fundjavë në Kretë dhe Athinë.
    “Na mikpritën dhe na mbështetën me shumë zjarr dhe ndërkohë që përtej asaj që ishte një emocion, si gjithmonë, i posaçëm i komunikimit dhe i përjetimit në një sallë të mbyllur, na u dha mundësia të takojmë plot të tjerë dhe të bashkëbisedojmë dhe të ndiejmë, të shijojmë për t’u përfshirë në sfidën e bukur të 11 majit”, tha ai.

  • Çfarë tregojnë mesazhet për lidhjet dhe emocionet tona?

    Çfarë tregojnë mesazhet për lidhjet dhe emocionet tona?

    Studimet tregojnë se mënyra si shkruajmë mesazhe mund të zbulojë shumë për disponueshmërinë tonë emocionale dhe stilin tonë të lidhjes. Personat me stil ankthioz priren të dërgojnë mesazhe të shpeshta, shpesh duke kërkuar siguri, ndërsa ata me stil shmangës përgjigjen rrallë dhe shkurt, duke shmangur bisedat emocionale.
    Gjithashtu, është vënë re se shpejtësia e përgjigjes ndikon në perceptimin e sinqeritetit. Përgjigjet e ngadalta shpesh shihen si më pak të sinqerta, pasi mund të krijohet përshtypja se personi po fsheh diçka ose po sajon një përgjigje. Për më tepër, sa shpejt dikush përgjigjet mund të ndikojë ndjeshëm në ndjenjën e lidhjes me të — përgjigjet e shpejta krijojnë një ndjenjë më të madhe përfshirjeje dhe afrimiteti.

  • Foto me Bashën? E do me autograf?! Rama i përgjigjet kërkesës: Jemi të lidhur me zemër!

    Foto me Bashën? E do me autograf?! Rama i përgjigjet kërkesës: Jemi të lidhur me zemër!

    Në mesin e komenteve drejtuar kryeministrit Edi Rama, nuk mungojnë as ato “ngacmuese” për replikat e tij me kreun e Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha. Mëngjesin e kësaj të Enjteje, një qytetar i kërkoi Ramës foto me Bashën, pas dialogut të vazhdueshëm që kanë pasur online.
    Këtë kërkesë, kreu i qeverisë e mori me sportivitet dhe me humor tha se “ata janë të lidhur me zemër”.
    “E do me autograf shoku? Për foto nuke di se fizikisht nuk puqemi, por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër! Vetëm se nuk jemi larg syve, larg zemrës…Larg syve dhe sytë në zemër”, u përgjigj Rama.