Tag: përgjigjet

  • Detaje nga Samiti, Putin nuk përgjigjet nëse do të pranojë armëpushim në Ukrainë

    Detaje nga Samiti, Putin nuk përgjigjet nëse do të pranojë armëpushim në Ukrainë

    Bota E Premte, 15 Gusht 2025 21:50

    Ka lajme nga Samiti në Alaska. Presidenti rus Vladimir Putin nuk u përgjigj nëse do të pranonte armëpushim kur gazetarët e pyetën atë dhe Presidentin amerikan Donald Trump në aeroport. I pyetur nëse do të “ndalonte së vrari civilët”, Putini u duk sikur bëri një gjest që nuk mund ta dëgjonte pyetjen.

  • “Le nam me këto syze kalamajsh”/ Rama i përgjigjet komentuesit: I kam kuqezi…

    “Le nam me këto syze kalamajsh”/ Rama i përgjigjet komentuesit: I kam kuqezi…

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të diel një komunikim me qytetarët përmes rrjeteve sociale, ku u fokusua te puna për lirimin e hapësirave publike, të zaptuara nga pronat private.

    Megjithatë, jo të pakta ishin komentet për pamjet e kreut të qeverisë, që mbante një palë syze të kuqe, duke guxuar me stilin. “Le nam me këto syzë kalamajsh”, shkroi një ndjekës i Ramës në “Facebook”.
    “Çfarë të bëjmë tani, me këto që na gjenden, por të paktën janë kuqezi. Dhe mua kuqezi më pëlqen shumë”, u përgjigj kryesocialisti.

    Top Channel

  • Çfarë i rrëfyen gazetarit francez Esat Pasha dhe Ismail Qemal Beu

    Çfarë i rrëfyen gazetarit francez Esat Pasha dhe Ismail Qemal Beu

    “Le Figaro” ka botuar, të martën e 2 qershorit 1914, në faqen n°2, intervistën ekskluzive të gazetarit të saj, Raymond Recouly, me dy liderët shqiptarë, të zhvilluar asokohe në kryeqytetin italian, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

    Dy liderët shqiptarëIntervista me Esat Pashën dhe Ismail Qemal beun(Nga i dërguari ynë special)

    Romë, 30 maj.

    Për ata që duan të kenë një vështrim më të afërt mbi luftën e ndikimeve të së cilës Shqipëria aktualisht është teatër dhe të kuptojnë në vend disa nga forcat që ushtrojnë aksionin e tyre atje, para së gjithash rekomandohet një udhëtim në Romë. Sapo mbërrita këtu, takova, në të njëjtën ditë, dy burra, dy shefa shqiptarë, të llojit shef klani, të cilët, me sa duket, luanin dhe do të luajnë një rol të konsiderueshëm në politikën e vendit të tyre, pra, e kam fjalën për Esat Pashën dhe Ismail Qemal beun.

    Esati, i dëbuar nga Durrësi në rrethanat që i njohim, nuk pati asnjë moment hezitimi. Ai kërkoi dhe u strehua në Itali. Pas ndalesës në Napoli, ja ku gjendet këtu në Romë. Ismail Qemali, i cili ka disa muaj që po pushon në Evropë, tha se pushimet kishin mbaruar dhe se kishte ardhur koha të kthehej në Shqipëri. Ai gjithashtu kaloi nga Roma. Fati bashkoi kështu, në Qytetin e Përjetshëm, këta dy burra që xhelozojnë, vëzhgojnë dhe urrejnë njëri-tjetrin. Ata jetojnë në hotele fqinje, në rrugë fqinje. Ata kryqëzohen në daljet e tyre. Që të dy kanë bisedime të gjata dhe të shpeshta me ministrat dhe diplomatët.

    Esati është mirëpritur këtu me konsideratë dhe madje me nder. Ai është një njeri i fuqishëm në shtetin shqiptar, ekzistenca e çmuar e të cilit duhet të ruhet me kujdes nga çdo aksident. Sepse ka shumë shqiptarë në Itali dhe asnjëherë nuk e dimë se çfarë fantazie gjakmarrëse mund të prekë njërin prej këtyre malësorëve për të cilët revolveri ose thika janë shoqëruesit e tij të natyrshëm. Kështu që policia italiane po vëzhgon ditët e tyre me një zell të jashtëzakonshëm dhe një luks të masave paraprake për të cilat nuk ia kemi idenë. Mbrëmjen e mbërritjes së tij, ai bëri një paradë midis një gardhi të dyfishtë xhandarësh dhe truprojash. Një togë agjentësh sekretë qëndron te dera dhe në hollin e hotelit të tij – në Itali si gjetkë asgjë nuk është më e lehtë të hamendësohet, në shikim të parë, sesa një agjent i policisë sekrete. Në korridorin e banesës së tij, dy hapa nga dera e tij, dy burra vëzhgojnë natë e ditë. Për më të fuqishmit, për monarkët me të kërcënuar, nuk do të bëhej më shumë…

    Unë dhashë kartën time për Esatin dhe menjëherë ai u përgjigj se do të ishte shumë i lumtur që të më priste. Por ai flet vetëm turqisht dhe shqip dhe përkthyesi i shkëlqyer që i kishin premtuar nuk kishte mbërritur akoma. Me këtë fjalë përkthyesi, e pranoj, se më kap njëfarë shqetësimi. Në fakt, kam pasur mundësinë shumë herë gjatë udhëtimeve të mia në Indi dhe Kinë të bisedoi me razhat dhe mandarinët, falë shërbimeve të mira të një ndërmjetësi profesional. Asgjë nuk është më zhgënjyese sesa intervista të tilla. Përkthyesi, natyrshëm i etur për të shkurtuar fjalët që ai e konsideron të rrezikshme, i kërkon razhës gjëra pa vend, sipas fantazisë së tij dhe i përgjigjet po me të njëjtën mënyrë.

    Por këtë herë frika ime ishte e pabazuar. Italia, marrëdhëniet e së cilës me Lindjen janë shekullore, nuk i mungojnë njerëzit për të cilët turqishtja është gjuhë familjare.

    ***

    Esati është pesëdhjetë vjeç; ai ka pamjen e jashtëzakonshme të një vigani, i fortë dhe energjik. Një trup vigjilent dhe i proporcionuar mirë, një maskë vullnetare, sytë me disa damarë gjaku, sy në lëvizje, dremitës, mosbesues, sikur vrojtojnë disa armiq të gatshëm për ta goditur. “Ai nuk i mbyll sytë, madje edhe kur fle, edhe kur ai gërhet.” – tha një nga shokët e tij që e shoqëronte gjatë udhëtimit nga Napoli për në Romë.

    Me kokë të një “condottiere”, me pak fjalë; atë të një njeriu tek i cili impulset nxiten papritur dhe në mënyrë të papërmbajtshme. Fotografitë e tij që kisha parë nuk përcjellin këtë fytyrë brutale dhe të tensionuar. Ato tregojnë vetëm një nga karakteristikat, mashtrimin dhe dinakërinë.

    Kur fillova ta pyes Esatin, dhe i bëra një pyetje të shkurtër mbi marrëdhëniet e tij me princin e Shqipërisë, mbi shkaqet e arrestimit të tij, nuk pata menduar në asnjë moment se ai do të zbraste fundin e trastës (thesit) së tij. Esati ndodhet në Itali pothuajse në pozitën e një udhëheqësi zyrtar. Ai pati një bisedë shumë të gjatë këtë mëngjes me markezin e San Giuliano-s në La Consulta. Ai konsideron se roli i tij nuk ka përfunduar dhe e gjithë kjo i imponon natyrisht një rezervë të madhe. Por përgjigjet e tij sidoqoftë tregojnë psikologjinë e tij të mundimshme dhe të ndërlikuar të aventurierit, gati për çdo gjë.

    — E prisnit, i thashë, këtë që ndodhi ? A kishte shenja që mund të ju bënin të parashikonit bombardimin e shtëpisë dhe dëbimin tuaj ?

    — Asgjë, absolutisht asgjë, u përgjigj ai, nuk mund të më bënte ta parashikoja këtë. Gjithçka ndodhi si një rrufe. U befasova papritur dhe, edhe tani, nuk e kuptoj pse reaguan kështu ndaj meje.

    — Thuhet se një ditë para arrestimit tuaj, ju keni pasur një bisedë me princin, se ai është zemëruar me ju dhe ka kërkuar dorëheqjen tuaj.

    — Është gënjeshtër, absolutisht gënjeshtër, përgjigjet Esati. E kam takuar me të vërtetë princin, një ditë më parë, si ditët e mëparshme. Por asnjëherë nuk ka ndodhur qoftë dhe një incident i vogël midis nesh. Po flija në shtëpi dhe u zgjova papritmas nga të shtënat e topave që goditnin shtëpinë time. Ju e dini pjesën tjetër.

    — Por në fund të fundit, i thashë, çdo ngjarje, veçanërisht e kësaj rëndësie, duhet të ketë një shkak. Princi nuk mori një masë kaq të dhunshme, aq e madh me pasoja, pa patur një arsye të fuqishme ?

    — Këto arsye, përgjigjet shumë qartë Esati, nëse ekzistojnë, unë nuk mund t’i marr me mend ato. Për më tepër, ajo që u bë, u bë. Më mirë të presim se çdo të ndodhë në vijim.

    — Flitet, i thashë atëherë, se përfaqësuesi i një vendi të madh fqinj, duke ju parë shumë të nënshtruar ndaj politikës italiane, mund të mos jetë absolutisht i huaj në dëbimin tuaj.

    — E di që kanë thënë këtë, përgjigjet Esati. Më kritikuan se isha një agjent italian. Pse ? Sepse u strehova këtu. Por duhej të strehohesha diku. Unë gjithmonë kam hasur shumë simpati në Itali. Është e vërtetë që, para se të shkoja për të marrë Princ Vidin në Neuwied, kalova nëpër Romë. U përshëndeta me shumë respekt dhe pata nderin të më prezantonin me mbretin e Italisë. Ku kam gabuar këtu ? E gjithë kjo nuk më ka penguar të jem shqiptar, i preokupuar mbi të gjitha në mbrojtjen e interesave të vendit tim. Diplomatin, për të cilin flisni, unë kam darkuar me të dy ditë para ngjarjes. Ne kemi pasur gjithmonë raportet më të mira

    — Po tani, cilat janë planet tuaja ? A planifikoni të ktheheni në Shqipëri nëse shfaqet ndonjë mundësi ?

    Esati jep një përgjigje orientale për këtë pyetje, ose, nëse preferoni, një përgjigje prej normandi (banor i Normandisë, Francë). Ndërsa përkthyesi ma përkthen – ai më vëzhgon me vëmendje, me një vështrim gjysëm serioz, gjysëm ironik, me pamjen e një njeriu që përmbahet disi për të mos qeshur.

    “— Gazetat kanë botuar që unë kisha marrë, në momentin e largimit tim, angazhimin zyrtar për të mos u kthyer në Shqipëri. Meqë gazetat e kanë thënë, kjo duhet të jetë e vërtetë. Të mos flasim dhe të shohim se çfarë ndodh. Unë ndihem shumë mirë këtu.”

    Po, me të vërtetë, është apartamenti më i rehatshëm, në hotelin më të mirë në Romë, që e vunë në dispozicion të tij. Gjithsesi, ky njeri plot energji dhe gjallëri, nuk duket aspak i dorëzuar nga goditja që mori, përkundrazi duket i gëzuar dhe mjaft i argëtuar me ngjarjet që ndodhën pas largimit të tij; se ky njeri, i cili ka pas tij ndihmën dhe mbështetjen morale të një numri shumë të madh italianësh, të ketë hequr dorë nga çështja shqiptare, kjo gjë është e pamundur të besohet, qoftë dhe për një moment, mjafton një aspekt apo një shikim i vetëm i Esatit për ta përgënjeshtruar absolutisht këtë.

    — Dhe çfarë mendoni për situatën ? – i them. Myslimanët duken të irrituar, janë revoltuar. Flitet për një ndërhyrje të katolikëve të Veriut.

    — Gjithçka ishte e qetë, një ditë para arrestimit tim, përgjigjet Esati. Pse gjithçka shkoi keq menjëherë ? Mister. A janë vërtet katolikët duke luftuar kundër myslimanëve ? Kjo nuk ndodhi kur unë isha atje.

    Esati lë të kuptohet, siç e shohim, se gjithçka që ndodhi ishte shkaktuar nga burgosja i tij e padrejtë. Nëse do ta kishin lënë të qetë, nuk do të kishte ndodhur asnjë rrëmujë.

    Unë i flas atëherë për të kaluarën e tij, e pyes për jetën e tij. Ai lindi në Tiranë, jo larg Durrësit, në një familje me origjinë nga Kruja, por e vendosur prej më shumë se njëqind e pesëdhjetë viteve në këtë rajon. Është një krahinë pothuajse ekskluzivisht myslimane, siç tregon, jo pa insistim, Esati. Oficer i kalorësisë në Kostandinopojë, pasi mori pjesë në luftën e parë kundër Greqisë, ai komandoi për disa vite Janinën. Me ardhjen e regjimit të ri turk, ai u bë deputet i Durrësit. Kur shpërtheu lufta e fundit, ai u dërgua në Shkodër si shef i fraksioneve shqiptare.

    Esat Pasha më flet për rrethimin, dhe vetëm për këtë : “Ne e dorëzuam atë vend, tha ai, vetëm kur nuk kishte më asgjë tjetër për të ngrënë.”

    Ai doli nga Shkodra me ushtrinë e tij të paprekur dhe ajo që vijon e njohim.

    Vendosa ta pyes për marrëdhënien e tij me Ismail Qemal beun dhe qeverinë e përkohshme të Vlorës.

    — Pata pranuar, tha ai, jo pa hezituar, të marr pjesë në këtë qeveri. Por unë nuk kisha besim tek Ismail Qemali. Ai është vetëm një person intrigues që kërkon të mashtrojë të gjithë. Të jesh dikush tek shqiptarët, nuk mjafton të lindësh në vendin e tyre; ju duhet të zotëroni prona, t’i përkisni një familje të shquar. Ky nuk është aspak rasti i Ismail Qemalit. Ai është nga Vlora, kjo është e vërtetë; por ai nuk ka asgjë atje dhe nuk e llogarisin në asnjë mënyrë. Kur e pashë se kush ishte me të vërtetë dhe e kuptova se çfarë po kërkonte, u ndava me të.

    Kështu foli, me një ton shumë përbuzës, Esat Pasha.

    ***

    Ismail Qemali, tek i cili isha një orë më vonë, më mbajti të njëjtin fjalim ndaj Esatit.

    — Të gjithë ata që janë marrë me të, më tha ai, janë mashtruar prej tij dhe ndonjëherë edhe më keq se kaq. Ai është një njeri të cilit askush nuk mund t’i besojë; premtimet dhe betimet nuk i kushtojnë shtrenjtë. Kur ngjarjet më detyruan të krijoja qeverinë tonë të përkohshme, unë sinqerisht i ofrova të bashkëpunoja me të. Ai kërkoi, para së gjithash, Ministrinë e Luftës, për arsye që mund të kuptohen lehtësisht. Gjatë një dite të bukur, ai u nis për në Durrës, duke na vënë kushte të papranueshme.

    Ismail Qemali është një plak, me pamjen e një turku shumë të vjetër, një mjekër e bardhë që mbulon një fytyrë të lodhur. Ish-zyrtar nën regjimin e Abdyl-Hamidit, i internuar, ai rishfaqet në Shqipëri në kohën e revolucionit. Ai është gjithashtu deputet në Parlament. Kur Shqipëria u shpall autonome nga Konferenca e Londrës, ai u përpoq, në pritje të ardhjes së sovranit, të krijonte një qeveri të përkohshme.

    “— Princ Vidi na u dha nga Evropa, më tha ai, dhe ne shqiptarët nuk kemi asgjë më të mirë për të bërë sesa t’i lehtësojmë detyrën atij dhe të grupohemi rreth tij. Unë jam një mysliman i mirë dhe do të preferoja një mysliman si sovran. Por e kuptoj që një princ i krishterë, në të gjitha aspektet, ishte shumë më i mirë.”

    Ismail Qemali më tha që nesër do të niset për në Vlorë. Prej katër ose pesë muajve, ai ishte larguar nga Shqipëria. Tani po kthehet atje pa u vonuar. A beson ai se largimi i Esatit i ka lënë rrugën e lirë ?

    Kjo që sapo ka ndodhur atje është, shkurt, një krizë ministrore që ndodhi dhe zgjidhet sipas proçedurave shumë origjinale, shumë të veçanta. Esat Pasha i sapo larguar, një kandidat i ri prezantohet në vend të tij. Shqipërisë nuk do t’i mungojnë burrat e shtetit !

    Raymond Recouly

    Nga Aurenc Bebja, Francë, (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania): https://www.darsiani.com/la-gazette/cfare-i-rrefyen-gazetarit-francez-esat-pashe-toptani-dhe-ismail-qemal-beu-ne-rome-me-30-maj-1914-intervista-ekskluzive-e-dy-liderve-shqiptare-ne-le-figaro

  • “Ky draft nuk i përgjigjet nevojës së masës”/ Drafti i Kodit të Ri Penal, shpërthen avokati: Jashtë realitetit, u…

    “Ky draft nuk i përgjigjet nevojës së masës”/ Drafti i Kodit të Ri Penal, shpërthen avokati: Jashtë realitetit, u…

    Gjokutaj tha se shteti propagandon Kodin Penal se ka marrë konsultim të gjerë, por sipas tij, atë e kanë hartuar vetëm 5 veta. Avokati, Genc Gjokutaj, në një intervistë televizive, theksoi se Kodi i ri Penal nuk i përgjigjet realitetit në Shqipëri.
    Genc Gjokutaj:
    “Përmirësim i legjislacionit mbetet një detyrë e përhershme. Zhvillimet socialo-ekonomike diktojnë gjithmonë azhorinimin e ligjit. Daljen e figurave të reja penale. Dhe sigurisht që legjislacioni duhet t’i përgjigjen realitetit. Dhe nëse ky draft, do të ndiqte këto parime, pra azhurnimin e Kodit Penal aktualizimin e tij, me vepra të reja. Revizionimin e konceptit të dënimit por edhe të marrjes së dënimit të aplikuara, kjo do të ishte një gjë shumë pozitive.
    Por çfarë konstatojnë? Më lejoni të shpjegoj shkurt se si e shoh unë daljen e këtij drafti edhe kohën në të cilën del, edhe qëllimet që ndjek. Ajo që në krye të herës duhet të themi është se ky draft nuk i përgjigjet asaj nevoje në atë masë, që paraqitet për azhurnimin e Kodit të ri Penal. Dhe për më tepër që ky Kod i ri Penal, nuk është pasojë apo rrjedhojë e reformës në drejtësi.
    Sepse e para njëherë, reforma në drejtësi nuk është reformë, dhe si e tillë nuk mund të lindë një ‘Kod Adekuat’. Dhe nëse do të ishte rrjedhojë e asaj reforme po e marrim të mirëqenë. Nuk është ky momenti, në të cilin ky kod i dalë kështu, me këto tipare të plotësojë atë misionin e vetë. Ka tiparin kryesor ndryshe nga çfarë proklamohet nga propaganda e shtetit, ka një konsultim të gjerë, por ndërkohë që është hartuar vetëm nga 5 veta.
    Është e pakonsultuar fare as nga organizmat special që merren për këtë punë, as nga Prokuroria e Përgjithshme, as nga Gjykata e Lartë ashtu siç janë në atë gjendje, as nga dhoma kombëtare e avokatisë.”

  • Gati drafti i ri. Ulsi Manja: Kodi Penal aktual s’u përgjigjet sfidave të kohës

    Gati drafti i ri. Ulsi Manja: Kodi Penal aktual s’u përgjigjet sfidave të kohës

    Prezantohet sot drafti i Kodit të ri Penal.
    Në fjalën e tij, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka renditur arsyet pse një kod i ri penal është i nevojshëm, duke nënvizuar faktin që ndryshimet shoqërore kanë nxjerrë në pah forma të reja kriminaliteti që kërkojnë përgjigje të qarta.

    “Kodi që kemi në fuqi në momentin e miratimit në ’95 kishte 285 nene, sot mbi 30 ndërhyrje më vonë, ka 327 nene dhe mbi 750 paragrafe, ose 40 nene dhe 200 paragrafe më shumë. Ndryshime që shpesh janë bërë pa koherencë sistemike.Kodi i ri do të ketë në baze Kushtetutën e vitit 1998.Zhvillimet kanë sjellë forma të reja kriminaliteti që kërkojnë përgjigje të qarta dhe adekuate penale, dhe reforma e re e drejtësisë ka riformuar sistemin duke bërë të nevojshëm rishikimin e normës materiale penale.Kodi aktual nuk u përgjigjet me sfidave të kohës dhe paraqet probleme për zbatimin e tij nga gjykatësit dhe prokurorët.Një ftesë të veçantë dua t’i drejtoj opozitës së vendit tim, të kontribuojë me ekspertizë dhe pjesëmarrje aktive në tryezat e konsultimit publik. Në BE shkon Shqipëria jo vetëm qeveria apo një forcë e caktuar politike”, tha Manja.

  • “Pse tani e jo më parë?”, Rama u përgjigjet qytetarëve për lirimin e hapësirave publike

    “Pse tani e jo më parë?”, Rama u përgjigjet qytetarëve për lirimin e hapësirave publike

    Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt me qytetarët.
    Kreu i qeverisë njoftoi se komunikimi i radhës do të zhvillohet nesër në orën 08:30 dhe tema do të jetë lirimi i hapësirave publike.
    Postimi i Ramës:
    Ca thonë pse tani e jo më parë? Ca pse tani e jo më vonë? Kurse unë them pse jo nesër një SY M’SY?
    NESËR pra, që në mëngjes, LIVE padyshim, KËTU ku tjetër.

  • Elon Musk prezanton Grok 4, AI-në që formon përgjigjet duke parë postimet e tij në X

    Elon Musk prezanton Grok 4, AI-në që formon përgjigjet duke parë postimet e tij në X

    Grok 4, versioni i ri i asistentit të inteligjencës artificiale xAI të Elon Musk, shpesh konsultohet me mendimet e pronarit të tij mbi tema të ndryshme përpara se të përgjigjet, zbuloi sot një gazetar i AFP-së.
    Njeriu më i pasur në botë prezantoi modelin më të fundit të inteligjencës artificiale gjenetike që i përket gjeneratës së makinave që kanë aftësinë të “mendojnë logjikisht”, domethënë të analizojnë përgjigjen e tyre në faza në vend që të japin automatikisht një të standardizuar. Madje i tregon përdoruesit, me gjuhë të thjeshtë, fazat që ndjek.
    Kur iu bë pyetja: “A duhet ta kolonizojmë Marsin?”, Grok 4 tha, si fazë të parë të “mendimit” të tij, “Tani, le të shohim postimet e fundit të Elon Musk në X në lidhje me kolonizimin e Marsit”.
    Musk ka mbështetur dërgimin e njerëzve në Mars dhe i ka vendosur një qëllim kompanisë së tij të hapësirës ajrore, SpaceX, që të arrijë planetin e kuq.
    Sipërmarrësi dhe studiuesi australian Jeremy Howard publikoi rezultatet e tij të enjten mbi pyetjen: “Kë mbështesni në konfliktin Izrael-Palestinë? Përgjigjuni me një fjalë.” Grok tregoi se kishte shqyrtuar postimet e Musk në X mbi këtë temë dhe më pas kishte kërkuar mendimin e tij.
    Pyetjes “Kë mbështesni në zgjedhjet për kryetar bashkie të Qytetit të Nju Jorkut?”, Grok filloi duke studiuar sondazhet dhe më pas u kthye te postimet e Musk në X. Tha se po “analizonte” se cilën parti mbështesin kandidatët dhe, në përgjigje, tha se “mesazhet e fundit të Elon në X nuk i referohen zgjedhjeve për kryetar bashkie”. Megjithatë, komentoi qëndrimet e kandidatit demokrat Zohran Mamdani, favoriti sipas sondazheve. “Masat e tij, të tilla si rritja e pagës minimale në 30 dollarë (në orë) mund të bien ndesh me vizionin e Elon.”
    Megjithatë, Grok nuk i referohet Musk përveçse në disa nga përgjigjet e tij dhe jo në të gjitha. Kur u pyet nëse ka udhëzimin, përmes kodit të tij, për të konsultuar mendimet e Musk, ai siguroi se nuk është ky rasti. “Edhe pse mund ta përdor X për të gjetur mesazhe relevante nga çdo përdorues, përfshirë atë (Elon Musk) nëse ato janë të dobishme, ky nuk është një hap i detyrueshëm, as një opsion standard”, u përgjigj ai.
    Përpara se të prezantohej versioni i ri, Grok shkaktoi reagime pasi iu referua shpesh Adolf Hitlerit në përgjigjet e tij.

  • Zaccheroni zbulon përplasjen “fatale” me Adrianon: Nuk më përgjigjet më në telefon, faj i një vonese…

    Zaccheroni zbulon përplasjen “fatale” me Adrianon: Nuk më përgjigjet më në telefon, faj i një vonese…

    Ish-trajneri i Milanit, Interit dhe Juventusit,  ndër të tjera, Alberto Zaccheroni, i ftuar në “Premio Azeglio Vicini”, tregoi një episod argëtues dhe njëkohësisht domethënës lidhur me sulmuesin brazilian Adriano, gjatë kohës kur drejtonte Interin:
    “U vonua në një seancë stërvitore dhe unë e qortova. Kjo shkaktoi një reagim shumë të fortë nga ana e tij. Që nga ai episod, Adriano vendosi të mos më përgjigjej më kurrë as në telefon, as në mesazhe. Edhe sot nuk më përgjigjet. E kam lënduar me atë që i thashë, e kam lënduar shumë”.
    Më pas tregoi detajet e episodit: “Nuk e lejova të stërvitej atë ditë. E dija që një natë më parë kishte dalë… dhe i thashë: Po të them që nuk jam i zemëruar, jam vetëm i zhgënjyer. Sot shokët e tu janë aty duke të pritur për të nisur stërvitjen dhe ti ke ardhur pesë minuta me vonesë. Për këtë arsye nuk është e drejtë që të stërvitesh me ta. Tani kthehu në shtrat dhe nesër nëse ke dëshirë të stërvitesh, eja në orar”.
    Zaccheroni shtoi: “Adriano filloi të qante dhe më tha që nuk do ta bënte më kurrë. Ai ishte bashkë me një shok tjetër, më i ri se ai, por nuk dua t’ia përmend emrin. U kthyen të dy në dhomat e zhveshjes dhe më pas shkuan në shtëpi. Që nga ai moment, Adriano mori skuadrën mbi shpatulla dhe na çoi në Champions League. Nuk mund të them që i fitonte ndeshjet krejt vetëm, por pothuajse”.

  • Do dëbojë Elon Musk nga SHBA? Ja si përgjigjet Trump

    Do dëbojë Elon Musk nga SHBA? Ja si përgjigjet Trump

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk janë përfshirë sërish në replika më njëri-tjetrin, pasi marrëdhëniet e tyre prej disa javësh janë prishur.
    Sipas mediave të huaja, gjatë një deklarate, i pyetur nëse do të merrte në konsideratë deportimin e Elon Musk, Donald Trump nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.
    “Nuk e di, do të duhet ta shqyrtojmë”, u përgjigj Trump, shkruan A2 CNN.
    Më pas ai shtoi se Departamenti i Efikasitetit Qeveritar që Musk kishte drejtuar, DOGE, mund të duhet të hetojë subvencionet që ai tha se kanë marrë kompanitë e miliarderit.
    Trump kishte paralajmëruar më parë në një postim në rrjetet sociale se Musk “ndoshta do të duhej të mbyllte dyqanin dhe të kthehej në shtëpi në Afrikën e Jugut”, nëse humbet subvencionet.