Tag: përgjigjet

  • Sfidat për një grua në krye të SPAK? Ja si përgjigjet kandidatja Musabelliu

    Sfidat për një grua në krye të SPAK? Ja si përgjigjet kandidatja Musabelliu

    Cilat do të ishin sfidat me të cilat do përballej Doloreza Musabelliu si një grua nëse do të zgjidhej në krye të SPAK? Ja si përgjigjet ajo në mbledhjen e KLP-së.
    “Mendoj që një drejtues i SPAK duhet të ketë disa cilësi që janë aftësi për vendimmarrjes të shpejtë, për të drejtuar me vizion, për të siguruar ambient efikas, aftësi për ti bërë ballë presioneve, i brendshëm i jashtëm, nuk shoh që ndonjëra prej tyre të lidhet me gjininë”, tha ajo.

  • 7 gjëegjëza/A mund t’i zgjidhësh pa i lexuar përgjigjet e sakta?

    7 gjëegjëza/A mund t’i zgjidhësh pa i lexuar përgjigjet e sakta?

    Në vazhdim i gjeni 7 gjëegjëza, provoni t’i zgjidhni pa i shikuar përgjigjet:

    1. Në një akuarium të madh të mbyllur ishin 10 peshq. Pesë prej tyre ngordhën, ndërsa katër notuan shumë larg. Sa peshq mbetën në akuarium?

    2. Dy persona po luajnë shah. Kanë bërë pesë lojëra deri tani dhe secili thotë se ka fituar tri herë. Si është e mundur diçka e tillë?

    3. Numrit 40 shtoji 1000. Shtoji sërish 1000. Shtoji 30. Shtoji 1000. Shtoji 20. Shtoji 1000 dhe në fund shtoji 10. Sa del rezultati?

    4. Çfarë qëndron ndërmjet qytetit dhe fushave të fshatrave të tij, por që nuk lëviz?

    5.Mosha e babait dhe e djalit së bashku po të mblidhen japin 66. Mosha e babait është sa mosha e djalit, por e lexuar në anën e kundërt. Sa vjeç janë secili?

    6. Mundesh të përmendësh dot 5 ditë të njëpasnjëshme të javës, por pa i thënë ato me emrat që mbajnë realisht?

    7. Të pesë motrat janë të zëna duke bërë diçka. Ana po lexon, Mira po gatuan, Roza po luan shah, Maria po pastron shtëpinë. Çfarë po bën motra e pestë?

    TANI LEXONI MË POSHTË PËRGJIGJET. A I KISHIT GJETUR?

    1. Sërish 10. Asnjëri nuk dilte dot prej akuariumit, se akuariumi ishte i mbyllur. 2. Kanë kundërshtarë të ndryshëm. Nuk është thënë se po luajnë bashkë shah. 3. Mos the gjë 5000? Gabim. Del 4100. 4. Rruga që lidh qytetin me fshatrat fushore të tij. 5. Janë tre përgjigjë të sakta : 51 dhe 15, ose 42 dhe 24, ose 60 dhe 6. 6. Pardje, dje, sot, nesër, pasnesër.

    7. Po luan shah me Rozën, se shahu nuk luhet vetëm.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    9 GJËEGJËZA: GJITHË VERËN KËNDON, DIMRIT QAN…?

  • Conte feston: Shpirt, kompaktësi dhe maturi. Këto djem janë të pabesueshëm. Faleminderit!

    Conte feston: Shpirt, kompaktësi dhe maturi. Këto djem janë të pabesueshëm. Faleminderit!

    8 Dhjetor 2025

    7:58

    Alfred Lleshi

    Pas fitores 2-1 ndaj Juventusit, Antonio Conte lavdëroi Napolin: “Në një moment me vështirësi shumë të mëdha numerike po bëjmë diçka të jashtëzakonshme. Kushdo që luan, përgjigjet gjithmonë, i gatshëm dhe me personalitet të madh. Djemtë janë rritur shumë dhe kjo më mbush me krenari”. Sipas tij, “skuadra e ndjen momentin e veçantë që po kalojmë dhe jep përgjigjet e duhura”.
    Ndër shtyllat kryesore përmend Scott McTominay: “Edhe Scott, si të gjithë të tjerët, po tregon ndërgjegjësim, përgjegjësi dhe rritje”. E njëjta gjë vlen për Elmas: “Ishte hera e parë që luante në mesfushë”. Conte thekson se Napoli është përballur me Atalantën, Romën, Manchester City në Champions dhe Juventusin “në emergjenca të vazhdueshme”, ndaj mbetet “i mahnitur nga entuziazmi dhe energjia”.
    Në prag të ndeshjes ndaj Benfica në Champions: “Tani duhet të pushojmë. Mund t’i ndryshojmë fazat, të presojmë lart. Sot pësuam vetëm dy goditje, patëm rigorozitet të madh taktik”.

  • Balluku drejt shkarkimit nga Rama pas skandaleve me tenderat? Përgjigjet për herë të parë kryeministri: Rrezikon…

    Balluku drejt shkarkimit nga Rama pas skandaleve me tenderat? Përgjigjet për herë të parë kryeministri: Rrezikon…

    Ndërsa në Kuvend u debatua për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, kryeministri Edi Rama iu përgjigjet në distancë. Kreu i qeverisë thotë se nuk po ndërhyn në punën e gjykatësit, por për shkak të pezullimit janë bllokuar punët publike. Janë 36 akte tha kryeministri në pritje të firmës së Ballukut.
    “Kjo i jep përgjigje edhe pyetjes, pse nuk e heq ky ministren dhe merr zgjidhje ky problem. Jo, sepse heqja e ministrit nuk do zgjidhet këtë problem, por do krijonte problem për të nesërmen, jo për mua, por për çdo qeveri. Miu i zhbalancimit të pushteteve që do kalonte në mustaqe me idenë se ministrat mund të hiqen pa gjyq, pa dorëheqje, pa vendim të kryeministrit, por mjafton një masë sigurie, do kthehej në ujk që do kafshonte qeveritë, do përbuzte kuvendin, do përqeshte votën popullore. Ja pse kam shkuar në Kushtetuese dhe ja pse kjo betejë për të hequr të parin pezullim në botë të një ministri nuk ka asnjë lidhje me emrin e vetë ministrit”, tha Rama.

  • Elon Musk i përgjigjet Billie Eilish pasi ajo e quajt “e mjerë”

    Elon Musk i përgjigjet Billie Eilish pasi ajo e quajt “e mjerë”

    Një debat ka shpërthyer online mes Elon Musk dhe këngëtares Billie Eilish, pasi artistja publikoi një story kritik ndaj miliarderit, duke e akuzuar për mungesë angazhimi në çështje globale të rëndësishme.
    Gjithçka nisi më 13 nëntor, kur Billie ndau në rrjetet e saj sociale një postim nga iniciativa “My Voice My Choice”, ku theksohej se çfarë mund të arrinte Musk me pasurinë e tij të jashtëzakonshme, përfshirë përfundimin e urisë botërore, shërimin e sëmundjeve, rindërtimin e Gazës dhe shpëtimin e specieve të rrezikuara. Në fund të postimit, këngëtarja e mbylli mesazhin me një thirrje të drejtpërdrejtë dhe provokuese: “I mjerë, frikacak.”
    Story i saj u përhap me shpejtësi dhe u kthye në temë diskutimi në platformën X (ish-Twitter). Pesë ditë më vonë, më 17 nëntor, Elon Musk vendosi të reagojë. Në një postim ku përmblidheshin storiet e Eilish, ai shkroi shkurtimisht: “Ajo nuk është më e zgjuara.”
    Komenti i tij ndezi më tej debatet në rrjet, duke polarizuar opinionin mes mbështetësve të sipërmarrësit dhe fansave të artistes.
    Përplasja vjen vetëm disa javë pasi Billie Eilish foli publikisht për pabarazinë ekonomike dhe nevojën që miliarderët të kontribuojnë më shumë. Gjatë fjalimit të saj në Çmimet e Inovatorëve të Wall Street Journal, ajo theksoi se bota po kalon një periudhë të errët dhe njerëzit kanë më shumë nevojë për empati dhe veprim konkret. “Nëse ke para, përdori për kauza të mira. Dhe nëse je miliarder… pse je miliarder? Pa urrejtje, por po, jep nga paratë e tua,” deklaroi këngëtarja.
    Replikat e të dyve kanë ndezur diskutime të shumta rreth etikës së pasurisë, rolit të figurave publike dhe kufijve të kritikës në rrjetet sociale. Ndërsa debati vazhdon të qarkullojë me intensitet të lartë, mbetet për t’u parë nëse Billie Eilish do t’i përgjigjet sërish komentit të Musk apo përplasja do të shuhet gradualisht.

  • SPAK i përgjigjet Sali Berishës: Fletëthirrjet janë dërguar dy herë, në të gjitha adresat

    SPAK i përgjigjet Sali Berishës: Fletëthirrjet janë dërguar dy herë, në të gjitha adresat

    Prokuroria e Posaçme iu përgjigj pretendimit të ish- kryeministrit Sali Berisha se nuk ka marrë fletëthirrje për tu paraqitur në SPAK për 21- janarin.
    SPAK thotë se Berishës i janë dërguar dy urdhër- thirrje, në datën 3 dhe 7 nëntor.
    Fletëthirrja e parë është nisur në adresën e shtëpisë së tij dhe është kthyer mbrapsht me përgjigjen: “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”

    Ndërsa fletëthirrjen e 7 nëntorit, SPAK e ka dërguar në tri adresa: në shtëpi, në selinë e PD dhe në Kuvend.
    Por në parlament, departamenti i burimeve njerëzore dhe trajtimit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se “marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike,”-sqaron SPAK publikisht. Po ashtu ish- kryeministri është njoftuar edhe përmes postës elektronike.
    Sipas ligjit, i takon bindjes së prokurorit ta vendosë nëse do të thërrasë forcërisht një person apo jo. Pra, nëse i krijohet bindja se personi i thirrur nuk i përgjigjet urdhrit pa patur motiv të ligjshëm, atëherë prokurori vihet në lëvizje dhe i lind e drejta që ta shoqërojë atë në mënyrë të detyrueshme.
    Mirëpo në rastin e Sali Berishës, do duhet që për të kryer shoqërim me forcë, SPAK t’i drejtohet Kuvendit, pasi mbrohet nga imuniteti i deputetit.

  • A do tolerojë Anglia ndaj Serbisë? Përgjigjet Duro

    A do tolerojë Anglia ndaj Serbisë? Përgjigjet Duro

    A do tolerojë Anglia në ndeshjen ndaj Serbisë? Pavarësisht se “3 luanët” kanë siguruar kualifikimin për në botëror, trajneri Shpëtim Duro, në Sport Neës në Neës 24, u shpreh se anglezët do respektojnë deri në fund garën sportive.
    “Nuk besoj te këto tolerime, janë ekipe  të nivelit të lartë, ka bërë paraqitje fantastike. Të gjitha fitore.

    Çdo ekip ka ambicie që t’i çojë deri në fund këto. Aq më tepër që luhet në Angli. Anglia është në formë, nuk mund të bëjë zhgënjime, do jenë kërkues”- Tha Duro.

     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • U thirr për “21 janarin”, a do të paraqitet nesër Berisha në SPAK? Ja si përgjigjet kreu i PD

    U thirr për “21 janarin”, a do të paraqitet nesër Berisha në SPAK? Ja si përgjigjet kreu i PD

    Kreu i PD-së, Sali Berisha në deklaratën për mediat u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, nëse do të paraqitet nesër në SPAK.
    Sali Berisha:
    I jam përgjigjur në jetën time çdo thirrje të organeve të drejtësisë. Nuk ka koment. Por ka vetëm një kusht, që unë të marr thirrje, ata që përdorin këtë për propagandë për të ulur skandalin Rama-Balluku të tunelit të Llogarasë, akt i shëmtuar.