Tekniku ka mjaftueshëm angazhime, me Realin e Madridit që garon për tripletën, ndërsa kur gjithcka të mbarojë me gjasa ai do ti japë përgjigjen presidentit të federatës atje. Në rast se Ancelotti do të refuzojë ofertën, Brazili e ka një plan e kurrsesi sdo të qëndrojë pa trajner. Në listë janë 3 emra të tjerë krahas italianit, konkretisht 3 teknikë nga Portugalia, udhëhequr nga Jose Mourinho si dhe Jorge Jesus dhe Abel Ferreira.
Brazili vijon tratativat me Carlo Ancelottin, e po provon të bindë italianin për të marrë drejtimin e skuadrës, por ka ende kohë deri në përfundim të këtij sezoni. Favorit padyshim për stolin është Mourinho që aktualisht është nën kontratë me Fenerbahce-n në kampionatin turk. “The special one” po kalon një periudhë jo në shkëlqim në karrierën e tij, por gjithmonë mbetet një emër i madh në trajningun botëror.
Mediat braziliane kanë konfirmuar se Mourinho është në listën e Selesao, por do të duhet të pres përgjigjen e Ancelottit. Sa i përket 2 emrave të tjerë, Jesus drejton Al Hilalin e Ferreira Palmeirasin.
Tag: përgjigjen
-

Gjithçka varet nga Carlo Ancelotti/ Mourinho drejt marrjes së Brazilit
-

Paralajmëroi dosje të rëndë, Benet Beci i kundërpërgjigjet Berishës: Përgjigjen nuk do e jap me fjalë, por me punë
Nga investimi më i ri që ka nisur në Shkodër, kryebashkiaku Benet Beci i ka kthyer përgjigje akuzave politike të adresuara ndaj tij nga kreu i PD, Sali Berisha. Pa cekur në asnjë rresht diskursin politik Beci u shpreh se puna dhe kantieret e hapura në Shkodër, janë mesazhi më i mirë ndaj çdo akuze politike, diskutime nga të cilat Shkodra ka qenë “peng” i politikës së vjetër prej 30 vitesh.
“Seli bën më mirë atë që di të bëjë më mirë. Dikush bën më mirë të flasë, të shajë… ajo që ne dimë të bëjmë më mirë është puna. Puna është përgjigjja më e mirë për Shkodrën. Shkodra nuk ka nevojë shumë për një temperaturë politike, sesa ka nevojë për motivim pune.”, u shpreh Beci.
Kryebashkiaku Benet Beci shprehet i prerë se partia e tij politike është Shkodra.
“A ka përgjigje më të madhe më të bukur për qytetin se kjo1? Nuk do preferoja të jepja përgjigjen me fjalë, por me punë dhe kushdo e kupton. Besoj se gjithë qytetarët e Shkodrës tashmë e pëlqejnë politikën e punës. Kjo është ajo që ne dimë të bëjmë. Shpresoj që të dalë në zgjedhje dhe si një mesazh i fortë për Shkodrën. Besoj se është mesazhi ëmë i mirë”, tha më tej kryetari i bashkisë Shkodër.
Socialisti inspektoi nga afër nisjen e punimeve të një projekti të ri në rrugën e Shirokës ku po ndërtohet një korsi e re biçikletash dhe rruga panoramike e liqenit për këmbësorët duke zëvendësuar pllakat e gurit që krijonin shqetësim për përdoruesit e biçikletave. Janë një sërë investimesh që janë në proces në Shkodër, hyrjen e qytetit, Urën e Bohçallekut, rrugën Shirokë – Zogaj, pastrimin e Liqenit të cilat krijojnë një impakt jo vetëm për banorët e Shkodrës por edhe për vizitorët e shumtë që i drejtohen kryeqendrës së veriut.