Tag: përgjigjen

  • SHBA: E papranueshme përgjigjja e Hamasit për armëpushimin

    SHBA: E papranueshme përgjigjja e Hamasit për armëpushimin

    SHBA e konsideroi “plotësisht të papranueshëm” dhe e  kritikoi si një hap prapa përgjigjen e Hamasit ndaj propozimit amerikan për një armëpushim në Rripin e Gazës.
    Në një deklaratë të lëshuar dje, lëvizja islamike palestineze njoftoi se kishte “paraqitur përgjigjen e saj ndaj propozimit të fundit nga i dërguari i SHBA-së” për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

    Shtetet e Bashkuara kishin treguar më parë gjatë javës se kishin marrë pëlqimin e Izraelit për propozimin e tyre, me presidentin Donald Trump që siguroi të premten se një marrëveshje për një armëpushim në Gaza ishte “shumë afër”.
    Të premten, ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i kërkoi Hamasit të pranonte propozimin amerikan për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve të rrëmbyera gjatë sulmit të paprecedentë nga lëvizja islamike palestineze më 7 tetor 2023 ose do të përballej me “asgjësim”.
    Që atëherë, në luftë me Hamasin në Rripin e Gazës, Izraeli po përballet me një presion ndërkombëtar në rritje për t’i dhënë fund konfliktit.
    Situata humanitare është katastrofike në territorin palestinez, ku një bllokadë prej më shumë se dy muajsh, e lehtësuar pjesërisht javën e kaluar, ka çuar në mungesa të mëdha ushqimi, ilaçesh dhe nevojash të tjera themelore.
    Hamasi shpjegoi në deklaratën e tij se marrëveshja e propozuar përcakton që “10 të burgosur të gjallë, të mbajtur nga rezistenca do të lirohen, përveç kthimit të 18 trupave, në këmbim të një numri të rënë dakord të të burgosurve palestinezë” të mbajtur nga Izraeli.
    Nga 251 personat e rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor 2023, në Izrael, 57 ende mbahen në Rripin e Gazës, të paktën 34 prej të cilëve kanë vdekur, sipas autoriteteve izraelite./  a.jor. ATSH

  • ‘Po presim përgjigjen e Rusisë’/ Zelensky prezanton detajet e propozimit për një armëpushim 30-ditor: Të nisë më 12 maj

    ‘Po presim përgjigjen e Rusisë’/ Zelensky prezanton detajet e propozimit për një armëpushim 30-ditor: Të nisë më 12 maj

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë sqarime shtesë mbi propozimin për një armëpushim 30-ditor që u ra dakord me liderët e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë.

    Këtu është një përmbledhje e shkurtër e asaj që, sipas Zelenskyt, propozimi përfshin:

    Një armëpushim pa kushte për 30 ditë, duke filluar nga e hëna, 12 maj, “në ajër, në det dhe në tokë”.

    Mbikëqyrja e zbatimit të tij është plotësisht e realizueshme”, tha Zelensky, duke shtuar se është “realiste me koordinimin me SHBA-në”.

    Gjatë armëpushimit, bisedimet duhet të fillojnë mbi bazat e sigurisë, politike dhe humanitare të paqes, përcjell Telegrafi.

    Nëse Rusia refuzon kushtet për një armëpushim të pakushtëzuar, do të vendosen sanksione shtesë, veçanërisht ndaj sektorëve të saj energjetik dhe bankar.

    Presidenti ukrainas njoftoi se partnerët e BE-së po punojnë tashmë për një paketë të re, të fortë sanksionesh, në bashkëpunim me Britaninë, SHBA-në dhe Norvegjinë

    “U ra dakord që një prioritet i qartë është forcimi i forcave të mbrojtjes dhe sigurisë së Ukrainës si një garanci themelore e sovranitetit”, shtoi Zelensky.

    Lideri ukrainas tha se tani po presin përgjigjen e Rusisë pasi i kërkuan Putinit të pajtohej me një armëpushim 30-ditor që do të fillonte të hënën.

    “Ne ndajmë një qëndrim të përbashkët: nevojitet një armëpushim i menjëhershëm, i plotë dhe i pakushtëzuar që zgjat të paktën 30 ditë”, tha ai.

    “Ne propozojmë që të fillojë të hënën, më 12 maj. Ne presim përgjigjen e Rusisë.”

  • Zelensky prezanton detajet e propozimit për një armëpushim 30-ditor: Po presim përgjigjen e Rusisë

    Zelensky prezanton detajet e propozimit për një armëpushim 30-ditor: Po presim përgjigjen e Rusisë

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë sqarime shtesë mbi propozimin për një armëpushim 30-ditor që u ra dakord me liderët e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë.
    Këtu është një përmbledhje e shkurtër e asaj që, sipas Zelenskyt, propozimi përfshin:
    Një armëpushim pa kushte për 30 ditë, duke filluar nga e hëna, 12 maj, “në ajër, në det dhe në tokë”.
    Mbikëqyrja e zbatimit të tij është plotësisht e realizueshme”, tha Zelensky, duke shtuar se është “realiste me koordinimin me SHBA-në”.
    Gjatë armëpushimit, bisedimet duhet të fillojnë mbi bazat e sigurisë, politike dhe humanitare të paqes, përcjell Telegrafi.
    Nëse Rusia refuzon kushtet për një armëpushim të pakushtëzuar, do të vendosen sanksione shtesë, veçanërisht ndaj sektorëve të saj energjetik dhe bankar.
    Presidenti ukrainas njoftoi se partnerët e BE-së po punojnë tashmë për një paketë të re, të fortë sanksionesh, në bashkëpunim me Britaninë, SHBA-në dhe Norvegjinë
    “U ra dakord që një prioritet i qartë është forcimi i forcave të mbrojtjes dhe sigurisë së Ukrainës si një garanci themelore e sovranitetit”, shtoi Zelensky.
    Lideri ukrainas tha se tani po presin përgjigjen e Rusisë pasi i kërkuan Putinit të pajtohej me një armëpushim 30-ditor që do të fillonte të hënën.
    “Ne ndajmë një qëndrim të përbashkët: nevojitet një armëpushim i menjëhershëm, i plotë dhe i pakushtëzuar që zgjat të paktën 30 ditë”, tha ai.
    “Ne propozojmë që të fillojë të hënën, më 12 maj. Ne presim përgjigjen e Rusisë”.

  • Rriten tensionet mes Indisë dhe Pakistanit/ ‘Prisni përgjigjen tonë’

    Rriten tensionet mes Indisë dhe Pakistanit/ ‘Prisni përgjigjen tonë’

    Avionët luftarakë indianë qëlluan me raketa tri bazat ajrore në Pakistan, tha sot një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze.Sipas njoftimit të zëdhënësit, avionët luftarakë indianë qëlluan me raketa ajër-tokë në bazat Noor Khan, Murid dhe Sorkot të Forcave Ajrore të Pakistanit.

    “India tani duhet të presë përgjigjen tonë”, paralajmëroi zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze.

    Sipas burimeve deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale. Syri.net-Protothema

    Another Airforce base hit.Rafiqui Airforce base, Jhang Punjab.Insha allah boys playing well.. pic.twitter.com/xPebA8zH2v— औरंगज़ेब 🇮🇳 (@__phoenix_fire_) May 9, 2025

    ⚡️BREAKING India has struck a Pakistani military base near the capital Islamabad with missilesThis is a massive escalation tbh pic.twitter.com/xT1cwd9KT8— Iran Observer (@IranObserver0) May 9, 2025

  • A iu hoq ‘non grata’ nga SHBA? Berisha shmang përgjigjen: U dënua vendimi i Blinken, nuk kam kërkuar vizë që nga viti 2013

    A iu hoq ‘non grata’ nga SHBA? Berisha shmang përgjigjen: U dënua vendimi i Blinken, nuk kam kërkuar vizë që nga viti 2013

    Në një deklaratë publike, Partia Demokratike sot bëri me dije se Sali Berisha tashmë mund të udhëtojë i lirë drejt SHBA.

    Kryedemokrati Sali Berisha komentoi vendimin në një deklaratë për mediat.
    Ai falënderoi sekretarin amerikan të shtetit, Marco Rubio dhe presidentin amerikan, Donald Trump.
    Pyetjes direkte se a është hequr “non grata” Sali Berisha, iu përgjigj në mënyrë të vagullt duke thënë se vendimi ndaj tij është konsideruar vendim politik.
    Kryetari i PD nuk dha një sqarim nëse bashkë me të, në këtë qëndrim të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit të pretenduar prej tij, përfshihen dhe familjarët e tij, bashkëshortja dhe fëmijët, të shpallur bashkë me të “non grata”.
    Berisha: Lajm rajonal i Shqipërisë, por dhe në botë, është lajmi në të cilin DASH i SHBA-së i drejtuar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shpreh qëndrimin e tij në përgjigjen e dhënë një gazetari të njohur, se ai nuk përkrah dhe nuk mbështet vendimet politike, apo qëndrimet politiziuese të administratës së Biden, në këtë rast për Sali Berishën.
    Në këtë mënyrë DASH jep përgjigjen më të fuqishme atyre përpjekjeve që u bënë për një Shqipëri pa opozitë nga Edi Rama në mendësinë e etërve të tij, Xhorxh Soros dhe Antoni Blinken.
    Ky vendim i një rëndësie të madhe, shkëputjes dhe mospranimit të vendimeve politizues, përpjekjeve të administratës së mëparshme që për shkak të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Sorosit, të ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi, aty ku e kanë vendin.
    Me këtë rast, unë falënderoj DASH, sekretarin Rubio, administratën e re dhe presidentin Trump për këto qëndrime jashtë zakonisht të rëndësishme, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të forcave antidemokratike, të majta në Shqipëri dhe kudo në botë.
    Ky vendim është gjithashtu një shpërblim i madh për të gjithë ata demokrate e demokratë që në kushtet më të pazakonte qëndruan për kauzën e drejtë, qëndruan për të vërtetën, e cila vonon, por nuk harron.Ky vendim nxjerr edhe njëherë para shqiptarëve dhe botës, fytyrën e shëmtuar të atyre që morën përsipër një akt të tillë, që vendimet politike të godisnin opozitën konservatore në Shqipëri.
    Kur do të udhëtoni drejt SHBA?
    Berisha: Unë vendimin e mora vesh mbrëmë, në të njëjtën kohë që e morët vesh dhe ju. Nuk kisha ndonjë plan për udhëtim dhe natyrisht nuk mund të them se do të udhëtoj këto 2-3 ditë sepse janë ditët e kulmit të fushatës. Sigurisht në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar, por ky vendim nuk humbet vlerë, është një vendim jashtëzakonisht i çmuar.
    A keni marrë përgjigje nga DASH?
    Berisha: Nuk kam marrë asnjë përgjigje nga DASH.
    A ju është hequr non grata?
    Berisha: Pyetja është se, non grata është konsideruar vendim politik, është dënuar, ky është dënim i atij vendimi. Se është tjetër kur shqyrtohet dhe kjo apo ai qëndrim, por është shpallur; vendime të politizuara të administratës Biden, është paekuivok. Pra është e pashpresë.
    A keni aplikuar për vizë?
    Berisha: Unë të kërkoj vizë? Jo nuk kam kërkuar vizë. Unë nuk kam kërkuar vizë, pasi kam lënë detyrën e kryeministrit, në mos gabohem, asnjëherë.

    Top Channel

  • “Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA”, gazetari amerikan tregon përgjigjen që i dha DASH për kreun e opozitës shqiptare

    “Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA”, gazetari amerikan tregon përgjigjen që i dha DASH për kreun e opozitës shqiptare

    Gazetari amerikan Marc Caputo që punon për agjencinë “Axios” i ka bërë një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit nëse kreu i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha mund të vizitojë Shtetet e Bashkuara.
    Në një koment në rrjetin “X” ai thotë: “E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA” – shkruan gazetari që publikon edhe përgjigjen e DASH.
    “Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it” – thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dërguar për gazetarin.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Berisha: Edi Rama çdo minut që kalon je i tepërt në pushtet, më 11 maj do marrësh përgjigjen që meriton

    Berisha: Edi Rama çdo minut që kalon je i tepërt në pushtet, më 11 maj do marrësh përgjigjen që meriton

    Berisha: Edi Rama çdo minut që kalon je i tepërt në pushtet, më 11 maj do marrësh përgjigjen që meriton

    Lideri i Opozitës, Sali Berisha ka lëshuar një tjetër mesazh të fortë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si “të tepërt në pushtet për çdo minutë që kalon”.

    Berisha tha gjatë fjalës së tij se, më 11 maj qytetarët do t’i japin Ramës përgjigjen që meriton, ndërsa akuzoi drejtues lokalë dhe zyrtarë të qeverisë për pasurim të paligjshëm dhe vjedhje të taksave publike.

    Berisha: Le të marrim drejtorët e bashkisë të ‘5D’.

    Djem të ri ata, që vidhnin qindra milionë taksa të qytetarëve të Tiranës dhe së bashku me qeveritarë ndërtonin hotele më të kushtueshme të Shqipërisë.

    Pra miq, nuk është e rëndësishme mosha, është e rëndësishme karakteri, nderi dhe dinjiteti i personit.

    Nuk ka më të rrezikshëm se ata të rinj që janë të çmendur mbas parasë, mbas pasurimit të paligjshëm, mbas përvetësimit të pasurive tuaja.

    Nuk ngopen kurrë ndaj dhe zgjedhjet janë për tu ndarë me ta.

    Por nga ana tjetër theksoj këtu se, politika nuk është si teknologjia. Teknologjia ndërron, ndaj dhe ndërrojnë dhe telefonat.

    Politika është e vjetër, është mijëra vjeçare, është arti i ndikimit mbi njerëzit dhe i përmirësimit të jetës së tyre.

    Njeriu është njeri.

    Ata që tentuan të krijojnë njeriun e ri, ata përfunduan në kalendat e historisë. Por në të gjitha kohërat, njeriu i qytetëruar që kur ka dalë nga primitivizmi ka mbetur njeri i virtyteve, njeri i integritetit dhe i dinjitetit njerëzor.

    Ndaj dhe sot i them Edi Ramës, e vërteta është se çdo minutë që kalon je i tepërt në pushtet, 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton.

    Unë e kuptoj që ai do të vjedhë prap, unë e kuptoj që ai nuk ngopet, por shqiptarët do i thonë me 11 maj, mjaft, është radha jonë, është radha jonë.

    Ndryshim, ndryshim, është radha jonë.

    Fitore, fitore.

    Rroftë Pogradeci, rroftë Shqipëria!

  • Sondazh i news24 me kompaninë e njohur italiane Notosondaggi

    Sondazh i news24 me kompaninë e njohur italiane Notosondaggi

    News24 në bashkëpunim me kompaninë e njohur italiane Notosondaggi të përfaqësuar nga eksperti Antonio Noto sollën sondazhin e parë këtë të hënë, 14 prill, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, me 2005 të intervistuar në të gjithë vendin dhe të grupmoshave të ndryshme.
    Pyetjes: Në veçanti jeni i mendimit që kategoritë shoqërore janë më mirë ose më keq se 4 vite më parë?

    Për “sipërmarrësit”, 41% e të anketuarve mendojnë se jetojnë më mirë se 4 vite më parë dhe 24% mendojnë se jetojnë më keq. 26% mendojnë se gjendja është njësoj dhe 9% janë përgjigjur me “Nuk e di”.
    Për gratë, 37% e të anketuarve mendojnë se jetesa e tyre është “Më e mirë” se krahasuar me 2021 dhe 28% përgjigjen “Më keq”.
    31% mendojnë se mërgimtarët janë “Më mirë” se krahasuar me 2021, ndërsa 24% përgjigjen “Më keq”.
    Për të moshuarit, 31% e të anketuarve mendojnë se jetojnë më mirë, 41% thonë se jetojnë më keq.
    Për njerëzit me aftësi të kufizuara, 22% janë të mendimit se janë më mirë, ndërsa 34% më keq.
    Për të rinjtë, 28% e të anketuarve mendojnë se jetojnë më mirë se 4 vite më parë dhe 41% mendojnë se janë më keq. 28% mendojnë se situata është njësoj dhe 3% përgjigjen me “Nuk e di”.

  • SHBA, adoleshenti autik në luftë me jetën, qëllohet me armë nga policia, skena e përgjakshme shkakton protesta të ashpra

    SHBA, adoleshenti autik në luftë me jetën, qëllohet me armë nga policia, skena e përgjakshme shkakton protesta të ashpra

    Një adoleshent me autizëm po lufton me jetën pasi u qëllua ne armë nga policia e Idahos, duke shkaktuar protesta.

    Siç raportohet nga Daily Mail, oficerët iu përgjigjën një thirrjeje në shtëpinë e familjes së 17-vjeçares në Pocatello të shtunën kur ndodhi shkëmbimi me armë zjarri, tha policia në një deklaratë.
    Oficerët iu përgjigjën raportimeve të dy burrave, njëri prej të cilëve kishte një thikë dhe një gruaje që ishin përfshirë në një përleshje fizike.
    Pamjet e dëshmitarëve okularë tregojnë djalin duke kërcënuar me thikë një grua që besohet të jetë nëna e tij.
    Oficerët shihen duke vrapuar dhe drejtojnë me shpejtësi armët, ndërsa i thonë adoleshentit të zbresë në tokë.
    Por kur adoleshenti ngrihet, policia qëllon me shpejtësi drejt tij.
    Policia tha në një deklaratë të dielën: “Rreth orës 17:22, oficerët iu përgjigjën një rezidence të vendosur në bllokun 700 të N. Harrison në lidhje me një shqetësim fizik të raportuar që përfshinte dy meshkuj dhe një femër. U raportua se njëri nga burrat ishte i dehur dhe kishte një thikë në dorë.
    Policia ka mbërritur në vendngjarje në orën 17:25. Gjatë përplasjes, oficerët janë përfshirë në një përplasje me armë me një mashkull, i cili ishte i armatosur me thikë. “Masat e menjëhershme të shpëtimit u iniciuan nga oficerët për të dyshuarin, i cili më pas u transportua me ambulancë në Qendrën Mjekësore Portneuf nga Departamenti i Zjarrfikësve në Pocatello”.

    Top Channel

  • Bajqinovci jep “myzhde”: I kemi siguruar 61 vota për formimin e Qeverisë, po presim 15 prillin

    Bajqinovci jep “myzhde”: I kemi siguruar 61 vota për formimin e Qeverisë, po presim 15 prillin

    Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, i ka bërë thirrje partive politike opozitare që t’i përgjigjen ftesës së Glauk Konjufcës për një takim konsultativ më 8 prill, në lidhje me formimin e institucioneve të reja.
    Sipas tij, mos përgjigjja e ftesës do të konsiderohej si mos përfillje e institucioneve.
    “Mendoj se partitë opozitare duhet të përgjigjen për këtë takim, sepse më 15 prill presidentja ka thirrur seancën e parë dhe duhet të ketë një marrëveshje. Sipas ligjit, kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve. Mos përgjigjja e ftesës do të nënkuptonte mos përfillje të institucioneve. Unë besoj se ata do të përgjigjen dhe në seancën e 15 prillit do të konstituohet Kuvendi, me zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarëve dhe funksionarëve të tjerë“, ka thënë Bajqinovci.
    Për më tepër, deputeti Bajqinovci nuk ka përjashtuar mundësinë që pas konstituimit të Kuvendit më 15 prill, po atë ditë mund të formohet edhe Qeveria e re, duke theksuar se ata tashmë kanë siguruar numrat e nevojshëm për të krijuar qeverinë.
    “Besoj se i kemi numrat e nevojshëm për kryetarin e Kuvendit dhe për Qeverinë e re. Mendoj se Qeveria e Kosovës do të formohet këtë muaj, dhe besoj se mund të zgjidhet më 15 prill. Megjithatë, ende nuk kemi një konfirmim të plotë, sepse ende nuk jemi mbledhur përfundimisht, por jam i bindur se do të rregullohen të gjitha strukturat e Kuvendit dhe të Qeverisë. Ne do t’i kemi 61 deputetë për krijimin e Qeverisë së re. Megjithatë, nuk bashkëpunojmë me Listën Serbe dhe nuk kemi nevojë për votat e tyre“, përfundoi Bajqinovci.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh