Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama.
Përmes reagimeve në platformën ‘X’, Rama ka falënderuar kryeministrin e Britanisë së Madhe dhe Presidentin e Ukrainës, duke thënë se mezi po i pret në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik.
“Faleminderit, i dashur Keir, dhe mezi pres vizitën tënde historike pasnesër -si kryeministri i parë britanik që zbarkon në Shqipëri për një vizitë”, iu përgjigj Rama Starmerit.
Ndërsa Zelenskyt iu përgjigj kështu:
“Është një nder të numërohem midis miqve tuaj dhe akoma më shumë të qëndroj me Ukrainën në këto kohë vendimtare. Mezi pres t’ju mirëpres këtë javë në Tiranë, e cila është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë”.
Tag: përgjigj
-

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
-

A do të japë dorëheqjen si kryetar i PD pas humbjes në zgjedhje? Ja si përgjigjet Berisha
Kreu i Partisë Demokratike duket se i ka dhënë përgjigje shteruese pyetjes që gazetarët i kanë bërë që prej zbardhjes së rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, se a do të largohet nga kreu i PD pas humbjes në këto zgjedhje.
Në një konferencë për mediat të martën Berisha u përgjigj se betejën për fitoren e PD do ta çojë në fund njeriu që e nisi, pra ai vetë.
“Këtë betejë deri në fitore, ai që nisi do ta bitisi”, iu përgjigj Berisha interesimit të mediave.
Lexo edhe:
Berisha paralajmëron protestë në Tiranë ditën e Samitit të BE: Zgjedhjet u vodhën! -

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
Kryesocialisti Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një përgjigje të qartë.
I ftuar në një emision televiziv, Rama iu përgjigj pyetjes së Fevziut, që solli reagimin e Berishës në rrjete sociale pak minuta më parë, ku shkruante se “Rama nuk vjen në debat sepse e di që pësoi fatin që pati Biden me Trumpin”.
Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për atë që e quan… ai është një buf kënete që sot ka mbaruar fushata e jetës së tij dhe që ditën e diel do marri një mesazh shumë të qartë nga populli shqiptar.Blendi Fevziu: Dje tha që vetëm ai lart më largon nga PD.Edi Rama: Vetëm ai lart e largon një buf nga këneta. Këneta ka nevojë për bufin e vetë.Blendi Fevziu: Ore pse nuk del në debat?
Edi Rama: Nuk ka asnjë shans që një katran me bojë që nuk ka lënë të gjallë e të vdekur të shtëpisë time pa e marrë zvarrë, të ketë fatin që unë t’i jap 1 minutë nga prania ime. Është tërheqje zvarrë e të vdekurve dhe të gjallëve të familjes time në mexhelis duke i pështyrë për hesapet e tij të ndyra politike. -

Takim me profesionistët e lirë në Vlorë, Gjiknuri: Iu bashkova PS-së në 2005 kur shumë iknin
Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, zhvilloi një bashkëbisedim me profesionistë të lirë, të rinj e të reja të qytetit të Vlorës.
Takimi u organizua në një format të veçantë dialogimi, ku të pranishmit treguan interes për të ndarë me Gjiknurin ide mbi zhvillimin e mëtejshëm të qytetit dhe integrimin në këtë proces të të gjithë aktorëve që operojnë në qytet.Gjiknuri, iu përgjigj interesimit të profesionistëve mbi faktin se kur e ka nisur angazhimin e tij politik, pyetje të cilës Gjiknuri i’u përgjigj se “rrugën time politike e kam nisur në vitin 2005, pikërisht në kohën kur Partia Demokratike në parlament formonte qeverinë e re. Partia Socialiste ishte në opozitë, kohë kur shumë iknin nga partia, ndërsa unë atëherë u bëra pjesë e pandarë e PS, duke e cilësuar kohën e duhur për të dhënë kontributin tim në parti. Është pjesë e karakterit tim që kur të tjerët ikin, unë vij“.
Pyetjes se çfarë mund të bëhet për të rinjtë e qytetit dhe si të bëhen ata faktorë të jetës në qytet, Gjiknuri i’u përgjigj duke theksuar se:
“Vlora është epiqendër zhvillimi, me aeroport, me port marine, Vlora që ka një të ardhme të jashtëzakonshme. Të gjitha këto perspektiva zhvillimi kanë patjetër nevojë të të rinjtë e këtij qyteti, të cilët do të zhvillojnë profesionet e tyre. Kapacitetet turistike që do të zhvillohen, do të kërkojnë patjetër programe të cilat do t’i nxisin të rinjtë për tu bërë pjesë e këtij zhvillimi, duke qendruar në Vlorën ku do ndërtojnë të ardhmen e tyre“. -

“Lulin e kam zemër”, Rama ironizon opozitën: E kaloj oqeanin sa herë të dua! Nuk jam zgjedhur të punoj me lopatë
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka komentuar kundërshtarët e vet politikë, gjatë rubrikës “Sy m’sy” ditën e sotme.
I pyetur pse merret kaq shumë me Bashën dhe Berishën, Rama u përgjigj: Jemi në një fazë ku duhet të marrim një vendim të gjithë së bashku. As nuk i kam përmendur, as jam marrë me ata, por do merren me ata içik se kemi zgjedhje si thua tani ti, edhe me 7 herë 7 do merrem se e kam zemër.
Në një tjetër koment, ndjekësi e pyet Ramën me ironi se pse ai flet kaq shumë.Rama u përgjigj duke thënë: Unë flas, sepse unë nuk jam zgjedhur të punoj me kazmë, jam zgjedhur që të udhëheq të dëgjoj, analizoj, studioj, që të debatoj dhe patjetër që të komunikoj, të përpiqem të kuptoj dhe të më kuptojnë.
Ndërsa sa i përket Berishës, i cili është i shpallur “non grata” nga SHBA, Rama u përgjigj me ironi: Mos ma qaj hallin fare, oqeanin e kaloj sa herë të dua. Edhe për tu takuar me të gjithë atje që janë në anën e shtetit amerikan, edhe për të shkuar për të parë ndeshje basketbolli. Pa merak, rri i qetë. Pyet të tjerët./vizionplus.tv -

“Do merrni Noc Rrokun”, Rama sherr me komentuesin: Më 11 maj kam frikë se do zhgënjehesh
Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjetet sociale iu përgjigj një komentuesi që i tha se më 11 maj do të marrin Noc Rrokun. Por, kreu i qeveris ëi bëri thirrje që të investojë për të marrë pasaportën europiane, ndërsa theksoi se ka frikë se më 11 maj do të zhgënjehet nga rezultati i zgjedhjeve.
“Kam frikë se do zhgënjehesh se po bën tifozin, ndërkohë që duhet të bësh njeriun e interesuar për të marrësh atë që të takon nga 11 maji. Është të investosh për pasaportën europaine dhe ta marrësh atë pasaportë. Tifozllëkun ke kohë ta bësh, po atë pasaportën merre, mos e lë. Dhe atë pasaportë ta jep vetëm ky që po të flet bashkë me partinë te numri 5”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, iu përgjigj edhe një komentuesi që shkruante se nuk ka asnjë program elektoral. Rama deklaroi se pjesë e programit është edhe anëtarësimi në BE.
“Nuk kemi asnjë program? Po mirë, futja në BE nuk të duket program. Ti mendon se në BE futesh pa pasur program për çdo fushë? Të merret BE dhe thua që zgjidhni mes meje dhe bufit të kënetës? Përkundrazi. Megjithatë, edhe më e bukura është se ju që thoni s’ka program, kur ne flasim për program nuk e dëgjoni hiç”, tha kryeministri.
Një tjetri që e pyeti se si do të rikëmbëhet ekonomia, kryeministri iu përgjigj:
“Po të ishte kështu, rrogat nuk do shkonin lart e më lart, vlerësimet e institucioneve nuk do të shkon lart e më lart. Por, ti i përket një kampi tjetër, ku merret aroma dhe mendja pa mendje e kënetës”. -

Rama i përgjigjet komentuesit që i kërkon foto me Bashën: Fizikisht nuk puqemi
Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës ‘Sy m’sy’, iu përgjigj një komentuesi që e pyeti nëse do të bëjë foto me Lulzim Bashën, duke iu referuar videove me këngë dhe ironi ndaj njëri-tjetrit.
“Me Lulin kur e keni lënë për foto se pyet një shok në diasporë?”, shkruan një komentues.“Për foto nuk e di se fizikisht nuk puqemi por zemrën e kemi të lidhur. Jemi të lidhur me zemër, por vetëm se nuk jemi larg syve dhe larg zemrës. Jemi larg syve dhe sytë në zemër”, iu përgjigj Rama.