Tag: përgjigj

  • ASAP Rocky thyen heshtjen, çfarë tha për martesën me Rihannën

    ASAP Rocky thyen heshtjen, çfarë tha për martesën me Rihannën

    ASAP Rocky shtoi thashethemet se mund të ishte martuar me Rihannën kur iu përgjigj një gazetari në lidhje me marrëdhënien e tyre. Në një intervistë ai u pyet nëse mezi priste dasmën e tyre. Reperi u përgjigj:
    “Si e di që nuk jam tashmë burri i saj?” pa konfirmuar asgjë në lidhje me statusin e tyre të marrëdhënies. 36-vjeçari më pas foli hapur për jetën e tyre të përditshme dhe shpjegoi se jeta e tyre e ngjeshur profesionale nuk ndikon në dinamikën e familjes së tyre.
    “Ne nuk flasim shumë për punën, sepse jemi të gjithë për të gjithë ditën, çdo ditë. Kur kthehesh në shtëpi, bëhet fjalë për familjen tënde, marrëdhënien tënde, shtëpinë tënde. Nuk ka të bëjë me gjithçka tjetër“, shpjegoi ai.
    Çifti, i cili e bëri publike lidhjen e tyre në fund të vitit 2019, është në pritje të fëmijës së tyre të tretë, pasi tashmë kanë mirëpritur djemtë RZA dhe Riot. ASAP Rocky tha se nuk e dinë gjininë e fëmijës së tyre të tretë, por pranoi se shpreson të jetë vajzë. “Ndjej se do të jetë vajzë. Kjo shtatzëni është shumë e ndryshme nga të mëparshmet. Mund ta kuptosh nga përvoja”, tha ai.
    Reperi më parë e quajti Rihannën “gruan” e tij në një intervistë me Mystery Fashionist, ndërsa vitin e kaluar vetë këngëtarja nxiti thashethemet për martesë duke folur për jetën e saj në shtëpi dhe familjen që kanë krijuar së bashku.
    Në maj të vitit 2025, Rihanna dhe ASAP Rocky morën pjesë në Met Gala, ku një gazetar e pyeti këngëtaren nëse ajo dhe ASAP Rocky kishin ndonjë lajm për të ndarë me fansat e tyre, si për shembull një martesë sekrete. “Jo, vajzë, a nuk e di që unë i mbaj sekretet shumë mirë?” u përgjigj themeluesja e Fenty Beauty.

  • Studimi/ ChatGPT iu përgjigj gabim pyetjes së famshme të Sokratit

    Studimi/ ChatGPT iu përgjigj gabim pyetjes së famshme të Sokratit

    Një studim i Universitetit të Cambridge zbuloi se ChatGPT ka vështirësi në sfidat matematikore, duke bërë gabime në problemin e njohur platonik të “dyfishimit të katrorit”, ashtu si do të bënte çdo nxënës.
    Studimi, i botuar në International Journal of Mathematical Education in Science and Technology, tregoi se si ChatGPT-4 u përgjigj një prej problemeve më të vjetra matematikore, dyfishimit të katrorit, që përshkruhet nga Platon te dialogu i tij “Menoni”. Në këtë dialog, Sokrat i udhëzon një djalë rob që të zbulojë se katrori i ri duhet të ketë anët e barabarta me diagonalen e katrorit fillestar, duke demonstruar natyrën e brendshme të njohurisë.
    Përgjigja e ChatGPTHulumtuesit paraqitën ChatGPT-4 me të njëjtën sfidë, duke përdorur pyetje të tipit sokratik dhe variante që mund të ishin qëllimisht të pasakta të problemit. Në vend që të përdorte zgjidhjen gjeometrike të regjistruar tashmë, modeli improvizoi me metoda algebrike, duke çuar në gabime të ngjashme me ato që mund të bënte një nxënës. Vetëm pas një udhëzimi të vazhdueshëm, ai sugjeroi përgjigjen e saktë gjeometrike.

    Rezultatet e studimit zbuluan se përdorimi i inteligjencës artificiale në arsim kërkon kujdes të veçantë. Siç thekson matematicieni Andreas Stilianidis, nxënësit nuk mund ta konsiderojnë automatikisht si të saktë çdo përgjigje të ChatGPT dhe duhet ta verifikojnë vazhdimisht atë. Ky studim tregon se si inteligjenca artificiale funksionon në mënyrë të ngjashme me mendjen njerëzore, duke eksperimentuar, supozuar dhe bërë gabime, një zbulim që mund të ketë ndikim të madh në të ardhmen e mësimdhënies së matematikës.
    /vizionplus.tv

  • Vetëvrasja e shqiptarit në anije, “Home Office” nuk iu përgjigj shqetësimit për shëndetin e tij

    Vetëvrasja e shqiptarit në anije, “Home Office” nuk iu përgjigj shqetësimit për shëndetin e tij

    Home Office nuk iu përgjigj shqetësimeve të ngritura për shëndetin mendor të një të riu shqiptar që humbi jetën në anijen e akomodimit për azilkërkues, Bibby Stockholm. Kjo u bë e ditur gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në Bournemouth, Dorset.
    Ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se Leonard Farruku, 27 vjeç, nga Shqipëria, vdiq si pasojë e kompresionit në qafë dhe varjes me litar. Ai kishte jetuar fillimisht me dy kushërinjtë në Britaninë e Madhe, para se të transferohej në një strehim të administruar nga Home Office për azilkërkuesit, Clearsprings Ready Homes.
    Shefja e ekipit të mbrojtjes sociale, Nia Dowd, tha se kishte dërguar një email urgjent për Home Office, duke ngritur shqetësime për gjendjen e rënduar të tij mendore. Ajo tregoi se Farruku kishte shfaqur sjellje agresive gjatë verës së vitit 2023, përfshirë dëmtim të mobilieve, konflikte me banorë të tjerë dhe bërtitje ndaj stafit.
    Në gusht të atij viti, ai kishte shfaqur edhe sjellje të reja, mes tyre komente me natyrë seksuale ndaj një gruaje. Më 12 dhjetor 2023, ai u gjet pa shenja jete në një kabinë dushi në bord të Bibby Stockholm, e ankoruar në portin Portland të Dorset.
    Motrat e tij, Marsida Keçi dhe Jola Dushku, ngritën pikëpyetje se përse Leonard Farruku u lejua të zhvendosej në atë anije, duke qenë se kishte vuajtur nga probleme të rënda të shëndetit mendor pas humbjes së prindërve.
    Hetimi dëgjoi gjithashtu se Farruku kishte kërkuar të kthehej në Shqipëri për të marrë trajtim, por më pas kishte ndryshuar mendim. Ai kishte refuzuar edhe dërgimin e tij te shërbimet e specializuara, si dhe nuk ishte paraqitur kur një ekip i ndihmës së parë u dërgua për ta ndihmuar.
    Megjithatë, para mbylljes së hotelit ku qëndronte, Home Office e transferoi atë në Bibby Stockholm më 3 nëntor, bashkë me disa burra të tjerë, pa e marrë në konsideratë situatën e tij.
    Dowd tha se kishte theksuar përfshirjen e Farrukut në “shumë incidente” në emailin dërguar qeverisë, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Ajo shtoi se nuk kishte mundur ta ndiqte më tej rastin, pasi kishte qenë jashtë pune për një periudhë kohe.
    Ajo mësoi për vdekjen e tij vetëm përmes gazetave. E pyetur nëse Home Office kishte kontaktuar ndonjë koleg të saj në Clearsprings për këtë rast, Dowd u përgjigj: “Nuk besoj se dikush e bëri”.
    Hetimi mbi këtë ngjarje vijon.

  • Arbana apo Ledioni? Ja si u përgjigj Ilir Shaqiri

    Arbana apo Ledioni? Ja si u përgjigj Ilir Shaqiri

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Kështu flisnin burrat e shqiptarisë

    Kështu flisnin burrat e shqiptarisë

    Ismail Qemali:Kujt i takon vendi?

            Njëri nga delegatët që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë, iu drejtua Ismail Qemalit:- Më duket s’e ka vendin aty Luigj Gurakuqi, në krye të dhjetë-pesëmbëdhjetë mësuesve dhe të tri katër shkollave. Ai duhet të ishte së paku ministër i Luftës.         Ismail Qemali, duke qeshur, iu përgjigj:         – Luigj Gurakuqi, në krye të gjeneralëve të tij arsimtarë, do të luftojë kundër armikut më të tmerrshëm e më të rrezikshëm të popullit tonë qe tash sa shekuj është ulur këmbëkryq në vatrat tona; kundër errësirës dhe padijes. Sepse duhet ta dish, mik i dashur, se një komb pa dije e arsim është gjysëm i lirë. Pra, jo ministër po kryeministër të luftës e kemi zgjedhur Gurakuqin. Më thuaj tani, kujt nga ne, përveç atij, i takonte ky vend?

    Mos kini frikë, zotëri… Pas shpalljes së Pavarsisë, më 1912, një gazetar anglez e pyeti Heroin e Popullit Ismail Qemali:        – Si do t’i bashkoni në një shtet katolikët e Veriut me myslimanët e Shqipërisë së Mesme me ortodoksët e Jugut?       Dhe Ismail Qemali ia priti:        – Mos kini frikë, zotëri. Ata janë bashkuar e bërë njësh prej kohësh, përmes kultit të të njëjtit atdhe, të cilin e kanë në zemër prej shekujsh përpara se t’i sillnin të huajt këto besime!

    Shqipërinë e përfaqësojnë shqiptarët

            Në qershor të vitit 1878, para kryeministrit britanik, lordit Bikonsfild, u paraqit përfaqsuesi shqiptar me memorandumin e nënshkruar nga 500 vetë patriotë të Veriut.        – Ç’është kjo Shqipëri? Atë e përfaqëson qeveria osmane.        – Jo, zotëri, – i tha ai. – Shqipëria nuk mund të përfaqësohet nga qeveria osmane, por nga vetë shqiptarët. Ne nuk jemi as duam të jemi osmanllinj, por do të luftojmë me të gjitha forcat kundër cilitdo që do të kërkonte të na mbante në robëri. Ne duam të jemi vetëm shqiptarë.       – Këto fjalë i thua ti?       – Jo, këto i ke të shkruara këtu në memorandumin që të dorëzoj…

    Ne nuk jemi kokëfortë!

            Kur delegacioni shqiptar shkoi në Londër për t’i paraqitur ministrit të jashtëm anglez lordit Grei kërkesat e drejta të popullit shqiptar, ky i fundit i tha Ismail Qemalit:        – Ju shqiptarët jeni shumë kokëfortë dhe kërkoni me çdo kusht të përmbushni kërkesat tuaja.        – Në qoftë se ju e quani kokëfortësi mbrojtjen e atdheut, të tërësisë tokësore dhe të drejtave të popullit, bir i të cilit je, pa u tutur nga askush, – atëherë dijeni, se këtë kokëfortësi shqiptari e ka pasur, e ka dhe do ta ketë sa të jetë bota.        Patrioti Ismail Qemali thoshte:       “Unë shpresën nuk e kam te bejlerët e te arhondët që kërkojnë të fitojnë princllëke. Shpresa ime është në të zotët e opingave, të cilët janë të zotët e vërtetë të Shqipërisë”.

    Po ti, përse fut hundët në punët tona?

            Kur kryeministri i qeverisë osmane mori vesh se më 28 Nëntor 1912 shqiptarët kishin shpallur pavarësinë e Shqipërisë dhe shkëputjen e saj nga osmanllinjtë, i dërgoi këtë telegram kërcënues Ismail Qemalit:       – Me ç’të drejtë guxove të shpallësh pavarësinë e Shqipërisë?       Dhe Ismail Qemali, pa vonuar, ia ktheu përgjigjen:       – Po ti, me ç’të drejtë guxon të fusësh hundët në punët tona?

    Isa Boletini

           Ismail Qemali kur vajti në Londër për t’u takuar me Kryeministrin e Anglisë, e shoqëronte Isa Buletini.       Isa Buletini në brez kishte vënë dy kobure.       Mirëpo, kështu të armatosur nuk e linin të hynte në kryeministri dhe bënë fjalë me të. Ismail Qemali i bëri me shenjë të dorëzonte armët.       Këtë punë e mori vesh edhe kryeministri e, në bisedim e sipër, si me të qeshur i tha Isa Buletinit:       – Sido që të jetë e çarmatosëm edhe shqiptarin.       – Shqiptarët s’ka burrë t’i çarmatosë – u përgjigj Isa Buletini dhe nxori koburen tjetër që kishte fshehur.

    Flamuri është i shqiptarëve

             Kur Isa Boletini po kalonte nëpër Myzeqe, në krye të trimave të tij kosovarë, për të ardhur në Vlorë më 28 nëntor 1912, një lajmëtar i doli përpara dhe i tha:         – Baca Isa, Ismail Qemali po ju pret. Ai e ngriti flamurin e Shqipërisë në Vlorë.         Dhe Isai, mendueshëm, iu përgjigj:         – Jo vetëm të Shqipërisë, more bir, por flamurin e të gjithë shqiptarëve kudo e nën këdo që të ndodhen. Ai është flamuri i të gjithë atyre që flasin shqip e kanë në dej gjak shqiptari. Dhe këtë do ta ruajnë e do ta mbajnë gjithmonë kudo që të ndodhen.

    Të pret me muzikë e të vret me thikë

             I dërguari i Stambollit i shkoi në shtëpi Isa Boletinit dhe e pyeti përse nuk doli ta priste Sulltan Reshatin kur ai erdhi në Kosovë në korrik të vitit 1911.         – Nuk mund të vija se ju më kërkuat të dorëzoja armët!         – Pse, nuk u zure besë fjalëve të sulltanit?         – Unë i zë besë vetëm grykës së pushkës që mbaj me vete. Sulltanët të kanë pritur gjithmonë me muzikë e të kanë vrarë pas shpine me thikë.

    Nuk u bie në gjunjë as për kryet e nëntë djemve

             Një ditë të bukur korriku të vitit 1908, kur dy djemtë e Isa Boletinit po ktheheshin në Shqipëri nga Stambolli, xhonturqit ia mbajtën peng, sepse Isai nuk kishte pranuar të shkruhej anëtar i xhemijetit. Ata e kërcënuan Isanë duke i dërguar lajmin: ose të zbriste në Mitrovicë e të shkruhej anëtar i xhemijetit, ose nuk do t’i shihte kurrë djemtë e tij.         Dhe Isa Boletini u dha këtë përgjigje:         – A, kaq për zemërpakët më mbani sa t’u bie në gjunjë për kryet e dy djemve të mi? Jo, unë nuk bie në gjunjë as për kryet e nëntë djemëve të mi…

    Sidoqoftë detyra e tij është e një shërbëtori

             Një ditë Isa Boletini u nis tek bashqatipi i Sulltanit për të protestuar kundër ndjekjeve politike që i bëheshin popullit kosovar. Portjeri, Halil-aga, të cilit edhe ministrat ia kishin frikën dhe i bënin komplimente, kur Isai deshi të hynte brenda i tha në mënyrë kategorike:         – Është e ndaluar!         Kur Isai u nis drejt derës Halil-aga e kapi për krahu. Atëherë Isai e kapi nga mesi dhe e rrokullisi tatëpjetë shkallëve. Natyrisht u dëgjua shamata dhe dolën të gjithë nga zyrat, me bashqatipin në krye dhe panë Halil-agën në fund të shkallëve.         Isai, si pa të keq, hyri në zyrën e bashqatipit.         – E këshilloni shërbëtorin që t’i dallojë njerëzit, – i tha.         – Nuk është shërbëtor, por njeri me gradë të lartë që kryen detyrën e portjerit.         – Sidoqoftë detyra e tij është e një shërbëtori – ia preu Isai.

    Nuk i dorëzoj mysafirët e shtëpisë sime

             Nga fundi i vitit 1903, dy rekrutë të krahinës së Mitrovicës patën ikur nga Shani i Bagdatit në Stamboll. Me të zbritur në një lagje të Stambollit, ata pyetën dhe gjetën shtëpinë e Isait, e cila gjendej nën vëzhgimin e policisë së Sulltanit. Kështu policia e mori vesh ku ishin strehuar dy rekrutët që kishin braktisur shërbimin ushtarak. Ajo kërkoi dorëzimin e tyre.         – Më kanë ra në shtëpi dhe janë të lodhur. Janë të njohurit e mi dhe, kur të çlodhen, do të merremi vesh – u tha ai policëve.        Pas një jave shkoi vetë komandanti i policisë Hasan Pasha. Ai i kërkoi Isait dy rekrutët për t’u gjykuar nga Ministria e Luftës.        – Ju duhet t’i kishit zënë kur rekrutët u nisën nga Shani në Stamboll, tani është turp për ju që i kërkoni dhe turp për mua që t’i dorëzoj. Për ngjarjen u njoftua Sulltan Hamiti. Ai me një letër urdhëroi të dorëzoheshin të dy rekrutët. Isai iu përgjigj:        – Djelmoshat janë bij të bjeshkës së Kosovës që nuk e durojnë dot vapën arabike dhe më parë të më vijë vdekja mua se sa të dorëzoj mysafirët e shtëpisë sime.

    Rrapo Hekali:Një qind herë më mirë se ju

            Bejlerët e Jugut, të shqetësuar nga luftrat e Rrapo Hekalit, i thanë njëherë:        – Pa na thuaj, ore, si do të qeveriset vendi me një tufë leckamanësh që ke grumbulluar rreth vetes?        – Njëqind herë më mirë se ç’e qeveris Sulltani me një tufë kusarësh, maskarenjsh si ju – ua përplasi në fytyrë përgjigjen Rrapo Hekali.

    Shtjefën Gjeçovi:Gjuha e kombi shqiptar nuk vriten…

            Një natë para se shovinistët serbë t’i zinin pusi dhe ta vrisnin pabesisht mësuesin Shtjefën Gjeçovi, ai i mblodhi nxënësit në shkollën e tij, në fshatin Zym të Prizrenit dhe u përsëriti, si gjithmonë pas çdo mësimi, këto fjalë:        “Shqypnia asht vendi ku kena le e na jena vetëm shqiptarë. Gjuha jonë asht shqypja. Këto mos i harroni kurrë, fëmijë të dashur”.        Dhe atë mbrëmje, kur do të kthehej për në shtëpi, rojtari i shkollës i tha:        – Ruaju, zotni Shtjefën. Armiqtë të kanë vu në shenjë e nuk e durojnë këtë shkollë shqipe!        – Ani ç’ka!, – u përgjegj duke qeshur Gjeçovi – Mua edhe mund të më vrasin, por gjuhën dhe kombin shqiptar nuk do të mund t’i vrasin kurrë…

    Shahin Kolonja:Edhe këtë e dimë…

            Shahin Kolonjën, publiçistin e shquar e demokrat, në kohën kur ai drejtonte gazetën “Drita” të Sofjes, e pyeti një personalitet i vendit.        – A e dini se Shqipëria ka shumë armiq dhe se ju do ta keni shumë të vështirë t’i dilni zot çështjes suaj?        Dhe ai u përgjigj:        – Që Shqipëria ka pasur gjithnjë shumë armiq, këtë e dinim; që ka ende shumë armiq, prapë këtë e dimë; por që ne jemi mësuar të luftojmë e t’i mundim gjithnjë armiqtë, edhe këtë e dimë!

    Sulejman Vokshi:Malet e Shqipërisë nuk mund t’i varni e as t’i vrisni.

            Pasi osmanllinjtë e zunë në pabesi udhëheqësin ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Sulejman Vokshin, e dënuan me vdekje në litar.        Kryetari i gjyqit ushtarak të Prizrenit e pyeti:        – Ke gjë për të thënë;        Sulejman Vokshi, duke shikuar me përbuzje, i tha:        – Po, kam. Mua mund të më vrisni e të më varni, se unë, një jam, por malet e Shqipërisë, ku luftojnë trimat për liri, as nuk mund t’i varni e as t’i vrisni kurrë.

    Pashko Vasa:Të mësojmë gjuhën dhe të ruajmë atdheun

          – Çfarë të shtyu të shkruash këtë vjershë? – e pyetën Pashko Vasën kur ky e lexoi për herë të parë poezinë “Shqypni, e mjera Shqypni!”        – Dy gjëra më bënë që t’i derdh këto mendime në letër. E para, që shqiptarët për ta lexuar të përpiqen të mësojnë gjuhën shqipe, dhe e dyta, pasi ta kenë lexuar, të kuptojnë më mirë se këtij vendi i duhet dalë zot deri në pikën e fundit të gjakut. Dhe të tillë ka shumë!

    Memet Beci:Predikon paqe dhe përgatitë luftë

            Kundër forcave shqiptare, për mbrojtjen e Ulqinit, të udhëhequr nga Memet Beci, Mehmet Gjyli dhe Isuf Sokoli, morën pjesë jo vetëm repartet malazeze dhe osmane, por edhe flota britanike.        Kur pa anijet angleze në ujërat e Ulqinit, Isuf Sokoli u tha bashkëluftëtarëve të tij:        – Kjo Anglia në njërën anë thotë se do t’u jap popujve lirinë, në anën tjetër dërgon flotën për të na detyruar të zgjedhim midis skllavërisë dhe vdekjes. Kjo politika angleze, e re apo e vjetër, qënka gjithmonë njësoj: predikon paqen dhe përgatitë luftën!

    Konstandin Kristoforidhi:Vegjëlia

            Kur e pyetën Kristoforidhin nëse duhej t’u besonin feudalëve të mëdhenj shqiptarë që ishin afruar me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, më 1880, ai u përgjigj:        – Në thënçim për bejlerët, agallarët e zotërinjtë, ata nuk japin asnjë ndihmë, sepse kanë frikë Portën e Lartë se u heq privilegjet, kurse dhespotët, priftërinjtë e të parët e besimeve të tjera, janë e kanë qënë kundër besimeve të popullit.       Ndërgjegja kombëtare duhet të bazohet vetëm te njerzit e kulluar, dhe ata janë: vegjëlia!

    Jeronim De Rada:Jo, kundër interesave të vendit tim.

            Në gazetën “Flamuri i Arbërit” Jeronim De Rada, poeti e patrioti i shquar arbëresh, shkruante artikuj të zjarrtë në mbrojtje të çështjes shqiptare në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.        Një funksionar i huaj erdhi dhe e takoi dhe i premtoi shuma të mëdha mjaft që ai të mos e përdorte gazetën e tij për çështjen shqiptare.        Dhe De Rada ia përplasi në fytyrë:        – Sikur të më dhuronit gjithë botën, megjithëse jam shumë i varfër, nuk do të vihesha në shërbim të askujt, kundër interesave të vendit tim, bijt e të cilit jemi ne.

    Jakup Feri:Trim është ai që ka të drejtë!

            Në janar të vitit 1880, në afërsitë e fshatrave Velikë e Pepicë, vojvoda i malit të zi, në krye të 12 mijë ushtarëve, u spraps para qëndresës së 8 mijë luftëtarëve shqiptarë të Plavës e Gucisë. Një gazetar i huaj iu afrua Jakup Ferit, njërit nga udhëheqësit e kryengritjes dhe e pyeti:        – Ju ishit më pak në numër e më keq të armatosur. Si mundët t’i thyeni malazezët?        – Kur malazezët luftuan kundër osmanllinjve, për të mbrojtur vendin e tyre, treguan trimëri të madhe dhe e thyen armikun, sepse kishin të drejtë. Ne i dërrmuam sepse sulmuan vendin tonë dhe fituam, se kishim të drejtë. Trim nuk është ai që kërkon të marrë gjënë e huaj, por ai që mbron të vetën me gjakun e tij.

    Idriz Seferi:Kush është gjenerali?

            Të mahnitur nga qëndresa heroike që u bënë kryengritësit kosovarë ushtrive osmane në grykën e Kaçanikut më 1910, gazetarët e huaj po kërkonin me ngulm cili ishte ai gjeneral i famshëm që i drejtonte. Kur u gjetën përpara, udhëheqësit trim Idriz Seferi, e pyetën:        – Ti je gjenerali i kësaj qëndrese të pashembullt?        Idrizi, duke fërkuar mustaqet u përgjigj:        – Si unë, këtu janë të gjithë, sepse armën kundër armikut ua ka mësuar nëna që në djep. Të gjithë shqiptarët janë gjeneralë kur luftojnë për vendin e vet, por në vend të gradave në supe kemi armët e brezit.

    Hil Mosi:Edhe gratë luftojnë si burrat

            Kur një gazetare angleze pa duke luftuar, në Kryengritjen e Malësisë së Madhe, krah për krah burrave edhe gratë, i tha Hil Mosit:        – S’e kisha besuar që kini gra kaq trimëresha!        – Një komb trim e luftëtar si kombi shqiptar, – u përgjigj Mosi – nuk ka si të qëndrojë i tillë vetëm me burrat, në qoftë se edhe gratë nuk janë po aq trimëresha, sepse në prehrin e tyre u rritën ata që i qëndrojnë mburojë Shqipërisë!

    Hasan Prishtina:Në vend të kolltukut, pëlqej kryengritjen.

            Në valën e kryengritjeve të mëdha që shpërthyen në vitin 1911 në Kosovë, kryeministri i qeverisë osmane, Haki Pasha thirri Hasan Prishtinën, “deputetin kryengritës”, siç e quanin ata, dhe i propozoi postin e ministrit, me kusht që ai të hiqte dorë nga kryengritja.        – Parimin tim – u përgjigj ai – nuk mund t’a shkel jo për një ministri, por as për postin e sulltanit. Në vend të kolltukut me turp në Stamboll, pëlqej kryengritjen me armë në dorë në malet e Kosovës.

    Dervish Hima:“Përsërite edhe njëherë, zoti prokuror”

           Pasi e mbajtën të burgosur në Shkodër patriotin Dervish Hima se më 1909 kishte dënuar në një fjalim politikën e xhonturqve, për mungesë avokati e dërguan t’i bëjnë gjyqin në Selanik.        Duke iu drejtuar të pandehurit prokurori e pyeti:        – Faji yt ndëshkohet me vdekje. Fol, ç’ke për të thënë për ato që ke thënë?        – Përsëriti zoti prokuror ato që kam thënë.        Dhe prokurori duke hapur dosjen lexoi: “Ke thënë se xhonturqit janë më të poshtër se qeveria e Sulltan Hamitit dhe se shqiptarët duhet të ngrihen e të marrin armët kundër tyre. Ja vdekje, ja liri.” Ja ç’ke thënë. I mohon apo i ke harruar?        – As i mohoj, as nuk i kam harruar, po kisha dëshirë t’i dëgjoja edhe nga goja juaj. Kështu do të bëjnë shqiptarët. Tani ju bëni tuajën.

    As gegë, as toksë, por vetëm shqiptarë!

            Në mbledhjen e Manastirit në vitin 1910, një nga përfaqësuesit e shquar të asaj kohe për çështjet shqiptare, Dervish Hima, u ngrit e tha:        – Dua të flas për Kosovën. Serbët po derdhin shumë të holla për të shkombëtarizuar vëllezrit tanë dhe thonë se vendësit e Kosovës janë më të shumtit serbë. Kurrë s’mund të bëhet që ne shqiptarët të heshtim duke parë gjithë këto gjëra që bëhen kundër nesh.       Që sot e tutje nuk do të përmendim më fjalën gegë e toskë, por vetëm shqiptarë, sepse gjithë shqiptarë jemi, të gjithë një gjuhë e një gjak kemi, të gjithë një atdhe e një qëllim të lartë kemi i cili është: përparimi i kombit shqiptar!

    Dedë Gjo Luli:Nuk jemi mish m’u shit ndër krraba!

           Në kohën e kryengritjes së Malësisë së Madhe kundër Turqisë, Dedë Gjo Lulit ju desht me u strehue në Podgoricë të Malit të Zi. Krajl Nikolla i Malit të Zi u takue me Dedën e me krenë tjetër të kryengritjes, u fal me të gjithë e ju suell Dedës me miklim:       – Dedë, tesh e ke kohën me u ba mik me mue! Jemi kojshi; pare dhe fyshekë të jap sa të duesh…       Deda i vrani vetullat dhe ju suell:       – Nuk jemi mish m’u shit ndër krraba!

    Nuk kam frikë ta shoh armikun në sy.

           Dedë Gjo Luli, i kapur në befasi nga ushtria serbe, me ndihmën e Gjonmarkajve, u vendos i lidhur para togës së pushkatimit.       – Lidhjani sytë – urdhëroi ushtarët e vet kapiteni serb Gjura.      – Nuk jam tradhëtar i atdheut tim – u përgjigj krenar Dedë Gjo Luli – që të vdes me sy mbyllur pa i hedhur shikimin e fundit dheut që do të më mbajë në gji. Përkundrazi, po vdes kryelartë, se gjithë jetën kam luftuar që vendi im të jetë i lirë. Dhe ju që po shkelni sot këtë vend, të jeni të sigurtë se ky dhé nuk ju mban: ose do të hyni nën të, ose do të largoheni që këtej.     Ja pse nuk kam frikë ta shikoj armikun në sy.

    Pushka top!

          Kral Nikolla kërkonte ta bënte për vete Dedë Gjo Lulin. Për këtë qëllim organizoi një takim në Vrellë, në verilindje të Podgoricës. Dhe aty, duke treguar se gjoja i dhimbseshin malësorët, i tha:      – Or Dedë Gjo Luli, gryka e pushkës sate është e ngushtë, vetëm duke pasur pranë e në krah Malin e Zi të bëhet pushka si grykë topi.      Deda, krenar, ia priti aty për aty:     – Me të vërtetë o Kral, gryka e pushkës time është e ngushtë, por duke u ndodhur midis maleve shqiptare, ato ma bëjnë grykën e ngushtë të pushkës sime më të gjerë e më të fuqishme se grykën e topave të ushtrisë sate.

    Pushkë e ngritur për Shqipërinë

          Nga fillimi i vitit 1913, Dedë Gjo Luli shkoi në Vlorë për t’u takuar me Ismail Qemalin.      Plaku i Vlorës e priti dhe e përcolli me ndere të mëdha. Një i ri, sekretar i qeverisë së re që nuk e njihte Dedën, pyeti Ismail Qemalin:      – Pse ia bëtë gjithë këto ndere këtij malësori?      Plaku u përgjigj:      – Dedë Gjo Luli është pushkë e ngritur për mbrojtjen e Shqipërisë.

    Nga jeta e Dedë Gjo Lulit1860-1915      Udhëheqësi i shquar i kryengritjeve shqiptare kundër pushtuesit të huaj, që dha sinjalin e kryengritjes së madhe të vitit 1911 duke ngritur flamurin në malin e Deçiçit.

    Zjarri i pashuar

          Tregojnë njëherë se Dedë Gjo Luli u takua në Shkodër me Gjon Çobën, i shitur kokë e këmbë tek i huaji.      Gjon Çoba e pyeti Dedën:       – Kam dëgjuar se në Malësi ka filluar të ndizet përsëri zjarri i luftës.      Deda ja priti:       – E kur ka qënë ndonjëherë i shuar zjarri i luftës në malësi kundër armiqve pushtues?

    Ti, zotni, mund të shesësh kopshtin tënd…

           Kur Shkodra më 1913 mbeti nën administrimin e komisionit ndërkombëtar, në një mbledhje të organizuar në Saraj të Shkodrës, admirali anglez Sesil i tha Dedës:       – Hoti dhe Gruda janë mbaruar, duhet të qëndrojnë jashtë kufijve të rinj të Shqipërisë.       Deda u përgjigj si me shpatë:       – Ti, zotni, mund të shesësh kopshtin tënd. Se atë tonin ne as e shesim as e falim, por e mbrojmë me gjak.

    Shqiptari nuk vështron eshtrat, por zemrat…

           Krali i Malit të Zi që deshte të bindë Dedë Gjo Lulin të lejonte ushtrinë e vet të hynte në Shqipëri i tha një ditë:       – Or Dedë, malësorët e tu janë vetëm një grusht eshtrash përpara taboreve të Turqisë. Pranoni ndihmën tonë që të shpëtoni.       Deda ia priti:       – Shqiptari nuk ka parë tek vetja kurrë eshtrat, por zemrën.

    Ne kemi vetëm një flamur.

           Në gushtin e vitit 1910, Dedë Gjo Luli me luftëtarët e vet u ndesh me kral Nikollën në fshatin Vrellë.       – Unë kam miq të mëdhenj, si Rusinë, dhe flamurin tim e njeh gjithë bota – u tha Krali. – Futuni nën hijen e flamurit tim dhe t’i biem së bashku osmanllisë.       – Ta dish mirë o kral Nikolla, se shqiptari nuk ka luftue e derdhur gjak për të ndrrue flamurin e Sulltanit me atë të Malit të Zi, por për të pasë në krye flamurin e Skënderbeut. Pa ty e kemi filluar luftën e pa ty do ta mbarojmë. Ne kemi vetëm një flamur: tonin.

    Kralit nuk i zihet besë.

           Kur plasi kryengritja në Malësi të Madhe në vitin 1911, kral Nikolla i Malit të Zi i dërgoi Ded Gjo Lulit këtë lajm:       – Bini osmanllisë pa frikë, se pas shpinës suaj më keni mua!       Ded Gjo Luli, që ia njihte pabesinë kralit malazes, mblodhi bashkëluftëtarët në kuvend dhe u tha:       – Burra, ta ndajmë ushtrinë dysh. Një pjesë kundër Shefqet Durgut Pashës e tjetrën kundër kralit!       – Pse, a do me hy në luftë me ne krali, a?       – Jo, por kur thotë ai se më ke pas shpine, ai nuk të ruan por të ngul thikën!

    Shqiptari është ah e jo shelg

           Një gazetar i huaj e pyeti Ded Gjo Lulin:       – Si është e mundur që një grusht luftëtarësh si ju të ndeshen me Portën e Lartë?       Trimi i maleve u përgjigj me pak fjalë:       – Shqiptari është ah, nuk është shelg që të përkulet.

    Në krye duhet të jetë flamuri

           Ded Gjo Luli kërkonte një flamur të madh me një shqiponjë të qëndisur në mes:       – O Ded, – i thanë shokët e çetës, – kemi nevoja të tjera më të mëdha.       – Jo, bre burra, – ua priti Deda, – në krye duhet flamuri se ai i ka të tana brenda: besën, zakonet, doket, trimërinë, bashkimin, luftën dhe fitoren. Ai ka gjakun e të parëve tanë që e kanë skuqur dhe duhet e na prije!

    Bajram Curri:Nuk i takon mysafirit të thërrasë të zotin e shtëpisë!

           I dërguari i kryeministrit serb Pashiq erdhi fshehurazi në Shqipëri dhe arriti të bëjë një takim me Bajram Currin, që luftonte maleve. Ai, në emër të Pashiqit, i ofroi para, rrogë të madhe e poste të larta në Serbi, me kusht që të kthehej në Gjakovë e të mos e kundërshtonte pushtimin serb.       Bajram Curri iu përgjigj:       – Thuaji Pashiqit tënd se nuk ka aq para gjithë mbretëria e kralit të Serbisë sa për të blerë Bajram Currin. Dhe lidhur me kthimin në Gjakovë, thuaji se nuk i takon mysafirit të thërrasë të zotin e shtëpisë. Atje do të kthehem vetë, se është vendi im.

    Sami Frashëri        Kur e pyetën rilindasin dhe patriotin Sami Frashëri se si mund ta flakin tej zgjedhën turke shqiptarët, ai tha:       “Turqia me dashuri e me mirësi s’jep gjë kurrë. Prandaj edhe shqiptarëve… me hir s’ka për t’u dhënë gjë. Shqiptarët duhet t’ua marrin turqve me pahir ato që duan”.

    E drejta dhe fuqia

           Kur shkroi kryeveprën e tij madhore “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhet”, e pyetën Sami Frashërin:       – A do të jenë të zotët shqiptarët ta mbajnë e ta ruajnë veten?       – Sigurisht – u përgjigj ai. – Dy gjëra duhen në këtë jetë për të ruajtur e mbajtur me nder atë që të takon: e drejta dhe fuqia. Dhe këto populli shqiptar i ka.

    Me hir e me pahir

           Duke iu përgjigjur pyetjeve të disa gazetarëve të huaj në Stamboll nëse qeveria osmane do t’ia jepte Shqipërisë reformat e premtuara, Sami Frashëri u tha:       “Porta e Lartë me dashuri e me mirësi nuk të jep gjë kurrë. Ajo e do më mirë humbjen e Shqipërisë e ta ndajë në mes armiqve që na rrethojnë, sesa t’ua lërë shqiptarëve ta ndreqin e ta lulëzojnë.       Prandaj meqë sulltani me hir s’ka për të na dhënë gjë, shqiptarët duhet t’ia marrin atij me pahir. Ta kërkojmë me fjalë, por gjithmonë duke mbajtur në dorë pushkën plot”.

    Armiqtë do ta kenë të vështirë të harrojnë

           Kur e pyetën Sami Frashërin në vitin 1899 përse u jepte kaq rëndësi alfabetit të gjuhës shqipe, librave dhe përhapjes së tyre, kur kjo gjë mund t’u sillte rreziqe të mëdha nga ana e qeverisë osmane, ai u përgjigj:       – U jap rëndësi sepse nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë, nuk mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqipe, pa shkronja shqipe e shkolla në të cilat të mësohet shqipja. Kur t’i kemi të gjitha këto, armiqtë do ta kenë të vështirë të harrojnë se populli shqiptar është zot i këtij vendi.

    Çerçiz Topulli:Edhe kjo është tokë shqiptare

           Në gushtin e vitit 1915, të kapur pabesisht, Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli u vunë para togës së pushkatimit të gjeneralit malazez Veshoviç, në fushën e Shtoit në Shkodër.       Para se breshëria e armëve t’i rrëzonte të dy në të njëjtin varr, oficeri malazez i tha Çerçiz Topullit:       – A e shikon se ku po e lini kokën? Në dhé të huaj, në vend që të rrini rehat aty, në vendin tuaj.       Dhe Çerçizi ia priti:       – Ne nuk kemi luftuar për shtëpinë tonë, por për vendin tonë dhe vendi jonë është gjithkund ku flitet gjuha shqipe e jetojnë shqiptarë në trojet e veta. Edhe kjo është tokë shqiptare!

    Themistokli Germenji:Tri dëshirat e fundit

             Themistokli Gërmenjit, para ekzekutimit iu kërkua të shfaqte dëshirën e fundit. Atëherë ai tha:         – Kam tre dëshira njëherësh. Dua të këndoj një këngë burri, veshur me kostum shqiptar, nuk pranoj të më lidhin sytë në kohën e pushkatimit, dhe dua t’i jap vetë xhelatit komandën “zjarr”! /orashqiptare

  • ‘Do mbetesh i bllokuar në këtë rrëmujë politike’, Rama rrëfen këshillën që i dha e ëma para 27 vitesh

    ‘Do mbetesh i bllokuar në këtë rrëmujë politike’, Rama rrëfen këshillën që i dha e ëma para 27 vitesh

    Në intervistën për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama, i cili është në pushtet që prej vitit 2013, ka folur edhe për propozimin që iu bë për të drejtuar Ministrinë e Kulturës në vitin 1998.
    Kryesocialisti ka treguar edhe bisedën që pati me nënën e tij, duke thënë se e ajo i kërkoi që të mos e pranonte postin.
    ‘Telefoni ra dhe u dëgjua zëri i Kryeministrit: “Z. Ministër i Kulturës, doni të qëndroni apo të largoheni përsëri?”
    “Po qëndroj,” u përgjigja. “A keni nevojë për pak kohë për të menduar?” pyeti ai. “Jo,” u përgjigja, “sepse nëse dua, do të largohem përsëri!”. Ishte kaq e thjeshtë. Kur të gjithë ikën, e pyeta nënën time: “Kush mendon se do të jetë Ministër i Kulturës nesër”. Ajo u përgjigj: “Nuk më intereson fare”. Kur e pyeta: “Po sikur të jem unë, mami?” ajo u përgjigj: “Ka qenë një ditë e gjatë, je i lodhur, sensi yt i humorit është i prishur – shko në shtrat”. Por kur e kuptoi se po flisja seriozisht, filloi të qante. Prindërit e mi gjithmonë donin që unë të qëndroja larg politikës. “Çfarë është më keq,” tha ajo mes lotësh, “që babai yt të vdesë, apo që ti të bëhesh ministër?”.

    Unë thashë: “Çfarë duhet të bëj tani, mami”? Dhe ajo u përgjigj: “Shko menjëherë në shtëpinë e Kryeministrit dhe i thuaj se je ngatërruar për vdekjen e babait tënd, merre fjalën mbrapsht”. Thashë se ishte turp, nuk mund ta bëja. “Nëse nuk guxon të japësh dorëheqjen tani”, shtoi ajo, “do të mbetesh i bllokuar në këtë rrëmujë politike për gjithë jetën tënde”, tha ai.

  • ‘Do mbetesh i bllokuar gjithë jetën’, Rama rrëfen bisedën me nënën: Më kërkoi të mos e pranoja postin e ministrit

    ‘Do mbetesh i bllokuar gjithë jetën’, Rama rrëfen bisedën me nënën: Më kërkoi të mos e pranoja postin e ministrit

    Kryeministri Edi Rama në intervistën për revistën gjermane ZEITmagazin, ka folur edhe për propozimin që i erdhi për ministër kulture para shumë vitesh.
    Kryesocialisti ka treguar edhe bisedën që pati me nënë e tij, duke thënë se e ajo i kërkoi që të mos e pranonte postin.
    ‘Telefoni ra dhe u dëgjua zëri i Kryeministrit: “Z. Ministër i Kulturës, doni të qëndroni apo të largoheni përsëri?” – “Po qëndroj,” u përgjigja. “A keni nevojë për pak kohë për të menduar?” pyeti ai. “Jo,” u përgjigja, “sepse nëse dua, do të largohem përsëri!”. Ishte kaq e thjeshtë. Kur të gjithë ikën, e pyeta nënën time: “Kush mendon se do të jetë Ministër i Kulturës nesër”. Ajo u përgjigj: “Nuk më intereson fare”. Kur e pyeta: “Po sikur të jem unë, mami?” ajo u përgjigj: “Ka qenë një ditë e gjatë, je i lodhur, sensi yt i humorit është i prishur – shko në shtrat”. Por kur e kuptoi se po flisja seriozisht, filloi të qante. Prindërit e mi gjithmonë donin që unë të qëndroja larg politikës. “Çfarë është më keq,” tha ajo mes lotësh, “që babai yt të vdesë, apo që ti të bëhesh ministër?”.
    Unë thashë: “Çfarë duhet të bëj tani, mami”? Dhe ajo u përgjigj: “Shko menjëherë në shtëpinë e Kryeministrit dhe i thuaj se je ngatërruar për vdekjen e babait tënd – merre fjalën mbrapsht”. Thashë se ishte turp, nuk mund ta bëja. “Nëse nuk guxon të japësh dorëheqjen tani”, shtoi ajo, “do të mbetesh i bllokuar në këtë rrëmujë politike për gjithë jetën tënde”, tha ai.

  • Mësuesi që “e urrente” Mandelën e mori atë që e meritoi

    Mësuesi që “e urrente” Mandelën e mori atë që e meritoi

    Nelson Mandela

    Kur Nelson Mandela ishte student, një mësues i tij kishte antipati për të dhe e shprehte këtë hapur fare, pa u kursyer në batuta dhe ironi. Mbiemri i tij ishte Peters.

    Një ditë, ky po hante drekë në mensë, kur Mandela erdhi me tabakanë e tij dhe u ul ngjítur me mësuesin. Ai iu drejtua: “Zoti Mandela, ju nuk e kuptoni ndoshta, por një derr dhe një zog nuk ulen kurrë bashkë për të ngrënë”.

    Mandela nuk e humbi kontrollin. Përkundrazi. Ai u përgjigj me qetësi: “Mos u shqetësoni, profesor. Unë do të fluturoj larg tani dhe kaq”.

    Ai shkoi te një tavolinë tjetër.

    Peters nuk e priste atë përgjigje. Të nesërmen në klasë ai bëri këtë pyetje: “Hej, zoti Mandela. Nëse do të ishít duke ecur në rrugë, dhe do gjènit një pako. Brenda saj ka një çantë më dije dhe një tjetër me para, cilën do të zgjídhnit?”

    Pa ngurruar, ai u përgjigj: “Atë me pare, sigurisht”. Peters këtë priste. Duke buzëqeshur, u përgjigj: “Unë në vendin tënd do të kísha marrë atë me dije”.

    Mandela ngriti shpatullat dhe u përgjigj: “Të gjithë marrin atë që nuk kanë, profesor”. Peters në këtë pikë e kíshte humbur toruan, saqë në fletën e testit të Mandelës shkroi “idiot”.

    Ai mori fletën e testit dhe u ul në bankën e tij. Po mendonte për një përgjigje perfekte dhe e gjeti. Disa minuta më vonë, ai u ngrit, shkoi te mësuesi dhe i tha: “Zoti Peters, keni fírmosur fletën e provimit, por nuk më keni dhënë një notë”.

    Përgatiti: ObserverKult

    Lexo edhe:

    MANDELA: VËSHTIRËSITË E JETËS DISA I LODHIN, TË TJERË I FORCOJNË…

    ObserverKult

  • U pyet nëse ishte me Trump vetëm për shkak të pasurisë – rikthehet në vëmendje një intervistë e vjetër e Melania Trump

    U pyet nëse ishte me Trump vetëm për shkak të pasurisë – rikthehet në vëmendje një intervistë e vjetër e Melania Trump

    Intervista e Melania Trump në vitin 1999, në të cilën ajo iu përgjigj akuzave të pakëndshme që qarkulluan kur filloi një lidhje me Donald Trump, u rikthye sërish në vëmendje.

    Modelja që asokohe ishte 28-vjeçare nisi lidhjen Donald (52 vjeçar), dhe diferenca e tyre në moshë ngriti dyshime dhe spekulime rreth motiveve të Melanias për të qenë me të në radhë të parë.

    Duke folur për ABC News, menjëherë pasi të dy u bënë çift publik, gazetari Don Dahler e pyeti Melanian nëse ishte në një lidhje me Donaldin për shkak të pasurisë së tij.

    “E dini, këta njerëz… Ata nuk më njohin”, tha Melania. “Njerëzit që thonë gjëra të tilla, thjesht nuk më njohin”.

    Gazetari u përgjigj: “Epo, nuk ndodh shpesh që të shohësh një modele 26-vjeçare pranë një mekaniku makinash 53-vjeçar”.

    Melania u përgjigj: “E di çfarë, nuk mund të flesh me gjëra të bukura, t’i përqafosh ose të flasësh me gjëra të bukura – një apartament të bukur, një aeroplan të bukur, makina të bukura, shtëpi të bukura – nuk mund ta bësh këtë. Mund të ndihesh shumë bosh. Dhe nëse dikush thotë: ‘Je me atë burrë sepse është i pasur dhe i famshëm’, nuk më njeh”, tha ajo në atë kohë.

    Në të njëjtën intervistë, Melania u pyet nëse e sheh veten në rolin e zonjës së parë në të ardhmen.

    “Po, do të isha shumë tradicionale, si Jackie Kennedy. Do ta mbështesja atë, do të kryeja shumë detyrime shoqërore”, u përgjigj dhe përfundoi: “Do ta mbështesja burrin tim”.

    Gjatë kohës së saj në Shtëpinë e Bardhë, Melania ishte shpesh shënjestër e kritikave – nga padukshmëria e supozuar në jetën politike deri te një keqkuptim i rolit dhe personalitetit të saj.

    Duke folur në Fox & Friends përpara inaugurimit të Donaldit në vitin 2025, Melania iu drejtua përsëri këtyre kritikave.

    “Disa njerëz mund të më shohin thjesht si gruan e presidentit, por unë qëndroj e vendosur në këmbët e mia. Jam e pavarur. Kam mendimet e mia. Kam ‘po’-të dhe ‘jo’-të e mia”, tha ajo.

    “Nuk jam gjithmonë dakord me atë që thotë ose bën im shoq, dhe kjo është në rregull”, vazhdoi ajo. “I jap këshillat e mia, dhe ndonjëherë ai i dëgjon, ndonjëherë jo, dhe kjo është në rregull”.

    Ajo shtoi se ishte gjithashtu autentike gjatë kohës së saj të parë në Shtëpinë e Bardhë: “Isha gjithmonë vetvetja, por publiku nuk më pranoi ose nuk më kuptoi atëherë”.

    Kujtojmë se Donald dhe Melania Trump u takuan në vitin 1998 në një event mode në New York, ndërsa Melania punonte si modele.

    Në atë kohë, Melania ishte 28 vjeçare dhe Donald ishte 52. Pas disa vitesh lidhjeje, Donald i propozoi asaj në vitin 2004 dhe ata u martuan në janar 2005 në një ceremoni madhështore në Palm Beach, Florida.

  • “Dita e parë e shkollës” / Flasin Zegjineja dhe “Neomalësorja”, Xhafaj kritika gazetarëve

    “Dita e parë e shkollës” / Flasin Zegjineja dhe “Neomalësorja”, Xhafaj kritika gazetarëve

    “Besoj se duhet të jeni po aq serioz, saç janë këta që kanë ardhur”, u tha Xhafaj gazetarëve në hyrje të selisë së PS.
    “Unë nuk do bëj mësim dhe ata nuk janë nxënës, janë kolegë të mitë dhe siç ndodh në çdo punë tjetër, dikush që ka një eksperiencë më para mundohet t’ua transmetojë kolegëve. Në mënyrë metaforike është kënaqësia për mua që do të takohem me kolegët e mi që do të ndaj 4 vite në seancë parlamentare”, shtoi ai më tej.
    “Kam disa, por do t’ua jap atyre”, u përgjigj Xhafaj kur u pyet nëse ka një mesazh për të përcjellë për deputetët e rinj.
    Për mediat kanë folur edhe dy nga deputetet më të reja, ajo e qarkut Fier, Zegjine Caushi dhe Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalësorja”, e cila doli fituese nga lista e PS në qarkun e Shkodrës.
    “Ditën e parë të shkollës, jo s’mund ta quajmë shkollë është thjesht një trajnim”, u tha Çaushi gazetarëve, të cilët kërkuan të mësonin nëse ishte entuziaste që po rikthehej në shkollë.
    E pyetur se cili është lektori i saj i preferuar, ligjvënësja e qarkut Fier u përgjigj duke thënë: “Të gjithë janë shumë të mirë. S’kemi një të preferuar. Që nga kryeministri që ishte i pari e deri tek i fundit”.
    Ndërkohë Koçeku deklaroi: “Është akademi dhe kam kënaqësi me qenë pjesë”.  Pyetjes mbi lektorin e preferuar, ajo iu përgjigj: “Për mua janë të gjithë të barabartë”. (A2 Televizion)