Deputeti i PD Saimir Korreshi, ka deklaruar se ka pasur një direktivë nga sekretari i Përgjithshëm i PD dhe kryetari i grupit parlamentar për të mbledhur firmat për kreun e ri të Avokatit të Popullit.
Duke qenë se tani gjithë gjasat janë që Endri Shabani me firmat e mbledhura nga deputetët e PD të zgjidhet në parlament si Avokati i Ri i Popullit, ka shqetësuar deputetët e Partisë Demokratike.
Ngulmimit të gazetarit se cila ishe direktiva e dhënë nga PD nga sekretari dhe kryetari i grupit parlamentar, Korreshi iu përgjigj:
“I dhamë firmat të mos bëhemi të keq me njerëzit. Ne na thanë lirojeni, bëni qoka, do ti’a japim të gjithëve. Ok? Kështu funksionoi, ia dhamë të gjithëve meqëse është edhe Viti i Ri” tha Korreshi.
“Ua tha Gaz Bardhi”, pyeti gazetari, Saimir Korreshin?
“Ku e dëgjove ti Gaz Bardhin. Na e tha Shoku Flamur”, ishte përgjigja e deputetit Korreshi.
“Përtej shakasë”, ngulmoi më tej gazetari.
“Ka pasur kolegë të PD që e kanë dhënë për njërin apo për tjetrin. Ti ke një sekretar të Përgjithshëm dhe një kryetar grupi parlamentar. Merri dhe pyeti ata” u përgjigj Korreshi.
“Ju thatë se ishte direktivë e sekretarit” pyeti gazetari?
“Eshtë pyetur sekretari i PD. Por nëse ka thënë për Endri Shabanin apo ndonjë tjetër, këtë nuk e ka thënë. Këtu pyetja është: a do të kemi një proces” u përgjigj korreshi.
“Çdo kandidat ka pasur një deputet që e ka ndihmuar. Endri Shabanin kush e ka ndihmuar”, ngulmoi gazetari?
“Nuk më kujtohet. Është pak shpejt sa jam zgjuar nga gjumi”, u përgjigj Saimir Korreshi.
Tag: përgjigj
-

“Për Shabanin na tha shoku Flamur që të firmosnim”, Korreshi: Sa jam zgjuar nga gjumi, s’i mbaj mend ca gjëra…
-

“Ai më vrau vëllanë”, gazetari bombardon me pyetje vajzën ‘ilegale’ të Putin: Merre në telefon tani…
vajza ilegale e putin
FRANCË- Një moment i pazakontë ka ndodhur në Francë, ku Elizaveta Krivonogi, që dyshohet të jetë vajza jashtë martesës zyrtare e presidentit rus Vladimir Putin, u sulmua nga një gazetar ukrainas në Paris. Gazetari u shpreh se vëllai i tij ka humbur jetën në Ukrainë, ndërsa përgjegjës bën Putin.
“Tre javë më parë babai yt vrau vëllain tim. Si jeton në Evropë, në këtë kontinent të mallkuar, GayEurope siç e quan ti”, i tha ai fillimisht. 22-vjeçarja iu përgjigj: “Nuk ke leje të më qëllosh”.
Kur gazetari vazhdoi me presionin e tij ndaj Krivonogit, duke e pyetur nëse e mbështeste të atin, 22-vjeçarja u përgjigj: “Çfarë lidhje ka kjo me mua?”.
“Ai është babai yt. Më e pakta që mund të bësh është ta telefonosh dhe t’i thuash të ndalojë bombardimin e Kievit. Mund të vish në Kiev dhe të veprosh si mburojë njerëzore, më mirë se Patriotët. Mund të shkosh në Pokrofsk, për shembull”, këmbënguli gazetari nga Ukraina.
“Si e imagjinon që mund të shkoj tani?”, pyeti Elizaveta, të cilës gazetari ukrainas ia ktheu: “Sigurisht që mundesh. Nuk shoh ndonjë pengesë, do të të blej një biletë me paratë e mia”.
“Për fat të keq, nuk mund të ndihmoj”, iu përgjigj në fund ajo.“Your father killed my brother.”A Ukrainian journalist encountered Putin’s illegitimate daughter, Yelizaveta Krivonogikh, in Paris.She declined to comment. pic.twitter.com/J9dqGifwrk
— NEXTA (@nexta_tv) December 3, 2025Por, kush është Elizaveta Krivonogi?
Artistja 22-vjeçare lindi në vitin 2003 pas një afere të dyshuar midis Putinit dhe nënës së saj, Svetlanës, e cila ishte kujdestarja e shtëpisë së presidentit rus në atë kohë.
Zbulimi u bë për herë të parë pas një hetimi të vitit 2020 nga media ruse Proekt, e cila vuri në dukje ngjashmërinë fenomenale të saj me Putinin. Presidenti rus nuk përmendet në certifikatën e lindjes së Ekaterina-s, e cila shkruan “Vladimirova”, që përkthehet “vajza e Vladimirit”.
Në vitin 2021, udhëheqësi i vrarë i opozitës ruse, Alexei Navalny, zbuloi Instagramin e 22-vjeçares, i cili, sipas tij, përshkruante jetën e saj luksoze dhe pasurinë e familjes së saj, të cilën shumë ia atribuojnë marrëdhënies së saj me presidentin rus. -

“Merre në telefon, thuaji ta ndali luftën”, gazetari konfrontohet me vajzën ilegale të Putinit
Elizaveta Krivonogi, që dyshohet të jetë vajza jashtë martesës zyrtare e presidentit rus Vladimir Putin, u sulmua nga një gazetar ukrainas në Paris, aty ku jeton 22-vjeçarja.
“Tre javë më parë babai yt vrau vëllain tim. Si jeton në Evropë, në këtë kontinent të mallkuar, GayEurope siç e quan ti”, i tha ai fillimisht. 22-vjeçarja iu përgjigj: “Nuk ke leje të më qëllosh”.
Kur gazetari nga Ukraina vazhdoi të ushtronte presion, duke e pyetur nëse e mbështeste të atin, 22-vjeçarja u përgjigj: “Çfarë lidhje ka kjo me mua?”.
“Ai është babai yt. Më e pakta që mund të bësh është ta telefonosh dhe t’i thuash të ndalojë bombardimin e Kievit. Mund të vish në Kiev dhe të veprosh si mburojë njerëzore, më mirë se Patriotët. Mund të shkosh në Pokrofsk, për shembull”, këmbënguli gazetari nga Ukraina.“Si e imagjinon që mund të shkoj tani?”, pyeti Elizaveta, të cilës gazetari ukrainas ia ktheu: “Sigurisht që mundesh. Nuk shoh ndonjë pengesë, do të të blej një biletë me paratë e mia”.
“Për fat të keq, nuk mund të ndihmoj”, iu përgjigj në fund ajo.
Por, kush është Elizaveta Krivonogi?
Artistja 22-vjeçare lindi në vitin 2003 pas një afere të dyshuar midis Putinit dhe nënës së saj, Svetlanës, e cila ishte kujdestarja e shtëpisë së presidentit rus në atë kohë.
Zbulimi u bë për herë të parë pas një hetimi të vitit 2020 nga media ruse Proekt, e cila vuri në dukje ngjashmërinë fenomenale të saj me Putinin. Presidenti rus nuk përmendet në certifikatën e lindjes së Ekaterina-s, e cila shkruan “Vladimirova”, që përkthehet “vajza e Vladimirit”.
Në vitin 2021, udhëheqësi i vrarë i opozitës ruse, Alexei Navalny, zbuloi Instagramin e 22-vjeçares, i cili, sipas tij, përshkruante jetën e saj luksoze dhe pasurinë e familjes së saj, të cilën shumë ia atribuojnë marrëdhënies së saj me presidentin rus. -

VIDEO/ ”A bëhesh i imi”? Sasa ia kërkon troç Kushtimit
Showbiz E Martë, 25 Nëntor 2025 19:09
Sasa dhe Kushtrimi janë parë mjaft të afruar me njëri-tjetrin, duke ngritur dyshime për një romancë të re në ”BBVK4”. Gjatë një momenti në tarracë, teksa po bisedonin, Sasa i komentoi Kushtrimit për syzet që ai ia kishte dhënë Edit. Kushtrimi u përgjigj: “Veç mos me i pëlqy dikujt diçka, se e tij bëhet në çast”. Kjo fjali u bë nxitje që Sasa t’i drejtonte një pyetje më të drejtpërdrejtë. “E çka nëse më pëlqen ti mua, a bëhesh i imi në çast?”, e pyeti ajo. Kushtrimi iu përgjigj menjëherë: “Menjëherë”, duke shtuar se ajo ishte pyetja më e mirë që i ishte bërë që nga hyrja në shtëpi. -

Ajo ka Alzhaimer, nuk më njeh! Por e njoh unë. Është Dashuria e jetës sime…
Burri në fotografi është 85 vjeç dhe çdo ditë shëtit me gruan duke e mbajtur për dore.Një ditë një djalë i ri e pyeti: Pse gruaja juaj ecën si e hutuar?Ai u përgjigj: Është me Alzhaimer.Djali vazhdoi: Po nëse e lini vetëm a shqetësohet?Burri u përgjigj: Nuk mban mend asgjë. Ajo nuk më njeh prej vitesh.I habitur djali vazhdoi: Dhe ju dilni çdo ditë shëtitje me të, ndonëse ajo nuk ju njeh?Burri qeshi dhe duke e parë djalin në sy, iu përgjigj: Ajo nuk e di kush jam unë, por unë e di kush është ajo. Është dashuria e jetës sime.WebPërktheu: Elona Caslli
ObserverKult
Lexo edhe:
EDISON YPI: SI TA KUPTOSH QË JE BUDALLA
-

“Dua nuse për djalin”, të qeshura në studio pas përgjigjes së Meri Gjinit për telefonuesen
Astrologia Meri Gjini iu përgjigj pyetjeve të publikut gjatë emisionit “Mes’dritë” në Vizion Plus, së bashku me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Këtë të enjte, emisioni solli një format të ri: pyetjet e shikuesve nuk dërgohen me shkrim, por pranohen telefonata direkte nga publiku, ku u shfaq një interes mjaft i madh për temat astrologjike.
Një moment i veçantë u krijua kur një telefonuese pyeti për fatin e djalit të saj dhe për mundësinë e gjetjes së një nusje. Meri Gjini iu përgjigj me humor: “E ndriti Meri për vete dhe t’i gjejë të tjerëve,” duke shkatuar të qeshura në studoi, por sqaroi se nuk kishte pasur këtë qëllim.Megjithatë, astrologia dha lajme të mira për djalin e telefonueses: Ai është duke vendosur pikat mbi “i” dhe pritet një zhvillim i fuqishëm në karrierë gjatë vitit të ardhshëm. Sa i përket anës personale, Meri parashikon se në vitin 2027, realizimi i marrëdhënieve dhe gjetja e nuses do të ndodhë në mënyrën më të mirë.
/vizionplus.tv -

Pse nuk hetohet Frida Krifca për abuzim me fondet Ipard? Dumani përgjigjet në Kuvend
Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka regjistruar një procedim penal në lidhje me abuzimet e fondeve të IPARD në Shqipëri. Kështu u përgjigj kreu i SPAK Altin Dumani në Kuvend, sipas të cilit kjo është një çështje prioritare, por hetimet janë në fazën paraprake.
“Po ka regjistruar një procedim, e kam pohuar edhe në komisionin e ligjeve, por është bërë deklarim publik nga SPAK në hetim dhe po bashkëpunohet ngushtë me OLAF dhe zyrën e prokurorit publik europian, por me OLAF kryesisht si iniciues i këtij procedimi”.
I pyetur nga deputetja e PD-së Elda Hoti, se pse nuk hetohet Frida Krifca, Dumani u përgjigj: “Në atë procedim penal hetohet çdo person që dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprime të kundraligjshme. Është çështje prioritare se kushtëzohemi nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja”.
Pyetjes se pse nuk ka veprim të menjëhershëm kur rastet lidhen me qeverinë, përkundër rasteve të opozitës, Dumani iu përgjigj se SPAK është i ftohtë në çështjet penale dhe nuk ka rëndësi se nga cili kamp politik vjen subjekti i veprës penale.
“Ky është vlerësim i juaj zonja deputete Ne jemi të ftohtë në hetimin e çështjeve penale. Nuk na intereson se nga cili kamp politik vjen subjekti i veprës penale. E rëndësishme është të sigurohen provat dhe të ngrihet akuzë e suksesshme. Jemi në fazën e hetimeve paraprake”. -

Hera e parë në rrethana të reja: ç’tha Rama për Binajn, si iu përgjigj aktori?
Për herë të parë, kryeministrim Rama ka komentuar kandidimin e Florian Binajt në emër të opozitës, për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, përballë Manastrirlliut. Sipas tij, Binaj pasqyron dëshpërimin e PD-së.
“Dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra. Ato janë padiskutim fituese. Këneta është kaq e dëshpëruar sa ka nxjerrë kandidat një aktor humori, i cili, madje edhe Kongresin e PS e ka shkrirë gazin. Nuk e gjykoj aktorin e ri për rolin e ri që ka marrë. Ogertën që t’i japë Tiranës drejtimin e duhur”, theksoi ai.
Po si iu përgjigj Binaj?
“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë euro qytetarëve duke ‘i bindur’ se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!”, shkroi aktori i njohur, tashmë në sfidë politike. /tesheshi.com/ -

“Lista e Epstein nuk ekziston”, Pam Bondi shkel mbi fjalët e thëna muaj më parë
Kreu i drejtësisë amerikane, Avokatja e Përgjithshme Pam Bondi, zgjodhi një strategji brutale para Senatit: nuk iu përgjigj pyetjeve të demokratëve që e pyetën për Jeffrey Epstein, militarizimin dhe dënimet e kundërshtarëve të Donald Trump. Në vend të kësaj, ajo i sulmoi dhe sfidoi ata.
Gjatë një seance dëgjimore para Komitetit Juridik të Senatit, Bondi përsëriti fraza të pazakonta si “Nuk do t’i diskutoj këto çështje me ju” dhe “Nuk mendoj se duhet të shpjegohem”. Ajo përdori një ton përçmues si në rastin kur një senator iu referua një prokurori, ajo e korrigjoi ftohtë “Ndalu aty, quaje Gjykatës i nderuar”.
Senatorit Richard Durbin të Ilinoisit që e pyeti nëse Shtëpia e Bardhë ishte konsultuar me të para se të dërgonte Rojen Kombëtare në Çikago, ajo iu përgjigj “Do të doja ta doje Ilinoisin po aq sa urren presidentin Trump”.
Ajo e quajti senatorin veteran Richard Blumenthal një gënjeshtar, duke iu referuar deklaratës së tij për vitet e shërbimit në Vietnam.
Sa për Epstein, Bondi mohoi ekzistencën e një “liste klientësh”, pavarësisht se disa muaj më parë kishte thënë të kundërtën “Nuk i kisha parë ato dosje me kujdes”, tha ajo.
Zgjedhja për t‘iu shmangur pyetjeve dhe sulmuar kundërshtarët ndjek një model të mirëpërcaktuar nga administrata Trump që synon diskreditimin e këtyre seancave.
Për çdo senator demokrat, Bondi kishte përgatitur goditje. Ajo refuzoi të përgjigjej për raportimet se departamenti i saj kishte miratuar ligjshmërinë e sulmeve ushtarake në mjetet venezueliane në ujërat ndërkombëtare “Nuk do të flas për asnjë opinion ligjor që departamenti im mund të ketë dhënë ose jo”.
Pas thuajse katër orëve plot tension e zemërim gjatë të cilave senatorët republikanë qëndruan kryesisht të mënjanuar, Bondi u largua me një shprehi të ashpër në fytyrë.
Jashtë dhomës, ajo u pa duke folur në celular dhe duke tundur kokën e kënaqur. Sipas gazetarëve të pranishëm, në linjë ishte presidenti. -

FIFA i përgjigjet Trumpit, por mbi të gjitha zgjedh të mos e pezullojë Izraelin
3 Tetor 2025
8:48
Alfred Lleshi
FIFA iu përgjigj Donald Trumpit, por mbi të gjitha vendosi të mos e pezullojë Izraelin nga garat. Presidenti Gianni Infantino deklaroi: “FIFA nuk mund të zgjidhë problemet gjeopolitike, por mund dhe duhet të promovojë futbollin në të gjithë botën duke shfrytëzuar vlerat e tij unifikuese, edukative, kulturore dhe humanitare”.
Këshilli i FIFA-s, i mbledhur dje, mori në shqyrtim thirrjet e “Amnesty International” dhe të Federatës së Palestinës, e njohur që prej vitit 1998, por vendosi të mos marrë një vendim të menjëhershëm. Çështja pritet t’i kalojë UEFA-s, e cila pritet të shprehet së shpejti, ndonëse FIFA vetë mund ta kishte zbatuar statutin përkatës.
Ndërkohë, polemikat kanë përfshirë edhe SHBA-në lidhur me organizimin e Kupës së Botës. Trump kishte sugjeruar ndryshimin e qyteteve pritëse për arsye sigurie. Zv.presidenti i FIFA-s, Victor Montagliani, u përgjigj prerë: “Është turneu i FIFA-s, është nën juridiksionin e saj dhe ajo merr vendimet. Me gjithë respektin për liderët botërorë, futbolli është më i rëndësishëm se ata dhe do të mbijetojë përtej qeverive, regjimeve e sloganeve të tyre”.