Tag: përgjakshme

  • Protesta të përgjakshme në Rio de Janeiro, regjistrohen 64 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

    Protesta të përgjakshme në Rio de Janeiro, regjistrohen 64 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

    Rreth 64 persona kanë humbur jetën në Rio de Janeiro gjatë ditës më të përgjakshme të dhunës në qytet, ndërsa mbi 2,500 policë dhe forca speciale sulmuan një zonë të favelave pranë aeroportit ndërkombëtar, ku konsiderohet se ndodhet selia e një prej grupeve më të fuqishme kriminale në Brazil.

    Operacioni, i zhvilluar në orët e para të mëngjesit në favelat Alemão dhe Penha, shkaktoi shkëmbim të fuqishëm zjarri. Trafikantët e drogës nga fraksioni Red Command ngritën barrikada, dogjën makina dhe përdorën për herë të parë dronë të armatosur për të sulmuar forcat speciale.
    Derisa viktimat u transportuan në spital gjatë mëngjesit, raportohet se në mesin e të vrarëve janë katër policë, ndërsa tetë efektivë dhe katër banorë të tjerë mbetën të plagosur. Qindra banorë raportuan frikë dhe pasiguri, duke përshkruar ditën si një “masakër të sponsorizuar nga shteti”.
    Guvernatori i krahut të djathtë, Cláudio Castro, e shpalli qytetin “në luftë” dhe e përshkroi situatën si operacionin më të madh policor që nga viti 2010. “Kjo nuk është më krim i zakonshëm, kjo është narco-terrorizëm,” tha ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.
    Më shumë se 80 persona u arrestuan dhe u sekuestruan mbi 75 armë automatike, duke nxjerrë në pah arsenalën e fuqishme të trafikanëve që kontrollojnë favelat e Rio-s që nga fundi i viteve 1980.
    Aktivistë dhe politikanë opozitarë kanë reaguar me indinjatë, duke e cilësuar operacionin si një “masakër të sponsorizuar nga shteti” dhe duke akuzuar autoritetet për kthimin e favelave në zona lufte.
    Situata mbeti e tensionuar edhe pasdite, me forcat policore në gatishmëri të lartë dhe rrugët kryesore të qytetit të bllokuara nga përpjekjet e kriminelëve për të penguar operacionin.
    Ngjarja shënon një moment historik dhune në Rio, duke tejkaluar operacionin e majit 2021 në Jacarezinho, ku u vranë 28 persona, dhe tregon për sfidën e vazhdueshme të autoriteteve për të kontrolluar fuqinë e grupeve kriminale në favelat e qytetit.

    Top Channel

  • Nesër spektakël në qiell: Hëna e Përgjakshme do të shihet nga miliarda njerëz

    Nesër spektakël në qiell: Hëna e Përgjakshme do të shihet nga miliarda njerëz

    Adhuruesit e qiellit do të kenë mundësinë të shohin nesër një nga fenomenet më të rralla dhe më mbresëlënëse natyrore – Hënën e Përgjakshme, ose eklipsin total hënor.

    Sipas “Space”, eklipsi i plotë do të zgjasë 82 minuta, ndërsa i gjithë procesi do të marrë rreth pesë orë e gjysmë, nga ora 17:28 deri në 22:55 sipas orës lokale. Faza më e bukur e njohur si totaliteti do të ndodhë mes orës 19:30 – 20:52, kur Hëna do të marrë një nuancë të kuqërremtë.

    Pamjet më të mira do të jenë nga Azia dhe Australia Perëndimore, por fenomeni do të jetë i dukshëm edhe në Evropë, Afrikë, Australi Lindore dhe Zelandë të Re. Në total, rreth 6.2 miliardë njerëz do të mund ta shohin fazën e plotë të eklipsit, ndërsa gati 7.1 miliardë do të shohin të paktën një pjesë të tij.

    Ngjyra e Hënës do të varet nga kushtet atmosferike – pluhuri, ndotja dhe moti mund të ndryshojnë intensitetin e të kuqes, duke krijuar pamje të ndryshme nga vendi në vend. Në Evropë, Hëna do të lindë pjesërisht e eklipsuar, ndaj një horizont i hapur lindor do të jetë kyç për ta parë më qartë.

    Për ata që nuk do të mund ta ndjekin fenomenin nga afër, transmetime live falas do të ofrohen nga The Virtual Telescope Project dhe Time & Date, ku astronomë dhe gazetarë do të sjellin pamjet më të bukura të këtij spektakli qiellor.Eklipsi i fundit total hënor, i cili ndodhi në nëntor 2022, zgjati 1 orë e 25 minuta./KultPlus.com