Vllaznia ka mbërritur tashmë në Slloveni, ku do të zhvillojë një fazë përgatitore para ndeshjes së Conference League me 10 korrik 2025 kundër ekipit letonez BFC Daugavpils.
Kuqeblutë kanë mbërritur me avion paraditen e sotme në Slloveni, për të zhvilluar në këtë vend pjesën më intensive të përgatitjeve për ndeshjet europiane.
Paraprakisht, bëhet me dije se ekipi i drejtuar nga Edi Martini, ka parashikuar të zhvillojë edhe 4 miqësore në tokën sllovene. Sipas parashikimeve, Vllaznia do të qendrojë në Maribor deri me 3 korrik 2025.
Më pas, ekipi do të rikthehet në Shkodër, ku është e domosdoshme që të pështatet me klimën e zonës ku do të luhet ndeshje. Deri tani, UEFA nuk ka përcaktuar akoma zyrtarisht as stadiumin e as orën e zhvillimit të ndeshjes së 10 korrikut 2025. /ShkodraWeb/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!