Skuadra kombëtare U-17 e Shqipërisë ka rifilluar përgatitjet për ndeshjen e ardhshme në Grupin A të Kampionatit Europian, ku do të ndeshet me Gjermaninë.
Lojtarët zhvilluan një seancë të lehtë në palestër dhe trajtim fizioterapeutik, ndërkohë që ata që nuk luajtën ndaj Portugalisë u aktivizuan në fushë, duke punuar kryesisht me topin dhe duke u përqendruar në skenarë të ndryshëm lojërash.
Përgatitjet përballë Gjermanisë, ndeshja e dytë në grup, do të përfundojnë nesër, ndërsa takimi është planifikuar të zhvillohet të enjten më 22 maj në “Elbasan Arena” me fillim në orën 18:00.
Tag: përgatitjet
-

EURO U-17 / Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen e dytë të Grupit A
-

Shqipëria nis përgatitjet për finalet e EURO U17, Tedesko fton 23 lojtarë në fazën përgatitore
Kombëtarja shqiptare U-17 ka nisur përgatitjet për fazën finale të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”, që do të ngrejë siparin më 19 maj, me ndeshjen hapëse Shqipëri – Portugali në stadiumin “Arena Kombëtare”, ora 18:00.
Trajneri i ekipit, Andrea Tedesco, ka grumbulluar 23 futbollistë për këtë fazë përgatitore, prej të cilëve do të përzgjidhen 20 emrat përfundimtarë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë event historik. Shumica e lojtarëve kanë qenë më parë pjesë e Kombëtares U-17, ndërsa janë afruar edhe disa futbollistë të rinj.
Lista përfundimtare me 20 futbollistët që do të marrin pjesë në finalet e Europianit do të bëhet publike ditën e premte.
Shqipëria është pjesë e Grupit A së bashku me Portugalinë, Gjermaninë dhe Francën. Pas sfidës hapëse ndaj Portugalisë më 19 maj në Tiranë, kuqezinjtë do të përballen me Gjermaninë më 22 maj në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 18:00, ndërsa më 25 maj do të luajnë ndeshjen e fundit të grupit ndaj Francës, po në “Elbasan Arena”, në ora 20:30
-

Nisin përgatitjet për finalet e EURO U-17/ Kombëtarja në formë, trajneri Tedesco fton 23 lojtarë në fazën…
Trajneri i ekipit, Andrea Tedesco, ka grumbulluar 23 futbollistë për këtë fazë përgatitore, prej të cilëve do të përzgjidhen 20 emrat përfundimtarë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë event historik.
Kombëtarja shqiptare U-17 ka nisur përgatitjet për fazën finale të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”, që do të ngrejë siparin më 19 maj, me ndeshjen hapëse Shqipëri – Portugali në stadiumin “Arena Kombëtare”, ora 18:00. Shumica e lojtarëve kanë qenë më parë pjesë e Kombëtares U-17, ndërsa janë afruar edhe disa futbollistë të rinj.
Lista përfundimtare me 20 futbollistët që do të marrin pjesë në finalet e Europianit do të bëhet publike ditën e premte. Shqipëria është pjesë e Grupit A së bashku me Portugalinë, Gjermaninë dhe Francën. Pas sfidës hapëse ndaj Portugalisë më 19 maj në Tiranë, kuqezinjtë do të përballen me Gjermaninë më 22 maj në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 18:00, ndërsa më 25 maj do të luajnë ndeshjen e fundit të grupit ndaj Francës, po në “Elbasan Arena”, në ora 20:30. -

“Ejani merrni dritë”/ Nisin në Jeruzalem përgatitjet për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë
Kanë nisur në Jeruzalem përgatitjet për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë në prag të Pashkëve.
Pelegrinë te krishterë kanë mbushur Kishën e lashtë të Varrit të Shenjtë për të shënuar traditën shekullore, sipas të cilës çdo vit në të shtunën e Madhe të pashkëve ortodokse, zjarri i shenjtë u kalohet me qirinj besimtarëve.
Ceremonia do të drejtohet nga Patriarku Theophilos III. Patriarku ortodoks grek i Jeruzalemit, pasi heq petkun e tij hierarkik dhe vishet me një rrobë të bardhë, hyn në dhomën e errët me ne duar tufa prej 33 qirinjsh, që simbolizojnë vitet e jetës tokësore të Jezu Krishtit, çka përbën dhe momentin kulmor të ceremonisë.
Atje, ai qëndron në lutje për rreth 15 minuta. Pak çaste më vonë, del duke mbajtur qirinjte e ndezur nga Zjarri i Shenjtë, çka shënon Ringjalljen.
Festa e Pashkës, që simbolizon pikërisht ringjalljen e Jezusit, zakonisht tërheq mijëra adhurues në Kishën e Varrit të Shenjtë, ku të krishterët besojnë se Jezusi u varros. Varri ndodhet në zemër të lagjes së krishterë të qytetit të vjetër në Jerusalemin Lindor, të aneksuar nga Izraeli pas luftës së vitit 1967, në një lëvizje që nuk njihet ndërkombëtarisht.
Palestinezët kanë vazhduar që prej asaj kohe ta pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm të pavarur te tyre në Bregun Perëndimor dhe Gaza.Top Channel
-

Ledion Liço zbulon detaje nga përgatitjet e fundit: Një koncert i vërtetë
Showbiz E Enjte, 17 Prill 2025 09:13
Më 19 Prill është finalja e reality show-t më të madh në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, e cila premton surpriza për publikun.
Gjithçka po bëhet gati për spektaklin që premton të jetë një ngjarje e madhe televizive e cila shikohet kudo ku ka shqiptarë.Moderatori i Big Brother VIP, Ledion Liço zbuloi gjatë edicionit informativ në Top Channel disa detaje nga përgatitjet për finalen e madhe.
Ai u shpreh se do të jetë një koncert i vërtetë 6 orësh me këngë, performance dhe surpriza.
“Përgatitjet në këtë fazë që jemi janë të tilla që ke një listë të gjatë që duhet të bësh, e cila vetëm shtohet, ndryshon, evoluon. Po kalojmë mirë, natyrisht me pak orë gjumë, me shumë orë lodhje dhe djersë. Shpresoj që moti të mbajë se ndryshe nga herët e tjera jemi pak të prekur nga kushtet atmosferike, jo se s’kemi qenë herët e tjera, por këtë vit kemi hapur dy studio, edhe për publikun që do të vijë të shohë programin këtu, ne jemi pikërisht në atë që do të quhet studio dy, është një studio me tavan qiellin, varemi pak nga moti. Me shpresë që nuk do të ketë re do të jemi nën çatinë e yjeve, yje poshtë, yje lart, yje gjithandej. -

Kualifikueset e Futsallit / Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Danimarkës
Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë nesër ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese në Grupin B6, përballë Danimarkës, e vlefshme për Kampionatin Europian “Futsal Euro 2026”.
Skuadra kuqezi është grumbulluar që prej së mërkurës në Prizren dhe ka vijuar përgatitjet për këtë sfidë të fundit, të cilat janë mbyllur sot.
Të gjithë lojtarët janë në gjendje optimale dhe në dispozicion të stafit teknik për sfidën ndaj danezëve.
Ndeshja Shqipëri – Danimarkë do të zhvillohet nesër, më 12 prill, në sallën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec, Kosovë, në ora 19:00.

